|
Ti je pengese per fitoren e muslimaneve
Ti je pengese per fitoren e muslimaneve
I ulur nė vetmi,i brengosur me lajmet pėr muslimanėt dhe fatkeqėsinė qė po iu ndodh atyre,dėgjova njė zė nga brendia ime duke thėnė-ti je njėri nga fajtorėt.
Ti je arsyeja pse ne nuk e arrijmė fitoren.
Ti je faktori kryesor pėr atė me tė cilėn po pėrballen muslimanėt sot.
Unė u pėrgjigja:Unė!Si ka mundėsi!
Unė jam vetėm njė rob i dobėt i Allahut,njė rob qė nuk ka forcė nė duart e tij. Nėse unė provoj ti urdhėroj njerėzit ata kurrė nuk do tė me dėgjojnė,madje edhe nėse provoj ti kėshilloj ata nuk do ta marrin parasysh kėshillėn time.
Me shpejtėsi ky zė u kthye duke me ndėrprerė:janė mėkatet tua qė e kanė rraskapitur melekun qė ėshtė nė anėn tėnde tė majte:ai ėshtė mėrzitur duke shkruar mėkatet ne librin tėnd.
Ėshtė dita dhe nata jote ne betejėn e mosbindjes ndaj Allahut.
Ėshtė largimi yt nga veprat e mira dhe veprimi i mėkateve.
Unė:Ēfarė kam bėrė qė mė fajėson pėr gjithė kėtė;tė thuash se unė jam pengesė pėr fitoren e muslimanėve?
Brendia ime:Rob i Allahut,pėr emėr te Allahut,nėse filloj ti numėroj ēfarė ke bėrė do te mė merr shumė kohė.
Por me lejo tė tė pyes,A e falė namazin e sabahut me xhematė?
Unė:Po,ndonjėherė,por me shpesh mungoj .
Brendia ime:E shef,kėtu ėshtė ēėshtja,ti e kundėrshton vetveten.
Si pretendon se mund tė shkosh nė xhihad kur ti dėshton nė xhihad me nefsin tėnd,kur dihet se xhihadi me vetėn tėnde nuk tė kushton me jetė as mė para?Te kushton vetėm disa minuta pėr tė falur dy rekatė namaz qė janė te obligueshme nga Allahu.
Si mund te thėrrasėsh pėr xhihad kur ti nuk i praktikon faljen e pesė kohėve te namazit?
Kur ti nuk mund te falesh namazet sunnete?
Kur nuk lexon se paku disa ajete tė Kuranit pėr ēdo ditė?
Kur ke harruar pėr dhikrin e mėngjesit dhe tė mbrėmjes?
Kur nuk mund ta ndalosh vetėn nga te shikuarit e asaj qė Allahu e ka ndaluar?Kur nuk je i sjellshėm me prindėrit tu?
Kur nuk mbanė lidhje te mira me te afėrmit tuaj?
Si mund te thėrrasėsh pėr aplikimin e sheriatit ne shtetin tėnd kur ti nuk e zbaton atė ne vetėn tėnde dhe familjen tėnde?
Ti nuk ke frikė Allahun ne sjellje me familjen tėnde,ti nuk i ndihmon ata nė pasimin e besimit tė vėrtete,ti nuk brengosesh pėr furnizimin e tyre nga paratė qe janė fitim hallall.
Dhe duke e vepruar ketė bėhesh nga njerėzit pėr te cilėt Allahu ka thėne;Dhe ju e doni bollėkun (pasurinė e shumte) me njė dashuri tė tepruar.
Pra ju keni gėnjyer,mashtruar dhe thyer premtimin,tani meritoni dėnim nga Allahu .
Unė;(e ndėrpreva )Dhe ēfarė ka te bėjė kjo me fitoren?
A mundet njė musliman tė pengoj fitoren e tėrė umetit?
Brendia ime:Posi!!Natyrisht,pėr kėtė janė qindra milion si ti,me pėrjashtim tė atyre qė i ka mėshiruar Allahu subhanehu ve teala,janė me qindra milion qe pasojnė konceptin e njėjte si ti.Ata nuk brengosen pėr bindje ndaj Allahut. Ata nuk i frikėsohen Allahut dhe e kėrkojnė fitoren me arsyeje se ka myslimanė tjerė qė janė besimtarė mė tė mirė.
Por e vėrteta e dhembshme ėshtė se te gjithė janė po aq te kėqij,pėrveē atyre mbi te cilėt Allahu ka lėshuar mėshirė.
A nuk e din,O rob i Allahut se kur shokėt Pejgamberit salallahu alejhi ve selam,kėrkuan fitoren dhe nuk e arritėn atė ata e ditėn se nė mesin e ushtrisė se tyre ishte dikush qe ka bėrė njė punė tė keqe.
E si ėshtė puna me umetin qė ėshtė zhytur nė tė gjitha llojet e mėkateve,tė vogla dhe tė mėdha.
A nuk e sheh ēfarė po i ndodhe umetit nga lindja deri nė perėndim?
Thellėsisht i prekur,me lot nė sy,pėr atė se asnjėherė nuk e kam imagjinuar qe unė,njeriu qė e do Allahun dhe Profetin e Tij,qė e do islamin dhe te gjithė muslimanėt mund te jem njė nga arsyejet e dėshtimit tė muslimanėve.
Qė unė mund tė jem pjesėmarrės ne lumin e gjakut tė myslimanėve tė pafajshėm ne shume vende islame.
Gjithnjė ka qenė e lehte pėr mua tė fajėsoj njė udhėheqės,princ,ministėr ose dike pėrgjegjės ne shtet.
Por asnjėherė nuk kam menduar fillimisht pėr gabimet e mia dhe asnjėherė nuk kam menduar ēfarė ka thėne Allahu:"... Me tė vėrtetė,Allahu nuk e ndryshon gjendjen e njė populli,derisa ata tė ndryshojnė ē'kanė nė vetvete..(Kuran 13:11)
Kėshtu unė i thashė vetės:Falėnderimi i takon Allahut qė mė dha kėtė shpirt vetėqortues.
Pastaj e pyeta:Ēfarė mė kėshillon tė bėjė?
Brendia ime:Fillo me vetėn tėnde.
Kryej rregullisht faljen pesė kohėve tė namazit tė obligueshėm,paguaj zekatin,agjero Ramazanin,kryej haxhin,urdhėro pėr tė mirė dhe ndalo nga e keqja,bėhu i sjellshėm me prindėrit,pėrpiqu tė jesh afėr Allahut duke falur namaze sunete.
Shfrytėzo ēdo mundėsi pėr te qenė afėr Allahut duke mos neglizhuar veprat si tė parėndėsishme (imtėsi).
Kujtoje se njė buzėqeshje ne fytyrėn tėnde ėshtė sadaka.
Mos kėrko nga njerėzit tė bėjnė asgjė te cilėn ti vetė nuk e praktikon.
Mos fillo tė thėrrasėsh pėr aplikimin e sheriatit pėrveē nėse je shembull pėr te mirė ne zbatimin e sheriatit ne shtėpinė,ne punėn tende dhe kudo.
Mos kėrko nga udhėheqėsit qė tė shpallin xhihad kur ti ke dėshtuar ne xhihad me vetėn tėnde.
Mos iu shmang pėrgjegjėsisė duke fajėsuar te tjerėt.
Ndryshoje ne fillim vetėn pastaj te tjerėt do tė tė pasojnė.
Bėhu shembull i mire kudo qė tė shkosh.
Nėse e shpenzon kohėn duke fajėsuar te tjerėt te lutem ndalu-faleminderit shumė-Allahu te shpėrbleftė- por ėshtė bėrė aq shumė kritikė tashme.
Gjithmonė fillo duke ndryshuar vetveten.
Pas kėsaj lute Allahun sinqerisht pėr te dhėnė fitoren dhe pėr tė ndihmuar te gjithė muslimanėt qe janė pasues te sunetit.
Ne ketė mėnyre ti do te jesh ne mesin e atyre qe Allahu i ka pėrmendur ne Kuran:''O besimtarė,nėse ju ndihmoni (fenė) e Allahut,Ai u ndihmon juve dhe u forcon kembet tuaja.(Kuran 47:7)
E drejtoj fytyrėn time nga Allahu duke e lutur pėr falje,dhe duke i fshire lotėt them:
O Allah:Jam penduar.
Unė jam kthyer tek Ti,lejo tė hapet pėr mua njė faqe e re,njė jetė e re,tė cilėn do ta filloj me dy rekate namaz nė mes te natės duke tu lutur qė tė mė bekosh gjithmonė me namaz te natės.
Abd Al-Kareem Al-Kateb
__________________
''Nuk ndodh asnje fatkeqesi ne toke e as ne trupin tuaj,e qe te mos jete ne shenime (liber-Levhi Mahfudh) para se te ngjaje ajo,e kjo per Allahun eshte lehte.
Ashtu qe te mos deshperoheni teper per ate qe u ka kaluar,e as te mos gezoheni teper me ate qe Ai u ka dhene,pse Allahu nuk e do asnje arrogant qe u lavderohet te tjereve.''(El Hadidė 22-23)
|