Transmetime nga Selefėt rreth Sinqeritetit, Syfaqėsisė dhe Dashurisė pėr Famė
Transmetime nga Selefėt rreth Sinqeritetit, Syfaqėsisė dhe Dashurisė pėr Famė
Burimi: al-Athariyyah.com
Ejjub es-Sikhtijani falej gjatė natės dhe e mbante tė fshehtė kėtė gjė. Kur vinte mėngjesi, ai e ngrinte zėrin sikur tė ishte ēuar nga gjumi nė atė moment.
[Sifatus-Sefueh: 3/492]
Abdus-Samed Ibn Abdil-Uarith ka thėnė: Heushab qante dhe thoshte: Emri im ka arritur nė Mesxhidul-Xhami.
Transmetohet pėr Ebul-Alijen se nėse mblidheshin rreth tij mė tepėr se tre veta, ai ēohej.
[et-Teuedu:47]
Transmetohet nga Bishr Ibnul-Harith se ai ka thėnė: O Allah. Nėse mė ke bėrė tė famshėm qė tė mė ekspozosh nė Ditėn e Gjykimit, atėherė largoje atė (famėn) prej meje.
[ez-Zuhd: 147]
Fudejl Ibn Ijad ka thėnė: Nuk ka njeri qė e do udhėheqjen pėrveē atyre qė janė lakmitarė, tė pamoralė, qė gjurmojnė gabimet e njerėzve dhe kanė inat qė tė flitet mirė pėr ndonjė njeri.
[Xhami Bejanil-Ilm: 1/625]
Abdullah Ibnul-Mubarak ka thėnė: Sufjan eth-Theuri mė tha: Ruhu nga fama. Ēdo person qė kam takuar mė ka paralajmėruar kundėr famės.
[es-Sijer: 7/260]
Ebul-Alije ka thėnė: Sahabėt e Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) mė kanė thėnė: Mos bėj ndonjė vepėr pėr dikė tjetėr veē Allahut, pasi Ai do tė lėjė tek ai pėr tė cilin veprove.
[el-Musanef: 7/207]
Hamdun el-Kassar u pyet: Pėrse fjalėt e Selefėve janė mė tė dobishme se fjalėt tona?
Ai u pėrgjigj: Pėr shkak se ata folėn pėr ti dhėnė pushtet Islamit dhe tė kėnaqin Mėshirėplotin; kurse ne flasim pėr ti dhėnė pushtet veteve tona, pėr tė kėrkuar jetėn e kėsaj dynjaje dhe tė kėnaqim krijesat.
[Sefuetus-Sefueh: 2/122]
Muhamed Ibnul-Kasim ka thėnė: E kam shoqėruar Muhamed Ibn Eslemin pėr mė shumė se 20 vjetė dhe kurrė nuk e pashė ndonjėherė qė tė falte dy rekate nafile, pėrveē nė ditėn e Xhuma. Nė njė rast e dėgjova tė zotohej: Pasha Allahun, sikur tė kisha mundėsi ti falja dy rekate nafile e tė mos mė shikonin dy melekėt qė janė me mua, do ta bėja kėtė vetėm nga frika e syfaqėsisė.
Ai hynte nė shtėpinė e tij dhe e mbyllte derėn. Asnjėherė nuk e mora vesh se me ēfarė merrej derisa dėgjova djalin e tij tė vogėl qė tregonte se si qante ai. Megjithatė, kur ai dilte jashtė, e lante fytyrėn dhe vinte kuhl dhe nuk dukej asnjė shenjė qė tė tregonte se ai kishte qarė. Ai i ushqente njerėzit dhe u jepte veshmbathje, por kur e niste tė dėrguarin e tij, i thoshte: Sigurohu qė ata tė mos e marrin vesh se kush tė dėrgoi.
[es-Sijer: 12/201]
Hurmuleh ka thėnė: E kam dėgjuar Shafiun tė thotė: Shpresova tė shprėblehesha pėr tė gjithė dijen qė zotėroja dhe atė qė njerėzit e kishin mėsuar nga unė, por (dėshirova) qė ata tė mos mė lavdėronin.
[es-Sijer: 10/55]
Fudejl Ibn Ijad ka thėnė: Kushdo qė ėshtė dėshpėruar nga vetmia dhe ndihet i qetė kur ėshtė mes njerėzve, nuk ka pėr tė qenė i sigurt nga Syfaqėsia (Rija).
[es-Sijer: 8/436]
Ebu Hazim ka thėnė: Mbaji tė fshehta veprat e tua tė mira mė tepėr sesa i fsheh veprat e tua tė kėqia.
[el-Musanef: 7/195]
el-Khurajbi ka thėnė: Ata (Selefėt) pėlqenin qė robi ti mbajė tė fshehta veprat e mira, (deri nė atė masė) saqė edhe gruaja e tij apo ndonjė tjetėr tė mos ishin nė dijeni pėr to.
[es-Sijer: 9/349]
Uekij ka thėnė: Kushdo qė pyet pėr diēka kur ai e di atė, atėherė kjo ėshtė njė pjesė e syfaqėsisė.
[el-Xhami li Akhlakur-Raui: 1/197]
Akil Ibn Mekil ka thėnė: E dėgjova xhaxhain tim, Uehb Ibn Munebbih, tė thotė: Tri janė shenjat e njė hipokriti (munafiku): kur ėshtė vetėm ėshtė dembel, ėshtė plot energji kur ndodhet nėn shoqėrinė e tė tjerėve dhe shkon pas lavdeve nė tė gjitha ēėshtjet e tij.
Tri janė shenjat e njė njeriu lakmitar: ai e pėrgojon atė pėr tė cilin ka hased, nėse do tė takohej me tė do ti sillej me lajka dhe i bėhet qejfi kur ai goditet nga fatkeqėsitė.
[el-Hilje: 4/47]
Kur Abdur-Rrahman Ibn Mehdi u ngrit nga njė mexhlis, njerėzit e ndoqėn nga pas. (Kur e pa kėtė) ai tha: O njerėz! Mos mė ndiqni nga pas.
[Sijer: 9/207]
Ebu Aun ka thėnė: Kur njerėzit e mirė takohen ata e kėshillojnė njėri-tjetrin dhe nėse nuk takohen, atėherė i shkruajnė njėri-tjetrit: Kushdo qė bėn njė vepėr duke kėrkuar Ahiretin, atėherė Allahu do ti mjaftojė nė ēėshtjet e kėsaj dynjaje; kushdo qė e korrigjon atė ēfarė ėshtė mes tij dhe Allahut, atėherė Allahu do ta korrigjojė atė ēfarė ėshtė mes tij dhe njerėzve; dhe kushdo qė e korrigjon sjelljen e tij fshehtas, Allahu do ta korrigjojė gjendjen e tij nė publik.
[el-Musanef: 7/162]
Bishr Ibnul-Harith ka thėnė: Personi qė e do famėn nuk i frikėsohet Allahut.
Ai ka thėnė gjithashtu: Mos vepro nė mėnyrė qė tė pėrmendesh dhe mbaji tė fshehta veprat e tua tė mira ashtu siē i fsheh veprat e tua tė kėqia.
[es-Sijer: 10/476]
Seid Ibnul-Hadad ka thėnė: Asgjė nuk tė pengon nga Rruga e Allahut sikurse kėrkimi i lavdėrimit dhe pozita.
[es-Sijer: 14/214]
Fudejl Ibn Ijad ka thėnė: Ai qė do tė pėrmendet tek tė tjerėt, nuk do tė pėrmendet; dhe kushdo qė urren tė pėrmendet, atėherė ai do tė pėrmendet.
[es-Sijer: 8/432]
Sufjan eth-Theuri ka thėnė: Tė jesh i qetė do tė thotė tė mos dėshirosh tė bėhesh i njohur tek tė tjerėt.
[es-Sijer: 7/257]
__________________
U pyet Shabiu pėr njė ēėshtje dhe tha: Nuk e zotėroj. Shokėt e tij i thanė: Tė turpėruam. Ai tha: Melekėt nuk u turpėruan kur thanė: ... Ne nuk dimė asgjė mė tepėr nga ēna ke mėsuar Ti
" Bekare, 32.
Ka thėnė Ibn Mes'udi kėnaqėsia e Allahut qoftė me tė!: "O njerėz! Kush pyetet pėr dije dhe e di atė le ta thotė. Kush pyetet dhe nuk ka dije le tė thotė Allahu ėshtė i dijshėm, sepse pėr atė qė nuk e di, ėshtė prej dijes tė thuash: Allahu ėshtė i dijshėm".
|