Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Faqja 1 prej 36 12311 ... FundFund
Rezultatet 1 deri 10 prej 355

Tema: Tregime/ngjarje të ndryshme... vazhdo pas meje!

  1. #1
    Ibën-el-Xheuzi nuk është i/e kyçur Anëtarë me Përvojë
    Data e Anëtarësimit
    27-11-2006
    Postimet
    245
    All-llahu të shpërbleftë
    29
    Falënderuar 703 herë në 165 Postime
    Rep Fuqia
    425

    Tregime/ngjarje të ndryshme... vazhdo pas meje!

    selamu alejkum!

    Le ta shfrytezojme kete teme per tregime/ngjarje te ndryshme si nga koha e te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem) e si edhe me pastaj, porse edhe tash te kohes sone.

    Me shprese se do mesojme shume urtesi nga ato tregime, ju pershendes

    Allahu ju nderofte.

    ues-selamu alejkum
    A të kushton diçka nëse lutesh për muslimanët? (Mos harro se të njejtat lutje i bëjnë melaiket pastaj për ty)

    Mos na harroni në dua!

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 6 Përdorues në vijim:


  3. #2
    Ibën-el-Xheuzi nuk është i/e kyçur Anëtarë me Përvojë
    Data e Anëtarësimit
    27-11-2006
    Postimet
    245
    All-llahu të shpërbleftë
    29
    Falënderuar 703 herë në 165 Postime
    Rep Fuqia
    425

    Re: Tregime/ngjarje të ndryshme... vazhdo pas meje!

    Ibn Asakiri [rahimehull-llah] tregon në historinë e tij se:

    Një njeri i varfur kishte mushkë me të cilin punonte me qira nga Damasku e në Zebdani. Ky njeri tregon: një herë me mua erdhi një burrë, e kur kaluam në disa rrugë të panjohura tha: zgjidhe këtë rrugë, se kjo është më e afër…i thashë: skam nevojë për këtë rrugë se nuk e njoh…më tha: mirëpo është më afër…morëm këtë rrugë dhe erdhëm në një vend të trishtueshëm dhe afër një lugine të thellë, ku kishte shumë njerëz të vrarë, më tha: kape mushkën për koke derisa të zbres. Zbriti, i përvjeli krahët dhe më sulmoi me një thikë… ika prej tij, kurse ai erdhi pas meje. E luta në emër të All-llahut e i thashë: meri mushkat me gjith mallin. Kurse ai mu përgjigj: dëshiroj të të vras…e frikësova me All-llahun dhe denimin, mirëpo nuk pranoi…iu dorëzova dhe i thashë: më le ti fali dy rekate? Tha: shpejto…u ngrita të falem, dëshirova të filloj të lexoj Kur'an, nuk mu kujtua asnjë shkronjë…qëndrova një kohë i hutuar, kurse ai thoshte: më shpejtë, më shpejtë, atëherë All-llahu më solli në gjuhë ajetin:
    "أمن يجيب المضطر إذا دعاه ويكشف السوء"

    “A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen …”. (En-Neml: 62). E përsërita këtë ajet disa herë.

    Për moment na erdhi një kalorës nga brendësia e luginës, në dorë kishte një shtizë, me të cilën e gjuajti këtë njeri dhe e qëlloi në zemër, e vdiq… u kapa për këtë kalorës e i thashë: Pash Zotin, kush je ti? Tha: unë jam i dërguari i atij që i përgjijget lutjes së nevojtarit dhe i largon të këqijat. Unë jam melek nga qielli i katërt. Më ka dërguar All-llahu që ti përgjigjem lutjes tënde dhe ta largojë të keqen. Tha: i mora mushkat dhe mallin e u ktheva shëndosh.

    Ju ruajt Zoti!

    ues-selamu alejkum.
    A të kushton diçka nëse lutesh për muslimanët? (Mos harro se të njejtat lutje i bëjnë melaiket pastaj për ty)

    Mos na harroni në dua!

  4. Për këtë postim, ju falënderohen 12 Përdorues në vijim:


  5. #3
    Grafika e Lamise
    Lamise nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    06-03-2006
    Postimet
    581
    All-llahu të shpërbleftë
    536
    Falënderuar 1,038 herë në 455 Postime
    Rep Fuqia
    597

    Re: Tregime/ngjarje të ndryshme... vazhdo pas meje!

    Fjalët e këndshme

    Mus’ab ibn Umejr ishte ambasadori i parë i të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ve selem) në Medine. Para ardhjes së Resul Allahut në Medine, Mus’abi ua mësonte njerëzve të Medines Islamin dhe ata filluan ta përqafonin Islamin.

    Kjo e tërboi Sa’d ibn ‘Ubadin, njërin prej prijësve të Medines. Ai e futi shpatën ne këllëf dhe u nis për t’ia hequr kokën Mus’ab ibn Umejrit. Kur e takoi Mus’abin ai e kërcënoi me fjalët : " Pusho me këtë predikim të pakuptimtë se ndryshe do ta gjesh veten të vdekur !" Ky vazhdoi me ashpërsinë dhe injorancën e vet, duke dashur që t’ia priste kokën Mus’abit.

    Mus’abi tha :”A nuk ulesh një moment që të dëgjosh çka predikoj unë ? Nëse pajtohesh me atë që them unë-pranoje, nëse jo, do ta ndalim këtë bisedë". Sa’di u ul.

    Mus’abi foli për Allahun dhe të dërguarin e Tij derisa fytyra e Sa’d ibn Ubaadit shndërriti si hëna e plotë dhe tha : ” Ç’duhet të bëjë ai që dëshiron ta përqafojë këtë fe ? ” Pasi Mus’abi i tregoi, ai tha : ” Ka një njeri që nëse ai e pranon islamin, asnjë shtëpi e Medines nuk do të mbetet pa u bërë musliman. Ai është Sa’d ibn Mua’aadhi.”

    Kur Sa’d Ibn Mu’aadhi dëgjoi se ç’po ndodhte, edhe ai u tërbua. E la shtëpinë e tij dhe u nis që ta vriste këtë njeri të quajtur Mus’ab ibn Umejr, për hutinë që kishte mbjellë në Medine. Kur e takoi Mus’abin i tha : " Do të pushosh ta përhapësh këtë fe, ose do ta shohësh veten të vdekur."

    Mus’abi u përgjigj : ” A s’ulesh një çast të dëgjosh se çka predikoj unë. Nëse pajtohesh me atë çka them unë pranoje, nëse jo, do ta ndalim këtë bisedë." Sa’di u ul.

    Mus’abi foli për Allahun dhe të Zgjedhurin e Tij – Muhammedin (s.a.v.s), ndërsa fytyra e Sa’d Ibn Mu’aadhit shndërriti si hëna e plotë dhe ai tha : » Ç’duhet të bëjë ai që dëshiron ta përqafojë këtë fe ?

    Shikoni se çfarë arriti ky njeri me fjalët e tij të këndshme. Atë natë, Sa’d ibn Mu’aadhi shkoi në shtëpi, te fisi i tij dhe u tha : » Gjithë çka keni ju për mua është haram përderisa ju të gjithë nuk pranoni Islamin. »

    Atë natë çdo shtëpi në Medine ra të flinte me fjalën La ilahe il-la Llah.


    Marrur nga libri : » Magjia e urtësisë islame » Antologji tregimesh
    Autor:Ali F.Aliu
    "Cdo gjë do të zhduket, përveç Fytyrës së Tij"(Kur'an)

  6. Për këtë postim, ju falënderohen 9 Përdorues në vijim:


  7. #4
    Argument nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    16-12-2006
    Postimet
    93
    All-llahu të shpërbleftë
    76
    Falënderuar 250 herë në 83 Postime
    Rep Fuqia
    281

    Re: Tregime/ngjarje të ndryshme... vazhdo pas meje!

    Elhamdulilah që All-llahu më ka nderuar

    Tregon Ebu Ibrahimi dhe thotë:
    "Isha një ditë duke udhëtuar nëpër shkretëtirë dhe papritmas humba rrugën për ku isha nisur. U ndala tek një tendë e vjetër, shikova mbrenda saj dhe pashë aty një njeri, ishte i ulur në tokë.

    Sapo iu afrova me qetësi pashë se ky njeri ishte i paralizuar, i kishte të dy duart e këputura.

    Ç'është më e çuditëshmja se ai ishte edhe i verbër dhe ishte i vetmuar, nuk kishte askënd që të kujdesej për të.

    Dëgjova prej tij disa fjalë, që shpesh i përseriste: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar me një nderë të madhe mbi shumë krijesa të Tija.

    Duke e përseritur këtë disa herë, ma tërhoqi vëmendjen dhe më shtyri të interesohem për te. Dy duart e këputura dhe dy sytë e tij të verbër dhe nuk posedonte kurrfarë fuqie për kujdesjen e vetës. Shikova përreth tij dhe kerkoja se mos po shoh dikë prej të afërmëve të tij që kujdeset për te, mirëpo, për fat të keq, nuk pashë askend. Vazhdova t'i afrohem deri sa ndjeu levizjet i mija dhe filloi të pyeste:

    - Kush është? Kush është?

    - I thashë: Esselamu alejkum! Jam një njeri që kam humbur rrugën dhe u ndala tek tenda jote. Po ti kush je? Pse jeton i vetmuar në këtë vend? – Fillova unë me pytje: Ku e ke familjën apo të afërmit?

    - M'u përgjigj: Unë jam një plak i sëmuar, që me kanë lënë njerëzit dhe me kanë vdekur shumica prej të afërmëve.

    - I thashë: Dëgjova nga ju disa fjalë, që me çuditën: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar me një nderë të madh mbi shumë krijesa tjera të Tija, me trego se çka të ka nderuar All-llahu ty kurse unë të shohe të verbër me dy duart e këputura, i varfer dhe askend perreth teje që interesohet për ty?!

    - Më tha: Të tregoj, por me një kusht! Kam një nevojë të ma kryesh.

    - I thashë: Me gjithë dëshirë inshallah, vetëm me trego!

    - Më tha: Po e sheh se jam sprovuar me sprova dhe fatkeqësi të ndryshme, mirëpo, prap Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar me një nderë të madh mbi shumë krijesa të tjera. A nuk me ka dhënë All-llahu mendjen, që të logjikoj me te?!

    I thashë: Po, si jo!

    - Ma ktheu: Sa e sa njerëzve u mungon kjo begati, janë budalla, të çmendur, që nuk posedojnë mendje?!

    - Shumë ka. - ja ktheva.

    - Pastaj tha: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka zgjedhur mbi shumë krijesa të tjera dhe me ka nderuar.

    - Vazhdoi përseri: A nuk me ka dhënë All-llahu të dëgjuarit, me të cilin dëgjoj ezanin për namaz, dëgjoj me te fjalët dhe atë që kam përreth?!

    - I thashë: Po, si jo!

    - Ma ktheu: Sa prej njerëzëve janë të shurdhët dhe nuk mund të dëgjojnë?! Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar mbi shumë krijesa.

    A nuk më ka dhënë All-llahu gjuhën, me të cilën e përmendi Atë dhe mirrem vesh me njerëzit?! Sa e sa njerëz memece ka sot që nuk flasin?!

    I thashë: Po, vërtetë shumë ka.

    - Tha: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar dhe me ka zgjedhur mbi shumë krijesa të Tija.

    A nuk me ka udhëzuar All-llahu në Islam dhe adhuroj vetëm All-llahun Një, të Vetmin, që nuk meriton të adhurohet askush përveç Tij?! Unë tek Ai llogaris shpërblimin duke bërë durim në sprovat e Tija.

    Sa ka prej njerzëve, që janë adhurues të idhujve dhe kryqëve dhe janë të kënaqur me mosbesimin e tyre?! Ata kanë humbur në këtë botë dhe në botën tjetër. Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që më ka nderuar mbi shumë krijesa të Tija. Kështu vazhdoi plaku duke i numëruar begatitë e All-llahut, kurse mua me shtohej çudia prej imanit të tij të fort dhe bindjes së tij të madhe, që plaku edhe në gjendjen e tij të mjerueshme ishte i kënaqur me ato begati që ia kishte dhënë All-llahu.

    Thashë me vete: Sa prej të sëmurëve janë, që ndoshta nuk janë goditur as sa një e katërta e kësaj që është goditur ky plak, apo ndoshta janë sprovuar vetëm me humbje të shikimit apo të dëgjimit, apo kanë ndonjë sëmundje të lehte e që mund të llogariten të shendoshë në krahasim më atë që e ka goditur këtë plak. Saqë i dëgjon duke u ankuar dhe duke qajtur me zë të lartë, duke renkuar nga semundja. E atyre vetëm iu shtohet dobësia dhe iu pakësohet bindja në shpërblimin e All-llahut.

    U thellova në mendime të thella derisa m'i ndërpreu mendimet fjala e plakut duke më thënë:

    - A ta them kërkesen time që pata? A ma kryen atë?

    - I thashë: Po, inshallah! Cila është kërkesa yte?

    E uli kokën dhe lotët i rrodhën nga sytë e tij të verbër. Pastaj ngriti koken e tha:

    - Nuk me ka mbetur askush prej familjes perveç një djalit katërmbedhjetëvjeçar. Ai është që me ushqen, me veshën, me shtrinë për të fjetur dhe me ngrite për çdo nëvojë. Mirëpo, ka dalë që dje të me kërkojë ushqim dhe nuk është kthyer më dhe nuk e di a është gjallë dhe kthehet apo është i vdekur dhe është harruar. Unë, sikurse po e sheh, jam plak i lodhur, i verbër, ku ta kërkoj unë i shkreti?!

    E pyeta për pamjen e tij dhe cilësitë e tija në mënyrë që ta njoh nëse e takoj.

    Dola që ta kërkoj djalin, po ku ta kërkoj kurse rruga për mua ishte e panjohur dhe nuk dija nga ta kërkoja, unë vetë kisha humbur rrugën.

    Vazhdova rrugën duke ecur nëpër shkretëtirë, kërkoja andej këtej ndonjë njeri të pyes për djalin, por s'ka gjë. Rastësisht e ktheva kokën dhe pashë andej tëndes së plakut një kodër të vogël, ku ishin mbledhur disa sorra, ishin mbledhur rreth diçkaje. Thashë me vete: Këto nuk mblidhen përveç se rreth ndonjë ngrodhësire ose ushqimi. U ngrita në koder dhe u afrova tek këto shpezë. Kur arrita afër tyre filluan të shpërndahen dhe në vendin ku ishin mbledhur sorrat çka të shoh?! Një djale i ri i vdekur, trupi i tij i këputur sikur ta kishte sulmuar ndonjë ujk dhe ka ngrenë një pjesë të tij dhe ka lënë pjesën tjetër për shpezë.

    Nuk me brengosi djali aq shumë sa me erdhi keq dhe u pikëllova për plakun. Zbrita nga kodra duke ecur ne drejtim të tendës duke qenë në mes pikëllimit dhe hutise. Duke menduar se a të shkoj dhe ta lë plakun në vetmi apo të kthehem tek ai dhe ta lajmëroj për djalin. U drejtova kah tënda dhe po dëgjoj plakun duke bërë tesbihë dhe duke përmendur All-llahun. Isha i hutuar çka t'i them, si t'ia filloj...? Me erdhi në mendje ngjarja e të dërguarit të All-llahut, Ejubit alejhi selam.

    Hyra tek plaku dhe e gjeta ashtu si e kisha lënë. I dhashë selam. I mjeri, ishte mërzitur shumë për djalin. Sa më ndjeu më pyeti: ku është djali?

    I thashë: Përgjigju ti njëhere! Cili prej ju të dyve është me i dashur tek All-llahu, ti apo Ejubi, alejhi selam?

    Tha: Ejubi, alejhi selam është me i dashur tek All-llahu.

    I thashë: Cili është sprovuar më shumë, ti apo Ejubi, alejhi selam?

    Tha: Padyshim, Ejubi, alejhi selam.

    Atëherë i tashë: Llogarite djalin tënd tek All-llahu se të ka vdekur...!

    E gjeta atë të vdekur tek kodra, iu kishin versulur ujqërit mbi trupin e tij. Rënkoi plaku i mjerë, pastaj rënkoj përseri duke marrë frymë thellë dhe duke përseritur fjalën: LA ILAHE IL-LALL-LLAH...

    Mora ta qetësojë duke ia kujtuar durimin, mirëpo atij iu shtuan vuajtjet dhe rënkimet derisa dhe nisa t'ia përkujtoj shehadetin (LA ILAHE IL-LALL-LLAH) dhe vdiq në duart e mia.

    E mbulova me jorganin që e kishte përfundi dhe dola të kerkoje ndonjë njeri që të më ndihmojë t'ia pregadis xhenazën. Pas pak pashë tre vetë të hipur mbi kafshet e tyre. Dukeshin të ishin udhetarë.

    I thirra dhe m'u përgjigjen. Kur u afruan u thashë:

    - Këtu është një njëri musliman i vdekur dhe nuk ka askë që interesohet dhe mirret me të, a keni mundësi që të më ndihmoni për ta larë, ta mbështjellim në qefin dhe ta varrosim? Ata pranuan.

    Hyrën në tendë që ta shohin plakun e vdekur dhe ta bartnin për ta varrosur. Sapo zbuluan fytyrën e tij bertitën: Ebu kulabe... Ebu kulabe...! Pastaj e mora veshë se Ebu kulabe kishte qenë një prej dijetarëve të njohur, qe e kishte humbë pleqëria dhe sëmundjet e shumta pozitën e tij dhe e kishin lenë njerëzit pas dore. Iu kishin mbledhur shumë sprova dhe fatëkeqësi deri sa ishte vetmuar prej njerzëve në një tendë të vjetër në hapësiren e shkretëtirës.

    Ia pregatitëm xhenazën dhe e varrosëm.

    Udhëtova bashkë me këta tre veta dhe më ndihmuan që ta gjejë rrugën për në qytet.

    Në këtë natë e pashë ne ëndërr Ebu Kulaben me pamjen me të bukur, kishte të veshur rroba të bardha dhe ishte plotësuar pamja e tij, pa të meta trupore. E pashë duke ecur në një vend të gjelbëruar.

    E pyeta: O Ebu Kulabe, çka të ka bërë ty të jesh në këtë vend kaq të bukur dhe i shëndoshë fizikisht?

    U përgjigjë: Posa më ka futur All-llahu në xhenet dëgjova një zë duke me thënë fjalën e All-llahut:

    سَلاَمٌ عَلَيْكُم بِمَا صَبَرْتُمْ فَنِعْمَ عُقْبَى الدَّارِ

    "(u thonë) selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin, sa përfundim i lavdishëm është ky vend." [Err-rrad, 24]





    Marrë nga libri: Sijer Alamu En-Nubela
    Imam Dhehebiu
    Përktheu dhe pershtati:
    Fatmir Zogaj
    25 Maj 2007

  8. Për këtë postim, ju falënderohen 12 Përdorues në vijim:


  9. #5
    Grafika e Alba
    Alba nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    01-07-2006
    Lokacioni
    Ne Token e All-llahut
    Postimet
    533
    All-llahu të shpërbleftë
    1,160
    Falënderuar 935 herë në 344 Postime
    Rep Fuqia
    542

    Re: Tregime/ngjarje të ndryshme... vazhdo pas meje!

    Një ngjarje me Abdullah Ibën Mubarek

    Në kohën e Abdullah Ibën Mubarekut në Meke për një kohë të gjatë nuk po binte shi.
    Kudo zotëronte një thatësirë e tmershme.
    Bagëtia po rrezikohej të ngordhte , ndërsa bimësia po thuaj ishte zhdukur.
    Të gjithë , duke filluar nga imami i Mekes ( që në atë kohë ishte Fudejl Ibën Ijadi i njohur për devotshmërinë e tij ) ,dijetarët në mesin e tyre edhe Abdullah Ibën Mubarek (të cilit Allahu shpeshherë ia pranonte duan , një herë ai luti Allahun që t'ia kthente sytë një të verbëri dhe Allahu ia pranoi duan dhe ia ktheu sytë të verbërit) dhe besimtarët , i bënin dua Allahut që t'u lëshonte shi .
    Por prapë se prapë shi nuk po binte , ose thënë në mënyrë tjetër Allahu nuk po ua pranonte duatë!

    Abdullah ibën Mubarek ishte shumë i shqetësuar , për gjëndjen që ishte krijuar dhe nuk po dinte se çfarë të bënte .
    Duke ecur i shqetësuar atij ia tërheq vëmendjen një zë fëmije që po qante në heshtje!
    Abdullah ibën Mubareku u afrua për të parë se kush ishte ai që po qante .
    Dhe pa aty një djalë të vogël , me fytyrë shumë të zezë dhe të shëmtuar.
    Kur e shihje për shkak të shëmtisë që kishte të shkaktonte neveri.
    Ky djalë i veçuar nga njerëzit e tjerë , po i bënte dua Allahut duke qarë .
    Abdullahu pa u hetuar nga djaloshi , u afrua më afër me qëllim që të dëgjonte duan që po bënte ky djalë.
    Abdullah ibën Mubareku arriti të dëgjonte fajlët që ky djalë po ia drejtonte Allahut Zotit të botrave !
    Ato fjalë nuk ishin fjalë të veçanta , por ishin fjalë të thjeshta dhe nga fjalët më të përdorshme ato ditë .
    Teksti i atyre fjalëve ishte:

    "O Allah ! Të lutem dërgoje shiun tani , tani, tani!"

    Thotë Abdullah ibën Mubarek:

    "Sa mbaroi duan djaloshi , çova sytë nga qielli dhe pasha Allahun aty s'pashë kurrëfarë reje.
    Djali sikur të kishte marrë përgjigjen se duaja iu pranua , u ngrit dhe filloi të ikte qetë qetë.
    Kur pashë këtë veprim të djaloshit çova edhe njëherë sytë nga qielli kur çtë shoh:
    Kishin filluar të dilnin retë e para.
    Nuk po u besoja syve .
    Ngela i mahnitur nga kjo gjë ."

    Pas kësaj Abdullah ibën Mubareku filloi të ndiqte nga mbrapa djalin dhe të shihte se ku do të shkonte.
    Pasi e pa se ku u fut , u nis për tek imami i Qabes , që siç thamë më sipër ishte Fudejl ibën Ijadi, me qëllim që t'i tregonte ngjarjen që e kishte parë me sytë e tij .

    Rrugës duke shkuar për tek Fudejli e zuri shiu .
    Sapo arriti tek Fudejli , ky i fundit i gëzuar i tha :

    "O Abdullah ! Allahu na e pranoi duan!"

    Kurse Abdullahu ia ktheu :

    "O Fudejl ! Allahu e pranoi duan , por jo duatë tona !"

    Dhe i tregoi ngjarjen që kishte parë.
    Pasi u konsultuan me Fudejlin , Abdullahu u nis për tek shtëpia ku u fut djali , të cilit iu pranua duaja.
    Trokiti në derë dhe po rrinte duke pritur .

    Derën e hapi një burrë që për habi të Abdullahut kishte një fytyrë të bardhë.
    E kuptoi Abdullahu se djali që iu pranua duaja ishte rrob i këtij burri që Abdullahu e kishte para syve.
    Nga ana tjetër burri kur pa Abdullah ibën Mubarekun tek dera e shtëpisë së vet u gëzua shumë dhe e ftoi brenda.
    Ai mundohej që të bënte çdo gjë me qëllim që ta kënaqte mysafirin e nderuar.
    Në fund Abdullahu i tha :

    "Kam ardhur që të blejë njërin prej rrobërve të tu!"

    Tha burri me gjithë qef dhe ia nxorri , para të gjithë rrobërit me përjashtim të djaloshit që iu pranua duaja .
    Tha Abdullahu :

    "Nuk është në mesin e këtyre ai rob që kërkoj unë !"
    Prandaj të lutem m'i nxirr të gjithë rrobërit e tu !

    Tha burri:

    "Kam edhe një djalë të vogël , të shëmtuar , dhe që s'është i aftë për punë .
    Atë doja ta mbaja për vete , sepse që kur ka ardhë në shtëpinë time Allahu më ka dhuruar shumë të mira .
    Unë mendoj se ai është sebepi që Allahu m'i ka dhuruar të gjithë ato të mira !"

    Por për shkak të respektit që kishte ndaj Abdullah Ibën Mubarekut , pronari i djalit pranoi që t'ia jepte djalin Abdullah Ibën Mubarekut .

    Abdullah Ibën Mubareku u gëzua shumë që ia arriti qëllimit dhe së bashku me djaloshin dolën dhe filluan të iknin për tek Fudejl Ibën Ijadi .

    Ecën një copë rrugë , bukur të gjatë dhe asnji nuk po i fliste njëri-tjetrit.
    Abdullah Ibën Mubareku kishte turp t'i fliste këtij djali , sepse atij Allahu ia kishte pranuar duan , kurse Abdullahit Jo!
    Nga ana tjetër edhe djali kishte turp që t'i fliste Abdullah Ibën Mubarekut , për shkak të famës së tij të madhe si dijetar dhe muxhahid.
    Kështu pra të dy ecnin pa i folur njëri-tjetrit , derisa djali mori guximin i pari që të flasë duke i thënë :

    "Përse më bleve mua , kur ti kishe mundësi të merje nga rrobërit e tjerë , që janë më të fuqishëm se unë dhe që janë më të dobishëm se unë ?" .

    Tha Abdullah Ibën Mubarek :

    "O djalosh mua nuk më duhet shërbëtor që të më bëjë punët , por unë ty të mora për shkak të lidhjes tënde me Allahun dhe i tregoi gjithëçka që kishte parë !

    -Cfarë the?
    Ti ke zbuluar lidhjen time me Allahun ?! - tha djaloshi- dhe filloi të qante me zë!

    Abdullah Ibën Mubareku për ta qetësuar i tha :

    -O djalosh mos qaj , se vetëm unë dhe Fudejl Ibën Ijadi e dimë këtë gjë! .

    -E dika edhe Fudejl Ibën Ijadi ?! -tha djaloshi dhe filloi të qante akoma më shumë!
    Abdullah Ibën Mubareku nuk dinte se çfarë të bënte që ta pushonte djalin së qari!
    Ndërkaq djali fshiu lotët dhe i tha Abdullah Ibën Mubarekut :

    "Mirë , më jep leje sa të fali dy rekate namaz !
    Abdullah Ibën Mubareku kur pa se djali pushoi , sikur u çlirua nga një barë e rëndë dhe i dha leje me gjithë qejf.

    Djaloshi mori abdes dhe filloi të falej , pasi fali dy rekate namaz , hapi duart dhe filloi të bënte dua .
    Kur e pa në atë gjendje Abdullah Ibën Mubareku , përsëri u afrua , pa u hetuar nga djaloshi , me qëllim që të dëgjonte se çfarë duaje do të bënte tani djali.
    Ndërsa djali , pasi lavdëroi Allahun dhe dërgoi salavatë mbi profetin filloi t'i bënte dua Allahut me fjalët:

    "O Zoti im ma merr shpirtin tani , tani , tani!" .

    Kur dëgjoi këto fjalë Abdullah Ibën Mubareku u shtang!
    Nuk dinte çfarë të bënte!
    Nuk vonoi shumë dhe djaloshi ra përtokë i vdekur.
    Abdullah Ibën Mubareku filloi të qante .
    Pastaj tha ajetin:

    "Kjo është dhuratë e Allahut ia jep Ai kujt të dojë."

  10. Për këtë postim, ju falënderohen 9 Përdorues në vijim:


  11. #6
    Grafika e Alba
    Alba nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    01-07-2006
    Lokacioni
    Ne Token e All-llahut
    Postimet
    533
    All-llahu të shpërbleftë
    1,160
    Falënderuar 935 herë në 344 Postime
    Rep Fuqia
    542

    Re: Tregime/ngjarje të ndryshme... vazhdo pas meje!

    Një ngjarje e cuditshme

    Para disa vitesh,gjatë muajit të Ramazanit,në Aleksandrit të Egjeptit ndodhi një histori e cuditshme.Ajo qe tregon historin është një grua e martuar.''Komshinjtë pranë neshe,tregon ajo,-kishin një vajze që ndiqet veshjet e modes.Gjithmonë e shihje me të shkurtra dhe te tejdukshme.Por kur bisedoje me të,tregonte se ishte njeri zemermirë dhe e dashur.Vinte tek ne dhe filluam të krijonim shoqëri me të.Një ditë më kërkoi që të dilinim në treg që të blinte një fustan,pasi nuk kishte kush ta shoqëronte .Pranoj,-i thash,por me një kusht,të vish dhe ti me mua të dëgjojmë një bised fetar.Ajo pranoi dhe pasi blemë fustani e saj ,shkuam të degjonim bisedën,e cila ishte mbi pendimin.Vajza ,duke dëgjuar biisedën,u prek aq shumë saqë në fund të saj filloi të qajë me dënesë dhe thoshte: ''O Zot,jamë penduar!O Zot më fal!..Ju lutem më vishni hixhabin...! Une ,duke u munduar ta qetësoj,i thoja që,më parë të shkojmë në shtëpi,pastaj shohim dicka të përshtashme që ta veshësh.Por ajo këmëguli deri s i gjetëm një fustan dhe një shami,me të cilat u mbulua dhe nuk doli jashtë deri sa veshi hixhabin.Por,sa dolëm jashtë,një makinë me shpejtësi e përplasi dhe si rezultat vdiq në vend.

    Pendohu tani, o Moter para se të vije Dita e Kijametit ku do të dëshiron të pendohesh,por nuk do të mundësh.

  12. Për këtë postim, ju falënderohen 7 Përdorues në vijim:


  13. #7
    Grafika e Alba
    Alba nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    01-07-2006
    Lokacioni
    Ne Token e All-llahut
    Postimet
    533
    All-llahu të shpërbleftë
    1,160
    Falënderuar 935 herë në 344 Postime
    Rep Fuqia
    542

    Re: Tregime/ngjarje të ndryshme... vazhdo pas meje!

    Ai piu per ilac...

    Fudail bin Ijjadi (r.a.) transmeton: ' erdha para shtratit te vdekjes te njerit nga nxenesit e mi dhe i thashe qe ta shqiptonte Shehadetin,por ai nuk e shqiptonte dot.pastaj i thash se e kam plotesuar obligimin ndaj tij dhe e lash duke qare.pas njefare kohe pashe ne enderr se ate po e terhiqnin zvare drejt Zjarrit.i thash: I mjeri ti,pse te la dituria jote? mu pergjegj: o mesuesi im,une vuajta nga nje semundje kronike,per te cilen u keshillova me nje mjek.ai me keshilloi te pija nga nje gote vere ne vit;perndryshe gjendja ime nuk do te permiresohej.prandaj kam praktikuar pirjen e nje gote vere ne vit,si ilac.
    Atehere pra,nese kjo eshte gjendja e nje personi qe ka pire vere per ilac,cfare do te jete gjendja e personit qe pi per arsye tjera? e lusim All-llahun qe te na fale dhe te na ruaje nga sprovat!


    mare nga libri: The Major Sins: Dhunub al-Kaba'ir, nga Muhammad bin 'Uthman adh-Dhahabi

  14. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


  15. #8
    Grafika e Ubejdullah
    Ubejdullah nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    26-11-2008
    Postimet
    431
    All-llahu të shpërbleftë
    351
    Falënderuar 385 herë në 199 Postime
    Rep Fuqia
    329

    Unë kisha qenë i verbër

    NJe ngjarje e vertet

    Nuk i kisha kaluar të tridhjetat kur gruaja ime lindi fëmiun tonë të parë. Akoma vazhdoj dhe kujtoj atë natë me shokët e mi, në një prej vendeve të pushimit ku kalonim natën, të mbushura me fjalë dhe biseda të kota, madje edhe me pergojime dhe harame të tjera.

    -Isha unë ai që e mbaja fjalën më së shumti në mesin e shokëve duke përgojuar dhe u tallur me njerëz, kurse shoket e mi qeshnin dhe kenaqeshin me këtë.
    - Këtë natë kam qeshur shumë. Posedoja talent të çuditshem në imitimin e njerëzve, saqë edhe zërin e ndryshoja sikur zëri i personit që e imitoja. Tallesha me secilin, saqë edhe shoket e mi nuk i kurseja nga kjo.

    -Kujtoj këtë natë, ku u talla me një të verbër që lypte në treg. Ia vura këmbën përpara, zuri në kembën time dhe u rrezua. Më tha diçka por nuk e mora vesh se ç'foli. Shokët dhe të gjithë njerëzit që ishin në treg qeshnin.

    -U ktheva ate natë shumë vonë në shtëpi si gjithherë dhe gjeta gruan time duke më pritur. I vinte keq për gjendjen time, me pyeti me zë të ulet dhe të dobësuar: Rashid, ku ishe? Ia ktheva me shaka: Në Mars, tek shoket si zakonisht.

    - Ishte tepër e lodhur. Mori të flasë por lotët e kishin ngulfatur: Rashid, jam lodhur shumë, dhe me duket qartë se më është afruar koha e lindjes.

    -Ndjeva në vetën time se kam qenë i pakujdesur për të. Ka qenë e duhur të jam me i kujdesur për të dhe me afër saj, dhe te rrij më pak natën jashte shtepisë, veçanerisht në muajin e saj të lindjes.

    -E dergova në spital me shpejtësi, hyri në dhomen e lindejs dhe filloi t'i ndjejë dhimbjet e lindjes. Me orë të tëra prita lindjen, derisa më humbi durimi duke pritur dhe thash të shkojë në shtëpi, dhe lashë numrin e telefonit tek përgjegjësit, që të më thërrasin kur të lindë .U ktheva në shtëpi të pushojë.

    -Pas një ore më lejmëruan për të më përgezuar për lindjen e djalit, Selimit. Shkova në spital mënjëherë. I pari që më takoi me pyeti për numrin e dhomës dhe informatet tjera për shoqën time. Kërkuan prej meje të paraqitësha së pari te doktoresha, që ishte kujdesur për shoqën time. Bërtita me vrazhdësi: Çfarë doktoreshe! Me rëndesi është ta shohë djalin tim. Por më detyruan që të shkoj tek doktoresha.

    -Hyra tek ajo dhe më lajmëroi se lindja e djalit tuaj është me të meta. Më këshilloi që të pajtohem me caktimin e All-llahut, pastaj më tha se djali juaj ka deformim të madh në te dy sytë e tij dhe kjo konkludon se djali juaj është i verbër. E ula kokën dhe u mundova t'i ndali lotët dhe mënjëherë kujtova lypsin e verbër, të cilin e kisha rrëzuar në treg dhe qeshën njerezit me të. Thashë: Subhanallah ç'ka të mbjellësh korrë. Qëndrova kështu për një çast dhe nuk dija se çka të thoja. Mu kujtua gruaja dhe djali. Falënderova doktoreshën për butësinë dhe sjelljen e saj dhe shkova ta shoh gruan dhe djalin.

    -Gruaja nuk ishte e deshpëruar për atë që na kishte goditur, ishte besimtare e fortë në caktimin e All-llahut dhe e kënaqur me të. Shpesh me këshillonte që të mos tallem me njerëz, dhe e përsëriste shpesh mos i përqesh njerëzit!

    -Dolëm prej spitalit, doli edhe Selimi i vogël me ne. Në të vërtetë, nuk u kujdesesha shumë për Selimin. E konsideroja sikur të mos ishte prezent në shtëpi, saqë kur qante shumë ikja nga dhoma e fjetjes dhe dilja në sallon dhe flija. Ndërsa gruaja ime kujdesej shumë për të dhe e donte shumë. Kurse unë, jo që e urreja, mirëpo nuk mund ta doja, nuk e di pse...?!

    -Rritej salimi dhe filloi të zvarritej. Kur mbushi afër gjashtë vjetë filloi të mundohej të ecte. Vërejtem tek ai se ishte edhe i gjymtë në kembë.

    -Pas Selimit, që ishte fëmiu ynë i parë, lindi dhe Umeri dhe Halidi. Kalonin vitet, rritej Selimi dhe rritëshin edhe vëllezërit e tij.

    -Nuk e pelqeja të rrija në shtëpi, si gjithmonë isha me shokët e mi. Në të vërtet, isha bërë si lodër në duart e tyre. Nuk shpresonte gruaja ime se unë mund të përmisohesha. Por ajo gjithmonë lutej që të më udhëzonte All-llahu dhe nuk hidherohej prej veprimeve të mija të pamatura. Hidherohej vetëm kur shihte moskujdesjen time ndaj Selimit dhe interesimin tim të madh për vëllezërit e tij.

    -Rritej Selimi, por rritej edhe brengosja ime për të, nuk e rrefuzova kërkesën e gruas sime që ta regjistroj Selimin në një shkollë për të nxënësit me të meta.
    -Isha i pakujdesshem ndaj kohës dhe vitet shkonin, ditët më ishin bërë të njëjta, punë-gjumë, ushqim dhe qendrimi im në orët e vona të natës, kjo ishte dita dhe jeta ime.

    -Ishte ditë e xhuma, u zgjova në ora njëmbëdhjetë të drekës, për mua ishte akoma herët. Kisha një takim, në një gosti me kishin ftuar, u vesha bukur, u parfumosa dhe vendosa të dal.

    -Duke kaluar nëpër koridorin e shtëpisë, papritmas ma tërhoqi vërejtjen Selimi duke qarë shumë me një zë të madh. Ishte hera e parë që vërejta Salimin duke qarë, që prej kur ishte i vogël. Dhjete vite kishin kaluar e unë nuk i jam afruar atij. U mundova ta injoroj sikurse nuk po e dëgjoj, mirëpo nuk u mbajta, dëgjova zërin e tij duke thirrur nënën e tij kurse unë isha prezent. Ktheva koken kah ai, pastaj u afrova tek ai dhe i thashë: Selim, pse qanë? Çfarë ke?

    -Sapo dëgjoi zërin tim u ndal nga të qajturit dhe kur ndjeu se jam afër tij filloi të prekë përreth tij me dy duart e tija të vogla. E kuptova se po mundohet të largohet nga unë, sikur donte të më thonte: , 'Tash gjete kohë të interesohesh për mua, ku ishe që dhjetë vite?!' Hyri në dhomën e tij e unë i shkova nga pas. Në fillim refuzoi të më tregonte shkakun se pse qante. U mundova te sillem butë me të deri sa filloi të më tregon problemin.

    -Ishte vonuar Umeri, i cili e dërgonte atë në xhami për namaz të xhumasë, ishte frikësuar se nuk do të gjente vend në saffin e parë, thirri Umerin dhe thirri nënën e tij, por nuk i përgjigjej askush dhe qau. I shikoja lotët e tija, që i rridhnin nga sytë e verbër. Subhanallah thashë, une isha i verber e jo ai!

    -Nuk e mbajta dot vetën deri në fund të fjalës së tij, vendosa dorën time mbi gojën e tij dhe i thash: Për këtë ke qarë, o Selim? Ma ktheu: Po.

    -I harrova shokët e mi, e harrova gostinë, që kisha për të shkuar, dhe i thash: O Selim, mos u hidhero! A e din se kush do të dërgojë ty sot në xhami? Tha: Sigurisht Umeri por ai vonohet gjithmonë. Ia ktheva: Jo Umeri, por unë do të dërgoj sot në xhami.

    -U habit Selimi, nuk e besonte këtë, mendoi se po bëja shaka me të dhe filloi të qajë. Ia fshiva lotët e tija me dorë dhe e kapa për dore. Desha ta dërgojë me veturë, por refuzoi duke me thënë: Xhamia është afër dhe kam dëshirë të eci deri në xhami.

    -Nuk e kujtoja herën e fundit që kam hyrë në xhami, por ishte hera e parë që ndjeva frikë dhe pendim për ato vite të gjata, që më kishin shkuar pa falur namaz.

    -Kishte qenë xhamia e mbushur me besimtarë, por, për Selimin gjeta një vend në rreshtin e parë. Dëgjuam hutben e xhumasë së bashku dhe u fal Selimi afër meje. Në fakt unë u fala afër tij.

    -Pasi mbaroi namazi, kërkoi prej meje që t'ia afroj Kur'anin. U habita! Si do të lexon kur ai është i verbër?! Në fillim e injorova kërkesën e tij, mirëpo u frikova mos po i shkaktoj plagë në vetën e tij dhe ia dhashë Mus'hafin. Kërkoi prej meje që t'ia hapi Mus'hafin tek sureja Kehf. Fillova ta shfletojë Mus'hafin deria sa e gjeta në përmbajtje suren Kehf. E mori, e vendosi përpara vetës dhe filloi ta recitojë surën me sy të mbyllur.

    -O All-llah! - thash i çuditur. Ai e ka mësuar tërë suren Kehf.

    -U turpërova prej vetës, e kapa një Mus'haf që të lexoj, ndjeva një dridhje në vehte nga frika. Lexova e lexova dhe e luta All-llahun të më falë dhe të më udhëzojë. Fillova të qajë i penduar me një zë sikur fëmijë. Disa njerëz akoma ishin të pranishëm në xhami duke falur nafile, u turpërova prej tyre dhe u mundova të mos e marrin vesh që po qajë.

    -Paspak ndjeva dorën e vogël të Selimit duke prekur fytyren time, duke m'i fshirë lotët, që më kishin mbuluar. E afrova dhe e shtërngova për gjoksi duke e përqafuar, e shikova njëherë dhe tash në vehte: Ti nuk je i verbër, por unë jam i verbër.

    -U kthyem në shtëpi. Gruaja ime ishte brengosur shumë për Selimin. Mirëpo, kur mori vesh se unë kam qenë me të në xhami dhe kam falur namazin me te, brenga e saj u kthye në gëzim. Nga kjo ditë nuk kam lënë namaz pa falur në xhami.

    -Braktisa shoqërinë e shfrenuar të natës dhe bëra shoqëri më të mirë, shokë të xhamisë, të cilët i njoftova në xhami dhe shijova ëmbelsinë e imanit me ta.
    -Mësova shumë gjëra prej tyre, që dunjaja m'i kishte harruar. Nuk leja ligjëratë, që mbahej në xhami e që nuk prezentoja në to, e bëra hatme edhe Kur'anin disa herë në muaj, u lidh gjuha ime me permendjen e All-llahut në çdo kohë, me shpresë që të më falë All-llahu për përgojimet dhe gjynahet tjera që i kisha bërë.

    -U afrova më afer familjes si kurrë më parë.

    -Një ditë, vendosën shokët e mi të mirë të shkojnë në një vend largë nga shtëpia ime, për të bërë thirrje në Islam. Në fillim, nuk isha i vendosur të shkoj me ta, por pasi fala namaz istihare dhe lajmërova bashkëshortën time, që mendova se do të refuzonte, por përkundrazi u pajtua me vendimin tim dhe më nxiti në këtë qëllim. Ishte hera e parë që e lajmëroja gruan time për shkuarje në një vend jo të shfrenuar dhe të urrejtur e të mbushur me harame.

    -U drejtova kah Selimi, i tregova për udhëtimin tim, më kapi me dy krahet e tij të vegjël dhe më përqafoj duke u lutur për mua.

    -Mungova në familje afër tre muaj e gjysëm. Gjatë kësaj kohe thirrja në telefon sa herë që më jepej mundësia, bisedoja me bashkeshorten dhe femijet.

    -Filloi të më kapë një mallë i madh. Ah... sa më mori malli për Selimin.

    -Kisha dëshirë ta ndëgjoja zërin e Selimit, ai ishte i vetmi që nuk kisha biseduar me të prej që kisha udhëtuar. Nuk e dija shkakun, ose është në shkollë mendoja ose në xhami në kohen kur thirrja.

    -Sa herë që bisedoja me bashkëshortën, i tregoja për mallin që më kishte marrur për Selimin, kurse ajo qeshte e gëzuar dhe duke më përgëzuar për të. Vetëm se në herën e fundit kur bisedova, nuk e dëgjova të qeshurën e saj, si zakonisht, për habi kishte ndërruar zërin e saj. I thash t'i dërgonte selam Selimit nga unë. Ma ktheu: Inshallah, dhe pushoi.

    -Pasi që erdhi koha e kthimit në shtëpi u gëzova shumë. Kur iu afrova derës së shtëpisë trokita dhe shpresoja që ta hapë derën Selimi. Papritmas, e hapi derën Halidi, i cili akoma nuk i kishte mbushur katër vite. E përqafova dhe e barta me krahët e mi, kurse ai bërtiste: Babi... babi...! Nuk e di, sa hyra në shtëpi ndjeva një ngushtim në vehtën time, kërkova ndihmë nga All-llahu prej shejtanit të mallkuar.

    -Ndejta me gruan time, pashë se ishte e vërenjtur në fytyrë, nuk ishte sikur herave të tjera. U mundua të paraqitej si e gëzuar për ardhjën time. E pyeta se çka ndodhur? M'u përgjigj: Asgjë!

    -Në çast m'u kujtua Selimi. I thashë: Ku është Selimi? Uli kokën e saj dhe nuk m'u përgjigj, ndërsa në fytyrën e saj filluan t'i rrjedhin lotët. Bërtita prap: Ku është Selimi? Nuk foli askush. Më pas m'u afrua Halidi i vogël duke belbezuar dhe tha: Baba, Selimi ka shkuar në Xhennet tek All-llahu. Gruaja filloi të qajë me të madhe gati sa nuk u perplas për tokë dhe dola nga dhoma e pikëlluar për ndarjen e Selimit.

    -Pas kësaj, mora vesh se dy javë para se të mbërrija Selimin e kishte goditur një temperaturë e madhe dhe ethe dhe bashkëshortja e kishte dërguar në spital. Mirëpo, sëmundja i ishte rënduar u nda nga kjo botë.

    -Selimi nuk ishte i verbër por unë isha i verbër.

    -O All-llah, sa kënaqësi është ta shijosh ëmbëlsinë e imanit!

    -All-llahu e mëshiroftë Selimin! E njohu All-llahun edhe pse ishte i verbër. Sa e sa njerëz sot posedojnë shqisa të shëndosha por nuk shohin dhe nuk e njohin All-llahun [subhanehu ve teala].

    Shpresoj të ju këtë pëlqyer dhe kjo të na jep një mësim, se edhe ne duhet të ndjekim rrugën e këtij vogëlushi të 'vërber', e kështu të fitojmë kënaqësinë e All-llahut subhanehu ue te`ala duke iu përmbajtur udhëzimeve të Tij, e me këtë ta fitojmë edhe Xhennetin Firdeus.

    'O Zoti yne! Na i zbut zemrat, na e shnderro tmerrin
    e brengave ne hare, na trimero kur na kaplon frika'

    'O Zoti yne! Freskoii shpirtrat tane me bindje
    te paluhatshme dhe shuaje prushin e shpirtrave,
    te ndezur nga trazimet, me ujin e besimit'

    'O Zoti yne! largoje prej nesh merzine dhe pikellimin,
    lesho mbi syte tane, te frikesuar, siguri, mbi shpirtrat
    e shqetesuar, qetesi, dhe hapi dyert e zgjidhjes me shpejtesi'

    'O Zot! Mundesoji syve te mi ta shohin Driten
    Tende dhe te humburve ta gjejne rrugen e drejte'

    'O Zot! Shuaji pershperitjet e zerit te se keqes,
    prej nesh, dhe largo nga ne çdo gje qe
    shpie ne pesimizem dhe ne shkaterrim'

    'O Zot i Madh! Na bej prej atyre qe frikesohen vetem
    prej Teje dhe prej asgjeje tjeter, e mos na bej prej
    atyre qe frikesohen nga çdo gje tjeter perveç Teje
    Ç'është me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton? (Nuh 13)

  16. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  17. #9
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,366 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6483

    Tregime/ngjarje të ndryshme... vazhdo pas meje!

    Nëna e ngratë

    Tregimin në fjalë e rrëfen një nënë e moshuar, të cilën djali e kishte larguar nga shtëpia, duke e lënë në fatin e rrugës dhe duke mos menduar fare për të ardhmen dhe fatin e saj.
    Nëna nuk kishte gjetur vend se ku të strehohej nga acari i madh i atij dimri, përveç strehimit tek Allahu Fuqiplotë, që i kishte mundësuar asaj të njihet me disa bamirës.
    Nuk kishte njeri, përveç këtyre bamirësve, që do të përkujdesej për të ardhurat e saj, ushqimin dhe veshmbathje, të cilën e ndanin nga pasuria e tyre. Kjo nënë e ngratë rrëfen:
    “E mbajta në barkun tim nëntë muaj, e linda vetëm disa muaj para se të vdiste babai i tij.
    Unë tashmë isha bërë jo vetëm nënë për të, por edhe baba, ndaj dhe tërë kohën time ia kushtoja edukimit të djalit dhe të vajzës, e cila ishte 3 vite më e madhe.
    Nga dashuria dhe simpatia që kisha për djalin, nuk ma bënte zemra t’ia prisja gjirin në moshën e foshnjërisë. Kur arriti moshën dyvjeçare, përsëri vazhdoja t’i jepja gji, derisa ai vetë e braktisi pas dy vitesh e gjashtë muajsh. Dashuria dhe dhembshuria ime ndaj tij kishin arritur pikën kulmore.

    Pasi im bir mbushi të njëzetedytat, arrita ta martoja me një vajzë të cilën e doja shumë, njihej për moralin dhe sjelljet e saj të mira dhe vinte nga një familje e ndershme.
    Pas kryerjes së ceremonisë martesore, ata jetuan pesë vjet së bashku. Gjatë kësaj periudhe, Allahu i gëzoi me një djalë dhe një vajzë.

    Mirëpo djali im tregohej mendjemadh ndaj bashkëshortes së vet për faktin se ajo nuk ishte e shkolluar, ndaj dhe e shkurorëzoi dhe u martuar me një grua tjetër, e cila ishte e shkolluar dhe gjithashtu punonte si mësuese. Dy fëmijët, djali dhe vajza qëndruan me ne, ndaj dhe kujdesesha për edukimin dhe i doja shumë.
    Përveç kësaj, gjeja kohë që të ndihmoja edhe gruan e tij të re në punët e shtëpisë për faktin se punonte si mësuese në shkollë; kur vinte nga puna, ajo dhe im bir e gjenin ushqimin të gatshëm.

    Pas një periudhe kohore, vërejta se gruaja e djalit nuk i pëlqente gjellët që përgatitja për ta, me pretekstin se në meny nuk kishte gjellë të reja. Asaj gjithashtu nuk i pëlqente mënyra se si e pastroja unë shtëpinë dhe kërkoi nga bashkëshorti i saj që të sillte në shtëpi një shërbëtore, të cilës do t’ia jepte ajo pagën.
    Në fakt, djali im ashtu veproi, solli shërbëtoren. Kur erdhi ajo, unë nuk kisha se çfarë të shërbeja më, ndaj dhe ndihesha një mysafire e rëndë në zemrën e resë sime. Më pas ajo filloi të ngacmonte tim bir me pretendimin se kinse po përzihesha në çështje që nuk duhet të më interesonin dhe nganjëherë tjetër se kinse unë po ndërhyja në punët e shërbëtores.
    Akuzat e saj morën përmasa të mëdha, duke gënjyer se kinse unë po flisja për të fjalë që nuk i meritonte. Deri këtu erdhi puna, saqë djalit tim iu mbush zemra me inat dhe xhelozi ndaj meje; nuk më fliste dhe as nuk më përshëndeste.
    Ç’është më e keqja, më transferuan nga dhoma ime, që ishte brenda vilës, në një dhomë jashtë saj; ky ishte vendi ku flinte shërbëtorja. Tashmë atë e kishin futur në dhomën time.

    U ula dhe u përpoqa ta përmbaja veten dhe zemërimin tim. Ishte djali im! Çfarë të bëja? Për hir të djalit dhe vajzës së tij nga gruaja e parë, u mundova ta qetësoja veten.
    Një ditë prej ditësh, ndërsa po kthehesha nga vizita e vajzës sime, e cila jetonte në një qytet tjetër, u afrova te dhoma ime. Aty pashë se gjërat e mia, shtratin dhe gjërat e tjera personale, i kishin nxjerr jashtë dhe atë dhomë e kishin shndërruar në depo. Pasi atypari nuk gjendej askush, trokita në derë që të pyesja se çfarë po ndodhte.
    Derën e hapi gruaja e djalit, kurse pas saj qëndronte im bir. Ajo tha: “Kemi pasur nevojë për këtë dhomë dhe ja tani na u desh që ta shndërrojmë në depo për mallin dhe orenditë e tjera që nuk na hyjnë në punë. Do t’i fusim aty, kurse ti gjej një vend tjetër për të fjetur!”
    Iu përgjigja asaj me këto fjalë: “E, ku të fle në këtë dimër të ftoftë?!”
    Ajo u përgjigj: “Toka e Allahut është e gjerë, fli ku të duash, por kurrsesi në shtëpinë time!”
    A mund ta besoni këtë?! Ndërsa ajo fliste këto fjalë, im bir qëndronte pas saj i qetë, nuk thoshte asnjë fjalë!

    Dola nga shtëpia dhe nuk dija se kujt t’i drejtohesha. Ishte ora dhjetë e natës dhe ditët më të ftohta të dimrit.
    Nuk ma lejonte ndërgjegjja që t’i bezdisja njerëzit në këto orë të vona të natës, mirëpo për raste të tilla emergjente ekzistojnë edhe dispozitat. Vajta te shtëpia e njërit prej fqinjëve, trokita në derë.
    Pronari i shtëpisë hapi derën,u habit kur më pa në atë kohë të errët e të ftohtë. Më pas mes nesh pasoi biseda në vijim:

    -Shpresojmë që të jeni mirë oj nënë. Lus Allahun të mos ketë ndodhur asgjë.
    -Allahu të ruajttë, o fqinji im, mirëpo…
    -Inshallah asgjë e keqe nuk ka ndodhur. Shpresoj që djali yt të mos jetë sëmurë apo ndokush tjetër nga fëmijët...
    -Jo, assesi, asgjë nuk ka ndodhur, ata janë shëndoshë e mirë, falënderoj Allahun. Mirëpo, a më lejon që së pari të hyj te nëna juaj?
    -Urdhëro, ejani, mirë se na keni ardhur.Është një nder për ne dhe orë e bereqetit, oj fqinja jonë.

    Hyra në shtëpinë e fqinjës sime. U ula së bashku me të dhe kërkova nga ajo që të më lejonte të flija në konakun e saj deri në mëngjes, mirëpo kërkesa ime e çuditi fqinjën time.
    Ajo e dinte shumë mirë se djali im ishte në shtëpi dhe unë banoja me të, mirëpo çfarë t’i thosha? Me çfarë ta arsyetoja kërkesën time?… Më në fund u ndjeva e obliguar që t’i rrëfeja atë që ndodhi në shtëpinë time, në mes meje, im biri dhe gruas së tij.
    Nuk tha tjetër, vetëm se më uroi mirëseardhjen, përgatiti njërën prej dhomave dhe shtoi:- Kjo është dhoma juaj, shtëpia ime është shtëpia juaj. Unë do të jem në shërbimin tënd si motra jote, kurse burri im do t’ju shërbejë si vëllai juaj. Ndieje veten si në shtëpinë tënde dhe sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Çdo gjë që ju nevojitet, kërkojeni dhe ne do të jemi në shërbimin tuaj!

    E falënderova fqinjën time për mirëpritjen dhe ngrohtësinë e saj ndaj meje dhe i thashë: “Çdo gjë do të jetë për një kohë të shkurtër, derisa të pendohet biri im dhe të kthehet në drejtësinë e tij apo derisa të vijë bija ime për të më marrë në shtëpinë e saj.”

    Në mëngjes telefonova time bijë në qytetin në të cilin ajo banon me bashkëshortin e saj.
    I tregova për rastin që kishte ndodhur, ndaj dhe kërkova që të vinte të më merrte dhe të më ofronte strehim në shtëpinë e saj, mirëpo kërkesa ime nuk u realizua, pasi ajo më tha se kur kisha qëndruar tek ajo vetëm dy ditë, burri i saj ishte nevrikosur shumë. Ç’do të ndodhte sikur të jetoja me ta për një periudhë më të gjatë? Ajo më pas e uli receptorin e telefonit dhe me të mbylli edhe derën e shpresës sime.
    Ajo që shpresoja më parë ishte që unë të banoja me të për faktin se ajo ishte vajza ime dhe do kishte mundësi që të më ndihmonte tashmë kur jam lodhur dhe jam plakur. Më pas fillova të qaja aq shumë, saqë m’u shterën sytë së lotuari.
    Këtë e pa edhe fqinja ime, e cila së bashku me mua ndante dhimbjen dhe lotët. Ajo më tha: -Mos ki merak oj motra ima, kjo është shtëpia juaj dhe ne jemi familja për ju!

    Në të njëjtën lagje në të cilën jetonim, gjendej një burrë i pasur dhe bujar. Duart e të cilit ishin të shtrira për bamirësi dhe kur dëgjoi për hallin tim, kërkoi nga pronari i shtëpisë, në të cilën po jetoja, që të më dërgoj tek ai. Kur shkuam tek ai, më pyeti: A ke mundësi që të banosh vetë dhe t’i kryesh punët e shtëpisë? Ia ktheva; Po, kam mundësi.
    Përgatiti njërën prej shtëpive të tij të shumta, me dhuroi çelësin e saj dhe tha: “Kjo është shtëpia juaj, çdo gjë që të nevojitet, mos hezito e as mos te vjen marre për ta kërkuar, Ne jemi të gatshëm –prej të madhit e deri te më i vogli- që t’ju shërbejmë juve.

    Jetoja në këtë shtëpi të re, të gjithë ishin familja ime, përveç djalit tim. Të gjithë më vizitonin dhe i vizitoja; më sillnin çdo ushqim, pije dhe veshmbathje, përveç tim biri, Allahu e faltë dhe e drejtoftë në rrugën e drejtë!
    Njëri prej fqinjëve sa herë që blinte bukë apo qumësht për shtëpinë e tij, nuk harronte që edhe mua të më sillte të njëjtat gjëra, i thosha atij: “Kjo mund të mbetet tek unë me ditë të tera derisa ta mbaroj, ndaj dhe kam frikë se mos po prishet.” Kërkoja prej tij që të më sillte bukë dhe qumësht çdo të pestën ditë.

    Një ditë prej ditësh, u sëmura aq shumë, askush nuk dinte për gjendjen time shëndetësore, mbeta e mbyllur në shtëpi tri ditë, nuk shijoja ushqim dhe pije, përveç një ene, e cila ishte afër meje, nuk ushqehesha shumë nga frika se mos mbetesha pa ushqim dhe pije ditën e katërt. Kaluan tashmë katër ditë, njerëzit nuk me kishin parë të dilja nga shtëpia, kishin ardhur që të më vizitonin dhe të njiheshin rreth shkakut të mosdaljes sime nga shtëpia. Me të marrë lajmin e sëmundjes sime, më transferuan në spital.
    Secili nga banorët e lagjes erdhën për vizitë, përveç djalit tim, i cili edhe në këto çaste të jetës sime nuk më vizitoi dhe as që pyeti për mua. Lus Allahun e Lartmadhërishëm që ta falë atë!

    I nderuar vëlla, e nderuar motër, shikoni se sa e madhe ishte mëshira e nënës dhe ashpërsia e zemrës së të birit.
    Shikoni se si lutej për të birin e saj, i lutej Krijuesit me gjithë zemër që ta udhëzoj dhe ta falë atë. Ishte kjo zemra e nënës, e cila dridhej nga dashuria dhe simpatia e madhe që kishte ndaj të birit. O Allah, na ndihmo që t’i respektojmë prindërit tanë dhe të sillemi me ta sa më mirë që është e mundur! Amin!

    Muhammed bin Salih el-Kahtani
    Përktheu nga gjuha arabe: Mr. Fehim Dragusha
    Burimi: Kisas ve meas min ukuk el-validejn, fq.15
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  18. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


  19. #10
    Grafika e Abdurrezak
    Abdurrezak nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    08-08-2008
    Postimet
    1,226
    All-llahu të shpërbleftë
    2,643
    Falënderuar 1,917 herë në 804 Postime
    Rep Fuqia
    754

    Re: Tregime/ngjarje të ndryshme... vazhdo pas meje!

    Misionar edhe pas vdekjes

    Në republikën afrikane Ruanda, deshi Allahu që të lind një musliman i ri. Ai ishte gjallë edhe më pare por vetëm fizikisht ngase ishte i krishterë, ndërsa shpirtin e tij kishte filluar ta njoh pas hyrjes dhe kthimit në Islam, kur filloi ta shijonte ëmbëlsinë e besimit.

    E lajmëroi familjen për këtë por në vend se ta përkrahin, ata iu kundërvunë, shkaktuan rrëmujë e kaos, gjë qe nuk bën te na çudit fare. Vërtet, nuk kemi nevoje te çuditemi kur dimë se zemrat e tyre janë mbushur me inatin dhe mërinë kishtare, te cilën e dëgjojnë çdo dite ne shkollat dhe kishat e tyre se "arabet – muslimanët janë sinonim i djallit", edhe pse ata shume rralle e shohin ndonjë musliman.

    Gjersa janë te vegjël, ne shkolle i mëson kisha belge se kinse muslimanët janë njerëz te egër, qe dine te djegin vende, mbysin te pafajshëm, grabisin gra, shndërrojnë token në gërmadhë…

    Lajmi për kthimin në Islam i arriti edhe vëllait te tij, i cili kur e pa vëllain duke vënë ballin ne toke për Allahun gati sa nuk pëlciti nga inati, dhe bazuar ne atë qe ia ka mësuar kisha, ai mbyti vëllain e tij musliman derisa ishte ne sexhde.

    Tregimi ende nuk ka përfunduar. Jo, ende nuk ka përfunduar, madje pjesa më me rëndësi e tij është tani…

    Policia u vë në arrest te tij dhe për tri ditë me radhe, ne një vapë qe mbretëron ne vendet afrikane, kufoma mbeti ne po atë gjendje ne sexhde duke mos ndryshuar (prishur, qelbur). Ky ishte një fakt, qe ne mënyrë te heshtur, dëshmoi për madhërinë, pastërtinë dhe shenjtërinë e kësaj feje. Kur dëgjuan për këtë, erdhën dhjetëra njerëz qe ta shohin kufomën e këtij njeriu musliman qe tri dite me radhe prêt nga mjeku policor te varroset, dhe këtu këta dhjetëra njerëz, pasi qe shohin këtë skene madhështore, bashkërisht hynë në Islam, andaj, vëllai ynë që u mbyt meriton të quhet: MISIONAR EDHE PAS VDEKJES!
    Ibn Kajimi rahimehullah ka thënë: “Ka shumë njerëz të cilët i sheh se u ruhen të këqijave dhe të ligave, ndërsa gjuha e tyre bën masakër në të gjallët dhe të vdekurit, ndërsa ai aspak nuk vret mendjen se çfarë flet.”

  20. Për këtë postim, ju falënderohen 6 Përdorues në vijim:


Faqja 1 prej 36 12311 ... FundFund

Tema të Ngjashme

  1. Shkruaje një emër pas meje!
    By Ibën-el-Xheuzi in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 459
    Postimi i Fundit: 22-11-2014, 11:50
  2. Terminologji... vazhdo pas meje!
    By Ibën-el-Xheuzi in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 72
    Postimi i Fundit: 26-02-2011, 18:45
  3. kerkoj tregime islame(ngjarje)
    By besi_fbi2 in forum Kërkesa
    Përgjigjet: 3
    Postimi i Fundit: 26-03-2009, 13:22

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •