 |
 |
 |
 |
|
 |

02-11-2008, 14:33
|
.gif?dateline=1228251390) |
Anėtarė i Avancuar
|
|
Data e Anėtarėsimit: 18-07-2008
Lokacioni: Shkup
Postimet: 3,998
All-llahu tė shpėrbleftė: 2,414
Falėnderuar 4,847 herė nė 2,753 Postime
Rep Fuqia: 1824
|
|
|
Ushqyerja e fėmijės gjatė vitit tė parė tė jetės
Ushqyerja e fėmijės gjatė vitit tė parė tė jetės
Qumėshti i gjirit ėshtė ushqyerja mė e mirė e fėmijės nė 6- mujorin e parė tė jetės,ushqyerje qė garanton njė rritje normale fizike dhe psikike tė fėmijės.
Qumėshti i gjirit forcon sistemin imunitar dhe mbron fėmijėn nga sėmundjet. Nė njė intervistė pėr Panorama, mjekja pediatre,Dr.Shk.Shqipe Binbashi tregon pėr mėnyrėn e ushqyerjes sė fėmijės gjatė vitit tė parė tė jetės:
Doktoreshė ēfarė avantazhesh ofron ushqyerja me gji pėr fėmijėn?
Avantazhet qė ofron qumėshti i gjirit janė tė panumėrta.
Pėrbėrja nutricionale e qumėshtit tė gjirit ėshtė mjaft e lartė.
Pėrveē kėsaj ai pėrmban komponentė imunologjike dhe enzimatike,si dhe ėshtė i pastėr bakteriologjikisht.
Ka pėrfitime tė mėdha shėndetėsore dhe psikologjike,jo vetėm pėr fėmijėn,por edhe pėr nėnėn dhe forcon lidhjen nėnė-fėmijė.
Jo vetėm kaq,por ėshtė parė se qumėshti i gjirit ndikon nė uljen e frekuencės sė shfaqjes sė infeksioneve nė pėrgjithėsi,dermatitit atopik dhe sėmundjeve alergjike.
Ka tė dhėna pėr njė frekuencė mė tė ulėt tė diabetit tė tipit I nė fėmijėt e ushqyer me gji,po ashtu ėshtė vėrejtur se limfomat,morbus krohn,obeziteti nė moshat mė tė rritura janė me incidencė mė tė ulėt nė rastet e fėmijėve qė janė ushqyer me gji.
Tė gjithė kėto avantazhe qė pėrmendėm bėjnė qė ushqyerja me gji tė konsiderohet si ushqyerja mė e mirė e fėmijės nė 6 muajt e parė tė jetės
Eshtė e vėrtetė qė qumėshti i gjirit ndryshon nė pėrbėrje?
Po.Qumėshti ėshtė sekrecion i gjėndrave tė gjirit,qė ndryshon nė pėrbėrje: nga stadi i laktacionit,nė periudha tė ndryshme tė ditės,nė kohė tė ndryshme tė tė njėjtės pirje si dhe nga ushqyerja e nėnės.
Cila ėshtė mėnyra mė e mirė pėr dhėnien e gjirit?
Fėmija duhet vėnė menjėherė nė gji pas lindjes.
Pozicioni ulur i nėnės me fėmijėn pėrgjatė krahut,nė njė kėnd 30-40 gradė ėshtė pozicioni mė i rehatshėm,si pėr nėnėn,ashtu edhe pėr fėmijėn gjatė dhėnies sė gjirit.
Boshatisja e mirė e njėrit gji dhe nė ushqyerjen tjetėr,tė gjirit tjetėr,ka rėndėsi nė prodhimin e mirė tė qumėshtit.
Stimulimi i refleksit tė kapjes dhe mė pas sigurimi qė goja e fėmijės ėshtė e puthitur mirė nė gji,duke kapur edhe areolėn ėshtė i rėndėsishėm pėr tė parandaluar ēarjet e thithit.
Thithja e gjirit ndihmon tė stimulohet refleksi i ardhjes sė qumėshtit,qė siguron njė prodhim tė mirė dhe konstant tė qumėshtit.
Kur themi se qumėshti ėshtė i mjaftueshėm,pra kur quhet e suksesshme ushqyerja me gji?
Qumėshti ėshtė i mjaftueshėm kur ndėrpritet humbja fiziologjike nė fund tė javės sė parė tė jetės dhe fillon shtesa nė fund tė javės sė dytė,kur fėmija ka sasi tė bollshme urine dhe ėshtė i kėnaqur pas pirjes,kur ushqehet 8-10 herė nė ditė dhe ka dalje tė rregullta dhe tė bollshme.
Sinjal se qumėshti i gjirit ėshtė i mjaftueshėm ėshtė fakti qė fėmija shton tė paktėn 25 gr nė ditė nė tremujorin e parė tė jetės.
Shpesh disa nėna ankojnė pėr sasi tė pamjaftueshme qumėshti,sidomos kjo tek nėnat e reja.
Si rezultat mund tė gabohet duke i filluar fėmijės ushqimet solide nė mėnyrė tė parakohshme,gjė qė ēon nė pakėsimin e prodhimit tė qumėshtit.
Duhet pasur parasysh qė fėmija ėshtė i ndryshėm nė sjelljen ndaj ushqimit. Stomaku i fėmijės sė vogėl kėrkon njė periudhė 1-4 orė pėr tu boshatisur,kėshtu qė dėshira pėr tu ushqyer ndryshon tek i njėjti fėmijė,brenda tė njėjtės ditė.
Eshtė vetė fėmija qė e rregullon sasinė e qumėshtit dhe orarin e pirjes.
Si duhet tė ushqehet nėna gjatė periudhės sė laktacionit?
Studimet tregojnė se cilėsia dhe sasia e qumėshtit tė nėnės arrin tė realizojė rritjen dhe zhvillimin e fėmijės,pavarėsisht dietės sė kufizuar nė shtresa tė varfra sociale.
Mjafton njė dietė e balancuar,me 300-400 kalori shtesė qė tė kemi prodhim qumėshti,pa prekur gjendjen nutricionale tė nėnės.
Nuk ka tė dhėna qė sasia e lėngjeve qė merr nėna influencon nė prodhimin e qumėshtit.
Kur rekomandohet ushqyerja me qumėsht industrial?
Sė pari,duhet tė nėnvizoj se qumėshti i gjirit ėshtė standardi i artė,ku bazohet pėrbėrja e formulave industriale.
Industria ushqimore ka arritur tė pėrshtatė nė mėnyrė tė shkėlqyer pėrmbajtjen e formulave industriale,nė mėnyrė qė ato tė jenė sa mė afėr qumėshtit tė gjirit.
Shpesh ėshtė zgjedhja e vetė nėnės qė tė ushqejė fėmijėn me qumėsht industrial (formula).
Kėshillohen formulat nė tė gjitha rastet kur ushqyerja me gji ėshtė e pamundur (sidomos, e lidhur me sėmundje tė rėnda tė nėnės),kur ushqyerja me gji ėshtė e pasuksesshme,apo ndėrpritet para vitit te parė.
Kur duhet tė fillohet ushqyerja me ushqime tė tjera solide?
Periudha e fillimit tė ushqimeve tė tjera pėrveē qumėshtit tė gjirit,ose formulave pėrkon me muajin 4-6 tė jetės sė bebit,nė kohėn kur kapaciteti i fėmijės pėr tė thithur dhe tretur ushqime solide rritet.
Po ashtu,funksioni i veshkave pėrballon njė sasi mė tė madhe proteinash dhe mineralesh,si dhe enzimat pankreatike janė mė tė plota,gjė qė bėn tė pėrballohet mė mirė ushqimi solid.
Dua tė theksoj se,pėrpjekja pėr tė filluar ushqimet solide mė herėt se muaji i katėrt ėshtė e gabuar (fėmija nuk ka pėrgatitje tė traktit tretės,ose pėrgatitje psikomotore pėr kėtė).
Fillimi i ushqimeve solide mė vonė se 6 muajsh nuk kėshillohet,sepse fėmija mund tė mos reagojė mirė nė ushqyerje.
Ēfarė ushqimesh mund tė jepen nė kėtė periudhė?
Zgjedhja a ushqimeve ėshtė individuale dhe varet nga preferencat dhe tradita ushqyese familjare.
Mund tė pėrdoren drithėrat,(mielli i orizit, qė ėshtė hipoalergjik).
Mund tė parapėlqehen edhe zarzavate tė grira si ushqim i parė,nė formėn e puresė.
Ushqimet solide duhet tė jepen me lugė dhe jo me biberon,nė mėnyrė qė tė mėsohen reflekset e pėrtypjes dhe gėlltitjes.
Lėngjet duhet tė pihen me gotė.
Ne qoftese kėto ushqime pėrgatiten me qumėsht lope dhe jo me formula,duhet pasur kujdes pėr dhėnien e hekurit dhe vitaminave shtesė,sepse qumėshti i lopės ka nivel tė ulėt tė hekurit dhe mund tė ēojė fėmijėn nė anemi nga deficiti i hekurit.
Po mė pas ēfarė mund tė jepet?
Pasi drithėrat tė tolerohen mirė (1-2 javė),fillohen ushqime tė tjera solide,si zarzavate tė grira,mish i zier dhe i grirė imėt,(homogjenizuar) produkte tė qumėshtit,mė pas e verdha e vezės.
Nuk kėshillohet shtesa e kripės dhe e sheqerit nė ushqimet solide.
Nuk duhet harruar qė ushqimi tė shoqėrohet me dhėnien e ujit.
Rreth muajit 7-8 fėmijės mund ti jepet ndonjė ushqim nė dorė,pėr tė marrė pjesė aktive nė ushqyerje (njė copė frut karote, bukė, etj).
Sidoqoftė,qumėshti mbetet produkti kryesor qė siguron proteinat dhe kalciumin.
Sasia e tij deri nė fund tė vitit tė parė,nuk duhet tė jetė mė pak se 500 ml/ditė.
Keshilla!
Duhet pasur parasysh:
Fėmijėt janė tė ndryshėm nė oreks dhe sjellje ndaj ushqimit
Stomaku i fėmijės qė ushqehet me gji kėrkon njė periudhė nga 1-4 orė pėr tu boshatisur nga ushqyerja e mėparshme, gjatė tė njėjtės ditė
Dėshira pėr tu ushqyer ndryshon nė tė njėjtin fėmijė brenda tė njėjtės ditė
Nuk ka sasi dhe orar tė paracaktuar pėr dhėnien e gjirit, sepse ėshtė vetė fėmija qė e rregullon kėtė
Vetėrregullimi i ushqyerjes me gji kėrkon 2-4 jave
Nga Aida Malaj
Gazeta Panorama
__________________
''Nuk ndodh asnje fatkeqesi ne toke e as ne trupin tuaj,e qe te mos jete ne shenime (liber-Levhi Mahfudh) para se te ngjaje ajo,e kjo per Allahun eshte lehte.
Ashtu qe te mos deshperoheni teper per ate qe u ka kaluar,e as te mos gezoheni teper me ate qe Ai u ka dhene,pse Allahu nuk e do asnje arrogant qe u lavderohet te tjereve.''(El Hadidė 22-23)
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
|
|

02-11-2008, 14:41
|
.gif?dateline=1228251390) |
Anėtarė i Avancuar
|
|
Data e Anėtarėsimit: 18-07-2008
Lokacioni: Shkup
Postimet: 3,998
All-llahu tė shpėrbleftė: 2,414
Falėnderuar 4,847 herė nė 2,753 Postime
Rep Fuqia: 1824
|
|
|
Ushqyerja e femijes gjate vitit te dyte tė jetės
Ushqyerja e femijes gjate vitit te dyte tė jetės
Gjatė vitit tė dytė vihen re nga muaji nė muaj ndryshime tė mėdha nė zhvillimin e fėmijės dhe nė aftėsinė e tretjes sė ushqimit.
Nė drekė mund tė jepet njė supė mė shumė ose mė pak e trashė sipas moshės e shijes sė fėmijės.
Supa pėrgatitėt me lėng mishi,me perime,me vaj ose gjalpė,si dhe me oriz ose makarona.
Nga supa mund tė kalohet nė njė pjatė me oriz ose makarona tė imta,tė ziera mirė.
Ato gatuhen me gjalpė ose me lėng mishi,dhe nė fund i shtohet pak djathė i grirė.
Nė drekė i jepet gjithashtu njė sasi me tul mishi qė shkon nga 30-50 gramė. Nė vend tė mishit vlen peshku,mėlēia e trutė.
Mishi jepet i zier,i zbutur,i ndarė nė copa ose grimca tė vogla sipas moshės. Me mish mund tė pėrgatitėn qoftė,kurse biftekėt e butė zakonisht pėlqehen e treten nga fundi i vitit tė dytė.
Nė rast se nuk i japim mish,nė vend tė tij i japim fėmijės vezė duke e hequr nga mėngjesi.
Nė zėmėr i jepet qumėsht ose kos me bukė e djathė,ose me gjalpė e reēel,si dhe njė frutė e njomė.
Preferencat e ushqimit
Nė darkė shumė fėmijė pėlqejnė supėn dhe vezėn.
Nė rast se kėto ushqime pėlqehen nė darkė hiqen nga ushqyerja e ditės.
Veza nuk jepet vetėm e zier ose e rrahur me sheqer, por edhe e skuqur me gjalpė ose vaj.
Disa fėmijė vazhdojnė tė pėlqejnė purenė.
Kėto janė mjaft tė tretshme dhe mjaft tė pasura me lėndė ushqyese.
Perimet duhet tė zėnė njė vend me rėndėsi nė ushqyerjen e fėmijės.
Ato jepen me supė ose me pure.
Mjaft fėmijė mėsohen me patate tė pjekura,tė ziera ose tė skuqura.
Disa fėmijė e kėrkojnė nė darkė qumėshtin,kosin me bukė ose sytliaēin.
Nė rast se kėto jepen nė darkė duhet tė kemi kujdes qė fėmija tė mos marrė ushqime tė tjera tė lėngshme si supėrat.
Njė frutė e njomė ėshtė gjithnjė e pėlqyeshme.
Nė pėrgjithėsi do tė theksojmė se gjatė vitit tė dytė ushqimi i fėmijės duhet tė kėtė ndryshime.
Gjatė njė kuarje mund tė jepet me shumė se njė lloj ushqimi.
Gatuarjet e fėmijėve nė vitin e dytė duhet tė pėrgatitėn tė veēanta nga ato tė tė rriturve.
Fėmija duhet tė mėsohet tė pėrtypė mirė ushqimet qė merr.
Frutat e freskėta jepen rregullisht.
Ato pėrtypėn mirė nga fėmijėt.
Edhe frutat e thata jepen nė sasi tė kufizuar.
Disa perime jepen tė paziera, si domatet e sallatat.
Kripa vihet nė gjellėt me kohė dhe nė sasi tė nevojshme.
Fėmija duhet tė jetė i mėsuar me gjellė tė kripur qė gjatė vitit tė parė.
Uji i jepet fėmijės nė sasi tė ndryshme,kryesisht sipas stinės.
Ėshtė mirė qė fėmija tė mos pijė ujė nė kohėn kur merr ushqimin,por nė mes tė dy vakteve tė ngrėnies.
Sasia e ushqimit tė njė kuarje zakonisht nuk kalon 300 gramė.
Pas vitit tė parė fėmija mėsohet tė hajė vetė me lugė,duke i qėndruar nėna pranė ose njė pjesėtar tjetėr i familjes.
Reēelet ose mjalti,nė sasi tė kufizuar,zakonisht jepen me bukėn.
Ėshtė mirė qė fėmija tė mos mėsohet me llokume,sheqerna e karamele.
Gatimet kryesorė
Gjatė vitit tė dytė vihen re nga muaji nė muaj ndryshime tė mėdha nė zhvillimin e fėmijės dhe nė aftėsinė nė tretjes sė ushqimit.
Nė fillim tė vitit tė dytė ushqimet pėrgatitėn mjaft tė pėrpunuara pėr ti bėrė mė tė tretshme,kurse nga fundi i vitit tė dytė mė pak tė pėrpunuara duke iu afruar disa gatimeve qė pranon fėmija mė i madh.
Nė mėngjes zakonisht jepet 200-250 gramė qumėsht i ėmbėlsuar me sheqer. Nė fillim qumėshtit i shtohen grimca buke tė thekur duke e bėrė si pėrshesh,jo tė dendur.
Me shtimin e numrit tė dhėmbėve jepen rriska bukė,me pak gjalpė,me reēel ose mjaltė e djathė.
Disa fėmijė pėlqejnė qė nė mėngjes tė hanė njė gjysmė veze ose njė vezė tė plotė.
Nė drekė mund tė jepet njė supė me shumė ose mė pak e trashė sipas moshės e shijes sė fėmijės.
Supa pėrgatitėt me lėng mishi,me perime,me vaj ose gjalpė,si dhe me oriz ose makarona.
Nga supa mund tė kalohet nė njė pjatė me oriz ose makarona tė imta,tė ziera mirė.
Ato gatuhen me gjalpė ose me lėng mishi,dhe nė fund i shtohet pak djathė i grirė.
Nė drekė i jepet gjithashtu njė sasi me tul mishi qė shkon nga 30-50 gramė. Nė vend tė mishit vlen peshku,mėlēia e trutė.
Mishi jepet i zier,i zbutur,i ndarė nė copa ose grimca tė vogla sipas moshės. Mė mish mund tė pėrgatitėn qoftė,kurse biftekėt e butė zakonisht pėlqehen e treten nga fundi i vitit tė dytė.
Gjatė vitit tė dytė ushqyerja e fėmijės bėhet mė e lirė,mė e ndryshme dhe mė e pasur se gjatė vitit tė parė.
Fėmija mėsohet tė pėrtypė gjithnjė e mė mirė.
Ai tret ushqime tė ndryshme kur kėto gatuhen nė mėnyrė tė pėrshtatshme. Gatesa e ushqimeve duhet tė jetė e veēantė dhe e ndryshme nga ajo e tė rriturve.
Ushqimet jepen mė tė dendura,mė tė trasha.
Ato ushqime qė kanė nevojė pėr zierje, vazhdojnė tė zihen me kujdes. Ushqimet nuk kanė nevojė tė kalohen nėpėr sitė,me pėrjashtim tė ndonjė rasti gjatė muajve tė parė tė vitit tė dytė.
Shija e fėmijės ndryshon dhe bėhet mė e ndjeshme.
Pėr kėtė arsye bėhet i nevojshėm ndryshimi, armia nė ushqimet dhe nė gatimet,pėrndryshe oreksi pakėsohet.
Gjatė njė kuarje mund tė jepet jo mė njė ushqim i vetėm por disa ushqime.
Nevojat e fėmijės pėr qumėshtin
Qumėshti jepet nė sasi ditore nga 400-600 gramė.
Sasi tė mėdha qumėshti pengojnė marrjen e disa ushqimeve tė tjera me vlerė. Qumėshtit mund ti shtohet edhe pak kafe elbi pėr ta bėrė mė tė pėlqyeshėm. Muhalebitė nuk janė tė domosdoshme.
Nė vend tė tyre mund tė jepet qumėshti si pėrshesh ose si sytliaē.
Perimet pėrdoren gjerėsisht,kryesisht patatet,karotat,spinaqi,bizelet,fasulet,domatet,sa llatat.
Po ashtu pėrdoren orizi,makaronat e buka.
Supėzat gatuhen jo vetėm tė lėngshme si bujon,por bėhen gjithnjė e mė tė dendura.
Orizi e makaronat gatuhen sė bashku me supėn.
Ato gjithashtu gatuhen si gjellė mė vetė,duke i zier mirė e duke shtuar lėng mishi,gjalpė ose djathė.
Veza jepet sė bashku me tė bardhėn.
Ajo gatuhet nė mėnyra tė ndryshme.
Mishi ose peshku,mėlēia, rutė ėshtė mirė tė jepen ēdo ditė.
Mishi ka nevojė tė zbutet e tė pėrpunohet mirė veēanėrisht gjatė muajve tė parė tė vitit tė dytė.
Gjalpi e vaji jepen mė gjerėsisht.
Ata ndihmojnė pėr tė shtuar vlerėn ushqimore dhe shijen e ushqimeve tė ndryshme.
Djathi si ushqim me vlera nuk duhet tė mungojė.
Reēelet ose mjalti,nė sasi tė kufizuar,zakonisht jepen me bukėn.
Sheqeri pėrdorėt nė sasi tė nevojshme pėr tė ėmbėlsuar qumėshtin,sytliaēin dhe pėr tė pėrgatitur disa ėmbėlsira jo tė rėnda.
Me mbushjen e vitit ushqyerja e fėmijės ndryshon mjaft nė sasi,nė cilėsi dhe nė mėnyrėn e pėrgatitjes.
Gjatė vitit tė dytė organizmi i fėmijės zhvillohet mjaft shpejt.
Dalja e dhėmbėve e bėn tė mundur pėrtypjen e mjaft ushqimeve.
Aparati tretės pranon ushqime mė tė ndryshme se gjatė vitit tė parė.
Viti i dytė fillon me muajin e 13-tė e pėrfundon me muajin e 14-tė.
Gjatė kėsaj kohe kemi mjaft ndryshime nė ushqyerjen e fėmijės.
A ėshtė i nevojshėm qumėshti i gjirit gjatė vitit tė dytė?
Gjatė vitit tė dytė fėmija nuk ka nevojė pėr qumėsht gjiri,pėrkundrazi vazhdimi i gjirit shpesh nuk lejon fėmijėn tė mėsohet me ushqime tė tjera tė nevojshme.
Nėnat qė vazhdojnė dhėnien e gjirit gjatė vitit tė dytė lodhin veten e tyre dhe ērregullojnė ushqyerjen e fėmijės.
Disa nėna i japin gji fėmijės gjatė natės.
Kėto ushqyerje krijojnė zakone tė kėqija pėr fėmijėn dhe prishin qetėsinė e pushimin e tij gjatė natės.
Cili ėshtė orari i ushqyerjes sė tij nė kėtė moshė?
Gjatė vitit tė dytė fėmija mbahet me 4 kuarje nė ditė.
Ushqimi jepet nė mėngjes,nė drekė,nė zemėr dhe nė darkė.
Midis dy ushqyerjeve asnjėherė nuk duhet tė ketė diferencė kohe mė pak se 4 orė.
Ky rregull nuk duhet tė shkelet nė asnjė rast dhe nė asnjė stinė si nė shtėpi,ashtu edhe nė ēerdhe.
Nė rast se mėngjesi i jepet shpejt,duhet dhėnė shpejt edhe vakti i drekės.
Nė mes tė njėrės kuarje dhe tjetrės fėmija ndėrrohet,fle,luan,nxirret nė ajėr tė pastėr dhe nė diell.
Gatimet kryesore pėr fėmijėt e vegjėl!
Po paraqesim shkurtimisht disa nga gatimet kryqėsorė mė tė nevojshme pėr fėmijėt.
Kėto gatime nė radhė tė parė vlejnė pėr fėmijėt e vegjėl.
Kėto gatime kanė veēoritė e tyre.
Kėto shpesh nuk njihen mirė dhe nuk pėrpunohen me kujdesin dhe pėrpikėrinė e duhur.
Gatimet pėr fėmijėt e vegjėl kanė nevojė pėr ruajtje tė kushteve tė higjienės,pastėrtisė dhe sterilitetit.
Gatesat pėr fėmijėt mė tė mėdhenj pėrgatitėn mė lehtė,sepse ato janė pothuajse si gatesat pėr tė rritur.
Sipas mėnyrės plotėsuese shtesa e ushqimit nuk bėhet e njėllojtė nė ēdo kuarje,zakonisht fėmija merr mė tepėr qumėsht gjiri nė mėngjes dhe mė pak nė pasdite dhe nė darkė.
Pėr kėtė arsye, htesat bėhen kryesisht nė pasdite dhe nė darkė.
Sasia e ushqimit qė i mungon fėmijės nė ēdo kuarje pėrcaktohet nga konsultorja pas disa peshave tė dyfishta.
Lloji i ushqimit me tė cilin plotėsohet mungesa e qumėshtit tė gjirit, ndryshon sipas moshės sė fėmijės.
Mund tė themi sė lloji i ushqimit qė i shtohet fėmijės ka atė pėrbėrje si nė ushqyerjen plotėsisht tė huaj, kuptohet se sasia qė i jepet fėmijės ėshtė mė e pakėt se nė rastin e ushqyerjes sė huaj.
Pėr tė qenė mė tė qartė po sjellim njė shembull.
Njė fėmijė 4 muajsh pi nė ēdo kuarje 100 gramė qumėsht gjiri nė vend tė 180 gramėve qė i nevojitėn.
Nė kėtė rast pas dhėnies sė gjirit shtojmė 80 gramė me muhalebi tė hollė.
E theksojmė edhe njė herė se plotėsimi i gjirit me lėng orizi,me paluze,me pelte nuk ka vlerė ushqimore tė mjaftueshme dhe prandaj kėto shtesa nuk mund tė zėvendėsojnė ushqimet me bazė qumėsht lope.
shqimet plotėsuese nuk duhet asnjėherė tė jepen me biberon,por me lugė.
Nė rast se e mėsojmė fėmijėn ta ushqejmė me biberon,ai mėsohet tė thithė lehtė ushqimin dhe braktis shpejt e plotėsisht gjirin.
Mėnyra zėvendėsuese!
Nė mėnyrėn zėvendėsuese i japim fėmijės njė kuarje tė plotė me ushqim tė huaj nė atė kohė qė nėna nuk i jep gji.
Ushqimi zėvendėsues mund tė jepet njė herė,dy herė ose tre herė nė ditė. Ushqimi zėvendėsues jepet me atė pėrbėrje dhe me atė sasi si nė ushqyerjen e huaj.
Pėr tė qenė mė tė qartė po sjellim njė shembull.
Njė fėmijė 3-muajsh nė ēdo kuarje duhet tė marrė 130 gramė qumėsht gjiri. Nė rast se nė njė kuarje i japim ushqim tė huaj,ky mund tė pėrbėhet nga 130 gramė qumėsht lope me lėng orizi ose nga njė muhalebi shumė e hollė.
Shtesa tė tjera tė nevojshme!
Nė ushqyerjen e pėrzier duhet tė shtohen po ato lėndė qė janė pėrmendur nė ushqyerjen natyrale,veēanėrisht lėngu i frutave dhe vitamina D.
Aida Malaj
__________________
''Nuk ndodh asnje fatkeqesi ne toke e as ne trupin tuaj,e qe te mos jete ne shenime (liber-Levhi Mahfudh) para se te ngjaje ajo,e kjo per Allahun eshte lehte.
Ashtu qe te mos deshperoheni teper per ate qe u ka kaluar,e as te mos gezoheni teper me ate qe Ai u ka dhene,pse Allahu nuk e do asnje arrogant qe u lavderohet te tjereve.''(El Hadidė 22-23)
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
|
|

02-11-2008, 14:45
|
.gif?dateline=1228251390) |
Anėtarė i Avancuar
|
|
Data e Anėtarėsimit: 18-07-2008
Lokacioni: Shkup
Postimet: 3,998
All-llahu tė shpėrbleftė: 2,414
Falėnderuar 4,847 herė nė 2,753 Postime
Rep Fuqia: 1824
|
|
|
Ushqyerja e fėmijės gjatė vitit tė trete tė jetės
Ushqyerja e femijes gjate vitit te trete
Pas vitit tė tretė fėmija ka mundėsi tė hajė,tė tresė shumicėn e ushqimeve qė ha i rrituri.
Ai ushqehet nė tryezė sė bashku me prindėrit e tij.
Gatuarja e ushqimeve nuk ka shumė ndryshime nga ajo e tė rriturve. Megjithatė disa gatuarje tė rėnda,me shumė yndyrė,me shumė sheqer,ose me pipėr e turshi,nuk duhet tu jepen shpejt fėmijėve.
Sasia e ushqimeve shkon duke u shtuar me rritjen e fėmijės.
Ajo pėrcaktohet deri nė njė farė shkalle nga vetė kėrkesat e fėmijės, nga gjallėria e lėvizjeve tė tij.
Masa mė e mirė pėr mjaftueshmėrinė e fėmijės ėshtė rritja dhe zhvillimi i rregullt i tij.
Nevojat pėr proteina
Ashtu siē u vu nė dukje mė lart edhe pėr fėmijėn gjatė vitit tė tretė nuk duhet tė mungojnė ushqimet me vlerė,veēanėrisht proteinat,yndyrat,frutat e njoma.
Karbohidratet plotėsojnė nevojat e organizmit,sipas gjallėrisė sė jetės sė tij. Qumėshti ose kosi nė sasi prej rreth 300 gramėsh ėshtė shumė i vlefshėm. Fėmija nga viti i tretė deri nė vitin e gjashtė ėshtė mirė tė vazhdojė tė marrė katėr vakte nė ditė.
Megjithatė, gjatė dimrit,kur dita shkurtohet,si dhe pas vitit tė gjashtė mund tė kufizohemi nė tre vakte.
Nė ato raste kur fėmija merr shpejt ushqimin e mėngjesit dhe vonė atė tė drekės, mund tė jepet njė ushqim i kufizuar nė mes tė dy ushqimeve.
Orari i tė ushqyerit
Ruajtja e rregullt e orarit nė ngrėnien,si dhe pėrtypja e kujdesshme,duhet tė bėhen me kohė shprehi pėr fėmijėn.
Kemi vėnė nė dukje se fėmijės nuk duhet ti jepen pije alkoolike tė asnjė lloji. Alkooli,edhe nė sasi tė vogla,i sjell dėme fėmijės.
Ushqimi i jepet fėmijės me temperaturė tė pėrafėrt me atė tė trupit. Gjithashtu fėmijės nuk kėshillohet ti jepen ushqime tė nxehta qė tė djegin gojėn, si dhe shumė tė ftohta siē janė akullorėt.
Edhe pirja e kafesė nuk ėshtė as e nevojshme,as e dobishme pėr fėmijėn.
Nė rast se fėmijės i pėlqen mund ti jepet kafe prej elbi me bukė tė pėrzier me qumėsht.
Ujin fėmija e pi sipas kėrkesave tė organizmit tė tij,sipas stinės,sipas aktivitetit fizik.
Sidoqoftė, pėrsėrisim qė pirja e ujit gjatė ngrėnies pengon tretjen e mirė tė ushqimit.
Nevojat pėr fruta dhe perime
Gjallėria e fėmijės kėrkon mė pak ose mė shumė karbohidrate,sheqerna,brumėra.
Tė domosdoshme janė perimet e ndryshme tė ziera e tė njoma,sallatat dhe frutat.
Supat,orizi,makaronat,pėrgatitėn,si pėr tė rriturit dukė i zier mirė.
Mishi pėrgatitėt nė forma tė ndryshme,me kusht qė tė jetė i butė dhe tė pėrtypet pa vėshtirėsi.
Mishi i dhjamosur,mishi i derrit,nuk duhet tė pėrdorėn gjatė tre viteve tė parė tė jetės.
Pėr tė bėrė gjellėt mė tė shijshme,mund tė pėrdorėn salcat e zakonshme,kryesisht me domate.
Nuk duhet tė pėrdorėt piperi,specat djegės,turshitė.
Pijet alkoolikė,qoftė edhe birra,nuk duhet tu jepen asnjėherė fėmijėve. Ushqimi i jepet fėmijės me temperaturė tė pėrafėrt me atė tė trupit. Gjithashtu fėmijės nuk kėshillohet ti jepen ushqime tė nxehta qė tė djegin gojėn,si dhe shumė tė ftohta siē janė akulloret.
Per Panoramen
Aida Malaj
__________________
''Nuk ndodh asnje fatkeqesi ne toke e as ne trupin tuaj,e qe te mos jete ne shenime (liber-Levhi Mahfudh) para se te ngjaje ajo,e kjo per Allahun eshte lehte.
Ashtu qe te mos deshperoheni teper per ate qe u ka kaluar,e as te mos gezoheni teper me ate qe Ai u ka dhene,pse Allahu nuk e do asnje arrogant qe u lavderohet te tjereve.''(El Hadidė 22-23)
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
|
|
| Vegla tė Temave |
|
|
| Ndrysho Paraqitjen |
Linear
|
Rregullat e Postimit
|
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
|
|
|
Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 01:25.
|
 |