Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 3 prej 3

Tema: Ushqyerja e fëmijës gjatë vitit të parë të jetës

  1. #1
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6477

    Ushqyerja e fëmijës gjatë vitit të parë të jetës

    Ushqyerja e fëmijës gjatë vitit të parë të jetës

    Qumështi i gjirit është ushqyerja më e mirë e fëmijës në 6- mujorin e parë të jetës,ushqyerje që garanton një rritje normale fizike dhe psikike të fëmijës.

    Qumështi i gjirit forcon sistemin imunitar dhe mbron fëmijën nga sëmundjet. Në një intervistë për “Panorama”, mjekja pediatre,Dr.Shk.Shqipe Binbashi tregon për mënyrën e ushqyerjes së fëmijës gjatë vitit të parë të jetës:

    Doktoreshë çfarë avantazhesh ofron ushqyerja me gji për fëmijën?

    Avantazhet që ofron qumështi i gjirit janë të panumërta.
    Përbërja nutricionale e qumështit të gjirit është mjaft e lartë.
    Përveç kësaj ai përmban komponentë imunologjike dhe enzimatike,si dhe është i pastër bakteriologjikisht.
    Ka përfitime të mëdha shëndetësore dhe psikologjike,jo vetëm për fëmijën,por edhe për nënën dhe forcon lidhjen nënë-fëmijë.
    Jo vetëm kaq,por është parë se qumështi i gjirit ndikon në uljen e frekuencës së shfaqjes së infeksioneve në përgjithësi,dermatitit atopik dhe sëmundjeve alergjike.
    Ka të dhëna për një frekuencë më të ulët të diabetit të tipit I në fëmijët e ushqyer me gji,po ashtu është vërejtur se limfomat,morbus krohn,obeziteti në moshat më të rritura janë me incidencë më të ulët në rastet e fëmijëve që janë ushqyer me gji.
    Të gjithë këto avantazhe që përmendëm bëjnë që ushqyerja me gji të konsiderohet si ushqyerja më e mirë e fëmijës në 6 muajt e parë të jetës

    Eshtë e vërtetë që qumështi i gjirit ndryshon në përbërje?

    Po.Qumështi është sekrecion i gjëndrave të gjirit,që ndryshon në përbërje: nga stadi i laktacionit,në periudha të ndryshme të ditës,në kohë të ndryshme të të njëjtës pirje si dhe nga ushqyerja e nënës.

    Cila është mënyra më e mirë për dhënien e gjirit?

    Fëmija duhet vënë menjëherë në gji pas lindjes.
    Pozicioni ulur i nënës me fëmijën përgjatë krahut,në një kënd 30-40 gradë është pozicioni më i rehatshëm,si për nënën,ashtu edhe për fëmijën gjatë dhënies së gjirit.
    Boshatisja e mirë e njërit gji dhe në ushqyerjen tjetër,të gjirit tjetër,ka rëndësi në prodhimin e mirë të qumështit.
    Stimulimi i refleksit të kapjes dhe më pas sigurimi që goja e fëmijës është e puthitur mirë në gji,duke kapur edhe areolën është i rëndësishëm për të parandaluar çarjet e thithit.
    Thithja e gjirit ndihmon të stimulohet refleksi i ardhjes së qumështit,që siguron një prodhim të mirë dhe konstant të qumështit.

    Kur themi se qumështi është i mjaftueshëm,pra kur quhet e suksesshme ushqyerja me gji?

    Qumështi është i mjaftueshëm kur ndërpritet humbja fiziologjike në fund të javës së parë të jetës dhe fillon shtesa në fund të javës së dytë,kur fëmija ka sasi të bollshme urine dhe është i kënaqur pas pirjes,kur ushqehet 8-10 herë në ditë dhe ka dalje të rregullta dhe të bollshme.
    “Sinjal” se qumështi i gjirit është i mjaftueshëm është fakti që fëmija shton të paktën 25 gr në ditë në tremujorin e parë të jetës.
    Shpesh disa nëna ankojnë për sasi të pamjaftueshme qumështi,sidomos kjo tek nënat e reja.
    Si rezultat mund të gabohet duke i filluar fëmijës ushqimet solide në mënyrë të parakohshme,gjë që çon në pakësimin e prodhimit të qumështit.
    Duhet pasur parasysh që fëmija është i ndryshëm në sjelljen ndaj ushqimit. Stomaku i fëmijës së vogël kërkon një periudhë 1-4 orë për t’u boshatisur,kështu që dëshira për t’u ushqyer ndryshon tek i njëjti fëmijë,brenda të njëjtës ditë.
    Eshtë vetë fëmija që e rregullon sasinë e qumështit dhe orarin e pirjes.

    Si duhet të ushqehet nëna gjatë periudhës së laktacionit?

    Studimet tregojnë se cilësia dhe sasia e qumështit të nënës arrin të realizojë rritjen dhe zhvillimin e fëmijës,pavarësisht dietës së kufizuar në shtresa të varfra sociale.
    Mjafton një dietë e balancuar,me 300-400 kalori shtesë që të kemi prodhim qumështi,pa prekur gjendjen nutricionale të nënës.
    Nuk ka të dhëna që sasia e lëngjeve që merr nëna influencon në prodhimin e qumështit.

    Kur rekomandohet ushqyerja me qumësht industrial?

    Së pari,duhet të nënvizoj se qumështi i gjirit është “standardi i artë”,ku bazohet përbërja e formulave industriale.
    Industria ushqimore ka arritur të përshtatë në mënyrë të shkëlqyer përmbajtjen e formulave industriale,në mënyrë që ato të jenë sa më afër qumështit të gjirit.
    Shpesh është zgjedhja e vetë nënës që të ushqejë fëmijën me qumësht industrial (formula).
    Këshillohen formulat në të gjitha rastet kur ushqyerja me gji është e pamundur (sidomos, e lidhur me sëmundje të rënda të nënës),kur ushqyerja me gji është e pasuksesshme,apo ndërpritet para vitit te parë.

    Kur duhet të fillohet ushqyerja me ushqime të tjera solide?

    Periudha e fillimit të ushqimeve të tjera përveç qumështit të gjirit,ose formulave përkon me muajin 4-6 të jetës së bebit,në kohën kur kapaciteti i fëmijës për të thithur dhe tretur ushqime solide rritet.
    Po ashtu,funksioni i veshkave përballon një sasi më të madhe proteinash dhe mineralesh,si dhe enzimat pankreatike janë më të plota,gjë që bën të përballohet më mirë ushqimi solid.
    Dua të theksoj se,përpjekja për të filluar ushqimet solide më herët se muaji i katërt është e gabuar (fëmija nuk ka përgatitje të traktit tretës,ose përgatitje psikomotore për këtë).
    Fillimi i ushqimeve solide më vonë se 6 muajsh nuk këshillohet,sepse fëmija mund të mos reagojë mirë në ushqyerje.

    Çfarë ushqimesh mund të jepen në këtë periudhë?

    Zgjedhja a ushqimeve është individuale dhe varet nga preferencat dhe tradita ushqyese familjare.
    Mund të përdoren drithërat,(mielli i orizit, që është hipoalergjik).
    Mund të parapëlqehen edhe zarzavate të grira si ushqim i parë,në formën e puresë.
    Ushqimet solide duhet të jepen me lugë dhe jo me biberon,në mënyrë që të mësohen reflekset e përtypjes dhe gëlltitjes.
    Lëngjet duhet të pihen me gotë.
    Ne qoftese këto ushqime përgatiten me qumësht lope dhe jo me formula,duhet pasur kujdes për dhënien e hekurit dhe vitaminave shtesë,sepse qumështi i lopës ka nivel të ulët të hekurit dhe mund të çojë fëmijën në anemi nga deficiti i hekurit.

    Po më pas çfarë mund të jepet?

    Pasi drithërat të tolerohen mirë (1-2 javë),fillohen ushqime të tjera solide,si zarzavate të grira,mish i zier dhe i grirë imët,(homogjenizuar) produkte të qumështit,më pas e verdha e vezës.
    Nuk këshillohet shtesa e kripës dhe e sheqerit në ushqimet solide.
    Nuk duhet harruar që ushqimi të shoqërohet me dhënien e ujit.
    Rreth muajit 7-8 fëmijës mund t’i jepet ndonjë ushqim në dorë,për të marrë pjesë aktive në ushqyerje (një copë frut karote, bukë, etj).
    Sidoqoftë,qumështi mbetet produkti kryesor që siguron proteinat dhe kalciumin.
    Sasia e tij deri në fund të vitit të parë,nuk duhet të jetë më pak se 500 ml/ditë.

    Keshilla!

    Duhet pasur parasysh:

    Fëmijët janë të ndryshëm në oreks dhe sjellje ndaj ushqimit
    Stomaku i fëmijës që ushqehet me gji kërkon një periudhë nga 1-4 orë për t’u boshatisur nga ushqyerja e mëparshme, gjatë të njëjtës ditë
    Dëshira për t’u ushqyer ndryshon në të njëjtin fëmijë brenda të njëjtës ditë
    Nuk ka sasi dhe orar të paracaktuar për dhënien e gjirit, sepse është vetë fëmija që e rregullon këtë
    Vetërregullimi i ushqyerjes me gji kërkon 2-4 jave

    Nga Aida Malaj
    Gazeta Panorama
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  3. #2
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6477

    Ushqyerja e femijes gjate vitit te dyte të jetës

    Ushqyerja e femijes gjate vitit te dyte të jetës

    Gjatë vitit të dytë vihen re nga muaji në muaj ndryshime të mëdha në zhvillimin e fëmijës dhe në aftësinë e tretjes së ushqimit.
    Në drekë mund të jepet një supë më shumë ose më pak e trashë sipas moshës e shijes së fëmijës.
    Supa përgatitët me lëng mishi,me perime,me vaj ose gjalpë,si dhe me oriz ose makarona.
    Nga supa mund të kalohet në një pjatë me oriz ose makarona të imta,të ziera mirë.
    Ato gatuhen me gjalpë ose me lëng mishi,dhe në fund i shtohet pak djathë i grirë.
    Në drekë i jepet gjithashtu një sasi me tul mishi që shkon nga 30-50 gramë. Në vend të mishit vlen peshku,mëlçia e trutë.
    Mishi jepet i zier,i zbutur,i ndarë në copa ose grimca të vogla sipas moshës. Me mish mund të përgatitën qoftë,kurse biftekët e butë zakonisht pëlqehen e treten nga fundi i vitit të dytë.
    Në rast se nuk i japim mish,në vend të tij i japim fëmijës vezë duke e hequr nga mëngjesi.
    Në zëmër i jepet qumësht ose kos me bukë e djathë,ose me gjalpë e reçel,si dhe një frutë e njomë.

    Preferencat e ushqimit

    Në darkë shumë fëmijë pëlqejnë supën dhe vezën.
    Në rast se këto ushqime pëlqehen në darkë hiqen nga ushqyerja e ditës.
    Veza nuk jepet vetëm e zier ose e rrahur me sheqer, por edhe e skuqur me gjalpë ose vaj.
    Disa fëmijë vazhdojnë të pëlqejnë purenë.
    Këto janë mjaft të tretshme dhe mjaft të pasura me lëndë ushqyese.
    Perimet duhet të zënë një vend me rëndësi në ushqyerjen e fëmijës.
    Ato jepen me supë ose me pure.
    Mjaft fëmijë mësohen me patate të pjekura,të ziera ose të skuqura.
    Disa fëmijë e kërkojnë në darkë qumështin,kosin me bukë ose sytliaçin.
    Në rast se këto jepen në darkë duhet të kemi kujdes që fëmija të mos marrë ushqime të tjera të lëngshme si supërat.

    Një frutë e njomë është gjithnjë e pëlqyeshme.
    Në përgjithësi do të theksojmë se gjatë vitit të dytë ushqimi i fëmijës duhet të këtë ndryshime.
    Gjatë një kuarje mund të jepet me shumë se një lloj ushqimi.
    Gatuarjet e fëmijëve në vitin e dytë duhet të përgatitën të veçanta nga ato të të rriturve.
    Fëmija duhet të mësohet të përtypë mirë ushqimet që merr.
    Frutat e freskëta jepen rregullisht.
    Ato përtypën mirë nga fëmijët.
    Edhe frutat e thata jepen në sasi të kufizuar.
    Disa perime jepen të paziera, si domatet e sallatat.
    Kripa vihet në gjellët me kohë dhe në sasi të nevojshme.
    Fëmija duhet të jetë i mësuar me gjellë të kripur që gjatë vitit të parë.
    Uji i jepet fëmijës në sasi të ndryshme,kryesisht sipas stinës.
    Është mirë që fëmija të mos pijë ujë në kohën kur merr ushqimin,por në mes të dy vakteve të ngrënies.
    Sasia e ushqimit të një kuarje zakonisht nuk kalon 300 gramë.
    Pas vitit të parë fëmija mësohet të hajë vetë me lugë,duke i qëndruar nëna pranë ose një pjesëtar tjetër i familjes.
    Reçelet ose mjalti,në sasi të kufizuar,zakonisht jepen me bukën.
    Është mirë që fëmija të mos mësohet me llokume,sheqerna e karamele.

    Gatimet kryesorë

    Gjatë vitit të dytë vihen re nga muaji në muaj ndryshime të mëdha në zhvillimin e fëmijës dhe në aftësinë në tretjes së ushqimit.
    Në fillim të vitit të dytë ushqimet përgatitën mjaft të përpunuara për t’i bërë më të tretshme,kurse nga fundi i vitit të dytë më pak të përpunuara duke iu afruar disa gatimeve që pranon fëmija më i madh.
    Në mëngjes zakonisht jepet 200-250 gramë qumësht i ëmbëlsuar me sheqer. Në fillim qumështit i shtohen grimca buke të thekur duke e bërë si përshesh,jo të dendur.
    Me shtimin e numrit të dhëmbëve jepen rriska bukë,me pak gjalpë,me reçel ose mjaltë e djathë.
    Disa fëmijë pëlqejnë që në mëngjes të hanë një gjysmë veze ose një vezë të plotë.
    Në drekë mund të jepet një supë me shumë ose më pak e trashë sipas moshës e shijes së fëmijës.
    Supa përgatitët me lëng mishi,me perime,me vaj ose gjalpë,si dhe me oriz ose makarona.
    Nga supa mund të kalohet në një pjatë me oriz ose makarona të imta,të ziera mirë.
    Ato gatuhen me gjalpë ose me lëng mishi,dhe në fund i shtohet pak djathë i grirë.
    Në drekë i jepet gjithashtu një sasi me tul mishi që shkon nga 30-50 gramë. Në vend të mishit vlen peshku,mëlçia e trutë.
    Mishi jepet i zier,i zbutur,i ndarë në copa ose grimca të vogla sipas moshës. Më mish mund të përgatitën qoftë,kurse biftekët e butë zakonisht pëlqehen e treten nga fundi i vitit të dytë.

    Gjatë vitit të dytë ushqyerja e fëmijës bëhet më e lirë,më e ndryshme dhe më e pasur se gjatë vitit të parë.
    Fëmija mësohet të përtypë gjithnjë e më mirë.
    Ai tret ushqime të ndryshme kur këto gatuhen në mënyrë të përshtatshme. Gatesa e ushqimeve duhet të jetë e veçantë dhe e ndryshme nga ajo e të rriturve.
    Ushqimet jepen më të dendura,më të trasha.
    Ato ushqime që kanë nevojë për zierje, vazhdojnë të zihen me kujdes. Ushqimet nuk kanë nevojë të kalohen nëpër sitë,me përjashtim të ndonjë rasti gjatë muajve të parë të vitit të dytë.
    Shija e fëmijës ndryshon dhe bëhet më e ndjeshme.
    Për këtë arsye bëhet i nevojshëm ndryshimi, armia në ushqimet dhe në gatimet,përndryshe oreksi pakësohet.
    Gjatë një kuarje mund të jepet jo më një ushqim i vetëm por disa ushqime.

    Nevojat e fëmijës për qumështin

    Qumështi jepet në sasi ditore nga 400-600 gramë.
    Sasi të mëdha qumështi pengojnë marrjen e disa ushqimeve të tjera me vlerë. Qumështit mund t’i shtohet edhe pak kafe elbi për ta bërë më të pëlqyeshëm. Muhalebitë nuk janë të domosdoshme.
    Në vend të tyre mund të jepet qumështi si përshesh ose si sytliaç.
    Perimet përdoren gjerësisht,kryesisht patatet,karotat,spinaqi,bizelet,fasulet,domatet,sa llatat.
    Po ashtu përdoren orizi,makaronat e buka.
    Supëzat gatuhen jo vetëm të lëngshme si bujon,por bëhen gjithnjë e më të dendura.
    Orizi e makaronat gatuhen së bashku me supën.

    Ato gjithashtu gatuhen si gjellë më vetë,duke i zier mirë e duke shtuar lëng mishi,gjalpë ose djathë.
    Veza jepet së bashku me të bardhën.
    Ajo gatuhet në mënyra të ndryshme.
    Mishi ose peshku,mëlçia, rutë është mirë të jepen çdo ditë.
    Mishi ka nevojë të zbutet e të përpunohet mirë veçanërisht gjatë muajve të parë të vitit të dytë.
    Gjalpi e vaji jepen më gjerësisht.
    Ata ndihmojnë për të shtuar vlerën ushqimore dhe shijen e ushqimeve të ndryshme.
    Djathi si ushqim me vlera nuk duhet të mungojë.
    Reçelet ose mjalti,në sasi të kufizuar,zakonisht jepen me bukën.
    Sheqeri përdorët në sasi të nevojshme për të ëmbëlsuar qumështin,sytliaçin dhe për të përgatitur disa ëmbëlsira jo të rënda.

    Me mbushjen e vitit ushqyerja e fëmijës ndryshon mjaft në sasi,në cilësi dhe në mënyrën e përgatitjes.
    Gjatë vitit të dytë organizmi i fëmijës zhvillohet mjaft shpejt.
    Dalja e dhëmbëve e bën të mundur përtypjen e mjaft ushqimeve.
    Aparati tretës pranon ushqime më të ndryshme se gjatë vitit të parë.
    Viti i dytë fillon me muajin e 13-të e përfundon me muajin e 14-të.
    Gjatë kësaj kohe kemi mjaft ndryshime në ushqyerjen e fëmijës.

    A është i nevojshëm qumështi i gjirit gjatë vitit të dytë?

    Gjatë vitit të dytë fëmija nuk ka nevojë për qumësht gjiri,përkundrazi vazhdimi i gjirit shpesh nuk lejon fëmijën të mësohet me ushqime të tjera të nevojshme.
    Nënat që vazhdojnë dhënien e gjirit gjatë vitit të dytë lodhin veten e tyre dhe çrregullojnë ushqyerjen e fëmijës.
    Disa nëna i japin gji fëmijës gjatë natës.
    Këto ushqyerje krijojnë zakone të këqija për fëmijën dhe prishin qetësinë e pushimin e tij gjatë natës.

    Cili është orari i ushqyerjes së tij në këtë moshë?

    Gjatë vitit të dytë fëmija mbahet me 4 kuarje në ditë.
    Ushqimi jepet në mëngjes,në drekë,në zemër dhe në darkë.
    Midis dy ushqyerjeve asnjëherë nuk duhet të ketë diferencë kohe më pak se 4 orë.
    Ky rregull nuk duhet të shkelet në asnjë rast dhe në asnjë stinë si në shtëpi,ashtu edhe në çerdhe.
    Në rast se mëngjesi i jepet shpejt,duhet dhënë shpejt edhe vakti i drekës.
    Në mes të njërës kuarje dhe tjetrës fëmija ndërrohet,fle,luan,nxirret në ajër të pastër dhe në diell.

    Gatimet kryesore për fëmijët e vegjël!

    Po paraqesim shkurtimisht disa nga gatimet kryqësorë më të nevojshme për fëmijët.
    Këto gatime në radhë të parë vlejnë për fëmijët e vegjël.
    Këto gatime kanë veçoritë e tyre.
    Këto shpesh nuk njihen mirë dhe nuk përpunohen me kujdesin dhe përpikërinë e duhur.
    Gatimet për fëmijët e vegjël kanë nevojë për ruajtje të kushteve të higjienës,pastërtisë dhe sterilitetit.
    Gatesat për fëmijët më të mëdhenj përgatitën më lehtë,sepse ato janë pothuajse si gatesat për të rritur.

    Sipas mënyrës plotësuese shtesa e ushqimit nuk bëhet e njëllojtë në çdo kuarje,zakonisht fëmija merr më tepër qumësht gjiri në mëngjes dhe më pak në pasdite dhe në darkë.
    Për këtë arsye, htesat bëhen kryesisht në pasdite dhe në darkë.
    Sasia e ushqimit që i mungon fëmijës në çdo kuarje përcaktohet nga konsultorja pas disa peshave të dyfishta.
    Lloji i ushqimit me të cilin plotësohet mungesa e qumështit të gjirit, ndryshon sipas moshës së fëmijës.

    Mund të themi së lloji i ushqimit që i shtohet fëmijës ka atë përbërje si në ushqyerjen plotësisht të huaj, kuptohet se sasia që i jepet fëmijës është më e pakët se në rastin e ushqyerjes së huaj.
    Për të qenë më të qartë po sjellim një shembull.
    Një fëmijë 4 muajsh pi në çdo kuarje 100 gramë qumësht gjiri në vend të 180 gramëve që i nevojitën.
    Në këtë rast pas dhënies së gjirit shtojmë 80 gramë me muhalebi të hollë.
    E theksojmë edhe një herë se plotësimi i gjirit me lëng orizi,me paluze,me pelte nuk ka vlerë ushqimore të mjaftueshme dhe prandaj këto shtesa nuk mund të zëvendësojnë ushqimet me bazë qumësht lope.
    shqimet plotësuese nuk duhet asnjëherë të jepen me biberon,por me lugë.
    Në rast se e mësojmë fëmijën ta ushqejmë me biberon,ai mësohet të thithë lehtë ushqimin dhe braktis shpejt e plotësisht gjirin.

    Mënyra zëvendësuese!

    Në mënyrën zëvendësuese i japim fëmijës një kuarje të plotë me ushqim të huaj në atë kohë që nëna nuk i jep gji.
    Ushqimi zëvendësues mund të jepet një herë,dy herë ose tre herë në ditë. Ushqimi zëvendësues jepet me atë përbërje dhe me atë sasi si në ushqyerjen e huaj.
    Për të qenë më të qartë po sjellim një shembull.
    Një fëmijë 3-muajsh në çdo kuarje duhet të marrë 130 gramë qumësht gjiri. Në rast se në një kuarje i japim ushqim të huaj,ky mund të përbëhet nga 130 gramë qumësht lope me lëng orizi ose nga një muhalebi shumë e hollë.

    Shtesa të tjera të nevojshme!

    Në ushqyerjen e përzier duhet të shtohen po ato lëndë që janë përmendur në ushqyerjen natyrale,veçanërisht lëngu i frutave dhe vitamina D.

    Aida Malaj
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  4. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  5. #3
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6477

    Ushqyerja e fëmijës gjatë vitit të trete të jetës

    Ushqyerja e femijes gjate vitit te trete

    Pas vitit të tretë fëmija ka mundësi të hajë,të tresë shumicën e ushqimeve që ha i rrituri.
    Ai ushqehet në tryezë së bashku me prindërit e tij.
    Gatuarja e ushqimeve nuk ka shumë ndryshime nga ajo e të rriturve. Megjithatë disa gatuarje të rënda,me shumë yndyrë,me shumë sheqer,ose me pipër e turshi,nuk duhet t’u jepen shpejt fëmijëve.
    Sasia e ushqimeve shkon duke u shtuar me rritjen e fëmijës.
    Ajo përcaktohet deri në një farë shkalle nga vetë kërkesat e fëmijës, nga gjallëria e lëvizjeve të tij.
    Masa më e mirë për mjaftueshmërinë e fëmijës është rritja dhe zhvillimi i rregullt i tij.

    Nevojat për proteina

    Ashtu siç u vu në dukje më lart edhe për fëmijën gjatë vitit të tretë nuk duhet të mungojnë ushqimet me vlerë,veçanërisht proteinat,yndyrat,frutat e njoma.
    Karbohidratet plotësojnë nevojat e organizmit,sipas gjallërisë së jetës së tij. Qumështi ose kosi në sasi prej rreth 300 gramësh është shumë i vlefshëm. Fëmija nga viti i tretë deri në vitin e gjashtë është mirë të vazhdojë të marrë katër vakte në ditë.
    Megjithatë, gjatë dimrit,kur dita shkurtohet,si dhe pas vitit të gjashtë mund të kufizohemi në tre vakte.
    Në ato raste kur fëmija merr shpejt ushqimin e mëngjesit dhe vonë atë të drekës, mund të jepet një ushqim i kufizuar në mes të dy ushqimeve.

    Orari i të ushqyerit

    Ruajtja e rregullt e orarit në ngrënien,si dhe përtypja e kujdesshme,duhet të bëhen me kohë shprehi për fëmijën.
    Kemi vënë në dukje se fëmijës nuk duhet t’i jepen pije alkoolike të asnjë lloji. Alkooli,edhe në sasi të vogla,i sjell dëme fëmijës.
    Ushqimi i jepet fëmijës me temperaturë të përafërt me atë të trupit. Gjithashtu fëmijës nuk këshillohet t’i jepen ushqime të nxehta që të djegin gojën, si dhe shumë të ftohta siç janë akullorët.
    Edhe pirja e kafesë nuk është as e nevojshme,as e dobishme për fëmijën.
    Në rast se fëmijës i pëlqen mund t’i jepet kafe prej elbi me bukë të përzier me qumësht.
    Ujin fëmija e pi sipas kërkesave të organizmit të tij,sipas stinës,sipas aktivitetit fizik.
    Sidoqoftë, përsërisim që pirja e ujit gjatë ngrënies pengon tretjen e mirë të ushqimit.

    Nevojat për fruta dhe perime

    Gjallëria e fëmijës kërkon më pak ose më shumë karbohidrate,sheqerna,brumëra.
    Të domosdoshme janë perimet e ndryshme të ziera e të njoma,sallatat dhe frutat.
    Supat,orizi,makaronat,përgatitën,si për të rriturit dukë i zier mirë.
    Mishi përgatitët në forma të ndryshme,me kusht që të jetë i butë dhe të përtypet pa vështirësi.
    Mishi i dhjamosur,mishi i derrit,nuk duhet të përdorën gjatë tre viteve të parë të jetës.
    Për të bërë gjellët më të shijshme,mund të përdorën salcat e zakonshme,kryesisht me domate.
    Nuk duhet të përdorët piperi,specat djegës,turshitë.
    Pijet alkoolikë,qoftë edhe birra,nuk duhet t’u jepen asnjëherë fëmijëve. Ushqimi i jepet fëmijës me temperaturë të përafërt me atë të trupit. Gjithashtu fëmijës nuk këshillohet t’i jepen ushqime të nxehta që të djegin gojën,si dhe shumë të ftohta siç janë akulloret.

    Per Panoramen
    Aida Malaj
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  6. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Tema të Ngjashme

  1. Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 07-08-2009, 23:07

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •