Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Vdekja e njeriut

  1. #1
    Grafika e Ravza-Gul
    Ravza-Gul nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    14-06-2006
    Lokacioni
    Kaçanik
    Postimet
    732
    All-llahu të shpërbleftë
    644
    Falënderuar 750 herë në 337 Postime
    Rep Fuqia
    539

    Vdekja e njeriut

    VDEKJA E NJERIUT
    --------------------------------------------------------------------------------
    Jeta rrjedh sekondë pas sekonde. A jeni të vetëdijshëm se çdo ditë iu afron më afër vdekjes dhe vdekja është aq afër jush aq sa është afër tjerëve?
    Siç na është kumtuar në ajetin: “Secili njeri do të shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni te Ne.” (Ankebut, 57) , secili që është shfaqur ndonjëherë në këtë botë është i determinuar që të vdes. Pa përjashtim të gjithë do të vdesin, çdonjeri. Sot, është vështirë që t’u biesh në gjurmë shumë njerëzve që kanë vdekur. Ata që tani janë gjallë dhe ata që ndonjëherë do të jetojnë do t’a shijojnë vdekjen në ditën e caktuar. Pavarsisht nga ky fakt, njerëzit mundohen t’a shohin vdekjen si një fatkeqësi e paparshikuar.
    Paramendoje një foshnje që vetëm sa ka lindur dhe njeriun i cili është duke vdekur. Asnjeri as tjetri nuk kanë ndikim në procesin e lindjes apo të vdekjes. Vetëm Allahu ka fuqinë që të inspirojë frymën e lindjes dhe të vdekjes.
    Të gjithë njerëzit do të jetojnë deri në ditën e caktuar dhe pastaj do të vdesin; Allahu në Kur’an jep shpjegim për qëndrimin e zakonshëm të treguar ndaj vdekjes në ajetin në vazhdim:
    Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t'ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmën dhe të dukshëm, dhe atëherë Ai do t'ju njoftojë me atë që keni punuar". (Xhuma:8)
    Shumica e njerëzve i shmangen mendimit për vdekjen. Në vlugun e punëve të përditshme, njeriu zakonisht preokupohet me çështje krejtësisht tjera: cilin fakultet t’a regjistrojë, për cilën kompani të punojë, çfarë ngjyre të rrobave t’i vesh të nesërmen, çfarë të gatuajë për darkë; të gjitha këto janë çështjet madhore që zakonisht i kemi në konsideratë. Jeta kuptohet si një proces rutinë për çështjet aq të vogla. Përpjekjet për të biseduar për vdekjen gjithmonë ndërprehen nga ata që trazohen nga dëgjimi për këtë çështje. Marrja me seriozitet i çështjes së vdekjes bëhet vetëm kur dikush plaket, dhe nuk çan kokën më herët për këtë çështje aq të pakëndshme. Por duhet që të kemi në mendje se nuk e kemi jetën të garantuar as deri në orën e ardhshme. اdo ditë njeriu është dëshmitar i vdekjes së njerëzëve përreth tij por mendon pak për ditën që tjerët do të jenë dëshmitar të vdekjes së vet. Ai kurr nuk supozon se përfundim i tillë është duke e pritur!
    Megjithatë, kur vdekja vjen, i gjithë realiteti i jetës “papritmas” zhduket. Nuk përmenden më as “ditët e lumtura”. Paramendo të gjithat që ke mundësi t’i bësh mu tani: të bëni me sy, lëvizni trupin, flisni, qeshni; të gjitha këto janë funksione trupore. E tani paramendo për gjendjen dhe formën e trupit tënd pas vdekjes.
    Që nga frymërrja e fundit, do të bëhesh vetëm një “grumbull mishi”. Trupi yt, i qetë dhe i palëvizshëm, do të dërgohet në morg. Atje do të lahesh për herë të fundit. I mbështjellur në qefin, kufoma jote do të bartet për në varreza me arkivol. Kur trupi vendoset në varr, dheu do të mbulojë. Ky është fundi i tregimit tënd. Prej këtij momenti, ti bëhesh vetëm njëri nga emrat e shkruar në gurin prej mermeri.
    Gjatë muajve dhe viteve të parë, varri yt do të vizitohet shpesh. Me kalimin e kohës, njerëzit vijnë më rrallë. Pas disa dekadave, askush më nuk do të vizitojë.
    Ndërkohë, familja jote e ngushtë do të përjetojnë aspekt tjetër të vdekjes sate. Në shtëpi, dhoma dhe shtrati do të jenë të zbrazët. Pas varrimit, ato sende që kanë mbetur do të mbesin në shtëpi: shumica e teshave, këpucëve, etj., do t’i dhurohen dikujt që kanë nevojë. Regjistri yt në komunë do të shlyhet apo do të arkivohet. Gjatë viteve të parë, dikush do të mbajë zi për ty. Sidoqoftë, koha punon kundër kujtimeve që ke lënë prapa. Pas 4-5 dekadave, do të mbesin vetëm disa që do të përkujtojnë. Do të vijnë gjeneratat e reja dhe askush nga gjenerata jote nuk do të jetë në botë. A do të përkujtohesh apo jo, çdo gjë do të jetë e pavlerë për ty.
    Derisa kjo krejt ngjanë mbi tokë, kufoma nën dhe do të kalojë nëpër procesin e shpejtë të kalbjes. Menjëherë pasi të jesh vendosur në varr, procesi i shumimit të bakterieve dhe insekteve do të fillojë për shkak të mungesës së oksigjenit. Gazërat e liruara nga këto organizma do të fryejnë trupin, duke filluar nga abdomeni, duke ndryshuar formën dhe dukjen e tij. Gjaku do të shpërthejnë nga goja dhe hunda për shkak të shtypjes së gazrave në diafragmë. Me procesimin e kalbjes, qimet e trupit, thonjtë, shputat dhe shuplakat do të bien. Duke shoqëruar ndryshimin e jashtëm të trupit, organet e brendshme si mushkëritë, zemra dhe mëlqia gjithashtu do të kalben. Në ndërkohë, skenat më të tmerrshme do të ndodhin në abdomen, ku lëkura nuk mund të bartë shtypjen e gazërave dhe papritmas shpërthen, duke shpërndarë një erë shumë të keqe dhe të padurueshme. Duke filluar nga kafka, muskujt do të shkëputet nga vendet e tyre, lëkura dhe indet e buta do të shpërbëhen tërësisht. Truri do të kalbet dhe do të fillojë të duket si baltë. Ky proces do të vazhdojë derisa i tërë trupi do të mbetet vetëm skelet.
    Nuk ka mundësi që prapë të kthehet jeta e vjetër. Mbledhja rreth tryezës me darkë me antarët e familjes, shoqërimi apo që prapë të kemi vend të mirë pune, është e pamundur.
    Shkurtimisht, “grumbulli i mishit dhe eshtrave”, në të cilin kemi mundur të dallojmë fytyrat, do të përballet me një përfundim të shëmtuar. Nga ana tjetër, ti- apo më mirë të themi, shpirti yt- do të largohet nga trupi yt menjëherë pas frymëmarrjes së fundit. Mbetja jote- trupi yt- do të bëhet pjesë e dheut.
    Por cila është arsyeja për të gjitha këto ngjarje?
    Nëse Allahu do të kishte dëshiruar, trupi nuk do të kalbej në këtë mënyrë. Kjo mban në vete një porosi të brendshme shumë të rëndësishme.
    Fundi i llahtarshëm që e pret njeriun duhet që t’a mësojë atë se ai nuk është vetë trupi, por shpirt “i mbyllur” brenda në trup. Me fjalë tjera, njeriu duhet të mësoj se ai ka një ekzistencë përtej trupit të tij. Bile, njeriu duhet që të kuptojë vdekjen e trupit të tij që ai mundohet t’a posedojë pasiqë ai dëshiron të mbetet përgjithmonë në botën e përkohshme. Sidoqoftë trupi i tij, që ai mendon se është shumë i rëndësishëm, do të kalbet dhe do të jetë ushqim i krimbave një ditë dhe më në fund do të mbetet vetëm një skelet. Ajo ditë mund të jetë shumë afër.
    Përkundër këtyre fakteve, procesi mendor i njeriut ka prirje për nënvlerësim të asaj çfarë nuk do apo nuk i pëlqen. Ai bile ka prirje që të mohon ekzistimin e gjërave që ai përpiqet të largohet. Kjo tendencë më së shumti duket kur bëhet fjalë për vdekjen. Vetëm funerali apo vdekja e papritur e ndonjë anëtari të familjes sjell këtë realitet në mend. Gati çdokush e sheh vdekjen shumë larg nga vetja. Supozimi se ata që kanë vdekur në gjumë apo në ndonjë fatkeqësi janë njerëz tjerë dhe çfarë iu ka ndodhur atyre nuk do të n’a ndodhë edhe neve! اdokush mendon se është shumë heret për të vdekur dhe gjithmonë ekzistojnë edhe shumë vite përpara që duhet jetuar.
    Por është shumë e mundshme, se njerëzit që kanë vdekur rrugës për në shkollë apo duke u ngutur që të arrijnë në një mbledhje afariste kanë pasur mendimin e njejtë. Ata me sa duket kurrë nuk kanë menduar se lajmet e gazetave të nesërmen do të lajmërojnë për vdekjen e tyre. ثshtë më se e sigurtë se, derisa jeni duke i lexuar këta rreshta, nuk pret që do të vdesësh së shpejti pasi ti kesh kryer apo mundësinë që do të mund të ndodhte. Sa duket mendon se është heret që të vdesësh dhe këto janë vetëm përpjekje të kota për t’iu ikur:
    Thuaj: "Nëse ikët prej vdekjes ose prej mbytjes, ikja nuk do t'ju bëjë dobi, sepse edhe atëherë nuk do të (shpëtoni) përjetoni vetëm për pak kohë". (Ahzab:16)
    Njeriu është krijuar i vetmuar dhe duhet të jetë i vetëdijshëm që edhe do të vdes i vetmuar. Por gjatë jetës, ai jeton gati i dhënë pas pasurisë. Qëllimi i vetëm i tij në jetë është që të ketë shumë e më shumë. Sidoqoftë, askush nuk mund që të merr pasurinë e vet në varr. Trupi është i mbështjellur me qefin i cili është i bërë nga materiali më i lirë. Trupi vjen në këtë botë i vetmuar dhe largohet në të njejtën mënyrë. Pasuria e vetme që njeriu mund të merr me vete kur të vdes është besimi apo jobesimi i tij.

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. vdekja
    By gjoana in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 4
    Postimi i Fundit: 17-04-2010, 21:53
  2. vdekja prej dores se njeriut
    By fatbardh morina in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 3
    Postimi i Fundit: 29-06-2009, 10:48
  3. Vdekja
    By En Nisa in forum Live Përmbajtje
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 12-02-2009, 21:51
  4. Vdekja
    By ipanjohuri in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 23-10-2008, 13:42
  5. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 27-09-2008, 11:52

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •