|
Vėshtrim rreth terminologjisė Islame nė gjuhėn shqipe
VĖSHTRIM RRETH TERMINOLOGJISĖ ISLAME NĖ GJUHĖN SHQIPE
Literatura islame amanet qė na obligon tė gjithėve
Falėnderimi i takon Allahut, Atė e falėnderojmė dhe prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga Allahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon Allahu, ska kush e lajthit, dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė Ai, ska kush e udhėzon.
Dėshmoj se ska zot tjetėr qė meriton tė adhurohet pėrveē Allahut, i Cili ėshtė Njė, dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij. Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, mbi familjen dhe sahabėt e tij, dhe mbi tė gjithė ata, tė cilėt i pasojnė ata deri nė Ditėn e Gjykimit!
Islami, fe qiellore e shpallur njerėzimit qė ta udhėzojė drejt horizonteve hyjnore, iu ngarkua pejgamberėve, tė zgjedhurve nga mesi i njerėzve, qė tua transmetojnė bashkėkohanikėve tė tyre sa mė qartė, madje ata vetė tė jenė shembull praktik pėr zbatimin e Islamit nė jetėn e pėrditshme.
E pas vdekjes sė tyre e vazhdojnė kėtė mision dijetarėt, tė cilėt janė trashėgimtarėt e vetėm tė pejgamberėve, ngase pejgamberėt nuk lėnė trashėgim pasuri, por vetėm fenė e Allahut, andaj pėr ta shpjeguar fenė nuk mundet ēdokush, pėrveē atyre qė kanė dije e njohuri tė mjaftueshme rreth saj. Sepse, pėrveē pajisjes me njohuri, duhet tė ketė edhe pėrvojė adekuate rreth metodave tė shpjegimit tė Islamit, ngase shpesh ndodh qė fjala e drejtė e thėnė jo nė vendin dhe kohėn e duhur apo nė mėnyrėn jo tė pėrshtatshme nuk ka kurrfarė efekti pozitiv, madje ndoshta ndikon nė tė kundėrtėn, negative.
Duke e ditur pėrgjegjėsinė e madhe, tė cilėn e bartim mbi supet tona pėr pėrcjelljen e saktė dhe tė drejtė tė Islamit te populli ynė, ku edhe kryerja e detyrave tona bėn pjesė nė kėtė amanet, nė tė cilėn pėrditshmėri tė punės paraqitet realiteti i besimit islam dhe gjendja faktike e muslimanėve, me tė cilėt edhe jetojmė nė vendet tona, mundohemi qė shpjegimi tė jetė sa mė i pėrpiktė dhe efikas, e dihet se asnjė njeri nuk ėshtė i pėrsosur e pa gabime, e nė kėtė rast edhe gabimet tona gjatė kėtij misioni padyshim se janė tė shumta, si ato gjuhėsore, terminologjike, profesionale dhe teknike. Andaj, me punėn dhe angazhimin tonė besoj se do ti pakėsojmė gabimet dhe ta kryejmė obligimin tonė ashtu si e meriton njė mision i tillė! Ku sugjerimet, propozimet dhe vėrejtjet ndaj njėri tjetrit duhet tė priten me mirėseardhje. Pėr kėtė kėrkohet bashkėpunimi dhe ndihma reciproke nė mėnyrė qė programi pėr misionin islam tė dalė i pėrgatitur mirė, nė aspektin profesional dhe teknik dhe tė ketė rezultate tė dėshiruara.
E pėr kėtė para fillimit tė Thirrjes nė Islam (davet) duhet tė studiohen tė gjitha format dhe mėnyrat e davetit pozitiv, e njė prej tyre ėshtė ajo e shkrimit nė literaturėn e pėrgjithshme islame, e veēanėrisht nė gjuhėn e njė populli tė caktuar.
Gjuha, mjet me tė cilin njeriu i shpreh ndjenjat, mendimet, problemet e veta qoftė pėrmes tė tė folurit apo shkrimit, i ka rregullat e caktuara tė pėrdorimit tė saj sa mė drejtė dhe efektiv, ku me kėtė shihet edhe stilistika dhe vlera artistike e tė shprehurit drejtė e qartė dhe arritja e qėllimit tė synuar.
Ēdo fjalė ka vlerėn e saj, e sidomos kur shprehen me tė gjėra tė mėdha e tė shenjta, atėherė u shtohet vlera edhe mė, e pėr kėtė duhet caktuar rregulla tė veēanta e tė kihet kujdes nė pėrdorimin e tyre tė drejtė.
Kjo fushė ėshtė tejet e gjerė dhe nuk mund ti pėrfshijmė tė gjitha aspektet e saj kėtu, e pėr njė gjė tė tillė nuk jam edhe ekspert gjuhėsor, por dua ta ceki vetėm njė aspekt, i cili na intereson, sepse ka tė bėjė me ne muslimanėt dhe kulturėn tonė islame, e cila padyshim shprehet pėrmes gjuhės sonė shqipe. Ku duke iu nėnshtruar disa rregullave tė saj, disi po nėnēmohen disa vlera islame, apo me shprehjen dhe trajtimin e temės pėrmes rregullave kuturu bėhet njė manovrim i paskrupullt, mos tė them edhe lojė (me qėllim apo pa qėllim), me termat islame dhe kuptimet e tij!
Sa pėr ilustrim po pėrmendim rregullin drejtshkrimor pėr emrin Allah sipas librit tė Institutit Albanologjik tė Prishtinės Drejtshkrimi i gjuhės shqipe faqe 146, ku thotė, po citoj:
Shkruhen me shkronjė tė madhe emrat e pėrveēėm tė botės mitologjike e fetare, si edhe ata tė figurave e tė tregimeve popullore: Adami, Apoloni, Buda, Eva, Muhameti etj. (por shkruhen me shkronjė tė vogėl emrat e pėrgjithshėm tė sferave tė mėsipėrme si allah, engjėll, perėndi etj.).
E kėtu dua ta ceki se pėr ne muslimanėt emri Allah nuk ėshtė i pėrgjithshėm, por ėshtė i emėr pėrveēėm, ngase me kėtė emėr nuk emėrohet askush tjetėr pėrpos Tij, si dhe Ai ėshtė i Synuari, tė Cilit i drejtohemi orė e ēast! Andaj, ky rregull pėr emrin Allah nuk vlen dhe duhet ēdoherė tė shkruhet me shkronjė tė madhe, madje duhet tė insistohet tė ndryshohen rregullat e tilla pėrkitazi me kėtė emėr dhe ngjashėm me tė!
Ekziston edhe problemi i emėrtimit tė Islamit me emrin religjion, teologji, dogmė, fe, ideologji, muhamedanizėm, muslimanizėm, etj.
Nė periudhėn e dekadencės Dini (feja) dhe Sheriati (ligji) nė praktikė janė reduktuar nė religjion, nė tė kuptuarit si ide e jetės pas vdekjes. Kuptimi i vėrtetė i religjionit (latinisht: religio) ėshtė devotshmėria, respektimi i hyjnisė. Shikuar mė gjerėsisht, me kėtė nocion nėnkuptohen ceremonitė e lutjes dhe pikėpamjet etike. Shumica e njerėzve e kanė pranuar mendimin se religjioni pėr nga definicioni i vet dhe esenca ėshtė orientuar vetėm kah vdekja dhe jeta pas vdekjes. U ngulit mendimi se jeta e amshueshme, xheneti dhe xhehenemi janė i vetmi preokupim i religjionit.
Islami ėshtė i pėrjetshėm. Dini dhe Sheriati njėsoj i drejtohen kėsaj jete, sikurse edhe jetės sė ardhme. Sheriati hyn nė problemet e ekonomisė, drejtėsisė, familjes, shėndetėsisė etj. Shkenca e pastėr e Dinit dhe Sheriatit rekomandon arsimimin dhe shkencėn, punėn e dobishme, dashuri dhe paqe ndėrmjet njerėzve dhe popujve, lufton pėr drejtėsi, pėr zhdukjen e jobarazisė, lufton pėr tė varfrit, pėr drejtėsi sociale, kėrkon moral nė jetėn bashkėshortore dhe parabashkėshortore, u rekomandon njerėzve tė mjekohen, i mėson pėr mbajtjen e higjienės, nxit pastėrtinė, dėshiron qė njerėzit tė jenė tė shėndoshė dhe tė jetojnė mirė. Pra, Dini dhe Sheriati nuk janė vetėm shkenca e asaj bote, por edhe tė kėsaj bote. Sė kėndejmi, ėshtė gabim qė shkencėn e Dinit dhe Sheriatit ti kuptojmė si shkencė vetėm tė vdekjes dhe tė jetės sė asaj bote. Apo thėnė ndryshe ėshtė gabim qė Islami tė quhet religjion.
Dini dhe Sheriati janė fjalė arabe. Ėshtė shumė vėshtirė tė pėrkthehen nė ndonjė gjuhė tjetėr. Nėse themi se Islami ėshtė vetėm religjion, nuk e kemi dhėnė definicionin e plotė pėr Islamin. Mendoj se ėshtė shumė mė mirė qė Islamin ta quajmė Din dhe Sheriat sesa tė pėrdorim shprehjen latine, e cila nuk jep pėrmbajtjen e plotė. Madje as fjala fe nė gjuhėn shqipe nuk e pėrfshinė dhe as nuk e tregon botėkuptimin e qartė dhe tė plotė tė natyrės sė Dinit Islam, e aē mė tepėr kur nė Fjalorin e Gjuhės sė Sotme Shqipe feja definohet jodrejtė, sidomos kur kihet parasysh se atė e pėrpiluan njerėz ateistė, ku jepet ky definicion pėr fenė, po citoj:
Besimi i verbėr se gjithēka nė botė pėrcaktohet e drejtohet gjoja nga forca tė mbinatyrshme, hyjnore, i cili ka lindur qysh nė kohė shumė tė hershme dhe ėshtė i papajtueshėm me botėkuptimin shkencor, materialist; tėrėsi dogmash qė japin njė botėkuptim fund e krye idealist e reaksionar, i cili ėshtė armik i betuar i pėrparimit e i shkencės, dhe pėrdoret nga klasat sunduese pėr tė mashtruar e pėr tė nėnshtruar masat punonjėse; besimi te zoti.
Duke e pasur parasysh kėtė definicion tė fesė, pyes: Si mund tė quhet Islami me kėtė emėr kur aspak nuk pėrputhet me kėtė emėrtim, por mund tė themi se nė mungesė tė shprehjes adekuate nė shqipe pėr kuptimin e Dinit deri diku mund tė arsyetohet pėrdorimi i fjalės fe pėr Islamin, apo thėnė mė mirė duhet tė pėrdoret togfjalėshi Feja Islame, apo thėnė ndryshe tė thuhet Islami ose Dini Islam.
Nė kohėn e vėrshimit tė mendimeve dhe tė pikėpamjeve tė huaja pėr Islamin ka depėrtuar edhe termi teologji (theos - greqisht: Zot dhe logos: shkencė), domethėnė shkenca mbi Zotin. Nga definicioni pėr Dinin dhe Sheriatin qė ėshtė dhėnė nė Kuran del qartė se ėshtė e pamundur qė shkencėn islame ta reduktojmė nė termin teologji. Ky ėshtė term i gabueshėm dhe muslimanėt duhet ta mėnjanojnė nga fjalori i tyre. Nė Islam nuk ka teologė, ekzistojnė vetėm dijetarėt nė sfera tė ndryshme tė shkencės, apo me njė fjalė tjetėr ata janė islamologė.
Paralelisht me kėtė dukuri, ka hyrė edhe termi dogma islame. Ėshtė absurde qė parimet islame ti quajmė dogma. Islami ska lidhje me kėtė term.
Dogma ėshtė fjalė greke dhe nė kohėn antike pėrfaqėsonte mendimin pėr ndonjė shkollė filozofike. Nė kohėn e sotme ky ėshtė parimi themelor, tė cilin kisha ua imponon besimtarėve tė vet si bindje tė obligueshme, mohimi i tė cilit gjatė shekujve ka nxitur ekskomunikimin (pėrjashtimin nga kisha) apo anatemimin (mallkimin nga autoritetet kishtare). Qė nga Konstantini i Madh, koncili kishtar (sinodi) shumė premisa teologjike-skolastike i kanė shpallur si dogma.
Sot dogma pėrdoret si term pėr doktrinėn filozofike, politike, letrare etj., tė mbėshtetur nė pohimet a priori, tė cilat nuk mbrohen me argumente dhe analiza kritike, por me deklarata autoritative. Parimet islame dhe pikėpamja ndaj botės nuk janė produkt i shkollave filozofike e as konkluzion i ndonjė koncili tė klerit musliman, sepse Islami nuk ka kler, as koncil.
Gjithashtu, nė Islam nuk ka doktrina, pėr tė cilat nuk mund tė mos mendohet dhe tė cilat nuk mund tė mbrohen me logjikė dhe me shkencė. Pėrkundrazi, nė tė gjitha parimet islame dhe nė shkencėn islame duhet menduar dhe synuar vazhdimisht gjykimin e drejtė qė tė kuptohet e vėrteta dhe arsyeshmėria.
Muslimanėt duhet ta flakin nga fjalori i tyre fjalėn dogmė dhe doktrinė dhe ta pėrdorin termin farzi islam apo detyra themelore islame. Me tė vėrtetė ska kuptim ti fusim termat grekė dhe latinė nė terminologjinė islame, pasi qė ata i kemi nė gjuhėn arabe, nė gjuhėn e Zotit, e aē mė tepėr kur ata terma (grekė dhe latinė) nuk e tregojnė kuptimin e duhur islam.
Gjė qė ky zėvendėsim i termave islame me ato greko-latine, si dhe pėrkthimi i tyre nė shqipe, apo nė ndonjė gjuhė tjetėr joarabe, ėshtė tendencė pėr ndėrrimin apo tjetėrsimin e terminologjisė burimore islame, ose tė paktėn pėr zbehjen e tyre.
Pėrveē kėsaj, nė shkrimet dhe pėrkthimet e ndryshme tė literaturės islame nė shqipe hasim njė larushi tė pėrdorimit tė emrave, fjalėve, kuptimeve, formave dhe termave islame, qė shpeshherė shkakton huti te lexuesi, a thua e njėjta fjalė ka dy kuptime tė ndryshme, apo janė dy fjalė tė ndryshme. Kjo nuk ndodh nga mospėrgatitja e autorit apo pėrkthyesit, mendimi im, edhe pse edhe kjo mund tė ndikojė, por ndodh nga mungesa e njė konsensusi tė ekspertėve pėrkatės pėr njė punė shkencore e kolektive nė kėtė fushė, kėshtu qė trajtimi i kėtyre fjalėve, termave dhe emrave mbetet nė shijen e pėrkthyesit dhe autorit.
Siē e kemi rastin nė shkrimin e shumė termave apo emrave si p.sh. Muhamed apo Muhammed, Omer apo Umer, Othman apo Uthman apo Osman, ibėn apo ibni apo ibn apo bin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem apo salallahu alejhi ve selem, Allah apo All-llah, Ummet apo Umet, e shumė e shumė fjalė tjera, e kėto i pėrmendėm vetėm sa pėr ilustrim. Dihet se ky problem nuk na preokupon vetėm neve, por ky problem ėshtė nė gjithė literaturėn islame dhe nė atė tė pėrgjithshmen nė gjuhėn shqipe si dhe nė tė folurit e pėrditshėm, ku pėr kėtė mendoj se duhet tė formohet njė komision i pėrbėrė prej ekspertėve islamologė dhe gjuhėsorė pėr pėrpilimin e njė fjalori terminologjik islam dhe njė libėr rregullash pėr shkrimin e drejtė tė shprehjeve e termave islame nė shqipe. Andaj pėr secilėn fjalė duhet ta japim mendimin tonė dhe ta shqyrtojmė, jo qė ne tani po ia vendosim gurėt e themelit, por sado kudo ta bėjmė njė formė tė konsensuar derisa tė bėhen njė fjalor dhe libėr i tillė!
Shkruar nga Bahri Curri
-----------------------------------
Referencat:
1. Drejtshkrimi i gjuhės shqipe, Instituti Albanologjik i Prishtinės, Prishtinė 1974, ribotim i Institutit.
2. E vėrteta pėr Islamin, pėrgatiti Hasan Selimoviq, Prishtinė 1993.
3. Fjalor i gjuhės sė sotme shqipe, Akademia e Shkencave e RPS tė Shqipėrisė Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė, Tiranė 1980.
4. Islami ndėrmjet Lindjes e Perėndimit, Alija Izetbegoviq, Sarajevė-Prizren 1412-1992, botimi i parė.
5. Dhe literaturė tjetėr.
__________________
O ju qė keni besuar, a tju tregoj pėr njė tregti tė bujshme qė ju shpėton prej njė dėnimi tė dhembshėm:
Ti besoni All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, tė luftoni nė rrugėn e All-llahut me pasurinė tuaj dhe veten tuaj, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, nėse jeni qė e dini.
ES-SAFF 10-11
|