|
Vlera e leximit tė Kur'anit dhe sjellja e selefit ndaj Kur'anit
Vlera e leximit tė Kur'anit dhe sjellja e selefit ndaj Kur'anit
Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
"O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (El-Ahzab:70:71)
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e All-llahut, kurse udhėzimi mė i mirė - udhėzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bid'at dhe ēdo bid'at ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje ēon nė zjarr...
Pa dyshim se fjala mė e mirė ėshtė Fjala e All-llahut, e shpallur nė Librin e Tij, tė cilin e ka shjellur shpirti besnik (xhibrili [alejhis-selam]) mbi zemrėn e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], pėr tua tėrhjek vėmendjen njerėzimit me gjuhė arabe tė qartė.
Kur'ani i madhėrishėm dhe sunneti i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] janė pėrplot me citate qė flasin mbi vlerėn e leximit tė Kur'anit dhe veprimit sipas tij.
Ajetet dhe hadithet qė flasin mbi vlerėn e leximit tė Kur'anit
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
Ti lexo atė qė po tė shpallet nga libri (Kur'ani), fal namazin, vėrtet namazi largon nga tė shėmtuarat dhe tė irituarat, e pėrmendja e All-llahut ėshtė mė e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ēpunoni ju. (El-Ankebut: 45).
Ne do ta lexojmė ty e nuk do tė harrosh (Kur'anin). (El-Ala: 6).
Ata qė lexojnė librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitė qė Ne u kemi dhėnė japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnė nė njė fitim qė kurrė nuk humbet. Qė Ai (All-llahu) do t'ju plotėsojė shpėrblimin e tyre, e edhe do t'ju shtojė nga mirėsia e Tij, vėrtet Ai ėshtė mėkatfalės dhe shumė mirėnjohės. (Fatir: 29- 30).
Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
1- Ebu Umame [radijall-llahu anhu] thotė se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thėnė: Lexojeni Kur'anin, vėrtet ai do tė ndėrmjetėsojė Ditėn e Gjykimit pėr tė zotėt e vet. (Muslimi)
2- Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: Kush e lexon njė shkronjė nga Kur'ani e meriton njė shpėrblim, kurse njė e mirė vlen sa dhjetė tė ngjajshme me te. Nuk jamė duke thėnė: Elif lam mim, ėshtė njė shkronjė, por elifi ėshtė njė shkronjė, lami ėshtė njė shkronjė dhe mimi ėshtė njė shkronjė. (transmeton Tirmidhiu, hadithi ėshtė sahih).
3- Nevvas bin Sem'an [radijall-llahu anhu] thotė: E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thėnė: Ditėn e Gjykimit do tė vijė Kur'ani dhe tė zotėt e tij, tė cilėt vepronin sipas tij nė kėtė botė (dunja), u prijnė suret El-Bekaretu dhe Ali imran, tė cilat ndėrmjetėsojnė pėr shokun (lexuesin) e vet. (Muslimi)
4- Uthman ibnu Affan [radijall-llahu anhu] thotė se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė: Mė i miri prej jush ėshtė ai i cili mėson Kur'an dhe ia mėson atė dikujt. (Buhariu)
5- Ebu Musa El-Esh'ariu [radijall-llahu anhu] thotė se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: Shembulli i besimtarit qė lexon Kur'anin, ėshtė sikurse shembulli i qitrės (etruxhxhetu): aroma e sė cilės ėshtė e mirė dhe shijen e ka tė mirė; shembulli i besimtarit qė nuk e lexon Kur'anin, ėshtė sikurse hurma (temretu): nuk ka erė, por shijen e ka tė ėmbėl; ndėrsa shembulli i munafikut (hipokritit) i cili e lexon Kur'anin, ėshtė sikurse shembulli i krizantemės (lule vjeshte) (rejhanetu), aroma e sė cilės ėshtė e mirė, ndėrsa shija e idhėt. Shembulli i munafikut i cili nuk e lexon Kur'anin, ėshtė sikurse shembulli i kungullit tė egėr (handzaletu), qė nuk ka aromė, kurse shijen e ka tė idhėt. (Muttefekun alejhi)
6- Umer ibnul Hattabi [radijall-llahu anhu] thotė se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: Vėrtet All-llahu me kėtė Libėr do t'i ngrit disa popuj, ndėrsa do t'i ulė disa tė tjerė. (Muslimi)
7- Ibnu Umer ibnul Hattabi [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: Nuk ka xhelozi vetėm nė dy veta: Njeriut tė cilit All-llahu ia ka dhėnė Kur'anin dhe ai e lexon atė (nė namaz) natėn dhe ditėn , dhe njeriut tė cilit All-llahu i ka dhėnė pasuri dhe ai atė e harxhon natė e ditė nė bamirėsi. (Muttefekun alejhi)
8- Berra bin Azib [radijall-llahu anhuma] thotė: Ishte njė njeri i cili lexonte suretul Kehf, kurse pranė tij ishte njė kalė i lidhur me dy litarė. Nė njė moment zbriti njė re dhe filloi t'i afrohet, ndėrsa kali filloi tė ikė prej saj. Pasi agoi, njeriu erdhi te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tregoi pėr atė qė kishte ndodhur. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: Kjo ėshtė mėshirė, zbriti pėr hir tė Kur'anit. (Muttefekun alejhi)
9- Abdull-llah ibnu Amr ibnul Asi [radijall-llahu anhuma] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: Poseduesit tė Kur'anit do t'i thuhet: Lexo dhe hip lartė, lexoje ashtu si e ke lexuar nė dynja. Vendi yt do tė jetė ke ajeti i fundit tė cilin do ta lexosh. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu thonė: hadith hasen sahih)
10- Ebu Musa [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: Ruajeni Kur'anin, betohem nė Atė qė shpirti i Muhammedit ėshtė nė duart e Tij, vėrtet Kur'ani zgjidhet mė shpejt se sa deveja nga litari i saj. (Muttefekun alejhi)
11- Ibnu Umeri [radijall-llahu anhuma] tregon se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė: Vėrtet shembulli i njė hafidhi tė Kur'anit ėshtė sikurse shembulli i njė deveje tė lidhur. Nėse kujdeset pėr tė e mban e nėse e lė ik. (Kėshtu pra ėshtė edhe me hafidhin e Kur'anit, nėse gjithnjė e lexon do tė mbetet hafidh i tij, pėrndryshe do ta harrojė). (Muttefekun alejhi)
12- Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotė se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thėnė: All-llahu nuk i lejon askujt atė qė ia ka lejuar Pejgamberit, qė me zė tė bukur, melodik e tė lartė ta lexojė Kur'anin. (Muttefekun alejhi)
13- Berra bin Azib [radijall-llahu anhuma] thotė: E kam dėgjuar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke lexuar nė namazin e jacisė Vettini vezzejtuni (suren Tin). Unė nuk kam dėgjuar zė mė tė bukur se zėrin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. (Muttefekun alejhi)
Disa hadithe qė flsain pėr vlerėn e disa sureve dhe ajeteve:
1- Nga Ebu Seid El-Huderijj [radijall-llahu anhu] pėrcillet se i Dėrguari All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė pėr Kulhuvall-llahu ehad: Pėr Atė, shpirti im nė duart e tė cilit ėshtė, kjo sure ėshtė e barabartė me njė tė tretėn e Kur'anit. Nė njė transmetim tjetėr tregohet se I Dėrguari i All-llahut u tha shokėve tė tij: A asnjėri prej jush nuk mund ta lexojė njė tė tretėn e Kur'anit brenda njė nate? Kjo iu duk e rėndė atyre dhe thanė: Cili prej nesh do tė mund ta pėrballonte o I Dėrguari i All-llahut? Nė atė rast u pėrgjigj: Kulhuvall-llahu ehad. All-llahus-samed ėshtė njė e treta e Kur'anit (Transmeton Buhariu)
2- Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė se: 'Kul huvAll-llahu ehad' ėshtė e barabartė me njė tė tretėn e Kur'anit. (Transmeton Muslimi)
3- Ebu Mes'ud El-Bedrijj [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: Kush i lexon dy ajetet e fundit tė sures Bekare gjatė njė nate, do t'i mjaftojnė. (Muttefekun alejhi)
4- Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotė: Mė autorizoi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pėr ruajtjen e zekatit tė Ramazanit (sadakai fitrit) dhe mė erdhi njė udhėtar qė filloi tė marrė ushqim, e kapa dhe i thashė: Patjetėr do tė tė dėrgoj te i Dėrguari i All-llahut! Ai tha: Unė jam i nevojshėm, unė kam familje dhe nevojė shumė tė madhe. Unė e lejova tė shkojė. Kur agoi, i Dėrguari i All-llahut tha: O Ebu Hurejre ē'bėri me ty ai qė e zure mbrėmė? Unė i thashė: O i Dėrguari i All-llahut, u ankua nė nevojshmėri dhe familje, mė ėshtė dhimbsur dhe pėr kėtė e lashė tė hyjė. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: Sa i pėrket atij, ai tė ka gėnjyer dhe prapė do tė vijė. Pasi e dija se do tė vijė prapė, sipas fjalėve tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], unė e pritja: erdhi dhe filloi tė marrė ushqim. Unė i thashė: Tė dėrgoj te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Ai prapė tha: Mė lėsho, unė jam i nevojshėm, kam shumė fėmijė dhe nuk do tė vij tjetėr herė. Mu dhimbs dhe e lėshova tė shkojė. Tė nesėrmen i Dėrguari i All-llahut mė tha: O Ebu Hurejre ē'bėri me ty ai qė e zure mbrėmė? Unė i thashė: Ankohej se ka nevojė shumė tė madhe dhe ka shumė fėmijė. Mu dhimbs dhe e lirova tė shkojė. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mė tha: Ai tė ka gėnjyer dhe pėrsėri do tė kthehet. E prita pėr tė tretėn herė kur erdhi tė marrė ushqim. E kapa dhe i thashė: Gjithsesi do tė tė dėrgoj te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] Kjo ėshtė hera e tretė qė ti thua se nuk do tė kthehesh dhe prapė vjen. Ai mė tha: Liromė, sepse unė do t'i mėsoj disa fjalė, tė cilat do tė sjellin dobi te All-llahu. I thashė: Cilat janė ato? Ai mė tha: Kur tė shkosh tė fleshė nė shtratin tėnd, lexoje ajeti Kursinė deri nė fund tė ajetit: All-llahu la ilahe il-la huvel hajjul kajjumu, dhe se All-llahu atė natė do tė ruajė dhe se shejtani nuk do tė afrohet deri nė agim. Pėr kėtė e lejova tė shkojė. Tė nesėrmen pas agimit, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mė tha: Ēka bėri robi me ty dje? Unė i thashė: O i Dėrguari i All-llahut, ai mė premtoi se do tė mė mėsojė disa fjalė me tė cilat All-llahu do tė mė sjellė dobi, pėr kėtė e lejova tė shkojė. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mė tha: Cilat janė ato fjalė? Unė i thashė se ai mė tha: 'Kur tė shkosh tė flesh lexoje ajeti Kursinė All-llahu la ilahe il-la huvel hajjul kajjumu, atė do ta kesh vazhdimisht mbrojtės tė All-llahut, as nuk do tė tė afrohet ndonjė shejtan derisa tė zgjohesh. Prap e lejova tė shkojė. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: Tė ka thėnė tė vėrtetėn, edhe pse ai gjithmonė ėshtė gėnjeshtar. A e di se me kėnd ke biseduar prej tre netėsh o Ebu Hurejre? I thash: Jo. Ai ishte shejtani!, - m'u pėrgjigj. (Buhariu)
5- Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotė se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: Ata njerėz qė tubohen nė njėrėn prej shtėpive tė All-llahut (xhami), qė tė lexojnė Librin e All-llahut dhe ta studiojnė nė mes veti, do t'ju vijė atyre paqja (qetėsia) e plotė e All-llahut dhe do t'i mbulojė mėshira e Tij, dhe melaqet do tė kujdesen pėr sigurimin e tyre e All-llahu do t'i lavdėrojė tek ata qė i ka pranė. (Muslimi)
Pėr kėto argumente qė i paraqitėm muslimanėt duhet dhėnė rėndėsi mėsimit tė Kur'anit, duhet ndėrlidhur fėmijėt tanė me Kur'anin, duhet nxitur qė nė secilėn lagje, secila xhami tė ketė vend ku do tė mėsohet Kur'ani.
Kujdesi qė nė ēdo lagje tė kemi vende, qė secila xhami tė mėson fėmijėt leximin e Kur'anit do tė na sjellė shumė dobi. Prej tyre janė:
1- E mėsojmė leximin e Kur'anit, e mėsojmė pėrmendėsh dhe na shtohet dashuria ndaj tij.
2- I ndėrlidhim fėmijėt me xhamitė.
3- E shfrytėzojnė kohėn nė veprėn mė tė dobishme.
4- Shkakton edukim tė mirė tė fėmijut, me ērast edhe prindi fiton nga sevapet qė i fiton ai fėmijė.
5- Ata qė tubohen nė mexhlise tė tilla fitojnė sevape tė ndryshme, siē u pėrmend nė hadithin e mėparshėm..
6- I largojmė fėmijėt tanė nga humbja e kohės pa dobi.
Si tė pėrfitojmė nga Kur'ani
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
Nė tė gjitha kėto ka pėrkujtim, pėr atė qė ka zemėr, ka hedhur dėgjimin dhe ėshtė dėshmitar. (Kaf: 37).
Nėse dėshiron tė pėrfitosh nga Kur'ani, pėrmbledhe zemrėn gjatė leximit, hedhe dėgjimin, konsidero vehten se All-llahu tė drejtohet me kėto ajete, pasiqė All-llahu ti ka dedikuar kėto ajete ty. Pėr tu arritur dobia nga leximi i Kur'anit duhet tė ketė element qė ndikon, vend qe e pranon kėtė ndikim, kushti pėr tu realizuar ndikimi dhe largimi i pengesės qė e pengon realizimin. Pėrbmushja e kėtyre katėr kushteve mundėson arritjen e efektit tė plotė. Kėto gjėra ajeti i lartcituar i pėrmbledhė dhe i sqaron me sqarim tė plotė.
Pjesa e ajetit: Nė tė gjitha kėto, ka pėrkujtim, dmth nė ajetet qė kanė kaluar nga sureja Kaf deri nė kėtė ajet. Ky ėshtė elementi ndikues.
Pėr atė qė ka zemėr, ėshtė vendi qė e pranon ndikimin. Qėllimi ėshtė zemra e gjallė qė kupton atė qė ia thotė All-llahu, sikurse thotė nė ajetin tjetėr:
ai (Kur'ani) nuk ėshtė tjetėr vetėm se kėshillė dhe Kur'an i qartė. Pėr t'ia tėrhequr vėrejtjen ati qė ėshtė gjallė
. (Jasin: 69-70). Dmth atij qė ka zemėr tė gjallė.
Dhe ka hedhur dėgjimin. Dmth ka drejtuar dėgjimin e tij dhe e ka angazhuar kėtė shqisė qė tė dėgjon atė qė i thuhet. Kjo ėshtė kushti qė tė arrihet ndikimi me fjalė.
Dhe ėshtė dėshmitar. Dmth ėshtė i pranishėm me zemėr, nuk ėshtė duke munguar.
Ibn Kutejbeja [rahimehull-llah] thotė: dėgjo Librin e All-llahut duke qenė i pranishėm me zemėr dhe kuptim, e jo gafil dhe i pakujdesshėm. Me kėtė ka aluduar nė pengesėn e cila mund tė pengon arritjen e dobisė, qė ėshtė neglizhenca (gafleti) dhe pakujdesi ndaj asaj qė i thuhet dhe mendimi rreth asaj qė i thuhet. Pra, nėse gjindet elementi ndikues, qė ėshtė Kur'ani, vendi qė e pranon ndikimin, qė ėshtė zemra e gjallė, ekziston kushti, qė ėshtė dėgjimi dhe largohet pengesa, qė ėshtė angazhimi i zemrės dhe moskujdesi ndaj asaj qė i thuhet dhe marja me gjėra tjera nė atė kohė, do tė arrihet ndikimi, qė ėshtė pasja dobi nga Kur'ani i madhėruar.
Si ta lexojmė Kur'anin
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
dhe Kur'anin lexoje me vėmendje. (El-Muzzemmil: 4). Dmth, lexoje ngadal, me kujdes qė tė ndihmon ta kuptosh Kur'anin dhe tė meditosh rreth ajeteve tė tija.
E kanė pyetur Ummu Selemen [radijall-llahu anha], si e lexonte Kur'anin Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]? Ėshtė pėrgjigjur: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur lexonte Kur'an, e ndalte leximin nė secilin ajet. Lexonte bismil-lahir-rahmanir-rahim, pastaj ndalej, lexonte el-hamdulilahi rabbil-alemin, pastaj ndalej, lexonte er-rahmanur-rahim, pastaj ndalej, lexonte maliki jeumid-din, pastaj ndalej. Kėshtu vepronte deri nė fund tė sures. (Transmeton Tirmidhiu, hadithi ėshtė sahih).
Ėshtė e pėlqyer qė leximi i Kur'anit tė bėhet ngadal, tė zbukurohet zėri dhe mos tė nxitohet.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
Zbukuroni zėrin e juaj gjatė leximit tė Kur'anit, sepse zėri i bukur ia shtonė bukurinė Kur'anit. (Ebu Davudi dhe tjerėt, hadithi ėshtė sahih).
Kurse Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotė: Mos e lexoni Kur'anin sikur kur e hedhni rėrėn e as sikur kur e lexoni poezinė, por lexoni ngadal dhe ndaluni nė mrekullitė e tija, lėvizni zemrat dhe mos ta keni qėllim pėrfundimin e sures. (Buhariu).
Ėshtė e pėlqyer qė pasi tė lexon Kur'an tė bėjė lutje dhe tė kėrkon prej All-llahut ndonjė gjė qė i nevojitet, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
Kush lexon Kur'an, le tė kėrkon prej All-llahut me kėtė vepėr ēka tė dėshiron. (Tirmidhiu, hadithi ėshtė hasen).
Kur'ani ėshtė argument pėr ty ose kundėr teje
Ky nėntitull ėshtė marur nga hadithi tė cilin e transmeton Imam Muslimi nė sahihun e tij, hadith i cili i ndaka njerėzit nė dy grupe:
Njė: lexues i Kur'anit, pėr tė cilin Kur'ani do tė jetė argument pėr te nė Ditėn e Kijametit. Ky ėshtė njeriu i cili e ka lexuar Kur'anin, ka vepruar sipas urdhėrave tė Kur'anit, largohet nga harami, hallallin e konsideron hallall, haramin haram, me te gjukon dhe ate e arbitėron, me gjykimin e tij ėshtė i kėnaqur dhe mediton rreth kuptimeve tė ajeteve tė tij.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
(Ky ėshtė) Libėr i begatshėm, Ne ta shpallėm ty kėtė, qė t'i studiojnė argumentet e tij dhe qė tė marrin mėsim prej tij ata qė kanė mend".(Sad: 29). Ai vazhdimisht lexon Kur'an, e mėson pėrmendsh dhe e dėgjon, qoftė drejt pėr sė drejti ose nėpėrmejt audi kasetave.
Dy: lexuesi qė lexon Kur'an, mirėpo ky Kur'an do tė jetė argument kundėr tij nė Ditėn e Kijametit. Ky njeri ėshtė ai qė e lexon Kur'anin, mirėpo nuk vepron sipas urdhėrave tė Kur'anit, nuk largohet prej ndalesave tė Kur'anit, hallallin nuk e konsideron hallall, as haramin haram, nuk gjykon me te as nuk arbitėrohet te ai, nuk e pėlqen gjykimin e tij, nuk i intereson ta kuptojė, tė meditojė rreth tij e as ta zbatojė nė jetėn e tij. Ai e lexon ajetin:
mandej sinqerisht tė lutemi pėr mallkim, dhe mallkimi nga ana e All-llahut ta hedhim kundėr gėnjeshtarėve. (Ali Imran: 61). Mirėpo parap se prapė i gėnjen njerėzit gjatė bisedės, nė premtime, nė sjelljen e tij, nė marėveshje, etj. Ėshtė pėr tu habitur qė , kafirat disa herė i gjenė ma tė drejtė se muslimanėt nė bisedat, sjelljet dhe premtimet e tyre.
Abdull-llah ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] ka thėnė: Ka zbritur Kur'ani qė tė veprohet sipas tij, kurse njerėzit leximin e konsiderojnė vepėr.
Disa njerėz e lexojnė Kur'anin, bile edhe pėrmendėsh e mėsojnė, mirėpo aspak nuk veprojnė sipas porosive qė janė brenda nė Kur'an. Sjellja e tyre ėshtė krejtėsisht nė kundėrshtim me atė qė ėshtė nė Kur'an.
Disa tė tjerė leximin e Kur'anit e kanė bėrė profesion nga i cili fitojnė para. Kjo ėshtė e ndaluar. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:
Lexoni Kur'anin dhe veproni me te, mos e teproni e as mos e leni pas dore, mos hani me te e as mos u pasuroni me Kur'an. (Ahmedi dhe tė tjerėt, hadithi ėshtė sahih).
Lexoni Kur'an dhe kėrkoni me te prej All-llahut, para se tė vijnė disa njerėz, tė cilėt do tė lexojnė Kur'an dhe do tė kėrkojnė me te prej njerėzve. (Ahmedi dhe tė tjerėt, hadithi ėshtė sahih).
Mos u largoni nga Kur'ani
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
E i dėrguari tha: O Zot imi, vėrtet, populli im e konsideroi kėtė Kur'an si (diē) tė hedhur!. (El-Furkan: 30).
Mushrikėt e Mekės, kur u lexonte Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] Kur'an, ata nuk e dėgjonin, por bisedonin dhe e ngritnin zėrin me biseda qė mos ta dėgjojnė Kur'anin. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
Ata qė nuk besuan thanė: Mos dėgjoni kėtė Kur'an dhe kur tė lexohet ai, ju bėni zhurmė (bėrtitni) ashtu qė ta pengoni!. (Fussilet: 26).
Mosbesimi dhe mosbindja nė Kur'an ėshtė largim prej tij.
Moskuptimi dhe mosmeditimi mbi ajetet e tij ėshtė largim prej Kur'anit.
Mosveprimi me te, moszbatimi i urdhėrave dhe moslargimi nga ndalesat ėshtė largim prej tij.
Mosgjykimi sipas tij dhe mosarbitėrimi i tij ėshtė largim prej tij.
Mosleximi i tij ėshtė largim prej tij.
E lusim All-llahun qė tė na largojė nga ajo qė e hidhėron dhe tė na orijenton nga ajo qė i pėlqen, siē ėshtė leximi i Kur'anit, memorizimi i tij dhe veprimi sipas tij gjatė natės dhe ditės, ashtu sikur e dėshiron dhe e pėlqen Ai. Amin.
Selefi dhe Kur'ani
Jeta e selefit ėshtė pėrplot shembujsh interesantė mbi interesimin e madh qė e kanė pasur ndaj leximit tė Kur'anit. Nė vijim do ti sjellim
vetėm disa prej tyre:
1- Abdull-llah ibn Amr ibn Asi [radijall-llahu anhu] tregon dhe thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mė tha: lexoje krejt Kur'anin pėr njė muaj. I thashė: mundem edhe ma tepėr. Mė tha: lexoje pėr 20 netė. I thashė: mundem edhe ma tepėr. Mė tha: lexoje pėr shtatė ditė, e mos i shto asgjė kėsaj. (Buhariu dhe Muslimi).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka ndaluar Abdull-llah ibn Amrin qė ta lexojė Kur'anin pėr ma pak se shtatė, ose sipas disa transmetimeve tjera, pėr mė pak se tre ditė, sepse njeriu qė e lexon krejt Kur'an pėr mė pak se kaq ditė nuk mundet ta kuptojė, e aspak nuk mundet tė meditojė rreth asaj qė e lexon. Pėr kėtė, po ta lexon njė musliman krejt Kur'anin pėr shtatė ditė, kjo do tė ishte njė punė e vlefshme, sepse feja ėshtė lehtėsim.
2- Musejeb ibn rafiu thotė: Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thoshte: bartėsi i Kur'anit duhet tė njihet gjatė natės, kur tjerėt flejnė, duhet tė dallohet gjatė ditės, kur tjerėt hanė ushqim, duhet tė jetė i mėrzitur kur tjerėt gėzohen, duhet tė heshtė kur njerėzit pėrzihen tepėr , duhet tė ketė hushu, kur njerėzit kanė kibėr. Bartėsi i Kur'anit duhet tė jetė qajtės, i mėrzitur, i butė, i urtė dhe njeri qė heshtė. Bartėsi i Kur'anit nuk duhet tė jetė i vrazhdė, as neglizhent (gafil), nuk duhet tė bėrtasė dhe nuk duhet tė hidhėrohet.
3- Junus ibn Xhubejri [rahimehull-llah] thotė: Ishim duke ecur me Xhundubin [radijall-llahu anhu], e i thashė: mė kėshillo. Tha: ke frikė All-llahun, kujdesu pėr Kur'anin, sepse ai ėshtė dritė nė natėn e errėt dhe udhėzim gjatė ditės. Veproni sipas tij edhe nėse e keni rėndė dhe vėshtirė. Nėse tė vjen ndonjė sprovė, jepe pasurinė tėnde, e mos e jep fenė tėnde. Nėse vazhdon kjo sprovė, jepe vetveten dhe pasurinė e mos e jep fenė tėnde, sepse i prishur ėshtė ai qė e ka prishur dinin e tij dhe i plaēkitur ėshtė ai tė cilit ia kanė plaēkitur fenė. Dije se ska vėshtirėsi pas xhennetit dhe pasuri pas xhehenemit.
4- Imran El-Xheuni ka thėnė: Xhundubi thoshte: ishim fėmijė tė vegjėl dhe ecnim me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Ne e mėsuam imanin para se ta mėsojmė Kur'anin, pastaj e mėsuam Kur'anin, e me kėtė e shtuam imanin.
5- Ata ibn Saibi thotė: Ebu Abdur-Rahmani thoshte: e kemi marur Kur'anin prej disa njerėzve qė na tregonin se kur i mėsonin dhjetė ajete, nuk i kalonin derisa nuk e mėsoni ēdo gjė qė ishte nė to. Ne e mėsonim Kur'anin dhe veprimin sipas tij. Do ta trashėgojnė Kur'anin pas neve disa njerėz, qė do ta lexojnė sikur qė e pinė ujin, mirėpo nuk do tua kalon fytin.
6- Ishak ibn Ibrahimi thotė: Fudajl ibn Ijadi lexonte Kur'an mėrzitshėm, me kėndje dhe ngadal, sikurse ti flet ndonjė njeriut. Kur kalonte ndonjė ajet ku pėrmendej xhenneti e pėrsėritke disa herė.
7- Amr ibn Seleme [radijall-llahu anhu] thotė: e kishim fshatin pėrreth rrugės. Njerėzit kur vinin nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kalonin pėrreth fshatit tonė. Kur vinin, unė afrohesha dhe dėgjoja leximin e Kur'anit. Kėshtu vazhdova derisa memorizova shumė pjesė tė Kur'anit. Njerėzit pritnin ēlirimin e mekės qė tė publikojnė islamin e tyre. Kur u ēlirua Mekeja, njerėzit vinin te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i thonin: ne jemi delegatėt e kėtij fisi, tė kam sjellur dėshminė se ata janė musliman, e kėshtu me radhė. Babai im shkoi si delegat i fisit tonė pėr ti dėshmuar Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] islamin tonė. Dhe u kthye prap, e tha: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: Jepni pėrparėsi atij qė di mė sė shumti Kur'an. Ata kėrkuan njeriun qė dinte mė sė shumti Kur'an, e nuk e gjetėn askend qė dinte Kur'an ma shumė se unė. Unė ateherė isha djalosh. (Ahmedi).
8- Zejd ibn Thabiti [radijall-llahu anhu] tregon dhe thotė: fisi im i thanė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ky djalosh i fisit Benu Nexhar, i dinė dhjetė sure e mė tepėr nga ajo qė tė ėshtė shpallur. I pėlqeu kjo Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe tha: Zejd, mėso shkrim leximin e gjuhės hebreje, sepse unė nuk u besoj ēifutėve gjatė leximit tė letrave qė mė vijnė. E mėsova shkrimleximin e gjuhės sė tyre pa kaluar 15 ditė. Unė ia lexoja letrat kur i vinin dhe ia shkruaja kur u pėrgjigjej. (Buhariu dhe Ahmedi).
Tregimet janė tė shumta nė kėtė drejtim, mirėpo mendojmė se kjo mjafton tė jetė nxitės pėr secilin musliman qė tė kujdeset pėr mėsimleximin e Kur'anit, pastaj leximin e tij pa ndėrprerė dhe memorizimin e tij sa ka mundėsi. Kėtu ėshtė shpėtimi ynė, pėrparimi dhe bereqeti. All-llahu na bėftė prej atyre qė kurrė nuk ndahen prej Kur'anit, e lexojnė dhe mendojnė rreth asaj qė e lexojnė, dhe nė fund veprojnė sipas asaj qė i poristė ky Kur'an.
Amin.
Bekir Halimi,
27.10.2000
|