Xhamia ėshtė tė kuptosh:
Xhamia i ka mėsuar besimtarit se si tė mendojė. Atij i ka mesuar se si ti kuptojė gjėrat e kėsaj jete dhe mirėsitė e tyre. I ka vendosur nė zemėr tė kuptuarit e drejtė. Besimtari kur hyn nė xhami e kupton se si duhet tė kuptohet ēdo gjė pastaj kupton tė kuptuarit e vėrtetė dhe kudo qė shok merr me vete dhe tė kuptuarit qė i ka mesuar xhamia.
Xhamia ėshtė histori:
Pejgamberi a.s pasi emigroi nė Medine puna e parė qė bėri ishte ndėrtimi i njė xhamie. Kjo xhami nuk u bė vetėm qendra e tubimeve fetare por edhe e tubimeve tė jetės sė pėrditshme. Nėse na lejohet tė themi se kush ėshtė fillimi i qytetėrimit Islam mund tė themi me plot besim se ėshtė xhamia. Tė gjitha xhamitė nė mbarė botėn janė shembujt e kėsaj xhamie. Muslimanėt kudo qė kanė emigruar puna e parė e tyre ka qėnė ndėrtimi i njė xhamie. Pėr kėtė arsye ndėrtimi i xhamisė pėr muslimanėt ėshtė quajtur njė ndėr adhurimet mė tė mėdha ndaj All-llahut xh.sh. Xhamitė pėr muslimanėt janė gjurmėt e historisė sė tyre. Xhamia ėshtė sikur historia tė kujton tė kaluarėn, ėshtė dhe aq bujare sa historia. Xhamia ėshtė njė dritare qė nuk tė kujton vetėm tė kaluarėn por dhe tė hap horizontin pėr tė ardhmen.
Xhamia ėshtė qytetėrim:
Qytetėrimi ėshtė e vėrteta qė pasqyrohet mbi popullin e vendit ku jetojnė. Qyteterimin e popullit musliman e paqyron xhamia sepse nė ēdo vend musliman qendra e qytetėrimit ėshtė xhamia, pra qendra e vendit ku jetojnė. Jeta dhe e vėrteta e qytetėrimit janė bashkuar nėn kuben e xhamisė. Kur muslimani shikon drejt xhamisė kujton dhe njė herė se qendra e tij ėshtė xhamia e xhamia i kujton gjithmonė se ėshtė krijuar nga njė Zot dhe se duhet tė jetojė gjithmonė nėn ushtrimin e urdhėrave tė krijuesit tė tij. Kėshtu qytetėrimi qė merret nėn kuben e xhamisė hapet nė qytetėrimin qė ekziston nėn kuben e qiellit.
Xhamia ėshtė art:
Xhamia duke qenė rrėnja e qytetėrimit nė tė njėjten kohė ėshtė dhe fruti mė i madh i qytetėrimit. Ēdo qytetėrim ka periudhėn e tij tė ndėrtimit dhe ne fund pasqyron arritjen mė tė madhe tė tij pra artin. Nė qytetėrimin e Islamit xhamia ka njė vend shumė tė veēantė. Xhamia nuk pėrmban vetėm punimet artistike brenda saj ajo mban dhe pasqyrimin e besimit tė muslimanėve. Xhamia nga njė anė mbanė nė vete estetiken e vendit ku ndodhet dhe nga ana tjetėr mbanė nė vete atė shenjtėrimin qė i takon dhe kėto tė dyja i mbartė nga nje kohė nė tjetrėn e kėshtu i bėn tė pa vdekshme.
Xhamia ėshtė adhurim:
Muslimani ndjenjat mė tė forta ndaj All-llahut xh.sh i ndien kur ėshtė para Tij pra gjatė adhurimit. Kjo ndjenjė thuajse ėshtė ngjeshur bashkė me mihrabin (vendin e imamit ne xhami). Pėr kėte arsye adhurimi i tė gjithė besimtarėve mblidhet tek imami i cili u prinė nė atė adhurim. Muslimani me tė hedhur hapin e parė pėr ne xhami hyn nė adhurim. Sepse xhamia mė shumė se ēdo gjė tjetėr ėshtė njė vend adhurimi e duke qenė kėshtu e fut njeriun nė mendim ndaj Krijuesit. Nė kėtė shtėpi tė All-llahut nuk hyhet pa patur abdest sepse ky ėshtė njė vend adhurimi e adhurimi nuk bėhet pa qenė i pastėr. Nė kėtė shtėpi hyhet sikur nuk do tė dilet mė nga ky vend.
Xhamia ėshtė barazi:
Muslimani kur vjen nė xhami i lė nė njė anė tė gjitha pozitat qė kanė tė bėjnė me kėte botė. Ky njeri tashmė e ka lėnė anash poziten, pasurinė, famėn etj.. kėtu ėshtė si nje besimtarė i thjeshtė si gjithė tė tjerėt. Nė kėtė vend nuk i mbet tjetėr vetėm se ti lutet All-llahut xh.sh si rob i Tiji. Kėtu nė kėtė vend nuk kanė vlerė ato gjėra tė kėsaj bote qė mund tė sjellė njeriu. Kėtu e kupton se ēdo njeri ėshtė i barabartė, kėtu e kupton se ēdo gjė ėshtė e pa vlerė vetėm ato gjėra qė bėhen me zemėr tė pastėr janė tė vlefshme.
Xhamia ėshtė bashkim:
Besimtarėt qė falin namaz sėbashku nė njė rrjesht duke u mbėshtetur nė njėri-tjetrin mėsojnė ti ngrejnė hallet e kėsaj bote tė gjithė sėbashku. Nėse njėri prej tyre prish rrjeshtin dihet se rrjeshti ėshtė prishur. Kjo gjė u ka dhėnė atyre mėsimin qė nė jetė gjithmonė duhet tė mbėshtesin njėri-tjetrin. Muezini kėndon ezanin nga minareja e cila simbolizon njėsimin i kujton besimtarėve se erdhi koha pėr tu takuar me krijuesin e tyre. Me njė herė lėnė punėt e tyre tė kėsaj bote dhe vrapojnė drejtė asaj qė i bėn tė ndjehen mirė drejtė asaj qė u tregon origjinėn e tyre.
Xhamia ėshtė mbrojtje:
Muslimani kur ngel pa mbėshtetje ose pa mbrojtje kėrkon njė vend qė tė strehohet e ky vend ėshtė vendi i vetėm xhamia. Xhamia i hap krahėt e mėshirės she e pėrqafon besimtarin tė cilin ka ardhur pėr tu mbėshtetur nė tė. Nė tė vėrtetė burimi i tė gjithė vendeve mbrojtėse ėshtė xhamia. Xhamia ėshtė vend mbėshtetės dhe pėr ata tė cilėt nuk besojnė. Muslimani i di shumė mirė se tė gjitha mirėsitė vijnė nga Krijuesi me tė cilin takohet nė kėtė vend mbėshtetje. Xhamia ėshtė nėnė pėr ata tė cilėt besojnė dhe mbėshtetėn nė tė ndėrsa pėr ata tė cilėt nuk besojnė ėshtė shpresė.
Xhamia ėshtė vend bisede:
Dera e xhamisė ėshtė e hapur pėr tė gjithė njerėzimin. Dhe muslimani ėshtė sikur xhamia, ia ka hapur derėn e zemrės gjithėve. Kur hyn nė xhami besimtari takohet me Krijuesin e tij dhe lidhet nga ana shpirtėrore me tė gjithė. Me anė tė kėtyre lidhjeve tė dyanshme njeriu e ndjenė veten nė njė mjedis bisede shpirtėrore tė ngrohtė. Por nė kėtė bisede nuk flasin gjuhėt, flasin zemrat.
Xhamia ėshtė dituri:
Muslimani kur vjen nė xhami ia hap zemrėn mjedisit shpirtėror. Dhe mendjen ia hap diturisė. Sepse xhamia ka ardhur si njė qendėr diturie. Ēdo fjalė qė thuhet nė predikim i hap horizontin besimtarit. Ēdo fjalė qė flitet nga vendi i imamit ėshtė e vlefshme tė vlerėsohet dhe nje herė. Xhamia ėshtė burimi i diturisė sepse vetėm me ane tė xhamisė mund ta kuptojme se ēfarė ka kaluar me parė ne histori. Ne kėtė vend ndjehet ajo aroma e historisė. E drejta ėshtė pėrzier vetėm me tė drejtėn nė kėtė vend pra mishi dhe kocka janė nė njė vend. Pėr kėtė arsye nė xhami hyhet me njė rrespekt tė madh. Ky vend ėshtė bėrė vendi i lartėsisė morale. Kushdo qė ka hyrė nė xhami dhe ka kuptuar se ēfarė do tė thotė moral e kupton se aty ku nuk ka moral nuk ka dije dhe aty ku nuk ka drejtėsi nuk ka mėsim diturie.
Xhamia ėshtė dashuri:
Dituria e vėrtetė mėsohet vetėm me dashuri sepse dashuria tė afron aty ku duhet. Muslimani hyn nė xhami gjithe dashuri dhe ushqen dashuri pėr tė. Besimtari dhe xhamia e pajtojnė dashurinė me tė tjerėt. Pėr kėtė arsye kudo qė ka xhami ka dhe dashuri. Xhamia i mėson diturinė besimtarit me dashuri gjithashtu i meson dhe si ta mbaje dashurinė nė zemrėn e tij. Xhamia atyrė qė jane mbėshtetur nė tė i mbanė me dashuri, atyrė qė adhurojnė nė tė u shpėrndanė dashuri, atyrė qė qajnė i shikon me dashuri, pėr ata qė qeshin nuk e mbyll derėn e dashurisė dhe atyre qė vijnė me dashuri ne tė u mėson se kush ėshtė dashuria e vėrtetė dhe kush duhet tė dashurohet.
Xhamia ėshtė prehje:
Atyre qė u mėson diturinė dhe dashurinė xhamia u mėson dhe prehjen. U mėson se burimi i tė gjithave ėshtė kjo xhami keshtu qė dhe vendi i prehjes ėshtė po kjo xhami. Kėshtu besimtari ndjehet gjithmonė nėn hijen e xhamisė. E di shumė mirė se ēfarė ėshtė xhamia dhe e kupton se kush ėshtė krijuesi i gjithēkaje.
Xhamia ėshtė vend pastrimi:
Besimtari hyn nė xhami duke i dhėnė mendjen, zemrėn dhe shpirtin. Gjatė hyrjes nė xhami ai ka pastruar trupin e tij. Xhamia i ka hapur gjithmonė dyert pėr njerėzit. Besimtarit i ka hapur dyert e mėshirės sė All-llahut xh.sh. Nė kėte mėshirė mund tė hynė vetėm ata tė cilėt janė pastruar. Nė fillim besimtari pastrohet nga gjynahet pastaj lehtėsohet shpirtėrisht e pastaj ndjen lumturinė shpirtėrore qė ia dhuron xhamia.
Xhamia ėshtė tė mos jetosh dot pa tė:
Siē ėshtė besimtari gjithmone brenda ne xhami ashtu ėshtė dhe xhamia brenda nė zemrėn e besimtarit. Besimtari e vizaton hartėn e rrugės sė tij me anė tė xhamisė. E ka kuptuar se nuk mund tė jetojė dot pa tė. E ka kuptuar se pronari i vėrtetė i sajė ėshtė All-llahu xh.sh. e ka kuptuar mė nė fund se pse ka jetuar se pse ka punuar e ka sakrifikuar. Pra pėr tė fituar mėshirėn e All-llahut xh.sh tė cilėn e simbolizon kjo xhamia ku pa tė nuk mund tė jetojė njė besimtarė.