Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Shiko Rezultatet e Ekspertizës: PSE IBRAHIMI A.S KA DASHUR TE THEJ IDHUJT OSE ZOTRAT E NJRZVE

Vlerësuesit
15. Ju nuk jeni të Autorizuar për të dhënë mendimin e juaj në këtë Ekspertizë
  • SEPSE MENDOJ SE IBRAHIMI KA BESUAR NE ALL-LLAHUN XH.SH

    15 100.00%
  • DHE ALL-LLAHU E NDIHMON NGA NJERZIT QE BESOJN NE IDHUJ

    0 0%
Rezultatet 1 deri 4 prej 4

Tema: Historia e Ibrahimit (a.s)

  1. #1
    mirlinda nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    11-12-2008
    Lokacioni
    PODUJEV
    Postimet
    3
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 4 herë në 2 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Post Historia e Ibrahimit (a.s)

    Historia e Ibrahimit (a.s)

    H. Ibrahimi (a.s) gjithmonë mendonte për udhëzimin e njerëzve në rrugë të drejtë e cila është besimi tek një Zot, Krijuesi i gjithë krijesave.

    Erdhi stina e pranverës. Lulet filluan të lulëzojnë, ujërat filluan të shtohen në lumenj. Njerëzit u gëzuan shumë dhe filluan të përgatiteshin për festat e sezonit të pranverës, i cili është sezoni i prodhimtarisë dhe i rritjes. Në ato kohëra njerëzit i organizonin festat jashtë qytetit dhe shkonin në vende të bukura ku atje hanin, pinin, kërcenin dhe luanin. Mbasi mbaronte festa, ata ktheheshin në qytet me qëllim që të dërgonin dhuratat zotave dhe dijetarëve të tyre. Kur njerëzit përgatiteshin për të festuar jashtë qytetit, Profet Ibrahimi (a.s) as që mendonte për këtë gjë. Ata i thonin atij: Përse nuk shkon për të festuar o Ibrahim? Ai iu përgjigj: - Unë jam i sëmur. Ai (a.s) ishte i shqetësuar prej njerëzve sepse ata nuk e dinin rrugën e vërtetë. H. Ibrahimi ka qenë i ndryshëm nga të tjerët në të gjitha gjërat. Ai vishte rroba të pastra, shkurtonte flokët dhe priste thonjtë.

    Të gjithë njerëzit shkuan në festë dhe bashkë me to shkoi Nemrudi dhe Kahanet. H. Ibrahimi mbeti i vetëm në qytet. Ai mori sopatën dhe shkoi ne ma’bedin e madh, në të cilën ndodheshin shumë idhuj të gdhendur prej guri. Disa ishin të vegjël e disa të mëdhenjë. Ndër to ishte një idhull shumë i madh të cilin e quanin Merduh (zoti i zotërave). H. Ibrahimi u ngjit në shkallët e ma’bedit dhe vendi ishte i zbrazët nga njerëzit,. Në të gjindeshin vetëm idhujt. Në ma’bed kishte erë gjaku dhe mishi për shkak të kurbanëve që bënin njerëzit për idhujt.

    H. Ibrahimi i hodhi një vështrim të gjithë idhujve që ndodheshin në ma’bed dhe tha me veten e tij: -Si i besojnë njerëzit këtyre gurëve që nuk sjellin as dëm e as dobi?!... Idhujt e ngurtë qëndronin në vendet e tyre. Ato as nuk lëviznin, as nuk flisnin, dhe as nuk vepronin asgjë.! H.Ibrahimi i zemëruar iu drejtua atyre dhe i tha: Përse nuk flisni?! Ky zë u përhap në të gjithë ma’bedin e zbrazur. H. Ibrahim thirri përsëri me zë të lartë duke thënë: Përse nuk flisni?! Ky zë u përhap në të gjithë ma’bedin. H. Ibrahimi me thirrjen e tyre donte ti tregonte njerëzve se zotat e fallsifikuar nuk janë gjë tjetër veçse gurë të shurdhët. Ai ngriti sopatën dhe filloi të thërmoi fytyrat e idhujve prej guri, dhe ata rrokulliseshin nën këmbët e Ibrahimit (a.s), derisa mbërriti tek më i madhi i tyre. Në atë moment atij i vjen një mendim. Ai e vuri sopatën në qafën e idhullit të madh dhe u largua nga ma’bedi mbasi i theu të gjithë idhujt, dhe dukej sikur kishte rënë një termet i fuqishëm. Kur u largua nga ma’bedi H. Ibrahimi shikoi nga qielli në të cilin fluturonin pëllumba të bardhë.

    Kur mbaroi festa e pranverës banorët u kthyen në vendin e tyre. Ishte errësirë dhe u afrua koha për të dërguar dhuratat tek zotat. Njerëzit u drejtuan për tek ma’bedi i tyre i madh. Të gjithë mbanin në duar dhurata e ndriçues. Në krye të njerëzve qëndronin kahanet. Kur iu afruan ma’bedit kahanet u habitën. Njerëzit shikonin të hutuar. Të gjithë zotat e tyre ishin bërë copa – copa me përjashtim të madhit të tyre. Zoti i zotërve qëndronte në vendin e tij dhe kishte një pamje tjetër nga ajo e para, sepse në qafën e tij ishte varur sopata!! Asnjëri nuk u afrua tek ai për ta pyetur se ç’farë kishte ndodhur! Edhe ai qëndronte në heshtje si gjithmonë, sepse ai ishte veçse gurë! Ndodhi një rrëmujë dhe kahanet pyesnin se cili ishte ai që kishte marrë guximin për të thyer zotat e bekuar?!! “ (Kur u kthyen i panë) Ata thanë: “ Kush e bëri këtë me zotat tanë? Ai na qenka kriminel!” (Enbija 59)

    Njëri prej tyre tha: Është një person i cili mund ta ketë bërë këtë gjë, dhe ai e ka marrë guximin për thyerjen e zotave. Ai është djaloshi me emrin Ibrahim, më qenëse ne e kemi dëgjuar atë të ofendoi zotat dhe thotë se ato nuk sjellin as dëm e as dobi. “ (pastaj) Thanë: “ Kemi dëgjuar për një djalosh që i përqeshte ato, të cilit i thinin Ibrahim”. (Enbija 60)

    Kahanet u zemëruan shumë prej Ibrahimit sepse ai ishte i vetmi që ofendonte zotat e tyre!

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  3. #2
    Grafika e Aferdita
    Aferdita nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    21-08-2008
    Postimet
    1,021
    All-llahu të shpërbleftë
    3,392
    Falënderuar 1,533 herë në 840 Postime
    Rep Fuqia
    655

    Re: Historia e Ibrahimit (a.s)

    Pastaj!!!

  4. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


  5. #3
    Grafika e llukman
    llukman nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    29-11-2007
    Lokacioni
    velenje-slovenija
    Postimet
    125
    All-llahu të shpërbleftë
    141
    Falënderuar 163 herë në 90 Postime
    Rep Fuqia
    223

    Re: Historia e Ibrahimit (a.s)

    esselamu alejkum

    pytje per kviz ose cka?

    selam

  6. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  7. #4
    Grafika e Dituria
    Dituria nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    10-11-2007
    Lokacioni
    Vendin ku perzihen rehatia dhe sprova.
    Postimet
    527
    All-llahu të shpërbleftë
    1,439
    Falënderuar 1,518 herë në 445 Postime
    Rep Fuqia
    522

    Re: Historia e Ibrahimit (a.s)

    Shikoni siper e keni ekspertizen, per ate qenka fjala!

  8. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Tema të Ngjashme

  1. Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 31-05-2010, 12:34
  2. Agjërimi i Nuhit, Davudit dhe Ibrahimit (paqja e Allahut qoftë mbi ta)
    By sunna in forum Hadithi dhe Shkencat e Hadithit
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 27-07-2009, 09:44
  3. Përgjigjet: 4
    Postimi i Fundit: 08-02-2009, 22:48
  4. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 00:06
  5. Historia e sakrificës së Ibrahimit
    By xhihadi therret in forum Sira & Historia Islame & Dijetarët
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 14:09

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •