Selamu Alejkum Ue Rahmetull-llahi Ue Berakatuhu.
Vellezer te Dashur, keni thene
:
Citat:
|
Postuar fillimisht nga Fidan
selam
vella Etheristi ma ban hallal po bash mir si duhet nuk e keni dhon pergjigjjen e sakt i kini katrru pak
1. Kur u parqit engjėlli,Xhebraili, herėn e parė me Kuran, i shpalli thirrjen historike me fillimin e sures ``Al-Alak,gjer nė fund t ajetit nr.5
2. Hern e dytė Xhebraili shpalli disa ajete tė para nga sureja ``Al-Kalam``(Pena,nr.68),gjer nė fund tė ajetit 9
3. Herėn e tretė Xhebraili shpalli ajetet e para tė sures ``Al-Muzzemmil``nr.7 gjer nė fund tė ajetit 10
4. Herėn e katėrt Xhebraili shpalli ajetet e para tė sures ``Al-Muddath-thirr``(nr.74) gjer tek numri 19,gjegjėsisht gjer tek ajeti 30
5.Herėn e pestė solli suren e parė tė plotė, suren ``Al-Fatiha``, e cila fillon me deklarimin e parė tė Kura“anit,19 shkronja a,Bismil-lahir-rahmanirr-rrahim(nė gjuhėn arabe).
|
Citat:
|
Postuar fillimisht nga Mesudi
Mue mė duket se pėrgjegja e Fidanit ėshtė mė e saktė...
All-llahu e din mė sė miri.
Selamu Alejkum
|
Vellezer,
Fidan dhe
Mesudi, ne lidhje me keto dy postimet e juaja, them qe keni gabuar, per shkakun se sikurse kam thene ne nje postim, qe Surja e cila ka zbritur pas 5 Ajeteve te para te Sures Alak, eshte Surja Mud-dethir, dhe e verteton kete qe them, nje Hadith i cili gjendet tek Imam Bukhairu, Imam Muslimi dhe tek Imam Ahmedi (All-llahu s.u.t. i meshirofte).
Kurse ju thoni qe sujra e dyte, Pas Sures Alak. eshte surja Kalem, dhe kjo eshte gabim.
Tashti te themi Hadithin.
Transmenton Imam Bukhariu, Imam Muslimi dhe Imam Ahmedi (Al-llahu s.u.t. i meshirofte) nga Ebi Selemete Ibn Abdurahman, se ai ka thene, me ka lajmeruar mua Xhabir Ibn Abdil-lah (radiall-llahu anhuma), se Ai e ka ndegjuar Profetin (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) duke folur per kohen e Zbritjes se Shpalljes dhe tha:
Dhe derisa une isha duke Hecur, ndegjova nje Ze prej Qiellit, e ngita koken dhe pashe Melekun i cili me erdhi ne Shpellen Hira, i cili ishte i ulur ne nje Front, qe gjendej midis Qiellit dhe Tokes, dhe kur e pash kete pamje, u tmerrova prej Tij, dhe duke nxituar shkova ne familjen time, dhe u thashe atyre, Me Mbuloni, Me Mbuloni dhe me mbuluan, dhe ate here mu Shpall:
O Ti i Mbuluar, Cohu dhe thirri te tjeret (bej Daue)............ Mud-dethir: 1-5.
Dhe tha Ebu Selemete:
Pas kesaj ngjarje, nuk u ka ndalur Shpallja.
Nje sqarim i vogel.
Sikurse e dime te gjithe, Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) i eshte ndalur Shpallja per tre Vjet, dhe pas kesaj nuk i eshte ndaluar me, dhe sikurse eshte e njohur qe ajo ndalese ka ndodhur pas ngjarjes ne shpellen Hira.
Nje perfitim.
Ne mesin e Shabeve, ka kundershtime se kush eshte pjesa e pare e Zbritur e Kur`anit, disa thone 5 Ajetet e Para te Sures Alak, dhe disa te tjere thojne 5 Ajetet e Para te Sures Mud-dethir.
Keshtu qe nuk kihet dyshim se surja e dyte e Zbritur, eshte Surja Mud-dethir, dhe ky eshte mendimi i Ibn Kethirit Imam Bukhariut Imam Muslimit dhe Imam Ahmedit, ose me sakte ky eshte mendimi i te gjitheve.
Insha`all-llah kemi perfituar te gjithe prej kesaj, dhe shpresoj qe te jene sqaruar ata te cilet, kane qene te pa sqaruar ne kete pike.
Selamu Alejkum.