|
Re: Ajetul - Kursijji (Tespih-dova)
Komentim i ajetit tė Kursisė
Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
اللّهُ لاَ إِلَهَ إِلاَّ هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ لاَ تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلاَ نَوْمٌ لَّهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الأَرْضِ مَن ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلاَّ بِإِذْنِهِ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلاَ يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِّنْ عِلْمِهِ إِلاَّ بِمَا شَاء وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ وَلاَ يَؤُودُهُ حِفْظُهُمَا وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ
« Allahu. Askush nuk meriton tė adhurohet, pėrveē Tij. I Pėrjetshmi, Ai qė furnizon dhe mbron gjithēka qė ekziston. Atė nuk e kap as dremitja, as gjumi. Atij i pėrket ēfarėdo qė ėshtė nė qiej dhe nė tokė. Kush mund tė ndėrmjetėsojė tek Ai pa lejen e Tij? Ai e di ēfarė u ndodh atyre [nė kėtė botė] dhe ēfarė do tė ndodhė pas tyre [nė botėn tjetėr]. Ata kurrė s'do tė mund tė nxėnė ndonjė gjė nga dija e Tij, pėrveē asaj ēfarė do Ai. Kursi-a e Tij shtrihet mbi qiejt dhe tokėn, dhe Ai nuk ndjen lodhje nė kujdesin ndaj tyre. Ai ėshtė mė i larti, mė i madhi »
Ky ajet ėshtė ajeti mė madhėshtor nė Librin e Allahut, mu siē ėshtė konstatuar nė pėrgjigjen e Ubej bin Ka'b [Ebul-Munthir] ndaj pyetjes se pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]:
- Cili ajet nė Librin e Allahut ėshtė mė madhėshtori?
- Ajeti i Kursisė, - u pėrgjigj Ubej, pas ēka pejgamberi e goditi nė gjoks dhe i tha:
- Qofsh i gėzuar me dije, o Ebal-Munthir!
Pėr kėtė shkak, kushdo qė e thotė atė natėn [para sė tė flejė], Allahu do ta caktojė njė roje pėr tė, i cili do ta ruajė tėrė natėn, dhe asnjė shejtan s'do t'i afrohet, deri nė mėngjes.
Ky ajet ka dhjetė fjali. Secila prej tyre ka njė domethėnie madhėshtore. Allahu ka thėnė [nė fillim]:
« Allahu »
Fjala Allah, ėshtė e veēantė pėr qenien mė tė lartė, domethėnė emėr i veēantė pėr vetė Allahun, tė plotfuqishmin e tė madhėrishmin. Ky titull s'ėshtė i zbatueshėm pėr tjetėrkėnd veē Allahut, qoftė nė kohėrat e periudhės para-islamike [xhahilijeh], qoftė nė kohėn e Islamit. Sepse Allahu ėshtė Rabbul-Alemiin [Zoti i tėrė krijimit], i plotfuqishmi e madhėshtori.
Nė ndėrtimin e fjalisė, termi Allah ėshtė kryefjala [mehetul-khaber] e pjesės tjetėr tė fjalisė apo mehetul-isnad [termi mbi tė cilin bazohet pjesa tjetėr e fjalisė]. Kjo fjalė, pra, termi madhėshtor [Allah], ėshtė kryefjalė, kurse ajo qė vjen pas saj [nga cilėsitė e kryefjalės] ėshtė ose kallėzues, ose ndajshtim shpjegues.
Vendimi i parė nė [raportin e njė cilėsie ndaj kryefjalės sė vet] 'Allahu. La ilahe ile Hue’, ėshtė ‘la ilahe ile Hue/askush nuk meriton tė adhurohet, pėrveē Tij’.
Ilah do tė thotė me'luuh apo ai qė adhurohet nga dashuria dhe respekti. Asgjė nuk e meriton kėtė cilėsi, pėrveē Allahut, Atij qė ėshtė i pastėr nga ēdo e metė. Tė gjithė zotat krahas Allahut, tė cilėt adhurohen nė tokė apo nė qiej, si p.sh. engjėjt, nuk meritojnė tė adhurohen. Ata quhen zota, por nuk e meritojnė tė drejtėn qė e meriton Allahu, Zoti i botėve. Ai, i lartėsuari, ka thėnė:
« O njerėz, veēoni Zotin tuaj [Allahun] me adhurim, Atė qė ju krijoi juve dhe tė gjithė ata qė qenė para jush, qė tė jeni nga ata qė arrijnė devotshmėrinė [takua]. Ėshtė Ai qė e bėri tokėn vend pėr pushimin tuaj, e bėri qiellin si njė kupė, zbriti ujin [shiun] nga qielli dhe nxori fruta si furnizim pėr ju. Atėherė, mos i vėni ortakė Allahut [nė adhurim] ndėrsa e dini [se Ai s'ka ortakė] » [el-Bekareh, 22]
Fjala ilah – diēka qė adhurohet - ėshtė njė emėr i لا/la. Nė kėtė ndėrtim, لا/la ėshtė negativi qė mohon llojin [xhins]. Kėtu, kjo tregon mohimin e pėrgjithshėm e absolut tė tė gjitha llojeve qė i pėrkasin njė kategorie. Duke qenė vetė njė tekst i pėrgjithėsuar, la ilahe ėshtė njė mohim i qartė dhe pėrfshirės i tė gjitha llojeve [tė zotave tė rrejshėm].
Thėnia e Tij ile Hue, qė do tė thotė 'pėrveē Tij', nė kuptimin gramatikor ėshtė njė zėvendėsim pėr njoftimin e munguar la, e cila ėshtė njė fjalė me domethėnie tė kuptueshme, por qė nuk shprehet me fjalė dhe e cila ėshtė e domosdoshme pėr tė plotėsuar domethėnien. Pra, kjo fjalė ėshtė e drejtė dhe me vend. Sipas kėsaj, domethėnia ėshtė: la ilahe ile Hue/Askush nuk meriton tė adhurohet, pėrveē Allahut.
Kjo fjali madhėshtore: la ilahe ile Hue/Askush nuk meriton tė adhurohet, pėrveē Tij, tregon mohimin e theksuar dhe absolut tė njė perėndie tė vėrtetė, pėrveē Allahut.
Sa i pėrket thėnies sė Allahut:
الحَيُّ القَيُّوم
« ... i Pėrjetshmi, Ai qė furnizon dhe mbron gjithēka qė ekziston »
Kėta dy janė emra tė Allahut, tė cilėt pėrfshijnė pėrsosurinė e cilėsive dhe tė veprimeve. Emri الحَيُّ/el-Hajj/i Pėrjetshmi, pėrfshin pėrsosurinė e cilėsive, kurse القَيُّوم/el-Kajjum pėrfshin pėrsosurinė e veprimeve. Domethėnia e el-Hajj ėshtė: Ai qė posedon jetesė tė pėrsosur. Ky pėrfundim nxirret nga nyja ال/el nė el-Hajj, e cila nė aspektin gramatikor pėrdoret pėr tė treguar [mes tjerash] kombinimin e tė gjitha tė pėrsosurave [nė cilėsi, dhe nė termet ku kjo pėrdoret (el-Istighraak)].
Kjo, po ashtu, tregohet nė rastin e qenies dhe mosqenies si dhe pėrsosurisė e papėrsosurisė. Nė fakt, nėse e shqyrtojmė jetėn e njeriut, e gjejmė atė si tė papėrsosur, sepse ajo zė fill nė mosqenie dhe pėrfundon nė mosqenie.
Gjithashtu, jeta e njeriut ėshtė e papėrsosur sa i pėrket cilėsive dhe veprimeve tė tij, sepse dėgjimi i tij, shikimi, tė folurit e veprimet, tė gjitha janė tė papėrsosura. Si e tillė, jeta e njeriut ėshtė e papėrsosur nga tė gjitha pikėpamjet: nė qenie dhe nė mosqenie si dhe nė lidhje me cilėsitė e pandashme tė vetė jetės. Mirėpo, sa i pėrket Allahut, mė tė lartit e madhėshtorit, jeta e Tij ėshtė e pėrsosur, qė as nuk ėshtė paraprirė nga mosqenia, as nuk pasohet me kalimin nė hiēgjė. Allahu, mė i larti, ka thėnė:
« Zini besė dhe mbėshtetuni nė Atė qė ėshtė i Pėrjetshėm dhe kurrė nuk vdes » [el-Furkan, 58]
« Gjithēka nė tė [tokė] do tė mbarojė, kurse Fytyra e Zotit tėnd, qė ėshtė plot madhėshti e nder, do tė mbetet ngaherė » [er-Rrahman, 27]
Pėr kėtė arsye, selefėt kanė thėnė:"Personi duhet ta lidhė e tė mos ndalet [kur tė recitojė fjalėn ‘mbarojė’ nė ajetin e mėsipėrm], sepse kjo tregon mėnyrėn e duhur tė pėrsosurisė. Aspekti i vėrtetė i pėrsosurisė sė Allahut qėndron jo vetėm nė faktin se krijimi do tė mbarojė, por dhe nė ekzistimin e pafund tė Allahut, mė tė fuqishmit e mė madhėshtorit”.
Veē kėsaj, jeta e Allahut ėshtė e atillė qė as nuk pėrcillet me asgjėsim, as me mungesė:
« Gjithēka do tė mbarojė, pėrveē Fytyrės sė Tij » [el-Kasas, 88]
Vėrtet, Allahut tė plotfuqishėm e tė madhėrishėm i pėrket jeta e ngahershme dhe e pėrsosur.
Pėr mė shumė, jeta e Allahut karakterizohet me pėrsosuri tė cilėsive: dėgjimit, shikimit, dijes, aftėsisė, mundėsisė dhe tė gjitha tipareve tė pėrsosurisė. Pėr kėtė shkak, nyja ال/el tregon kombinimin e tė gjitha tė pėrsosurave lidhur me ekzistimin e pafund.
Sa i pėrket thėnies sė Allahut « el-Kajjum », kjo e ka zanafillėn nė fjalėn el-kijaam, dhe vlerėsimi i el-Kajjum ėshtė fejj’uul, qė ėshtė njė formė intensiteti. Emri el-Kajjum do tė thotė Ai qė mbahet gjallė vetvetiu dhe i mban gjallė tė gjitha gjėrat. Allahu, mė i larti ka thėnė:
« A ėshtė Ai qė mban [ruan, furnizon, etj] ēdo person dhe e di pėr tėrė atė qė ai ka fituar? » [er-Rad, 33]
Allahu mbahet vetvetiu, meqė Ai ka thėnė:
« Allahu ėshtė i Pasuri [qė s’ka nevojė pėr ndonjė gjė], i denjė pėr gjithė lavdėrimin » [et-Taghebun, 6]
Pra, Allahu absolutisht s’ka nevojė pėr krijesat. Ai mbahet vetė. Ai s’ka nevojė pėr pije apo pėr ushqim, se Ai ėshtė qė ushqen e nuk ushqehet. Ai nuk ka nevojė as pėr mbėshtetės, as pėr ndihmės, as pėr zėvendės e as pėr kėshilltarė. Ai mbahet vetvetiu nė pėrsosuri.
Nėse ndokush thotė: Si tė bashkėrendisim domethėnien e lartpėrmendur tė el-Kajjum me thėnien e Allahut:
« O ju qė besoni, nėse e ndihmoni Allahun, Ai do t’ju ndihmojė juve » [Muhammed, 7] dhe
« Vėrtet, Allahu do t’i ndihmojė ata qė e ndihmojnė Atė » [el-Haxh, 40]?
Ēka nėnkuptohet me vėrtetimin nga e Tij e tė qenit i ndihmuar? Pėrgjigja ėshtė se domethėnia e menduar ėshtė ndihma nė rrugėn e fesė sė Allahut, sepse Ai ka kontroll tė plotė mbi gjithēka. Pra, gjithēka, pėrveē Allahut, ėshtė i varur nga Ai nė ekzistencė, nė pėrgatitje tė ēėshtjeve dhe nė furnizim.
Nė thėnien e Tij « Atė nuk e kap as dremitja, as gjumi », Allahu nuk ka thėnė « Ai nuk fle », por ka thėnė «Atė nuk e kap », me qėllim qė tė pėrfshijė gjumin qė kaplon dhe gjumin me dėshirė. Nėse do tė thoshim ”Nuk fle”, kjo do tė nėnkuptonte se Ai nuk fle me dėshirė. Mirėpo, Allahu i plotfuqishėm nuk fle as nga kaplimi, as nga dėshira, sepse gjumi ėshtė njė cilėsi e papėrsosur, e cila bie ndesh me pėrsosurinė e Vetes dhe me pėrsosurinė nė raport me tė tjerėt.
Personit qė fle, humb shumė nga puna e tij, pėr shkak tė kėtij gjumi. Merrni parasysh, pėr shembull, rastin e njė personi qė ka shumė njerėz qė punojnė pėr tė dhe ai fle shumė. Ai s’ka mundėsi tė vejė nė hesap apo tė menaxhojė biznesin e ēėshtjet tjera qė kanė tė bėjnė me kėtė. Kjo, pra, ėshtė papėrsosuria nė raport me tė tjerėt.
Sa i pėrket vetė-pėrsosurisė, gjumi ėshtė pamjaftueshmėri, sepse trupi i personit lodhet dhe ka nevojė pėr gjumė pėr tė pushuar nga ajo qė ka kaluar, dhe si njė mėnyrė pėr tė rinuar aktivitetin e vet, qė tė angazhohet nė atė ēfarė e pret. Pėr kėtė shkak, banorėt e xhenetit s’do tė flenė, ēka ėshtė njė pėrsosuri e jetėve dhe e trupave qė do tė kenė. Dhe ata s’do ti godasė ndonjė sėmundje apo tė ngjashme me kėtė.
Nėse dikush thotė: Ne e dimė qė personi i cili nuk fle, ėshtė i paaftė ta bėjė kėtė pėr shkak se ėshtė i sėmurė apo nga ndonjė shkak tjetėr, kurse ju thoni qė mungesa e gjumit ėshtė njė pėrsosuri. Shpjegoni kėtė.
Themi: Kjo vlen pėr krijesėn, dhe nė kėtė rast pėrsosuria ėshtė njė ēėshtje relative [nė rastin e Allahut kjo ėshtė pėrsosuri]. S’ka dyshim qė personi i cili nuk fle pėr shkak se ėshtė i sėmurė, ka njė tė metė, dhe, pėr kėtė arsye, ai gjithnjė rri i molisur dhe i rraskapitur. Kėshtu, mirėqenia e tij nuk do tė realizohet. Kjo ėshtė e qartė nga thėnia e Allahut tė lartėsuar:
« Dhe e bėri gjumin tuaj pushim » [en-Nebe, 9]
Domethėnė, gjumi ėshtė diēka qė do tė ndėrpresė vėshtirėsitė dhe lodhjen. Nėse Allahu do tė flinte - dhe Ai ėshtė i pastėr nga kjo e metė -, atėherė kjo do ta bėnte tė nevojshėm pushimin e Tij. Veē kėsaj, krijimi do tė shkatėrrohej, sepse ata kanė nevojė pėr Tė. Madje, edhe personi nė gjumė, ka nevojė pėr Allahun. Nė fakt, pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] e luste Allahun natėn, kur bėhej gati pėr tė fjetur:
“Nėse ma merr shpirtin, mėshiroje [‘dhe fale’, nė njė tjetėr transmetim]; nėse e lėshon, mbroje ashtu siē i mbron robėrit Tu tė drejtė”.
Shkurt fjala, ėshtė e pamundshme qė Allahu, i Cili ėshtė i pastėr nga ēdo papėrsosuri, tė flejė. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:
“Vėrtet, Allahu nuk fle dhe nuk i ka hije tė flejė”.
Shprehja “nuk i ka hije”, kur pėrdoret nė Kur’an dhe nė Sunet, do tė thotė: ‘ajo qė absolutisht s’ėshtė e mundshme tė ndodhė’, meqė Allahu i lartėsuar ka thėnė:
« Nuk i ka hije er-Rahmanit [Allahut] tė lindė njė bir [apo fėmijė] » [Merjem, 92]
Duhet tė pėrmendet se thėnia e Allahut:
« Atė nuk e kap as dremitja, as gjumi »,
tregon es-sifat es-selbije [cilėsi mohimi: qė mohojnė ēfarėdo papėrsosurie dhe nėnkuptojnė pėrsosuri]. Rregulli lidhur me Emrat dhe Cilėsitė e Allahut ėshtė se s’ka diēka si cilėsi tė pastėr tė mohimit. Es-sifat es-selbije pėrmenden pėr shkak se nėnkuptojnė pėrsosuri tė cilėsive, tė cilat bien ndesh me ato tė mohimit. Pra, pėr shkak tė pėrsosurisė sė jetės sė Allahut dhe vetė-mbajtjes [kajjumijjeh], Atė nuk e kap as dremitja, as gjumi.
Nė thėnien e tretė, Allahu i lartėsuar ka thėnė:
« Atij i pėrket ēfarėdo [maa] qė ėshtė nė qiej dhe nė tokė »
Fjala ما/maa kėtu ėshtė njė emėr lidhėzor [gram. Ism meusuul] me formė tė pėrgjithėsuar. Termi pėrdoret nė kėtė formė, me qėllim qė tė tregojė se pėrfshin qeniet dhe gjendjet e tyre. Domethėnia, pra, ėshtė se Allahu ėshtė Ai, qė zotėron me ēėshtjet e ēdo gjėje qė ekziston nė qiej e nė tokė: nė krijim, mbretėrim dhe udhėheqje.
Fjalia « Atij i pėrket ēfarėdo qė ėshtė nė qiej dhe nė tokė », ėshtė njė fjali dėftore, nė tė cilėn kallėzuesi “Atij” i paraprinė kryefjalės e cila ėshtė emri lidhėzor maa/ēfarėdo. Nė kėtė mėnyrė, ka njė gjendje gramatikore tė pėrjashtimit [hasr], e cila tregon se vetėm Atij [Allahut] i pėrket ēfarėdo qė ėshtė nė qiej e nė tokė. Sipas kėsaj, meqė tė krijuarit, mbretėrimi dhe udhėheqja e ēėshtjeve i pėrket vetėm Allahut, ėshtė e detyrueshme pėr ne t’i nėnshtrohemi vetėm Atij, ngaqė jemi robėrit e Tij, dhe njė rob duhet t‘i dorėzohet Atij qė e posedon dhe zotėron me tė, Allahut, i Cili ėshtė i pastėr nga ēdo e metė, mė i larti.
Veē kėsaj, duhet tė kemi kujdes ndaj paracaktimit tė Allahut, sepse jemi pronė e Tij. Dhe ēfarėdo qė posedohet nga Allahu, rendi ėshtė qė tė jetė e drejtė e Tij tė udhėheqė me ēėshtjet e asaj gjėje ashtu siē do Ai. E drejta ėshtė e njėjtė, qoftė kur paracaktimi ka tė bėjė me vetė atė, me familjen e tij, me pasurinė e tij, me shokėt e tij, me vendin e tij si dhe me pjesėn tjetėr tė njerėzimit. Gjėja e rėndėsishme kėtu ėshtė se, meqė pushteti i pėrket Allahut, atėherė ėshtė e drejtė e veēantė e Tij tė bėjė ēfarė tė dojė.
Nė thėnien e Tij « Atij i pėrket ēfarėdo qė ėshtė nė qiej dhe nė tokė », termi “qiej” ka ardhur nė shumės ndėrsa fjala “tokė” ėshtė thėnė nė njėjės, ndonėse ajo qė mendohet ėshtė shumėsi. Nė kėtė vėshtrim, pėrdorimi i menduar i termit “tokė”, i referohet llojit [xhins].
Nė thėnien e katėrt, Allahu, mė i larti, ka thėnė:
« Kush mund tė ndėrmjetėsojė tek Ai pa lejen e Tij? »
Fjala “Kush”, ėshtė njė pėremėr pyetės, dhe me pėrdorimin e pyetjes nė fjali ėshtė menduar tė theksohet mohimi [se askush s’mund tė ndėrmjetėsojė] i qartė nė pohimin i cili e pason atė: « ... pėrveē me lejen e Tij ». Kurdo qė njė mohim merr formėn e njė formulimi pyetės, thėnia mbushet me domethėnien e sfidės.
- Ndėrmjetėsimi [esh-Shefa’eh]
Lidhur me thėnien e Allahut tė lartėsuar “Ndėrmjetėsojė”, dije se:
1. Nga ana gjuhėsore, termi shefa’eh do tė thotė tė bėsh ēift njė numėr tek.
2. Nga ana tradicionale, kjo i referohet parashtrimit tė kėrkesės [ndėrmjetėsim] me dikė nė favor tė tjetėrkujt nė bėrjen e njė dobie apo zmbrapsjen e njė dėmi. Kėshtu, shefa’eh e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] pėr njerėzit, pasi t’i ketė kapluar ankthi dhe telashet, ēka s’do tė mund tė durojnė, ėshtė njė ndėrmjetėsim pėr ta larguar njė dėm. Nė anėn tjetėr, ndėrmjetėsimi i pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] pėr banorėt e xhenetit pėr tė hyrė nė xhenet, synon sigurimin e njė dobie.
3. Askush s’mund tė ndėrmjetėsojė, pėrveē me lejen e Allahut [ile bi-idhnihi].
Lejimi i Tij ėshtė i pėrgjithshėm [kaunij]. Madje, edhe Muhamedi [salallahu alejhi ue selam], i cili ka pozitėn mė tė lartė te Allahu, s’mund tė ndėrmjetėsojė, pėrveē me leje paraprake nga Allahu. Atij [salallahu alejhi ue selam] do t’i jepet kjo leje, pasi ai tė bie nė sexhde para Allahut e ta lavdėrojė Atė me lavdėrime madhėshtore, pėr tė cilat Allahu do ta udhėzojė nė atė Ditė. Atėherė, do tė thuhet:
“Ngrite kokėn. Fol dhe do tė dėgjohesh; ndėrmjetėso dhe do tė tė pranohet”.
Dihet qė askush s’ka pozitė mė tė lartė te Allahu sesa i dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam], por ai s’mund tė ndėrmjetėsojė, pėrveē me lejen paraprake nga Allahu. Kjo, pėr shkak tė pėrsosurisė sė autoritetit tė Allahut tė madhėrishėm. Sa mė shumė tė zbatohet autoriteti i mbretit, aq mė shumė nderohet e respektohet ai. Njerėzit, madje, nuk flasin nė gjyqin e tij po tė mos flasė ai. Kini parasysh marrėdhėniet e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] me shoqėruesit e tij, tė cilat i pėrshkroi emisari i kurejshitėve [Urweh bin Mes’ud] [Pasi u arrit marrėveshja e Hudejbijes]:
“Kur i flisnin atij, i ulnin zėrat”.
E gjithė kjo nga respekti qė kishin ndaj tij. Mund tė gjeni qė, nėse njė mbret nderohet nga turma, atėherė askush s’mund tė flasė nė gjyqin e tij dhe nė praninė e tij, pėr shkak tė autoritetit tė madh qė ai ka.
- Kushtet e ndėrmjetėsimit tė vėrtetuar
Allahu, mė i larti, e ka bėrė tė qartė se Ai nuk lejon ndėrmjetėsim, pėrveē pėr atė tė cilin Ai e miraton dhe fjalėt e tė cilit janė tė pranueshme pėr Tė, si dhe pėr atė me tė cilin Ai ėshtė i kėnaqur, nė emėr tė cilit kėrkohet ndėrmjetėsimi. Si pasojė, idhujt e idhujtarėve s’mund tė ndėrmjetėsojnė nė emėr tė idhujtarėve, sepse kėta tė fundit nuk janė miratuar nga Allahu.
Sipas kėsaj, kushtet pėr ndėrmjetėsimin e vėrtetuar janė tri:
1. Leja e Allahut pėr tė
2. Tė qenit e Allahut i kėnaqur me ndėrmjetėsuesin
3. Miratimi nga ana e Tij pėr atė nė emėr tė tė cilit kėrkohet ndėrmjetėsimi.
Nė thėnien e pestė, Allahu i lartėsuar ka thėnė:
« Ai e di ēfarė u ndodh atyre [nė kėtė botė] dhe ēfarė do tė ndodhė pas tyre [nė botėn tjetėr] »
Dija, sipas dijetarėve tė bazave islame [usuul], ėshtė tė kuptuarit e natyrės sė vėrtetė tė njė gjėje. Prej kėtu, pamjaftueshmėria e tė kuptuarit ėshtė injorancė, tė kuptuarit e pavendosur ėshtė dyshim, dhe tė kuptuarit e sigurt qė nuk pėrputhet me realitetin ėshtė injorancė e pėrbėrė.
Pėr shembull, nėse pyetesh:”Kur ka ndodhur ekspedita e Bedrit?”, dhe ti thua:”Nuk e di”, atėherė kjo ėshtė injorancė. Nėse do tė pyeteshe prapė me tė njėjtėn pyetje dhe ti do tė thoshe:”Ka ndodhur nė vitin e dytė apo tė tretė tė hixhretit”, atėherė ky ėshtė dyshim. Dhe, nėse nė pėrgjigjen e njėjtė do tė pėrgjigjeshe:”Nė vitin e pestė”, atėherė kjo ėshtė injoranca e pėrbėrė. Allahu, mė i larti, i di gjėrat tėrėsisht dhe nė hollėsi. Dija e Tij s’ėshtė si dija e robėrve. Pėr kėtė arsye, Ai ka thėnė:
« Ai e di ēfarė/maa u ndodh atyre [nė kėtė botė] dhe ēfarė do tė ndodhė pas tyre [nė botėn tjetėr] »
Emri lidhor maa/ما, ėshtė njė formė e pėrgjithėsimit [gramatikė], e cila pėrfshin gjithēka, qoftė e madhe apo e vogėl, qoftė nga veprimet e Allahut apo nga veprimet e krijesave. Dija rreth asaj ēfarė do t’u ndodhė atyre nė tė ardhmen, nėnkupton se Allahu s’ėshtė i pavetėdijshėm rreth sė ardhmes dhe dija e Tij rreth sė kaluarės e bėn tė nevojshme qė Ai tė mos harrojė tė kaluarėn. Pėr kėtė shkak, Firauni i tha Musės [alejhi-selam]:
« Ē’u bė me gjeneratat e kaluara? » [Ta-Ha, 51]
Musa [alejhi-selam] u pėrgjigj:
« Dija rreth kėsaj ėshtė tek Zoti im, nė njė Shėnim. Zoti im as nuk ėshtė i pavetėdijshėm, as nuk harron » [Ta-Ha, 52]
Kjo do tė thotė se Allahu s’ėshtė as i pavetėdijshėm e as nuk e harron tė kaluarėn.
Nė thėnien e gjashtė, Allahu i lartėsuar ka thėnė:
« Ata kurrė s'do tė mund tė nxėnė ndonjė gjė nga dija e Tij, pėrveē asaj ēfarė do Ai »
Pėremri i foljes “nxėnė” i referohet ose tė gjithė asaj qė gjendet nė qiej, ose shkronjės haa/ـهـ nė thėnien e Allahut:
مَا بَينَ أيديهِم وَمَا خَلْفَهُم
« Ai e di ēfarė u ndodh atyre [nė kėtė botė] dhe ēfarė u ka ndodhur atyre nė tė kaluarėn »
Nė rastin e fundit, domethėnia do tė ishte: ata pėr tė cilėt Allahu e di ēfarė do t’u ndodhė nė tė ardhmen dhe ēfarė u ka ndodhur nė tė kaluarėn, kurrė s’do tė kuptojnė ndonjė gjė nga dija e Tij, pėrveē ēfarė do Ai.
Nė kėtė thėnie, Allahu e bėn tė qartė pėrsosurinė e dijes sė Tij dhe papėrsosurinė e dijes sė krijesave. Kėshtu, Ai, i lartėsuari, krahason cilėsitė e Tij me ato tė robėrve tė Tij, me qėllim qė pėrsosuria e Tij dhe papėrsosuria e krijesave tė bėhet e qartė. Kjo, po ashtu, vėrehet qartė nė thėnien e Tij:
« Gjithēka nė tė [tokė] do tė mbarojė, kurse Fytyra e Zotit tėnd, qė ėshtė plot madhėshti e nder, do tė mbetet ngaherė » [er-Rrahman, 27]
Sa i pėrket fjalės ilm [dije] nė thėnien e Tij « عِلْمِهِ/Dija e Tij », kjo ėshtė njė paskajore [emėr foljor (arab. masdar)] qė tregon ose dijen rreth qenies sė Tij dhe cilėsive e Tij, ose ēfarė di Allahu [me’luum]. Sipas kėsaj, domethėnia e ajetit « Ata kurrė s'do tė mund tė nxėnė ndonjė gjė nga dija e Tij, pėrveē asaj ēfarė do Ai » do tė thotė ose qė ne nuk dimė gjė rreth Allahut, qenies sė Tij dhe cilėsive tė Tij, pėrveē asaj ēfarė do Ai, ose nuk dimė nga ajo ēfarė Allahu di, pėrveē asaj ēfarė Ai deshi qė ne tė dimė. Ajeti nėnkupton dy domethėniet dhe tė dyja janė tė sakta, meqė nuk e njohim qenien e Allahut apo cilėsitė e Tij, pėrveē asaj qė Ai deshi ne tė dimė. Vėrtet, Ai na e bėri tė njohur neve faktin se Ai zbret nė qiellin mė tė ulėt [nė pjesėn e tretė tė natės], dhe kėshtu qėndron puna edhe me pjesėn tjetėr tė cilėsive tė Tij: nuk dimė gjė rreth tyre, pėrveē ēfarė do Ai. Ngjashėm, ajo ēfarė Allahu di, ne lidhje me atė qė gjendet nė qiej dhe nė tokė, dija jonė rreth kėsaj ėshtė e kufizuar nė atė qė Ai ka dashur ne tė dimė. Nė fund tė fundit, Ai na ka informuar rreth ekzistencės sė engjėjve nė qiej dhe se ka shtatė qiej. Kėshtu ėshtė sa i pėrket pjesės tjetėr tė asaj ēfarė Ai di: ne dimė atė qė Ai ka dashur ne tė dimė. Madje, edhe atė qė Ai na e ka bėrė tė ditur, shumė nga ne nuk e dimė. Dija rreth kėtyre arrihet vetėm nėse do Ai. Nė qenien njerėzore, ka shumė gjėra rreth tė cilave njerėzit [dmth shkencėtarėt] ende nuk janė plotėsisht tė vetėdijshėm. Ata gradualisht kanė arritur dijen tė cilėn nuk e dinin mė parė.
Pra, ky ajet pėrfshin tė dy domethėniet e diskutuara mė lart. Prej kėtu, ne nuk dimė ēfarėdo nga ajo qė Allahu di, edhe nėse kjo ka tė bėjė me vetat tona, pėrveē asaj ēfarė do Ai. Dhe ne nuk kuptojmė ndonjė gjė rreth qenies dhe cilėsive tė Allahut, pėrveē ēfarė do Ai. Ndaj, ēfarėdo qė Allahu dėshiron pėr krijesat e Tij tė dinė, qoftė nė lidhje me qenien e Tij, cilėsitė e Tij apo emrat a veprat e Tij, apo ne lidhje me krijimin e Tij dhe mėnyrat e ligjshme qė ia ua ka shpallur tė Dėrguarve tė Tij, Ai do t'ua bėjė tė njohura ato.
Pastaj, Allahu i lartėsuar ka thėnė:
« Kursi-a e Tij shtrihet mbi qiejt dhe tokėn, dhe Ai nuk ndjen lodhje nė kujdesin ndaj tyre. Ai ėshtė mė i larti, mė i madhi »
Kursi [kuptimi i drejtpėrdrejtė: mbėshtetėse kėmbėsh] ėshtė vendi i Kėmbėve tė Allahut, qė ėshtė pėrpara Arshit, si anė e pėrparme e tij. Kjo ėshtė transmetuar besnikėrisht nga Ibn Abas nė formėn meukuf. Rreth kėsaj kanė rėnė dakord shumica e pasuesve tė Sunetit dhe Xhematit. Nė fakt, kjo ėshtė pohuar dhe nga Shejhul-Islam ibn Tejmije, nga Ibnul Kajjim dhe nga tė tjerėt prej dijetarėve verifikues.
Disa kanė thėnė se Kursi ėshtė vetė Arshi. Mirėpo, kjo nuk qėndron, sepse Arshi ėshtė mė i madh, mė i gjerė dhe mė pėrfshirės sesa Kursi. Po ashtu, ėshtė transmetuar nga Ibn Abas se Kursi paraqet dijen e Allahut, por nuk mendoj qe ky transmetim ėshtė i vėrtetė, sepse kjo domethėnie [dmth dija] s'ėshtė e saktė pėr fjalėn ‘kursi’ as nė gjuhėn klasike arabe e as nė atė tradicionale [urf]. Nė tė vėrtetė, zor qė transmetimi nga Ibn Abas ėshtė i vėrtetė. Prej kėtu, Kursi ėshtė vendi i Kėmbėve [meudi'ul-kadamejn].
Madhėshtia e Kursisė shprehet qartė nė hadithin nė tė cilin pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:
"Nė krahasim me Kursinė, shtatė qiejt dhe shtatė tokėt s'janė gjė veēse si njė unazė e hedhur nė njė shkretėtirė. I kėtillė ėshtė Kursi-a nė krahasim me Arshin [Fronin]".
Hadithi tregon madhėsinė e kėtyre krijesave tė pamasa, tė cilat, sa nė pėrket neve, i pėrkasin botės sė fshehtė [el-Gajb]. Pėr kėtė shkak, Allahu ka thėnė:
« A nuk e shikuan qiellin mbi ta sesi e bėmė dhe e zbukuruam, dhe nė tė s'ka tė qarė? » [Kaf, 6]
Ai, mė i larti, nuk ka thėnė:"A nuk shikuan Kursinė [apo Arshin]...", sepse kjo ėshtė diēka e paparė nga ne. Sikur tė mos na informonte Allahu rreth tij [Kursisė apo Arshit], s'do ta dinim kėtė.
Thėnia e Allahut:
« Kursi-a e Tij shtrihet mbi qiejt dhe tokėn »,
mbėshtet opinionin e Shejhul-Islam in Tejmije dhe e dijetarėve verifikues tė tjerė se qiejt dhe toka kanė formė sferike, ngaqė kjo ēėshtje ėshtė pranuar nga perceptimi ndijor dhe nėpėrmjet tė dhėnave, ndonėse metoda e fundit s'ka qenė nė dispozicion tė paraardhėsve. Dėshmia pėr kėtė nė Kur'an ėshtė thėnia e Allahut tė lartėsuar:
« Kur qielli tė bėhet copash [nė Ditėn e Kiametit] e t’i bindet Zotit tė vet - dhe kėtė patjetėr duhet ta bėjė -, dhe kur toka tė shtrohet ... » [el-Inshikaak, 1-3]
Thėnia e Allahut « ... dhe kur toka tė shtrohet », e bėn tė domosdoshme qė ajo tani tė jetė e pashtruar. Veē kėsaj, pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė se, nė ditėn e Ringjalljes, toka do tė shtrohet sikurse qė shtrohet lėkura. Ky shembull ėshtė marrė pėr tė theksuar kėtė fakt. Njė tjetėr dėshmi ėshtė thėnia e Allahut tė lartėsuar:
« Ai jukewiru [rrokullisė] natėn rreth ditės dhe jukewiru ditėn rreth natės » [ez-Zumer, 5]
Jukewiru do tė thotė: 'tė mbėshtjellėsh; tė rrokullisėsh', si kur themi: 'Ekwar [njėjės: kawr] turbanin', qė domethėnė: vėrtitjet e turbanit mbi kokė.
Dimė qė dita dhe nata arrijnė njėra-tjetrėn. Ky veprim nėnkupton qė toka ėshtė sferike, sepse njė gjė s'do tė kishte njė formė rrethore, pėrveē mbi diēka tė formės sė rrumbullakėt. Nė ditėt tona, mund tė dėshmohet se toka ka formė sferike.
Fakti qė Kursi-a i rrethon dhe shtrihet mbi qiejt dhe tokėn ėshtė njė dėshmi se ai ėshtė rreth mbėshtjellės.
Sa i pėrket Arshit, ėshtė transmetuar se pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] e ka pėrshkruar atė tė jetė si njė kube mbi qiejt; kube me formė rrethore, por qė s'ėshtė as tėrėsisht sferike, as e rrafshėt, dhe mesi i tij ėshtė si i njė tende.
Pastaj Allahu, mė i larti, ka thėnė"
« ... dhe Ai nuk ndjen lodhje nė kujdesin ndaj tyre »
Cilėsia e ndjenjės sė lodhjes tė Allahut ėshtė njė cilėsi mohimi. Pra, cilat cilėsi janė tė nevojshme pėr ruajtjen dhe kujdesin [e qiejve dhe tokė], meqė dimė se ky mohim [i lodhjes], nė fakt, ėshtė konfirmim i pėrsosurisė sė tyre? Ruajtja dhe kujdesi e bėjnė tė nevojshme pasjen e jetės, dijes, aftėsisė, fuqisė, mėshirės dhe, me gjasė, edhe tė tjera cilėsi. Ajo qė ėshtė e rėndėsishme, ėshtė se mohimi nėnkupton pėrsosurinė e dijes sė Allahut, aftėsisė, fuqisė dhe mėshirės, si edhe cilėsive tė tjera qė kanė tė bėjnė me ruajtjen dhe kujdesin nga ana e Tij.
Pastaj Allahu i lartėsuar ka thėnė:
« Ai ėshtė mė i larti, mė i madhi »
Kjo fjali, me tė dy kufijtė e definuar tė saj, veēanėrisht tregon se vetėm Ai ėshtė mė i larti, domethėnė se Ai posedon epėrsi absolute [el-uluw el-mutlak]. Kurse, pėr njerėzit ėshtė vėrtetuar epėrsia [uluw] e kufizuar. Allahu i lartėsuar ka thėnė:
« Mos u dobėsoni [o besimtarė] dhe mos u dėshpėroni. Ju do tė keni epėrsi [nė fitore] » [Aal Imran, 139]
Kjo epėrsi ėshtė e kufizuar nė tė qenit mbi mosbesimtarėt [me fitore] dhe s'ėshtė njė epėrsi absolute. Kjo e fundit ėshtė e veēantė vetėm pėr Allahun, sepse Ai ėshtė mbi gjithēka.
Duhet tė dihet se cilėsia e epėrsisė sė Allahut nė akiden e pasuesve tė Sunetit dhe Xhematit ndahet nė dy kategori:
1- Epėrsia [uluw] e qenies - epėrsia e qenies sė Allahut
2- Epėrsia e cilėsive - epėrsia e cilėsive tė Allahut.
Epėrsia e qenies do tė thotė se Allahu nė qenien e Tij ėshtė mbi gjithēka ndėrsa gjithēka ėshtė nėn tė. Sa i pėrket epėrsisė sė cilėsive, kjo do tė thotė se Allahu ėshtė kompetentė pėr cilėsi tė shkallės sipėrore, siē ka thėnė Ai, mė i larti:
« Pėr Allahun ėshtė pėrshkrimi mė i lartė » [en-Neml, 60]
Ēdo cilėsi me tė cilėn Allahu e ka kualifikuar veten, ėshtė njė cilėsi pėrsosurie dhe nė ēdo aspekt ėshtė e pastėr prej ēfarėdo lloji tė papėrsosurisė.
Nėse pyesni: Cila ėshtė arsyeja prapa kėtij kategorizimi? A keni dėshmi pėr tė nga Kur'ani apo nga Suneti? A e gjeni kėtė nė thėniet e sahabėve?
Pėrgjigja: Jo!, por e shoh si tė domosdoshme, pasi ėshtė vėrtetuar se ithtarėt e mohimit [en-nufaat], tė cilėt janė edhe ithtarė e mohimit tė cilėsive [ehlu-ta'til], e kufizojnė epėrsinė [uluw] vetėm nė cilėsi. Ata kanė thėnė se epėrsia e Allahut ėshtė vetėm nė cilėsinė e Tij, jo edhe nė qenien e Tij. Vetė ithtarėt e kėtij mohimi janė tė ndarė lidhur me epėrsinė e qenies, siē diskutohet mė poshtė.
Ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė se Imamėt e selefėve dhe dijetarėt qė erdhėn mė pas, nga nevoja, e bėnė kėtė kategorizim, sepse ata u sprovuan me ithtarė tė mohimit tė epėrsisė sė qenies [sė Allahut] dhe kėshtu u detyruan tė vėrtetonin epėrsinė nė kėtė mėnyrė. Nė fakt, nėse do tė thoshim vetėm “Allahu ėshtė mė i larti” dhe, nėse ndokush nga ithtarėt e mohimit tė kėsaj epėrsie do tė thoshte se “epėrsia [uluw] ka tė bėjė me cilėsitė e Tij”, atėherė ēfarė do tė kuptohej nga muslimani i thjeshtė? E vetmja gjė qė ai do tė kuptojė ėshtė se Allahu ėshtė i kualifikuar vetėm me epėrsinė e cilėsisė. Por, nėse themi “Allahu ėshtė mė i larti nė cilėsitė e Tij si edhe nė qenien e Tij”, muslimani i thjeshtė do ta kuptojė kėtė domethėnie. Nė fakt, gjėja e parė qė i ėshtė e qartė muslimanit tė thjeshtė ėshtė se epėrsia e Allahut ka tė bėjė me qenien e Tij. Sigurisht qe epėrsia e cilėsive ėshtė pjesė e domethėnies se epėrsisė, por ėshtė e ēuditshme qė ithtarėt e mohimit e bėjnė kėtė ndėrsa kjo nuk ėshtė evidente pėr shumė njerėz.
Nė mohimin qė i bėjnė epėrsisė sė qenies sė Allahut, ithtarėt e kėtij mohimi pėrfunduan tė ndarė nė dy grupe:
Grupi i parė: kanė thėnė se Allahu, me qenien e Tij, ėshtė gjithkund. Dhe, nėse ėshtė kėshtu, atėherė, sipas pohimit tė tyre, Ai ose zė njė hapėsirė [hejjiz], ose jo. Nėse Ai zė ndonjė hapėsirė, atėherė ėshtė e domosdoshme qė Ai t'i zė "vendet" dhe s'do tė mbetej asnjė "vend" i pranishėm. Nėse Ai nuk zė ndonjė hapėsirė, atėherė Ai ėshtė i paqenė [me'duum]. Ata nuk thonė se ajo qė nuk zė ndonjė hapėsirė ėshtė sikurse ajri apo e ngjashme me kėtė, sepse kjo s'do tė ishte nė harmoni me pozitėn e tyre.
Grupi i dytė: kanė thėnė "Ai s'ėshtė as nė epėrsi [uluw], as nė ultėsi [sufl: e kundėrta e uluw]. Ai s'ėshtė as brenda botės, as jashtė saj. Ai s'ėshtė as nė tė djathtė, as nė tė majtė. Dhe ai s'ėshtė as i bashkuar, as i ndarė".
Kjo pozitė ėshtė te'til [mohim] absolut, sepse kjo paraqet njė pėrshkrim tė mosqenies. Disa dijetarė kanė thėnė:"Nėse do tė pyeteshim tė pėrshkruanim el-adem [mosqenien], nuk do tė gjenim pėrkufizim mė gjithėpėrfshirės sesa ky pėrshkrim".
Pra, reflekto sesi mohimi i tyre i asaj qė ėshtė pranuar nga teksti [nakl] dhe nga intelekti [akl] i bėri ata tė thonė ēfarė s'mund tė pranohet as nga perceptimi ndijor [hiss], as nga teksti apo intelekti.
Shpjeguam mė herėt se epėrsia e Allahut ėshtė dėshmuar me anė tė Librit [Kuranit], Sunetit, ixhma [marrėveshjes sė pėrgjithshme tė selefėve], intelektit dhe animit apo gatishmėrisė natyrore tė njeriut. Dėshmitė e Librit dhe tė Sunetit janė tė ndryshme, disa nga tė cilat pėrmendin epėrsinė [uluw], si nė thėnien e Allahut:
« Ai ėshtė mė i larti, mė i madhi » [el-Bekare, 255]
« Bėni tesbih [deklaroni se Allahu ėshtė i pastėr nga tė gjitha tė metat] Zotit tuaj, mė tė lartit » [el-A'laa, 1]
Disa tė tjera tregojnė pėr tė qenit e Allahut mbi krijimin [feukijjeh], si nė thėnien e Allahut nė Kur'an:
« Ai [Allahu] ėshtė el-Kaahir mbi robėrit e Tij » [el-En'am, 18]
Disa ajete pėrmendin ngritjen [su'ud] e gjėrave tek Ai:
« Tek Ai ngrihen tė gjitha fjalėt e mira ndėrsa veprat e mira i ngritin ato [fjalėt e mira, dmth fjalėt e mira nuk pranohen nga Allahu, pėrveē nėse dhe derisa ato tė pasohen nga veprimet e mira] » [Fatir, 10]
« Engjėjt dhe Rruh [Xhibrili] ngrihen tek Ai » [el-Me'arixh, 4]
Nganjėherė Kur'ani pėrmend zbritjen e gjėrave nga Ai, mė i larti:
« Ai [Allahu] rregullon ēdo ēėshtje nga qiejt deri nė tokė » [es-Sexhde, 5]
« Vėrtet, Ne kemi zbritur Dhikrin [Kur'anin] » [el-Hixhr, 5]
Nė Libėr, po ashtu, vėrtetohet se Allahu ėshtė mbi qiejt:
« A ndjeheni tė sigurt se Ai qė ėshtė mbi qiejt nuk do tė bėjė qė t'ju lėshojė toka » [el-Mulk, 16]
Veē ajetit tė mėsipėrm, ka edhe shumė referenca tė tjera nė Kur'an qė vėrtetojnė epėrsinė e Allahut. Ngjashėm Suneti, nėpėrmjet thėnies, veprimit e miratimit, e vėrteton epėrsinė e qenies sė Allahut. Vėrtetimi gjendet nė thėnien e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]:
”Zoti ynė ėshtė Allahu, i Cili ėshtė nė qiell ..."
Nė veprimin e tij [salallahu alejhi ue selam] vėrtetohet nė rastin kur ai tregonte drejt qiejve ndėrsa thoshte:"O Allah, dėshmo! [duke thėnė tre herė]", para tubimit mė madhėshtor atėherė.
Kurse, sa i pėrket miratimit tė tij [salallahu alejhi ue selam], kjo ėshtė kur ai pyeti njė robėreshė:"Ku ėshtė Allahu?", dhe ajo u pėrgjigj:"Mbi qiejt". Pas kėsaj, ai e urdhėroi zotėriun e saj:"Liroje, sepse ėshtė besimtare".
Sa i pėrket ixhmasė, ėshtė vėrtetuar se selefėt kanė rėnė dakord se Allahu ėshtė mbi Arshin e Tij. Askush prej tyre kurrė s'ka thėnė se Ai ėshtė gjithkund apo se Ai s'ėshtė as mbi botėn e as nėn tė, apo se Ai s'ėshtė as nė tė djathtė e as nė tė majtė, apo se Ai s'ėshtė as i ndarė e as i bashkuar me tė.
Dėshmia nga intelekti [akl] ka dy pikėpamje:
1. Epėrsia ėshtė njė cilėsi e pėrsosurisė dhe si e tillė kėrkon tė jetė njė cilėsi e vėrtetuar e Allahut, sepse Allahu ėshtė i kualifikuar pėr cilėsitė e pėrsosura nga ēdo aspekt.
2. Pėr hir tė argumentit, nėse themi qė "Allahu ėshtė ose mbi botėn, ose nėn tė; ose nė tė djathtė, ose nė tė majtė tė saj", atėherė cila nga kėto pėrshkrime tregojnė pėrsosuri? Pėrgjigja ėshtė: "Allahu ėshtė mbi botėn", sepse, nėse Ai do tė ishte nėn tė, atėherė Ai do tė ishte mė pak i plotėsuar sesa e krijuara! Dhe, nėse Ai do tė ishte nė tė njėjtin vend me tė krijuarėn, atėherė Allahu do tė ishte i barabartė me tė. Kėshtu, ėshtė e domosdoshme qė Allahu tė jetė mbi gjithēka.
Nė fund, sa i pėrket fitres [animit apo gatishmėrisė natyrore], secili person, prej natyrės, e pranon faktin qė Allahu ėshtė mbi qiejt. Pėr kėtė shkak, sa herė qė njė person lut Zotin e vet [Allahun], ai lutet nė drejtim tė qiellit [dmth nga lart].
Nė kėtė drejtim, vlen tė pėrmendet se, ngaqė Ebul Me'ali el-Xhuvejni [Allahu e faltė dhe e mėshiroftė] kishte mohuar ngritjen e Allahut mbi Arsh dhe epėrsinė e qenies sė Allahut, ai kishte vendosur qė:
- Ekzistonte vetėm Allahu dhe asgjė tjetėr. Dhe Ai ėshtė tash dhe ka qenė ngaherė, - duke mohuar kėshtu ngritjen mbi Arsh.
- Mėsues! S'ka nevojė tė pėrmendet Arshi. Vetėm na trego pėr nevojėn qė ėshtė brenda nesh, e cila bėn qė, kurdo qė njohėsi i Allahut tė thėrrasė:'O Allah', ai tė ndjejė nė zemėr njė shtytje detyruese pėr t'u drejtuar nga lart?, - ia ktheu Ebu Alaa el-Hemedeni [Allahu e mėshiroftė].
- El-Hemedeni mė hutoi! El-Hemedeni me hutoi!, - klithi el-Xhuvejni, duke rrahur duart e veta pėr koke. Ai s'qe nė gjendje tė pėrgjigjej, sepse kjo ēėshtje ėshtė e natyrshme dhe s'mund tė mohohet.
Gjėja e ēuditshme ėshtė se ata qė mohojnė epėrsinė e Allahut, vetė i ngritin duart nga lart, nė drejtim tė qiejve, kur e lusin Allahun. Nuk di si qėndron puna e ndonjė personi qė beson se Allahu ėshtė gjithkund me qenien e Tij apo se s'ėshtė brenda botės e as jashtė saj, apo as mbi e as nėn. Si do t'i dalė ai pėrpara Allahut nė Ditėn e Ringjalljes?
Shkėlqimi i ndonjė lloji tė caktuar tė gjėrave ėshtė madhėshtia, cilėsitė e sė cilės kanė arritur shkallėn me tė lartė tė plotėsimit, siē ka thėnė Allahu rreth fronit tė mbretėreshės sė Seba-s:
« Dhe ajo ka njė fron madhėshtor » [En-Neml, 23]
Nė kėtė kuptim, madhėshtia e njė lloji tė gjėrave ėshtė ajo qė karakterizohet me rėndėsinė dhe me shkallėn maksimale nė cilėsitė e tyre.
|