|
Gjėrat pėr tė cilat ka paralajmėruar Allahu i Lartėsuar nė Kuran dhe kanė ndodhur
Gjėrat pėr tė cilat ka paralajmėruar Allahu i Lartėsuar nė Kuran dhe kanė ndodhur
Ka shumė ndodhi qė i ka paralajmėruar Allahu i Lartėsuar nė Kuran dhe kanė ndodhur. Ne do tė cekim disa prej tyre:
1. Humbja e luftės sė persianėve nga romakėt (bizantinėt) brenda pak viteve
Allahu i Lartėsuar thotė: Bizantinėt (rumėt) u mundėn, nė tokėn mė afėr (tokės sė arabėve), po pas disfatės sė tyre, ata do tė ngadhėnjejnė, brenda pak viteve. Ēėshtja ėshtė vendim i Allahut, fillim e mbarim (pėr disfatė dhe pėr fitore). E atė ditė (kur do tė fitojnė bizantinėt) besimtarėt do tė gėzohen. (Er-Rum 2-4)
Sheukani ka thėnė: Komentuesit e Kuranit kanė thėnė: Kur persianėt i mundėn bizantinėt, qafirėt (jobesimtarėt) e Mekės u gėzuan dhe thanė: Ata tė cilėt nuk kishin libėr i mundėn ata tė cilėve u ishte zbritur libri, dhe kėshtu lavdėroheshin para muslimanėve duke thėnė: Kėshtu edhe ne do tju mundim ashtu siē i mundėn persianėt romakėt, kurse muslimanėt kishin dėshirė qė romakėt ta fitonin luftėn kundėr persianėve sepse romakėt ishin Ehlul Kitab (pasues tė librit). Allahu subhanehu ue teala zbriti ajetin ku tha: ...po pas disfatės sė tyre, ata do tė ngadhėnjejnė, d.m.th. romakėt, pas disfatės sė tyre nga persianėt, do tė ngadhėnjejnė ndaj persianėve.
Kurse Ez-Zexhaxhi ka thėnė: Ky ajet ėshtė argument se Kurani ėshtė zbritur nga Allahu subhanehu ue teala, sepse ka treguar pėr njė ngjarje qė do tė ndodhė nė tė ardhmen e qė nuk ka pasur mundėsi ta dijė askush pėrveē Allahut subhanehu ue teala. (Feth El Kadir 4/214)
2. Ēlirimi i Mekės
Allahu i Lartėsuar thotė: Allahu ėndrrėn e tė Dėrguarit tė Vet e vėrtetoi me realitet: se me vullnetin e Allahut do tė hyni nė xhaminė e shenjtė (nė Qabe) tė siguruar, ti rruani flokėt e kokave tuaja, ti shkurtoni e nuk do tė keni frikė! Pra Ai ka ditur atė qė ju nuk e dinit, para kėsaj ju dha njė fitore tė shpejtė (Hajberin). (El Feth 27)
Taberiu ka thėnė: Allahu subhanehu ue teala ia bėri realitet ėndrrėn Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, i cili pa veten dhe shokėt e tij duke hyrė nė Qabe tė sigurt duke mos u frikėsuar nga mushrikėt, disa i shkurtonin flokėt, kurse disa tė tjerė i rruanin kokat e tyre. (Tefsir Et-Taberi 26/107)
3. Premtimi qė Allahu i Lartėsuar ia dha tė Dėrguarit tė Tij, se do ta ngrinte kėtė fe mbi tė gjitha fetė e tjera
Allahu subhanehu ue teala tha: Ai (Allahu) ėshtė qė e dėrgoi tė Dėrguarin e Tij me udhėzim tė drejtė e fe tė vėrtetė, e pėr ta bėrė qė tė dominojė mbi tė gjitha fetė. (Et-Teube 33, El Feth 28, Es-Saf 9)
Kurtubiu ka thėnė: "Allahu subhanehu ue teala e pėrmbushi premtimin e dhėnė. Ebu Bekri, sa herė qė e fitonte betejėn, i tregonte ushtrisė sė tij se ja ky ėshtė premtimi i Allahut se do ta ndihmojė fenė e Tij dhe kjo fe do tė dominojė mbi tė gjitha fetė. Kėshtu vepronte edhe Omeri. Nė kėtė mėnyrė vazhduan ēlirimet e vendeve derisa u pėrhap kjo fe nė lindje dhe nė perėndim."
Pėrktheu dhe pėrshtati: Eroll Nesimi
|