|
Komentimi i ajetit tė dytė dhe tė tretė tė sures Huxhurat
Komentimi i ajetit tė dytė dhe tė tretė tė sures Huxhurat
Allahu i Lartėsuar thotė: O ju qė keni besuar! Mos e ngrini zėrin tuaj mbi zėrin e Pejgamberit dhe mos iu ngėrmoni atij siē i ngėrmoheni njėri-tjetrit, e tė zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju. Huxhurat, 2.
Kėtu shikojmė se si Allahu pėrsėri e fillon kėtė ajet me fjalėn O ju qė keni besuar!qė tė ua tėrheq vėrejtjen besimtarėve dhe tė kenė kujdes nė atė qė vjen pas kėsaj thirrje.
Sikur Allahu do tė na thotė: Ashtu sikur patėt kujdes nė ajetin e parė, po ashtu keni kujdes edhe nė ajetin e dytė.
Shkaku i zbritjes sė kėtij ajeti
Thabit ibėn Kajs ishte njė shok i Pejgamberit (alejhi selam), i cili kur fliste nga natyrshmėria e tij ngrinte zėrin lart e, ndonjėherė, edhe para Pejgamberit (alejhi selam), derisa ėshtė quajtur edhe ligjėruesi i Pejgamberit (alejhi selam). Kur zbriti ky ajet, Thabiti hyri nė shtėpinė e tij, mbylli derėn dhe u distancua nga njerėzit. Atėherė Pejgamberi (alejhi selam) hetoi mos prezencėn e tij dhe dėrgoi njėrin prej shokėve tė tij tė shikojė se ēėshtė puna e tij. Kur u kthye personi tė cilin e dėrgoi Pejgamberi (alejhi selam), e pyeti pėr gjendjen e Thabit ibėn Kajs, ai u pėrgjigj: Ka dėgjuar zbritjen e ajetit O ju qė keni besuar! Mos e ngrini zėrin tuaj mbi zėrin e Pejgamberit dhe mos iu ngėrmoni atij siē i ngėrmoheni njėri-tjetrit, e tė zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju dhe tha se unė isha prej atyre qė kam ngritur zėrin para Pejgamberit dhe frikėsohem qė tė zhduken punėt e mia. Kur i tregoi Pejgamberit pėr kėtė, Pejgamberi (alejhi selam) i tha: Kthehu dhe thuaj Thabit ibėn Kajsit se ti nuk je prej tyre, por ti do tė jetosh i lumtur, do tė vdesėsh shehid dhe do tė hysh nė xhenet. Pejgamberi e pėrgėzoi Thabitin me kėto pėrgėzime dhe ndodhi me tė vėrtetė ashtu sikurse e pėrgėzoi Pejgamberi (alejhi selam).
Prej kėtij tregimi pėrfitojmė se si shokėt e Pejgamberit (alejhi selam) u janė pėrgjigjur menjėherė urdhrave tė Allahut dhe tė Pejgameberit (alejhi selam). Dobia e dytė ėshtė se si Pejgamberi (alejhi selam) ka qenė shumė i kujdesshėm pėr shokėt e tij. Nėse ndonjėri ka munguar, menjėherė Pejgamberi (alejhi selam) ka pyetur pėr shkakun e mos prezencės sė tij. Kėshtu, ne pėrfitojmė nga kjo se si muslimani duhet tė kujdeset dhe tė pyesė pėr gjendjen e vėllezėrve tė tij.
Kuptimi i pėrgjithshėm i kėtij ajeti
Kur zbriti ky ajet Umeri, aq shumė e ulte zėrin para Pejgamberit, sa qė nuk e dėgjonte Pejgamberi (alejhi selam) se ēfarė fliste, derisa e pyeste se ēfarė do tė thuash.
Allahu nėpėrmjet kėtij ajeti na udhėzon qė zėrat tonė mos tė jenė mė tė ngritur se zėri i Pejgamberit (alejhi selam), por zėri i tij tė jetė mė i larti.
Disa nga dijetarėt kanė thėnė se ky ajet pėrfshin muslimanin edhe pas vdekjes sė Pejgamberit (alejhi selam). Mos ta ngrijmė zėrin tonė kur vizitojmė varrin e tij dhe mos ta ngrijmė zėrin tonė kur dėgjojmė ndonjė urdhėr tė tij, por ta zbatojmė atė. Pėr kėtė, Ibnul Arabij ka thėnė: Shenjtėria e Pejgamberit kur ai ka qenė gjallė ėshtė e njėjtė edhe pse ai ka vdekur. Fjala e tij e argumentuar qė vjen tek ne ėshtė e njėjtė pėr respekt dhe dėgjim, sikur fjalėt e tij qė janė dėgjuar nga shokėt e tij. Disa dijetarė kanė thėnė se edhe nė vendet ku prezantojnė dijetarėt ėshtė e urryer tė ngrihet zėri. Sepse dijetarėt janė trashėgimtarėt e pejgambereve.
Njeriu i cili e ngre zėrin para fjalėve tė Allahut dhe para fjalėve tė Pejgamberit (alejhi selam) ėshtė rrezik qė tė zhduken dhe asgjėsohen punėt e tij. Pėr kėtė duhet tė kemi kujdes qė kur na vjen ndonjė argument nga Pejgamberi (alejhi selam) nuk duhet ta refuzojmė dhe ta ngremė zėrin para fjalėve tė tij, sepse kjo i asgjėson veprat e njeriut.
Dobitė e kėtij ajeti
1. Ndalohet ngritja e zėrit mbi zėrin e Pejgamberit (alejhi selam).
2. Kujdesi pėr mos asgjėsimin e punėve.
3. Mos ti ngėrmohemi Pejgamberit (alejhi selam) sikur qė i ngėrmohemi njėri tjetrit.
4. Njeriut ka mundėsi qė ti asgjėsohen veprat dhe ai mos ta ndiejė, sikur qė ka ardhur nė hadith se njeriu flet ndonjė fjalė qė nuk i kushton rėndėsi asaj dhe hidhet me tė nė zjarr tė xhehenemit 70 vite.
Ata qė ulin zėrat e tyre pranė tė dėrguarit tė Allahu., Allahu zemrat e tyre i ka pėrshtatur pėr devotshmėri, ata kanė falje mėkatesh dhe shpėrblim tė madh.
Huxhurat, 3.
Ky ajet ka lidhje me ajetet e para qė i kemi pėrmendur deri mė tani. Pasi qė Allahu ua tėrheq vėrejtjen besimtarėve qė mos tė ngrenė zėrin mbi zėrin e Pejgamberit (alejhi selam) fillon ti lavdėrojė ata tė cilėt i zbatuan kėto urdhra tė Allahut, siē ishte Umeri. Pėr kėtė, Allahu e lavdėron kėtė duke thėnė: Ata qė ulin zėrat e tyre pranė tė dėrguarit tė Allahut, Allahu zemrat e tyre i ka pėrshtatur pėr devotshmėri, ata kanė falje mėkatesh dhe shpėrblim tė madh.
Dobitė e kėtij ajeti.
1. Lavdėrimi ndaj atyre tė cilėt e ulin zėrin e tyre para Pejgamberit (alejhi selam).
2. Sinjalizimi i ajetit nė pėrmirėsimin e zemrės dhe ajo ėshtė mė me rėndėsi se sa pėrmirėsimi i trupit, duke u bazuar nė fjalėn e Allahut: Allahu zemrat e tyre i ka pėrshtatur pėr devotshmėri.
3. Shpėrblimi i madh ndaj tyre dhe falja e mėkateve tė tyre.
4. Nxitja nė edukatėn e tė folurit.
Pėrgatiti: Shaban Murati
__________________
"Lum ai njeri qe nuk e harxhon jeten e tij vetem duke biseduar me njerzit
por e kalon duke e knaqur Krijusin e Tij
dhe qan per gjynahet e kryera."
Fudajl iben Ijad
|