Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Kur“an dhe Tefsir

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 31-07-2008, 18:04
Grafika e Ervala
Moderatore
 
Data e Anėtarėsimit: 13-11-2006
Lokacioni: Neuchatel-Zvicer
Postimet: 1,431
All-llahu tė shpėrbleftė: 5,397
Falėnderuar 2,299 herė nė 1,094 Postime
Rep Fuqia: 760
Ervala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond repute
Kur’ani – Burim udhėzimi dhe ndėrtues i jetės

Kur’ani – Burim udhėzimi dhe ndėrtues i jetės
Ėshtė thėnė se dorėshkrimet origjinare, qofshin edhe me tė meta, personifikojnė burimin themelor e autentik tė doktrinave tė ndryshme. Por, kur kėto dorėshkrime janė ideale, mundėsia (e tyre) pėr dėshtim nuk ėshtė tjetėr pos njė pamundėsie reale.
E enjte, 31 Korrik 2008 10:30

Nga: Fitim Ilazi

Interesimi i njerėzimit pėr tė zbuluar tė vėrtetėn, shpesh herė ka ngjallur debate nga mė tė ndryshmet. Shumica e kritikėve, qofshin apo jo pėrkrahės tė idesė pėr njė Kur'an tė shpallur, pretendojnė tė kenė parashtruar pėrpara lexuesit njė tė vėrtetė kategorike. Vetė fakti qė njėanėsia dhe subjektivizmi kanė qenė kryesuese nė pėrfundimet e disa prej tyre, dėshmon se jo tė gjithė kanė thėnė tė vėrtetėn. Shpeshherė, trajtimi i temave tė nxehta dhe me interes tė veēantė pėr auditorin, ka ndikuar thellėsisht nė krijimin e stereotipeve tė rrezikshme, madje edhe kėrcėnuese pėr muslimanėt. Shtresimi dhe trajtimi i tyre sikur ato tė jenė tė vėrteta, ndikoi qė pavetėdija kolektive tė vėrshohet nga njė mori paragjykimesh tė brishta. Gjendja mendore nė tė cilėn qarkullojnė kėto ide, nuk mund t'i dalė haku edhe trashėgimit brez pas brezi tė tyre, sepse pikėrisht ndjellja e urrejtjes, krijoi nga Islami, nė sytė e tė tjerėve, njė ideologji terroriste. Pėr ironi tė fatit, ēėshtja e femrės dhe e luftės sė shenjtė janė marrė si argumente bindėse pėr provimin e natyrės njerėzore fanatike tė Shkrimeve islame, duke pėrfshirė kėtu edhe Kuranin, si Libėr i pacenueshėm i Zotit tė Madhėrishėm.
Natyrisht, njė numėr i konsiderueshėm i dijetarėve dhe mendimtarėve botėrorė, madje edhe jomuslimanė, duke filluar nga politikanė, ideologė, shkrimtarė e shkencėtarė tė ndryshėm, kanė ditur tė bėjnė njė vlerėsim real. Dėshmitė qė ata kanė sjellė pėr tė tjerėt, nuk janė fare mė tė parėndėsishme se sa dėshmitė e ithtarėve tė Islamit. Kėshtu, N. Bonaparta thotė: «...tė urtėt e botės do tė bashkohen dhe do t'i zgjidhin problemet e botės, sipas parimeve tė Kur'anit», pėr tė vazhduar mė tej nė atė qė ai e quan mungesė alternative tjetėr: «Vetėm ato janė tė drejta dhe i garantojnė njerėzimit lumturinė.» Natyrėn jonjerėzore tė Kur'anit, bukurinė poetike tė tij dhe rėndėsinė e dorės sė parė, mė mirė se kushdo tjetėr, e vėrteton Murad Hofman: «Kur'ani ėshtė Fjalė e Zotit (...) ėshtė shpallur nė njė periudhė historike...dhe ėshtė gjėja e vetme mbinatyrore e Islamit (...) Jomuslimani mund ta hedhė pėrmbajtjen e Kur'anit, por nuk mund ta injorojė magjepsjen...» Edhe Gėte, letrar tepėr i shquar, me pėrmasa botėrore, thotė:
"Qoftė e lavdėruar nata e bekuar,
nė tė cilėn Pejgamberit tė Zotit
iu shpall, nga lart,
Kur'ani me pėrkryeshmėrinė etij"

Ai, besimin nė Kur'anin e Shenjtė e arsyeton nė njė fakt tė vetėm: besimi nė tė ėshtė detyrė e ēdo muslimani, prandaj edhe ai duhet tė ketė kėtė besim:
" 'Nėse Kur'ani ėshtė nga pėrjetėsia?'
Pėr kėtė unė nuk pyes!
Qė ai ėshtė Libri i librave,
Besoj nga detyra e myslimanit.

Pasi shqyrtuam disa nga kėto konstatime, me tė drejtė mund tė pyesim: Ē'i shtyri ata tė jenė kaq tolerantė, admirues dhe dashamirės ndaj Kur'anit? Natyrisht, struktura pėrmbajtėsore e tij ėshtė e njė niveli qė hipnotizon ēdo lexues, madje edhe nėse ai e bėn kėtė vetėm pėr tė kritikuar atė. Nuk janė tė rralla rastet kur lexuesit, nga gjurmues gabimesh tė Kur'anit, janė shndėrruar nė hulumtues mrekullish. Pėrpos qė ideja e tyre e gabuar (pėr Kur'anin) ka pėsuar dukshėm njė rėnie, interesimi pėr tė pasur njė tė vėrtetė nė tė cilėn s'do dyshohej fare, sa vinte e rritej. Nė kėtė rrafsh, ėshtė e rėndėsishme tė trajtojmė disa dimensione kur'anore, me qėllim qė idenė tonė rreth kėsaj ēėshtjeje ta ngremė, sadopak, nė njė nivel tė kėnaqshėm.

Kur'ani, (le) tė mos na dalė mendsh, si libėr i shpallur, ėshtė i denjė qė njerėzimit t'i paraqitet nė ēdo kohė, rrethanė dhe vend. Universalizmi i tij ėshtė i pranishėm edhe nė planin tematik, qė e bėn atė njė libėr hyjnor tė pėrkryer dhe gjithėpėrfshirės. Vetė fakti qė ai prek ēėshtjet shkencore (shoqėrore) pa edhe (shkencore) ekzakte, ėshtė njė argument i rėndėsishėm, pėr tė provuar vlefshmėrinė e tij nė tė gjitha dimensionet e jetės shoqėrore. Madje, njė shumėllojshmėri tė Kur'anit e hasim edhe nė vetė elementin shkencor tė tij: ai nuk flet vetėm pėr njė apo dy shkenca, por pėr tė gjitha.
Mirėpo, a duhet tė kuptohet Kur'ani si njė regjistrues kalimthi i disa problemeve shkencore? I kėtillė do tė ishte gjykimi ynė, sikur atij t'i mungonte ana fetare/religjioze, etiko-morale, sociale, kėshilluese dhe qortuese.

NJĖ ZOT I VETĖM

Edhe pse sociologėt shprehen qė bazė e besimit tė njerėzve tė parė ishte politeizmi, tė cilin ata mė pas e ndajnė nė Totemizėm, Anemizėm e tė tjera, Islami lufton qė qenien njerėzore ta bėjė tė aftė pėr tė vėshtruar qė natyra dhe bota njerėzore duhet tė adhurojnė njė Zot tė vetėm. Injoranca nė tė cilėn gjendej Arabia e para 14 shekujve, tregon mė sė miri se nė ē'gjendje qėndronte njerėzimi, atėherė kur Kur'ani mungonte. Kaptina e 3-tė nga fundi, ėshtė formula mė e mirė qė ndonjėherė njerėzimi mund tė ketė lexuar rreth njėshmėrisė sė Zotit. «Thuaj: Ai, All-llahu, ėshtė Njė!» pėrpos qė duhet kuptuar si njė njohuri, njėkohėsisht duhet tė merret edhe si njė urdhėr i prerė nga ana e Zotit.

ASPEKTE SOCIALE: FEMRA DHE SKLEVĖRIT

Ta shqyrtojmė rastin e orientalistit serb, Nada Todorov. Konceptimi i tij pėr femrėn nė Islam ėshtė, kryekėput, njė tentim pėr tė arritur gjer atje, ku e vėrteta zor se do e ēonte. Ai i referohet femrės muslimane si njė instrument tė pashpirt, me tė cilin mashkulli kėnaq nevojat dhe epshet e veta seksuale. Njė vizion i kėtillė i kėsaj problematike do tė shkatėrronte shumė nga ajo qė Islami ka ndėrtuar pėr njė kohė tė gjatė. Ėshtė e qartė se natyra egoiste dhe urrejtėse, mbase edhe e painformuar e kėtij citimi, kryeson nė listėn e motivimit pėr sulm. Sidoqoftė, pėr hir tė diskutimit tonė, ėshtė e nevojshme tė paraqesim disa pasazhe dhe citate tė ndryshme kur'anore dhe profetike, me tė cilat do tė demantojmė shumė nga tė pavėrtetat dhe shpifjet qė drejtohen nė adresė tė Islamit.
All-llahu i Madhėrishėm i referohet emrės, para se gjithash, si gjysma e shoqėrisė: «O ju njerėz, vėrtet Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise...» [Huxhurat, 13] Sipas vargut tė mėsipėrm, mashkulli nuk mund tė jetė krenar nė tė qenėt burim nga i cili rrjedh njerėzimi, pėr shkak se ai nuk ėshtė i tillė. Pėrgjegjėsia pėr tė u takon tė dyve.
E kemi tė njohur, nga historia, qė para ardhjes sė Islamit, arabėt injorantė-idhujtarė bėnin varrimin e vajzave pėr sė gjalli. Njė hap i kėtillė vinte si rezultat i besimit nė inferioritetin e femrės si krijesė. Kur'ani nuk bėn njė gabim tė kėtillė, dhe qartė pėrmirėson bindjen arabe paraislame, madje duke kundėrshtuar edhe atė biblike. Vargu nė vijim gjykon rreptė kėtė akt: «Dhe kur tė pyeten ato vajza tė varrosura tė gjalla, pėr ēfarė mėkati ato janė mbytur?» [Tekvir, 8-9] Njė pyetje e kėtillė retorike parashtrohet me tė vetmin qėllim qė njerėzve t'ua bėjė tė ditur, se ajo praktikė ėshtė njė e kaluar e hidhur.
Kur'ani shumė qartė e identifikon skllavėrinė si njė akt tė shėmtuar, sepse njerėzit duhet tė jenė robėr vetėm tė Zotit. Nė botėn e sotme, ndonėse skllavėria zyrtarisht nuk ekziston, shitja e femrave nuk ėshtė tjetėr pos njė vazhdimėsi e saj. Cenimi i tė drejtave njerėzore dhe i atyre tė femrave, shumė lehtė mund tė vėrehet. Prandaj, nėse interpretimi perėndimor pėr jetėn njerėzore ėshtė i kėtillė, pasojat qė do tė shkaktojė ai, do tė jenė fatale; nėse mendja njerėzore do tė orientohet kryesisht kah pasuria materiale – duke mėnjanuar atė shpirtėrore – njė shkatėrrim i mundshėm mund tė pasojė; dhe, nėse ky shkatėrrim do tė bėhej realitet, shkaktari nuk do tė ishte i panjohur: mospraktikimi i urdhėresave kur'anore.

SHENJTĖRIA E JETĖS...

Kėndvėshtrimi Islam ndaj njeriut dhe jetės sė tij ėshtė tepėr i qartė: njeriu ėshtė njė qenie e pėrsosur, me mendje e me
intelekt; di tė analizojė dhe tė zbulojė tė vėrtetėn; di tė zgjedhė, tė mėshirojė e tė dashurojė. Por, pėrderisa ėshtė i aftė t'i bėjė gjitha kėto, ai ėshtė i zoti qė, nė kundėrshtim me tė parat veprime, tė krijojė, nė tė shumtėn e rasteve, edhe kundėrvlera. Nė kėtė drejtim, nuk janė tė paktė ata persona qė terrorizojnė tė tjerėt: ua shkelin atyre tė drejtat njerėzore bazė, tė cilat ēdokush duhej t'i gėzojė. Ka nga ata njerėz qė e terrorizojnė veten. Nė radhė tė parė, ata nuk "luftojnė" pėr tė kuptuar tė vėrtetėn. Prandaj, po kjo mungesė ėshtė ajo qė do ta shpjerė atė nė humbje dhe dėshtim, sepse vetėm e Vėrteta mund ta bėjė njeriun tė lumtur e tė rehatshėm. Kur'ani e ka kodifikuar shumė mirė aspektin e mirėsjelljes me tė tjerėt. Urdhri qė All-llahu jep pėr punė tė mira, ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė pėr njerėzimin.
Modeli kur'anor pėr jetėn, njeriut i prezanton njė nga tė vėrtetat mė tė njohura, me tė cilėn do tė njihet i gjithė ai: jeta e njeriut nuk pėrfundon me vdekjen; njeriu nuk ėshtė qenie qė, me tė dalė shpirti atij, do tė zhduket e do tė tretet. Pra, kėndvėshtrimi Islam ndaj jetės sė njeriut, pos tjerash, ėshtė se ai nuk do tė mbetet i pagjykuar: do tė pėrgjigjet pėr punėt e tij pozitive e negative. Pėr tė parat do tė shpėrblehet, ndėrsa pėr tė dytat do tė dėnohet. Rrjedhimisht, ose Xhenneti, ose Xhehennemi do tė jetė vendbanim i tij i pėrhershėm.
Nė Kur'an kemi mjaft fraza, nė tė cilat njeriut me intelekt e me mendje tė shėndoshė, i lihet pėrsipėr tė analizojė tokėn dhe, po nė kėtė mėnyrė, tė vėrtetojė prejardhjen e vet nga ajo; tė shohė argumentet tė cilat Zoti ia ka mundėsuar njeriut pėr t'i parė... Dhe, nėse argumentet nga kozmosi janė ato tė cilat dėshmojnė pėr ekzistencėn e njė fuqie tė pafund, dėshmitė brenda mikrokozmosit nė trupin e njeriut, janė ato qė provojnė prezencėn e njė inteligjence tė pėrkryer. Nėse tė parat kanė tė bėjnė pėr njerėzit qė e duan natyrėn-hapėsirėn dhe janė tė pasionuar pas saj, tė dytat janė pikėrisht pėr ata tė cilėt dėshirojnė tė mėsojnė diē mė tepėr pėr vetveten; dhe, nė qoftė se grupi i parė ka mėsuar shumė mė tepėt pėr prejardhjen dhe krijimin e universit, nuk ka bėrė asgjė mė tepėr, pos qė ka vėrtetuar se mikrokozmosi njeri ėshtė veē se njė pikė ujė nė njė oqean thuajse tė pafund. Prandaj, marrė parasysh kėto tė vėrteta, njeriu duhet tė kuptojė se e tėrė ekzistenca e vet dhe e gjėrave pėrreth tij, nuk janė borxh i askujt tjetėr, pos se i Zotit, i cili, ndonėse njeriun e vendoi nė njė "qosh" tė gjithėsisė, nuk e la tė pavlerė. Madje, qenien njeri ai e caktoi si qendėr tė gjithė kėtij krijimi madhėshtor, rreth tė cilit rrotullohen tė gjitha ēėshtjet nė kėtė botė.
__________________
Forcojeni ju Islamin nė zemrat tuaja qė Allahu ta forcoj atė nė tokė
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
Abdurrezak (18-08-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Kur“an dhe Tefsir


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Cili eshte qellimi i jetes? Mesudi Kėshilla tė Pėrgjithshme 6 06-12-2007 21:39
Cili ėshtė qellimi i jetės? pishtari Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 18-10-2007 19:43
Lev Tolstoi: "Kėrkoj tė mė konsideroni musliman" Omer Ibn el-Hattab Sira & Historia Islame & Dijetarėt 6 14-09-2007 03:57


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 16:03.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.