|
Kur`ani dhe linguistika bashkėkohore
Gjatė rrugės sė saj historike, deri te zbulimet mė tė reja, linguistika ka hapėruar rrugė tė gjatė. Interesimi pėr gjuhė ka qenė gjithmonė i madh.
E mėrkurė, 06 Gusht 2008 08:48
Allahu i madhėrishėm nė Kur'anin famėmadh urdhėron e thotė:
"E Ai (Zoti) ia mėsoi Ademit tė gjithė emrat (e sendeve) , pastaj ata ua prezentoi engjėjve dhe u tha: "Mė tregoni pėr emrat e kėtyre (sendeve tė emėrtuara) , nėse jeni tė drejtė (ēka mendoni)?" (El Bekare, 31)
" Rrahmani - Mėshiruesi (Zoti ynė) . Ai ia mėsoi Kur'anin. E krijoi njeriun. Ia mėsoi atij tė folurit (tė shprehurit, tė shqiptuarit) ." (Er Rrahman, 1-4)
"A nuk i dhamė Ne atij dy sy? Edhe gjuhė e dy buzė?" (El Beled, 8-9)
Gjatė rrugės sė saj historike, deri te zbulimet mė tė reja, linguistika ka hapėruar rrugė tė gjatė. Interesimi pėr gjuhė ka qenė gjithmonė i madh. Sė pari, ėshtė kuptuar kryesisht si " gramatikė", si disciplinė e ngushtė normative, duke u zgjeruar epokė pas epoke.
Aftėsia e tė folurit ėshtė dhuratė e Allahut pėr njeriun.
Krijesat e tjera vėrtet kanė njė sistem tė veēantė komunikimi, Kur'ani fisnik sjell shembullin e bletės:
"Zoti yt i dha instinkt bletės: "Ndėrto shtėpi nėpėr kodra (male) , nėpėr drunj (pemė) dhe nėpėr kulmet qė ata (njerėzit) i ndėrtojnė." (En Nahl, 68)
Ose buburreci:
"Deri atėherė kur arritėn mbi luginėn e buburrecave
Njė buburrec tha: "O ju buburreca, hyni nė vendet tuaja qė tė mos u coptojė Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju vėrejtur". (En Neml,18)
Balenat lėshojnė zėra tė njohur - deri nė 32 sosh, delfinat etj. Por, edhe shtazėt qė pėrmenden nė Kur'an nuk posedojnė gjuhė. Si tė shpjegohet kjo? Ē'ėshtė nė realitet gjuha?
Me sistemin komunikues tė njeriut - gjuhėn, me ndihmėn e rregullave gramatikore dhe njė fondi tė fjalėve, njeriu mund tė flasė dhe tė kuptojė bashkėbiseduesin.
Pra, krijimi gjuhėsor ėshtė njė specifikė e llojit njerėzor. Njeriu mund tė ndryshojė ngjyrėn e zėrit, gjatėsinė, intensitetin, etj. Mijėra gjuhė dhe dialekte nė Tokė janė prej argumenteve tė mėdha tė Allahut tė plotfuqishėm; siē bėn aluzion verseti i Kur'anit fisnik:
"Nga argumentet e Tij ėshtė krijimi i qiejve e i Tokės, ndryshimi i gjuhėve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe nė kėtė ka argumente pėr njerėz." (Er Rrum, 22)
Secila gjuhė njerėzore ka dy nivele tė strukturės gramatikore: shkallėn e parė sintaksėn dhe shkallėn e dytė fonetikėn.
Njėsia themelore nė strukturėn e sintaksės ėshtė fjala. Fjalia ėshtė bashkim i fjalėve qė janė sė bashku tė varura dhe kur renditen dhe bashkohen sipas rregullave tė sintaksės, formojnė fjalinė e kuptuar dhe tė argumentuar.
Fonologjia shėrben pėr zbulimin e njėsive sintaktike. Njėsia themelore e saj ėshtė fonema (mbledhje e pėrshtypjeve akustike dhe lėvizjeve artikulare), me shenja distinktive, secila e ndryshme nga tjetra. Kėshtu, p.sh. a, k, dhe r janė fonema tė ndryshme. Fonema nuk bart kuptim. Prandaj fjala ėshtė bashkim i drejtė i shumė fonemave. Marrė nė pėrgjithėsi tė folurit ėshtė i shumėllojshėm , ėshtė i shumė popujve dhe i takon sferės individuale apo shoqėrore.
Pėr ta kuptuar mė mirė kėtė konstatim, do tė thjeshtojmė, duke e krahasuar gjuhėn dhe tė folurit me samaforin.
Meqė gjuha (lang) ėshtė sistem i elementeve gramatikore dhe fondit tė fjalėve, i vendosur nė mėnyrė konvencionale (nga ana e shoqėrisė) i secilit folės, atėherė rėnditja e ngjyrave nė semafor - e kuqja, e verdha, dhe e gjelbėra, ndezja e tyre, kuptimi dhe numri i tyre, nė krahasimin tonė paraqet gjuhėn. Dhe meqė tė folurit ėshtė realizim i gjuhės, pėrdorim i rregullave gramatikore dhe i tė gjitha fjalėve tė mundshme, atėherė vetėm ndezja (realizimi) i ngjyrave nė semafor paraqet tė folurit. Njerėzit gjenetikisht janė dhuruar me "fuqinė e gjuhės", siē janė tė dhuruar me dashuri, brengė, humor etj.
Tė gjitha gjuhėt qė fliten, qė janė folur mė herėt ose qė do tė fliten mė vonė, kanė disa karakteristika universale, por edhe specifike. Disa autorė bile thonė se ngjashmėria nė mes gjuhėve ėshtė mė e madhe se ndryshimi nė mes tyre.
Secila gjuhė njerėzore posedon strukturėn sipėrfaqėsore dhe atė tė brendshme. Fjalia: Allahu i padukshėm e krijoi botėn e dukshme, edhe pse ėshtė njė strukturė sipėrfaqėsore, nė strukturėn e brendshme i ka tri fjalė (informacione, paraqitje):
Allahu ėshtė i padukshėm
Allahu e krijoi botėn dhe
Bota ėshtė e dukshme
Struktura sipėrfaqėsore e gjuhės njerėzore paraqitet nė planin e zėrit ose tė tė shkruarit.
Ajo realizohet:
nė formė lineare: tė renditur, nė njė drejtim, nė boshtin kohor - kur ėshtė fjala pėr zėrin, ose nė hapėsirė - kur ėshtė fjala pėr tė shkruarit.
nė formė koherente: e harmonizuar, jokaotike; tė folurit e njeriut normal dallon nga tė folurit e maniakut dhe
nė ndėrdije.
Tė gjitha gjuhėt kompletohen me ndihmėn e 25-30 fonemave, me variacione tė ndryshme.
Nė kuptimin semantik, e mė shpesh nė planin sintaktik, tė gjitha gjuhėt dallojnė gjininė mashkullore dhe femėrore, emrin, foljet etj. Nė kėtė kontekst nuk ekzistojnė gjuhė tė "pasura" dhe tė "varfėra", gjuhė "civilizuese" dhe primitive.
Fėmija nuk lind i pėrcaktuar tė mėsojė kėtė gjuhė apo atė gjuhė. Ai lind me "fuqinė e gjuhės" me predispozicion qė tė shėrbehet dhe sistemin njerėzor tė komunikimit.
Fonologjia studion fiziologjinė e zėrave, organet dhe mekanizmin e artikulimit tė tyre, tė cilėt gjithmonė janė tė njėjtė e qė i hasim te secili folės normal. Nėse janė tė ērregulluar nga lindja ose mė vonė, paraqitet afazioni (memec).
Nė tru janė paraqitjet tė lidhura me shenjat e imazheve linguistike (fotoakustike).
Pas kėsaj lidhjeje fillon procesi kur truri imazhin e pėrcjell tek organet fonetike.
Shumė prej orageneve fonetike i pėrmend Kur'ani famėmadh:
"A nuk i dhamė Ne atij dy sy? Edhe gjuhė e dy buzė?" (El Beled, 8-9)
"Allahu ju nxori nga barqet e nėnave tuaja (si foshnje) e nuk dinit asgjė. Ju pajisi me (shqisa pėr) tė dėgjuar, me tė parė dhe me zemėr, ashtu qė tė jeni falėnderues" (En Nahl, 78)
Roli i kėtyre organeve varet nga lėvizja e tyre. Disa janė pasivė nė artikulim (A, B, C, D...) ndėrsa disa aktivė (g, b, a, r,...).
Goja pra kryen dy funksione: prodhimin e zėrit dhe rezonatorit tė zėrit.
Myslimani qėndron i mahnitur me versetin e Kur'anit fisnik:
"Vėrtet, Ne e krijuam njerin nė formėn mė tė bukur." (Et Tinė, 4)
Ai, i Cili e ka krijuar, mundet, sikur tė dojė, tė ia marrė dhuntitė. Kėtė e vėrtetojnė rastet e humbjes sė tė folurit (afazia).
"Vetėtima gati ua merr tė parėt dhe, saherė qė ajo u bėn dritė atyre, ata ecin nė tė, e kur u errėsohet, mbesin aty. E sikur tė donte Allahu, do t'ua merrte tė dėgjuarit (me krismėn e bubullimės) dhe tė parėt (me shkėndijėn e vetėtimės) . Vėrtet, Allahu ėshtė i plotfuqishėm pėr ēdo gjė." (El Bekare, 20)
Po sikur Krijuesi tė merrte fuqinė e tė folurit?!
Ėshtė koha qė, pas pranimit tė njohurive tė linguistikės moderne, t'i shpjegojmė ato me versetet kuranore.
Kur'ani nuk ėshtė libėr shkencor, as filozofik e as artistik. Nė realitet ai i tejkalon hapėsirat dhe mundėsitė e shpirtit njerėzor.
Tregimi pėr Ademin, a.s., tė pėrmendur nė versetin kuranor:
"E Ai (Zoti) ia mėsoi Ademit tė gjithė emrat (e sendeve) , pastaj ata ua prezentoi engjėjve dhe u tha: "Mė tregoni pėr emrat e kėtyre (sendeve tė emėrtuara) , nėse jeni tė drejtė (ēka mendoni) ?" (El Bekare, 31)
Duhet kuptuar se Allahu i madhėrishėm e begatoi Ademin, a.s., por edhe llojin njerėzor, me gjuhė dhe fuqinė e tė folurit.
Pra, Ademi, a.s., i ka ditur emrat e tė gjitha gjėrave: formėn e tyre, funksionimin, emrat e tyre! Ta dish emrin d.m.th. tė kesh dituri pėr njė send nga realiteti, tė kesh imazhin e tij akustik dhe nė fund artikulimin.
Lexuesi i interesuar vėren se Kur'ani fisnik me kėtė verset, faktikisht vetėm me njė fjalė (es-esma), ka fshehur tėrė interesimin e linguistikės moderne. Kėtė e vėrteton edhe verseti i katėrt i kaptinės "Er Rrahman".
"Ia mėsoi atij tė folurit (tė shprehurit, tė shqiptuarit) ." (Er Rrahman,4)
"Bejan" paraqet dallim, ndarje. Pra, secila fjalė e gjuhės njerėzore dallon prej tjetrės me tingull (qė paraqet shenjėn gjuhėsore). Kėto, gjithsesi "bejan" nėnkupton dhe tė folurit, shqiptimin e fjalėve.
Nė pikėpamje fonologjike, pjesė e fjalėve, ėshtė mė e shprehur nė kaptinėn "Beled"
"A nuk i dhamė Ne atij dy sy? Edhe gjuhė e dy buzė?" (El Beled, 8-9)
Kur'ani shkon me rend - sė pari pėrmend sytė, pastaj gjuhėn, pastaj buzėt. Shenjat gjuhėsore janė tė kushtėzuara me pėrceptim.
Shqisat me tė cilat Krijuesi e begatoi njeriun:
"Allahu ju nxori nga barqet e nėnave tuaja (si foshnje) e nuk dinit asgjė. Ju pajisi me (shqisa pėr) tė dėgjuar, me tė parė dhe me zemėr, ashtu qė tė jeni falėnderues." (En Nahl, 78)
i shėrbejnė qė nga burimet e ndryshme tė pėrfitojnė pėrvojė. Nė gjuhėn e tij ėshtė mu ajo shprehja e tėrė pėrvojės, tė marrėdhėnies sė njeriut kundruall Zotit, botės dhe tė tjerėve.
Dhe ja metafora mahnitėse e Kur'anit fisnik:
Ai qė e mėsoi (njeriun) tė shkruajė me pendė. (El Alek, 4)
Nga sa u pėrmend mė sipėr mund tė konkludohet se dhuntia e tė shkruarit rezulton nga begatia e gjuhės dhe tė folurit. Tė shkruarit e zėvendėson tė folurit; kjo ėshtė mediumi artistik i tė folurit" . Nė kėtė bazohet Shpallja, gjegjėsisht mundėsia e zbritjes (teuzil) dhe mė vonė kompenzimi dhe ruajtja. Pa fuqinė e gjuhės, i dėrguari njeriu nuk mund ta pranonte, kuptohet edhe t'ia transmetojė njerėzimit.
Dihet me siguri se Pejgamberi, s.a.v.s., sė pari i mėsonte pėrmendsh versetet e shpallura e pastaj ia transmetonte me shkrim Zejd ibn Thabitit, r.a.
Arritja e njohjes sė Shpalljes rrjedh nga i njėjti burim sikurse gjuha nga mendja. Njohja e saj ėshtė farz dhe kusht i besimit.
("Mė sė shumti urrej dy vetė: adhuruesin i cili beson pa njohje dhe dijetarin icili di e nuk beson " -hadith)
Duhet kuptuar versetin kuranor:
"Nuk janė tė njėjtė ata qė dinė dhe ata qė nuk dinė!"
Dituria kėtu ka kualitet tė veēantė, e kjo ėshtė dituria mbi Shpalljen. Mosnjohja historike e Islamit ėshtė njė prej shkaqeve mė tė mėdha tė dekadencės myslimane.
Njeriu, duke e marrė Shpalljen (Emanetin), e barti gjatė kohės.
__________________
Forcojeni ju Islamin nė zemrat tuaja qė Allahu ta forcoj atė nė tokė
|