Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Kur“an dhe Tefsir

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 31-01-2006, 23:56
Grafika e Uthman Ibn Affan
Anėtarė Aktiv
 
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 139
All-llahu tė shpėrbleftė: 8
Falėnderuar 160 herė nė 77 Postime
Rep Fuqia: 166
Uthman Ibn Affan has a reputation beyond reputeUthman Ibn Affan has a reputation beyond reputeUthman Ibn Affan has a reputation beyond reputeUthman Ibn Affan has a reputation beyond reputeUthman Ibn Affan has a reputation beyond reputeUthman Ibn Affan has a reputation beyond repute
Kur`ani Famėmadh mahnit shkencėtarėt

KUR’ANI FAMĖMADH MAHNITĖ SHKENCĖTARĖT

All-llahu i Madhėrishėm nė Kur’anin famėmadh thotė:

"Ai ėshtė qė ju krijoi, ua dhuroi tė dėgjuarit, tė parit dhe mendjen, kurse pak po e falėnderoni"
(El Mulk, 23)

Teknologjia e trupit tonė ėshtė mė superiore se teknologjia qė njerėzimi e ka prodhuar duke pėrdorur mbledhjen e informacioneve, eksperiencėn dhe mundėsitė.
Sot, duke studiuar veshin e njeriut, duke parė kėtė vepėr madhėshtore tė konstruktuar, qartė shohim Konstruktorin absolut.


Nė shikim tė parė veshi duket i thjeshtė, por pas laprės sė veshit gjendet njė strukturė fiziomorfologjike e pėrsosur dhe tejet delikate, e cila do tė turpėronte edhe inxhinjerinė mė inventive. Duke vepruar bashkėrisht, struktura e veshit tė jashtėm, tė mesėm dhe tė brendshėm kryejnė operacione nė largėsi mahnitėse dhe virtuoze.
Shkaku qė kemi dy vesh ėshtė se ato formojnė njė sistem stereo i cili e mundėson identifikimin e vendit nga i cili vie zėri dhe qė tė njohim se a lėviz ai burim.
Veprimi i pėrpunimit tė zėrit me vesh dhe qendrėn nė tru ėshtė aq preciz sa qė zėri qė formohet afėr njėrit vesh e pastaj te veshi tjetėr, mund tė njihet si zėra tė ndryshme kur intervali nė mes tyre ėshtė i vogėl, siē ėshtė 30 mikrosekonda.
Virtuoziteti i veshit tė njeriut ėshtė mahnitės dhe i pabesueshėm. Njeriu mund tė dėgjojė zėrin e mushkonjės jashtė dritares, edhe pse forca e zėrit tė saj e cila arrin te veshi ynė nuk ėshtė mė e madhe se njė kuadrahonth vat. Sikur 100 kėsi zėra (100.000.000.000.000.000) do tė kombinoheshin, duke u kthyer nė energji elektrike, energjia do tė mjaftonte pėr njė llambė pėr lexim.
Senziviteti i veshit ėshtė mahnitės. Lėvizja e mėmbranės timpanike nė ngacmimin e dėgjimit minimal tė zėrit me frekuencė 1.000 Hz ėshtė afro e 1.000 milion pjesė tė centrimetrit, shumė mė e vogėl se diametri i atomit tė hidrogjenit.

Lėvizjet e mėmbranės basilare nė ngacmime tė njejta janė njėqind herė mė tė vogla-pėrafėrsisht sa madhėsia e bėrthamės sė atomit. Kjo paraqet limitin e fundit tė performansės.
Sikur tė rritej mė tepėr senzitiviteti i veshit, do tė ishim tė vetėdijshėm nė bombardimin konstant tė membranės timpanike me molekulat e ajrit.
Por edhe me limitin ekzistues, ėshtė interesantė se ne nuk e dėgjojmė rrjedhėn e gjakut tonė nėpėr enėt e vogla tė gjakut nė membranėn e timpanit. Kjo ndodhė sepse veshi ka aftėsi tė injorojė signalet tė cilėt janė nė mėnyrė konstante prezent.
Kėshtu veshi, gjithashtu e bėn njeriun qenjen mė muzikale. Pa asnjė ushtrim muzikorė jemi nė gjendje tė dallojmė tonin A nė piano nga toni identik i violinės.

Mund tė dallojmė edhe kombinimin e notave tė ndryshme muzikore, karakteristike pėr secilin instrument i cili prodhon nota. Veshi ėshtė nė gjendje tė hudhė zhurmėn duke zgjedhur njėkohėsisht vetėm njė zė tė ngjajshem.
Bile edhe gjatė gjumit veshi vazhdon tė funksionojė me mundėsi tė pabesueshme, sepse truri ėshtė nė mundėsi tė interpretoj dhe zgjedhė signalet qė ia pėrcjellė truri. Kėshtu qė njeriu mund tė flejė i qetė nė mes tė komunikacionit tė zhurmshėm dhe nė zhurmėn e televizorėve nė fqinjėsi por njėkohėsisht tė zgjohet nė njė zė tė lehtė tė orės.
Qeni qė lehė, goma e makinės nė lėvizje,hapat-tė gjithė mund tė identifikohen. Nė realitet veshi normal mund tė dalloj afro 400.000 zėra.
Veshėt, pos kėsaj qė janė njė sistem stereofonik tė dėgjimit me njė siguri tė lartė, janė poashtu pėrgjegjės pėr mbatjen e baraspeshės sė trupit. Kjo ėshtė e siguruar me ndihmėn e dy sistemeve tė vendosur nė veshin e brendshėm.
Prej tė gjithė organeve tė trupit, pak janė ata qė mund tė arrijnė shumė nė hapsirė kaq tė vogėl, sa veshi. Sikur inxhinjeri do tė mund tė kopjonte funksionet e veshit, do t’i duhej pėrafėrsisht njė inē kub tė sistemit dėgjues i cili do tė pėrfshinte prezencėn e rezistuesit me indukcion, analizatorin mekanik me mundėsi tė gjėra, reale mobile, drejtues shumė kanalesh pėr transmetimin e energjisė mekanike nė atė elektrike, sistem pėr mbajtjen e bilansit hidraulik delikat dhe sistem komunikativ dy drejtimesh.
Por edhe nėse do tė kishte sukses, nuk do tė arrihej funksioni mahnitės i veshit.

Shumė shpezė dhe kafshė kanė mėsuar qė njėra tjetrės t’ia pėrcjellin signalet e tyre me zėrat e tyre, signalet e njohjes dhe kujdesit. Por, vetėm ne njerėzit kemi mėsuar t’i lidhim mendimet abstrakte me zėra, duke lidhur fjalėt dhe prodhuar gjuhėt qė mund t’i pėrdorim si mjet komunikimi me pėrvojėn e kaluar tė ideve dhe planet pėr ardhmėri.
Sot nė botė kemi shumė gjuhė (afro 6000). Le tė krahasojmė cilėsinė dhe teknologjinė e lartė prezente nė vesh dhe nė tru, me teknologjinė e prodhuar nga njeriu. Ashtu si nė rastin e imazheve, janė shpenzuar dekada duke u pėrpjekur tė gjenerohen zėra tė ngjajshėm me origjinalin. Rezultatet e kėtyre zbulimeve janė magnetofonėt, sisteme zanore me siguri tė lartė, sisteme tė analizimit dhe pėrpunimit tė tingujve me anė tė ndarjes sė tyre sipas frekuencave. Me gjithė kėtė teknologji tė lartė tė mijėra ekspertėve qė punojnė pa pra, nuk ka mundur tė prodhohet njė pajisje e tillė e cila do ta arrinte cilėsinė e perceptimit tė tingullit si veshi. Mendoni pėr sistemet e teknologjisė sė lartė “Hi Fi”, qė janė prodhuar nga kompanitė mė me emėr nė industrinė e muzikės. Edhe nė kėto pajisje zėri i regjistruar humb diēka nga cilėsitė e tij, sepse kur ju e hapni pajisjen, dėgjoni gjithmonė njė tingull tė caktuar para se tė fillojė tė dėgjohet muzika.
Ėshtė e qartė se veshi dhe tė gjitha pjesėt e tjera tė trupit tė njeriut, janė produkt i krijimit madhėshtorė.
Andaj ėshtė e qartė se pėrgjegjėsia jonė themelore e pėrdorimit tė veshit, syrit dhe trurit pėr tė parė ekzistencėn e All-llahut, fuqinė dhe dijen e Tij tė pafund. Duke u shėrbyer me begatitė e shqisave dhe aftėsitė hulumtuese tė universit tė pafund, do tė mėsojmė edhe mė shumė pėr ligjet fizike qė drejtojnė ato.
Dimė se ato ligje janė fikse dhe konsistuese, dhe qė vlejnė pėr ēdo pikė tė universit. Kjo shkon nė favor tė faktit qė ėshtė njė Krijues dhe sistemi i Tij ėshtė i pandryshuar siē aludon verseti i Kur’anit fisnik:
“…Nė ligjin e All-llahut nuk mund tė gjesh ndryshim”.
(Ahzab, 62)
Imazhi i fituar nė sy ėshtė kaq i mprehtė dhe i qartė, sa qė nuk ka arritur as teknologjia e shekullit tonė. Pėr shembull shikoni nė librin qė po e lexoni, pastaj ngritni kokėn dhe shikoni pėrreth.
A keni parė imazhe kaq tė mprehta dhe tė qarta nė njė vend tjetėr? Edhe televizioni me ekranin mė tė avancuar nė botė nuk mund tė sigurojė imazhe kaq tė mprehta.

Pėr mė shumė se 100 vjet, mijėra inxhinjerė janė munduar tė prodhojnė njė televizor tredimenzional, i cili do tė mund tė arrinte cilėsinė e shikimit tė syrit. Ata kanė arritur tė shpikin njė sistem Tv tredimensional, por ai nuk mund tė shihet pa u vendosur njė palė size speciale.
Mu pėr kėtė All-llahu i madhėrishėm nė Kur’anin famėmadh thotė:
“A nuk i dhamė Ne atij dy sy
(El Beled, 8)
Tėrė syri, si organ periferik i receptorit optik, mund tė krahsohet me aparatin fotografik (por ėshtė afro 3.000 herė mė i ndieshėm se kamera mė precize), ku pjesa e parme e tejdukshme i lėshon dhe i thyen rrezet e dritės, pikėrisht sikurse sistemi i thjerrzave qė i drejton fytyrat e oblektit nė film.
Rrezet e dritės, si dhunti e All-llahut tė madhėrishėm i ngacmojnė kunjėzat dhe thupėrzat me intenzitet tė mjaftueshėm. Ky ngacmim qė shkaktohet nga proceset biokimike, pėrcillet nėpėrmjet nervit optik deri nė pjesėt kortikale tė trurit.
Me ndihmėn e kunjėzave pranohet drita e ditės (me ngjyrė) ndėrsa me ndihmėn e thupėrzave drita e muzgut (bardh e zi). Numri i atyre arrin nė 130 milion. Ėshtė vėrtetuar se gjatė procesit tė tė parit, d.m.th. ngacmimit tė thupėrzave, funksioni ityre ėshtė i idhur pėr njė materie speciale, e cila gjendet nė to dhe quhet purpuri i tė parit (rodopsinė) pėr krijimin e sė cilės nevoitet vitamina A.
Kur drita bie nė thupėrza rodopsina absorbon energjinė e dritės, duke e transformuar nė lumirodopsinė. Energjia e absorbuar nga drita i jep lumirodopsinės sasi tė madhe tė energjisė sė lirė. Nga kjo, nė pjesė tė sekondės lumirodopsina ndahet nė metarodopsinė i cili ėshtė i paqendrueshėm dhe ndahet nė retinėn dhe skotopsinė. Skotopsina shkakton potencial elektrik lokal i cili vepron direkt nė mėmbranėn e thupėrzave duke shkaktuar potencial receptor.
Impulset pėrcillen deri te qelizat ganglionale, tė cilat transmetojnė impulset nervore ēdo 5 sekonda, bile edhe kur retina ndodhet nė errėsirė tė plotė.
Para tė gjitha kėtyre fenomeneve dhe mrekullive tė panumėrta tė Krijuesit tė pėrsosur, nuk na mbetet tjetėr, vetėm ta lavdėrojmė dhe ta falenderojmė nga thellėsia e zemrės duke e kujtuar versetin Kur’anor:
“I lartė ėshtė All-llahu, mė i miri Krijues
(El Muminun, 14)
Argumentet e urtėsisė sė jashtėzakonshme janė tė dukshme nė ēdo gjė tė gjallė qė njeriu vėzhgon.
Urtėsia, plani dhe projektimi i jashtėzakonshėm qė mbizotėrojnė nė gjithė natyrėn, pasqyrojnė pa asnjė dyshim ekzistencėn e Krijuesit qė sundon gjithēka.
Ky ėshtė All-llahu i hirėmadh i cili i ka pajisur tė gjitha gjallesat me karakteristika tė jashtėzakonshme, duke i treguar njeriut shenjat e qarta tė ekzistencės dhe tė fuqisė sė Tij.
All-llahu i madhėrishėm nė Kur’anin fisnik thotė:
“Ai ėshtė Zot i qiejve dhe i tokės dhe ēka ka midis tyre, pra Atė adhuroje, e nė adhurimin ndaj Tij bėhu i qėndrueshėm. A di pėr Tė ndonjė emnak (adash) tė ngjajshėm?!"
(Merjem, 65)
Ja, kėshtu All-llahu i madhėrishėm na ka lajmėruar se shprehja pėr Qenjen e lartė hyjnore “All-llah” nuk i vihet askujt prej njerėzve, por ėshtė e posaēme vetėm pėr Qenjen e Tij Fisnike.
Nė kėtė mėnyrė All-llahu i madhėrishėm e provokoi mbarė njerėzimin nė njė qėshtje me mundėsi zgjedhjeje, ngase emri ėshtė nė kompetencėn e njeriut pėt ta zgjedhur. Edhe pse nė kėtė ekzistencė jetojnė besimtarė, pabesimtarė, djaj, exhinė, njerėz e tė tjerė. A mos ke dėgjuar pėr dike se e ka quajtur veten me emrin All-llah, apo e ka emėrtuar tė birin me emrin All-llah? Jo kjo kurrė nuk ka ndodhur, e as qė do tė ndodhė ndonjėherė, ngase All-llahu i madhėrishėm e ka bėrė tė posaqėm kėtė emėr vetėm pėr Qenien e Tij Fisnike. Askush prej njerėzve nuk mund ta bėjė njė gjė tė tillė. Madje as ata njerėz qė pretenduan se janė zotėr si Faraoni, Nemrudi etj. nuk patėn guxim e as qė u shkoi ndėrmend ta quajnė veten me emrin All-llah !
Psikologu danez Vander Hoven, paraqiti hulumtimin e tij nė ndikimin e fjalės “All-llah” te pacientėt dhe tė personat e shėndoshė.
Profesori danez vėrtetoi zbulimin e tij nė bazė tė studimeve tė bėra tė njė numėr i madh pacientėsh nė periudhėn tre vjeēare.
Disa nga pacientėt e tij ishin jo musliman, tė tjerėt musliman. Rrezultati ishte i shkelqyer e sidomos tek ata qė vuanin nga ankthi dhe depresioni.
Psikologu nė fjalė kishte thėnė se muslimanėt tė cilėt rregullisht e lexojnė Kur’anin janė nė gjendje tė mbrohen nga sėmundjet psikike.
Ja si e ka shpjeguar psikologu nė fjalė veprimin e secilės shkronjė tė fjalės “All-llah” nė shėrimin e sėmundjeve psikike.
Nė studimin e tij shkencėtari i lartėpėrmendur ka theksuar se me rastin e leximit tė shkronjės sė parė “A” lirohet sistemi respirator duke kontrolluar frymėmarjen.

Leximi i konsonantit velar “L” gjuha duhet lehtė ta prek qiellzėn duke bėrė njė pauzė tė shkurtėr, e lehtėson procesin e frymėmarjes.
Ndėrsa leximi i shkronjės sė fundit “H” mundėson lidhjen nė mes tė mushkėrive dhe zemrės, dhe kjo lidhje kontrollon ritmin e zemrės.
Pra, theksimi i fjalės “All-llah” vėn barazbeshėn e sistemit kardiorespirator.
Kur’ani famėmadh ka qenė dhe do tė jetė mrekullia mė e madhe, ngase nė ēdo kohė zbulohen begatitė, fshehtėsitė dhe depot e pafund tė tij.
Ai gjithnjė paraqet risi dhe freski pėr besimtarėt, ilaē trupor dhe shpirtėror, siē aludon verseti i Kur’anit fisnik:
“Ne tė shpallim Kur'anin qė ėshtė shėrim dhe mėshirė pėr besimtarėt”
(El Isra, 82)

Dr Ahmed El Kadi nė qytetin Panama Siti tė Floridės, vėrteton ndikimin e Kur’anit fisnik nė organizmin enjeriut. Eksperimentin e tij e bėri nė grpin e muslimanėve, jomuslimanėve dhe tė shurdhėve, duke matur pulsin, tensionin e gjakut, shkallėn e djersitjes, temperaturėn e lėkurės, EKG, EEG dhe EMNG.
Hulumtimet vėrtetuan te besimtarėt arritjen e qetėsisė gjatė leximit tė Kur’anit nė 97% tė ekzaminuarve.
Ndėrsa te grupet tjera qetėsia u arrit nė 60% tė ekzaminuarve.
Rezultatet e kėtij hulumtimi pėrputhėn me atė qė All-llahu i madhėrishėm ka thėnė nė Kur’anin fisnik para 14 shekujve:
“All-llahu e shpalli tė folmen mė tė mirė, librin, tė ngjashėm nė mrekulli, tė pėrsėritur herė pas here (me kėshilla e dispozita), qė prej (dėgjimit tė) tij rrėnqethen lėkurėt dhe zemrat e tyre. Ky (libėr) ėshtė udhėzim i All-llahut, me tė udhėzon atė qė do. E atė qė All-llahu e lė tė humbur, pėr tė nuk ka ndonjė udhėzues”.
(Ez Zumer, 23)

Nė kėtė verset Kur’anor vėrehet se leximi i Kur’anit vepron nė lėkurėn dhe zemrėn e njeriut, tė ciėn e ka vėrtetuar hulumtimi i lartėpėrmenduar.
Ekzistojnė versete tė shumta qė vėrtetojnė qė Kur’ani vepron duke qetėsuar shpirtin, zemrėn dhe sistemin nervorė.
All-llahu i Gjithėfuqishėm i drejtohet mbarė njerėzimit duke u thėnė:
“O ju njerėz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj kėshilla (Kur'ani) dhe shėrimi i asaj qė gjendet nė kraharorėt tuaj (nė zemra), edhe udhėzim e mėshirė pėr besimtarėt”.
(Junus, 57)

Edhe nė hadithe tė shumta tė Muhammedit a.s. keni argument nė veprimin e bukur tė Kur’anit fisnik. Muslimi transmeton nė Sahihun e tij thėnien e Muhammedit s.a.v.s. qė ka thėnė:
“Nuk mbledhen njerėzit nė ndonjė shtėpi tė All-llahut qė lexojnė Kur’an dhe e studiojnė nė mes vete, e tė mos lėshohet siguria (qetėsia) dhe i mbulon mėshira, i rrethojnė melekėt dhe All-llahu do t’i pėrmend nė mesin e atyre qė janė tek Ai”.
Pra, a ka gjė mė tė bukur se Kur’ani ?
A ka gjė mė tė bukur se versetet i tij?
A ka argument mė tė fuqishėm tė All-llahut se Kur’ani famėmadh i cili ėshtė dhe mbetet mrekulli e pėrherė nė duart tona deri nė Ditėn e Gjykimit.
“Ne u kemi sjellė njerėzve nė kėtė Kur'an shembuj nga ēdo lėmi e nevojshme, ashtu qė ata tė marrin pėrvojė (mėsim)”.
(Ez Zumer, 27)

All-llahu i madhėrishėm nė Kur’anin fisnik urdhėron dhe thotė:
“Pasha agimin kur ai shkrep (frymon
(El Tekvir, 18)

“Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri nė errėsirėn e natės dhe duke bėrė lutjen (namazin) e agimit. Vėrtet, lutja e agimit ėshtė e pėrcjellur”.
(El Isra, 78)

Kur’ani famėmadh inkurajon tė fjeturit heret dhe zgjimin qė nė agim. Nė njė hadith thuhet:
“Popullit tim i ėshtė dhėnė bereqet nė mėngjes herėt”.

Ndėrsa nė hadithin tjetėr thotė:
“Dy rekatet e namazit tė sabahut kanė mė shumė vlera se dunjaja e ēka nė tė”

Pra nė Kur’anin fisnik All-llahu i madhėrishėm betohet nė agimin qė frymon. Shikimi i agimit qė vėrehet me zemėr tė hapur, ai me tė vėrtetė frymon. Nė kėto skena kosmike tė paraqitura me bukuri, shkelqim dhe elegancė u dhurohen ndjenjave tė fundit njerėzor. Kėto paraqitje kosmike njeriu intelektual i pranon me ndenja poetike. Nė kėtė mėnyrė shpirti njerėzor lidhet me shpirtin kosmik nėpėrmjet shprehjes sė bukur dhe inspirative, kėshtu shpirti kosmik rrjedhė nė shpirtin njerėzor fshehtėsitė e tia duke reflektuar Fuqinė Hyjnore e cila qendron pas, dhe e cila fletė sinqerisht pėr tė vėrtetėn e besimit.
Tė mirat qė pėrfiton njeriu nga tė zgjuarit heret nė mėngjes janė: pėrqindja e ozonit nė ajėr ėshtė mė e lartė nė agim. Ky gaz ndikon pozitivisht nė sistemin nervor dhe gjallėron aktivitetin mendorė, duke bėrė qė kulmi i aktivitetit mendorė dhe fizik i njeriut tė jetė herėt nė mėngjes. Rrezet e diellit nė lindjen e tyre janė pėrafėrsisht nė ngjyrė tė kuqe, dhe ėshtė i njohur tashmė ndikimi stimulus pėr nervat, pėr aktivitet fiziologjik tė organizmit tė njeriut.
Zgjimi herėt nė mėngjes parapėngon paraqitjen e krizave hipertenzive dhe sėmundjeve trombembolike.
Shkencėrisht ėshtė vėrtetuar sasia mė e lartė e kortizonit nė gjak ndodhet nė mėngjes, duke arritur nivelin 72-75 mikrogram nė 100ml. plazmė. Por gjendja mė e ulėt e tij haset nė mbrėmje, ku arrin nė nivelin nė mė pak se 7 mikrogram nė 100 ml. plazmė. Dihet se kortizoni ėshtė substancė “magjike” qė rritė aktivitetin e organizmit.

Kortizoni vepron nė qelizat e organizmit dhe nė procesin e imunitetin. Gjithashtu kortizoni parandalon reaksionin inflamator nė proceset alergjike.
Rol tė veēantė kortizoni luan nė gjendjet e stresit, niveli i tė cilit rritet nė gjak.
All-llahu i madhėrishėm nė Kur’anin famemadh thotė:
“Ai ėshtė qė nėnshtroi detin, qė prej tij tė hani mish tė freskėt, e prej tij tė nxirrni stoli qė i mbani (i vishni), e i sheh anijet si ēajnė (lundrojnė) nė tė (me ushtimė e ēajnė ujin nė det). Ua nėnshtroi qė tė shfrytėzoni nga begatitė e Tij dhe ashtu tė falėnderoni (Zotin)”.
(En Nahl, 14)

Peshku nė tė gjitha llojet e tij ėshtė njė ushqim i mirė pėr njeriun, qė nė kohėt e lashta.
Pėrmban sasira tė mėdha proteinash. Vaji i peshkut ėshtė burimi mė i pasur i vitaminave tė tretshme nė yndyrna, mė e rėndėsishmja e tė cilave vitamina A, vepron kundėr dobėsimit tė shikimit nė errėsirė, vitamina D, e domosdoshme pėr rritjen e eshtrave dhe kundėr sėmundjes sė rakitizmit tek fėmijėt. Peshku ėshtė njė burim i mirė i kalciumit. Sasia e zvogėluar e kalciumit shkakton spasme muskujsh (tetonia), zgjerimin e zemrės (dilatimi) si dhe rritjen e permeabilitetit tė mėmbranės sė qelizave nervore.
Peshku ėshtė burim kryesorė i jodit, i cili ėshtė lėnda e domosdoshme pėr funksionimin e gjėndrės tiroide. Sasia e jodit nė organizėm ėshtė 14 mg. Jodi ėshtė i rėndėsishėm pėr formimin e tiroksinės i cili e mban nė nivel intenzitetin e metabolizmit nė qeliza.

Peshku pėrmban edhe fosfor, i cili luan rol tė rėndėsishėm nė proceset metabolike tė organizmit. Eshtrat pėrmbajnė sasi tė mėdha tė kalcium fosfatit.
Shkenca bashkėkohore ka zbuluar se: 100gr. peshk pėrmban 16% proteina, 9% yndyrna, 20gr kalcium, 29gr hekur, 0.5gr fosfor dhe disa vitamina B.
Peshku pėrbėn ushqimin kryesorė pėr njė numėr tė madh njerėzish. Pėr kėtė All-llahu, Krijuesi i Urtė i favorizon krijesat e Tij, duke bėrė qė nė ujėrat e lumenjve dhe tė detrave tė gjendet njė burim i pashtershėm ushqimi.
“Edhe kafshėt Ai i krijoi dhe nė saje tė kėtyre ju mund tė mbroheni (nga tė ftohtit), keni edhe dobi tė tjera dhe prej tyre hani”.
(En Nahl, 5)

Me siguri njeriu nuk mund tė vazhdojė me jetė normale, nėse i mungon ushqimit tė tij mishi, qė ėshtė ushqimi mė i pasur me proteina.
Mishi karakterizohet nga fakti se, yndyrnat qė ndodhen nė tė kanė fuqi kalorike tė lartė, po ashtu ėsht i pasur me hekur, fosfor, vitaminė B, dhe vitamnė A.
100 gr. mish e furnizojnė trupin merreth 5% tė nevojave tė tij pėr proteina.
Proteinat pėrmabajnė 10 deri nė 20% tė masės qelizore. Nukleo proteinėt e bėrthamės dhe citoplazmės qelizore janė genet qė kontrollojnė tėrė funksionin e qelizės dhe pėrcjelljen e dukurive trashėguese.
Enzimet e pėrbėrė nga proteinat katalizojnė reaksionet kimike ne qelizė, pra ato kontrollojnė funksionet metabolike nė qelizė.
Rroli kryesorė i albumineve ėshtė mbajtja e shtypjes koloido-osmotike, i cili parapengon humbjen e plasmės nga kapilarėt.
Melēia e kafshėve ėshtė njė depo pėr shumė lėndė ushqyese dhe shumė vitamina, veqanėrisht A,D,B, proteina dhe hekur. Pėr kėtė arsye ajo pėrdoret pėr kurimin e anemisė sė rėndė. Ndėrsa truri i kafshėve ėshtė i pasur me fosfor, i domosdoshėm pėr punėn dhe vitalitetin e nervave, si dhe me elemente tė tjera, si bakri dhe zinku. Mungesa e bakrit shkakton anemi mikrocitare.
Zinku ėshtė pjesė pėrbėrėse e enzimit Karboanhidraza e cila gjindet nė sasi tė madhe nė rruazat e kuqe. Ky enzim ėshtė pėrgjegjės pėr lidhjen e shpejtė tė karbon dioksidit me ujė nė rruazat e kuqe dhe kapilarėt periferik, si dhe pėr lirimin e shpejtė tė karbon dioksidit nga kapilarėt e gjakut tė mushkėrive nė hojėza.
Zinku ėshtė pjesė pėrbėrėse e dehidrogenazės laktike si dhe pėrbėrės i disa peptidazave qė janė tė rėndėsishme pėr tretjen e proteinave nė aparatin digjestiv.

Zink ka mjaftė edhe nė pankreas dhe shumė lehtė lidhet me insulinėn.

Mungesa e proteinave pėr njė kohė tė gjatė shkakton sėmundje si:

- Ulja e mesatarės sė rritjes
- Deshtimi dhe ērregullimi i procesit digjestiv
- Inaktiviteti i mėlqisė
- Anemia
- Nefropatia
- Ngecje mendore
- Tė ėjntura tė gjeneralizuara


Nė Kur’anin famėmadh njė kaptinė e quajtur “Milingona” tėrheq vėmendjen e njeriut pėr tė llogjikuar dhe medituar nė madhėshtinė e Krijuesit tė Gjithėfuqishėm, nė krijimin e kėtij insekti pėr tė cilin Kur’ani thotė:
"O ju buburreca, hyni nė vendet tuaja qė tė mos u copėtojė Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vėrejtur".
(En Neml, 18)

Shkenca bashkėkohore ka zbuluar se milingona pėrgjason me njeriun nė zakone. Ato ndėrtojnė qytete, hapin rrugė nėntokėsore, depozitojnė ushqimin nė depot ė veēanta. Fiset e milingonave i shpallin luftė njėra-tjetrės dhe fitimtari merr robėr lufte. Pa dyshim qė milingonat kanė njė qytetėrim tė quditshėm specific.
Ekzistojnė disa lloje milingonash qė merren me mbjelljen e barėrave pėr ushqim dhe gjuajnė lloje tė caktuara krimbash dhe lavrash.
Ushtarėt (e milingonave tė bardha) janė mė tė mėdhenjė se milingonat punėtore dhe kokat e tyre janė mė tė mėdha dhe mė tė forta. Kur qyteti sulmohet nga milingonat tjera, ushtarėt mblidhen nė hyrje tė tij, ngjiten sipėr njėra-tjetrės, duke formuar njė mur tė gjalė.
Milingonat jetojnė nė shoqėri me shumė insekte. Janė gjendur rreth 2000 lloje insektesh tė ndryshme brenda vendbanimeve tė milingonave.
Milingonave u pėlqen njė substancė e ėmbėl (vesa e mjaltit) qė e marrin nga gjethet dhe drunjtė e pemėve.

Organizimi i mirė i punės sė milingonave ka arritur deri aty sa tė ndėrtojnė dhoma tė veēanta pėr ”insektet e nektarit” qė ruajnė.
Kokrra e grurit nėse lihet nė fole, do tė rritet e do tė mbijė, gjė qė do tė shkatrronte folenė e saj. Por milingona e ndanė kokrrėn e grurit nė dy apo katėr pjesė duke e prishur kėshtu embrionin e saj.
Kush e udhėzoi milingonėn tė mėsonte kėto gjėra?! Pa dyshim Krijuesi i Gjithėfuqishėm, siē e pėrshkruan verseti Kur’anor:
“Madhėroje larg tė metave Zotin tėnd, mė tė lartėsuarin!
I cili krijoi dhe pėrsosi,
Dhe i cili pėrcaktoi e orientoi
”
(El A’ėla, 1-3)

Fjala e gjelbėrt pėrmendet nė shumė versete tė Kur’anit fisnik, veēanarisht nė ato qė pėrshkruajnė gjendjen e banorėve tė Xhennetit dhe kėnaqėsitė qė rrethojnė ata.
Rikujtojmė versetet duke medituar:
“Aty rrinė tė mbėshtetura nė mbėshtetėse tė gjelbra e shtroja tė bukura”
(Er Rrahman, 76)

“Kanė tė veshura petka mėndafshi tė hollė e tė gjelbėr dhe tė mėndafshit tė trashė”
(El Insan, 21)

“…ata veshin rroba tė gjelbra prej mėndafshi tė hollė e tė trashė…”
(El Kehf, 31)

Psikologėt kanė konstatuar se ndikimi i ngjyrės te njeriu ėshtė teper i madh. Janė kryer eksperimente tė shumta qė bėjnė tė qartė se, ngjyra ndikon nė reagimin apo vetėpėrmbajtjen e njeriut, dhe e bėjnė atė tė ndihet i gėzuar apo i trishtuar, tė ketė tė ftohtė apo tė nxehtė, madje ndikon edhe nė personalitetin e njeriut dhe nė kėndvėshtrimin e tij pėr jetėn.
Muhammedi a.s. ka thėnė:
“Shikimi nė gjelbėrim dhe ujė qetėson syrin”
Sot spitalet dekorojnė ngjyrėn e mureve qė ndihmon pėr shėrimin e tė sėmurėve.

Eksperimentet dhe studimet psikologjike kanė bėrė tė qartė se: ngjyra e verdhė - gjallėron sistemin nervor; ngjyra e kuqe e mbyllur - qetėson nervat; ngjyra blu e bėn njeriun tė ndien ftohtė; ngjyra e kuqe e bėn njeriun tė ndien ngrohtėsi.
Shkencėtarėt kanė arritur nė pėrfundimin se, ngjyra e vetme qė ngjallė gėzimin nė shpirtė dhe nė mendime, si dhe qė ndez te njeriu shkėndijat e gėzimit dhe tė dashurisė pėr jetėn, ėshtė ngjyra e gjelbėr.
Eksperimenti mė interesant qė argumenton ndikimin e ngjyrės sė gjelbėr nė psikėn e njeriut ėshtė nė Londėr nė urėn “Blak Fajar” qė njihej si “ura e vetėvrasjeve”, pasi qė pjesa mė e madhe e rasteve tė vetėvrasjeve ndodhin mbi tė. Ndryshuan ngjyrėn nga e zeza nė atė tė gjelbėr. si rezultat, numri i vetėvrasjeve ra menjėherė nė 1/3.
Pra, kudo pėrreth nesh shihet urtėsia e All-llahut tė Gjithėfuqishėm nė krijimin e bimėve dhe pemėve me ngjyrė tė gjelbėr.
All-llahu i madhėrishėm nė Kur’anin fisnik thotė:
“ …All-llahu i do ata qė pastrohen”
(Et Teube, 108)
“
“…All-llahu i do ata qė pendohen dhe ata qė qė duan tė pastrohen”
(El Bekare, 222)

Njė nga veēoritė kryesore tė Islamit ėshtė pastėrtia, nga e cila buron forca trupore, shėndeti dhe gjallėria. Njė prej atyre qė e kanė pėrqafuar Islamin nė perėndim thotė: “Edhe sikur tė mos kishte nė Islam asgjė tjetėr, veē pastėrtisė, ajo do tė mjaftonte”.
All-llahu i Gjithėdijshėm nė Kur’anin e lavdueshėm thotė:
“O ju qė besuat! Kur doni tė ngriheni pėr tė falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri nė bėrryla; fėrkoni kokat tuaja, dhe lani kėmbėt deri te nyjet”.
(El Maide, 6)

Nga dobitė e shumta ta avdesit tė vėrtetuara shkencėrisht po cekim.
- parandalimi i transmetimit tė shumė sėmundjeve bakteriale qė pėrcillen nėpėrmjet lėkurės dhe ndotjes sė duarve
- aktivizimi i qarkullimit tė gjakut duke fėrkuar gjymtyrėt
- parandalimi i sėmundjes sė sinusėve
- ndjenja e freskėsisė trupore e shpirtėrore
- parandalimi i sėmundjeve tė lėkurės.
Dobitė e larjes sė trupit, veēanarishtė pas marrėdhėnieve intime janė:
- aktivizimi itrupit dhe menjanimi i plogėshtisė
- pakėsimi i kongjestimit tė gjakut nė lėkurė dhe nė organėt gjenitale, gjė qė e pėrcjellė gjakun nė organet vitale tė trupit si zemra e truri
- larja siguron normalizimin e funksioneve tė lėkurės, mė tė rėndėsishmėt e tė cilave janė: pėrqimi i ndjeshmėrisė, rregullimi i temperaturės dhe mbrojtja e organizmit.
- larja siguron pastrimin e lėkurės nga djersa dhe sekrecionet yndyrore.
Pėr kėtė All-llahu i madhėrishėm nė Kur’anin fisnik thotė:
“… Nėse jeni xhunubė, atėherė pastrohuni (lahuni)!...”
(El Maide, 6)

“E kur tė pastrohen, atėherė afrohuni atyre ashtu siē u ka lejuar All-llahu”.
(El Bekare, 222)

All-llahu i madhėrishėm nė Kur’anin fisnik thotė:
“Dhe rrobat tua pastroi
(El Mudethir, 4)

Pastėrtia e rrobave ėshtė kusht pėr vlefshmėrinė e namazit dhe adhurimeve tė tjera. Ėshtė e njohur vlera e rrobeve pėr mbrojtjen e njeriut nga tė ftohurit dhe nga burimet e ndotjeve bakteriale.
Islami ka njė pozicion tė qartė nė ruajtjen e mjedisit. Qėllimi i ruajtjes sė mjedisit ėshtė tė krijohen kushte optimale pėr njė ndėrveprim harmonik mes njeriut dhe mjedisit, si njė tėrėsi e vetme, pasi ndotja nga individi qė ka karakter lokal, heret a vonė shėndrohet nė njė ndotje tė pėrgjithshme tė mjedisit.
All-llahu i Plotfuqishėm nė Kur’anin famėmadh pėrkujton:
“E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin nė tokė"! Ata thonė: "Ne jemi vetėm pėrmirėsues (paqtues)!"
(El Bekare, 11)

Teknologjia e sotme e shfajėson veten e saj para botės, se po pėrpiqet ta zhvillojė dhe tė krijojė mirėqenie nė emėr tė njė jete sa mė komode, ndėrsa njerėzit janė tė detyruar tė thithin helmin e fabrikave dhe tė sakrifikojnė, duke vėnė nė rrezik vetė ekzistencėn e tyre, duke prishur rendin dhe ekuilibrin nė Tokė.
Ruajtja e mjedisit, pra, nuk ėshtė vetėm bindje ndaj rregullave Kur’anore, por njė ēėshtje jetike pėr tė gjithė banorėt e planetit tonė.
Zhvillimi gjithnjė e mė i madhė i industrisė pa aplikimin e masave mbrojtėse tė pėrshtatshme shpie te ndotja e madhe e ajrit dhe e ujit, qė e rrezikon sė tepėrmi shėndetin e njeriut.
Sot, njerėzimi duhet qė, sa mė shpejtė, me tėrė diturinė dhe forcėn, tė angazhohet nė luftė kundėr shfarosjes sė llojeve biologjike, dhe ēdo gjėje tjetėr qė ėshtė e lidhur me prishjen e barazpeshės ekologjike botėrore.
All-llahu i Plotėfuqishėm krijoi qiejt e tokėn dhe i fali bukurinė mahnitėse. Ia nėnshtroi tė gjitha kėto njeriut, tė cilit i dha mendjen, qė t’i shfrytėzojė pėr tė mirėn e tij. Njeriu tani mund tė zgjedhė: ose ta kultivojė dhe ta zhvillojė nukurinė e natyrės, dhe t’i kontribuojė prosperitetit tė vet, ose ta shėmtojė bukurinė e natyrės, dhe t’i ndihmojė kėshtu shkatėrrimin e tij.
Planet ynė – Toka, pėr ēdo ditė po merr njė dukje tjetėr, duke i ngjarė njė gruaje plakė me grim, port ė vrazhdė, tė mjerė, nė tė cilėn gjithnjė e mė pakė ka vende pėr jėtė tė qetė.

Ėshtė fatal fakti se sot nė botė, sipas statistikave ēdo vit hidhen nė ajėr 200 milion tonė dioksid sulfuri, i cili nė bashkėveprim me avullin e ujit shndėrrohet nė thartira tė njohura si “shi thartor”. Po ashtu ēdo vit nė dete dhe oqeane hidhen 1.500 kilometra kubė ujė tė ndotur industrial.
Radio nukleidet qė lirohen nga 417 reaktorė atomikė gati e kanė mbuluar qiellin tonė.
Rreziku i zhdukjes sė mbėshtjellėsit tė ozonit, i cili e mbronė botėn e gjallė nė tokė nga rrezet ultravjollcė, ėshtė gjithnjė e mė i madhė.
Edhe mbeturinat e ndryshme industriale, gazrat e liruara nga automjetet ndotin vazhdimisht mjedisin, ushqimin dhe ujin me plumb, zhivė, arsen, kadmium, fosfat, me materie tė ndryshme radioactive dhe materie tė tjera helmuese.
Pėrveē industrisė, nė ndotjen e mjedisit marrin pjesė plehrat kimike dhe mjete tė tjera mbrojtėse kimike, tė cilat sot pėrdoren shumė nė bujqėsi. Bota sot njeh afro 4 milion substanca kimike, prej tė cilave 60 mijė pėrdoren nė bujqėsi.
Shkenca bashkėkohore informon se 250 mijė substanca kimike janė potenciale mutagjene (deformojnė gjenet). Kėto janė substanca kimike qė shkaktojnė ndryshime tė pakthyeshme (ireverzibile) nė vetitė trashėguese-gjenetike tek njerėzit.

All-llahu i madhėrishėm pėr kėtė tėrheq vėrejtjen nė Kur’anin famėmadh:
“E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin nė tokė"! Ata thonė: "Ne jemi vetėm pėrmirėsues (paqtues)!
Veni re, ata nė tė vėrtetė janė shkatėrruesit, por nuk e kuptojnė
”.
(El Bekare, 11-12)

Ėshtė njė betim i vetėm nė Kur’anin fisnik, pėr tė cilin All-llahu i madhėrishėm thotė se ėshtė njė betim i madh. Nga teksti Kur’anor vėrehet zakonisht se njerėzit nuk janė tė vetėdijshėm pėr madhėshtinė e kėtij betimi. Vetė fakti se kemi tė bėjmė me betim madhėshtorė, regon se nė tė duhet pėrqėndruar posaqėrisht vėmendjen pėr shkak tė rėndėsisė sė tij shumė tė madhe. Betimi nė vete pėrmban diēka kolosale, sepse nga Ai varet vetė ekzistimi i Gjithėsisė. Pozita e yjeve tregon zakonisht rendin dhe harmoninė e kozmosit.
Tani tė shohim si tingėllon ky betim i madh nė gjuhen e Kur’anit famėmadh:
“Betohem nė shuarjen (perėndimin) e yjeve.
E ai ėshtė betim i madh, sikur ta dini!”

(Vakia, 75-76)

Kuptimi i kėtij betimi ėshtė pėrcaktuar me tri fjalė. Kėto fjalė janė: mevaki, nuxhum dhe adhim. Tė fillojmė shpjegimin e kėtyre fjalive me rend te kundėrt:
Adhim, d.m.th. i madh, madhėshtor, i fuqishėm, kolosal, i jashtėzakonshėm
Nuxhum, ėshtė shumėsi i fjalės nexhm, qė d.m.th.yjet.
Mevaki, ėhstė shumėsi i fjalės mevaki’a dhe kjo fjalė ėshtė pėrkthyer nė shumė mėnyra. Kėshtu Feti Mehdiu e kupton mevaki si “perėndim i yjeve”, Sherif Ahmeti si “shuarje e yjeve”, Hasan Nahi si “ēasti i perėndimit tė yjeve”.
Por mevaki nuk e tregon kohėn kur ka ndodhur diēka (mevakit-njėsi vakti), por pėrkundrazi vendin ku ndodh diēka. Po t’i shfletojmė fjalorėt e gjuhės arabe, do tė shohim se mevaki do tė thotė: vend, lokacion, pozicion, pozitė. Duke pasur parasyshė kėtė, pėrkthimi i versetit Kur’anor ėshtė:
“Por jo! Betohem nė pozitat e yjeve. Dhe vėrtetė, ky ėshtė betim madhėshtor sikur ta dini
(Vakia, 75-76)

Pozitėn e ndonjė objekti nė univera (yjet, galaktikat, mjegullnajat) i pėrcaktojmė me dy koordinata: rektascenzionin dhe deklinacionin.
Pėr shikuesit nga Toka, ndryshimi i pozitės sė yjeve ėshtė i pandėrperė; yjet “rrėshqasin” nga lindja nė perėndim, pėr tu paraqitur pėrsėri nė lindje.
Por ky ėshtė vetėm ndryshim imagjinativ i pozitės. Kjo ėshtė evidente edhe gjatė stinėve tė vitit.
Mirėpo yjet kanė edhe lėvizjet e tyre, tė cilat nė krahasim me diellin, janė mė tė shpejta pėr disa dhjetra km/s. Kėto lėvizje mund tė vėrehen vetėm nė intervale tė gjata kohore.
Duhet ditur se ekzistojnė yje qė dalin dhe humbasin ēdo ditė (cirkumpolare), por gjithashtu ekzistojnė yje qė muk dalin kurrė (anticirkumpolare).
Ekzistojnė gjithashtu yje, qė pėr shkak tė pozitės qė kan nė qiell, ne nuk i shohim kurrė. Kėta janė yjet e qiellit jugor.
Duke marrė parasysh largėsinė e pabesueshme tė yjeve, ata na duken tė palėvizshėm. Nė realitet nuk ėshtė kėshtu. Hapėsira nė mes tė yjeve rritet pėr ēdo sekondė, ndėrsa Universi ėshtė nė zgjėrim e sipėr. Yjėsia e Virgjėreshės pėr ēdo sekondė ėshtė pėr 1.200 km tė tjera larg prej nėsh. Yjėsia e Ujorit largohet nga Toka 60 km. nė sekondė.
Pozita e yjėve, graviteti dhe barazpesha kozmike janė nė lidhje tė ngushtė, prandaj nuk mund tė ndodhė asnjė ndryshim nė pozitėn e ndonjė ylli e tė mos shprehet nė hapsirėn pėrreth tij.
Mirėpo, secili ndryshim nė kozmos ėshtė i sinkronizuar dhe i harmonizuar, prandaj pėr kėtė nuk kemi pasoja nė pėrmasa katastrofash.
Sot ėshtė e mundur qė nė bazė tė lėvizjes sė yjeve tė pėrcaktohet vjetėrsia e tyre, paraqitja dhe zhvillimi i galaktikave nė gjendjen dhe formėn e tanishme.
Sot astronomėt, pėrveē nevojės qė tė dinė nė cilėn pjesė tė qiellit t’i drejtojnė teleskopėt e tyre dhe tė shikojnė galaktikat e zbehta tė largėta dhe pozitėn e vėrtetė tė yjeve, pėr mbajtjen e kursit tė satelitėve artificialė, ata kanė nevojė tė dinė dhe tė sigurojnė ndihmėn e nevojshme pėr drejtimin e sondave kozmike.

Yjet lėvizin me sigari pak kah ne, pak larg nesh me shpejtėsi radiale. Pėr shkak tė lėvizjeve tė tyre, yjet nuk kanė vend tė njejtė.
Astronomėt e ardhshėm tė cilėt do tė vijnė pas nesh, do tė shohin qiellin ndryshe nga ne, dhe ndoshta do t’i ndryshojnė emrat e yjeve!
Kėshtu, dituria e tanishme mbi lėvizjen e yjeve, mundėson tė kemi njohuri pėr tė ardhmen dhe pėr tė kaluaren e kupėz qiellore.
Kur’ani herė-herė pėrdor ndonjė fjalė tė cilėn bashkėkohėsit nuk janė nė gjendje ta kuptojnė apo ta shpjegojnė, por All-llahu i madhėrishėm e di qė breznitė e ardhshme do ta zbulojnė dhe do ta shpjegojnė, siē e pėrshkruan verseti Kur’anor nė vijim.
“Ne do t'ua bėjmė atyre tė mundshme qė t'i shohin argumentet Tona nė horizonte dhe nė veten e tyre deri qė t'u bėhet e qartė se ai (Kur'ani) ėshtė i vėrtetė”.
(Fussilet, 53)


LITERATURA

1. Sherif Ahmet, Kur’ani-pėrkthim me komentim, Prishtinė, 1988.
2. Hasan Nahi, Kur’ani i madhėruar, Prishtinė, 1988.
3. Feti Mehdiu, Kurani dhe hija e tij shqip, Shkup, 1999.
4. Enes Kariq, Kur’an sa prijevodom na bosanskom jeziku, Sarajevė, 1998.
5. Ramo Atajiq, prijevod Kur’ana sa tefsirom i komentarom na bosanskom jeziku, Sarajevė, 2001.
6. Sejjid kutub, U okrilju Kur’ana, Sarajevė, 1996.
7. Muhammed Sh’ravi, Mrekullia e Kur’anit, Prishtinė, 1996
8. Jusuf Ali, The meaning of th holy Qur’an, Maryland, USA, 1991.
9. Harun Jahja, Mrekullitė e Kur’anit, Tiranė, 2002.
10. Rasim Bejtullahu, Astronomia-tekst universitar, Prishtinė, 2003.
11. Husein Dhehebi, Komentimi shkencor i Kur’anit, Dituria Islame, nr. 42, Prishtinė, 1992.
12. Nadhim Mahmud Nesimij, Et tibbun nebevijj fil ilmul hadith, 1984.
13. Orijeta Deda, Saimir Bulku; Thesare nė Kur’an, Tiranė, 2002.
14. Artur Guyton; Medinska fiziologija, Beograd-Zagreb 1968.
15. Hamilton Birid Musman; Human Embryology, Baltimore, 1967.
16 Ali Iljazi, Kur’ani dhe shkenca bashkėkohore, Gjakovė, 2001
17. Ali iljazi, Kur’ani prijatar i shkencės, Gjakovė, 2003.
18. Keith Moore, Developing Human, 1998.
19. Gary Miller, Qudesni Kur’an, 2003.
20. David Levy, Skywatching, USA, 1994.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 3 Pėrdorues nė vijim:
Bekimi (10-03-2007), Drilon (06-06-2006), NickYs (06-08-2008)
  #2 (permalink)  
Vjetėr 21-04-2006, 21:38
Grafika e Abdusatar
Anėtarė i Ri
 
Data e Anėtarėsimit: 20-04-2006
Postimet: 29
All-llahu tė shpėrbleftė: 3
Falėnderuar 10 herė nė 5 Postime
Rep Fuqia: 0
Abdusatar ėshtė nė rrugė tė mirė
Re: Kur`ani Famėmadh mahnit shkencėtarėt


Kur'ani i Mrekullueshem


Nga Dr. Gary Miller

Kurani nuk eshte quajtur i mrekullueshem vetem nga muslimanet te cilet e vleresojne ate, e besojne dhe jane te kenaqur me te: ai eshte quajtur i habitshem edhe nga jo-muslimanet. Ne fakt, edhe vete ata qe e urrejne Islamin aq shume e kane quajtur ate si te tille.


Hyrje

Ēudia me e madhe per ata jo-muslimane te cilet e kane pare Kuranin me nje sy kritik, ka qene qe Kurani nuk ka qene kurre ashtu sikurse ata mendonin. Ēfare ata mendojne eshte qe Kurani eshte nje liber i vjeter i cili u e ka origjinen rreth 14 shek. me pare nga shkretetirat Arabe; keshtu qe ata presin qe libri te kete nje pamje te tille; nje liber i vjeter nga shkretetirat. Me vone ata zbulojne qe libri nuk i ngjante aspak atij qe ata kishin pritur. Per me teper, nga mendimet e para qe disa njerez kane eshte qe, perderisa ai eshte nje liber i vjeter qe vjen nga shkretetira, ai duhet te flase per shkretetirat vete. Ne fakt eshte e vertete qe Kurani flet per shkretetirat imagjinata e tij pershkruan edhe shkreterirat; por ai gjithashtu flet per deterat apo cdo te thote te jesh ne nje shtrengate ne mes te detit.

Marina tregtare

Disa vite me pare, ne Toronto tregohej historia e nje njeriu i cili punonte ne marinen tregtare per te siguruar jetesen. Nje musliman i dha atij nje kopje te perkthimit te Kuranit per ta lexuar. Tregtari i detit nuk dinte asgje per Islamin, megjithate ai ishte shume i interesuar ne leximin e Kuranit. Kur ai e mbaroi ate se lexuari, ai i ktheu librin muslimanit dhe pyeti: A ishte Muhamedi detar? Ai kishte ngelur shume i mahnitur nga menyra se si Kurani pershkruante nje shtrengate ne mes te detit. Kur atij ju tha jo, ne fakt Muhamedi ka jetuar vetem ne shkretetire, ajo ishte mese e mjaftueshme per te. Ai e pranoi Islamin menjehere.

Ai ishte mahnitur me pershkrimin e shtrengates ne Kuran sepse ai e kishte provuar nje dicka te tille, dhe e dinte qe ai qe e ka shkruar ate pershkrim, e ka provuar cdo te thote nje stuhi ne mes te detit. Pershkrimi nje dallge, mbi te nje tjeter dallge dhe mbi te rete ne qiell (Sure En-Nur, 24:40) nuk mund te kishte qene ajo cka nje person duke imagjinuar stuhine ne det do te kishte shkruar; ajo pa tjeter ishte shkruar nga dikush qe e dinte cdo te thote nje stuhi ne det. Ky eshte vetem nje shembull i cili tregon ate qe Kurani nuk ishte i lidhur me nje vend apo kohe te caktuar. Pa dyshim, idete shkencore te shprehura ne te gjithashtu, nuk e kane origjinen nga shkretetirat e 14 shek. me pare.

Grimca me e vogel

Shekuj te tere, perpara ardhjes se Muhamedit si profet, ka ekzistuar nje teori shume e njohur e atomizmit e avancuar nga filozofi Grek, Demokritius. Ai dhe ata qe e ndoqen ate, mendonin qe materia perbehej nga grimca te pandashme dhe te padallueshme qe quheshin atome. Arabet gjithashtu e kishin pervetesuar nje koncept te tille, ne fakt fjala Arabe Dharrah i referohet grimces me te vogel qe njerezit njohin. Tani, shkenca moderne ka zbuluar qe kjo grimce e vogel (atomi) mund te shperbehet ne pjeseza me te vogela. Kjo eshte nje ide e re qe i perket shek. te kaluar; megjithate, ky dokument na paraqitet me mjaft interes ne Kuran, ne Sure Es-Sebe, 34:3 e cila thote:

Ai (Allahu) di edhe per ate qe peshon sa nje atom ne qiej dhe ne toke, bile edhe per ate qe eshte me e vogel se ajo...

Pa dyshim, para 14 shekujsh kjo fraze do te dukej e ēuditshme edhe per nje Arab. Per te, dharrah ishte gjeja me e vogel qe ekzistonte. Me te vertete, kjo eshte nje prove qe tregon qe Kuranit nuk i ka kaluar koha.

Mjalti

Nje tjeter shembull i asaj qe dikush pret te gjeje ne nje liber te vjeter qe flet per shendetin apo kurimin e semundjeve, jane mjekimet apo kurimet te cilave u ka kaluar koha. Shume burime historike trensmetojne qe Profeti (s) ka dhene keshilla mbi shendetin dhe higjenen, megjithate shume nga keto keshilla nuk jane te perfshira ne Kuran. Ne pajme te pare, per nje jo-musliman, ky duket si nje perjashtim neglizhent. Ata nuk mund ta kuptojne perse Allahu nuk do te perfshije keto informacione me vlere ne Kuran. Disa Muslimane perpiqen ta shpjegojne kete mungese me argumentet e meposhtme: Megjithese keshillat e profetit ishin te qendrueshme dhe te aplikueshme ne kohen ne te cilen ai jetonte, Allahu, me dijen e Tij pa kufij, e dinte qe do te vinte nje kohe kur zbulimet e reja mjeksore dhe shkencore do ti benin keshillat e profetit te dukeshin jashte kohe. Kur u bene zbulime te reja, njerezit do te thonin qe keto zbulime bien ne kontradikte me keshillat e Profetit. Per kete, perderisa Allahu nuk do te lejonte asnje shans per jo-muslimanet te thonin qe Kurani bie ne kontradikte me vetveten apo me mesimet e Profetit (s), Ai perfshiu ne Kuran nje informacion qe do ti rezistonte koherave. Megjithate, nese do te ekzaminonim realitetin e vertete te Kuranit persa i perket ekzistences se tij si nje revelate qiellore, do te vinim re qe i gjithe problemi do te qartesohej, dhe gabimi i ketyre lloj argumentimesh do te behej i qarte dhe i kuptueshem.

Duhet te kuptohet qe Kurani eshte nje revelate nga Zoti, dhe si i tille, i gjithe informacioni qe perfshihet ne te ka nje origjine te tille. Allahu e zbriti Kuranin nga Vetja e Tij. Ato jane fjalet e Allahut, te cilat ekzistonin qe para krijimit, dhe per kete asgje nuk mund te shtohet, hiqet apo ndryshohet. Ne thelb, Kurani ekzistonte dhe ishte i kompletuar perpara ardhjes se Profetit Muhamed (s), keshtu qe nuk ka sesi te perfshije ndonje fjale apo keshille te vete Profetit. Perfshirja e nje informacioni te tille do te binte ne kundershtim te hapur me qellimin per te cilin Kurani ekziston. Ajo do te tundte autoritetin e tij dhe do ta bente ate jo-autentik si nje revelate nga Zoti.

Si rezultat i kesaj, ne Kuran nuk perfshihen mjekimet popullore, te cilat nuk mund te konsideroheshin te kohes; po ashtu ne te nuk perfshihen mendimet e njeriut persa i perket asaj qe eshte e vlefshme per shendetin, cili ushqim eshte i mire per tu konsumuar, apo cfare do ta kuronte kete apo ate semundje. Ne fakt, Kurani permend vetem nje produkt i cili sherben si trajtim mjeksor i cili nuk eshte kundershtuar nga askush. Thuhet qe ne mjaltin njerezit gjejne sherim. Dhe sigurisht, nuk besoj se do te jete dikush qe do ta kundershtoje kete.

Profeti Muhamed a.s. dhe Kurani

Nese dikush mendon qe Kurani eshte produkt i mendjes se njeriut, atehere do te pritej qe ky liber te reflektonte dicka nga ajo qe ndodh ne mendjen e atij qe e kompozoi ate. Ne fakt disa libra te ndryshem dhe enciklopedi shkruajne qe Kurani eshte produkt i alucinacioneve qe Muhamedi kishte. Nese kjo eshte e vertete nese Kurani vertete eshte pjelle e disa problemeve psikologjike ne mendjen e Muhamedit atehere evidencat per kete do te shfaqeshin te qarta ne Kuran. A ekziston ndonje evidence e tille? Megjithate perpara se te vertetojme nese ekziston ndonje evidence e tille apo jo, me pare duhet te identifikojme cfare duhet te kete ndodhur ne mendjen e tij ne ate kohe, dhe me pas te kerkojme keto mendime dhe reflektime ne Kuran.

Eshte mese e ditur qe Muhamedi (s) pati nje jete te veshtire. Te gjitha vajzat e tij nderruan jete pervec njeres. Ai gjithashtu kishte nje grua lidhjen me te cilen ai e kishte shume per zemer dhe e konsideronte shume te rendesishme. Edhe ajo nderroi jete bile ne nje periudhe shume kritike te jetes se tij. Faktikisht, ajo duhet te kete qene nje grua e forte sepse kur atij ju shpall revelimi i pare, ai i frikesuar shkoi pikerisht tek ajo. Sigurisht, edhe ne ditet e sotme do te ishte shume e vershtire te gjeje nje Arab qe do te thoshte isha aq i frikesuar, saqe vrapova ne shtepi per te gruaja ime. Kjo ndodh sepse ajo eshte natyra e tyre. Megjithate, Muhamedi a.s. duhet te jete ndier shume komfort me gruan e tij perderisa ai e beri kete. Kjo tregon qarte sa e forte dhe sa influence ajo grua kishte. Megjithese keto shembuj jane vetem disa nga subjektet qe do te kene qene ne mendjen e Muhamedit ne ate kohe, ato do te mjaftonin per te mbeshtetur piken time.

Kurani nuk permend asnje nga keto gjera as vdekjen e femijeve, as vdekjen e gruas dhe shoqes me te dashur, as friken nga shpallja e pjeses se pare te revelates, te cilen ai aq bukur e ndau me gruan e tij asgje; dhe keto ndodhi duhet ta kene vrare ate, shqetesuar ate, dhe shkaktuar dhembje dhe hidherim gjate jetes se tij. Ne te vertete, nese Kurani do te ishte nje produkt i refleksionit te tij psikologjik, atehere keto subjekte, ashtu sikurse dhe shume te tjera, do te ishin te qarta apo te pakten do te ishin permendur ne Kuran.

Kurani nga pikpamja shkencore

Analiza e Kuranit nga nje pikpamje shkencore do te ishte shume e mundur sepse Kurani ofron dicka qe nuk eshte ofruar nga asnje skript tjeter religjoz ne veēanti dhe asnje fe tjeter ne pergjithesi. Kjo eshte ēka shkencetaret kerkojne. Sot, ka shume njerez me mendime dhe teori te ndryshme mbi universin. Keto njerez jane pothuajse gjithkund, por komuniteti shkencor as nuk do te tentonte tu vinte veshin atyre. Kjo ndodh per arsye se komuniteti shkencor ka kerkuar nje prove te falsifikimit. Ata thone, nese ke nje teori, mos na e dergo ate neve perderisa nuk sjell bashke me te menyren se si ne te provojme nese ajo qe thua eshte e drejte apo e gabuar.

Ky ishte testi te cilit Ainshtajni ju nenshtrua. Ai erdhi me nje teori te re dhe tha: Une besoj qe universi eshte ky; dhe keto jane tre menyra per te provuar nese ajo qe une them eshte e drejte apo e gabuar!

Nen mbikqyrjen e komunitetit shkencor, teoria iu nenshtrua ketij testi, dhe brenda gjashte vitesh teoria i kaloi te tre menyrat. Natyrisht, kjo nuk provon qe ai ishte i madh, por provon vetem ate qe ai e meriton te degjohet sepse ai tha, kjo eshte ideja ime, dhe nese ju doni te perpiqeni te vertetoni qe une jam gabim, beni kete apo provoni kete tjetren.

Kjo eshte tamam ajo qe Kurani ka testin e falsifikimit. Disa jane te vjeter (ne sensin qe ata tashme jane provuar te verteta) dhe disa ekzistojne edhe sot e kesaj dite. Shume thjeshte ai thote: Nese ky liber nuk eshte ēfare pretendohet, atehere ēfare ju duhet te beni eshte kjo, apo kjo, apo ajo tjetra qe te kundershtoni ate. Natyrisht, per 1400 vjet askush nuk ka mundur ta beje asgje keshtu qe ai akoma konsiderohet i vertete dhe autentik.

Testi i falsifikimit

Ēfare une ju sugjeroj eshte qe heren tjeter, kur te debatoni me dike rreth Islamit dhe ai pretendon qe ai eshte me te verteten dhe ju ne erresire, lerini te gjitha argumentet menjeane dhe pyeteni personin: A ka ndonje test falsifikimi ne fene tuaj? A ka ne fene tuaj diēka, ēfaredo qofte ajo, qe nese do te ekzistonte do te provonte qe ju jeni gabim? Une ju premtoj qe ne kete moment qe askush nuk do te jete ne gjendje te sjelle dicka te tille asnje test, asnje prove, asgje. Kjo sepse ata nuk mendojne qe ata nuk duhet te tregojne ēfare ata besojne por ata duhet tu japin te tjereve nje shans per te provuar qe ata nuk jane gabim. Megjithkete, Islami e ben kete.

Nje shembull perfekt qe tregon si Islami i ofron njeriut nje shans per te provuar vertetesine tij, jepet ne kapitullin e katert. Te them te drejten vertete u ēudita kur e zbulova kete sfide per here te pare. Sure En-Nisa, 4:82, thote:

A nuk e perfillin ata Kuranin? Sikur te ishte prej dikujt tjeter, pervec prej Allahut, do te gjenin ne te shume kunderthenie.

Kjo eshte nje sfide e qarte per nje jo-musliman. Ai eshte i ftuar te gjeje nje gabim. Faktikisht, serioziteti dhe veshtiresia e kesaj sfide,dhe paraqitja e saj ne vend te pare nuk eshte ne natyren njerezore dhe nuk eshte pjese e personalitetit te njeriut. Nuk mund te ndodhe qe dikush ulet ne provim, dhe pasi e mbaron ate, i le profesorit nje mesazh ku thuhet: Ky provim eshte perfekt. Nuk ka asnje gabim ne te. Gjejeni nje, nese mundeni! Askush nuk e ben kete. Profesorin nuk do ta zinte gjumi naten derisa ai te gjente nje gabim. Por perseri, kjo eshte menyra me te cilen Kurani i drejtohet njerezimit.

Pyeti Ata qe kane dituri

Nje tjeter e veēante interesante qe ekziston ne Kuran vazhdimisht merret me keshillat qe ai i ofron lexuesit. Kurani e informon lexuesin per fakte te ndryshme dhe me pas keshillon, nese kerkon te dish me teper per kete ose ate, apo nese dyshon ne ate qe thuhet, atehere pyet ata qe kane dituri. Kjo eshte nje tjeter karakteristike qe te ēudit. Nuk eshte normale per dike qe nuk ka eksperience ne gjeografi, botanike, biologji, etj., - te diskutoje per keto tema, dhe me pas te keshilloje te tjeret te pyesin ata qe kane dituri nese informacioni eshte i dyshueshem. Gjate te gjitha koherave, shume muslimane kane ndjekur keshillat e Kuranit dhe kane bere zbulime te shumta. Nese do te hidhnim nje sy mbi punen e shkencetareve muslimane te shume shekujve me pare, do te shikonim qe ata kane perdorur shpesh kuota nga Kurani. Punet e tyre tregojne qe ata bene studime ne nje vend te caktuar, sepse ata kerkonin te arrinin diku. Dhe ata do te na siguronin qe arsyeja qe i beri ata te studionin mbi diēka te tille ishte sepse Kurani i tregoi atyre drejtimin e duhur. Per shembull, Kurani flet per origjinen e njeriut dhe me pas i thote lexuesit: Bej kerkim mbi te. Ai i jep lexuesit nje shenje dhe me pas thote qe ka akoma diēka per te zbuluar. Kjo eshte ajo mbi te cilen Muslimanet nuk tregojne interes por kjo nuk ndodh gjithmone dhe paragrafet e meposhtem e vertetojne kete.

Embriologjia

Disa vite me pare, nje grup studiuesish ne Riad, ne Arabine Saudite, mblodhen te gjitha versetet e Kuranit qe diskutonin embriologjine krijimin e njeriut ne miter. Ata thane kjo eshte cfare Kurani thote. A eshte kjo e vertete? Per te vertetuar kete ata ndoqen keshillen e Kuranit qe thote pyeti ata qe kane dituri. Qelloi qe ata zgjodhen nje jo-musliman i cili ishte profesor i embriologjise ne Universitetin e Torontos. Emri i tij ishte Keith Mur, dhe ai eshte autore i nje sere librash mbi embriologjine nje ekspert boteror mbi kete lende. Ata e ftuan ate ne Riad dhe thane: Kjo eshte cfare Kurani thote per kete teme. A eshte kjo e vertete? Ēfare mund te na thoni per kete?

Gjate qendrimit te tij ne Riad, ata i dhane profesorit ndihmen e duhur me perkthimet dhe bashkepunimin qe ai kerkoi. Ne fund ai u ēudit aq shume me ate qe zbuloi, sa qe ai nderroi edhe disa pjese nga librat e tij. Ne fakt, ne edicionin e dyte te njerit nga librat e tij, qe titulohet Perpara se te ishim Lindur...ne seksionin e historise se embriologjise ai perfshiu disa materiale qe nuk ishin ne edicionin e pare sepse cfare ai gjeti ne Kuran ishte me e avancuar sesa dija e tij dhe se ata qe besojne ne argumentet e Kuranit dine ate qe te tjeret nuk e dine. Une pata kenaqesine ta intervistoja Dr. Keith Mur per nje prezantim televiziv ne te cilin folem gjate mbi kete teme pati gjithashtu ilustrime te ndryshme me ane te projektorit etj. Gjate prezantimit ai tha qe shume nga ato ēka Kurani thote mbi krijimin e njeriut nuk diheshin deri para 30 vjeteve. Ne fakt, ai tha qe pershkrimi i Kuranit per embrionin ne nje nga gradat e zhvillimit si gjak i ngjizur (si shushunje) ishte dicka e re per te, (Sure el-Haxh, 22:5; el-Muminune, 23:14; El-Gafir, 40:67) por pas kerkimit ai pa qe ajo ishte e vertete, dhe e shtoi ate ne librin e tij. Ai tha qe nuk e kishte menduar kurre nje diēka te tille. Me pas ai shkoi ne departamentin e zoologjise dhe kerkoi fotografine e nje shushunje. Kur ai e gjeti ate, e pa qe ajo dukej tamam si embrioni i njeriut, dhe per kete vendosi ti paraqese te dy fotografite ne nje nga librat e tij.

Megjithese shembulli i mesiperm i kerkimit te metejshem mbi informacionin e dhene ne Kuran i perket eksperiences se nje jo-muslimani, ai eshte perseri i vlefshem sepse vete profesori eshte nje nga ato qe kane dituri ne subjektin mbi te cilin behet studimi. Sikur nje njeri i thjeshte te thoshte qe ajo ēka Kurani thote per formimin e njeriut eshte e vertete, ndoshta fjalet e tij nuk do te pranoheshin. Por, per arsye te pozites se larte, respektit dhe vleresimit qe njerezit ja shoqerojne studiuesve, do te ishte e natyrshme te mendohet qe nese ata do te benin nje kerkim dhe do te dilnin ne perfundime te bazuara ne kete kerkim, atehere perfundimet do te ishin te vlefshme.

Kurnderpergjigja e Skeptikut

Dr. Muri shkroi gjithashtu nje liber mbi embriologjine klinike, dhe kur ai e prezantoi materialin e tij ne Toronto, ai u ndesh me nje reagim te ashper ne te gjithe Kanadane. Kjo u publikua ne faqet e para te gazetave ne te gjithe vendin, bile disa nga titujt ishin me te vertete qesharake. Per shembull, njeri nga titujt lexonte DIĒKA E ĒUDITSHME E GJETUR NE LIBRIN E LASHTE TE LUTJEVE! Ky shembull tregon qarte qe njerezit nuk e kuptojne qartesisht ate per te cilen behet fjale. Faktikisht, nje reporter i nje gazate e pyeti profesor Murin: A nuk mendoni qe Arabet mund te kene pasur dije rreth gjithe kesaj pershkrimin e embrionit, pamjen e tij dhe si ai ndryshon e rritet? Ndoshta ata nuk ishin shkencetare, ndoshta ata kane bere operacione duke i ēare njerezit per te pare keto gjera. Profesori menjehere theksoi se ai (reporteri) kishte humbur nje pike shume te rendesishme te gjitha pamjet e perdorura gjate prezantimit ishin fotografuar nepermjet mikroskopit. Ai vazhdoi duke thene qe nuk eshte e rendesishme nese dikush eshte munduar te zbuloje embriologjine 14 shek. me pare. Ata nuk mund ta kishin pare ate!

Te gjitha pershkrimet e Kuranit mbi embrionin i perkasin kohes kur ai eshte shume i vogel per tu pare me syrin e lire; keshtu qe duhet nje mikroskop per ta pare ate. Nje mjet i tille u zbulua vetem rreth 200 vjet me pare - vazhdoi Dr. Muri Ndoshta 14 shekuj me pare dikush mbante te fshehur nje mikroskop dhe beri kete kerkim, duke mos bere asnje gabim. Me pas, ne nje menyre apo nje tjeter ja mesoi ate Muhamedit a.s. dhe i mbushi mendjen atij ta perfshinte kete informacion ne librin e tij. Pas kesaj ai i shkaterroi mjetet e tij te punes duke e mbajtur ate pergjithmone sekret. A e beson ti kete? Ne fakt nuk duhet ta besosh perderisa te sjellesh prova te sakta sepse kjo me te vertete eshte nje teori qesharake. Kur ai u pyet si e shpjegonte ai kete informacion ne Kuran?, Dr. Muri u pergjigj: Ajo shpjegohet vetem me nje revelate nga Zoti!

Gjeologjia

Nje nga koleget e Dr. Murit, Marshall Xhonson, merret me studimin e Gjeologjise ne Universitetin e Torontos. Ai tregoi nje interes te veēante ne faktin qe informacioni qe Kurani jepte mbi embriologjine ishte i sakte, dhe per kete, ai i kerkoi muslimaneve te mblidhnin ēdo gje nga Kurani qe kishte te bente me specialitetin e tij. Perseri njerezit ngelen te habitur nga rezultatet. Perderisa ne Kuran trajtohen tema te shumta, do te duhej nje kohe e gjate per tu marre me gjithēka. Do te mjaftonte per qellimin e ketij diskutimi te thonim qe Kurani ofron informacion te qarte dhe te sakte per tema te ndryshme dhe ne te njejten kohe ai keshillon lexuesin te verifikoje vertetesine e tyre me studime te ndrshme nga specialiste te ketyre subjekteve. Ashtu sikurse u tregua nga shembujt e mesiperm te embriologjise dhe gjeologjise, Kurani ka qene gjithmone nje burim autentik ne te cilin kushdo mund te mbeshtetet.

Ju nuk e dinit kete me pare

Pa dyshim, nje tjeter menyre interesante e te shprehurit e cila nuk gjendet askund tjeter pervec se ne Kuran, eshte ajo kur Kurani informon dhe me pas shpesh here i drejtohet lexuesit me fjalet Ju nuk e dinit kete me pare. Asnje shkript tjeter nuk e ben kete. Te gjitha shkrimet e lashta dhe skriptet qe njerezit kane japin nje informacion te gjere, por ato gjithmone e tregojne burimin e informacionit.

P.sh:, kur Bibla diskuton per historine e te lashteve, ajo tregon qe ky mbret ka jetuar ketu, ky tjetri luftoi ne kete beteje, nje tjeter kisha kaq djem, etj. Megjithate, Bibla thote qe nese lexuesi kerkon nje infromacion me te zgjeruar, ai duhet te kerkoje ne kete liber apo ate liber te caktuar sepse ai eshte libri nga ku informacioni eshte marre. Ne kontrast me kete koncept, Kurani e furnizon kexuesin me informacion dhe me pas thote qe ky informacion nuk ka qene i njohur me pare. Eshte me shume interes te permendim qe ky koncept nuk u sfidua kurre nga jo-muslimanet, gjate ketyre 14 shekujve. Me te vertete Mekasit i urrenin aq shume muslimanet, por megjithese ata degjuan revelimet e ndryshme qe sillnin diēka te re, perseri ata kurre nuk folen e thane qe kjo nuk eshte e re. Ne e dime ku Muhamedi e gjeti kete informacion. Ne e kemi mesuar kete ne shkolle. Ata nuk munden kurre ta sfidonin autenticitetin e ketyre informacioneve sepse megjithmend ato ishin te verteta!

Per te ndjekur keshillen e Kuranit per kerkim te informacionit, (edhe nese ai eshte i ri), gjate kohes se tij si udheheqes i muslimaneve, Omeri caktoi nje grup studiuesish per gjetjen e murit te Dhulkarneinit. Perpara se Kurani te zbriste, Arabet nu kishin degjuar kurre per nje mur te tille, por vetem pse Kurani e pershkruante, ata qene ne gjendje ta gjenin ate. Ai ndodhet ne nje vend te quajtur Durbend, ne ish Bashkimin Sovjetik.

[ Shenim: Qyteti i Derbendit (Durbend, Derbend, Derband) gjendet ne Dagestan, ne brigjet perendimore te Detit Kaspik, rreth 150 milje ne jug-lindje te Groznit, ne Ēeēeni dhe 140 milje ne veri-perendim te Bakut, ne Azerbaixhan. Derbandi njihej gjithashtu me emrin Bab el-Ebuab ne historine e hershme te Islamit. Et-Tabariu e ka permendur ate ne vepren e tij Tarik er-Rusul uel Muluk kur diskutonte per ngjarjet e vitit 14 ne kalendarin musliman (ose 646 e.r.) gjate periudhes se udheheqesit te drejte Kalifit Omer ibn el-Katab (r.a.). Qyeteti gjithashtu permendet nga Jakuti ne vepren Muxham El-Buldan. Qyteti ishte i rrethuar me fortifikata me qellim qe ti mbrohej sulmeve nga veriu i Kaukazit, kur gjate nje kohe sundohej nga mbreteria e fuqishme e Kazarit. Hitoria e Kazarajve dokumentohet qe nga mesi i mijevjecarit te pare e.r., dhe mbreteria e tyre u shperbe ne 966 e.r. Derbendi ishte pika strategjike qe lidhte Veriun e Kaukazit me Jugun apo zonat Perse.

Abdullah Jusuf Ali, perkthyesi i famshem i kuptimit te Kuranit diskuton disa opinione mbi Dhulkarneinin ne shtojcen VII ne fund te sures Kehf apo Shpella. Historiani i famshem, Ibn Kethiri permend qe Dhulkarneini ishte nje mbret besimtar i cili jetoi gjate kohes se profetit Ibrahim (Abraham s.) dhe ai beri peligrimazhin rreth Kabes bashke me profetin Ibrahim (s) kur ai e ndertoi ate. Shiko faqen Minoritetet Muslimane per nje harte qe tregon Derbendin]

Prova e autenticitetit: Nje Trajtim

Duhet te theksohet qe Kurani eshte i sakte per gjerat qe thote, megjithate saktesia nuk do te thote qe ai eshte nje liber i shenjte. Ne fakt, saktesia eshte vetem nje nga kriteret qe nje revelate e shenjte duhet te plotesoje. P.sh., libri telefonik eshte i sakte por kjo nuk do te thote qe ai eshte i shenjte. Problemi i vertete qendron aty ku provat duhet te paraqesin burimet e informacionit te Kuranit. Por theksi bie ne krahun tjeter, ne ate qe prova duhet te gjendet nga lexuesi. Dikush nuk mund ta mohoje vertetesine e Kuranit pa pasur prova te mjaftueshme. Nese dikush gjen ndonje gabim, atehere personi mund ta diskualifikoje ate. Kjo eshte tamam ajo qe Kurani inkurajon.

Nje here nje burre erdhi tek mua, pas nje fjalimi qe kisha dhene ne Afriken e Jugut. Ai ishte shume i inatosur me ato qe une kisha thene dhe me tha: Sot une do te shkoj ne shtepi dhe do te gjej nje gabim ne Kuran. Pa dyshim thashe une une do te pergezoje per kete. Kjo eshte gjeja me e zgjuar qe dikush mund te bente. Sigurisht, ky ishte trajtimi qe muslimanet duhet ti bejne Kuranit me ata qe dyshojne ne vertetesine e tij, sepse vete Kurani ofron nje sfide te tille. Nje fakt thelbesor qe duhet perseritur per sa i perket vertetesise se Kuranit eshte qe pamundesia e dikujt per te shpjeguar nje fenomen nuk i kerkon personit te pranoje ekzistencen e fenomenit apo shpjegimin e nje personi tjeter persa i perket te njejtit fenomen. Per te qene me specifik, nese dikush mund te shpjegoje diēka, kjo nuk do te thote qe personi duhet te pranoje versionin e dikujt tjeter. Por, nese personi e kundershton shpjegimin e dikujt tjeter, atehere eshte detyra e tij te gjeje nje prove te sakte. Kjo teori gjenerale ishte e aplikueshme per koncepte te ndryshme per jeten, por ajo gjithashtu i pershtatet shume bukur sfides se Kuranit, sepse ajo krijon nje veshtiresi per ate qe thote Nuk e besoj. Ne momentin kur dikush refuzon te besoje diēka, ai merr mbi vete obligimin per nje shpjegim tjeter nese ai mendon qe tjeteri eshte gabim.

Ne fakt, ne nje ajet te veēante te Kuranit i cili gjithmone eshte keqinterpretuar nga perkthyesit e Kuranit, Allahu permend nje njeri te cilit ju shpjegua e verteta. Thuhet qe ai nuk e kreu mire detyren sepse ai nuk i shqyrtoi mire te gjitha variantet qe ai kishte degjuar. Me nje fjale, eshte fajtor ai i cili degjon diēka dhe nuk e shikon ate me sy kritik per te pare nese ajo eshte e vertete apo jo. Me nje fjale, ēfare duhet bere eshte qe informacioni te merret, te procesohet, te vendoset per ate qe eshte e sakte apo jo e sakte dhe me pas personi te perfitoje nga informacioni qe mori.

Informacioni duhet te organizohet dhe ndahet ne kategori te vecanta ne menyre qe te trajtohet ne menyra te ndryshme. P.sh. nese dikush mendon qe informacioni eshte spekulues, atehere personi duhet te shikoje ne cilin krah informacioni anon me teper, eshte ai i drejte apo i gabuar. Por, nese te gjitha faktet jane ofruar atehere personi eshte i detyruar te zgjedhe vetem njerin nga keto dy opsione. Edhe nese dikush nuk eshte pozitiv per sa i perket vertetesise se informacionit, ai eshte i detyruar ta procesoje informacionin, dhe te bindet qe ai nuk mund te vendose mbi te. Megjithese pika e fundit mund te duket pa kuptim, ajo ishte e rendesishme ne ate qe personi arrin ne nje konkluzion pozitiv qe bazohet ne analize te fakteve. Ky familjaritet me iformacionin do ti tregoje personit kufirin. Kur ai te perballohet me zbulime te reja apo infromacione te reja. E rendesishme ketu eshte ajo qe dikush nuk mund te mohoje faktet vetem pse personi nuk eshte i interesuar ne to.

Duke Provuar Alternativa te ndryshme

Siguria e vertete persa i perket vertetesise se Kuranit shfaqet ne konfidencen qe eshte e pranishme ne te; dhe kjo konfidence vjen me nje trajtim te vecante qe quhet Duke Provuar Alternativat. Ne thelb Kurani thote; Ky eshte nje revelate e shenjte, nese ju nuk besoni atehere ēfare eshte kjo? Me fjale te tjera, lexuesi eshte i ftuar te sjelle shpjegime te tjera. Ja ku eshte nje liber i shkruar me boje mbi leter. Nga erdhi ky liber? Ai thote qe eshte nje revelate e shenjte; nese jo, atehere cili eshte burimi i tij? Fakti me interesant eshte qe asnje nuk ka ardhur me nje shpjegim qe qendron. Ne fakt te gjitha alternativat jane provuar. Ashtu sikurse jo-muslimanet e kane trajtuar kete problem, alternativat jane pothuajse reduktuar ne dy drejtime mendimesh.

Ne njerin krah qendron nje grup njerezish qe e kane studiuar Kuranin per qindra vjet te cilet thone: Nje gje eshte e qarte ai njeri, Muhamedi a.s. kujtonte se ishte profet. Ai ne fakt ishte i ēmendur. Ndersa ne krahun tjeter qendron nje tjeter grup njerezish qe thone Per kete apo ate evidence, ne jemi te sigurte qe Muhamedi a.s. ishte nje genjeshtar! Ironikisht, keto dy grupe nuk arrijne kurre te bashkohen pa kontradita. Ne fakt shume libra i pranojne te dy alternativat duke filluar me ate qe Muhamedi (s) ishte i cmendur dhe duke perfunduar me ate qe ai ishte genjeshtar. Ata asnjehere nuk e kuptuan qe ai nuk mund te kishte patur te dyja. P.sh. nese dikush eshte i manget dhe mendon qe eshte profet, nuk ulet gjithe naten duke bere plane se si do ti mashtroje njerezit te nesermen, keshtu ata do te mendojne qe ai eshte profet? Ai beson ne ate ashtu sikurse beson qe pergjigja do te vij me ane te revelates.

Rruga e Kritikut

Faktikisht, nje pjese e madhe e Kuranit zbriti si pergjigje per shume pyetje. Dikush do te pyeste Muhamedin (s) dhe revelata do te vinte me pergjigjen e pyetjes. Sigurisht, nese dikush eshte i ēmendur dhe beson se nje engjell i peshperit ne vesh, atehere kur dikush ben nje pyetje, ai kujton se engjelli do ti sjelle atij pergjigjen. Ai eshte i ēmendur prandaj dhe ai e beson kete. Ai nuk i thote pyetesit te prese per nje moment dhe me pas vrapon tek shoket e tij per te pyetur, a e di ndonjeri prej jush pergjigjen? Kjo lloj sjellje eshte karakteristike e dikujt qe nuk beson qe ai eshte profet. Ēfare jo-muslimanet nuk pranojne eshte qe personi nuk mund ti kete te dyja. Njeri mund te jete i manget ose genjeshtar. Fakti eshte qe ato jane te dyja karakteristika reciproke te personalitetit.

Skenari i meposhtem eshte nje shembull ideal per te pershkruar ate qark te mbullur qe jo-muslimanet pershkojne vazhdimisht. Nese i pyet ata cila eshte origjina e Kuranit? Ata thone qe ai eshte pjelle e nje personi qe ishte i ēmendur. Me pas i pyet: Nese ai vjen nga ky person, ku e gjeti ai ate informacion qe perfshihet ne te? Pa dyshim Kurani permend shume gjera qe ishin te reja per Arabet. Meqe ata duhet te shpjegojne kete fakt, ata nderrojne pozicion duke thene: Ndoshta ai nuk ishte i ēmendur. Ndoshta ndonje i huaj ja mesoi atij te gjitha keto. Keshtu qe ai genjeu dhe i tha njerezve qe ai ishte profet. Ne kete pike ju duhet te pyesni: Ku e gjeti Muhamedi konfidencen e tij, nese ai ishte mashtrues? Te zene ne nje qoshe, si nje mace e egersuar, ata do te vijne me pergjigjen e pare qe u vjen ne mendje. Duke harruar qe ajo mundesi u konsumua nje here ata thone: Epo, ndoshta ai nuk ishte mashtrues. Patjeter duhet te kete qene i ēmendur qe vertet besonte se ishte profet. Keshtu ata fillojne nga e para te pershkojne ate qark te mbyllur.

Ashtu sikurse eshte permendur edhe me pare, Kurani perfshin nje infromacion te gjere burimi i te cilit nuk mund ti takoje askujt pervec Allahut. P.sh. kush i tregoi Muhamedit (s) per murin e Dhulkarneinit nje vend qindra milje larg ne veri. Kush i tregoi atij per embriologjine? Kur njerezit mbledhin fakte te tilla, nese ato nuk duan qe tia atribuojne ekzistencen e tyre ndonje burimi te qiellor, ato automatikisht kthehen ne pretendimin qe dikush ja mesoi Muhamedit (s) keto infromacione i cili i perdori ato per te mashtruar njerezit. Megjithate, kjo teori mund te kundershtohet me nje pyetje te thjeshte: Meqe Muhamedi ishte mashtrues, ku e gjeti ai konfidencen e tij? Perse ai i tregonte njerezve ne fytyre ate qe askush tjeter nuk mund ta thoshte? Kjo konfidence mund te shpjegohet vetem me faktin qe personi beson qe atij i eshte zbritur nje revelate qiellore.

Nje Revelate Ebu Lehebi

Profeti Muhamed kishte nje xhaxha emri i te cilit ishte Ebu Leheb. Ky person e urrente Islamin aq shume, saqe ai e ndiqte Profetin per ta tallur dhe diskretituar. Nese ai e shikonte profetin duke folur me nje te panjohur, ai do te priste derisa ata te ndaheshin dhe me pas ai do te shkonte tek i panjohuri dhe do ta pyeste: Ēfare te tha ai? A tha ai e zeze? Ne fakt eshte e bardhe. A tha ai mengjes? Ne fakt eshte mbremje. Ai thoshte gjithmone te kunderten e asaj qe ai degjonte Muhamedin (s) dhe muslimanet te thonin. Pamvaresisht nga kjo, pothuajse 10 vjet me pare se Ebu Lehebi te vdiste, u shpall nje kapitull i vogel nga Kurani qe fliste per te (Sure El-Leheb, 111). Ajo tregonte hapur ate qe ai nuk do te behej kurre nje musliman dhe per kete do te denohej perjete. Per dhjete vjet cfare Ebu Lehebi mund te kishte bere ishte te thoshte: Kam degjuar qe Kurani thote une nuk do te ndryshoje kurre une nuk do te behem kurre nje musliman keshtu qe do te perfundoj ne zjarr. Epo, une dua te behem musliman tani. Si ju duket kjo? Ēfare mendon per revelaten nga Zoti juaj? Por ai nuk e beri kurre kete. Dhe perseri, kjo do te ishte pikerisht sjellja e tij, perderisa ai kundershtonte ēdo gje qe Islami thote. Ne nje fare menyre ajo cfare Muhamedi (s) tha ishte: Ti me urren dhe ti kerkon zhdukjen time. Atehere thuaj keto fjale dhe une jam i mbaruar. Hajde pra, thuaji keto fjale. Por Ebu Lehebi nuk i tha kurre ato fjale. Dhjete vjet te tera, dhe gjate gjithe asaj periudhe ai nuk e pranoi dhe nuk e mbeshteti kurre ēeshtjen e Islamit.

Si mundet Muhamedi (s) ta kishte ditur dhe te ishte i sigurt qe Ebu Lehebi do ta vertetonte revelaten Kuranore nese ai (Muhamedi s.) nuk ishte lajmetari i vertete i Allahut? E si mund te kishte qene ai aq konfident sa ti kishte dhene dikujt 10 vjet kohe per per disktretituar figuren e tij si Profet? Pergjigja e vetme eshte qe ai ishte i derguar i Allahut; sepse te ofrosh nje sfide kaq te rezikshme, duhet te jesh me te vertete i bindur dhe te mbeshtetesh ne nje revelate nga Zoti.

Largimi

Nje tjeter rast qe flet per konfidencen e Muhamedit (s) ne profetesine e tij dhe ne nje force qeillore qe do ta mbronte ate dhe mesazhin e tij ishte kur ai la Meken dhe u fsheh bashke me Ebu Bekrin ne nje shpelle gjate emigrimit te tyre per ne Medine. Qe te dy i pane disa njerez qe po vinin per ti vrare, bile Ebu Bekri ishte shume i frikesuar. Padyshim, nese Muhamedi (s) ishte nje mashtrues qe perpiqej tua hidhte te tjereve ne ate qe ai ishte profet, gjithkush do te priste qe ne nje rast te tille ai do ti thonte shokut te tij: Ej Ebu Beker, shiko mos ka ndonje dalje tjeter nga kjo shpelle, apo Ulu, zer nje qosh dhe mos bej zhurme. Megjithate ajo cfare ai i tha Ebu Bekrit illustroi konfidencen e tij. Ai tha: Qetesohu, Allahu eshte me ne, dhe Allahu do te na shpetoje. Nese dikush mundohet te mashtroje te tjeret, ku e gjen ai kete natyre te shprehuri? Ne fakt, kjo strukture mendimi nuk eshte aspak karakteristike e mendjes se nje genjeshtari e mashtruesi.

Pra, ashtu sikurse eshte permendur edhe me siper, jo-muslimanet vijne rrotull e rrotull nje qarku te mbyllur, duke kerkuar nje shpjegim nje menyre qe shpjegon te dhenat ne Kuran pa ia atribuar ato origjines se tij te vertete. Ne njeren ane, te henen te merkuren dhe te premten ata thone qe ai ishte nje genjeshtar, dhe ne anen tjeter, te marten, te enjten dhe te shtunen ata thone qe ai ishte i ēmendur. Ēfare ata refuzojne te pranojne eshte qe personi nuk mund ti kete te dyja; por pamvaresisht nga kjo, ata kane nevoje per te dy teorite per te shpjeguar permbajtjen e Kuranit.

Takim me nje Minister

Rreth shtate vjet me pare, nje minister vizitoi shtepine time. Pikerisht ne dhomen ne te cilen ne ishim ulur, mbi tavoline, i kthyer mbrapsht, qendronte nje Kuran. Ministri nuk mund ta shikonte se cili liber ishte. Ne mes te nje diskutimi, une i tregova librin dhe i thashe: Une kam besim ne kete liber. Duke pare nga Kurani dhe duke mos ditur se cili liber ai ishte, ai u pergjigj: Degjo, nese nuk eshte Bibla, atehere ai eshte shkruar nga nje njeri. Si pergjigje te asaj qe ai tha, une vazhdova: Me ler te them se ēfare ka ne kete liber, dhe brenda 3 apo 4 minutash, une i tregova atij per disa gjera qe Kurani permend. Tamam, fill pas atyre 3 apo 4 minutave, ai ndryshoi pazicionin e tij duke thene: Ke te drejte. Ate liber nuk e ka shkruar njeriu. Ate e ka shkruar Djalli. Ne te vertete, nje person me mendime te tilla eshte shume i pafate per nje arsyetim te shendoshe. Se pari, ajo eshte nje kunderpergjigje e shpejte dhe e pa matur mire. Ajo eshte nje dalje e shpejte nga nje situate aspak komforte.

Faktikisht, eshte nje histori ne Bibel qe permend se si disa ēifute ishin deshmitare kur Jezusi (s) ngjalli nje te vdekur. Personi kishte 4 dite qe kishte vdekur, dhe kur Jezusi mberriti ne vend, ai tha ngrihu dhe personi u ngrit dhe shkoi. Ne nje situate te tille, disa ēifute qe ishin prezent thane me mosbesim: Ky eshte Djalli. Djalli e ndihmoi ate. Sot kjo histori perseritet shume shpesh neper kisha, ne te gjithe boten dhe njerezit derdhin lote duke thene: Ah, te kisha qene i pranishem, nuk do te kisha qene aq budalla sa ēifutet. Por ironikisht, keto persona bejne te njejten gje qe ēifutet bene, kur, per tre minuta, ti u tregon atyre vetem nje pjese te vogel nga Kurani. Ata thone: Djalli e beri ate. Djalli e shkroi ate liber. Vetem sepse ato zihen ngushte ne nje qosh dhe nuk kane se cfare te thone, ata i kthehen rrugedaljes me te lehte dhe te pamatur.

Burimi i Kuranit

Nje tjeter shembull qe flet per adoptimin e ketyre rrugedaljeve ne situata te tilla, eshte shpjegimi i burimit te mesazhit te Muhamedit nga Mekasit. Ata shpesh here thonin: Djajte i sjellin Muhamedit Kuranin. Dhe ashtu sikurse dhe ne shume raste te tjera, Kurani e jep pergjigjen per kete: Nje verset ne Kuran (Sure El-Kalem, 68:51-53)

E ata qe nuk besuan gati sa nuk te zhduken ty me shikimet e tyre, kur e degjuan Kuranin thane Ai eshte i marre!

Por ai nuk eshte tjeter vetem se keshille per boten

Keshtu ai ofron nje argument per tu pergjigjur kesaj teorie. Ne fakt ka shume ajete ne Kuran qe kendershtojne haptas sugjerimin qe Muhamedi e merrte kete mesazh nga djajte. Per shembull, ne kapitullin 26, Allahu (swt) haptazi afirmon:

Ate Kuranin nuk e sollen djajte.
Ne nje vend tjeter (Sure En-Nahl, 16:28) ne Kuran, Allahu ne meson:

Kur te lexosh Kuranin, kerko mbrojtjen e Allahut prej shejtanit te mallkuar.

A eshte kjo menyra qe shejtani e shkruan nje liber? Ai i thote personit: Para se te lexosh librin tim, kerkoi Zotit te te mbroje nga une. Kjo eshte vertet shume e ngaterruar. Vertet nje njeri mund ta kishte shkruar dicka te tille, por jo Djalli. Shume njerez thone qe ata nuk mund ti japin nje zgjidhje ketij problemi. Ne njeren ane ata thone qe Djalli nuk do ta bente dicka te tille, bile edhe nese do te mundte, Zoti nuk do ta lejonte ate, por ne te njeten kohe, ata e vene Djallin pothuajse ne te njejten pozite me Zotin. Ne nje fare menyre ata thone qe Djalli mund te beje cdo gje qe Zoti ben. Si rezultat, kur ata shikojne Kuranin, ndonese te mahnitur me mrekulline e tij, ata akoma insistojne qe Djalli e shkroi ate!

Falenderimet i qofshin Allahut (swt) qe muslimanet nuk kane te njetin qendrim. Ndonese Djalli mund te kete disa mundesi, ato perseri qendrojne shume larg nga mundesite e Allahut. Dhe asnje musliman nuk do te jete i tille derisa nuk e beson kete. Dihet nga te gjithe, bile edhe nga jo-muslimanet qe Djalli shume thjesht mund te gaboje dhe do te ishte shume e mundur qe ai do te binte ne kontradikte me vetveten nese ai do te shkruante nje liber. Per kete Kurani thote:

A nuk e perfillin ata Kuranin? Sikur te ishte prej dikujt tjeter, pervec prej Allahut, do te gjenin ne te shume kunderthenie.

Mitomania

Nje tjeter sulm qe ka lidhje me arsyetimet e jo-muslimaneve ne perpjekjet e tyre te kota per shpjegimin e disa ajeteve ne Kuran, eshte edhe nje kombinim i te dy teorive qe Muhamedi (s) ishte i ēmendur dhe genjeshtar. Keta njerez propozojne qe Muhamedi ishte i ēmendur dhe si rezultat i kesaj ai mashtronte dhe i shtynte njerezit ne rruge te gabuara. Ka nje emer per kete ne psikologji dhe ai eshte Mitomania. Personi qe vuan me kete lloj semundje thote genjeshtra dhe me pas i beson edhe vete ato. Kjo sipas jo-muslimaneve, eshte semundja nga e cila Muhamedi (s) vuante. Por problemi me kete propozim eshte qe personi qe vuan nga mitomania, absolutisht nuk mund te flase me fakte, dhe Kurani eshte i teri i bazuar ne fakte. Ēdo gje qe perfshihet ne te mund te provohet si e vertete. Perderisa faktet jane problemi kryesor per nje mitomaniak, terapia qe perdoret per kurimin e saj eshte ballafaqimi i personit me fakte.

P.sh. nese dikush eshte i ēmendur dhe thote une jam mbreti i Anglise psikologu nuk e kundershton ate duke i thene , jo ti nuk je mbret. Ti je i ēmendur. Ne fakt ai e ballafaqon ate me fakte dhe thote: Dakord. Ti thua qe je mbret i Anglise. Atehere nuk me thua ku ndodhet mbreteresha sot? Ku eshte kryeministri yt dhe ku jane turperojet? Ne kete rast, kur personi ka probleme per t'ja dale me faktet, atehere ai do te filloje te nxjerre arsye te kota, duke thene: Mmm...mbreteresha...ajo ka shkuar ne shtepine e se emes. Nnnndersa...kryeministri...ne fakt ai vdiq. Eventualisht ai kurohet sepse nuk mund t'ja dale dot me faktet. Nese psikologu vazhdon ti paraqese atij fakte, ai ndeshet me realitetin dhe thote: Mendoj qe une nuk jam mbret i Anglise.

Ne Kuran eshte perdorur pothuajse e njejta menyre qe psikologu perdor per te kuruar mitomanine. Nje ajet ne Kuran (Sure Junus, 10:57) thote:

O ju njerez! Juve ju erdhi nga Zoti juaj keshilla (Kurani) dhe sherimi i asaj qe gjendet ne kraharoret tuaj, edhe udhezim e meshire per besimtaret.

Ne pamje te pare ajeti duket i pa qarte, megjithate, per dike qe e shikon ate nen driten e shembullit qe permendem me larte, kuptimi i ajetit del mese i qarte. Ai qe e lexon Kuranin sherohet nga deziluzionet. Ai eshte nje terapi ne thelb. Literalisht, ai i kuron njerezit e deluzionuar duke i paraqitur atyre fakte. Nje menyre trajtimi qe te bie ne sy ne Kuran eshte ajo qe thote: O ju njerez, ju thoni kete e kete per kete gje; e ēmendoni per kete tjetren? Si mund ta thoni kete gje kur dini ate tjetren? e keshtu ne vazhdim. Kjo e detyron dike te shikoje cfare eshte e rendesishme dhe ne te njejten kohe ajo e ēliron personin nga iluzione qe e bejne ate te mendojne qe faktet e prezantuara nga Allahu mund te shpjegohen shume thjesht me teori dhe arsyetime te kota.

Enciklopedia e Re Katolike

Eshte pikerisht kjo gje konfrontimi me fakte qe ka terhequr vemendjen e shume jo-muslimaneve. Ne fakt, ne Enciklopedine e Re Katolike, ekziston nje reference e re qe flet per kete subjekt. Ne nje artikull qe flet per Kuranin, Kisha Katolike thote:

Pergjate shekujve, shume teori jane ofruar per te shpjeguar origjinen e Kuranit...Sot asnje njeri i arsyeshem nuk i pranon keto teori...

Ja pra, se si Kisha Katolike, qe ka ekzistuar per kaq shekuj, i mohon te gjitha ato perpjekje per shpjegimet e kota te Kuranit.

Ne te vertete, Kurani eshte nje problem serioz per Kishen Katolike. Ajo thote qe Kurani eshte nje revelate dhe per kete ata e studiojne ate. Pa dyshim ata do te donin te gjenin prova qe ai nuk eshte, por nuk munden. Ata nuk mund te gjejne nje shpjegim qe qendron. Por te pakten ata jane te drejte ne kerkimet e tyre dhe nuk i pranojne interpretimet jo-thelbesore me te cilat ata mund te ndeshen. Kisha thote qe gjate ketyre 14 shekujve nuk eshte prezantuar asnje shpjegim i arsyeshem. Te pakten ajo pranon qe Kurani nuk eshte dicka qe mund te kalohet pa i kushtuar vemendjen. Ndersa ka njerez qe jane shume me pak te sinqerte dhe qe menjehere thone: Kurani vjen nga kjo, Kurani vjen nga ajo. Bile ne pjesen me te madhe te rasteve ata as qe e ekzaminojne kredibilitetin e asaj qe thone.

Natyrisht, nje thenie e tille nga Kisha Katolike e ben nje kristian te sotem te ndeshet me veshtiresi te shumta. Situata mund te jete qe nje person ka nje ide te veten per sa i perket origjines se Kuranit, por si pjestar i Kishes, ai nuk mund te veproje sipas asaj qe ai mendon. Kjo, sepse nje veprim i tille do te ishte ne kundershtim me bindjen, betimin dhe besnikerine qe Kisha kerkon. Per sa kohe qe ai eshte pjestar i saj, personi duhet te pranoje pa pyetje dhe te praktikoje si pjese e rutines se perditshme ate qe Kisha Katolike deklaron. Ne thelb, nese Kisha Katolike thote: Mos i besoni keto informata te pa konfirmuara per Kuranin, ēfare mund te themi atehere per pikeveshtrim Islamik. Nese, vete jo- muslimanet e pranojne qe ka diēka per Kuranin diēka qe duhet konsideruar pse atehere njerezit behen aq kokeforte dhe armiqesor kur Muslimanet avancojne pikerisht te njejten teori? Pa dyshim, kjo eshte per tu thelluar dhe per ata qe jane te arsyeshem dhe te zotet e mendjes.

Deshmia e nje intelektuali

Kohet e fundit, nje nga intelektualet me ne ze te Kishes Katolike nje person i quajtur Hans studioi Kuranin dhe opinionin e tij per ate qe kishte lexuar. Hansi eshte nje figure e njohur dhe shume i respektuar ne Kishen Katolike. Pas nje studimi te kujdesshem ai prezantoi rezultatet duke perfunduar: Zoti i foli njeriut nepermjet njeriut, Muhamedit. Perseri ky eshte nje konkluzion i arritur nga nje jo-musliman pikerisht nga nje intelektual shume i njohur ne Kishen Katolike.

Une nuk besoj qe Papa bie dakort me kete, megjithate opinioni i nje figure kaq te njohur per publikun duhet te peshoje disi ne krahun e Muslimaneve. A duhet te duartrokitet per ate qe ai u ndesh me realitetin dhe Kurani nuk eshte dicka qe mund te lihet menjeane dhe qe, ne fakt Zoti vete eshte origjina e atyre fjaleve.

Ashtu sikurse edhe u be e qarte nga informacioni i permendur me larte, te gjitha alternativat u konsumuan, keshtu qe shansi per gjetjen e ndonje shpjegimi tjeter per mohimin e Kuranit eshte i pa mundur.

Pesha e proves mbi kritikun

Nese libri nuk eshte revelate, atehere ai eshte mashtrim; dhe nese eshte mashtrim ne duhet te pyesim, Cila eshte origjina e tij? Ēfare eshte ajo me te cilin ne po mashtrohemi? Vertet, pergjigjet e verteta te ketyre pyetjeve hedhin drite mbi vertetesine e Kuranit dhe bejne te heshtin ato thenie te paqendrueshme te pabesimtareve.

Tek e fundit, nese njerezit insistojne ne ate qe Kurani eshte nje mashtrim, ata duhet te ofrojne evidenca per kete. Pesha e proves bie mbi ta, dhe jo mbi ne. Askush nuk mund te avancoje nje teori nese nuk mund ta shoqeroje ate me fakte; keshtu qe une i them: Me trego ndonje mashtrim. Me trego ēfare eshte ajo me te cilen Kurani me mashtron mua. Me trego...ose perndryshe mos thuaj qe ai eshte nje mashtrim!

Origjina e Universit dhe Jetes

Nje karakteristike e veēante e Kuranit eshte menyra se si ai shqyrton fenomene qe i perkasin jo vetem te kaluares por edhe diteve te sotme. Ne fakt, Kurani nuk ishte vetem nje problem i vjeter. Ai akoma paraqet nje problem problem per jo-muslimanet. Sepse ēdo dite, ēdo jave, ēdo vit sjell evidenca te reja per ate qe Kurani eshte nje force qe duhet ta pranojme qe eshte i vertete dhe kjo vertetesi nuk mund te sfidohet.

P.sh. nje ajet ne Kuran (Sure El-Enbija, 21:30) thote:

A nuk e dine ata te cilet nuk besuan se qiejt e toka ishin te ngjitura, e Ne i ndame ato te dyja dhe ujin e beme baze te jetes se ēdo sendi; a nuk besojne?

Si per ironi, ky ishte informacion per te cilin nje ēift pabesimtaresh u nderuan me Ēmimin Nobel ne 1973.

Kurani shpalos te verteten mbi origjinen e universit se si filloi nga nje pjese e vetme dhe njerezit vazhdojne ta verikikojne kete deri ne ditet e sotme. Per me teper, fakti qe baza e jetes eshte uji nuk do te mund te perdorej lehte per te bindur njerezit 14 shekuj me pare. E si mund te qendronte dikush para 1400 vjetesh ne shkretetire dhe ti tregonte shokut te tij: I gjithe ky (duke bere me shenje nga trupi i tij) eshte i perbere ne pjesen me te madhe prej uji. Askush nuk do ta besonte. Nuk kishte asnje prove derisa u arrit zbulimi i mikroskopit. Ata duhet te presnin derisa te zbulonin qe citoplazma, substanca baze e qelizes, ishte e perbere prej 80% uje. E pra evidenca erdhi, dhe Kurani perseri i qendroi proves se kohes.

Me gjere mbi Testin e Falsifikimit

Ne lidhje me testin e falsifikimit qe kemi permendur me siper, duhet te theksojme qe edhe ato i kane rezistuar te kaluares dhe te tashmes. Disa nga ato jane permendur si ilustrime te fuqise dhe dijes se Allahut, ndersa disa te tjere vazhdojne ti rezistojne sfidave te ndryshme te diteve tona. Nje shembull i te parit eshte ēka Kurani thote per Ebu Lehebin. Kjo, fare qarte ilustron ate qe Allahu, I Cili e njeh te fshehten, e dinte qe Ebu Lehebi nuk do te nderronte kurre mendim dhe te pranonte Islamin, dhe per kete Allahu lajmeroi qe ai do te denohet pergjithmone ne Zjarr. Ky kapitull ishte nje ilustrim i dijes madheshtore te Allahut ashtu sikurse ishte nje paralajmerim per te gjithe ata qe ishin si Ebu Lehebi.

Idhtaret e Librit

Nje tjeter shembull interesant i testit te falsifikimit qe gjendet ne Kuran eshte pjesa qe permend mardheniet ndermjet muslimaneve dhe ēifuteve. Ky verset eshte dhene ne menyre te atille qe te mos preke mardheniet ndermjet individeve te te dy feve. Ne fakt ai ben nje permbledhje mbi mardheniet midis dy grupeve perkatese. Ne thelb, Kurani thote qe Kristianet gjithmone do ti trajtojne Muslimanet shume me mire sesa Ēifutet i trajtojne ato. Ne te vertete, influenca e plote e ketij verseti mund te vihet re vetem duke veshtruar ate me nje kujdes te veēante. Eshte e vertete qe shume Kristiane dhe shume ēifute kane pranuar Islamin, por ne pergjithesi, komuniteti ēifut eshte per tu pare si nje armik i rezikshem i Islamit. Per me teper, vetem pak njerez e kuptojne qellimin e nje deklarate te tille ne Kuran. Kjo do te kishte qene nje shans i mire per ēifutet te sfidonin vertetesine e Kuranit ate qe ai nuk eshte nje revelate e shenjte. Ajo ēka ata duhet te bejne eshte te organizohen, ti trajtojne muslimanet mire per disa vjet dhe me pas te thone: Ēfare atehere thote libri juaj i shenjte per miqte tuaj jane ata Kristianet apo ēifutet? A e shikoni se cfare kane bere ēifutet per ju? Kjo eshte cfare ata mund te kishin bere per ta mohuar vertetesine e Kuranit. Por kjo nuk eshte bere per 1400 vjet me rradhe. Megjithate oferta eshte gjithmone e hapur.

Nje trajtim matematikor

Te gjithe shembujt e dhene deri tani, te cilet propozonin pikmamje te ndryshme per shqyrtimin e Kuranit, kane patur pa dyshim nje natyre subjektive: Sidoqofte mbetet akoma per tu diskutuar nje tjeter alternative, e cila vjen me me objektivitet dhe eshte me baze matematikore.

Dikush qe do ti mblidhte ato qe ne mund ta quanim nje liste hamendjesh, do te habitej me faktet qe Kurani eshte shume autentik. Me hamendje, ashtu sikurse me perdorimin e shembujve predikues, Kurani mund te shpjegohej matematikisht. Nese per shembull kemi nje person te cilit i eshte kerkuar te zgjedhe midis dy pergjigjeve (njera e drejte dhe tjetra e gabuar) dhe duke mbyllur syte ai zgjedh, atehere shansi i tij eshte 1 me 2, qe do te thote ai mund te zgjedhe ose te drejten ose te gabuaren. Por nese i njejti person ndeshet me dy situata te tilla (pra ai mund te zgjedhe te drejten ose te gabuaren ne situaten e pare dhe te drejten ose te gabuaren ne te dyten) dhe duke mbyllur syte ai zgjedh, atehere shansi i tij eshte nje