 |
 |
 |
 |
|
 |

22-09-2005, 15:09
|
|
Anėtarė Aktiv
|
|
Data e Anėtarėsimit: 22-09-2005
Postimet: 116
All-llahu tė shpėrbleftė: 110
Falėnderuar 18 herė nė 15 Postime
Rep Fuqia: 0
|
|
20. Ta Ha
20. Ta Ha
Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
20:1. Ta, Ha.
20:2. Ne nuk ta shpallėm Kur'anin pėr tė munduar ty.
20:3. Ta shpallėm vetėm kėshillė (pėrkujtim) pėr atė qė frikėsohet.
20:4. (kjo ėshtė) Shpallje nga Ai qė krijoi tokėn dhe qiejt e lartė.
20:5. (E Ai ėshtė) Mėshiruesi qė krijoi tokėn dhe qiejt e lartė.
20:6. E Tij ėshtė ēdo gjė qė ekziston nė qiej dhe nė tokė dhe ēdo gjė qė gjendet midis tyre, edhe ē'ka nėn dhe.
20:7. Andaj, nėse bėn shprehjen (lutjen haptazi), Ai e di tė fshehtėn, madje edhe mė shumė se kjo.
20:8. Ai ėshtė All-llahu, nuk ka zot pos Tij, Atij i takojnė emrat mė tė bukur.
20:9. A tė ka ardhur ndonjė njohuri pėr ndodhinė e Musait?
20:10. Kur ai e pa njė zjarr, e i tha familjes sė vet: "Rrini ku jeni, se vėrejta njė zjarr, e unė ndoshta do t'ju sjellė ndonjė gacė prej tij, ose do tė gjejė te zjarri ndonjė udhėrrėfyes".
20:11. E kur shkoi te ai (zjarri), u thirr: "O Musa!"
20:12. Vėrtet Unė jam Zoti yt, hiq atė qė ke mbathur (opingat e nallet), se je nė luginėn e shenjtė Tuva.
20:13. Unė tė zgjodha ty (pėr pejgamber), prandaj dėgjo mirė se ē'po tė shpallet!
20:14. Vėrtet, vetėm Unė jam All-llahu, nuk ka zot tjetėr pos Meje, pra Mua mė adhuro dhe fal namazin pėr tė mė kujtuar Mua.
20:15. S'ka dyshim se momenti (kijameti) do tė vijė patjetėr, Unė gati e kam fshehė atė; (do tė vijė) pėr t'u shpėrblyer secili njeri pėr atė qė ka bėrė.
20:16. Prandaj, tė mos shmangė ty nga kjo ai qė nuk i beson atij dhe qė ėshtė dhėnė pas dėshirave, se atėherė shkatėrrohesh.
20:17. O Musa, ē'ėshtė ajo qė e ke nė tė djathtėn tėnde?
20:18. Ai (Musai) tha: "Ai ėshtė shkopi im qė tė mbahem nė tė, dhe me tė u shkund (gjethe nga drunjtė) dhenve tė mia, dhe me tė kryej edhe nevoja tė tjera.
20:19. Ai (All-llahu) i tha: "Hidhe atė, O Musa!"
20:20. Ai e hodhi atė, kur ja, ai njė gjarpėr i madh qė lėvizte me shpejtėsi.
20:21. (All-llahu i) Tha: "Kape atė, e mos u frikėso, se Ne do ta kthejmė atė pėrsėri nė gjendjen e mėparshme!"
20:22. Dhe, fute dorėn tėnde sqetullėn tėnde e do ta nxjerrėsh atė tė bardhė pa asnjė tė metė. Kjo ėshtė njė mrekulli tjetėr.
20:23. (kėtė e bėmė) Nė mėnyrė qė tė mundėsojmė tė shohėsh disa nga argumentet Tona tė mėdha.
20:24. "Shko te faraoni se ai ka ngritur kokė (ėshtė bėrė arrogant)".
20:25. Ai (Musai) tha: "Ma zgjero (mė ndihmo) gjoksin tim!
20:26. Dhe mė lehtėso nė kėtė punė timen!
20:27. Ma zgjidh nyjen e gjuhės sime!
20:28. Qė ta kuptojnė fjalėn time!
20:29. Mė cakto njė ndihmėtar nga familja ime,
20:30. Harunin, vėllain tim,
20:31. Qė me tė tė ma forcosh fuqinė time,
20:32. Bėma shok atė nė punėn time,
20:33. Nė mėnyrė qė tė madhėrojmė Ty mė shumė,
20:34. Dhe tė pėrkujtojmė Ty shpesh.
20:35. Vėrtet, Ti je Ai qė na sheh dhe na i di punėt".
20:36. Ai (All-llahu) tha: "O Musa, t'u dha ajo qė kėrkove!"
20:37. Ne edhe njė herė ta dhuruam ty mirėsinė Tonė.
20:38. Atėherė kur nėnėn tėnde e frymėzuam me atė qė nuk kuptohet ndryshe pos me inspirim (me frymėzim - shpallje).
20:39. (Ne i thamė) "Vėre atė (fėmijė, Musain) nė arkė, e mandej hidhe nė lumė e lumi e hedhė nė breg, atė e merr armiku Im dhe i tij. E nga ana Ime mbolla (nė zemra tė njerėzve) dashuri ndaj teje, e qė tė edukoheshe nėn mbikėqyrjen Time".
20:40. Kur motra jote ecte (tė pėrcillte) e thoshte: "A doni t'ju tregoj atė qė do tė kujdeset pėr tė?" E Ne tė kthyem te nėna jote, qė tė gėzohej ajo e tė mos mbetej e pikėlluar. Ti e pate mbytur njė njeri, e Ne tė shpėtuam nga mėrzia dhe tė sprovuan me sprova tė mėdha. Ti qėndrove me vite ndėr banorėt e Medjenit, e pastaj erdhe, o Musa, nė kohėn e caktuar".
20:41. Dhe Unė tė zgjodha ty pėr shpalljen Time.
20:42. Shko me argumentet e Mia, ti dhe vėllai yt, e mos e hiqni prej kujdesit tė pėrmendurit ndaj Meje.
20:43. Shkoni qė tė dy te faraoni, se ai vėrtet e ka tepruar.
20:44. Atij i thuani fjalė tė buta, ndoshta ai mendohet a frikėsohet.
20:45. Ata tė dy thanė: "Zoti ynė, ne kemi frikė se do tė na ndėshkojė menjėherė ose do t'i kalojė kufijtė kundėr nesh".
20:46. Ai (All-llahu) tha: "Mos u frikėsoni, se Unė (me ndihmėn Time) jam me ju, dėgjoj (ē'do t'ju thotė) dhe shoh (ē'do tė bėjė me ju)".
20:47. I shkoni e i thuani atij: "Ne jemi qė tė dy tė dėrguar tė Zotit tėnd, lėshoi beni israilėt tė vijnė me ne, e mos i mundo! Ne tė kemi ardhur me argumente nga Zoti yt, e shpėtimi ėshtė pėr atė qė ndjek rrugėn e drejtė.
20:48. Ne na ėshtė thėnė se dėnimi ėshtė pėr atė qė gėnjen (tė dėrguarit) dhe ia kthen shpinėn besimit".
20:49. Ai (faraoni) tha: "E kush ėshtė Zoti i juve dyve, o Musa?"
20:50. (Musai) Tha: "Zoti ynė ėshtė Ai qė ēdo sendi i dha formėn e vet, pastaj e udhėzoi atė?"
20:51. Ai tha: "Si ėshtė gjendja e popujve tė mėparshėm?"
20:52. (Musai) Tha: "Dija pėr ata ėshtė te Zoti im, e shėnuar nė njė libėr. Zoti im nuk gabon e as nuk harron".
20:53. (Zoti im) I cili pėr ju e bėri tokėn si djep, pėr tė mirėn tuaj hapi rrugė nėpėr tė, lėshoi shiun prej sė larti, e kjo mundėsoi qė tė mbijnė bimė tė llojeve tė ndryshme.
20:54. Hani ju dhe kullotni kafshėt tuaja (nga ato bimė). Vėrtet, pėr tė gjitha kėto (qė u pėrmendėn) ka argumente pėr ata qė kanė mendje tė shėndoshė.
20:55. Prej asaj (tokės) Ne u krijuam ju, e ju do t'ju kthejmė pėrsėri nė tė, e prej saj do t'ju nxjerrim edhe njė herė.
20:56. Ne ia bėmė tė mundshme atij t'i shohė tė gjitha argumentet Tona, por ai i gėnjeu ato dhe i refuzoi.
20:57. (Atėherė faraoni) Tha: "O Musa, a mos na ke ardhur qė me magjinė tėnde tė na nxjerrėsh prej tokės sonė (prej Egjiptit)?
20:58. Edhe ne do tė kundėrvihemi me njė aso magjie, pra cakto njė kohė dhe njė vend qė do tė na pėrshtatet, e qė nuk do ta thyenim as ne as ti".
20:59. (Musai) Tha: "Koha e caktuar le tė jetė dita e festės nė mėnyrė qė njerėzit tė tubohen paradite".
20:60. Faraoni u kthye dhe tuboi magjistarėt e vet dhe doli nė kohėn (dhe vendin) e caktuar.
20:61. Atėherė Musai u tha atyre (magjistarėve): "Mjerimi ėshtė juaji, prandaj mos shpifni ndaj All-llahut ndonjė gėnjeshtėr e t'ju shkatėrrojė me ndonjė dėnim, se pa dyshim ai qė shpif ka dėshtuar keq".
20:62. Ata (magjistarėt) polemizuan pėr ēėshtjen e tyre, por bisedėn e bėnė fshehurazi (nga masa).
20:63. Ata pastaj (pas bisedės sė fshehtė) thanė: "Kėta tė dy janė magjistarė, qė me magjinė e tyre duan t'ju nxjerrin nga toka juaj dhe ta zhdukin drejtimin (ideologjinė) tuaj qė pa dyshim ėshtė mė i drejti".
20:64. Pra, (meqė janė magjistarė) ju vendosni seriozisht ēėshtjen tuaj dhe dilni nė shesh tok tė bashkuar, e ai qė triumfon sot, ai ka arritur suksesin.
20:65. Ata thanė: "O Musa, do tė hedhėsh ti apo ne po hedhim tė parėt?"
20:66. Ai (Musai) tha: "Jo, hidhni ju!" Kur ja, atij iu duk se nga ajo magji e tyre litarėt dhe shkopinjtė lėviznin (si gjarpėrinj).
20:67. E Musai ndjeu nė vete njėfarė frike.
20:68. Ne i thamė atij: "Mos kr frikė, ėshtė mė se e sigurt se ti do tė jesh triumfues!"
20:69. Tani hidhe atė qė e ke nė dorėn tėnde tė djathtė (shkopin), qė t'i gėlltisė ato qė i bėnė ata, sepse ajo qė bėnė ata nuk ėshtė asgjė tjetėr pos mashtrim magjistari, e magjistari nuk do tė ketė sukses kudo qoftė.
20:70. Atėherė (kur shkopi i Musait i gėlltiti) magjistarėt u hodhėn nė sexhde e thanė: "Ne i besuam Zotit tė Harunit dhe tė Musait!"
20:71. Ai (faraoni) tha: "A i besuat atij para se t'u japė unė leje? Ai (Musai) ėshtė prijės i juaj, i cili ua mėsoi magjinė, unė do t'ua pres duart e kėmbėt tėrthorazi e do t'u var nė trungujt e hurmave, e atėherė ju do ta kuptoni se cili prej nesh ka dėnim mė tė ashpėr e mė tė vazhdueshėm?"
20:72. Ata thanė: "Pasha Atė qė na krijoi, nuk tė japim pėrparėsi ty ndaj argumenteve qė na erdhėn, e ti bėje atė qė mendon ta bėsh, dhe mund ta zbatosh vetėm atė qė i takon jetės sė kėsaj bote!"
20:73. Ne i besuam Zotit tonė qė Ai tė na i falė gabimet dhe magjinė, me tė cilėn ti na detyrove. All-llahu ėshtė mė i miri (nė tė shpėrblyerit) dhe mė i pėrjetshmi (nė tė dėnuar)!
20:74. Ai qė i paraqitet Zotit tė vet si kriminel, e ka xhehennemin, nė tė cilin as nuk vdes as nuk jeton.
20:75. Ndėrsa ai qė i paraqitet Atij besimtar e qė ka bėrė vepra tė mira, tė tillėt i presin merita tė larta.
20:76. (do ta presin) Xhennete tė Adnit, nėpėr tė cilėt rrjedhin lumenj dhe aty do tė jenė pėrjetė. Ky ėshtė shpėrblimi i atij qė ėshtė pastruar nga mosbesimi.
20:77. Ne i kumtuam Musait: "Udhėto natėn me robtė e Mi, hapju atyre rrugė tė terur nė det, e mos ki frikė se do tė zėnė, a do tė fundosesh".
20:78. Atyre iu vu prapa faraoni me ushtrinė e vet, po ata pėsuan nė det ashtu si pėsuan.
20:79. Faraoni e humbi popullin e vet, e nuk e udhėzoi.
20:80. O bijt e israilit, Ne ju shpėtuam prej armikut tuaj, ua pėrcaktuam anėn e djathtė tė Turit (pėr shpalljen e Tevratit), ju furnizuam me rrėshirė (si mjalti) dhe me shkurtėza.
20:81. Hani nga tė mirat qė ua dhuruam, e mos u bėni pėrbuzės se do t'ju godasė hidhėrimi Im, e atė qė e zė hidhėrimi Im, ai ka mbaruar.
20:82. Nuk ka dyshim se Unė e fal atė qė ėshtė penduar, qė ka besuar, qė ka bėrė vepra tė mira dhe qė pėrqėndrohet pėr nė rrugėn e drejtė.
20:83. Po ty o Musa: "Ē'tė nguti para popullit tėnd?"
20:84. Ai u pėrgjigj: "Ja, ata jnė pranė meje, e unė u nguta te ti, o Zoti im, qė tė jeshė i kėnaqur ndaj meje!"
20:85. Ai (All-llahu) Tha: "Ne e sprovuam popullin tėnd pas teje, dhe ata i hodhi nė humbje Samiriji!"
20:86. Musai u kthye te populli i vet i hidhėruar e i pikėlluar dhe tha: "O populli im, a nuk u premtoi juve Zoti juaj premtim tė mirė, a mos u bė kohė e gjatė e ju e harruat premtimin, ose dėshiruat t'ju godasė hidhėrimi nga Zoti juaj, andaj e thyet besėn qė ma keni dhėnė?"
20:87. Ata thanė: "Ne nuk e thyem besėn tėnde me dėshirėn tonė, por ne ishim ngarkuar me barrė tė rėnda nga stolitė e popullit e i hodhėm ato (nė zjarr), e ashtu i hodhi edhe Samirija".
20:88. E ai (Samirija) ua mbaroi atyre njė viē me trup qė pėlliste, e ata thanė: "Ky ėshtė zoti juaj dhe Zoti i Musait, po ai (Musai) e ka harruar".
20:89. A nuk e kuptonin ata se ai (viē) as nuk u pėrgjigjej atyre, e as nuk kishte mundėsi t'ju sillte ndonjė dobi a dėm.
20:90. E Haruni atyre u pat thėnė mė parė: "O populli im, ju vetėm u sprovuat me tė, pse Zoti juaj ėshtė i Gjithėmėshirshmi, andaj ejani pas meje dhe mė dėgjoni pėr kėtė qė po ua thėm".
20:91. Ata i thanė: "Ne nuk do t'i ndahemi kėtij (adhurimit tė viēit) deri qė tė kthehet te ne Musai!"
20:92. Ai (Musai u kthye e) tha: "O Harun ē'tė pengoi ty kur i pe se morėn rrugėn e gabuar,
20:93. E ti tė mos u vazhdosh rrugėn time? A mos e kundėrshtove edhe ti porosinė time?"
20:94. Ai (Haruni) tha: "O bir i nėnės sime, mos mė kap as pėr mjekre as pėr flokė, se unė u frikėsova se do tė thuash: I pėrēave beni israilėt dhe nuk e ke respektuar porosinė time?"
20:95. Ai (Musai) tha: "E ēka ishte puna jote, o Samirij?"
20:96. Tha (Samirija): "Unė pashė atė qė ata nuk e panė, e mora njė grusht nga gjurma e tė dėrguarit (nga fėrkemi i kalit tė Xhibrilit) dhe ia hodha atij (viēit) dhe kėshtu mė mashtroi vetvetja".
20:97. Ai (Musai) tha: "Prandaj largohu, sepse sa tė jeshė gjallė ke pėr tė thėnė: (kėdo qė e sheh) "Mos m'u afro!" E ty tė pret edhe njė moment (dėnim) i pathyeshėm. E ti tash shikoje zotin tėnd qė e adhurove bindshėm, e tani atė do ta djegim e do ta bėjmė shkrumb dhe hirin e tij do ta shpėrndajmė nėpėr det".
20:98. I adhuruari juaj ėshtė vetėm All-llahu, qė pėrveē Tij nuk ka zot tjetėr, e dituria e Tij ka pėrfshirė ēdo send.
20:99. Po kėshtu, Ne tė rrėfejmė ty pėr disa nga ndodhitė qė kanė kaluar mė herėt dhe nga ana jonė ta dhamė ty shpalljen plot pėrkujtime.
20:100. Kush i kthen shpinėn kėsaj (shpalljes - Kur'anit), ai do ta bartė nė ditėn e kijametit barrėn mė tė rėndė.
20:101. Nėn atė do tė qėndrojnė pėrgjithmonė. Sa barrė e keqe ėshtė pėr ta nė ditėn e kijametit.
20:102. Ditėn kur i fryhet surit (bririt), atė ditė Ne i tubojmė mėkatarėt symavijosur (tė verbėr, tė shėmtuar).
20:103. E ata pėshpėrisin mes vete: Nuk qėndruat (nė Dunja) mė shumė se nja dhjetė ditė.
20:104. Ne mė sė miri e dimė se ēka flasin ata, e edhe atė kur mė i menēuri prej tyre u tha: "Nuk qėndruat mė shumė se njė ditė!"
20:105. Ty tė pyesin edhe pėr kodrat, thuaj: "Zoti im mund t'i bėjė thėrrmija tė shpėrndara".
20:106. Dhe vendin e tyre ta bėjė rrafsh pa farė bime e ndėrtese.
20:107. E nuk do tė shohėsh nė tė as ultėsirė e as lartėsirė.
20:108. Atė ditė ata do tė shkojnė pas thirrėsit, e nuk do t'i largohen atij, e para tė Gjithėmėshirshmit ulen zėrat e nuk dėgjohet tjetėr pos njė zė i ulėt.
20:109. Atė ditė nuk bėn dobi as ndėrmjetėsimi, pėrveē atij tė cilin e ka lejuar i Gjithėmėshirshmi tė ndėrmjetėsojė dhe pėr tė cilin e pėlqeu ndėrmjetėsimin.
20:110. Ai i di ato qė ishin para tyre dhe ato qė vijnė pas, po dija e tyre nuk mund ta pėrfshijė atė.
20:111. E fytyrat (e mėkatarėve) e turpėruara, i pėrulen tė Pėrjetshmit, tė Gjithfuqishmit, sepse ka dėshtuar ai qė barti padrejtėsinė.
20:112. Kush ėshtė besimtar dhe bėn vepra tė mira, ai nuk i frikėsohet ndonjė padrejtėsie e as ndonjė mungese (nė shpėrblim).
20:113. Kėshtu Ne e shpallėm kėtė Kur'an arabisht dhe pėrsėritėm nė tė vėrejtjet, nė mėnyrė qė ata tė ruhen ose ai (Kur'ani) t'u sjellė atyre pėrvojė mėsimi.
20:114. I lartė ėshtė All-llahu, Sundimtar i vėrtetė. Ti mos nxito me Kur'anin para se tė pėrfundojė shpallja e tij te ti, thuaj: "Zoti im, mė shto dituri!"
20:115. Na i patėm urdhėruar edhe Ademit (tė mos i afrohej pemės), po ai harroi, pra te ai nuk gjetėm vendosmėri.
20:116. Pėrkujto kur Ne u thamė engjėjve: "Bėni sexhde ndaj Ademit, ata i bėnė, pos Iblisit, i cili nuk deshi".
20:117. E Ne i thamė: "O Adem, ky ėshtė armik yti dhe i bashkėshortes tėnde, pra mos t'ju nxjerrė kurrsesi nga xhenneti, e t'ju vė nė vėshtirėsi (pėr tė siguruar mjetet e jetesės)".
20:118. Ti aty (nė xhennet) nuk ke pėr tė qenė i uritur e as nuk ke pėr tė mbetur i zhveshur.
20:119. Aty nuk ke pėr tė pasur etje e as nuk do tė keshė vapė.
20:120. Por, atė e ngacmoi djalli duke i thėnė: "O Adem, a do tė tė tregoj pėr pemėn e pavdekshmėrisė dhe tė sundimit tė pazhdukshėm!"
20:121. Ata tė dy hėngrėn nga ajo (pemė) dhe qė tė dy u zhveshėn, e ia nisėn ta mbulojnė veten e tyre me gjethe qė i mblidhnin nėpėr xhennet, dhe kėshtu Ademi theu urdhrin e Zotit tė vet dhe gaboi.
20:122. Mandej Zoti i vet e bėri atė tė zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri nė rrugėn e drejtė (tė vendosur).
20:123. Ai (All-llahu) u tha: "Zbritni prej aty qė tė gjithė, do tė jeni armiq tė njėri-tjetrit. Nėse u vjen nga Unė udhėzim (libėr e pejgamber) kush i pėrmbahet udhėzimit Tim, ai nuk ka pėr tė humbur (nė Dunja) e as nuk ka pėr tė dėshtuar (nė jetėn tjetėr)".
20:124. E kush ia kthen shpinėn udhėzimit Tim, do tė ketė jetė tė vėshtirė dhe nė ditėn e kijametit do ta ringjall tė verbėr.
20:125. Ai (qė nuk besoi) do tė thotė: "Zoti im, pėrse mė ngrite tė verbėr, kur unė isha me sy?"
20:126. Ai (All-llahu) thotė: "Ashtu si i harrove ti argumentet Tona qė t'i ofruam, ashtu je ti i harruar sot".
20:127. Po kėshtu Ne e shpėrblejmė edhe atė qė zhytet nė mėkate dhe nuk i beson argumentet e Zotit tė vet, po dėnimi nė botėn tjetėr ėshtė edhe mė i ashpėr dhe i pėrjetshėm.
20:128. A nuk e kanė tė qartė ata se sa breza para tyre i kemi zhdukur, e kėta ecin nėpėr ato vendbanime tė tyre. Nė gjurmėt e atyre ka fakte pėr ata qė kanė arsye tė shėndoshė.
20:129. E sikur tė mos ishte vendimi dhe afati i caktuar mė herėt nga Zoti yt, dėnimi do t'i kapte ata.
20:130. Prandaj, ti bėhu i durueshėm ndaj asaj qė thonė ata, dhe duke falėnderuar Zotin tėnd, falu para lindjes sė diellit dhe para perėndimit tė tij, falu edhe nė orėt e natės dhe nė skajet e ditės, ashtu qė tė gjesh kėnaqėsi (me shpėrblim).
20:131. Dhe mos ia ngul sytė bukurisė sė kėsaj jete me tė cilėn i bėmė tė kėnaqen disa prej tyre (mosbesimtarė), e pėr t'i sprovuar me tė, sepse shpėrbimi i Zotit tėnd ėshtė mė i mirė dhe ėshtė i pėrjetshėm.
20:132. Urdhėro familjen tėnde tė falė namaz, e edhe ti vetė zbatoje atė, ngase Ne nuk kėrkojmė prej teje ndonjė furnizim (pėr ty as pėr familjen tėnde), Ne tė furnizojmė ty (dhe ata), ardhmėria e mirė ėshtė e atij qė ruhet.
20:133. Ata thanė: "Pėrse nuk na solli ai ndonjė argument nga Zoti i vet? A nuk u erdhi atyre sqarim (nė Kur'an) pėr atė qė ishte nė broshurat e mėparshme".
20:134. Dhe sikur t'i ndėshkonim ata me ndonjė dėnim para tij (para se ta shpallim Kur'anin), ata do tė thonin: "Zoti ynė, pėrse nuk na ēove ndonjė tė dėrguar qė t'iu pėrmbaheshim fakteve Tua para se tė poshtėroheshim e tė mjeroheshim".
20:135. Thuaj: "Secili ėshtė duke pritur, pra pritni edhe ju, se sė shpejti do ta kuptoni se kush ishin ithtarėt e rrugės sė drejtė dhe e gjeti tė vėrtetėn".
__________________
------------------- ES-SELAMU ALEJKUM WE RAHMETULL-LLAHI WE BEREKATUHU VĖLLEZĖR DHE MOTRA NĖ ISLAM -------------------
|

22-09-2005, 15:11
|
|
Anėtarė Aktiv
|
|
Data e Anėtarėsimit: 22-09-2005
Postimet: 116
All-llahu tė shpėrbleftė: 110
Falėnderuar 18 herė nė 15 Postime
Rep Fuqia: 0
|
|
21. Enbija
21. Enbija
Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
21:1. Njerėzve u ėshtė afruar koha e llogarisė sė tyre, e ata tė hutuar nė pakujdesi, nuk pėrgatiten fare pėr tė.
21:2. Atyre nuk u vjen asnjė kėshillė e re (nė Kur'an) nga Zoti i tyre, e qė ata tė mos tallen me tė duke e dėgjuar.
21:3. Tė shmangura nga e vėrteta janė zemrat e tyre. Ata qė janė zullumqarė dhe duke biseduar fshehtas (thonė): "A mos ėshtė ky (Muhammedi) diē tjetėr pos njeri, sikurse edhe ju, pra a do t'ia pranoni magjinė e tij kur ju po e dini?"
21:4. Ai (Muhammedi) tha: "Zoti im di pėr thėnien qė thuhet nė qiell e nė tokė (pra di edhe pėr bisedėn tuaj), Ai ėshtė mė dėgjuesi, mė i dijshmi!"
21:5. Ata madje thanė: "(pėr Kur'anin) Ėndrra tė pėrziera, madje thanė se ai (Muhammedi) vetė e trilloi, ai ėshtė poet! Le tė na sjellė njė mrekulli ashtu si u dėrguan tė mėparshmit (me mrekulli)!"
21:6. Banorėt e qyteteve para tyre nuk i besuan (mrekullitė), prandaj Ne i shkatėrruam, a mos do tė besojnė kėta?
21:7. Ne edhe para teje nuk dėrguam tjetėr pos burra, tė cilėve u dhamė shpallje, e nėse nuk e dini kėtė, atėherė pyetni njerėzit e dijshėm.
21:8. Ne nuk i bėmė ata (pejgamberėt) trupa qė nuk hanė ushqim e as nuk ishin tė pėrjetshėm (tė pavdekshėm).
21:9. Ne u plotėsuam pastaj premtimin, i shpėtuam ata dhe kė dėshiruam Ne, ndėrsa ata qė kaluan ēdo kufi, i zhdukėm.
21:10. A nuk e kuptoni se Ne ua shpallėm librin nė tė cilin gjendet krenaria juaj?
21:11. Ne shpartalluam sa vendbanime qė ishin mizore, e nė vend tė tyre sollėm popull tjetėr.
21:12. E ata kur e hetonin forcėn e dėnimit tonė, iknin me shpejtėsi.
21:13. (atėherė atyre u thuhej) Mos ikni, po kthehuni nė begatitė dhe nė vendbanimet tuaja, se ndoshta do tė mund tė merreni vesh (e gjithė kjo ishte njė ironi kundėr tyre).
21:14. Ata thonin: "O shkatėrrimi ynė, vėrtet ne ishim zullumqarė!"
21:15. Mjerimi i tyre vazhdoi ashtu derisa i bėmė tė korrur e tė ftohur (tė vdekur).
21:16. Ne nuk e krijuam qiellin, tokėn e ēdo gjė ēka ka mes tyre shkel e shko (pa qėllim tė caktuar).
21:17. Sikur tė kishim dashur tė zbavitemi dhe sikur tė donim ta bėnim atė, Ne do tė zbaviteshim nė kompetencėn Tonė, por Ne nuk e bėmė atė.
21:18. Pėrkundrazi, Ne tė pavėrtetėn e godasim me tė vėrtetėn dhe ajo (e vėrteta) triumfon mbi tė ndėrsa ajo (gėnjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarėve) u takon shkatėrrimi, pėr atė qė i pėrshkruani (Zotit, si fėmijė etj.).
21:19. Vetėm e Tij ėshtė ēdo gjė qė ėshtė nė qiej e nė tokė! E ata qė janė pranė Tij (melaiket), nuk shprehin mendjemadhėsi nė adhurimin ndaj Tij, e as nuk u bėhet (ibadeti) monoton.
21:20. Ata lartėsojnė (All-llahun) natė e ditė dhe nuk mėrziten.
21:21. A mos morėn ata zota prej toke qė mund Tė ringjallin (tė vdekurit)?
21:22. Sikur tė kishte nė to (nė qiej e nė tokė) zota pos All-llahut, ato tė dyja do tė shkatėrroheshin. Larg asaj qė i pėrshkruajnė ėshtė All-llahu, Zoti i Arshit.
21:23. Ai nuk pyetet se ēka punon, po ata, (njerėzit), pyeten.
21:24. A pėrvetėsuan ata zota tė tjerė pos Tij? Thuaj: "Silleni argumentin tuaj!" Ky (Kur'ani) ėshtė argument pėr kėta qė tani janė me mua dhe pėr ata qė ishin para meje, por shumica e tyre nuk e dinė tė vėrtetėn, andaj edhe nuk vėshtrojnė.
21:25. Ne nuk dėrguam asnjė tė dėrguar para teje e tė mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetėr pėrveē Meje, pra mė adhuroni!"
21:26. E ata thanė: "I Gjithėmėshirshmi ka fėmijė!" Larg saj qoftė madhėria e Tij! Ja, ata janė robėr tė ndershėm!
21:27. Qė nuk flasin para Tij, ata veprojnė me urdhrin e Tij.
21:28. Ai (All-llahu) e di ēka vepruan mė parė dhe ēka do tė veprojnė, dhe ata nuk pėrpiqen tė ndihmojnė pos pėr atė me tė cilin ėshtė i kėnaqur Ai, e ata nga frika prej tij janė tė kujdesshėm.
21:29. Ndėrsa, kush thotė prej tyre se unė jam zot pos Tij, ndėshkimi pėr tė ėshtė xhehennemi. Kėshtu i ndėshkojmė Ne zullumqarėt.
21:30. A nuk e dinė ata, tė cilėt nuk besuan se qiejt e toka ishin tė ngjitura, e Ne i ndamė ato tė dyja dhe ujin e bėmė bazė tė jetės sė ēdo sendi; a nuk besojnė?
21:31. Dhe nė tė (tokė) Ne kemi krijuar bjeshkė tė paluhatshme qė tė mos i lėkundė ata, dhe nėpėr to kemi bėrė lugina e rrugė, nė mėnyrė qė ata tė dinė tė orientohen.
21:32. Qiellin ua kemi bėrė kulm tė sigurt, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve.
21:33. Ai ėshtė qė krijoi natėn e ditėn, diellin e hėnėn dhe secili prej tyre noton nė orbitė.
21:34. Ne, asnjė njeriu para teje (Muhammed) nuk i dhamė jetė tė pėrhershme, e nėse ti vdes, a mos do tė mbesin ata pėrgjithmonė?
21:35. Ēdo krijesė do ta shijojė vdekjen, e Ne, nė shenjė sprove ju sprovojmė me vėshtirėsi e kėnaqėsi, dhe ju ktheheni te Ne.
21:36. E kur tė shohin ty ata qė nuk besuan, nuk tė marrin ndryshe vetėm se nė tallje (duke thėnė): "A ky ėshtė ai qė pėrgojon zotat tuaj!" E ata pėrmendjen e Mėshiruesit (Rrahman) e mohojnė.
21:37. Njeriu nga vetė natyra e tij ėshtė i ngutshėm, e Unė do t'ua tregoj juve masėn Time ndėshkuese, pra mos kėrkoni t'u vijė mė shpejtė.
21:38. Ata thanė: "Kur do tė jetė ai premtim (me dėnim) nėse e thoni tė vėrtetėn?"
21:39. Sikur ta dinin ata qė nuk besuan se atėherė nuk do tė mund ta largojnė zjarrin as nga fytyrat e tyre e as nga shpinat, e as qė do tė ndihmohen (nuk do tė ishin jobesimtarė).
21:40. Por atyre do t'u vijė befas, do t'i tronditė ata, e atėherė as nuk mund ta largojnė dhe as nuk u jepet afat.
21:41. Nė tė vėrtetė, janė bėrė pėrqeshje edhe me tė dėrguarit tjerė para teje, ata qė u tallėn me ta, i pėrfshiu ajo me ēka talleshin.
21:42. Thuaj: "Kush ju mbron juve prej (dėnimit tė) tė Madhėruarit natėn e ditėn?" Por jo, ata ua kthejnė shpinėn kėshillave tė Zotit tė tyre.
21:43. A mos kanė ata pos Nesh zota tė tjerė qė i mbrojnė? Po ata nuk mund t'i ndihmojnė vetvetes (e lėre mė adhuruesve), Ata (mosbesimtarėt) as nuk do tė pranohen prej Nesh nė fqinjėsi.
21:44. Por Ne u dhamė atyre dhe prindėrve tė tyre jetė tė gjatė me kėnaqėsi (e ata u mashtruan). A nuk e vėrejnė ata se Ne ua pakėsojmė tokėn nga anėt e saj, atėherė a mos ata do tė jenė fitues (o tė humbur)?
21:45. Thuaj: "Unė ua tėrheq vėrejtjen vetėm me anėn e kėsaj shpalljeje, po i shurdhėti nuk dėgjon thirrjen edhe kur i tėrhiqet vėrejtja".
21:46. E sikur t'i godasė pak ndonjė e keqe nga dėnimi i Zotit tėnd, ata do tė thonė: "Tė mjerėt ne, i bėmė vetes padrejtėsi"!
21:47. Nė ditėn e gjykimit Ne do tė vėmė peshoja tė drejta, e askujt nuk i bėhet e padrejtė asgjė, edhe nėse ėshtė (vepra) sa pesha e njė kokrre tė melit Ne do ta sjellim atė. E mjafton qė Ne jemi llogaritės.
21:48. Ne i patėm dhėnė Musait e Harunit Furkanin (dalluesin mes tė vėrtetės e tė kotės - Tevratin), qė ishte dritė e kėshillė pėr tė devotshmit.
21:49. Tė cilėt ia kanė frikėn Zotit tė tyre edhe pse nuk e shohin dhe ata tė cilėt ia kanė dronė kijametit.
21:50. Edhe ky (Kur'ani) ėshtė kėshillė, ėshtė i bekuar qė Ne e shpallėm. A, ju po e refuzoni.
21:51. Ne ia dhamė Ibrahimit herėt tė mbarėn, sepse Ne e kemi njohur mirė atė (ia dhamė tė mbarėn se e meritoi).
21:52. Kur ai babait dhe popullit tė vet u tha: "Ē'janė kėto statuja qė i adhuroni?"
21:53. Ata thanė: "I gjetėm tė parėt tanė, qė po i adhuronin".
21:54. Ai u tha: "Edhe tė parėt tuaj e edhe ju qartė ishit tė humbur!"
21:55. Ata thanė: "Me gjithė mend e ke apo mos po tallesh!"
21:56. Atėherė ai tha: "Jo, por Zoti juaj ėshtė Zot i qiejve e i tokės, ėshtė Ai qė i krijoi ato, ndėrsa unė jam dėshmues pėr kėtė!"
21:57. Pasha All-llahun, posa tė largoheni ju, unė kam pėr t'ia bėrė atė qė duhet statujave tuaja!
21:58. Dhe i bėri ato copė-copė, pėrveē njė mė tė madhes qė e kishin ata e me shpresė se atij do t'i drejtohen (pėr ta kuptuar se kush i theu).
21:59. (Kur u kthyen i panė) Ata thanė: "Kush e bėri kėtė me zotat tanė? Ai na qenka kriminel!"
21:60. (pastaj) Thanė: "Kemi dėgjuar pėr njė djalosh qė i pėrqeshte ato, tė cilit i thonin Ibrahim".
21:61. Ata thanė: "Silleni atė kėtu nė sy tė njerėzve qė ta shohin (e ta dėnojmė)".
21:62. I thanė: "A e bėre ti kėtė me zotat tanė, o Ibrahim?"
21:63. Ai tha: "Jo, por atė e bėri i madhi i tyre, ju pyeteni ata nėse janė qė flasin?"
21:64. Ata u ndalėn e u menduan me veten, e dikush tha: "Vėrtet, ju jeni mu ata tė gabuarit (pse adhuronit gjėra tė kota)".
21:65. Mirėpo, pastaj e shoshitėn kėtė gjė nė kokat e tyre (u kthyen nga bindja nė kokėfortėsi) dhe thanė: "Po ti e ke ditur se kėta nuk flasin!"
21:66. Ai tha: "A po adhuroni pra nė vend tė All-llahut asish qė nuk u sjellin kurrfarė dobie as dėmi?"
21:67. Medet pėr ju dhe pėr ata qė i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni?"
21:68. Atėherė ata thanė: "Digjeni atė (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nėse doni t'u ndihmoni!"
21:69. Po Ne i thamė: "O zjarr, bėhu i ftohtė dhe shpėtim pėr Ibrahimin!"
21:70. Ata deshėn t'i bėjnė atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bėmė mė tė dėshtuarit.
21:71. E Ne e shpėtuam atė e edhe Lutin nė atė tokėn qė e kemi bekuar pėr njerėz.
21:72. Dhe ia falėm atij Is'hakun, e si dhuratė edhe Jakubin. Dhe qė tė gjithė i bėmė tė mirė (pejgamberė).
21:73. Dhe ata i bėmė shėmbėlltyrė qė udhėzonin sipas urdhrit Tonė, i orientuam nė punė tė mira, nė faljen e namazit, nė dhėnien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanė tė sinqertė.
21:74. Dhe Ne Lutit i dhamė tė jetė pejgamber dhe i dijshėm, andaj edhe e shpėtuam prej atij fshati (vendbanimi) qė bėnte punė tė ndyra, ata ishin popull i dėmshėm e i prishur.
21:75. Atė (Lutin) e shpėtuam dhe e vėmė nėn mėshirėn Tonė, vėrtet ai ishte prej mė tė mirėve.
21:76. (Pėrkujto) Edhe Nuhun kur mė parė - pat thirrur (Zotin) e Ne ia pranuam atij (edhe lutjen) e atė dhe familjen e tij e shpėtuam nga ai tmerri i madh.
21:77. Ne e mbrojtėm atė prej atij populli qė i pėrgėnjeshtronte argumentet Tona, vėrtet ai ishte popull i keq, prandaj i pėrmbytėm tė gjithė.
21:78. (Pėrkujto) Davudin e Sulejmanin kur pleqėronin pėr ēėshtjen e bimės (mbjelljes) tė cilėn delet e atij populli e kishin kullotur natėn, e Ne ishim pėrcjellės tė gjykimit tė tyre.
21:79. E Sulejmanit Ne ia mėsuam atė (pėrgjigjen e saktė), po secilit (prej tyre) u patėm dhėnė urtėsi e dije. Ne bėmė qė kodrat dhe shpezėt tė madhėrojnė (bėjnė tesbih) sė bashku me Davudin. Ne kemi mundėsi (ta bėjmė kėtė) edhe e bėmė.
21:80. Ne i mėsuam atij (Davudit) mbarimin e petkave (tė hekurta) pėr ju, qė t'ju mbrojnė nė raste lufte. A jeni pra mirėnjohės ju pėr kėtė?
21:81. Ndėrsa Sulejmanit (ia nėnshtruam) erėn e fortė qė sipas dėshirės sė tij ecte me tė deri te toka tė cilėn e kemi bekuar Ne. Ne jemi tė gjithdijshėm pėr ēdo gjė.
21:82. Edhe disa nga djajtė (ia nėnshtruam) qė zhyteshin (nė thellėsi tė ujit) dhe bėnin edhe punė tė tjera pėr tė (pėr Sulejmanin), por Ne i ruanim ata (tė mos shmangeshin).
21:83. (Pėrkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit tė vet me lutje: "Mė gjeti belaja, e Ti je mė Mėshiruesi ndėr Mėshiruesit!"
21:84. Ne iu pėrgjigjėm atij nga mėshira Jonė, ia hoqėm ato vėshtirėsi qė i kishte, i dhamė familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e bėmė pėrkujtim pėr tė devotshmit.
21:85. (Pėrkujto) Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflinė, qė tė gjithė ishin tė durueshėm.
21:86. Ata i pėrfshimė nė mėshirėn Tonė, se ishin vėrtet prej tė mirėve.
21:87. (Pėrkujto) Edhe atė tė peshkut (Junusin) kur doli i hidhėruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t'i vijė mė puna ngushtė, po nė errėsira ai tha se: "Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastėr, nuk ke tė meta. Unė i bėra padrejt vetes!"
21:88. Ne iu pėrgjigjėm atij, e shpėtuam nga tmerri. Kėshtu i shpėtojmė Ne besimtarėt.
21:89. (Pėrkujto) Edhe Zekirijain kur e luti Zotin e vet: "Zoti im, mos mė lė tė vetmuar se Ti je mė i miri trashėgues (pas ēdokujt)".
21:90. Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia pėrmirėsuam bashkėshorten atij. Ata pėrpiqeshin pėr punė tė mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikėsuar, ishin respektues ndaj Nesh.
21:91. (Pėrkujto) Edhe atė qė ruajti nderin e saj, e Ne e frymėzuam atė me shpirt (barrė) nga ana Jonė dhe atė dhe tė birin e saj; bėmė mrekulli pėr njerėzit.
21:92. Kjo fé ėshtė e juaja dhe ėshtė e vetmja fé (e shpallur), kurse Unė jam Zoti juaj, pra mė adhuroni vetėm Mua.
21:93. Po ata e ndanė ēėshtjen e fesė dhe u pėrēanė mes vete (u ndanė nė grupe: monoteistė, politeistė, jehudi, tė krishterė, zjarrputistė etj.), mirėpo, qė tė gjithė do tė vijnė te Ne.
21:94. E kush bėn ndonjė vepėr tė mirė dhe ėshtė besimtar, mundi i tij nuk i mohohet, pse Ne i shėnojmė ato.
21:95. Ndėrsa ėshtė e pamundur pėr (banorėt e) njė fshat tė cilin e kemi shkatėrruar Ne, tė kthehen (nė kėtė jetė).
21:96. Derisa tė hapet (penda) e Jexhuxh Mexhuxhėve dhe ata do tė zbresin nga ēdo bregore me shpejtėsi.
21:97. Dhe derisa tė jetė afruar premtimi i saktė (dita e kijametit) e ai ėshtė momenti kur mbeten tė shtangur sytė e atyre qė nuk besuan (nė ato ēaste thonė): "Tė mjerėt ne, vėrtet ishim krejt tė pavetėdijshėm pėr kėtė (moment); por jo, ėshtė e vėrtetė se ishim zullumqarė tė mėdhenj".
21:98. Ju dhe ajo qė adhuruat ju pos All-llahut, do tė jeni lėndė e xhehennemit, dhe keni pėr tė hyrė nė tė.
21:99. Sikur tė kishin qenė ata zota, ata nuk do tė hynin nė tė, po qė tė gjithė do tė jenė aty pėrgjithmonė.
21:100. Aty ata do tė kenė rrėnkim dhe aty ata nuk dėgjojnė.
21:101. E atyre tė cilėve u priu e mbara nga ana Jonė, do tė jenė larg tij (xhehennemit).
21:102. Ata nuk do ta dėgjojnė as zhurmėn e tij, dhe ata do tė jenė pėrgjithmonė tė kėnaqur me atė qė e dėshirojnė vetė.
21:103. Ata nuk do t'i shqetėsojė ajo frika e madhe (e fryerjes sė surit), dhe do t'i presin engjėjt (duke i uruar): "Kjo ėshtė dita juaj qė ju premtohej".
21:104. (Pėrkujto) Atė ditė kur Ne e palojmė qiellin sikurse palimi i fletėve nė libėr. Ashtu sikundėr e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmė. Ky ėshtė obligim Yni, e Ne e bėjmė kėtė.
21:105. Ne e kemi shėnuar nė Zebur (nė librat e shenjtė) pas shėnimit (nė Lehvi Mahfudh), se me tė vėrtetė tokėn do ta trashėgojnė robtė e Mi tė mirė.
21:106. Nė kėtė (qė u pėrmend) ka mjaft pėr njė popull tė dėgjueshėm.
21:107. E Ne tė dėrguam ty (Muhammed) vetėm si mėshirė pėr tė gjitha krijesat.
21:108. Thuaj: "Mua mė shpallet se Zoti i juaj ėshtė vetėm njė Zot, e ju a po dorėzoheni?"
21:109. E nėse ata refuzojnė, ti thuaju: "Unė ju njoftova juve nė mėnyrė tė barabartė, dhe se unė nuk e di se ėshtė afėr ose larg ajo qė po premtoheni?"
21:110. Ai e di thėnien e haptė, e di edhe atė qė mbani fshehtė.
21:111. E nuk e di, mos ėshtė kjo sprovė pėr ju (vonesa e dėnimit), apo tė kėnaqeni deri nė njė kohė.
21:112. Ai (Muhammedi) tha: "Zoti im, gjyko (mes meje dhe atyre gėnjeshtarėve) me tė vėrtetėn! E Zoti ynė, Mėshirues ėshtė ai prej tė cilit kėrkohet ndihmė kundėr asaj qė ju pėrshkruani!"
__________________
------------------- ES-SELAMU ALEJKUM WE RAHMETULL-LLAHI WE BEREKATUHU VĖLLEZĖR DHE MOTRA NĖ ISLAM -------------------
|

22-09-2005, 15:13
|
|
Anėtarė Aktiv
|
|
Data e Anėtarėsimit: 22-09-2005
Postimet: 116
All-llahu tė shpėrbleftė: 110
Falėnderuar 18 herė nė 15 Postime
Rep Fuqia: 0
|
|
22. Haxh
22. Haxh
Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
22:1. O ju njerėz, ruajuni dėnimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranė katastrofės sė kijametit ėshtė njė llahtari e madhe.
22:2. Atė ditė, kur ta pėrjetoni atė, secila gjidhėnėse braktis atė qė ka pėr gjiri dhe secila shtatėzėnė e hedh para kohe barrėn e vet, ndėrsa njerėzit duken tė dehur, po ata nuk janė tė dehur, por dėnimi i All-llahut ėshtė i ashpėr.
22:3. Ka ndonjė nga njerėzit qė kundėrshton nė ēėshtjet rreth All-llahut, pa kurrfarė dije dhe ndjek ēdo djall tė mbrapshtė.
22:4. Ai (djalli) ėshtė gjykuar ta humbė dhe ta orientojė nė vuajtje tė zjarrit tė madh, atė qė i miqėsohet atij.
22:5. O ju njerėz, nėse dyshoni pėr ringjalljen, atėherė (mendoni krijimin tuaj qė) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej njė gjaku tė ngjizur, pastaj prej njė sa kafshatė mishi, qė ėshtė krijesė e formuluar ose e paformuluar, nė mėnyrė qė t'ju sqarojmė. Ndėrsa atė qė e dėshirojmė Ne, e pėrqėndrojmė nė mitėr deri nė njė afat tė caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu tė arrini pjekurinė tuaj. Ka qė dikush prej jush vdes herėt, e dikush tė jetojė deri nė pleqėri tė thellė, nė mėnyrė qė tė mos dijė asgjė nga dija qė ka pasur. E ti e sheh tokėn e tharė - tė vdekur, e kur Ne ia lėshojmė asaj ujin ajo gjallėrohet, shtohet dhe nga tė gjitha llojet rritė bimė tė kėndshme.
22:6. Kėtė (e themi pėr ta ditur) se All-llahu ėshtė Ai i Vėrteti dhe se Ai i ringjallė tė vdekurit dhe Ai ka fuqi pėr ēdo send.
22:7. Dhe nuk ka dyshim se kijameti do tė vijė patjetėr dhe se All-llahu me siguri do t'i ngjallė ata tė varrezave (tė vdekurit).
22:8. E ka ndonjė prej njerėzve qė bėn polemikė rreth ēėshtjes sė All-llahut, duke mos pasur kurrfarė dije, kurrfarė udhėzimi dhe kurrfarė libri tė besueshėm.
22:9. Ai qė shtrembėron qafėn (nė shenjė mendjemadhėsie), e pėrpiqet t'i humbė njerėzit nga rruga e All-llahut. Atij do t'i takojė poshtėrimi nė kėtė jetė, ndėrsa nė ditėn e kijametit atij do t'ia veshim dėnimin e djegies (tė zjarrit).
22:10. Kėtė, pėr shkak tė asaj qė bėnė duart tua, ndėrsa All-llahu nuk ėshtė zullumqar ndaj robėrve.
22:11. Ka nga njerėzit qė adhuron All-llahun me mėdyshje (luhatshėm), nėse e godet ndonjė e mirė ai qetėsohet me tė, po nėse e godet ndonjė e pakėndshme, ai kthehet nė fytyrėn e vet tė vėrtetė (tė mėparshme), ai i ka humbur kėtė dhe jetėn tjetėr e ky ėshtė ai dėshtimi i qartė.
22:12. Ai nė vend tė All-llahut lut atė qė nuk mund t'i bėjė as dėm as dobi. Edhe kjo ėshtė ajo humbja pa mbarim.
22:13. Lut atė qė dėmin e tij e ka mė afėr se dobinė e tij. Sa ndihmėtar e shok i keq qenke (do t'i thotė atij adhuruesi nė ditėn e kijametit).
22:14. Ata tė cilėt besuan dhe bėnė vepra tė mira, All-llahu do t'i vejė nė xhennete, nėn tė cilėt rrjedhin lumenj. S'ka dyshim, All-llahu punon atė qė dėshiron.
22:15. Kush mendon se All-llahu nuk do ta ndihmojė atė (Muhammedin) nė kėtė dhe nė tjetrėn jetė, ai le tė ngrihet me ndonjė mjet deri nė qiell e le ta kėputė (ndihmėn), e le tė shikojė se a po ia largon mjeshtėria e tij atė qė po e mllefos.
22:16. Dhe kėshtu Ne e zbritėm kėtė (Kur'anin) plot argumente tė qarta, dhe se All-llahu vė nė rrugė tė drejtė atė qė do.
22:17. Ėshtė e sigurt se All-llahu do tė bėjė dallimin (do tė gjykojė) nė ditėn e kijametit midis atyre qė ishin besimtarė (muslimanė) dhe atyre qė ishin jehudi, sabejė, tė krishterė, zjarrputistė, idhujtarė. All-llahu di dhe vėshtron ēdo gjė.
22:18. A nuk e di pėr All-llahun se Atij i nėnshtrohet (i bėn sexhde) kush ėshtė nė qiej dhe kush ėshtė nė tokė, edhe dielli, edhe hėna, edhe kodrat, edhe bimėt, edhe shtazėt, e edhe shumė njerėz, po shumė janė qė dėnimi ėshtė meritė e tyre. Atė qė e poshtėron All-llahu nuk ka kush qė mund ta bėjė tė ndershėm. All-llahu punon atė qė dėshiron.
22:19. Kėta janė dy kundėrshtarė (grupe kundėrshtarėsh: besimtarė dhe jobesimtarė) qė janė zėnė rreth Zotit tė tyre; e atyre qė nuk besuan, u qepen rroba prej zjarri e u hidhet uji valė mbi kokat e tyre.
22:20. Qė me atė u shkrihet krejt ē'ka nė barqet e tyre e edhe lėkurat.
22:21. Pėr ata janė edhe kamgjikėt e hekurt.
22:22. Sa herė qė pėrpiqen tė dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, kthehen me dhunė nė tė pėrsėri (u thuhet): "Vuajeni dėnimin me djegie!"
22:23. E ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, All-llahu i vendos nė xhennete, nėpėr tė cilin rrjedhin lumenj, aty stolisen ata me rrathė tė artė e me xhevahirė, e petkat e tyre janė tė mėndafshta.
22:24. Dhe ata janė qė u udhėzuan me fjalėt mė tė mira dhe u udhėzuan nė rrugėn e lavdishme.
22:25. S'ka dyshim se ata tė cilėt nuk besuan dhe pengojnė prej rrugės sė All-llahut dhe prej xhamisė sė shenjtė (Qabes), tė cilėn Ne e bėmė tė barabartė pėr njerėz, qofshin vendas ose tė ardhur, dhe kushdo qė tė pėrpiqet tė bėjė ndonjė tė keqe a ndonjė mėkat, Ne kemi pėr t'ua shijuar njė dėnim tė idhėt.
22:26. Pėrkujtoje kur Ne e udhėzuam Ibrahimin pėr nė vendin e shtėpisė (Qabes): tė mos mė pėrshkruajė Mua shok, pastroje shtėpinė Time pėr ata qė e vizitojnė (bėjnė tavaf), qė qėndrojnė nė kėmbė duke u falur, pėrkulur dhe qė bėjnė sexhde.
22:27. Dhe thirr ndėr njerėz pėr haxhin, se tė vijnė ty kėmbėsorė e edhe kalorės me deve tė rraskapitura qė vijnė prej rrugėve tė largėta.
22:28. (Vijnė) Pėr tė qenė tė pranishėm nė dobitė e tyre dhe qė ta pėrmendin All-llahun nė ato ditė tė caktuara (nė shenjė falėnderimi) dhe pėr qė i ka furnizuar me kafshė. Hani pra prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni tė ngushtuarin e tė varfėrin.
22:29. Pastaj le ta heqin papastėrtinė e tyre, le t'i zbatojnė premtimet e veta dhe le tė sillen (bėjnė tavaf) rreth shtėpisė sė lashtė.
22:30. Pra, kėshtu: Kush madhėron atė qė All-llahu e bėri tė shenjtė, ajo ėshtė mė e dobishme pėr te Zoti i vet. Juve u janė lejuar kafshėt, pos atyre qė u lexohen (nė Kur'an), pra largohuni nga ndytėsitė e idhujve dhe largohuni fjalės shpifėse.
22:31. Duke qenė tė sinqertė nė besimin ndaj All-llahut, dhe duke mos i pėrshkruar Atij shok, e kush i pėrshkruan shok All-llahut, ai ėshtė sikur tė bie nga qielli e ta rrėmbejė shpendi, ose si ai tė cilin e gjuan era e stuhishme nė ndonjė vend tė humbur.
22:32. Kjo ėshtė kėshtu! E kush madhėron dispozitat e All-llahut, ajo ėshtė shenjė e devotshmėrisė sė zemrave.
22:33. Ju keni dobi nga ato (shenja - kurbane) pėr njė kohė tė caktuar, e pastaj vendi i tyre ėshtė te shtėpia e lashtė.
22:34. Ne i kemi caktuar ēdo populli vendtherrjen (e kurbanit), qė ta pėrmendin emrin e All-llahut, pėr arsye se i furnizoi ata me kafshėt. Zoti juaj ėshtė njė Zot, andaj vetėm Atij dorėzohuni, e pėrgėzo tė dėgjueshmit.
22:35. Tė cilėt, kur pėrmendet All-llahu, u dridhen zemrat e tyre, tė cilėt janė tė durueshėm ndaj asaj qė i godet, tė cilėt rregullisht e falin namazin dhe tė cilėt japin pėr qėllime tė dobishme nga ajo me ēka i furnizuam Ne.
22:36. E devet (therrjen e tyre pėr kurban) ua kemi bėrė prej dispozitave tė All-llahut, e ju prej tyre keni dobi, andaj pėrmendeni emrin e All-llahut duke qenė ato (tė pėrgatitura pėr therrje) nė kėmbė, e kur tė shtrihen ato nė tokė (dhe t'u dalė shpirti), hani prej tyre dhe ushqeni nevojtarin dhe atė qė lyp. Ashtu, ato ua vėmė nė shėrbimin tuaj qė ju tė jeni mirėnjohės.
22:37. Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nėnshtroi ato juve qė ta madhėroni All-llahun pėr udhėzimet qė ua bėri. Bamirėsve merru myzhde.
22:38. All-llahu largon dėmet e idhujtarėve ndaj atyre qė besuan, se All-llahu nuk e do asnjė tradhtarė e bukėpėrmbystė.
22:39. Atyre qė po sulmohen me luftė, u ėshtė dhėnė leje tė luftojnė, pėr shkak se u ėshtė bėrė padrejt, e All-llahu ka fuqi pėr t'u ndihmuar atyre (muslimanėve).
22:40. (U lejuan tė luftojnė) Ata, tė cilėt vetėm pse thanė: "All-llahu ėshtė Zoti ynė!" u dėbuan prej shtėpive tė tyre pa kurrfarė tė drejte. E sikur All-llahu tė mos i zbrapste disa me disa tė tjerė, do tė rrėnoheshin manastiret, kishat, havrat e edhe xhamitė qė nė to pėrmendet shumė emri i All-llahut. E All-llahu patjetėr do ta ndihmojė atė qė ndihmon rrugėn e Tij, se All-llahu ėshtė shumė i fuqishėm dhe gjithnjė triumfues.
22:41. (Ai ndihmon) Ata tė cilėt kur Ne u mundėsojmė vendosjen nė tokė, e falin namazin, japin zeqatin, urdhėrojnė pėr tė mirė dhe largojnė prej tė keqes. All-llahut i takon pėrfundimi i ēėshtjeve.
22:42. Po edhe nėse tė pėrgėnjeshtrojnė ty, para tyre patėn pėrgėnjeshtruar edhe populli i Nuhut, Adi dhe Themudi.
22:43. Edhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit.
22:44. Po edhe banorėt e Medjenit. Qe pėrgėnjeshtruar edhe Musai; e Unė jobesimtarėve u pata dhėnė afat, mė pastaj u dhashė dėnim, e ēfarė ishte ai dėnim Imi? (Ua ndryshova gjendjen nė tė keq).
22:45. E sa fshatra qė ishin zullumqarė i shkatėrruam Ne, e ato janė tė rrėnuara mbi kulmet e tyre dhe sa bunarė kanė mbetur shkret e sa pallate tė larta!
22:46. A nuk udhėtuan ata nėpėr tokė e tė kenė zemra me tė cilat do tė kuptojnė, dhe veshė me tė cilat do tė dėgjojnė? Pse nė tė vėrtetė sytė nuk verbėrohen, por verbėrohen zemrat nė kraharor.
22:47. Ata kėrkojnė prej teje t'ua ngutėsh dėnimin, po All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, pse njė ditė te Zoti yt ėshtė sa njė mijė vjet, si llogaritni ju.
22:48. Shumė fshatra qė ishin nė rrugė tė gabuar, Unė ua pata shtyrė dėnimin pėr njė kohė, e pastaj i zura me dėnim dhe fundi i tyre ėshtė tek Unė.
22:49. Thuaj: "O ju njerėz, unė jam pėr t'ua tėrhequr haptazi vėrejtjen".
22:50. E ata qė besuan dhe qė bėnė vepra tė mira, do tė kenė falje (tė mėkateve), furnizim tė begatshėm (nė xhennet).
22:51. Ndėrsa, ata qė u pėrpoqėn t'i mposhtin argumentet Tona, tė tillėt janė banues tė xhehennemit.
22:52. Ne nuk dėrguam para teje asnjė tė dėrguar (me shpallje) dhe asnjė pejgamber (tė dėrguar si vazhdues i shpalljes sė mėparshme), e qė, kur ai (i dėrguari) dėshiroi diē, tė mos iu pat hedhur nė atė dėshirėn e tij djalli, e All-llahu asgjėson atė qė e hedh djalli, dhe All-llahu fuqizon argumentet e Veta. All-llahu ėshtė shumė i dijshėm dhe me urtėsi tė madhe i rregullon ēėshtjet.
22:53. E pėr ta bėrė atė (dyshim) qė djalli e hedh si sprovė pėr ata qė nė zemrat e tyre kanė dyshim (munafikėt) dhe pėr ata qė i kanė zemrat e shtangėta. S'ka dyshim se jobesimtarėt janė nė njė armiqėsi tė pambarim.
22:54. E, edhe pėr ta vėrtetuar tė dijshmit se me tė vėrtetė ai (Kur'ani) ėshtė i vėrtet prej Zotit tėnd dhe kėshtu t'i besojnė atij (Kur'anit) dhe (zemrat e tyre) tė binden ndaj tij. E All-llahu patjetėr do t'i udhėzojė ata qė besuan (pėrqafuan) nė rrugėn e drejtė.
22:55. Ata qė nuk besuan janė vazhdimisht nė dyshim pėr tė (pėr Kur'anin), derisa t'u vijė kijameti befas ose t'u vijė dėnimi i ditės sė pafrytshme.
22:56. Atė ditė i tėrė sundimi i takon vetėm All-llahut, Ai gjykon mes tyre, e sa u pėrket atyre qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, ata kanė kėnaqėsitė e tyre nė xhennete.
22:57. Ndėrsa, ata qė nuk besuan dhe pėrgėnjeshtruan argumentet tona, tė tillėt kanė dėnim me nėnēmim.
22:58. E ata qė pėr hir tė All-llahut braktisėn atdheun e tyre, (e duke luftuar) u vranė ose vdiqėn, All-llahu do t'i shpėrblejė me shpėrblimin mė tė mirė, e s'ka dyshim, All-llahu ėshtė mė i miri shpėrblyes.
22:59. Ata do t'i vė nė njė vend ku do tė jenė tė kėnaqur. All-llahu di mė sė miri (kush ēka meriton) dhe ėshtė shumė i butė.
22:60. Kjo ėshtė kėshtu! E kush ndėshkon tjetrin me tė njėjtėn masė me tė cilėn ka qenė i ndėshkuar vetė, e pastaj atij pėrsėri i bėhet e padrejtė, All-llahu do ta ndihmojė atė patjetėr. All-llahu shlyen shumė tė kėqijat dhe falė mėkatet.
22:61. Kėtė (ndihmė) e bėn ngase All-llahu (fuqiplotė) ėshtė Ai qė fut natėn nė ditė e ditėn nė natė (duke shkurtuar njėrėn e zgjatur tjetrėn). All-llahu me tė vėrtetė dėgjon (thėniet) e sheh (punėt).
22:62. Kjo, ngase All-llahu ėshtė Ai i vėrteti, dhe atė qė lusin ata pos Tij ėshtė e kotė. All-llahu ėshtė vėrtet Ai i larti, i madhi.
22:63. A nuk e di se All-llahu e lėshoi shiun prej qiellit, e toka agon e gjelbėruar, vėrtet, All-llahu ėshtė i kujdesshėm, mirėnjohės.
22:64. Vetėm e Tij ėshtė ēka ka nė qiej dhe ēka ka nė tokė, All-llahu ėshtė Ai qė s'ka nevojė pėr asgjė, ėshtė i plotfuqishmi, i falėnderuari.
22:65. A nuk sheh se All-llahu nėnshtroi ēdo gjė qė gjendet nė tokė, pėr tė mirėn tuaj, Ai nėnshtroi anijet qė sipas dėshirės sė Tij tė lundrojnė nė det. Ai mban qiellin tė mos bie nė tokė pos nėse dėshiron Ai. S'ka dyshim se All-llahu ėshtė mirėbėrės, mėshirues ndaj njerėzve.
22:66. Ai ua dha jetėn, u bėn tė vdisni, e pastaj ju ringjall. Vėrtet, njeriu ėshtė pėrbuzės.
22:67. Secilit popull Ne i dhamė ligj (fetar) qė ata veprojnė sipas tij, pra le tė mos polemizojnė (popujt e tjerė) me ty pėr kėtė ēėshtje (pėr ēėshtjen e sheriatit islam), e ti thirri te Zoti yt, se pa dyshim ti je nė njė rrugė tė drejtė.
22:68. E nėse ata tė kundėrshtojnė ty, ti thuaju: "All-llahu di mė sė miri pėr kėtė qė ju po veproni.
22:69. All-llahu do tė gjykojė mes jush nė ditėn e kijametit pėr atė qė kundėrshtoheshit".
22:70. A nuk e ke ditur se All-llahu di ēka ekziston nė qiell e nė tokė, e tėrė ajo ėshtė e shėnuar nė libėr, ajo pėr All-llahun ėshtė shumė lehtė.
22:71. Ata (idhujtarėt) adhurojnė nė vend tė All-llahut (idhuj) pėr tė cilėt nuk u ka ardhur kurrfarė fakti dhe nuk kanė kurrfarė dije, pra pėr idhujtarėt nuk ka ndonjė ndihmėtar.
22:72. E kur u lexohen atyre ajetet tona tė qarta, nė fytyrat e atyre qė nuk besuan u vėren urrejtje. Gati iu vėrsulen atyre qė ua lexojnė ajetet tona. Thuaj: "A t'u tregoj pėr njė mė tė keqe se kjo? Zjarri, tė cilin All-llahu e caktoi pėr ata qė nuk besuan". Sa i keq ėshtė ai vend ku do tė shkojnė.
22:73. O ju njerėz, ja njė shembull, veni veshin pra: Vėrtet ata qė po i adhuroni nė vend tė All-llahut, ata nuk mund tė krijojnė asnjė mizė, edhe nėse tubohen tė gjithė pėr tė, e po ashtu, nėse miza ua rrėmben atyre ndonjė send, ata nuk do tė mund ta shpėtojnė atė prej saj. I dobėt ėshtė edhe lutėsi edhe i luturi.
22:74. Ata nuk madhėruan All-llahun me madhėrinė e Tij tė vėrtetė, qė e meriton, All-llahu ėshtė i fuqishėm, ngadhėnjyes.
22:75. All-llahu zgjedh tė dėrguar prej engjėjve dhe prej njerėzve, All-llahu dėgjon e sheh.
22:76. Ai e di atė qė e punuan mė parė dhe atė qė do ta punojnė mė vonė ata, dhe tė gjitha ēėshtjet i kthehen vetėm All-llahut.
22:77. O ju qė besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetėm Zotin tuaj adhurojeni. Bėni punė tė mira (tė dobishme), se do tė gjeni shpėtim.
22:78. Luftoni me njė luftė tė denjė pėr hir tė All-llahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju pėrcaktoi pėr tė luftuar pėr rrugėn e Tij) dhe nuk ju obligoi nė fé me ndonjė vėshtirėsi, nė fenė e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe mė parė, e edhe ky (Kur'an) ju quajti myslimanė, e pėr tė qenė i dėrguari dėshmitar juaji dhe pėr tė qenė ju dėshmitarė ndaj njerėzve, pra falni rregullisht namazin, jepni zeqatin, pėrmbahuni me All-llahun se Ai ėshtė ndihmėtari juaj. Sa mrojtės i mirė dhe sa ndihmėtarė i madh qė ėshtė.
__________________
------------------- ES-SELAMU ALEJKUM WE RAHMETULL-LLAHI WE BEREKATUHU VĖLLEZĖR DHE MOTRA NĖ ISLAM -------------------
|

22-09-2005, 15:14
|
|
Anėtarė Aktiv
|
|
Data e Anėtarėsimit: 22-09-2005
Postimet: 116
All-llahu tė shpėrbleftė: 110
Falėnderuar 18 herė nė 15 Postime
Rep Fuqia: 0
|
|
23. Muminun
23. Muminun
Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
23:1. Ėshtė e sigurt se kanė shpėtuar besimtarėt:
23:2. ata tė cilėt janė tė pėrulur dhe tė kujdesshėm gjatė faljes sė namazit,
23:3. ata tė cilėt i shmangen tė kotės (fjalė a punė),
23:4. dhe ata tė cilėt rregullisht e japin zeqatin,
23:5. dhe ata tė cilėt e ruajnė nderin e vet (sa i pėrket jetės intime),
23:6. me pėrjashtim ndaj grave tė veta (me kurorė) dhe ndaj atyre (robėreshave) qė i kanė nė pronėsinė e vet, pėr tė cilat nuk janė tė qortuar,
23:7. e kush kėrkon pėrtej tyre (dėfrim nga tė ndaluarat), tė tillėt janė ata qė kanė shkelė normat e caktuara,
23:8. dhe ata tė cilėt me kujdes i ruajnė ato qė u janė besuar (sende ose fjalė), e ruajnė edhe premtimin e dhėnė,
23:9. dhe ata tė cilėt i kushtojnė kujdes kohės sė namazit tė tyre.
23:10. Tė tillėt janė mu ata trashėgimtarėt,
23:11. tė cilėt e trashėgojnė Firdevsin dhe aty ata janė pėrgjithmonė.
23:12. Pėr All-llahun, Ne e krijuam njeriun prej njė ajke (lėngu), e njė balte.
23:13. Pastaj atė (ajkė - baltė) e bėmė (e shndėrruam) pikė uji (farė) nė njė vend tė sigurt.
23:14. Mė pas, atė pikė uji e bėmė copė gjaku, e atė gjak tė ngurtė e bėmė copė mishi, e atė copė mishi e shndėrruam nė eshtra, edhe eshtrave ua veshėm mishin, pastaj atė e bėmė krijesė tjetėr (me shpirt). I lartė ėshtė All-llahu, mė i miri Krijues!
23:15. Mandej, pas kėsaj (krijese) ju do tė vdisni.
23:16. E nė ditėn e kijametit ringjalleni.
23:17. Ne krijuam mbi ju shtatė palė (qiej) dhe nuk jemi tė pakujdesshėm ndaj asaj qė krijuam.
23:18. Ne lėshuam me masė ujė nga qielli dhe atė e pėrqėndrojmė nė tokė. Po Ne kemi mundėsi edhe ta humbim atė (ujin).
23:19. Dhe me anėn e tij Ne mundėsuam pėr ju kopshte hurmash e rrushi, qė nė to keni shumė pemė dhe hani prej tyre.
23:20. Dhe (krijuam) trupa drunjsh qė mbijnė nė kodrėn Sina e qė japin vajėra dhe mėlmesa pėr ngrėnėsit.
23:21. Ju edhe nga kafshėt keni njė mėsim, ngase ju freskojmė me lėng prej barqeve tė tyre dhe keni shumė dobi prej tyre, e edhe prej tyre ushqeheni.
23:22. Dhe mbi to e mbi anije bartni (hipni).
23:23. Ne e patėm dėrguar Nuhun te populli i tij, e ai u tha: "O populli im, adhurojeni vetėm All-llahun, se nuk ka zot tjetėr pos Tij; a nuk i frikėsoheni (dėnimit)?"
23:24. E paria e atij populli qė nuk besuan thanė: "Ky nuk ėshtė tjetėr pos njeri sikurse edhe ju, po dėshiron tė jetė mė i lartė se ju. Po tė dėshironte All-llahu do tė dėrgonte engjėj; ne njė gjė tė tillė nuk e kemi dėgjuar as nga tė parėt tanė!"
23:25. Ai nuk ėshtė tjetėr pos njė njeri i sėmurė mentalisht, andaj pritni (kini durim) edhe pėr njė kohė.
23:26. Ai (Nuhu) tha: "Zoti im, mė ndihmo pėr atė qė mė pėrgėnjeshtrojnė".
23:27. E Ne i shpallėm: "Ndėrto anijen nėn mbikėqyrjen Tonė dhe sipas urdhrit Tonė, e kur tė vijė urdhri Ynė dhe tė ashpėrsohet gjendja, atėherė ti ngarko nė tė prej secilit lloj nga njė ēift (palė), e edhe familjen tėnde, me pėrjashtim tė atij ndaj tė cilit ka marrė fund vendimi, pėr tė pra mos kėrko (falje) prej Meje pėr ata qė janė mėkatarė, pse ata janė tė pėrmbytur.
23:28. E kur tė vendosesh ti dhe kush ėshtė me ty nė anije, atėherė thuaj: "Falėnderuar qoftė All-llahu, i cili na shpėtoi prej popullit tė prishur!"
23:29. Dhe thuaj: "Zoti im, mė zbarko nė njė vend tė bekuar, e Ti je mė i miri i atyre qė bėjnė vendosjen!"
23:30. Nuk ka dyshim se nė kėto (ngjarje tė popujve) ekzistojnė fakte bindėse. Nė tė vėrtetė Ne i vėmė nė sprovė.
23:31. Mandej pas tyre Ne sollėm popull tjetėr.
23:32. Edhe atyre u dėrguam pejgamber nga mesi i tyre (qė u tha): "Adhuroni All-llahun, ju nuk keni zot tjetėr pos Tij, a nuk frikėsoheni!"
23:33. Edhe paria nga populli i tij e cila nuk besoi dhe e mohoi jetėn tjetėr dhe tė cilėve Ne u patėm mundėsuar rehati e begati nė jetėn e kėsaj bote, thanė: "Ky nuk ėshtė tjetėr pos njeri sikurse edhe ju, ha ashtu si hani ju dhe pi ashtu si pini ju!"
23:34. E nėse i pėruleni njė njeriu qė ėshtė si ju, vėrtet, atėherė do tė jeni tė humbur e tė mashtruar.
23:35. Mos vallė ai po ju premton se pasi qė tė vdisni, tė bėheni dhé e eshtra (tė kalbur), do tė nxirreni tė gjallė?"
23:36. Sa larg e larg ėshtė sendėrtimi i asaj qė premtoheni.
23:37. Nuk ka tjetėr, pos jetės sonė tė kėsaj bote, vdesim, lindim dhe ne nuk do tė ngjallemi!
23:38. E ai (Hudi) nuk ėshtė tjetėr pos njeri qė trillon gėnjeshtra ndaj All-llahut, po ne nuk i besojmė atij.
23:39. Ai (Hudi) tha "Zoti im, mė ndihmo se ata po mė pėrgėnjeshtrojnė!"
23:40. E Ai (Zoti) tha: "Sė shpejti do tė dėshpėrohen ata".
23:41. Atėherė me tė drejtė ata i zuri ushtima (dėnimi) dhe ashtu i bėmė sikur tė ishin hedhurina (mbeturina). Larg qoftė prej mėshirės sė Zotit populli zullumqarė.
23:42. Mandej pas tyre Ne sollėm brezni tė reja.
23:43. Asnjė nga popujt (e shkatėrruar) nuk mundi ta shpejtojė e as ta vonojė afatin e vet tė caktuar.
23:44. Ne mė pas i dėrguam pejgamberėt tanė njė pas njė, mirėpo ēdoherė qė njė populli i erdhi i dėrguari i vet, ata e pėrgėnjeshtruan atė, prandaj Ne i pėrcollėm ata (me dėnim) njėrin pas tjetrit dhe i bėmė qė tė pėrmenden nė tregime. I shkatėrruar qoftė populli qė nuk beson!
23:45. Mė pas Ne dėrguam Musain dhe vėllain e tij Harunin me mrekulli dhe argumentet tona tė qarta,
23:46. te faraoni dhe rrethi i tij, po ata u treguan kryelartė, sepse ishin popull mendjemadh.
23:47. Dhe thanė: "Si t'u besojmė dy njerėzve qė janė si ne, kur populli i tyre ėshtė nė shėrbimin tonė?"
23:48. Kėshtu, ata i pėrgėnjeshruan qė tė dy, andaj me tė drejtė i shkatėrruam.
23:49. Ne Musait i dhamė librin (pas shkatėrrimit tė faraonit) nė mėnyrė qė ata (populli israilit) tė gjejnė rrugėn e drejtė.
23:50. Edhe tė birin e Merjemes dhe nėnėn e tij i paraqitėm si argumente (mrekulli) dhe i vendosėm qė tė dy nė njė rrafshnaltė dhe me ujė rrjedhės.
23:51. (Ne u patėm thėnė): "O ju tė dėrguar, hani atė qė ėshtė e lejuar dhe e mirė dhe bėni vepra tė mira se Unė e di atė qė ju veproni.
23:52. Kjo feja juaj ėshtė e vetmja fé e Unė jam Zoti juaj, ruajuni dėnimit Tim.
23:53. E ata mė vonė u ndanė nė grupe sipas ēėshtjes sė fesė dhe secili grup krenohej me atė qė kishte pėrvetėsuar pėr vete.
23:54. Andaj, ti (Muhammed) lėri ata edhe njė kohė nė atė mashtrimin e tyre.
23:55. A mos mendojnė ata se me atė qė jemi duke u dhėnė atyre nga pasuria dhe fėmijėt,
23:56. nxitojmė t'ua ofrojmė atyre tė mirat? Jo, kurrsesi, por ata nuk janė kah e kuptojnė.
23:57. Vėrtet, ata tė cilėt ndaj madhėrisė sė Zotit tė tyre kanė frikė,
23:58. ata, tė cilėt u besojnė argumenteve tė Zotit tė vet,
23:59. dhe ata, tė cilėt nuk i pėrshkruajnė shok Zotit tė vet,
23:60. dhe,ata tė cilėt japin (sadaka-zeqatė) nga ajo qė u ėshtė dhėnė, pse dinė se do tė kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanė tė frikėsuara.
23:61. Tė tillėt janė duke nxituar drejt tė mirave dhe tė parėt do t'i arrijnė ato.
23:62. Ne nuk e obligojmė asnjė njeri pėrtej mundėsive tė tij dhe te Ne ėshtė libri (i shėnimeve) qė i shėnon saktėsisht (veprat) dhe atyre nuk u bėhet padrejt.
23:63. Por zemrat e tyre (mohuesve) janė tė verbėruara nga ky (libėr), e pėrveē kėsaj, ata vazhdojnė tė bėjnė vepra tė kėqija.
23:64. Ndėrkaq, kur t'i kapim me dėnim ata qė kanė bėrė jetė tė shfrenuar, atėherė ata me britmė bėjnė lutje (duke kėrkuar ndihmė).
23:65. Mos e ngreni zėrin tash, se ju nuk keni ndihmėn Tonė!
23:66. Sepse, juve u lexoheshin ajetet e Mia, e ju zbrapseshit.
23:67. Si arrogantė ndaj tij (ndaj Kur'anit, ose ndaj Qabes), e me fyerje kundėr tij natėn bisedoshit.
23:68. A nuk e menduan ata thellė fjalėn (Kur'anin), apo mos u erdhi atyre diēka, qė tė parėve tė tyre tė lashtė nuk u pat ardhur,
23:69. apo mos nuk e njohin tė dėrguarin e vet (Muhammedin), prandaj ata e refuzojnė atė?
23:70. Apo mos thanė pėr tė se ėshtė i ēmendur? Jo, por ai ka ardhur me tė vėrtetėn, e shumica e tyre e urrejnė tė vėrtetėn.
23:71. E sikur tė pėrputhej e vėrteta me dėshirat e tyre, do tė shkatėrroheshin qiejt e toka dhe ēdo gjė qė gjendet nė to. E megjithate qė Ne atyre u sollėm (me kėtė Kur'an) famėn e tyre, ata u zbrapsėn ndaj pėrkujtimit tė vet.
23:72. A mos u kėrkon ti atyre ndonjė shpėrblim? Po shpėrblimi i Zotit tėnd ėshtė mė i miri, pse Ai ėshtė furnizuesi mė i mirė.
23:73. Ē'ėshtė e vėrteta, ti i fton ata nė rrugė tė drejtė.
23:74. Po ata qė nuk e besojnė botėn tjetėr, i shmangen rrugės sė drejtė.
23:75. Edhe sikur t'i mėshironim ata (idhujtarėt) dhe t'ua kishim larguar fatkeqėsitė, ata do tė vazhdonin tė zhyteshin nė zhgėnjimin e tyre.
23:76. Ne i sprovuam ata me dėnim, po ata nuk iu pėrulėn Zotit tė tyre e as nuk iu drejtuan me lutje.
23:77. Derisa t'ua hapim njė derė dėnimin e ashpėr, atėherė ata do tė mbesin aty me shpresa tė humbura.
23:78. Ai ėshtė qė ua krijoi tė dėgjuarit, tė pamurit dhe tė kuptuarit e juaj; sa pak jeni mirėnjohės.
23:79. Dhe Ai ėshtė qė ju krijoi nė tokė dhe vetėm te Ai do tė tuboheni.
23:80. Dhe Ai ėshtė qė jep jetė dhe vdekje dhe vetėm Ai bėn ndryshimin e natės e tė ditės; si nuk e kuptoni?
23:81. Por ja, ata flasin, ashtu si flisnin ata para tyre.
23:82. Ata thanė: "Pasi tė vdesim e tė bėhemi dhé e eshtra tė kalbur, a do tė ringjallemi?
23:83. Kjo na ėshtė premtuar ne edhe prindėrve tanė mė parė, po kjo nuk ėshtė gjė tjetėr pos njė mit i lashtė!
23:84. Thuaj: "E kujt ėshtė toka dhe ēdo gjė qė ka nė tė, nėse jeni qė e dini?"
23:85. Ata do tė thonė: "E All-llahut". Atėherė thuaju: "Pėrse pra nuk mendoni?"
23:86. Thuaj: "Kush ėshtė Zoti i shtatė qiejve dhe Zot i Arshit tė madh?"
23:87. Ata do tė thonė: "All-llahu!". Thuaju: "E pse nuk frikėsoheni pra?"
23:88. Thuaj: "Nė dorėn e kujt ėshtė i tėrė pushteti i ēdo sendi, dhe Ai ėshtė qė mbron (kė tė do), e qė prej Atij nuk mund tė ketė tė mbrojtur; nėse jeni qė e dini?"
23:89. Ata do tė thonė: "Nė dorė tė All-llahut!" Thuaj: "E si mashtroheni pra?"
23:90. Por jo, Ne ua sollėm atyre tė vėrtetėn, e megjithatė, ata jetojnė me gėnjeshtra (duke adhuruar idhuj).
23:91. All-llahu nuk ka marrė pėr Vete kurrfarė fėmijė (as nga engjėjt, e as nga njerėzit), nuk ka me Tė ndonjė zot tjetėr, pse (sikur tė kishte zot tjetėr), atėherė secili zot do tė veēohej me atė qė ka krijuar, dhe do tė dominonin njėri mbi tjetrin! I lartė, i pastėr ėshtė All-llahu nga ato qė ia pėrshkruajnė.
23:92. Ai e di tė fshehtėn e tė dukshmen, Ai ėshtė larg atyre qė ata ia shoqėrojnė.
23:93. Thuaj: "Zoti im, po qe se patjetėr do tė mė tregosh atė (dėnim) qė ua premtove atyre?
23:94. Zoti im, mos mė fut pra, mua tek ai popull zullumqar!"
23:95. Nė tė vėrtetė, Ne kemi fuqi tė ta tregojmė ty atė qė ua kemi premtuar atyre.
23:96. Ti tė keqen kthe me mė tė mirėn. Ne e dimė mė sė miri atė qė shpifin ata.
23:97. Dhe thuaj: "O Zot i im, unė mbrohem me Ty prej cytjeve tė djajve!"
23:98. Dhe mbėshtetem te Ti qė ata tė mos mė afrohen!"
23:99. E kur ndonjėrit prej tyre i vjen vdekja, ai thotė: "O Zoti im, mė kthe,
23:100. qė tė bėj vepra tė mira e ta kompensoj atė qė lėshova!" Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo ėshtė vetėm fjalė qė e thotė ai, e ata kanė para tyre njė perde (distancė periodike) deri nė ditėn kur ringjallen.
23:101. E kur i fryhet surit (herėn e dytė), atėherė, nė atė ditė nuk do tė ketė lidhje familjare mes tyre e as qė do tė pyesė kush pėr njėri-tjetrin.
23:102. E kujt i peshojnė mė rėndė peshojat (veprat e mira), ata janė tė shpėtuarit.
23:103. Ndėrsa, atyre qė u peshojnė lehtė peshojat (veprat e mira), ata janė qė humbėn vetveten dhe janė nė xhehennem pėrgjithmonė.
23:104. Zjarri do t'ua djegė atyre fytyrat dhe do tė duken shumė tė shėmtuar brenda tij.
23:105. (atyre u thuhet): A nuk u janė lexuar juve ajetet e Mia; e ju nuk i besuat ato?
23:106. Ata thonė: "O Zoti ynė, ne na patėn mundur tė kėqijat (u dhamė pas epsheve tė Dunjasė) dhe si tė tillė ishim popull i humbur!
23:107. Zoti ynė, na nxjerr prej tij, e nėse gabojmė pėrsėri, atėherė vėrtet jemi mizorė!"
23:108. Ai thotė: "Heshtni aty e mos mė folni!"
23:109. Pse njė grup prej robėrve tė Mi thanė: "O Zoti ynė, ne besuam, prandaj na falė dhe na mėshiro, se Ti je mė i miri i mėshiruesve!"
23:110. E ju i patėt tallur ata, saqė ajo tallje bėri qė tė harronin pėrkujtimin ndaj Meje, madje edhe qeshnit me ta.
23:111. E Unė sot i shpėrbleva ata, pėr atė qė ishin tė durueshėm ata janė fitimtarėt.
23:112. Ai thotė: "E sa vjet keni kaluar nė tokė?"
23:113. Ata thonė: "Kemi qėndruar njė ditė ose njė pjesė tė ditės, pyeti ata qė dinė numėrimin!"
23:114. Ai thotė: "Mirė e keni, sikur ta dishit, njėmend pak keni qėndruar!"
23:115. A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne?
23:116. I lartė ėshtė All-llahu, Sunduesi i vėrtetė, nuk ka zot tjetėr pos Tij, Zot i Arshit bujar.
23:117. E kush adhuron me All-llahun edhe ndonjė zot tjetėr, pėr tė cilin nuk ka kurrfarė fakti, pėrgjegjėsia e tij ėshtė para Zotit tė vet, e mohuesit nuk do tė shpėtojnė.
23:118. E ti thuaj: "O Zoti im, mė fal e mė mėshiro, se Ti je mė mėshiruesi i mėshiruesve!"
__________________
------------------- ES-SELAMU ALEJKUM WE RAHMETULL-LLAHI WE BEREKATUHU VĖLLEZĖR DHE MOTRA NĖ ISLAM -------------------
|

22-09-2005, 15:16
|
|
Anėtarė Aktiv
|
|
Data e Anėtarėsimit: 22-09-2005
Postimet: 116
All-llahu tė shpėrbleftė: 110
Falėnderuar 18 herė nė 15 Postime
Rep Fuqia: 0
|
|
24. Nur
24. Nur
Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
24:1. (Kjo ėshtė) Kaptinė tė cilėn Ne e shpallėm dhe Ne e bėmė detyrim tė domosdoshėm (zbatimin e dispozitave qė theksohen nė tė) dhe Ne parashtruam nė tė argumente tė qarta nė mėnyrė qė tė merrni mėsim.
24:2. (dispozitė obliguese ėshtė qė) Laviren dhe lavirin t'i rrahni, secilin prej tyre me nga njėqind tė rėna, dhe nė zbatimin e dispozitave tė All-llahut mos u tregoni zemėrbutė ndaj atyre dyve, nėse jeni qė besoni All-llahut dhe botės tjetėr. E gjatė zbatimit tė ndėshkimit ndaj tyre, le tė jenė tė pranishėm njė numėr besimtarėsh.
24:3. Laviri nuk do tė duhej tė martohej me tjetėrkė, pos me ndonjė lavire ose idhujtare, e me laviren nuk do tė duhej tė martohet kush, pos ndonjė lavir o idhujtar. Ajo (kurvėria ose martesa me tė) ėshtė e ndaluar pėr besimtarėt.
24:4. Edhe ata tė cilėt bėjnė shpifje pėr gratė e ndershme dhe nuk sjellin katėr dėshmitarė, t'i rrahni ata me nga tetėdhjetė tė rėna dhe atyre mos ua pranoni dėshminė mė kurrė. Tė tillėt janė tė pabesueshėm.
24:5. Me pėrjashtim tė atyre qė mė vonė pendohen dhe pėrmirėsohen, vėrtet All-llahu ėshtė qė shumė falė e mėshiron.
24:6. Ndėrsa ata tė cilėt shpifin pėr gra tė veta dhe nuk kanė dėshmitar tjetėr pos vetes, dėshmimi i ēdonjėrit prej tyre ėshtė: tė betohen katėr herė nė All-llahun se e thonė tė vėrtetėn.
24:7. E pesta (herė e betimit) ėshtė: Mallkimi i All-llahut qoftė mbi tė nėse ai gėnjen.
24:8. E nga ajo (gruaja e shpifur) largohet dėnimi, nėse katėr herė betohet nė All-llahun se ai (shpifėsi) gėnjen.
24:9. E pesta herė e betimit tė jetė qė ta godisė hidhėrimi i All-llahut, atė (gruan) nėse shpifja ka qenė e vėrtetė.
24:10. Dhe sikur tė mos ishin dhurata dhe mėshira e All-llahut ndaj jush (ju do tė mbarojshit). Pa dyshim All-llahu pranon pendimin, ėshtė i gjithėdijshėm.
24:11. S'ka dyshim se ata qė trilluan shpifjen, janė njė grup prej jush. Ju mos e merrni atė si ndonjė dėm pėr ju, pėrkundrazi, ajo do tė jetė nė dobinė tuaj. Secilit prej tyre do t'i takojė dėnimi sipas pjesėmarrjes nė mėkat, e atij prej tyre qė e barti pjesėn e madhe (tė shpifjes), i takon dėnimi i madh.
24:12. E pėrse kur e dėgjuan atė (shpifje) besimtarėt dhe besimtaret tė mos mendonin tė mirėn si pėr vete dhe tė thonin: "Kjo ėshtė shpifje e qartė?!"
24:13. Pėrse ata nuk i sollėn katėr dėshmitarė pėr kėtė? E derisa nuk sollėn dėshmitarė, ata pra te All-llahu janė mu gėnjeshtarėt.
24:14. E sikur tė mos ishte mėshira e All-llahut dhe mirėsia e Tij ndaj jush, nė kėtė dhe nė botėn tjetėr, juve do t'ju kapte dėnimi shumė i madh pėr shkak tė asaj nė tė cilėn u hodhėt.
24:15. Kur ju atė (shpifjen) e pėrcollėt me gjuhėn tuaj dhe pėr atė qė nuk kishin kurrfarė dije folėshit duke menduar se ajo ishte imtėsi e parėndėsishme, ndėrsa te All-llahu ajo ėshtė e madhe.
24:16. E pėrse, kur e dėgjuat atė, nuk thatė: "Ne nuk na takon tė flasim pėr kėtė. I lartė je Ti, kjo ėshtė shpifje e madhe!"
24:17. All-llahu ju kėshillon qė njė gjė e tillė tė mos pėrsėritet kurrė, nėse jeni besimtarė tė denjė.
24:18. All-llahu sqaron pėr ju argumentet, sepse Ai ėshtė i dijshėm e i urtė.
24:19. Ata, tė cilėt dėshirojnė qė te besimtarėt tė pėrhapet imoraliteti, ata i pret dėnimi i dhembshėm nė kėtė dhe nė botėn tjetėr. All-llahu di (tė fshehtat) e ju nuk i dini.
24:20. Sikur tė mos ishte mirėsia e All-llahut ndaj jush dhe mėshira e Tij, (do ta pėrjetoshit menjėherė dėnimin), po All-llahu ėshtė shumė i butė, i mėshirshėm.
24:21. O ju tė cilėt besuat, mos shkoni gjurmėve tė djallit, pse kush ndjek gjurmėt e djallit ai urdhėron pėr tė shėmtuara e tė irituara, e sikur tė mos ishte mirėsia e All-llahut ndaj jush dhe mėshira e Tij, askush prej jush nuk do tė pastrohej kurrė (prej mėkateve), por All-llahu e pastron atė qė do Ai. All-llahu dėgjon e di.
24:22. Tė ndershmit dhe tė pasurit nga ju, tė mos betohen se nuk do t'u japin tė afėrmve, tė varfėrve dhe atyre qė pėr hir tė All-llahut lanė vendlindjet e tyre, po le t'ua falin (gabimin) dhe mos t'ua zėnė pėr tė madhe. A nuk dėshironi qė All-llahu t'u falė ju? All-llahu falė dhe mėshiron shumė.
24:23. Vėrtet, ata qė akuzojnė gratė e ndershme, besimtare tė pafajshme, janė tė mallkuar nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr dhe ata i pret njė dėnim shumė i madh.
24:24. Nė atė ditė kur dėshmojnė kundėr tyre gjuhėt e tyre, duart dhe kėmbėt e tyre pėr atė qė ata kanė punuar.
24:25. Atė ditė All-llahu ua plotėson shpėrblimin e merituar, e ata e dinė se All-llahu ėshtė Ai i vėrteti, i qarti nė drejtėsi.
24:26. Tė kėqijat (gra ose fjalė) janė pėr tė kėqinjtė edhe tė kėqinjtė janė pėr tė kėqijat, ndėrsa tė ndershmet janė pėr tė ndershmit edhe tė ndershmit janė pėr tė ndershmet. Ata janė tė pafajshėm nga ajo qė u thonė atyre. Ata kanė falje tė madhe dhe furnizim tė begatshėm.
24:27. O ju qė besuat, mos hyni nė shtėpi tė huaja pa kėrkuar leje dhe pa pėrshėndetur njerėzit e saj. Kjo ėshtė mė mirė pėr ju nė mėnyrė qė tė merrni mėsim.
24:28. Po nėse nuk gjeni aty asnjė, atėherė mos hyni nė to derisa t'u jepet leje, e nėse u thuhet kthehuni, ju pra kthenu. Kjo ėshtė mė e ndershme pėr ju. All-llahu di ēdo gjė qė veproni ju.
24:29. Nuk ėshtė pėr ju ndonjė mėkat, nėse hyni nė shtėpi tė pabanuara, e qė nė to keni ndonjė pėrfitim. All-llahu e di atė qė e shfaqni haptas dhe atė qė e mbani fshehtė.
24:30. Thuaju besimtarėve tė ndalin shikimet (prej haramit), t'i ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre se kjo ėshtė mė e pastėr pėr ta. All-llahu ėshtė i njohur hollėsisht pėr atė qė bėjnė ata.
24:31. Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre, tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme, le tė venė shamitė mbi kraharorin e tyre dhe tė mos ua tregojnė bukuritė e tyre askujt pėrveē burrave tė vet, babajve tė vet ose babave tė burrave tė vet, djemve tė vet ose djemve tė burrave tė vet, vėllezėrve tė vet ose djemve tė vėllezėrve tė vet, apo djemve tė motrave tė veta, ose grave tė tyre (qė u pėrmendėn) dhe robėreshave, tė cilat i kanė nė pronėsinė e tyre, ose shėrbėtorėve nga meshkujt tė cilėt nuk ndiejnė nevojė pėr femrat ose fėmijėt qė nuk e kanė arritur pjekurinė pėr gra. Le tė mos kėrcasin me kėmbėt e tyre pėr ta zbuluar fshehtėsinė nga stolitė e tyre. Pendohuni tė gjithė te All-llahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim.
24:32. Dhe martoni tė pamartuarat (tė pamartuarit) edhe robėrit e robėreshat tuaja qė janė tė ndershėm e tė ndershme. Nėse janė tė varfėr, All-llahu i begaton nga mirėsitė e Tij, All-llahu ėshtė bujar i madh, i gjithėdijshėm.
24:33. E ata qė nuk kanė mundėsi martese, le tė pėrmbahen derisa All-llahu t'i begatojė me tė mirat e veta. E ata qė i keni nė pronėsinė tuaj dhe kėrkojnė prej jush t'i lironi nė bazė tė kompensimit, atėherė ua bėni kėtė tė mundshme me marrėveshje, nėse e dini se janė tė besueshėm dhe jepuni nga pasuria qė ua ka dhėnė All-llahu juve. Mos i detyroni robėreshat tuaja tė bėjnė imoralitet, e pėr shkak tė ndonjė fitimi tė kėsaj bote, derisa ato dėshirojnė tė jenė tė pastra. E kush i detyron me dhunė tė bėjnė atė, All-llahu i falė ato pas atij detyrimi. All-llahu falė dhe ėshtė mėshirues.
24:34. Ne u kemi shpallė juve argumente tė qarta dhe shembuj nga ata qė ishin para jush, e edhe kėshillė pėr tė ruajturit.
24:35. All-llahu ėshtė dritė (ndriēues, udhėzues) i qiejve e i tokės. Shembulli i dritės sė Tij i gjason kandilit tė vendosur nė njė zgavėr tė errėt. Kandili gjendet brenda njė qelqi si tė ishte yll flakėrus e qė ndizet prej (vajit tė) njė druri tė bekuar, prej ullirit qė nuk mund tė quhet as i lidjes e as i perėndimit, e vaji i tij ndriēon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritė mbi dritė. All-llahu udhėzon kah drita e Vet atė qė do Ai. All-llahu sjell shembuj pėr njerėzit. All-llahu ēdo gjė di shumė mirė.
24:36. (ajo dritė) Ėshtė nė shtėpitė (xhamitė) qė All-llahu lejoi tė ngrihen, e qė nė to tė pėrmendet emri i Tij, t'i bėhet lutje Atij mėngjes e mbrėmje.
24:37. Ata janė njerėz qė nuk i pengon as tregtia e largėt e as shitblerja nė vend pėr ta pėrmendur All-llahun, pėr ta falur namazin dhe pėr ta dhėnė zeqatin, ata i frikėsohen njė dite kur do tė tronditen zemrat dhe shikimet.
24:38. (ata i luten) qė All-llahu t'i shpėrblejė mė sė miri pėr atė qė punuan dhe pėr t'ua shtuar tė mirat nga Ai. All-llahu e dhuron pa masė atė qė do.
24:39. E veprat e atyre qė nuk besuan janė si valėt (nga rrezet e diellit) nė njė rrafshinė ku i etshmi mendon se ėshtė ujė derisa kur t'i afrohet atij nuk gjen asgjė, por aty e gjen All-llahun dhe Ai do t'ia japė llogarinė e tij. All-llahu ėshtė i shpejtė nė llogaritje.
24:40. Ose (veprat e tyre) janė si errėsirat nė det tė thellė tė cilin e mbulojnė valėt mbi valė dhe mbi ato retė e dendura, pra, errėsira njėra mbi tjetrėn sa qė nuk mund ta shohė ai as dorėn e vet. Atij tė cilit All-llahu nuk i jep dritė, ai nuk ka pėr tė pasur dritė.
24:41. A nuk e di pėr All-llahun se Atij i lutet kush ėshtė nė qiej e nė tokė, madje edhe shpezėt krahhapura. Tė gjithė e dinė dhe janė tė udhėzuar pėr lutje ndaj Tij dhe pėr madhėrimin ndaj Tij. All-llahu e di ē'punojnė ata.
24:42. Vetėm i All-llahut ėshtė i tėrė sundimi i qiejve e i tokės dhe vetėm te Ai ėshtė e ardhmja.
24:43. A nuk e ke parė se si All-llahu i drejton retė, pastaj i bashkon, i bėn grumbull ato edhe atėherė e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lėshon prej sė larti, nga retė e mėdha si kodra breshėr dhe me te godit kėdo, e ia largon atij qė do. Shkėlqimi i vetėtimės sė dritės sė resė gati se s'ta merr tė tė pamurit.
24:44. All-llahu bėnė rrotullimin e natės e tė ditės dhe nė tė gjitha kėto ka fakte pėr ata qė kanė tė pamurit e shėndoshė.
24:45. All-llahu krijoi secilėn gjallesė prej njė uji, e prej tyre ka qė ecin rrėshqanas nė barkun e vet, ka qė ecin nė tė dy kėmbėt e edhe asosh qė ecin nė tė katėr kėmbėt. All-llahu krijon ēka tė dojė, pse vėrtet All-llahu ka mundėsi pėr ēdo gjė.
24:46. Ne kemi shpallur argumente tė qarta, e All-llahu vė nė rrugėn e drejtė atė qė do.
24:47. Ata (hipokritėt) thonė: "Ne i kemi besuar All-llahut, tė dėrguarit tė Tij, dhe u jemi bindur. Por pas asaj, njė grup prej tyre zbrapsėn. Tė tillėt nuk janė besimtarė.
24:48. E kur thirren qė ndėrmjet tyre tė gjykojė All-llahu dhe i dėrguari i Tij, njė grup prej tyre nuk i pėrgjigjen asaj.
24:49. Po nėse ėshtė qė e drejta u takon atyre (nė atė gjykim), ata i shkojnė atij tė bindur e me respekt.
24:50. A thua janė tė sėmurė nė zemrat e tyre apo mos dyshojnė (nė tė dėrguarin) ose mos frikėsohen se All-llahu dhe i dėrguari i Tij do tė gjykojnė padrejt kundėr tyre? Por jo, ata vetė janė zullumqarė.
24:51. Kur thirren besimtarėt pėr gjykim ndėrmjet tyre te All-llahu dhe te i dėrguari i Tij, e vetmja fjalė e tyre ėshtė tė thonė: "Dėgjuam dhe respektuam!" Tė tillėt janė ata tė shpėtuarit.
24:52. Kush respekton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ia ka frikėn All-llahut dhe i pėrmbahet udhėzimit tė Tij, tė tillėt janė ata qė do ta arrijnė atė qė dėshirojnė.
24:53. Ata (hipokritėt) betohen me njė betim tė fortė nė All-llahun se sikur t'i urdhėroshe ti, ata gjithsesi do tė dilnin (pėr nė luftė). Thuaj: "Mos u betoni!" Bindja ėshtė e ditur, (ju vetėm me gojė thoni e jo me zemėr). S'ka dyshim, All-llahu hollėsisht di ēka veproni.
24:54. Thuaj: "Respektojeni All-llahun dhe respektojeni tė dėrguarin!" Nėse ata refuzojnė, atėherė atij i takon pėrgjegjėsia me ēka ėshtė i ngarkuar ndėrsa juve pėrgjegjėsia me ēka jeni tė ngarkuar, nėse i bindeni atij, atėherė keni gjetur tė vėrtetėn. I dėrguari ka obligim vetėm komunikimin e qartė.
24:55. Atyre nga mesi juaj tė cilėt besuan dhe bėnė vepra tė mira, All-llahu u premtoi se do t'i bėjė zotėrues nė atė tokė ashtu si i pat bėrė zotėrues ata qė ishin para tyre dhe fenė tė cilėn Ai e pėlqeu pėr ta, do ta forcojė, e nė vend tė frikės Ai do t'ju dhurojė siguri. Ata mė adhurojnė Mua e nuk mė shoqėrojnė asgjė. E kush edhe pas kėsaj mohon, tė tillėt janė ata mė tė prishurit.
24:56. Falni rregullisht namazin, jepni zeqatin dhe respektoni tė dėrguarin nė mėnyrė qė tė mėshiroheni.
24:57. Kurrsesi mos mendo se janė tė pathyeshėm nė kėtė jetė ata qė nuk besuan. Vendi i tyre ėshtė zjarri e sa pėrfundim i keq ėshtė ai.
24:58. O ju tė cilėt besuat, ata tė cilėt i keni nė pronėsinė tuaj (shėrbėtorėt) dhe ata qė nuk kanė arritur moshėn e pjekurisė, duhet tė kėrkojnė leje prej jush (pėr tė hyrė te ju) nė tri kohė: para namazit tė sabahut, nė kohėn e drekės kur i hiqni rrobat tuaja (pėr tė pushuar) dhe pas namazit tė jacisė, qė tė tria kėto kohė janė kur ju nuk jeni tė veshur. Pos atyre tri kohėve nuk ėshtė mėkat as pėr ju as pėr ata, tė vizitoni njėri-tjerin. Kėshtu All-llahu ua sqaron argumentet e veta. All-llahu ėshtė i dijshmi i urti.
24:59. E kur fėmijėt tuaj ta arrijnė moshėn e pjekurisė, le tė kėrkojnė leje (pėr hyrje) ashtu si kėrkuan ata para tyre. All-llahu ju shpjegon dispozitat e veta, sepse Ai di mė sė miri dhe ėshtė mė i urti.
24:60. E gratė e moshuara, tė cilat nuk dėshirojnė martesė mė, pėr to nuk ėshtė mėkat ta heqin petkun mbulues tė tyre, po duke mos qenė zbuluese tė bukurive, megjithėqė mė sė miri ėshtė pėr to tė jenė tė pėrmbajtura. All-llahu dėgjon, di.
24:61. Nuk ėshtė mėkat pėr tė verbėrin, as pėr tė ēalin, as pėr tė sėmurin, as pėr ju vetė, tė hani nga shtėpitė tuaja, ose nga shtėpitė e etėrve tuaj, shtėpitė e nėnave tuaja, nė shtėpitė e vėllezėrve e tė motrave tuaja, nė shtėpitė e xhaxhallarėve, tė hallave, tė dajėve tuaj, nė shtėpitė e tezeve tuaja ose tė atyre qė u janė besuar ēelėsat e tyre, ose (nė shtėpitė) e miqve tuaj. Mund tė hani bashkėrisht ose veēmas, nuk ėshtė mėkat. Kur tė hyni nė ndonjė shtėpi pėrshėndetni (ata qė janė nė to) me njė pėrshėndetje tė caktuar nga All-llahu (me selamun alejkum) qė ėshtė e bekuar dhe e kėndshme. Kėshtu All-llahu ua sqaron argumentet qė t'i kuptoni.
24:62. Besimtarė janė vetėm ata qė i besuan All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, dhe kur janė me tė (tė dėrguarin) pėr ndonjė ēėshtje tė pėrbashkėt (tė rėndėsishme), nuk largohen pa i kėrkuar leje atij. S'ka dyshim se ata qė kėrkojnė leje prej teje, ata i besojnė All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij. E kur tė kėrkojnė leje pėr ndonjė punė tė tyre, lejo kė tė duash, e kėrkoi falje All-llahut pėr ata, se vėrtet, All-llahu falė shumė dhe ėshtė mėshirues.
24:63. Thirrjen e tė dėrguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njėri-tjetrit. All-llahu i di ata qė tėrhiqen prej jush tinėzisht, prandaj, le tė ruhen ata qė kundėrshtojnė rrugėn e tij (tė tė dėrguarit) se ata do t'i zė ndonjė telashe, ose do t'i godasė dėnimi i idhėt.
24:64. Veni re, se vetėm nė pushtetin e All-llahut ėshtė ēka ka nė qiej dhe nė tokė. Ai e di gjendjen tuaj (besimin apo hipokrizinė), e ditėn kur i kthehen Atij, Ai do t'u kallėzojė atyre pėr atė qė vepruan. All-llahu ėshtė i dijshėm pėr ēdo send.
__________________
------------------- ES-SELAMU ALEJKUM WE RAHMETULL-LLAHI WE BEREKATUHU VĖLLEZĖR DHE MOTRA NĖ ISLAM -------------------
|
|