Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Kur“an dhe Tefsir

Temė e Mbyllur
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 22-09-2005, 14:20
Anėtarė Aktiv
 
Data e Anėtarėsimit: 22-09-2005
Postimet: 116
All-llahu tė shpėrbleftė: 110
Falėnderuar 18 herė nė 15 Postime
Rep Fuqia: 0
SYLEJMAN AHMETI ėshtė nė rrugė tė mirė
Post Kur“ani komplet i pėrkthyer nė gjuhėn shqipe

Kur'ani Fisnik
__________________
------------------- ES-SELAMU ALEJKUM WE RAHMETULL-LLAHI WE BEREKATUHU VĖLLEZĖR DHE MOTRA NĖ ISLAM -------------------
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
Abdurrezak (18-08-2008), shqiptari (28-02-2006)
  #2 (permalink)  
Vjetėr 22-09-2005, 14:26
Anėtarė Aktiv
 
Data e Anėtarėsimit: 22-09-2005
Postimet: 116
All-llahu tė shpėrbleftė: 110
Falėnderuar 18 herė nė 15 Postime
Rep Fuqia: 0
SYLEJMAN AHMETI ėshtė nė rrugė tė mirė
Post 1. Fatiha

Mbėshtetem nė All-llahun nga djalli i mallkuar
1. Fatiha
Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
1:1. Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
1:2. Falėnderimi i takon All-llahut, Zotit tė botėve!
1:3. Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
1:4. Sunduesit tė Ditės sė Gjykimit (pėrgjegjėsisė-shpėrblimit)!
1:5. Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm te Ty kėrkojmė ndihmė!
1:6. Udhėzona (pėrforcona) nė rrugėn e drejtė!
1:7. Nė rrugėn e atyre, tė cilėt i begatove me tė mira, jo nė tė atyre qė kundėr veti tėrhoqėn hidhėrimin, e as nė tė atyre qė e humbėn veten!
__________________
------------------- ES-SELAMU ALEJKUM WE RAHMETULL-LLAHI WE BEREKATUHU VĖLLEZĖR DHE MOTRA NĖ ISLAM -------------------

Sė fundi pėrpunuar nga SYLEJMAN AHMETI : mė 22-09-2005 14:31.
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
Fidan (11-02-2007)
  #3 (permalink)  
Vjetėr 22-09-2005, 14:29
Anėtarė Aktiv
 
Data e Anėtarėsimit: 22-09-2005
Postimet: 116
All-llahu tė shpėrbleftė: 110
Falėnderuar 18 herė nė 15 Postime
Rep Fuqia: 0
SYLEJMAN AHMETI ėshtė nė rrugė tė mirė
Post 2. Bekare

2. Bekare
Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
2:1. Elif, Lam, Mim.
2:2. Ky ėshtė libri qė nuk ka dyshim nė te (sepse ėshtė prej All-llahut) ėshtė udhėzues pėr ata qė janė tė devotshėm.
2:3. Tė cilėt e besojnė tė fshehtėn, e kryejnė faljen (namazin) dhe prej asaj qė Ne u kemi dhėnė, ata japin (zeqat, sadaka etj.).
2:4. Dhe ata, tė cilėt besojnė nė atė qė t'u shpall ty, dhe nė atė qė ėshtė shpallur para teje, dhe qė janė tė bindur plotėsisht pėr (jetėn e ardhshme nė) botėn tjetėr (Ahiretin).
2:5. Tė tillėt janė tė udhėzuar nga Zoti i tyre dhe vetėm ata janė tė shpėtuarit.
2:6. E ata qė mohuan (Kur'anin dhe Muhammedin), pėr ta ėshtė njėsoj ua tėrhoqe vėrejtjen apo nuk ua tėrhoqe, ata nuk besojnė.
2:7. All-llahu ua mbylli atyre zemrat, veshėt e tyre dhe nė tė pamurit e tyre ka njė perde, e ata kanė njė dėnim tė madh.
2:8. Ka disa njerėz qė thonė: "Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetės tjetėr (Ahiretit), po nė realitet ata nuk janė besimtarė.
2:9. Ata pėrpiqen ta mashtrojnė All-llahun dhe ata qė besuan, po nė tė vėrtetė ata nuk mashtrojnė tjetėr, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnė.
2:10. Nė zemrat e tyre kanė sėmurje, e All-llahu u shton sėmundje edhe mė shumė, e pėr shkak se ata pėrgėnjeshtruan, pėsojnė dėnim tė dhembshėm.
2:11. E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin nė tokė"! Ata thonė: "Ne jemi vetėm pėrmirėsues (paqtues)!"
2:12. Veni re, ata nė tė vėrtetė janė shkatėrruesit, por nuk e kuptojnė.
2:13. Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerėzit, ata thonė: "A tė besojmė ashtu sikurse besuan mendjelehtit?" Nė tė vėrtetė ata, dhe mu ata janė mendjelehtit, por nuk e dinė.
2:14. E kur i takojnė ata qė besuan thonė: "Ne kemi besuar!" Por kur veēohen me djajt (parinė) e vet u thonė: "Ne jemi me ju, ne vetėm jemi tallur (me besimtarėt)".
2:15. All-llahu i ndėshkon talljet e tyre, duke i lėnė tė bredhin edhe mė shumė nė mosbesimin e tyre.
2:16. Tė tillėt janė qė e ndėrruan tė vėrtetėn (besimin) me tė pavėrtetėn (mosbesimin), pra tregtia e tyre nuk pati fitim dhe ata nuk qenė tė vetėdijshėm (nė punėn e tyre).
2:17. Shembulli i tyre (nė hipokrizi) ėshtė si shembulli i atij qė ndezė njė zjarr dhe, posa ta ndriēojė ai vendin pėr rreth tij, All-llahu ua shuan dritėn e tyre dhe i lė nė errėsira qė nuk shohin.
2:18. (Mbesin nė errėsirė) Tė shurdhėr, memecė dhe tė verbėr, andaj ata nuk kthehen (nga ajo rrugė e tyre e keqe).
2:19. Ose (Shembulli i tyre ėshtė) si ndonjė shi i rreptė prej sė larti me errėsirė, me bubullimė e me vetėtimė, e prej frikės sė vdekjes, nga rrufeja, ata i vejnė gishtat nė veshėt e tyre. Po All-llahu ėshtė rrethues i mosbesimtarėve (atij nuk mund t'i shpėtojė askush).
2:20. Vetėtima gati ua merr tė pamurit dhe, sa herė qė ajo u bėn dritė atyre, ata ecin nė te, e kur u errėsohet mbesin aty. E sikur tė donte All-llahu, do t'ua merrte tė dėgjuarit (me krismėn e bubullimės) dhe tė pamurit (me shkėndijėn e vetėtimės). Vėrtetė, All-llahu ėshtė i plotfuqishėm pėr ēdo gjė.
2:21. O njerėz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata qė ishin para jush ashtu qė tė jeni tė devotshėm (tė shpėtuar).
2:22. Ai, i cili pėr ju bėri tokėn shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lėshoi shi me tė cilin ju siguroi lloje tė frutave si ushqim pėr ju, pra mos i pėrshkruani All-llahut shokė, duke qenė se ju e dini (qė Ai nuk ka shokė).
2:23. E nė qoftė se jeni nė dyshim nė atė qė Ne ia shpallėm gradualisht robit tonė, atėherė silleni ju njė kaptinė tė ngjashme si ai (Kur'ani) dhe thirrni (pėr ndihmė) dėshmitarėt tuaj (zotėrat) pos All-llahut, nėse jeni tė sinqertė (nė thėniet tuaja se Kur'ani nuk ėshtė prej Zotit).
2:24. E mos e paēit bėrė (deri mė tash), e as qė do ta bėni kurrė (edhe nė tė ardhmen), atėherė ruajuni zjarrit, lėndė e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt, qė ėshtė i pėrgatitur pėr mosbesimtarėt.
2:25. E, pėrgėzoi ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira se ata do tė jenė nė xhennete nė tė cilėt rrjedhin lumenj. Sa herė qė u jepet ndonjė ushqim nga frutat e tij, ata thonė: "Ky ėshtė qė me te u ushqyem edhe mė parė". Ngase, u sillet ushqim i ngjashėm (vetėm nė formė, e jo edhe nė shije). Aty do tė kenė ata bashkėshorte tė pastra dhe aty do tė jenė pėrgjithmonė.
2:26. All-llahu nuk ngurron qė tė marrė ēfarėdo shembulli, qoftė mushkojė a diēka edhe mė e imėt se ajo. Pėr sa u pėrket atyre qė besuan, ata e dinė se ai (shembull) ėshtė i vėrtetė nga Zoti i tyre, ndėrsa ata tė cilėt mohuan do tė thonė: "Ē'deshi All-llahu me kėtė si shembull?" Ai me te humb shumė, e po me te udhėzon nė rrugėn e drejtė shumė, po me pėrjashtim tė atyre qė janė jashtė rrugės, Ai me te nuk humb tjetėr.
2:27. Ata qė e thyejnė besėn e dhėnė All-llahut pasi qė ėshtė lidhur ajo, dhe e kėpusin atė qė All-llahu ka urdhėruar tė jetė e kapur, e edhe bėjnė shkatėrrime nė tokė, tė tillėt janė ata tė dėshtuarit.
2:28. Si e mohoni All-llahun, e dihet se ju ishit tė vdekur e Ai ju ngjalli, mandej ju bėn tė vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej tek Ai do tė ktheheni?
2:29. Ai (All-llahu) ėshtė qė pėr ju krijoi gjithēka qė ka nė tokė, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i pėrsosi ata shtatė qiej. Ai ėshtė i Gjithėdijshmi pėr ēdo gjė.
2:30. (Pėrkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjėjve: "Unė po krijoj (po pėrcaktoj) nė tokė njė zėvendės!" Ata thanė: "A do tė vėshė nė te atė qė bėnė ērregullime dhe qė derdh gjaqet, e ne tė madhėrojmė Ty me lavdėrimin Tėnd dhe plotėsisht tė adhurojmė!" Ai tha: "Unė di atė qė ju nuk e dini!"
2:31. E Ai (Zoti) ia mėsoi Ademit tė gjithė emrat (e sendeve), pastaj ato ua prezentoi engjėjve dhe u tha: "Mė tregoni pėr emrat e kėtyre (sendeve tė emėrtuara), nėse jeni tė drejtė (ēka mendoni)?"
2:32. (Engjėjt) Thanė: "Ti je i pa tė meta, ne nuk kemi dije tjetėr pėrveē atė qė na e mėsove Ti. Vėrtetė, Ti je i Gjithėdijshmi, i Urti!"
2:33. (Zoti) Tha: "O Adem, njoftojė ata (engjėjt) me emrat e atyre (sendeve)!" E kur u rrėfeu atyre pėr emrat e tyre, (Zoti) tha: "A nuk ju kam thėnė juve se Unė mė sė miri e di fshehtėsinė e qiejve e tė tokės dhe mė sė miri e di atė, qė ju e publikoni dhe atė qė e mbani fshehtė".
2:34. E kur u thamė engjėjve: pėruluni (bini nė sexhde) Ademit, ata menjėherė iu pėrulėn, me pėrjashtim tė iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt nė tė madh dhe u bė pabesimtar.
2:35. E Ne i thamė: "O Adem, ti dhe bashkėshortja juaj banoni nė xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah tė doni, por mos iu afroni asaj bime (peme) e tė bėheni zullumqarė (tė vetvetes suaj).
2:36. Po djalli i bėri qė ata tė dy tė mashtrohen nė atė (pemė ose xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirė) qė ishin nė te, e Ne u thamė: "Zbritni (dilni), jeni armik i njėri-tjetrit, e ju deri nė njė kohė nė tokė keni vendbanim dhe dėfrim".
2:37. E Ademi prej Zotit tė vet pranoi disa fjalė (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), Ai ėshtė Mėshirues dhe pranues i pendimit.
2:38. Ne u thamė: "Dilni prej atyhit qė tė gjithė, e juve gjithqysh do t'u arrijė udhėzim prej Meje, e kush e pranon udhėzimin Tim, pėr ata nuk ka as frikė as qė do tė brengosen".
2:39. E ata qė i mohuan dhe pėrgėnjeshtruan argumentet tona, tė tillėt janė banues tė zjarrit, ata do tė jenė aty pėrgjithmonė.
2:40. O bijtė e israilit, kujtoni (jini mirėnjohės pėr) tė mirat e Mia, tė cilat ua dhurova juve dhe zbatoni premtimin qė ma keni dhėnė Mua. Unė e zbatoj atė qė u premtova dhe tė mė keni frikė vetėm Mua.
2:41. Dhe besojeni atė qė e shpalla (Kur'anin), e qė vėrteton atė qė e keni ju e mos u bėni mohues tė parė tė tij, dhe mos i ndėrroni ajetet e Mia (Kur'anin) me njė vlerė tė paktė, por vetėm Mua tė ma keni dronė.
2:42. E mos e ngatėrroni tė vėrtetėn me tė pavėrtetėn dhe me vetėdije tė fshehni realitetin.
2:43. Faleni namazin dhe jepni zeqatin, dhe faluni me ata qė falen (bini nė rukuė me ata qė bien).
2:44. A po i urdhėroni (thirrni) njerėzit pėr punė tė mira, e veten tuaj po e harroni? Ndėrsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?
2:45. Kėrkoni ndihmė (nė tė gjitha ēėshtjet) me durim dhe me namaz, vėrtet, ajo ėshtė e madhe (vėshtirė), por jo edhe pėr ata qė kanė frikė (Zotin).
2:46. Tė cilėt janė tė bindur se do ta takojnė Zotin e vet dhe se ata do t'i kthehen Atij.
2:47. O bijtė e israilit, pėrkujtojeni dhuntinė Time, tė cilėn ua dhurova, dhe Unė ju pata (tė parėt tuaj) dalluar ndaj njerėzve tė tjerė (tė asaj kohe).
2:48. Dhe ruajuni njė ditė kur askush askujt nuk do tė mund t'i kryejė asgjė, kur nuk pranohet pėr te (jobesimtarin) ndonjė ndėrmjetėsim dhe nuk pranohet pėr te kompensim, e as qė do tė ndihmohen ata (fajtorėt).
2:49. Pėrkujtoni edhe kur ju shpėtuam prej popullit tė faraonit, qė nga ai shijuat dėnimin mė tė idhėt, duke ua therė bijtė tuaj, e duke ua lėnė gjallė gratė tuaja. Nė kėtė torturė pėrjetuat njė sprovim tė madh nga Zoti juaj.
2:50. Dhe kur pėr ju e ndamė detin, e ju shpėtuam, ndėrsa ithtarėt e faraonit i fundosėm, e ju i shihnit (me sytė tuaj).
2:51. E kur i premtuam Musait (t'ia japim Tevratin) dyzet net, pas tij ju (pasi shkoi ai pėr Tevrat) e adhuruat viēin, ju ishit dėmtues (tė vetes suaj).
2:52. Mandej edhe pas asaj ua falėm (gabimin), ashtu qė tė falėnderoni.
2:53. Dhe (pėrkujtoni) kur ia dhamė Musait librin, dalluesin nė mėnyrė qė tė udhėzoheni nė rrugė tė drejtė.
2:54. Dhe kur Musai popullit tė vet i tha: "O populli im, me adhurimin e viēit (nė vend tė Zotit), ju i bėtė zullum vetvetes, pra pendohuni para Krijuesit tuaj, dhe mbyteni vetveten. Kjo pėr ju ėshtė mė sė miri te Krijuesi juaj. E Ai ua pranoi pendimin tuaj, Ai ėshtė Mėshirues, ndaj pranon shumė pendimin.
2:55. Dhe kur i thatė: "O Musa, ne nuk tė besojmė ty derisa ta shohim All-llahun haptazi, e atėherė juve u rrėmbeu rrufeja (zjarri) dhe ju e shihnit.
2:56. Pastaj, qė tė jeni mirėnjohės pas vdekjes suaj juve ju ngjallėm.
2:57. Dhe Ne bėmė qė retė t'u bėjnė e hije, ju furnizuam me rrėshirė (tė ėmbėl) dhe me shkurtėza. (Ju thamė) Hani nga tė mirat qė ju furnizuam! (Ata nuk qenė mirėnjohės). Po Neve ata nuk na bėnė kurrfarė dėmi, por ata e dėmtuan vetveten.
2:58. E kur ju thamė: "Hyni nė kėtė fshat (vendbanim), dhe hani nė tė lirisht ku tė dėshironi, e hyni nė derėn (e fshatit) pėrulur dhe thuani: "Hittatun" - ndjesė, Ne ua falim mėkatet tuaja, e bamirėsve ua shtojmė shpėrblimin.
2:59. E ata qė ishin mizorė atė qė u ishte thėnė e ndryshuan me njė fjalė tjetėr, e Ne pėr shkak se ata kundėrshtuan, lėshuam nga qielli njė dėnim kundėr atyre qė ishin mizorė.
2:60. Dhe (pėrkujtoni) kur Musai kėrkoi ujė pėr popullin e tij, e Ne i thamė: "Bjeri gurit me shkopin tėnd", atėherė nga ai gufuan dymbėdhjetė kroje qė secili grup e dinte vendin ku do tė pinte ujė. (U thamė) Hani dhe pini nga begatitė e All-llahut e mos vazhdoni tė jeni ērregullues nė tokė.
2:61. Madje kur ju thatė: "O Musa, ne nuk mund tė durojmė (hamė) vetėm njė ushqim (tė njėjtė), lute pra Zotin tėnd pėr ne tė na furnizojė me ēka mbinė toka prej perimeve tė saj, prej trangujve, prej hudrave, prej thjerrze (groshė) dhe prej qepėve tė saj!" (Musai) Tha: "A kėrkoni ta ndėrroni tė mirėn pėr atė qė ėshtė mė e thjeshtė?" Zdirgjuni pra nė qytet, se aty do tė keni atė qė kėrkoni! E mbi ta rėndoi poshtrimi dhe skamja, e ata kundėr vetes shkaktuan hidhėrimin e All-llahut. Kjo ndodhi ngase ata mohonin argumentet e All-llahut, mbytnin pejgamberėt pa kurrfarė tė drejte, dhe pėr shkak se kundėrshtuan dhe i kalonin kufijtė nė tė keqe.
2:62. Vėrtet, ata qė besuan, ata qė ishin jehudi, krishterėt, sabejėt (kishin lėshuar fenė e adhuronin engjėjt), kush besoi prej tyre (sinqerisht) All-llahun, dhe botėn tjetėr dhe bėri vepra tė mira, ata e kanė shpėrblimin te Zoti i tyre. Pėr ta nuk ka frikė as nuk kanė pėrse tė pikėllohen (pasi qė besuan All-llahun, librat, tė dėrguarit nė mesin e tė cilėve edhe Muhammedin).
2:63. (Pėrkujtoni) Kur Ne patėm marrė prej jush besėn tuaj, ngritėm mbi ju (kodrėn) Turin (u thamė): veproni sipas atij (Tevratit) qė ua dhamė me seriozitet, e mėsoni atė qė ėshtė nė te, ashtu qė tė ruheni.
2:64. E pas asaj (besės) ju mė vonė ia kthyet shpinėn, e po tė mos ishte mirėsia dhe mėshira e All-llahut ndaj jush, ju do tė ishit prej tė dėshpruarve (nė tė dy jetėrat).
2:65. Ju tanimė e keni tė njohur ēėshtjen e atyre nga mesi juaj qė nuk respektuan (urdhrin) nė tė shtunėn, e Ne u thamė: Shndėrrohuni nė majmunė tė pėrbuzur!
2:66. Atė (shndėrrim tė tyre) e bėmė masė ndėshkuese pėr ata qė e pėrjetuan (me sy) dhe pėr pastajshmit, por edhe si kėshillė pėr tė devotshmit.
2:67. (Pėrkujtoni) Edhe kur Musai popullit tė vet i tha: "All-llahu ju urdhėron ta therrni njė lopė! Ata thanė: "A bėn tallje me ne"? Ai tha: "All-llahut i mbėshtetem tė mė ruaj e tė mos bėhem nga injorantėt"!
2:68. Ata thanė: "Lute Zotin tėnd pėr ne tė na sqarojė ēfarė ėshtė ajo"? Ai tha: "Ai thotė se ajo ėshtė njė lopė as e vjetėr (e moshuar) as e re (mėshqerė), ėshtė e mesme, zbatoni pra atė qė urdhėroheni"!
2:69. Ata thanė: "Lute Zotin tėnd pėr ne qė tė na sqarojė ēfarė ėshtė ngjyra e saj"! Ai tha: "Ai thotė se ajo ėshtė njė lopė e verdhė, ngjyra e saj ėshtė e fortė qė kėnaqė shikuesit".
2:70. Ata thanė: "Lute Zotin tėnd pėr ne qė tė na sqarojė ēfarė ėshtė ajo, se lopėt na janė pėrzier (janė bėrė tė ngjashme) e ne do tė gjejmė ta vėrtetėn nė dashtė All-llahu"!
2:71. Ai tha: "Ai thotė se ajo ėshtė lopė jo e lodhur duke lėruar tokėn as duke ujitur bimėt, ajo ėshtė pa tė meta dhe nė tė nuk ka shenjė (ngjyrė tjetėr)"! Ata thanė: "E tash na e sqarove saktė dhe e therrėn atė, e pėr pak e lanė pa e kryer punėn".
2:72. (Pėrkujtoni) Kur e patėt mbytur njė njeri dhe u kundėrshtuat mes veti pėr te, e All-llahu ėshtė zbulues i asaj qė e mbanit fshehtė.
2:73. E ne u thamė: "Mėshoni atij (tė vdekurit) me njė pjesė tė saj (tė lopės sė therrur"!) Ja, kėshtu All-llahu i ngjallė tė vdekurit dhe ua sqaron argumentet e veta, ashtu qė tė kuptoni.
2:74. Edhe pas (fakteve tė qarta) zemrat tuaja u bėnė pasandej tė forta si guri, e edhe mė tė forta, sepse ka nga gurėt prej tė cilėve gufojnė lumenj, e ka disa prej tyre qė ēahen dhe prej tyre buron ujė, madje ka prej tyre qė nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatėpjetė (nga maja e kodrės). All-llahu nuk ėshtė i pakujdesshėm ndaj asaj qė veproni ju.
2:75. A shpresoni se do t'u besojnė ata juve (jehuditė), kur dihet se njė grup prej tyre dėgjuan fjalėt e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenė tė vetėdijshėm (ē'bėnin) i ndryshuan ato.
2:76. E kur i takonin ata qė kishin besuar (muslimanėt) thonin: "Ne kemi besuar! E kur veēoheshin ata mes veti thonin: "A po ju tregoni atyre (muslimanėve) pėr atė qė All-llahu ua shpalli juve (nė Tevrat rreth Muhammedit), qė ata para Zotit tuaj tė kenė argumente kundėr jush. A nuk jeni duke kuptuar".
2:77. A thua nuk e dinė ata (jehuditė) se All-llahu e di atė ēka e fshehin dhe atė ēka e publikojnė?
2:78. E ka disa prej tyre qė janė analfabetė, nuk e kuptojnė librin, por jetojnė vetėm nė shpresa, duke mos qenė tė sigurt.
2:79. Ėshtė shkatėrrim pėr ata qė me duart e veta e shkruajnė librin, e pastaj thonė: "Ky ėshtė prej All-llahut"! E pėr tė arritur me tė njė fitim tė paktė, pra ėshtė shkatėrrim i madh pėr ta ēka shkruan duart e tyre dhe ėshtė shkatėrrim i madh pėr ta ajo ēka fitojnė.
2:80. Ata edhe thanė: "Neve nuk do tė na kapė zjarri vetėm pėr disa ditė tė numėruara"! Thuaj: "A mos keni marrė prej All-llahut ndonjė premtim, e All-llahu nuk e thyen premtimin e vet, ose jeni duke thėnė pėr All-llahun atė qė nuk e dini?
2:81. Po, (do tė ju kapė zjarri) ai qė bėn keq dhe qė e vėrshojnė gabimet e tij, ata janė banues tė zjarrit, aty janė pėrgjithmonė.
2:82. E ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, ata janė banues tė xhennetit, aty janė pėrgjithmonė.
2:83. (Pėrkujtoni) Kur ne morėm zotimin e bijve tė israilit; mos adhuroni tjetėrkė pėrveē All-llahun, tė silleni mirė ndaj prindėrve, ndaj tė afėrmve, ndaj jetimave, ndaj tė varfėrve dhe njerėzve u thuani fjalė tė mira; Faleni namazin dhe jepni zeqatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe pėrveē njė pakice prej jush, ia kthyet shpinėn zotimit.
2:84. Dhe kur morėm zotimin tuaj qė tė mos derdhni gjakun tuaj, tė mos dėboni veten tuaj nga vendi juaj, e ju e pranuat, ndaj dėshmonie.
2:85. Pastaj qe, ju jeni ata qė mbytni njėri-tjetrin, i dėboni disa prej jush nga vendi i tyre duke bashkėpunuar kundėr tyre si ėshtė mėkat e padrejtė, e nėse ata bien te ju nė robėri, ju jepni kompensim pėr (t'i liruar) ata, e dėbimi i tyre nga vendi ėshtė i ndaluar pėr ju. A e besoni njė pjesė tė librit, e tjetrėn e mohoni. Ē'mund tė jetė ndėshkimi ndaj atij qė punon ashtu prej jush, pos poshtėrim nė jetėn e kėsaj bote, e nė Ditėn e Gjykimit ata hidhen nė dėnimin mė tė ashpėr. All-llahu nuk ėshtė i pakujdesshėm ndaj asaj qė veproni ju.
2:86. Tė tillė janė ata qė e vlerėsuan jetėn e kėsaj bote mbi botėn tjetėr, andaj atyre as nuk do t'u lehtėsohet dėnimi, e as qė do tė ndihmohen ata.
2:87. Ne i patėm dhėnė Musait librin dhe pas tij patėm dėrguar shumė pejgamberė. Isait, birit tė Merjemes i dhamė argumente (mrekulli) dhe e fuqizuam me (Xhibrilin) Shpirtin e Shenjtė. E sa herė qė u erdhi ndonjė i dėrguar me ēka nuk u pėlqeu juve, a nuk u bėtė kryelartė dhe disa prej tyre i pėrgėnjeshtruat e disa i mbytėt?
2:88. E (jehuditė e kohės sė Muhammedit) thonė: "Zemrat tona janė nė kėllėf"! Jo, por pėr shkak tė mosbesimit tė tyre, All-llahu i ka mallkuar, andaj pak janė qė besojnė (ose: pak send besojnė).
2:89. E kur u erdhi atyre prej All-llahut libri (Kur'ani) qė ėshtė vėrtetues i atij, qė e kishin pranė, e qė para se t'u vinte e kėrkonin ndihmėn e tij kundėr mosbesimtarėve, e mohuan atė (Muhammedin) qė e njihnin, kur u erdhi. Pra mallkimi i All-llahut qoftė kundėr mosbesimtarėve!
2:90. E shėmtuar ėshtė ajo pėr ēka ata e shitėn vetvetėn. Atė qė e shpalli All-llahu tė mos e besojnė nga zilia, pėr shkak se All-llahu nga mirėsia e Tij t'i shpallė atij qė dėshiron nga robtė e vet. Andaj merituan zemėrim mbi zemėrim (gazep mbi gazep). Mosbesmtarėt kanė dėnim qė i poshtėrson.
2:91. Dhe kur atyre u thuhet: "Besoni atė qė e shpalli All-llahu", ata thonė: "Ne besojmė atė qė na u shpall neve", kurse e mohojmė atė pas tij, edhe pse ėshtė vėrtetues i atij qė e kanė ata dhe ėshtė i vėrtetė. Thuaj: "Nėse jeni besimtarė, pse pra i mbytnit mė parė pejgamberėt e All-llahut"?
2:92. Juve u pat ardhur Musai me argumente, por pas tij ju adhuruat viēin, pra ju ishit mizorė.
2:93. (Pėrkujtoni) Kur morėm premtimin tuaj dhe mbi ju ngritėm kodrėn Tur, (u thamė) merrni kėtė qė u dhamė seriozisht dhe dėgjoni (respektoni). Ata thanė: "Dėgjuam (me veshė) e kundėrshtuam". E pėr shkak tė mosbesimit tė tyre, adhurimi ndaj viēit ishte pėrzier me gjak nė zemrat e tyre. Thuaj: "Nėse jeni besimtarė, besimi juaj ėshtė duke u udhėzuar keq".
2:94. Thuaj: "Nėse bota tjetėr (xhenneti) tek All-llahu ėshtė vetėm pėr ju, e jo edhe pėr njerėzit e tjerė, nėse jeni tė sinqertė, kėrkojeni vdekjen (e shkoni mė shpejtė).
2:95. E pėr shkak tė veprave tė tyre (mėkateve), ata kurrė nuk e dėshirojnė atė. All-llahu di pėr zullumqarėt.
2:96. Ėshtė e sigurt se njerėzit mė lakmues pėr tė jetuar, ti ke pėr tė gjetur ata (jehuditė), bile edhe mė lakmues se idhujtarėt. Ndonjėri prej tyre dėshiron tė jetojė njė mijė vjet, por edhe sikur tė jetojė, ajo (jeta e gjatė) nuk do ta shpėtojė atė prej dėnimit. All-llahu sheh ēka veprojnė ata.
2:97. Thuaj: "Kush ėshtė armik i Xhibrilit (ėshtė armik i All-llahut), e ai me urdhrin e All-llahut e zbriti Kur'anin nė zemrėn tėnde, qė ėshtė vėrtetues i asaj qė ishte mė parė dhe udhėrrėfyes e pėrgėzues pėr besimtarėt".
2:98. Kush ėshtė armik i All-llahut, i engjėjve tė Tij, i tė dėrguarve tė Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit (ai ėshtė mosbesimtar), All-llahu pa dyshim ėshtė armik i mosbesimtarėve.
2:99. Ne tė kemi shpallur ty (Muhammed) argumente tė qarta dhe ato nuk i mohon askush, pėrveē atyre qė kanė dalė respektit.
2:100. (Nuk besojnė argumentet tona se) Sa herė qė ata kanė dhėnė ndonjė premtim, njė grup prej tyre e hodhi atė, por shumica e tyre nuk beson.
2:101. E kur u erdhi atyre ndonjė i dėrguar prej All-llahut, vėrtetues i asaj qė kishin ata, njė grup prej tyre tė cilėve iu kishte dhėnė libri, e hodhi pas shpine librin e All-llahut, kinse nuk dinin (asgjė).
2:102. (E hodhėn librin e Zotit) E ndoqėn atė qė e thonin djajt nė kohėn e sundimit tė Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin tė pafé, sepse u mėsonin njerėzve magjinė. (ndoqėn) Edhe ēka u zbriti nė Babil dy engjėjve, Harutit dhe Marutit. E ata tė dy nuk i mėsonin askujt (magjinė) para se t'i thonin: "Ne jemi vetėm sprovė, pra mos u bėn i pa fé!" E, mėsonin (njerėzit) prej atyre dyve atė (magji) me ēka ndanin burrin prej gruas sė vet, por pa lejėn e All-llahut me atė askujt nuk mund t'i bėnin dėm dhe ashtu mėsonin ēka u sillte dėm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditė) e kanė ditur se ai qė (hodhi librin) e zgjodhi atė (magjinė), ai nė botėn tjetėr nuk ka ndonjė tė drejtė (nė mėshirėn e Zotit). Po ta dinin, ata se pėr ē'ka e shitėn vetveten, ajo ėshtė shumė e keqe.
2:103. E sikur tė kishin besuar ata dhe sikur tė ishin ruajtur (prej mėkateve), po tė dinin, shpėrblimi prej All-llahut do tė ishte shumė mė i dobishėm.
2:104. O ju qė keni besuar, mos thuani: "Raina" - po thuani: "Undhurna" dhe respektoni! Mosbesimtarėt kanė dėnim tė dhembshėm.
2:105. As ata, ithtarėt e librit qė nuk besuan, e as idhujtarėt nuk duan qė juve tė ju vijė ndonjė e mirė nga Zoti juaj. Mirėpo, All-llahu me mėshirėn e vet veēon atė qė dėshiron, All-llahu ėshtė Zot i mirėsisė sė madhe.
2:106. Ne nuk abrogojmė (pezullojmė) asnjė nga argumentet tona, apo ta hedhim nė harresė e tė mos sjellim edhe mė tė dobishėm se ai, ose tė ngjashėm me te. A nuk e ke ditur se All-llahu ėshtė i plotfuqishėm pėr ēdo send?
2:107. A nuk e ke ditur se vetėm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokės, dhe se pos All-llahut nuk keni as mbrojtės as ndihmėtar.
2:108. A doni ta pyetni Tė dėrguarin tuaj sikurse u pyet mė parė Musai. Ai qė e ndėrron besimin me mosbesim, ai tanimė e ka humbur rrugėn e drejtė.
2:109. Shumė ithtarė tė librit (jehudi, krishterė) edhe pasi u ėshtė bėrė e qartė e vėrteta, nga vetė zilia e tyre personale dėshiruan qė pas besimit tuaj t'iu kthejnė nė mosbesimtarė, pra ju lini dhe largohuni prej tyre derisa All-llahu ta sjellė urdhrin e vet. All-llahu ka mundėsi pėr ēdo send.
2:110. Kryeni faljen (namazin) dhe jepeni zeqatin, e ēfarėdo tė mirė qė e pėrgatitni pėr veten tuaj, atė e gjeni tek All-llahu. S'ka dyshim se All-llahu pėrcjell ēdo veprim tuajin.
2:111. Ata edhe thanė: "Kurrsesi nuk ka pėr tė hyrė kush nė xhennet, pėrveē atij qė ėshtė jehudi ose i krishter! Ato janė fantazi tė tyre"! Thuaju: "Sillni argumentin tuaj (ēka thoni) po qe se jeni tė drejtė"?
2:112. Nuk ėshtė ashtu (si thonė ata), po ai qė i ėshtė dorėzuar All-llahut dhe ėshtė bamirės, ai e ka shpėrblimin e vet te Zoti i tij, pėr ata nuk ka frikė, as nuk kanė pse tė mėrziten.
2:113. Jehuditė thanė se tė krishterėt nuk janė tė mbėshtetur nė asgjė (nuk kanė fé tė vėrtetė). Edhe tė krishterėt thanė se jehuditė nuk janė tė mbėshtetur nė asgjė, e duke qenė se ata tė dy palėt e lexojnė librin. Po kėshtu si thėniet e tyre, thanė edhe ata qė nuk dinin (idhujtarėt pėr Muhammedin). Po nė ditėn e gjykimit pėr atė qė ata nuk pajtoheshin, All-llahu gjykon ndėrmjet tyre.
2:114. E kush mund tė jetė mė mizor se ai qė nė xhamitė e All-llahut pengon tė pėrmendet emri i Tij (tė bėhet ibadet) dhe pėrpiqet pėr shkatėrrimin e tyre. Atyre ndryshe nuk u takoi tė hyjnė vetė nė to, vetėm duke qenė respektues (tė tyre e jo rrėnues). Ata nė kėtė jetė kanė nėnēmim e nė botėn tjetėr dėnim tė madh.
2:115. Tė All-llahut janė edhe (anėt nga) lindja edhe nga perėndimi, dhe kahdo qė tė ktheheni, aty ėshtė anė e All-llahut. Vėrtetė, All-llahu ėshtė i gjerė (nė bujari) e i dijshėm.
2:116. Ata (ithtarėt e librit) thanė: "All-llahu ka fėmijė"!? I pastėr ėshtė Ai nga kjo e metė! E Tij ėshtė gjithēka nė qiej e nė tokė, gjithēka i ėshtė nėnshtruar Atij.
2:117. Ai ėshtė shpikės i qiejve e i tokės (pa kurrfarė modeli tė mėparshėm) e kur dėshiron diēka, ai vetėm i thotė: "Bėhu!", nė atė moment bėhet.
2:118. E ata qė nuk dinė (kurejshitėt politeistė) thanė: "Pėrse tė mos na flasė neve All-llahu, ose tė na vijė ndonjė argument"! Po kėshtu, thėniet e tyre nė mėnyrė tė njėjtė i patėn pėrsėritur edhe ata qė ishin para tyre. Tė njėjta janė zemrat e tyre. Ne tanimė i sqaruam argumentet pėr njė popull qė dėshiron tė bindet.
2:119. Ne tė dėrguam ty me tė vėrtetėn (Kur'anin), pėrgėzues dhe qortues, e ti nuk je pėrgjegjės pėr banuesit e xhehennemit.
2:120. As jehuditė, e as krishterėt kurrė nuk do tė jenė tė kėnaqur me ty deri sa ta pasosh fenė e tyre. Thuaju: "Udhėzimi i All-llahut ėshtė udhėzim i drejtė. E nėse pasi qė tė ka ardhur ty e vėrteta shkon pas mendimeve tė tyre, nuk ka kush tė tė ndihmojė e as tė mbrojė nga All-llahu".
2:121. Atyre, tė cilėve ua dhamė librin dhe tė cilėt e lexojnė drejt ashtu si ėshtė, ata e besojnė atė (Kur'anin). E ata qė e mohojnė atė, tė tillėt janė ata qė dėshtuan (nė Dunja e nė Ahiret).
2:122. O bijtė e israilit, kujtoni tė mirat e Mia qė ua dhurova, qė ju dallova mbi njerėzit e tjerė (tė asaj kohe).
2:123. Dhe ruajuni njė ditė kur askush nuk do tė mund ta ndihmojė tjetrin pėr asnjė send, nuk pranohet prej askujt kompensim, nuk do t'i bėjė dobi askujt ndonjė ndėrmjetėsim dhe as qė do tė ndihmohen (mėkatarėt).
2:124. Pėrkujto (O i dėrguar) kur Zoti i vet, Ibrahimin e provoi me disa obligime, e ai i pėrmbushi ato, e Ai i tha: "Unė po tė bėj ty prijės (imam) tė njerėzimit"! Ai tha: "(bėn o Zot) Edhe nga pasardhėsit e mi"! (Zoti) Tha: "Mirėsinė Time nuk mund ta gėzojnė mizorėt"!
2:125. Dhe kur shtėpinė (Qaben) e bėmė vendkthimi dhe vendsigurie pėr njerėzit, (u thamė): Vendin ku qėndroi Ibrahimi pranojeni pėr vendfaljeje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdhėruam: ju tė dy pastrojeni shtėpinė Time pėr vizituesit, pėr ata qė qėndrojnė aty dhe pėr ata qė falen aty.
2:126. Dhe kur Ibrahimi tha: "Zoti im, bėje kėtė njė qytet sigurie dhe banorėt e tij, qė besuan All-llahun dhe jetėn tjetėr, furnizoi me lloje tė frutave"! Ai (All-llahu) tha: "(E furnizoj) Edhe atij qė nuk besoi do t'ia mundėsoj shfrytėzimin e frutave pėr njė kohė tė shkurtėr, e pastaj do ta shtyejė nė dėnimin e zjarrit, e sa pėrfundim i shėmtuar ėshtė ai".
2:127. Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtėpisė (Qabes - luteshin): "Zoti ynė, pranoje prej nesh, se me tė vėrtetė Ti je qė dėgjon dhe di"!
2:128. Zoti ynė, bėna neve dyve besimtarė tė sinqertė ndaj Teje dhe nga pasardhėsit tanė, njerėz tė bindur ndaj Teje, na i mėso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanė dhe falna neve, vėrtet Ti je qė falė shumė, je mėshirues"!
2:129. Zoti ynė, dėrgo ndėr ta, nga gjiu i tyre tė dėrguar qė t'u lexojė atyre ajetet Tua, t'u mėsojė atyre librin dhe urtėsinė, e t'i pastrojė (prej ndytėsisė sė idhujtarisė) ata. S'ka dyshim se Ti je ngadhėnjyesi, i dijshmi.
2:130. E kush largohet prej fesė sė Ibrahimit pėrveē atij qė e poshtron vetveten. Ne atė e bėmė tė zgjedhur nė kėtė botė, kurse nė botėn tjetėr ai ėshtė njėri prej tė lartėve.
2:131. Kur Zoti i vet atij i tha: "Dorėzohu"! Ai tha: "Iu kam dorėzuar Zotit tė gjithėsisė"!
2:132. E Ibrahimi i porositi bijtė e tij me kėtė (fe), e edhe Jakubi. (u thanė) "O bijtė e mi, All-llahu ua zgjodhi fenė (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetėm duke qenė muslimanė"!
2:133. A ishit ju (ithtarė tė librit) dėshmitarė kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve tė vet u tha: "Ēka do tė adhuroni pas meje"? Ata thanė: "Do ta adhurojmė Zotin tėnd dhe Zotin e prindėrve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, njė tė vetmin Zot dhe ne, vetėm Atij i jemi dorėzuar"!
2:134. Ai ishte njė popull qė kaloi, atij i takoi ajo qė fitoi, e juve u takon ajo qė fituat, prandaj ju nuk jeni pėrgjegjės pėr atė qė vepruan ata.
2:135. Ata (ithtarėt e librit) thanė: "Bėhuni jehudi ose tė krishterė, e gjeni rrugėn e drejtė"! Thuaj: "Jo, (asnjėrėn) por fenė e drejtė tė Ibrahimit qė ai nuk ishte nga idhujtarėt".
2:136. Ju (besimtarė) thuani: "Ne i besuam All-llahut, atė qė na u shpall neve, atė qė iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe pasardhėsve (tė Jakubit qė ishin tė ndarė nė dymbėdhjetė kabile), atė qė i ėshtė dhėnė Musait, Isait dhe atė qė iu ėshtė dhėnė nga Zoti i tyre pejgamberėve, ne nuk bėjmė dallim nė asnjėrin prej tyre dhe ne vetėm atij i jemi bindur.
2:137. Nė qoftė se ata besuan ashtu siē besuat ju, ata vėrtet kanė gjetur rrugėn e drejtė, e nėse refuzojnė, atėherė ata janė kundėrshtarė (opozitė), po ty (Muhammed) kundėr tyre do tė mjaftojė All-llahu. Ai ėshtė dėgjuesi, i dijshmi.
2:138. (Kjo fe jona ėshtė) Ngjyrosje e All-llahut, e kush ngjyros (me fe) mė mirė se All-llahu. Ne vetėm atė e adhurojmė.
2:139. Thuaj: "A doni tė grindeni me ne pėr All-llahun, e Ai ėshtė Zoti ynė dhe Zoti juaj dhe ne kemi vepra (shpėrblimin e veprave) tona, e ju keni veprat tuaja. Por ne jemi (besimtarė) tė sinqertė ndaj Tij".
2:140. A pretendoni se Ibrahimi, Ismaili, Is'haku, Jakubi dhe pasardhėsit kanė qenė jehudi ose tė krishterė? Thuaj: "A e dini ju mė mirė apo All-llahu? Kush ėshtė mė mizor se ai, qė e ka dėshminė e All-llahut pranė vetes dhe e fshehė. All-llahu nuk ėshtė i panjoftuar me veprimet tuaja".
2:141. Ai ishte njė popull qė shkoi, tė cilit i takoi ajo qė fitoi, e juve u takon ajo qė fituat, prandaj ju nuk jeni pėrgjegjės pėr atė qė ata vepruan.
2:142. Disa mendjelehtė nga njerėzit do tė thonė: "Ēka i ktheu ata (muslimanėt) prej kibles (drejtimit) nė tė cilin ishin ata (Kudsi)? Thuaj: "Tė All-llahut janė lindja dhe perėndimi, Ai e vė nė rrugėn e drejtė atė qė do".
2:143. Dhe ashtu (siē ju udhėzuam nė fenė islame) Ne u bėmė juve njė pupull tė drejtė (njė mes tė zgjedhur) pėr tė qenė ju dėshmitarė (nė ditėn e gjykimit) ndaj njerėzve, dhe pėr tė qenė i dėrguari dėshmitar ndaj jush. E Kiblen nga e cila ti u drejtove nuk e bėmė pėr tjetėr, vetėm se pėr tė provuar atė qė shkon pas tė dėrguarit, nga ai qė kthehet prapa, ndonėse kjo ka qenė vėshtirė (pėr disa), por jo edhe pėr ata qė All-llahu i drejtoi. All-llahu nuk ėshtė qė t'ua humbė besimin tuaj. S'ka dyshim se All-llahu ėshtė shumė i butė dhe mėshirues ndaj njerėzve.
2:144. Ne shumė herė po shohim kthimin e fytyrės tėnde kah qielli, e Ne gjithqysh do tė drejtojmė ty nė drejtim tė njė kibleje (Qabja) qė ti e do atė. Pra kthehu anės sė xhamisė sė shenjtė (Qabes), dhe kudo qė tė jeni (o besimtarė) kthehuni kah ajo anė. E atyre qė u ėshtė dhurruar libri, ata e dinė sigurisht se kjo (kthesė) ėshtė e vėrtetė nga Zoti i tyre. E All-llahut nuk mund t'i fshihet ajo qė veprojnė ata.
2:145. Po edhe sikur t'u sillshe ti ēdo lloj argumenti atyre qė u ėshtė dhėnė libri, ata nuk pasojnė kiblen tėnde, e as ti nuk do tė pasosh kiblen e tyre, po asnjėra palė nuk do ta pasojė kiblen e tjetrės. E pas dijes, e cila tė ka ardhur, po e zėmė se ishe vėnė pas dėshirave tė tyre, atėherė ti do tė ishe mizor.
2:146. Atyre qė ua kemi dhėnė librin, ata e njohin ate (Muhammedin) siē i njohin bijtė e vet, e njė grup pre tyre edhe pse e dinė kėtė, janė duke e fshehur tė vėrtetėn.
2:147. E vėrteta ėshtė nga Zoti yt, pra kurrsesi mos u bėn nga ata qė dyshojnė.
2:148. Secili (popull) ka njė anė tė cilės ai i kthehet, ju shpejtoni kah punėt e mbara, kudo qė tė jeni All-llahu ka pėr t'ju tubuar tė gjithėve, All-llahu ka fuqi pėr ēdo send.
2:149. Kahdo qė tė shkosh ktheje fytyrėn tėnde kah ana e xhamisė sė shenjtė, kjo ėshtė e vėrtetė nga Zoti yt. All-llahu pėrcjell gjithēka qė veproni ju.
2:150. Dhe kahdo qė tė dalėsh, ktheje fytyrėn tėnde kah ana e xhamisė sė shenjtė (Qabja) dhe kudo qė tė gjendeni ktheni fytyrat tuaja kah ana e saj, ashtu qė njerėzit mos tė kenė argument kundėr jush, pėrveē atyre qė janė mizorė nga ata (qė nga inati nuk pranojnė kurrfarė fakti), por mos ia keni frikėn atyre, frikėsohuni prej Meje (e bėra kėtė) qė tė gjeni rrugėn e drejtė dhe qė tė plotėsojė mirėsinė Time ndaj jush.
2:151. (Sikurse plotėsova mirėsinė Time ndaj jush) Ashtu siē dėrguam nga gjiu i juaj tė dėrguar t'u lexojė ajetet Tona, t'ju pastrojė, e t'ju mėsojė librin dhe traditėn, e edhe t'ju mėsojė atė qė nuk e dinit.
2:152. Pra ju mė kujtoni Mua (me adhurime), Unė ju kujtoj juve (me shprėblim). Mė falėnderoni e mos Mė mohoni.
2:153. O ju qė keni besuar, kėrkoni ndihmė me durim e me tė falur, se vėrtet All-llahu ėshtė me durimtarėt.
2:154. E pėr ata qė u mbytėn nė rrugėn e All-llahut mos thoni: "Janė tė vdekur", Jo, ata janė tė gjallė, por ju nuk kuptoni (gjallėrinė e tyre).
2:155. Ne do t'ju sprovojmė me ndonjė frikė, me uri, me ndonjė humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarėve.
2:156. Tė cilėt, kur i godet ndonjė e pakėndshme thonė: "Ne jemi tė All-llahut dhe ne vetėm tek Ai kthehemi"!
2:157. Tė tillėt janė qė te Zoti i tyre kanė bekime e mėshirė dhe tė tillėt janė ata tė udhėzuarit nė rrugėn e drejtė.
2:158. "Safa" dhe "Merve" janė nga shenjat (pėr adhurim) e All-llahut, e kush e mėsyen shtėpinė pėr haxh (Qaben pėr haxh) ose pėr umre (vizitė jashtė kohės sė haxhit), nuk ėshtė mėkat pėr te t'i vizitojė ato dyja (tė ece nė ato dy vende). E kush bėn ndonjė tė mirė nga vullneti (jo obliguese), s'ka dyshim se All-llahu ėshtė shpėrblyes i gjithėdijshėm.
2:159. Ata, tė cilėt fshehin argumentet dhe faktet qė Ne i shpallėm, e pasi qė ato ua sqaruam njerėzve nė librin, tė tillėt i mallkon All-llahu, i mallkojnė edhe ata qė mallkojnė.
2:160. Pėrveē atyre qė pendohen, qė pėrmirėsohen dhe qė u shpjegojnė njerėzve (tė vėrtetėn), tė tillėve ua pranoj pendimin, se Unė pranoj shumė pendimin, jam mėshirues.
2:161. Ata, tė cilėt mohuan dhe vdiqėn si pabesimtarė, kundėr tyre ėshtė mallkimi i All-llahut, i engjėjve dhe i tė gjithė njerėzve.
2:162. Ata pėrgjithmonė janė aty (nė zjarr), as nuk u lehtėsohet dėnimi, as nuk u jepet afat.
2:163. Zoti juaj (qė meriton adhurim) ėshtė Njė, All-llahu, nuk ka zot pos Atij qė ėshtė mėshirėplotė, gjithnjė mėshiron.
2:164. Ėshtė fakt se nė krijimin e qiejve e tė tokės, nė ndėrrimin e natės e tė ditės, tė anijes qė lundron nė det qė u sjell dobi njerėzve, nė atė shi qė e lėshon All-llahu prej sė larti e me tė ngjall tokėn pas vdekjes sė saj dhe pėrhapė nė te nga ēdo lloj gjallese, nė qarkullimin e erėrave dhe reve tė nėnshtruara mes qiellit e tokės, (nė tė gjitha kėto), pėr njė popull qė ka mend ka argumente.
2:165. E nga njerėzit ka asish qė nė vend tė All-llahut besojnė idhujt, qė i duan (i madhėrojnė) ata, sikur (qė besimtarėt e vėrtetė e duan) All-llahun, po dashuria e atyre qė besuan All-llahun ėshtė shumė mė e fortė. E sikur tė dinin ata qė bėnė mizori se kur do ta shohin dėnimin (nė botėn tjetėr), do tė binden se e tėrė fuqia i takon vetėm All-llahut (e jo idhujve) dhe se All-llahu ėshtė ndėshkues i rreptė.
2:166. Dhe (sikur tė shihnin) kur do tė largohen ata qė u prinin prej atyre qė i ndiqnin (paria largohet prej atyre qė u shkuan pas), e tė gjithė e shohin dėnimin dhe kėputen lidhjet e tyre.
2:167. E Ata, tė cilėt u patėn shkuar pas do tė thonė: "Ah, sikur tė na lejohej njė kthim (nė Dunja) e tė largohemi prej tyre (prijėsve) siē u larguan ata tash prej nesh"! Kėshtu All-llahu do t'ju paraqesė veprat qė janė dėshpėrim pėr ta, e ata nuk kanė tė dalė prej zjarrit.
2:168. O ju njerėz, hani nga ajo qė ėshtė nė tokė e qė ėshtė e lejuar dhe e mirė, e mos shkoni hapave tė djallit se ai ėshtė armik i hapėt i juaji.
2:169. Ai ju urdhėron vetėm me tė kėqia e turpėsi, dhe ju shtyen tė thoni pėr All-llahun atė qė nuk e dini.
2:170. E kur u thuhet atyre (idhujtarėve): "Pranoni atė qė All-llahu e shpalli"! Ata thonė: "Jo, ne ndjekim atė rrugė nė tė cilėn i gjetėm prindėrit tanė"! Edhe sikur prindėrit e tyre tė mos kenė kuptuar dhe tė mos jenė udhėzuar nė rrugėn e drejtė (ata do t'i pasonin)?
2:171. Shembulli i (i thirrėsit tė) atyre qė nuk besuan ėshtė sikurse i atij (bariut) qė u lėshon britmė atyre (bagėtive) qė nuk dėgjojnė tjetėr vetėm se britmė e zė (e nuk kuptojnė). Ata janė tė shurdhėr, memecė e tė verbėr, ata nuk kuptojnė.
2:172. O ju qė besuat, hani nga tė mirat qė ua kemi dhėnė dhe falėnderoni All-llahun, nėse jeni qė vetėm Atė e adhuroni.
2:173. (All-llahu) Ua ndaloi juve vetėm tė ngordhtėn, gjakun, mishin e derrit dhe atė qė therret (ngrihet zėri me tė) jo nė emėr tė All-llahut. E kush shtrėngohet (tė hajė nga kėto) duke mos pasur pėr qėllim shijen dhe duke mos e tepruar, pėr tė nuk ėshtė mėkat. Vėrtet All-llahu falė, ėshtė mėshirues.
2:174. Ata qė fshehin nga libri atė qė shpalli All-llahu dhe pėr tė fitojnė shumė tė paktė, ata nė barqet e tyre fusin vetėm zjarr. Atyre All-llahu nuk do t'u flasė nė ditėn e gjykimit dhe as nuk i shfajėson ata, por pėr ta pason dėnimi i rėndė e i padurueshėm.
2:175. Ata janė qė nė vend tė udhėzimit e morėn humbjen dhe dėnimin nė vend tė shpėtimit. Sa tė durueshėm qenkan ata ndaj zjarrit?
2:176. Atė (dėnim) pėr shkak se All-llahu e zbriti librin (Tevratin), me sqarim tė drejtė, e ata qė bėnė ndryshime nė librin, janė nė njė pėrēarje tė largėt nga e vėrteta.
2:177. Nuk ėshtė tėrė e mira (e kufizuar) t'i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perėndimi, por mirėsi e vėrtetė ėshtė ajo e atij qė i beson All-llahut, ditės sė gjykimit, engjėjve, librit, pejgamberėve dhe pasurinė qė e do ua jep tė afėrmve, bonjakėve, tė varfėrve, udhėtarėve, lypėsve dhe pėr lirimin e robėrve, dhe ai qė e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata qė kur premtojnė e zbatojnė, dhe tė durueshmit nė skamje, nė sėmundje dhe nė flakėn e luftės. Tė tillėt janė ata tė sinqertit dhe tė tillėt janė ata tė devotshmit.
2:178. O ju qė besuat, u ėshtė bėrė obligim gjurmimi pėr dėnim pėr mbytje: i liri pėr tė lirin, robi pėr robin, femra pėr femrėn. Kurse atij qė i falet diēka nga vėllai i vet, atėherė ajo le tė pėrcillėt (e atij qė fal) kuptueshėm dhe shpagimi (nga dorasi) atij le t'i bėhet me tė mirė. Kjo ėshtė njė lehtėsim dhe mėshirė prej Zotit tuaj. E kush tejkalon pas kėtij (pajtimi), ai ka njė dėnim tė idhėt.
2:179. O ju tė zotėt e mendjes, kjo masė e dėnimit ėshtė jetė pėr ju, ashtu qė tė ruheni (nga mbytja e njėri-tjetrit).
2:180. Kur ndonjėrit prej jush i ėshtė afruar vdekja, nėse lė pasuri pas vete, testamenti (vasijeti) pėr prindėrit dhe pėr tė afėrmit u ėshtė bėrė juve obligim, por ashtu siē ėshtė drejt. Pėr ata qė janė tė devotshėm kjo ėshtė detyrė qė lypet kryer.
2:181. Kush bėn ndryshimin e tij pasi qė ta ketė dėgjuar (ditur) atė, mėkati pėr te u takon atyre qė ndryshojnė. All-llahu dėgjon dhe di.
2:182. E kush frikėsohet prej testamentuesit se gabimisht po largohet nga drejtėsia, ose qėllimisht do tė bėjė mėkat, ai qė bėn pajtim ndėrmjet tyre, ai nuk ka mėkat. Vėrtet All-llahu shumė falė dhe shumė mėshiron.
2:183. O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm.
2:184. (Jeni tė obliguar pėr) Ditė tė caktuara, e kush ėshtė i sėmurė prej jush ose ėshtė nė udhėtim (e nuk agjėroi), atėherė ai (le tė agjėrojė) mė vonė aq ditė. E ata qė i rėndon ai (nuk mund tė agjėrojnė), janė tė obliguar pėr kompensim, ushqim (ditor), i njė tė varfėri, ai qė nga vullneti jep mė tepėr, ajo ėshtė aq mė mirė pėr te. Mirėpo, po qe se e dini, agjėrimi ėshtė mė i mirė pėr ju.
2:185. (Ato ditė tė numėruara janė) Muaji i Ramadanit qė nė te (filloi tė) shpallet Kur'ani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga gėnjeshtra). E kush e pėrjeton prej jush kėtė muaj le tė agjėrojė, ndėrsa kush ėshtė i sėmurė ose nė udhėtim, le tė agjėrojė aq ditė nga ditėt e mėvonshme. All-llahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtirėsim pėr ju. (Tė agjėroni ditėt e lėshuara mė vonė) Qė tė plotėsoni numrin, ta madhėroni All-llahun pėr atė se u udhėzoi dhe qė tė falėnderoni.
2:186. E kur robėt e Mi tė pyesin ty pėr Mua, Unė jam afėr, i pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet, pra pėr tė qenė ata drejt tė udhėzuar, le tė mė pėrgjigjen ata Mua dhe le tė mė besojnė Mua.
2:187. Natėn e agjėrimit u ėshtė lejuar afrimi te gratė tuaja, ato janė prehje pėr ju dhe ju jeni prehje pėr ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kėrkoni atė qė ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pini derisa qartė tė dallohet peri i bardhė nga peri i zi nė agim, e pastaj agjėrimin plotėsojeni deri nė mbrėmje. E kur jeni tė izoluar (nė i'tikafė) nė xhami, mos t'u afroheni atyre (pėr marrėdhėnie intime). Kėto janė dispozitat e All-llahut, pra mos i kundėrshtoni. Ja kėshtu, nė kėtė mėnyrė All-llahu ua sqaron njerėzve argumentet e veta qė ata tė ruhen.
2:188. Dhe mos e hani pasurinė e njėri-tjetrit nė mėnyrė tė palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatėsit pėr tė grabitur nė mėnyrė tė padrejtė njė pjesė tė pasurisė sė njerėzve, kur ju e dini (se pa tė drejtė po e hani atė).
2:189. Tė pyesin ty pėr hėnėn e re (dhe fazat e saj) Thuaj: "Ato janė pėrcaktime tė kohės pėr njerėz dhe pėr haxh. Nuk ėshtė mirėsi tė hyni nga mbrapa nė shtėpitė por ėshtė mirėsi kush ruhet (nga tė kėqijat). Nė shtėpitė hyni kah dyert e tyre dhe kini frikė All-llahun qė ashtu tė gjeni shpėtim.
2:190. Dhe luftoni nė rrugėn e All-llahut kundėr atyre qė ju sulmojnė e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata qė e teprojnė (e fillojnė luftėn).
2:191. Dhe luftoni ata kudo qė t'i zini, dėboni prej vendit ata sikurse ju pėrzuan ata juve. Provokimi (fitneja) ėshtė mė i rėndė se vrasja. Mos i luftoni ata pranė xhamisė sė shenjtė (Qabes) deri qė ata t'ju luftojnė juve aty, e nėse ju sulmojnė, atėherė sulmoni edhe ju ata. I kėtillė ėshtė ndėshkimi ndaj pabesimtarėve.
2:192. E nėse heqin dorė (nga provokimi), All-llahu ėshtė Ai qė fal dhe qė mėshiron.
2:193. Luftoni ata (idhujtarėt) derisa tė zhduket propagandimi i idhujtarėve dhe derisa tė aplikohet feja vetėm pėr All-llahun. E nė qoftė se ndalen (nga propaganda dhe lufta), atėherė lėreni armiqėsinė, pėrveē atyre qė janė zullumqarė.
2:194. Muaji i shenjtė (i sivjetit) ėshtė pėr muajin e shenjtė (tė vjetit), e shenjtėritė (shkelja e tyre) janė masė ndėshkuese. Pra, kush ju sulmon juve, kthenia sulmin atij edhe ju po nė atė masė dhe kini frikė nga All-llahu e ta dini se All-llahu ėshtė me tė devotshmit.
2:195. Dhe jepni pėr nė rrugė tė All-llahut e mos e hidhni veten nė rrezik dhe bėni mirė, se me tė vėrtetė All-llahu i do bamirėsit.
2:196. E kryeni haxhin dhe umren pėr hir tė All-llahut, po nė qoftė se pengoheni, atėherė (therrni pėr kurban) ēka t'ju vijė mė lehtė prej kurbanėve, e mos i rruani kokat tuaja derisa tė arrijė kurbani vendin e caktuar. Po kush ėshtė prej jush i sėmurė ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensimi ėshtė: agjėrim, sadaka ose kurban. E kur jeni tė sigurt, ai qė bėnė umren para haxhit (duhet therrė) njė kurban qė i vjen mė lehtė, mirėpo nėse nuk ka, le tė agjėrojė tri ditė gjatė haxhit e shtatė ditė kur tė ktheheni, kėto janė dhjetė ditė tė plota. Ky ėshtė rregull pėr ata qė nuk e kanė familjen pranė xhamisė sė shenjtė. Pra kini dro All-llahun dhe dijeni se All-llahu ėshtė ndėshkues i rreptė.
2:197. Haxhi ėshtė nė muajt e caktuar e kush bėn (ia fillon tė zbatojė) haxhin nė kėta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bėn tė merr nėpėr kėmbė dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. Ēka punoni nga e mira, All-llahu di pėr to. Dhe pėrgatituni me furnizim (pėr rrugė), e furnizimi mė i mirė ėshtė devotshmėria, e ju tė zotėt e mendjes kini dronė Time.
2:198. Nuk ėshtė mėkat pėr ju tė kėrkoni begati nga Zoti juaj (tė bėni ndonjė tregti gjatė haxhit). E kur tė derdheni (hiqeni) prej Arafatit, pėrmendeni All-llahun nė vend tė shenjtė (Muzdelife), pėrmendeni Atė ashtu si u ka udhėzuar Ai, sepse mė parė ishit tė humbur.
2:199. Pastaj zdirgjuni andej kah zdirgjen njerėzit, kėrkoni All-llahut falje, se All-llahu fal e ėshtė mėshirues.
2:200. E kur t'i kryeni detyrat tuaja, pėrmendeni All-llahun sikurse i pėrkujtoni prindėrit tuaj, bile pėrmendeni edhe mė fortė. Ka disa prej njerėzve qė thonė: "Zoti ynė, na jep Ti neve nė kėtė botė"! Pėr tė nuk ka asgjė nė botėn tjetėr.
2:201. E, ka prej tyre asish qė thotė: "Zoti ynė na jep tė mira nė kėtė jetė, tė mira edhe nė botėn tjetėr dhe na ruaj prej dėnimit me zjarr"!
2:202. Tė tillėt e kanė shpėrblimin nga ajo qė e fituan. All-llahu ėshtė i shpejtė nė llogari.
2:203. All-llahun pėrmendeni nė ditėt e caktuara (nė ditėt e bajramit). Kush ngutet (tė largohet prej Mines) pėr dy ditė, nuk bėn mėkat, po edhe ai qė e shtyen (edhe pėr njė ditė) nuk bėnė mėkat, kėto rregulla janė pėr atė qė don tė jetė i pėrpiktė. Pra, kini kujdes All-llahun dhe dijeni se ju te Ai tuboheni.
2:204. Ka ndonjė nga njerėzit qė fjala e tij tė mahnit, por vetėm nė kėtė botė (meqė nė botėn tjetėr gjykon Ai qė i di tė fshehtat), dhe pėr atė qė ka nė zemrėn e tij, e paraqet All-llahun dėshmues, e nė realitet ai ėshtė kundėrshtari mė i rreptė.
2:205. E posa tė kthehet ai nė tokė, vepron tė bėjė shkatėrrim nė tė, tė asgjėsojė tė korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do ērregullimin (fesadin).
2:206. Dhe kur i thuhet atij: "Ki frikė All-llahun"!, atė e kap eufori pėr punė mėkati. Shtrat i shėmtuar ėshtė ai qė i takon atij (xhehennemi).
2:207. Ka nga njerėzit, i cili pėr hirė tė All-llahut e flijon vetveten, e edhe All-llahu ėshtė shumė i mėshirshėm pėr robtė e vet.
2:208. O ju qė besuat, hyni nė islamizmin e tėrėsishėm (pėrqafojeni fenė islame nė tėrėsi), e mos ndiqni rrugėn e djallit, sepse ai ėshtė armik juaji i hapėt.
2:209. E nėse devijoni pasi qė u kanė ardhur argumentet e qarta, ta dini pra se All-llahu ėshtė i plotfuqishėm, i vetėdijshėm.
2:210. Ata nuk janė duke pritur tjetėr, por vetėm t'ju vijė All-llahu (urdhėri i All-llahut nė ditėn e gjykimit) nėn hije tė reve, (t'ju vijnė) engjėjt dhe ēėshtja tė jetė e kryer (kush pėr xhennet e kush pėr xhehennem). Vetėm te All-llahu ėshtė fundi i tė gjitha ēėshtjeve.
2:211. Pyeti bijtė e Israilit, se sa argumente tė qarta u kemi dhėnė atyre (dhe nuk besuan). E kush e ndėrron tė mirėn e All-llahut pasi qė t'i ketė ardhur ajo, s'ka dyshim se ndėshkimi i All-llahut ėshtė i ashpėr.
2:212. Atyre qė nuk besuan, u ėshtė bėrė e hijshme jeta e kėsaj bote dhe bėjnė tallje me ata qė besuan. Po ata qė u ruajtėn (besimtarėt) nė ditėn e kijametit. All-llahu i jep (shpėrblim) pa masė atij qė e do.
2:213. Njerėzit ishin njė popull (tė fesė sė natyrshme islame) e (kur u pėrēanė) All-llahu dėrgoi pejgamberėt pėrgėzues dhe qortues, dhe atyre Ai u zbriti edhe librin me fakte tė sakta pėr tė gjykuar nė atė qė u kundėrshtuan ndėrmjet veti. Nė atė (libėr) kundėrshtuan vetėm ata qė kishin libėr (ithtarėt e librit). E pėrpos atyre qė iu kishte dhėnė ai (libri) dhe u kishin ardhur argumente tė qarta, nuk kundėrshtoi kush nė te (nė librin), po edhe atė (kundėrshtim e bėnė), nga zilia ndėrmjet tyre, mirėpo All-llahu me mėshirėn e Tij i udhėzoi ata qė besuan tek e vėrteta e asaj pėr ēka ishin kundėrshtuar. All-llahu e vė nė rrugė tė drejtė atė qė dėshiron.
2:214. Po ju menduat se do tė hyni nė xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre qė ishin para jush, tė cilėt i patėn goditur skamjet e vuajtjet dhe qenė tronditur, saqė i dėrguari thoshte, e me te edhe ata qė kishin besuar: "Kur do tė jetė ndihma e All-llahut"?! Ja (u erdhi ndihma) vėrtet ndihma e All-llahut ėshtė afėr"!
2:215. Tė pyesin se ē'do tė japin. Thuaj: "Atė qė jepni prej pasurisė jepni pėr prindėrit, jepni pėr tė afėrmit, pėr bonjakėt, pėr tė varfėrit, pėr kurbetēinjtė. E ēdo tė mirė qė punoni, s'ka dyshim se All-llahu e di.
2:216. Juve u ėshtė bėrė obligim lufta, ndonėse ju e urreni atė. Por mund qė ju ta urreni njė send, e ai ėshtė shumė i dobishėm pėr ju, dhe mund qė ju ta doni njė send, e ai ėshtė dėm pėr ju. All-llahu e di (fundin e ēdo sendi) e ju nuk dini.
2:217. Tė pyesin pėr luftėn nė muajin e shenjtė, thuaj: "Lufta nė tė ėshtė e madhe (mėkat i madh), por pengimi nga rruga e All-llahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga xhamia e shenjtė (Qabja) dhe dėbimi i banorėve tė saj nga ajo, janė mėkate edhe mė tė mėdha tek All-llahu. E provokimi (kundėr muslimanėve) ėshtė edhe mė i madh se mbytja. Ata do t'ju luftojnė juve vazhdimisht pėr t'ju zbrapsur, nėse munden, nga feja juaj. E kush zbrapset prej jush nga feja e tij dhe vdes si pabesimtar, ata i kanė zhdukur veprat e veta nė kėtė jetė dhe nė jetėn tjetėr. Tė tillėt janė banorė tė zjarrit dhe nė te do tė qėndrojnė pėrjetshėm.
2:218. Ata tė cilėt besuan, ata qė u shpėrngulėn dhe luftuan nė rrugėn e All-llahut, ata meritojnė tė shpresojnė nė mėshirėn e Tij. All-llahu falė shumė dhe ėshtė mėshirues.
2:219. Tė pyesin ty pėr verėn dhe bixhozin. Thuaj: "Qė tė dyja janė mėkat i madh, e ka edhe dobi nė to (tė pakta) pėr njerėz, por dėmi i tyre ėshtė mė i madh se dobia e tyre. Tė pyesin ty edhe se ē'do tė japin. Thuaj: "Tepricėn"! Kėshtu ua sqaron All-llahu juve argumentet ashtu qė tė mendoni (ēka ėshtė mirė e ēka ėshtė keq).
2:220. (tė mendoni) Pėr kėtė botė dhe pėr botėn tjetėr. Dhe tė pyesin ty pėr bonjakėt. Thuaj: "Po t'i ndihmoni nė punėt e tyre ėshtė mė mirė, e nėse i pėrzieni (pasurinė e tyre me tuajėn), ata janė vėllezėrit tuaj. All-llahu di tė dallojė qėllimkeqin nga qėllimmirin. E sikur tė dėshironte All-llahu do t'ju rėndojė. All-llahu ėshtė mė i fuqishmi, mė i urti.
2:221. Mos u martoni me idhujtare deri qė ato tė besojnė (Zotin). Njė robėreshė besimtare ėshtė mė e vlefshme se njė idhujtare, edhe nėse ajo (idhujtarja) ju mahnitė. Mos u martoni as me idhujtarė deri qė ata tė besojnė (Zotin). Njė rob besimtar ėshtė mė i vlefshėm se idhujtari edhe nėse ai ju mahnit. Ata ju ftojnė pėr nė zjarr, e All-llahu me mėshirėn e vet ju fton pėr nė xhennet, pėr nė shpėtim dhe u sqaron njerėzve argumentet e veta, ashtu qė ata tė pėrkujtojnė.
2:222. Tė pyesin ty pėr tė menstruacionin (hajdin). Thuaj: "Ajo ėshtė gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatė menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (pėr marrėdhėnie) derisa tė pastrohen. E kur tė pastrohen, atėherė afrohuni atyre ashtu siē u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata qė pendohen dhe ata qė ruhen prej punėve tė ndyta e tė neveritshme.
2:223. Gratė tuaja janė vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si tė dėshironi, por pėrgatitni pėr veten tuaj, dhe kini frikė All-llahun, e ta dini se fundi juaj ėshtė tek Ai, e besimtarėve jepu myzhde.
2:224. E mos e bėni All-llahun peng tė betimeve tuaja (kur betoheni nė Te), kur doni tė bėni vepra tė mira, tė silleni mirė dhe tė bėni pajtim ndėrmjet njerėzve. All-llahu i dėgjon tė gjitha dhe i di.
2:225. All-llahu nuk ju merr nė pėrgjegjėsi pėr betimet tuaja tė paqėllimta, por ju merr pėr ato qė i bėni qėllimisht me gjithė zemėr. All-llahu ėshtė i butė dhe falė shumė.
2:226. Ata qė betohen se do tė largohen prej grave tė tyre (tė mos bėjnė kontakt me to), afati i pritjes ėshtė katėr muaj. Nė qoftė se kthehen ata (heqin dorė nga betimi), s'ka dyshim, All-llahu bėn falje dhe mėshiron.
2:227. E nė qoftė se ata kanė vendosur pėr shkurorėzim, All-llahu dėgjon (fjalėt e tyre) i di (qėllimet e tyre).
2:228. E ato gra qė janė shkurorėzuar janė tė obliguara tė presin tre menstruacione. Nėse ato i besojnė All-llahut dhe ditės sė fundit, atyre nuk u lejohet ta fshehin atė qė All-llahu e krijoi nė mitrat e tyre. E burrat e tyre kanė mė shumė tė drejta qė gjatė asaj kohe, nėse duan pajtim, t'i rikthejnė ato. Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe pėrgjegjėsia nė bashkėshortėsi, e burrave u takon njė pėrparėsi ndaj tyre. All-llahu ėshtė i gjithėfuqishėm, i urtė.
2:229. Lėshimi (pas tė cilit mund tė bėhet rikthimi) ėshtė dy herė, e (pastaj) ose jetė e njerėzishme (bashkėshortore) ose shkurorėzim me mirėkuptim. E juve (burrave) nuk u lejohet t'u merrni asnjė send nga ajo qė u keni dhuruar (si niqah), vetėm nėse qė tė dy frikėsoheni se nuk do tė mund t'i ruani dispozitat e All-llahut (nė bashkėshortėsi). E nėse keni frikė se ata tė dy nuk do tė mund t'i ruajnė dispozitat e All-llahut, atėherė pėr atė, me ēka ajo bėn kompensim, pėr ata tė dy nuk ka mėkate. Kėto janė dispozita tė All-llahut, pra mos i kundėrshtoni, sepse kush i tejkalon dispozitat e All-llahut, pikėrisht tė tillėt janė zullumqarėt.
2:230. E nė qoftė se ai (burri) e lėshon atė (pėr herė tė tretė), pas atij (lėshimi) nuk lejohet mė derisa tė martohet ajo pėr njė burrė tjetėr. E nėse ai (burri i dytė) e lėshon atė, atėherė pėr ata dy, po qe se mendojnė se do t'i zbatojnė dispozitat e All-llahut, nuk ka pengesė tė rikthehen (nė bashkėshortėsi). Kėto janė dispozita tė All-llahut qė ia sqaron njė populli qė kupton.
2:231. E kur t'i keni lėshuar gratė dhe ato i afrohen afatit tė tyre, atėherė ose mbani si duhet ose i lėni si duhet (tė kryejnė afatin), e mos i mbani sa pėr t'i dėmtuar, e tė bėheni tė padrejtė. E kush bėn atė, ai e ka dėmtuar vetveten. Dispozitat e All-llahut mos i merrni pėr shaka. Pėrkujtoni tė mirat e All-llahut ndaj jush edhe atė qė ua shpalli Kur'anin dhe dispozitat e sheriatit me tė cilat ju udhėzon, dhe keni frikė All-llahun e dijeni se All-llahu ėshtė i gjithėdijshėm pėr ēdo send.
2:232. Dhe kur i lėshoni gratė, e ato e pėrmbushin afatin e tyre (tė pritjes), nėse pėlqejnė mes vete ashtu si kėrkojnė rregullat, mos i pengoni qė tė martohen pėr burrat e tyre. Me kėtė kėshillohet ai qė prej jush e beson All-llahun dhe botėn tjetėr, kjo ėshtė mė e dobishme pėr ju, mė e pastėr, se All-llahu e di, e ju nuk e dini.
2:233. Nėnat, ato qė duan ta plotėsojnė gjidhėnien, janė tė obliguara t'u japin gji fėmijėve tė vet dy vjet tė plota. I ati i fėmijės ėshtė i obliguar pėr furnizimin dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si ėshtė rregull. Askush nuk ngarkohet mė tepėr, vetėm aq sa ka mundėsi. Asnjė nėnė nuk bėn tė dėmtohet me fėmijėn e saj, e as babai me fėmijėn e tij. Po ashtu ėshtė i obliguar edhe trashėgimtari (i fėmijės). E nėse pas njė konsultimi dhe pėlqimi (prindėrit) shfaqin dėshirėn pėr ndėrprerjen (mė herėt) e gjinit, nuk ėshtė ndonjė mėkat pėr ta. Nėse ju (baballarėt) pėr fėmijėn tuaj dėshironi gjidhėnėse tjetėr me kusht qė pagesėn t'ia bėni nė mėnyrė tė duhur, nuk ėshtė ndonjė mėkat. Kini frikė nga All-llahu dhe dijeni se All-llahu sheh ēka punoni.
2:234. E ata qė vdesin dhe lėnė gra pas vete, ato (gratė) presin katėr muaj e dhjetė ditė. E kur ta kryejnė ato afatin e tyre, nuk ėshtė mėkat pėr ju (familja kujdestare) pėr atė qė bėjnė ato nė mėnyrė tė njerėzishme me veten e tyre. All-llahu hollėsisht e di ēka veproni.
2:235. Paraqitja juaj pėr martesė ndaj grave (qė kanė kryer afatin e tyre), nė mėnyrė tė tėrthortė, ose mbajtja fshehtė nė veten tuaj, nuk ėshtė mėkat pėr ju. All-llahu e di se ju do t'ua pėrmendni atyre (dėshirėn pėr martesė), por kurrsesi mos u premtoni atyre fshehtazi (diē tjetėr), pėrpos t'u thoni fjalė tė lejuara. Dhe mos vendosni lidhjen e kurorės derisa tė pėrfundojė afati i caktuar. Ta dini se All-llahu e di ēka fshehni nė vete, pra kini frikė prej Atij, dhe dijeni se All-llahu falė shumė, ėshtė i butė.
2:236. Nuk ėshtė mėkat pėr ju nėse i lėshoni gratė pa pasur kontakt (martesė) me to dhe para se t'u caktoni atyre ndonjė caktim (kurorė-nikah), po pajisni ato (me ndonjė pajisje), pasaniku sipas mundėsisė sė tij dhe i varfėri sipas mundėsisė sė tij. Njė pajisje e zakonshme ėshtė obligim pėr bėmirėsit.
2:237. E nėse i lėshoni ato para se tė kontaktoni, por u keni pas caktuar atyre njė caktim (kurorė), atėherė duhet t'u jepni gjysmėn e asaj qė e keni caktuar, pėrveē nėse ato ju falin ose ju falė ai nė duart e tė cilit ėshtė lidhja e kurorės. E tė falni (burra ose gra) ėshtė mė afėr devotshmėrisė, e mos e harroni bamirėsinė ndėrmjet jush. Vėrtet, All-llahu sheh atė qė veproni.
2:238. Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atė namazin e mesėm, dhe ndaj All-llahut tė jeni respektues (nė namaze).
2:239. E nėse keni frikė (nga armiku), atėherė faluni duke ecur ose duke kalėruar, por kur tė jeni tė siguruar, pėrkujtojeni (me namaz) All-llahun ashtu si u mėsoi Ai pėr atė qė ju nuk dinit.
2:240. Ata qė vdesin nga mesi i juaj dhe lėnė pas vete gra, le tė testamentojnė (lėnė porosi) pėr gratė e tyre, furnizimin pėr njė vjet, duke mos i nxjerrė prej shtėpisė. E nėse (me dėshirėn e vet) dalin, nuk ėshtė mėkat pėr ju pėr atė punė tė lejueshme qė bėjnė ato me vetveten. All-llahu ėshtė mė i fuqishmi, mė i dituri.
2:241. Pėr tė devotshmit ėshtė obligim qė edhe pėr gratė e lėshuara tė bėjnė njė furnizim tė zakonshėm.
2:242. Kėshtu, qė t'i kuptoni, All-llahu ua shpjegon argumentet e veta.
2:243. A nuk di pėr ata, tė cilėt nga frika prej vdekjes u larguan prej atdheut tė vet, e tė cilėt ishin me mijėra, e All-llahu atyre u tha: "Vdisni"! (ata vdiqėn). Pastaj i ngjalli. All-llahu ėshtė shumė bamirės pėr njerėz, por shumica e njerėzve nuk janė mirėnjohės.
2:244. Luftoni pėr hir tė All-llahut, e tė dini se All-llahu dėgjon, di.
2:245. Kush ėshtė ai qė i huazon All-llahut njė hua tė mirė, e Ai t'ia shtojė atij shumėfish atė? All-llahu shtrėngon (varfėron) dhe ēliron (begaton) dhe kthimi juaj ėshtė vetėm tek Ai.
2:246. A nuk ke marrė vesh pėr parinė e bijėve tė israilit pas Musait? Kur i patėn thėnė njė tė dėrguari tė tyre (Shem'unit): "Cakto pėr ne njė sundues e tė luftojmė nė rrugėn e All-llahut"! Ai (pejgamberi) tha: "A mund tė ndodhė qė nėse lufta u bėhet obligim ju tė mos luftoni"! Ata thanė: "E ē'kemi ne qė tė mos luftojmė nė rrugėn e All-llahut, kur dihet se ne jemi dėbuar nga atdheu dhe bijtė tanė"? E kur u obliguan me luftė, pėrveē njė pakice prej tyre, ata u zbrapėn. All-llahu ėshtė i njohur pėr punėt e zullumqarėve.
2:247. Pejgamberi i tyre u tha: "All-llahu caktoi sundues tuajin Talutin". Ata thanė: "Si mund tė jetė ai sundues yni, kur ne kemi mė shumė meritė se ai pėr sundim, madje ai edhe nuk ėshtė i pasur"? Ai tha: "All-llahu e zgjodhi atė sundues tuajin dhe e pajisi me dituri tė gjerė e me fuqi trupore"! All-llahu ia jep sundimin e vet atij qė do, All-llahu ėshtė dhurues i madh, i dijshėm.
2:248. Pejgamberi i tyre u tha: "Shenjė e sundimit tė tij ėshtė qė t'ju sjellė arkėn, qė e bartin engjėjt dhe qė nė tė gjeni qetėsim (shpirtėror) nga Zoti juaj, e edhe diēka qė ka mbetur nga thesari i familjes sė Musait dhe Harunit. S'ka dyshim se ky, po qe se jeni besimtarė, ėshtė njė fakt pėr ju".
2:249. E kur doli (prej qytetit) Taluti me ushtrinė, tha: "All-llahu do t'ju sprovojė me njė lumė, e ai qė pi prej atij, ai nuk ėshtė me mua, e kush nuk e shijon atė, ai ėshtė me mua, pėrveē atij qė me dorėn e vet e pi njė grusht"! Mirėpo, me pėrjashtim tė njė pakice prej tyre, tė tjerėt pinė nga ai. E kur e kaloi ai (Taluti) atė sė bashku me te edhe ata qė ishin besimtarė thanė: "Ne sot nuk kemi fuqi kundėr Xhalutit dhe ushtrisė sė tij"! Po ata qė ishin tė bindur se do ta takonin All-llahun thanė: "Sa e sa grupe tė vogla me dėshirėn e All-llahut kanė triumfuar ndaj grupeve tė mėdha"! All-llahu ėshtė me durimtarėt.
2:250. E kur i dualėn pėrballė Xhalutit dhe ushtrisė sė tij, thanė: "Zoti ynė! Na dhuro durim! Na i pėrforco kėmbėt tona dhe na ndihmo kundėr pabesimtarėve!
2:251. Me ndihmėn e All-llahut i thyen ata, e Davudi e mbyti Xhalutin dhe All-llahu i dha atij (Davudit) sundimin, pejgamberllėkun dhe e mėsoi atė pėr ēdo gjė qė deshi. Dhe sikur All-llahu tė mos i mbronte njerėzit me disa prej disa tė tjerėve, do tė shkatėrrohej toka, po All-llahu ėshtė bamirės i madh ndaj njerėzimit.
2:252. Kėto janė argumente tė All-llahut, po t'i lexojmė ty me saktėsi, e s'ka dyshim se ti (Muhammed) je prej tė dėrguarve.
2:253. Kėta (pėr tė cilėt tė rrėfyem) janė tė dėrguarit, disa prej tyre i dalluam nga tė tjerėt, prej tyre pati qė All-llahu u foli, disa i ngriti nė shkallė mė tė lartė, Isait, birit tė Merjemes i dhamė argumente dhe e pėrforcuam me shpirtin e shenjtė (Xhibrilin). E sikur tė donte All-llahu, nuk do tė mbyteshin ndėrmjet vete ata (populli) qė ishin pas tyre, pasi qė atyre u patėn zbritur argumentet, por ata megjithatė u pėrēanė. E pati prej tyre qė besuan dhe pati tė tillė qė nuk besuan,e sikur tė dėshironte All-llahu ata nuk do tė mbyteshin, por All-llahu punon ēka dėshiron.
2:254. O ju qė keni besuar, para se tė vijė njė ditė kur nuk do tė ketė as shitblerje, as miqėsi, e as ndėrmjetėsim, jepni nga ajo me ēka Ne u furnizuam juve. Pabesimtarėt janė mizorė.
2:255. All-llahu ėshtė njė, nuk ka zot tjetėr pėrveē Atij. Ai ėshtė mbikqyrės i pėrhershėm dhe i pėrjetshėm. Atė nuk e kap as kotja as gjumė, gjithēka ka nė qiej dhe nė tokė ėshtė vetėm e Tij. Kush mund tė ndėrmjetėsojė tek Ai, pos me lejen e Tij, e di tė tashmen qė ėshtė pranė tyre dhe tė ardhmen, nga ajo qė Ai di, tjerėt dinė vetėm aq sa Ai ka dėshiruar, Kursija e Tij (dija-sundimi) pėrfshijnė qiejt dhe tokėn. Kujdesi i Tij ndaj tė dyjave, nuk i vjen rėndė, Ai ėshtė mė i larti, mė i madhi.
2:256. Nė fe nuk ka dhunė. Ėshtė sqaruar e vėrteta nga e kota. E kush nuk i beson tė pavėrtetat e i beson All-llahut, ai ėshtė kapur pėr lidhjen mė tė fortė, e cila nuk ka kėputje. All-llahu ėshtė dėgjues i dijshėm.
2:257. All-llahu ėshtė mbikėqyrės i atyre qė besuan, i nxjerr ata prej errėsirave nė dritė. E kujdestarė tė atyre qė nuk besuan janė djajtė qė i nxjerrin ata prej drite e i hudhin nė errėsira. Ata janė banorė tė zjarrit, ku do tė qėndrojnė pėrgjithmonė.
2:258. A nuk ke arritur tė dijsh pėr atė qė pėrse All-llahu i kishte dhėnė pushtet, ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit tė tij. Kur Ibrahimi tha: "Zoti im ėshtė Ai qė jep jetė dhe vdekje"! Ai tha: "Edhe unė jap jetė dhe vdekje"! Ibrahimi tha: "Zoti im e sjell diellin nga lindja, sille pra ti atė nga perėndimi"? Atėherė ai qė nuk besoi mbeti i hutuar. All-llahu nuk e shpie nė rrugė tė drejtė popullin mizor.
2:259. Ose (nuk je i njohur) me shembullin e atij qė kaloi pranė njė fshati qė ishte rrėnuar nė kulmet e tij, e tha: "Si e ngjallė All-llahu kėtė pas shkatėrrimit tė tij"? E All-llahu e bėri tė vdekur atė (pyetėsin - Uzejrin) njėqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: "Sa qėndrove (i vdekur)"? Ai tha: "Njė ditė, ose njė pjesė tė ditės"! Ai (All-llahu) Tha: "Jo, por ke ndenjur (i vdekur) njėqind vjet, shikoje ushqimin dhe pijen tėnde si nuk ėshtė prishur, e shikoje edhe gomarin tėnd (si i janė shkapėrderdhur eshtrat). E pėr tė bėrė ty argument pėr njerėzit (bėmė kėtė sprovė), shiko se si i kombinojmė eshtrat e pastaj i veshim me mish. E kur iu bė e qartė atij tha: "U binda se me tė vėrtetė All-llahu ka mundėsi pėr ēdo send"!
2:260. Pėrkujto kur Ibrahimi tha: "Zoti im, mė mundėso tė shoh se si i ngjallė tė vdekurit"? Ai (Zoti) tha: "A nuk je i besueshėm"? Ai (Ibrahimi) tha: "Po, por desha qė zemra ime tė ngopet (bindje)"! Ai (Zoti) tha: "Merri katėr shpendė pranė vete (theri e copėtoi), e pastaj nė ēdo kodėr vėndoje nga njė pjesė tė tyre, mandej thirri ato, do tė vijnė ty shpejtė, e dije se All-llahu ėshtė i gjithėfuqishmi, i urti".
2:261. Shembulli i pasurisė sė atyre qė e japin nė rrugėn e All-llahut ėshtė si i njė kokrre qė i mbinė shtatė kallinj, nė secilin kalli njėqind kokrra. All-llahu ia shumėfishon (shpėrblimin) atij qė dėshiron, All-llahu ėshtė bujar i madh, i di qėllimet.
2:262. Ata qė pėr hir tė All-llahut e japin pasurinė e tyre, e pastaj atė qė e dhanė nuk e pėrcjellin me tė pėrmendur e me mburrje, ata e kanė shpėrblimin e vet te Zoti i tyre, pėr ata nuk ka frikė, ata as qė do tė brengosen.
2:263. Njė fjalė e mirė dhe njė lehtėsim (qė i bėhet lypėsit) ėshtė mė e dobishme se njė lėmoshė qė pėrcillet me tė keqe. All-llahu nuk ka nevojė pėr askė, ėshtė i butė.
2:264. O ju qė besuat, mos i prishni lėmoshat tuaja me tė krenuar e me ofendim siē bėn ai qė e jep pasurinė e vet sa par sy e faqe tė njerėzve, e nuk e beson All-llahun dhe as botėn tjetėr. Shembulli i tij ėshtė si njė gur i madh e i lėmuar qė mbi tė ka pak dhe, e kur e godet atė njė shi i madh e lė tė zhveshur (lakuriq). Ata (formalistėt) nuk arrijnė asgjė nga ajo qė punuan. All-llahu nuk e udhėzon popullin jobesimtar.
2:265. E shembulli i atyre qė pasurinė e vet e japin nga bindja e tyre e duke kėrkuar kėnaqėsinė e All-llahut, i pėrngjan njė kopshti nė njė rrafshnaltė qė i bie shi i madh, e ai jep fruta tė dyfishtė. Po edhe nėse nuk i bie shi i madh, i bie njė rigė (qė i mjafton). All-llahu sheh atė qė veproni.
2:266. A dėshiron ndonjėri prej jush qė ka njė kopsht me hurma e rrush, nė tė cilin rrjedhin lumenj,qė nė tė ka nga tė gjitha frutet, e atė (pronarin e kopshtit) ta ketė kapur pleqėria dhe ai tė ketė pasardhės tė mitur, e atė (kopshtin) ta godasė ndonjė stuhi me zjarr e ta djegė. Kėshtu All-llahu ua sqaron argumentet pėr tė menduar ju.
2:267. O ju qė besuat, jepni nga mė e mira e asaj qė e fituat dhe nga ajo qė u dhamė prej tokės, e mos nxitoni ta jepni atė mė tė pavlefshmen nga ajo, e qė ju nuk do ta pranonit pėr vete vetėm symbyllas. E, dijeni se All-llahu s'ka nevojė pėr ju, ėshtė i madhėruar.
2:268. Djalli ju frikėson nga varfėria dhe ju urdhėron pėr tė kėqija, e All-llahu ju garanton falje (mėkatesh) e begati; All-llahu ėshtė dhurues i madh, i dijshėm.
2:269. Ai ia dhuron urtėsinė atij qė do, e kujt i ėshtė dhėnė urtėsia, atij pra i ėshtė dhuruar mirėsi e madhe, pėrveē tė menēurve kėtė nuk e kupton kush.
2:270. All-llahu di pėr atė qė e keni dhėnė nga pasuria ose keni zbatuar ndonjė premtim (nedhėr), e pėr ata mėkatarėt nuk ka ndonjė ndihmėtarė.
2:271. Nėse lėmoshat i jepni haptazi, ajo ėshtė mirė, por nėse ato ua jepni tė varfėrve fshehurazi, ajo ėshtė edhe mė e mirė pėr ju dhe Ai ua largon (me punė tė mira) tė kėqijat. All-llahu ėshtė i njohur hollėsisht pėr veprat tuaja.
2:272. Nuk ėshtė obligim yti (Muhammed) udhėzimi i tyre (nė rrugė tė drejtė), All-llahu e shpie nė rrugė tė drejtė atė qė do. Ēkado qė tė jepni nga pasuria, e keni pėr veten tuaj, po mos jepni pėr tjetėrkė, por vetėm pėr hir tė All-llahut, e ēkado qė t'u jepni tė tjerėve nga pasuria, ajo do t'u kompensohet nė mėnyrė tė plotė duke mos u dėmtuar ju".
2:273. (Jepni) pėr tė varfėrit qė janė tė angazhuar nė rrugėn e All-llahut dhe nuk kanė mundėsi tė gjallėrojnė me tokė, duke qenė se ata nuk lypin, prandaj ai qė nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janė tė pasur. Ata i njeh nga vetė pamja e tyre (tė rraskapitur), por nuk kėrkojnė e as nuk i mėrzitin njerėzit. Pra ēkado qė tė jepni nga pasuria, s'ka dyshim se atė All-llahu e di shumė mirė.
2:274. Ata, tė cilėt pasurinė e vet e shpėrndajnė (nė rrugė tė Zotit) natėn e ditėn, fshehurazi ose haptazi, ata shpėrblimin e vet e kanė te Zoti i tyre dhe pėr ta nuk ka as frikė as pikėllim.
2:275. Ata qė e hanė kamatėn, ata nuk ngrihen ndryshe vetėm se si ngrihet ai ēmenduri nga tė prekurit e djallit. (Bėjnė) kėshtu ngase thanė: "Edhe shitblerja nuk ėshtė tjetėr, por njėsoj sikurse edhe kamata"! E All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatėn. Atij qė i ka arritur kėshillė (udhėzim) prej Zotit tė tij dhe ėshtė ndalė (prej kamatės), atij i ka takuar e kaluara dhe ēėshtja e saj mbetet te All-llahu, e kush e pėrsėrit (pas ndalimit), ata janė banues tė zjarrit, ku do tė mbesin pėrgjithmonė.
2:276. All-llahu e zhduk kamatėn dhe e shton lėmoshėn, All-llahu nuk e do asnjė besėprerė dhe mėkatar.
2:277. S'ka dyshim se ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, e falėn namazin dhe e dhanė zekatin, ata i pret shpėrblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do tė kenė kurrfarė frike as brengosje.
2:278. O ju qė besuat, kini frikė All-llahun dhe nėse jeni besimtarė tė sinqert , hiqni dorė prej asaj qė ka mbetur nga kamata.
2:279. E nė qoftė se nuk e bėni kėtė (nuk heqni dorė nga kamata), atėherė binduni se jeni nė konflikt me All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij. E nėse jeni penduar, atėherė juve ju takon kryet e mallit tuaj - askė nuk dėmtoni, e as vetė nuk dėmtoheni.
2:280. Po nė qoftė se ai (borxhliu) ėshtė nė gjendje tė vėshtirė, atėherė bėni njė pritje derisa tė vijė nė njė ēlirim. E t'ia falni (borxhin) nė emėr tė lėmoshės, ajo, nėse e dini, ėshtė shumė mė e mirė pėr ju.
2:281. Dhe ruajuni njė ditė kur nė tė ktheheni te All-llahu, dhe secilit njeri i plotėsohet ajo qė e ka fituar, dhe atyre nuk u bėhet e padrejtė.
2:282. O besimtarė, kur merrni hua prej njėri-tjetrit pėr njė afat tė caktuar, shkruajeni atė. Dhe nga gjiu juaj le tė shkruajė njė shkrues i drejtė dhe tė mos ngurrojė nga tė shkruarit ashtu siē e ka mėsuar All-llahu. Le tė shkruajė, e atij le t'i diktojė ai qė pranon borxhin, le t'i frikėsohet All-llahut, Zotit tė tij e tė mos lėre mangut asnjė send nga ai. E nė qoftė se ai qė ngarkohet me borxh ėshtė i paaftė mentalisht, ėshtė i mitur ose nuk ėshtė nė gjendje tė diktojė, atėherė le tė diktojė drejt kujdestari i tij. Kėrkoni tė dėshmojnė dy dėshmitarė burra nga mesi juaj, e nė qoftė se nuk janė dy burra, atėherė njė burrė e dy gra, nga dėshmitarėt qė i pėlqeni. (Dy gra nė vend tė njė burri) Pėr atė se nėse njėra prej tyre gabon, t'ia pėrkujtojė tjetra. Dėshmitarėt tė mos refuzojnė kur tė thirren. Dhe mos pėrtoni pėr ta shkruar atė dhe afatin e tij, i vogėl qoftė ose i madh, sepse kjo ėshtė mė e drejtė tek All-llahu, mė e fortė pėr dėshmi dhe mė afėr mosdyshimit. Vetėm nėse ėshtė tregti e menjėhershme (dora-doras) qė e praktikoni midis jush, atėherė nuk ėshtė ndonjė mėkat tė mos e shėnoni. Por, kur bėni shitblerje, dėshmojnie. E ai (pronari i pasurisė) nuk dėmton as shkruesit as dėshmitarėt, e nėse bėni (dėmtimin), ai ėshtė mosrespekt juaji (ndaj dispozitave tė All-llahut). Kini frikė All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (tė jashtėzakonshme), All-llahu ėshtė i gjithėdijshėm pėr ēdo send.
2:283. E nė qoftė se gjendeni nė udhėtim dhe nuk gjeni shkrues, atėherė merrni peng (paradhėnie ose kapar). E nėse i besoni njėri-tjetrit, atij qė i ėshtė besuar le ta zbatojė atė (amanetin) qė i ėshtė besuar, dhe le ta ketė frikė All-llahun, Zotin e tij. Mos e fshehni dėshminė, sepse ai qė e fsheh atė, ai ėshtė mėkatar me zemrėn e vet, All-llahu di atė qė veproni.
2:284. Vetėm tė All-llahut janė gjithėēka ka nė qiej dhe ē'ka nė tokė, e pėr atė qė e keni nė shpirtin tuaj, e shfaqėt haptazi ose e mbajtėt fshehtė, All-llahu do t'ju marrė nė pėrgjegjėsi, e Ai ia fal atij qė do dhe e dėnon atė qė do. All-llahu ka mundėsi pėr ēdo send.
2:285. I dėrguari i besoi asaj qė iu shpall prej Zotit tė tij, e ashtu edhe besimtarėt. Secili i besoi All-llahut, engjėjve tė Tij, shpalljeve tė Tij, tė dėrguarve tė Tij. Ne nuk bėjmė dallim nė asnjėrin nga tė dėrguarit e Tij, dhe thanė: "Iu pėrgjigjėm thirrjes dhe respektuam urdhėrin. Kėrkojmė faljen tėnde o Zoti ynė! Vetėm te Ti ėshtė ardhmėria jonė".
2:286. All-llahu nuk e obligon asnjė njeri pėrtej mundėsisė sė tij, atij (njeriut) i takon ajo qė e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) qė e meritoi. "Zoti ynė, mos na dėno nėse harrojmė ose gabojmė! Zoti ynė, mos na ngarko neve barrė tė rėndė siē i ngarkove ata qė ishin para nesh! Zoti ynė, mos na ngarko me atė pėr tė cilėn ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mėkatet, na i mbulo tė kėqijat, na mėshiro. Ti je mbrojtėsi ynė, na ndihmo kundėr popullit pabesimtar!
__________________
------------------- ES-SELAMU ALEJKUM WE RAHMETULL-LLAHI WE BEREKATUHU VĖLLEZĖR DHE MOTRA NĖ ISLAM -------------------
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
Fidan (15-02-2007)
  #4 (permalink)  
Vjetėr 22-09-2005, 14:34
Anėtarė Aktiv
 
Data e Anėtarėsimit: 22-09-2005
Postimet: 116
All-llahu tė shpėrbleftė: 110
Falėnderuar 18 herė nė 15 Postime
Rep Fuqia: 0
SYLEJMAN AHMETI ėshtė nė rrugė tė mirė
Post 3. Ali Imran

3. Ali Imran
Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
3:1. Elif, Lam, Mim.
3:2. All-llahu ėshtė Njė, e nuk ka tė adhuruar (Zot) pos Tij, ėshtė i pėrjetshėm, mbikėqyrės.
3:3. Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument qė ėshtė vėrtetues i librave tė mėparshėm. Ai e zbriti mė parė Tevratin dhe Inxhilin.
3:4. Udhėrrėfim pėr njerėz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e sė vėrtetės nga gėnjeshtra). S'ka dyshim se ata qė mohojnė argumentet e All-llahut i pret ndėshkimi i rreptė. All-llahut ėshtė ngadhėnjyes, shpagimtar.
3:5. S'ka dyshim se All-llahut nuk mund t'i fshihet asgjė nė tokė e as nė qiell.
3:6. Ai ėshtė qė ju krijon (formon) juve nė mitra ashtu si tė dojė. S'ka Zot pos Tij, e qė ėshtė fuqiplotė, i urti.
3:7. Ai ėshtė qė ta zbriti librin ty e qė nė tė ka ajete tė qarta dhe ato janė bazė e librit, e ka tė tjerė qė nuk janė krejtėsisht tė qartė (muteshabih). E ata, qė nė zemrat e tyre kanė anim kah e shtrembėta, ata gjurmojnė atė qė nuk ėshtė krejt e qartė pėr tė shkaktuar huti, e kinse kėrkojnė komentin e tyre. Po, pos All-llahut askush nuk e di domethėnien e tyre tė saktė. Dijetarėt e pajisur me dituri thonė: "Ne u kemi besuar atij (atyre qė janė tė paqarta), tė gjitha janė nga Zoti ynė"! Por kėtė e kuptojnė vetėm ata qė janė tė zotėt e mendjes.
3:8. "Zoti ynė, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mėshirėn Tėnde, pse vetėm Ti je dhuruesi i madh".
3:9. "Zoti ynė Ti je ai qė nė njė ditė do t'i tubosh njerėzit, ditė qė pėr tė cilėn nuk ka dyshim. All-llahu nuk e shkelė premtimin e vet".
3:10. Ėshtė e vėrtetė se atyre qė nuk besuan nuk do t'u vlejė asgjė para All-llahut, as pasuria e as fėmijėt e tyre. Ata vetė janė lėndė e zjarrit.
3:11. Si gjendja e pasardhėsve tė faraonit dhe e atyre qė ishin para tyre, qė pėrgėnjeshtruan argumentet tona, e All-llahu i shkatėrroi me fajet e tyre, All-llahu ndėshkon shumė ashpėr.
3:12. Thuaju atyre qė nuk besuan: "Do tė jeni tė mposhtur (nė kėtė jetė) dhe do tė hidheni nė xhehennem. Sa i shėmtuar ėshtė ai djep (shtrat)".
3:13. Ju (jehudi) patėt njė pėrvojė tė madhe nė ato dy grupe qė u konfrontuat ndėrmjet vete. Njėri grup luftonte nė rrugėn e All-llahut, e tjetri ishte pabesimtar, dhe me shikimin e syve tė tyre i shihnin se ishin dy herė mė shumė se besimtarėt. Po, All-llahu me ndihmėn e vet pėrforcon atė qė do. Vėrtet, nė kėtė ėshtė njė pėrvojė e madhe pėr ata qė kanė mendje tė kthjellėt.
3:14. Njerėzve u ėshtė zbukuruar dashuria ndaj tė kėndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisė sė grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve tė stolisur, bagėtisė e bujqėsisė. Kėto janė kėnaqėsi tė kėsaj bote, po tek All-llahu ėshtė e ardhmja mė e mirė.
3:15. Thuaj: "A t'ju kumtoj pėr diē shumė mė tė mirė se ato (kėnaqėsitė e Dunjasė)? Pėr ata qė janė ruajtur, ata kanė tek Zoti i tyre xhennete nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj dhe aty do tė jenė pėrgjithmonė, kanė bashkėshorte tė pastra e gėzojnė edhe kėnaqėsinė e All-llahut. All-llahu ėshtė i kujdesshėm pėr robtė.
3:16. Ata tė cilėt thonė: "Zoti ynė, ne sinqerisht besuam, na i falė mėkatet tona na ruaj prej ndėshkimit tė zjarrit"!
3:17. Dhe ata qė janė tė durueshėm, tė drejtė, tė devotshėm e dorėdhėnės dhe tė cilėt nė kohėn e agimit (syfyrit) kėrkojnė ndjesė.
3:18. All-llahu vėrtetoi se nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij, e dėshmuan edhe engjėjt e dijetarėt, dhe se Ai ėshtė Zbatues i drejtėsisė. Nuk ka zot pėrveē Tij, Fuqiplotit e tė Urtit.
3:19. Feja e pranueshme tek All-llahu ėshtė Islami, e atyre qė u ėshtė dhėnė libri, pasi mėsuan pėr tė vėrtetėn, vetėm nga zilia mes vete kundėrshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijė se All-llahu shpejtė do t'i japė llogarinė.
3:20. E nėse ata polemizojnė me ty, ti thuaj: "Unė me tėrė qenien time i jam dorėzuar All-llahut, e edhe ithtarėt e mij"! E thuaju edhe atyre qė u ėshtė dhėnė libri dhe injorantėve: "A pranuat fenė islame"? Nėse e pranuan islamin, atėherė e kanė gjetur tė vėrtetėn, e nėse refuzojnė, ti ke pėr obligim vetėm t'u kumunikosh; All-llahu i di shumė mirė punėt e robėve.
3:21. Ata qė mohojnė argumentet e All-llahut, mbysin pejgamberėt pa farė tė drejte, mbysin edhe njerėz qė kėshillojnė pėr tė drejtėn, ti ata lajmėroi pėr njė ndėshkim tė dhėmbshėm e pikėllues.
3:22. Ata veprat e tyre i asgjėsuan nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr, ata nuk kanė ndonjė mbrojtės.
3:23. A nuk i sheh ti ata, tė cilėve u ėshtė dhėnė mjaft nga libri, kur thirrėn qė ndėrmjet tyre tė gjykojė libri i All-llahut, se si njė grup prej tyre prapėsohet. Ata janė refuzues.
3:24. E atė (e bėnin) ngase ata thonin: "Neve nuk do tė na djegė zjarri vetėm pėr pak ditė tė numėruara, e ajo qė shpifėn pėr fenė e tyre, i mashtroi keq".
3:25. E, si do tė jetė gjendja e tyre kur Ne do t'i tubojmė ata njė ditė, pėr tė cilėn nuk ka dyshim dhe ēdo njeriu do t'i ofrohet ajo qė e ka fituar, duke mos iu bėrė atyre kurrnjė e padrejtė.
3:26. Thuaj: "O All-llah, Sundues i ēdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij qė do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij qė do, e lartėson atė qė do dhe e pėrul atė qė do. Ēdo e mirė ėshtė vetėm nė dorėn Tėnde, vėrtet, Ti ke mundėsi pėr ēdo gjė"!
3:27. Ti e fute natėn nė ditė dhe Ti e fute ditėn nė natė, Ti nxjerr nga i vdekuri tė gjallin dhe nga i gjalli tė vdekurin dhe Ti e begaton pa masė atė qė do!
3:28. Besimtarėt tė mos i miqėsojnė mosbesimtarėt, e t'i lėnė manash besimtarėt. E kush bėn atė, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjė, pėrveē nėse ėshtė pėr qėllim ruajtja prej tė keqes sė tyre. All-llahu ua tėrheq vėrejtjen me dėnim prej Tij, pse vetėm tek All-llahu ėshtė e ardhmja.
3:29. Thuaj: "Edhe nėse e fshehni atė qė keni nė zemrat tuaja ose e publikoni, All-llahu e di atė, Ai di gjithēka ka nė qiej e ē'ka nė tokė; All-llahu ėshtė i plotfuqishėm pėr ēdo send.
3:30. Ditėn kur ēdo njeri e gjen pranė vete atė qė veproi mirė ose keq, e pėr atė tė keqe qė bėri, do tė dėshirojė qė nė mes tij dhe nė mes tė asaj tė jetė njė distancė shumė e madhe (e mos ta shohė). All-llahu u jep tė frikėsohen prej dėnimit qė vjen prej Tij, megjithėqė All-llahu ėshtė i mėshirshėm ndaj robėrve.
3:31. Thuaj: "Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu t'ju dojė, t'ju falė mėkatet tuaja, se All-llahu ėshtė qė fal shumė, mėshiron shumė.
3:32. Thuaj: "Bindjuni All-llahut dhe tė dėrguarit, e nėse ata refuzojnė, atėherė All-llahu nuk i do pabesimtarėt "!
3:33. All-llahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit, familjen e Imranit mbi popujt tjerė (tė asaj kohe).
3:34. Qė janė pasardhės njėri prej tjetrit. All-llahu dėgjon gjithēka dhe i di tė gjitha.
3:35. (Pėrkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thėnė: "Zoti im, unė kėtė qė ėshtė nė barkun