Fragmente nga libri "Ēelėsi i suksesit (“Miftah el felah” )
IBN ATALLAH EL ISKENDERI
Dhikri (pėrmendja e All-llahut) ėshtė njė zjarr qė nuk qėndron apo pėrhapet. Kėshtu, nėse ai hyn nė njė shtėpi duke thėnė, “unė dhe askush tjetėr veē meje”, qė ėshtė njė prej kuptimeve tė “la ilahe il-lall’llah” (nuk ka tjetėr zot veē Allahut), dhe nėse ka dru zjarri nė shtėpi, ai digjet e ndizet. Nė pastė errėsirė nė shtėpi, ai bėhet dritė. Nė pastė dritė nė shtėpi, ai bėhet “dritė mbi dritė”.
Dhikri dėbon prej trupit lėndėt e papastra tė prodhuara prej teprimit nė tė ngrėnė apo prej konsumimit tė ushqimeve tė palejuara. Pėr sa i pėrket ushqimit qė ėshtė i lejuar, ai nuk e djeg atė. Kėshtu, pėrbėrėsit e dėmshėm digjen dhe pėrbėrėsit e mirė mbeten.
Dhikri dėgjohet nė ēdo anė, sikur t’i fryhej njė borie. Nėse dhikri ndodh sė pari nė kokė, tingulli i borisė dhe ēaparet ndihen aty. Dhikri ėshtė njė sulltan; kur zbret nė njė vend, zbarkon me boritė dhe ēaparet e tij, pėr arsye se dhikri i kundėrvihet gjithēkaje tjetėr veē tė vėrtetės. Nėse zbret nė njė vend, ai e angazhon vetveten me tė mohuarit e tė kundėrtės sė tė vėrtetės, sikurse shohim nė bashkimin e ujit dhe tė zjarrit. Pas kėtyre tingujve, tinguj tė ndryshėm dėgjohen: si gurgullima e ujit, vėrshėllima e erės dhe fėshfėrima e gjetheve qė lėkunden nė pemė prej erės.
Kjo ndodh, pėr arsye se njeriu ėshtė njė ndėrthurje e ēdo lėnde fisnike e tė ulėt bashkė: pluhur, ujė, zjarr, ajėr e tokė dhe tokė e qiell e ēka mes tyre: kėto tinguj ēlirohen prej ēdo burimi e elementi tė kėtyre lėndėve. Kushdo qė i ka dėgjuar kėto tinguj nė dhikėr lėvdon Allahun dhe e madhėron Atė me gjithė gjuhėn e vet. Ky ėshtė rrjedhim i dhikrit me gjuhė me forcėn e absorbimit tė plotė. Ndoshta adhuruesi do tė arrijė gjendjen kur, nėse ai bije nė heshtje prej dhikrit, zemra do tė trazohet nė frymėmarrjen e tij, sikurse lėvizja e foshnjės nė mitėr, duke kėrkuar dhikėr.
Disa thonė se zemra e tij ėshtė si Isa, biri i Merjemes, paqja qoftė mbi tė, dhe dhikri ėshtė qumėshti i tij. Kur ai rritet e bėhet i fuqishėm, pėrmallja pėr tė Vėrtetėn, nė mėnyrė tė dėgjueshme, shpėrthen prej tij dhe sėmbon prej mallit qė kėrkon dhikrin dhe Njė e tė Vetmin qė thirret nė adhurim. Dhikri i zemrės ėshtė si gumėzhima e bletės, as zhurmė shqetėsuese dhe e lartė, as tingull i ulėt e i fshehur. Kur i Vetmi qė thirret nė adhurim vihet nė zotėrim tė zemrės dhe dhikri shuhet e zhduket, adhuruesi nuk i kushton vėmendje as dhikrit, as zemrės. Nėse gjatė kėsaj, ai e konstaton dhikrin apo zemrėn, kjo ėshtė njė perde qė tė largon vėmendjen.
Kjo gjendje ėshtė asgjėsim (fena’) – dhe qėndron nė atė qė njeriu asgjėsohet nė marrėdhėnie me veten (nefs) e nuk ndien asgjė nė gjymtyrėt e tij, as sendet jashtė vetes apo sendet brenda vetes. Nėse, gjatė kėsaj, atij i ndodh qė tė asgjėsohet krejtėsisht nė raport me vetveten, kjo ėshtė, pastaj, njė e metė e turbullirė. Pėrkryerja ėshtė qė ai tė asgjėsohet ndaj vetvetes dhe ndaj asgjėsimit dhe asgjėsimi i asgjėsimit ėshtė qėllimi i asgjėsimit. Asgjėsimi ėshtė mė e hershmja e Rrugės (Tarik), pasi ajo ėshtė udhėtim drejt Allahut tė Gjithėfuqishėm, e ma pas pason udhėzimi. Me udhėzim kuptoj udhėzimin e Allahut sikurse tha Profeti Ibrahim (a.s.): “Po shkoj te Zoti im dhe Ai do tė mė udhėzojė.” (37:99)
Kjo pėrthithje ėshtė rrallė e qėndrueshme dhe rrallė herė vazhdon. Nėse lutėsi vazhdon, ajo kthehet nė njė zakon tė fiksuar dhe njė gjendje e pėrhershme, me tė cilėn ai mund tė ngjitet nė botėn qiellore. Pastaj, Qenia mė e pastėr e vėrtetė lind dhe ai vuloset me natyrė tė botės sė padukshme (melekut) dhe shenjtėria e Hyjnisė (lahut) shfaqet tek ai. Gjėja e parė qė i shfaqet atij prej asaj bote janė esencat e engjėve dhe tė shpirtrave tė Profetėve e tė shenjtorėve nė forma tė bukura, pėrmes tė cilave disa prej realiteteve vėrshojnė tek ai. Ai ėshtė fillimi. Kjo vazhdon derisa grada e tij tė jetė mė e lartė sesa format e takuara dhe ai takon tė Vėrtetėn nė gjithēka me qartėsi.
Ky ėshtė fryti i zemrės sė dhikrit. Fillimi i tij ėshtė vetėm dhikri i gjuhės; dhe pastaj nxitet dhikri i zemrės. Pastaj dhikri bėhet i natyrshėm; dhe pastaj i Vetmi qė adhurohet e pushton plotėsisht dhe adhuruesi zhduket. Kjo ėshtė e fshehta e brendshme e fjalėve tė Profetit, qė Allahu e bekoftė e i dhuroftė paqe: “Kushdo qė dėshiron tė banojė nė Kopshtin e Parajsės duhet ta lusė shumė Allahun” dhe e fshehta e fjalėve tė tij “dhikri i fshehtė ėshtė shatėdhjetė herė mė i pėlqyeshėm ndaj dhikrit qė dėgjohet prej dėgjuesve.” Shenja e dhikrit qė lėviz pėr nė vetėdijen e brendshme (sirr) ėshtė mungesa e adhuruesit prej dhikrit dhe tė Vetmit qė adhurohet dhe dhikri i ndėrgjegjes sė brendshme ėshtė etje e papėrmbajtshme dhe mbytje nė tė.
Mes shenjave tė tij ėshtė se kur pushoni sė bėri dhikėr, ai nuk ju lė ju dhe epėrsia e dhikrit brenda jush ju trazon nga mungesa nė prani.
Mes shenjave tė tij ėshtė se dhikri ushtron trysni ndaj kokave e gjymtyrėve tuaja dhe kėshtu, ato duken sikur tė ishin tė lidhura me zinxhirė e vargonj. Mes shenjave tė tij ėshtė se zjarret e tij nuk qetėsohen dhe drita e tij nuk largohet. Pėrkundrazi, ju e shihni kurdoherė dritėn e tij duke u ngritur e ulur ndėrsa zjarret rreth tij janė tė pastra, nė flakė e digjen ndritshėm. Kur dhikri mbėrrin vetėdijen e brendshme kur adhuruesi bije nė heshtje prej dhikrit, ėshtė sikur atij t’i ketė ngecur gjuha pa nevojė apo sikur e gjithė fytyra e tij tė ishte njė gjuhė qė adhuron, duke lėshuar dritė.
Ēėshtje e mprehtė: dije se ēdo dhikėr qė ndien zemra jote dėgjohet prej dėgjuesve, nėse vetėdija e tyre pėrputhet me vetėdijen tėnde. Ka njė tė fshetė nė kėtė: kur dhikri yt zhduket prej vetėdijes tėnde pasi ti ke shkuar tek Ai qė adhurohet, dhikri yt zhduket gjithashtu prej vetėdijes sė dėgjuesve.
Ēėshtje e mprehtė: dhikri i kėtyre tė fundit ėshtė pa praninė e dhikrit tė gjuhės. Dhikri i pranisė nė zemėr ėshtė dhikri i zemrės; dhe dhikri i mungesės prej pranisė me Atė qė adhurohet ėshtė dhikri i vetėdijes sė brendshme (sirr), dhe ėshtė dhikėr i fshehtė.
VIZION ISLAM - Nje tjeter vizion i islamit