|
Njerėzit qė i don Allahu sipas Kuranit ( Pjesa e parė)
Pėr vlerėn dhe dobitė e dashurisė se Allahut xh,sh ndaj robit tė tij ka qė te flitet shumė, mirėpo ne po dėshirojmė qė te tregojmė se cilėt janė ata njerėz qė I don Allahu I Madhėruar...
E shtunė, 05 Korrik 2008 09:03
Pergaditi: Enis Salih Cakaj dhe Besim Sabri Kurti
Falėnderimi I takon Allahut tė Madhėruar I cili me mirėsinė e Tij I don robėrit e Tij edhe pse Ai nuk ka nevojė pėr ta.Pėrshendetjet tona me tė pėrzemėrta qofshin mbi pejgamberin alejhi selam.
Dėshira mė e madhe qė e ka dhe duhet ta ketė muslimani ėshtė arritja e kėnaqėsisė dhe dashurisė sė Zotit tė tijė, sepse kjo kėnaqėsi dhe dashuri e Zotit ndaj robit tė Tij ėshtė mė e madhe sesa vet kėnaqėsia e xhenetit, siq thotė Zoti nė Kuran : "e kėnaqėsia prej Allahut ėshtė mė e madhja " (teube 72).
Pėr vlerėn dhe dobitė e dashurisė se Allahut xh,sh ndaj robit tė tij ka qė te flitet shumė, mirėpo ne po dėshirojmė qė te tregojmė se cilėt janė ata njerėz qė i don Allahu i Madhėruar duke u mbeshtetur nė ate qe na ka lajmėruar Allahu ne Kuran nė mėnyrė qė tė bėhemi prej tyre me ndihmėn e tė madhit Zot. Ne do ti pėrmendim citatet qė flasin pėr kėt temė mė njė spjegim sa mė tė shkurtėr dhe simbolik nė mėnyrė qė mos ta zgjasim shumė.
Le ti shikojmė njerėzit qe I donė Allahu I madhėruar dhe ta krahasojmė veten me ta:
Grupi i parė: Tė devotshmit
"Ska dyshim Allahu I do tė devotshmit"(Ali Imran- 76)
Nga ky ajet kuptojmė se Allahu I Madhėruar I do tė devotshmit, mirėpo shtohet pyetja se cka ėshte devotshmėria dhe kush janė te devotshmit?
Devotshmėria siē kanė thėnė disa dijetarė ėshtė vendosja e njė muri nė mes teje dhe hidhėrimit tė Allahut tė Madhėruar e ky muri ėshtė kryerja e obligimeve Allahut dhe largimi nda ndalesat e Allahut tė Madhėruar.
Pra ai njeri qė I kryen urdhėrat e Zotit dhe largohet prej ndalesave tė Zotit ėshtė njeri I devotshėm tė cilin e do Allahu I Madhėruar.
Grupi i dytė: Bamirėsat
"Allahu I do bamirėsat"(Ali Imran- 174)
Bamirėsia ėshtė dy lloje:
a) Bamirėsi me Allahun e Madhėruar e cila ėshtė siē ka thėnė Pejgamberi alejh selam ta adhurosh Allahun e Madhėruar sikur ta shofėsh edhe pse ti nuk e sheh Atė, Ai tė sheh ty.
b) Bamirėsi me njerėz e cila ėshtė qė tė mos mos ti lėndosh ata dhe ti bėsh mirė atyre nė cfardo menyre si me fjalė ashtu edhe ne vepra.
Grupi i tretė: Durimtarėt
" Allahu I do durimtarėt" ( Ali Imran- 146)
Kur tė pėrmendet durimi dhe durimtarėt neve gjitmonė na shkon mendja se ėshtė fjala qė tė durojmė kur tė na godet ndonjė fatkeqėsi. Po, kjo ėshtė e vėrtetė se durimi ka tė bėjė me fatkeqėsi, por gjithashtu durimi ka tė bėjė edhe me gjėrat tjera sic kan thėnė dijetarėt se durimi ėshtė tri lloje:
a) Durimi nė fatkeqėsi dhe sprova tė ndryshme. Kjo ėshtė shkalla mė ulėt e durimit
b) Durimi nė kryerjen e ibadeteve sic ėshtė namazi dhe obligimet tjera.
c) Durimi nė mosbėrjen e gjynaheve psh: mosshikimi haram, mospergojimi, etj.
Grupi i katėrt: Ata qė mbėshteten nė Allahun e madheruar
"Vėrtėtė Allahu I do ata qė mbėshteten tek Ai" ( Ali Iran 159)
Mbėshtetja nė Allahun e Madhėruar do tė thotė tė nxitosh me gjymtyrėt e tua ndersa zemra jote tė mbėshtetet tek Allahu I madheruar, ose me njė shprehje tjetėr ti marrėsh sebepet ( shkaqet ) qė I ka caktuar Allahu I Madhėruar dhe nė tė njėjten koh tė shpresosh nė suksesin e Tij. Psh: tė kėrkosh rizkun duke punuar dhe ne te njėjtėn kohė tė mbėshtetesh tek Allahu per furnizim sepse Ai ėshtė furnizues e jo vetė puna e jote.
Gupi i pestė: Penduesit dhe tė pastėrtit
"Allahu I do ata qė pendohet fortė dhe ata qė pastrohen" ( El Bekare 222)
Dmth Allahu I do ata qe pastrohen shprirterisht dhe fizikisht.
Tė penduarit janė ata qe I plotėsojnė kėto kushte:
a) pendimi ( pishmanllėku ) pėr veprėn e bėrė
b) largimi nga ajo vepėr
c) vendosja nė moskthimin nė atė vepėr
Kėto kushte janė tė vlefshmė nėse plotėsohen dy kushte tjera:
a) pendimi tė jetė pėr hirė te Allahut tė madheruar dhe
b) pendimi tė jetė para gargarasė ( ardhjes sė shpirtit nė fyt)
Kushtet e pėrmendura kanė tė bėjnė me hakun ndaj Allahut tė madhėruar, ndėrsa sa I pėrket hakut ndaj njeriut I shtohet edhe nje kusht tjetėr ėshtė fjala pėr kėrkimin e hallallit nga personi dėmtuar ose kthimi I hakut tė tij qe I ėshtė marrur.
Me ndihmėn e Allahut e pėrfunduam pjesėn e parė tė kėsaj teme e sė shpejti do tė pasoj pjesa e dytė me ndihmėn e Allahut tė madhėruar
__________________
Forcojeni ju Islamin nė zemrat tuaja qė Allahu ta forcoj atė nė tokė
|