| Kur´an dhe Tefsir Forum rreth Ajeteve Kur´anore dhe Komentimit të Ajeteve |
 |
|

09-05-2009, 18:35
|
.gif?dateline=1228251390) |
Anëtarë i Avancuar
|
|
Data e Anëtarësimit: 18-07-2008
Postimet: 7,961
All-llahu të shpërbleftë: 3,494
Falënderuar 8,313 herë në 4,311 Postime
Rep Fuqia: 3521
|
|
|
Porosi kuranore (1)
Porosi kuranore (12)
Përse besimtari duhet të largohet nga dyshimet?
Ajeti në gjuhën arabe
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا اجْتَنِبُوا كَثِيرًا مِنَ الظَّنِّ إِنَّ بَعْضَ الظَّنِّ إِثْمٌ
Ajeti në gjuhën shqipe
“O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat.” (Huxhurat, 12)
Çfarë do të ndodhë me ata që i fyejnë besimtarët dhe besimtaret?
Ajeti në gjuhën arabe
وَالَّذِينَ يُؤْذُونَ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ بِغَيْرِ مَا اكْتَسَبُوا فَقَدِ احْتَمَلُوا بُهْتَانًا وَإِثْمًا مُبِينًا
Ajeti në gjuhën shqipe
“E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me një mëkat shumë të madh.” (Ahzab, 58)
Cili është rezultati i atij që gabimin e vetvetes ia mvesh të pafajshmit?
Ajeti në gjuhën arabe
وَمَنْ يَكْسِبْ خَطِيئَةً أَوْ إِثْمًا ثُمَّ يَرْمِ بِهِ بَرِيئًا فَقَدِ احْتَمَلَ بُهْتَانًا وَإِثْمًا مُبِينًا.
Ajeti në gjuhën shqipe
“Kush bën ndonjë gabim ose mëkat, e pastaj atë ia hedh një të pafajshmit, ai ngarkohet me një shpifje e me një mëkat të hapët.” (Nisa, 112)
Autor: M.M. Pikthal & M. Fateh Muhammad
Përktheu: Mr. Fehim Dragusha
__________________
''Dhe Fitneja (Provokimi), eshte me e rende se vrasja.'' (El-Bekare 191)
|
|
Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:
|
|

10-05-2009, 11:24
|
.gif?dateline=1228251390) |
Anëtarë i Avancuar
|
|
Data e Anëtarësimit: 18-07-2008
Postimet: 7,961
All-llahu të shpërbleftë: 3,494
Falënderuar 8,313 herë në 4,311 Postime
Rep Fuqia: 3521
|
|
|
Porosi kuranore (1)
Porosi kuranore (13)
Ruajtja e besimtarit nga mëkatet publike dhe ato të fshehta
Ajeti në gjuhën arabe
...وَلَا تَقْرَبُوا الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ...
Ajeti në gjuhën shqipe
“…të mos u afroheni mëkateve të hapta apo të fshehta...” (En’am, 151)
Si duhet të veprojë besimtari kur kalon pranë së keqes?
Ajeti në gjuhën arabe
وَإِذَا مَرُّوا بِاللَّغْوِ مَرُّوا كِرَامًا
Ajeti në gjuhën shqipe
“...dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë të keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.” (Furkan, 72)
Si duhet të sillet besimtari me të paditurin - injorantin?
Ajeti në gjuhën arabe
خُذِ الْعَفْوَ وَأْمُرْ بِالْعُرْفِ وَأَعْرِضْ عَنِ الْجَاهِلِينَ.
Ajeti në gjuhën shqipe
“Ti (Muhamed) merre të lehtën, urdhëro për mirë dhe hiqu prej të padijshmëve.” (A’raf, 199)
Si duhet të veprojmë ndaj injorantëve (xhahilëve) kur ata na drejtohen me fjalë?
Ajeti në gjuhën arabe
وَعِبَادُ الرَّحْمَنِ الَّذِينَ يَمْشُونَ عَلَى الْأَرْضِ هَوْنًا وَإِذَا خَاطَبَهُمُ الْجَاهِلُونَ قَالُوا سَلَامًا.
Ajeti në gjuhën shqipe
“E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë, “Paqe!” (Furkan, 63)
Autor: M.M. Pikthal & M. Fateh Muhammad
Përktheu: Mr. Fehim Dragusha
__________________
''Dhe Fitneja (Provokimi), eshte me e rende se vrasja.'' (El-Bekare 191)
|
|
Për këtë postim, ju falënderohen 5 Përdorues në vijim:
|
|

17-05-2009, 12:51
|
.gif?dateline=1228251390) |
Anëtarë i Avancuar
|
|
Data e Anëtarësimit: 18-07-2008
Postimet: 7,961
All-llahu të shpërbleftë: 3,494
Falënderuar 8,313 herë në 4,311 Postime
Rep Fuqia: 3521
|
|
|
Porosi kuranore (1)
Porosi kuranore (14)
A lejohet që muslimani të ndërhyjë në gjëra për të cilat nuk ka njohuri?
Ajeti në gjuhën arabe
وَلَا تَقْفُ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ إِنَّ السَّمْعَ وَالْبَصَرَ وَالْفُؤَادَ كُلُّ أُولَئِكَ كَانَ عَنْهُ مَسْئُولًا.
Ajeti në gjuhën shqipe
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.” (Isra, 36)
Çfarë duhet të bëjë besimtari kur dëgjon ndonjë lajm?
Ajeti në gjuhën arabe
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا إِنْ جَاءَكُمْ فَاسِقٌ بِنَبَأٍ فَتَبَيَّنُوا أَنْ تُصِيبُوا قَوْمًا بِجَهَالَةٍ فَتُصْبِحُوا عَلَى مَا فَعَلْتُمْ نَادِمِينَ.
Ajeti në gjuhën shqipe
“O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.” (Huxhurat, 6)
Si duhet të sillemi me ata që na ofrojnë paqe?
Ajeti në gjuhën arabe
سَتَجِدُونَ آَخَرِينَ يُرِيدُونَ أَنْ يَأْمَنُوكُمْ وَيَأْمَنُوا قَوْمَهُمْ كُلَّ مَا رُدُّوا إِلَى الْفِتْنَةِ أُرْكِسُوا فِيهَا فَإِنْ لَمْ يَعْتَزِلُوكُمْ وَيُلْقُوا إِلَيْكُمُ السَّلَمَ وَيَكُفُّوا أَيْدِيَهُمْ فَخُذُوهُمْ وَاقْتُلُوهُمْ حَيْثُ ثَقِفْتُمُوهُمْ وَأُولَئِكُمْ جَعَلْنَا لَكُمْ عَلَيْهِمْ سُلْطَانًا مُبِينًا.َ.
Ajeti në gjuhën shqipe
“Përpos atyre që srtehohen te një popull, me të cilin keni marrveshje, dhe përpos atyre që vijnë te ju, e u vjen rëndë të luftojnë kundër jush ose kundër popullit të vet.
Sikur Allahu të donte do t’ju jepte atyre fuqi e pushtet mbi ju dhe do t’ju luftonin.
Në qoftë se ata tërhiqen prej jush, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëherë Allahu nuk ju lejon rrugë (luftë) kundër tyre.” (Nisa, 90)
Autor: M.M. Pikthal & M. Fateh Muhammad
Përktheu: Mr. Fehim Dragusha
__________________
''Dhe Fitneja (Provokimi), eshte me e rende se vrasja.'' (El-Bekare 191)
|
|
Për këtë postim, ju falënderohen 5 Përdorues në vijim:
|
|

24-05-2009, 16:25
|
.gif?dateline=1228251390) |
Anëtarë i Avancuar
|
|
Data e Anëtarësimit: 18-07-2008
Postimet: 7,961
All-llahu të shpërbleftë: 3,494
Falënderuar 8,313 herë në 4,311 Postime
Rep Fuqia: 3521
|
|
|
Re: Porosi kuranore (1)
Porosi kuranore (15)
Çfarë duhet të veprojë muslimani kur dëgjon se fjalët e Allahut mohohen dhe me to bëhet shaka?
Ajeti në gjuhën arabe
وَقَدْ نَزَّلَ عَلَيْكُمْ فِي الْكِتَابِ أَنْ إِذَا سَمِعْتُمْ آَيَاتِ اللَّهِ يُكْفَرُ بِهَا وَيُسْتَهْزَأُ بِهَا فَلَا تَقْعُدُوا مَعَهُمْ حَتَّى يَخُوضُوا فِي حَدِيثٍ غَيْرِهِ إِنَّكُمْ إِذًا مِثْلُهُمْ.
Ajeti në gjuhën shqipe
“Juve u është shpallur në librin (Kuranin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kurani i Allahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndryshe, ju do të jeni si ata.” (Nisa, 140)
Morali dhe sjelljet e mira në tubimet e muslimanëve (mexhlise)
Ajeti në gjuhën arabe
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا إِذَا قِيلَ لَكُمْ تَفَسَّحُوا فِي الْمَجَالِسِ فَافْسَحُوا يَفْسَحِ اللَّهُ لَكُمْ وَإِذَا قِيلَ انْشُزُوا فَانْشُزُوا يَرْفَعِ اللَّهُ الَّذِينَ آَمَنُوا مِنْكُمْ وَالَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ دَرَجَاتٍ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ.
Ajeti në gjuhën shqipe
“O ju që besuat, kur t’ju thuhet, zgjerohuni (bëni vend) në vend ndeje, zgjerohuni, se Allahu bën zgjerim për ju, e kur t’ju thuhet, ngrihuni! Atëherë ju ngrihuni, Allahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. Allahu është i njohur mirë me atë që punoni.” (Muxhadeleh, 11)
Ajeti në gjuhën arabe
وَثِيَابَكَ فَطَهِّرْ.
Ajeti në gjuhën shqipe
“Dhe rrobat tua pastroji!” (Muddeththir, 4)
Ajeti në gjuhën arabe
وَالرُّجْزَ فَاهْجُرْ.
Ajeti në gjuhën shqipe
“Dhe të keqes së ndyrë largoju.” (Muddeththir, 5)
Autor: M.M. Pikthal & M. Fateh Muhammad
Përktheu: Mr. Fehim Dragusha
__________________
''Dhe Fitneja (Provokimi), eshte me e rende se vrasja.'' (El-Bekare 191)
|
|
Për këtë postim, ju falënderohen 5 Përdorues në vijim:
|
|

31-05-2009, 20:54
|
.gif?dateline=1228251390) |
Anëtarë i Avancuar
|
|
Data e Anëtarësimit: 18-07-2008
Postimet: 7,961
All-llahu të shpërbleftë: 3,494
Falënderuar 8,313 herë në 4,311 Postime
Rep Fuqia: 3521
|
|
|
Re: Porosi kuranore (1)
Porosi kuranore (16)
Cila është metodologjia e thirrjes në Islam?
Ajeti në gjuhën arabe
ادْعُ إِلَى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ وَجَادِلْهُمْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ...
Ajeti në gjuhën shqipe
“Ti (Muhamed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira…” (Nahl, 125)
Cila është përshëndetja islame?
Ajeti në gjuhën arabe
...فَإِذَا دَخَلْتُمْ بُيُوتًا فَسَلِّمُوا عَلَى أَنْفُسِكُمْ تَحِيَّةً مِنْ عِنْدِ اللَّهِ مُبَارَكَةً طَيِّبَةً كَذَلِكَ يُبَيِّنُ اللَّهُ لَكُمُ الْآَيَاتِ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ.
Ajeti në gjuhën shqipe
“...Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetni (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga Allahu (me selamun alejkum) që është e bekuar dhe e këndshme. Kështu Allahu ua sqaron argumentet që t’i kuptoni.”(Nur, 61)
Cila është përgjigja e përshëndetjes islame?
Ajeti në gjuhën arabe
وَإِذَا حُيِّيتُمْ بِتَحِيَّةٍ فَحَيُّوا بِأَحْسَنَ مِنْهَا أَوْ رُدُّوهَا إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ حَسِيبًا.
Ajeti në gjuhën shqipe
“Kur përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, ju ktheni përshëndetje edhe më të mirë, ose kthejeni ashtu. Allahu llogarit për çdo send.” (Nisa, 86)
Përmendja e shprehjes “në dashtë Allahu” (inshallah)
Ajetet në gjuhën arabe
وَلَا تَقُولَنَّ لِشَيْءٍ إِنِّي فَاعِلٌ ذَلِكَ غَدًا.
إِلَّا أَنْ يَشَاءَ اللَّهُ وَاذْكُرْ رَبَّكَ إِذَا نَسِيتَ وَقُلْ عَسَى أَنْ يَهْدِيَنِ رَبِّي لِأَقْرَبَ مِنْ هَذَا رَشَدًا.
Ajetet në gjuhën shqipe
“Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje, “Unë do ta bëj këtë nesër!” (Kehf, 23)
“Vetëm (nëse i shton), “Në dashtë Allahu!” E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj, “Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi kehfit).” (Kehf, 24)
Autor: M.M. Pikthal & M. Fateh Muhammad
Përktheu: Mr. Fehim Dragusha
__________________
''Dhe Fitneja (Provokimi), eshte me e rende se vrasja.'' (El-Bekare 191)
|
|
Për këtë postim, ju falënderohen 6 Përdorues në vijim:
|
|

14-06-2009, 13:47
|
.gif?dateline=1228251390) |
Anëtarë i Avancuar
|
|
Data e Anëtarësimit: 18-07-2008
Postimet: 7,961
All-llahu të shpërbleftë: 3,494
Falënderuar 8,313 herë në 4,311 Postime
Rep Fuqia: 3521
|
|
|
Re: Porosi kuranore (1)
Porosi kuranore (17)
Si duhet të sillet muslimani me të padrejtin, të keqin, zullumqarin?
Ajeti në gjuhën arabe
وَالَّذِينَ إِذَا أَصَابَهُمُ الْبَغْيُ هُمْ يَنْتَصِرُونَ.ُ...
Ajeti në gjuhën shqipe
“Edhe ata që kur i godet e padrejta, i kundërvihen.” (Shura, 39)
وَجَزَاءُ سَيِّئَةٍ سَيِّئَةٌ مِثْلُهَا فَمَنْ عَفَا وَأَصْلَحَ فَأَجْرُهُ عَلَى اللَّهِ إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الظَّالِمِينَ.
“Ndëshkimi i së keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek Allahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët.” ( Shura, 40)
وَلَا تَسْتَوِي الْحَسَنَةُ وَلَا السَّيِّئَةُ ادْفَعْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ فَإِذَا الَّذِي بَيْنَكَ وَبَيْنَهُ عَدَاوَةٌ كَأَنَّهُ وَلِيٌّ حَمِيمٌ.
“Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt.” (Fussilet, 34)
إِنْ تُبْدُوا خَيْرًا أَوْ تُخْفُوهُ أَوْ تَعْفُوا عَنْ سُوءٍ فَإِنَّ اللَّهَ كَانَ عَفُوًّا قَدِيرًا
“Nëse publikoni ndonjë të mirë ose e fshihni atë, ose i falni ndonjë të keqe (dikujt), Allahu i Plotfuqishëm fal shumë.” (Nisa, 149)
وَلَمَنْ صَبَرَ وَغَفَرَ إِنَّ ذَلِكَ لَمِنْ عَزْمِ الْأُمُورِ.
“Kush bën durim dhe fal, s’ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm).” (Shura, 43)
Shpërblimi i keqbërësve (atyre që bëjnë vepra të shëmtuara)?
Ajeti në gjuhën arabe
وَمَنْ يَعْمَلْ سُوءًا أَوْ يَظْلِمْ نَفْسَهُ ثُمَّ يَسْتَغْفِرِ اللَّهَ يَجِدِ اللَّهَ غَفُورًا رَحِيمًا.
Ajeti në gjuhën shqipe
“Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te Allahu, ai e gjen Allahun falës dhe mëshirues.” (Nisa, 110)
وَمَنْ يَكْسِبْ إِثْمًا فَإِنَّمَا يَكْسِبُهُ عَلَى نَفْسِهِ وَكَانَ اللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمًا.
“Kush bën ndonjë mëkat, ai ka ngarkuar vetveten. Allahu i di hollësitë, është gjykatës i drejtë.” (Nisa, 111)
وَلَا تَكْسِبُ كُلُّ نَفْسٍ إِلَّا عَلَيْهَا وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَى ثُمَّ إِلَى رَبِّكُمْ مَرْجِعُكُمْ فَيُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ فِيهِ تَخْتَلِفُونَ.
“Thuaj, “A të kërkojë Zot pos Allahut, e Ai është Zot i çdo sendi (ekzistues) dhe dëmi i secilit person është kundër vetes. Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. Mandej, kthimi juaj është te Zoti juaj; e Ai ju njofton për atë që përçaheshit.” (En’am, 164)
Autor: M.M. Pikthal & M. Fateh Muhammad
Përktheu: Mr. Fehim Dragusha
__________________
''Dhe Fitneja (Provokimi), eshte me e rende se vrasja.'' (El-Bekare 191)
|
|
Për këtë postim, ju falënderohen 5 Përdorues në vijim:
|
|

21-06-2009, 11:05
|
.gif?dateline=1228251390) |
Anëtarë i Avancuar
|
|
Data e Anëtarësimit: 18-07-2008
Postimet: 7,961
All-llahu të shpërbleftë: 3,494
Falënderuar 8,313 herë në 4,311 Postime
Rep Fuqia: 3521
|
|
|
Porosi kuranore (1)
Porosi kuranore (18)
A lejohet koprracia në Islam?
Ajeti në gjuhën arabe
وَلَا تَجْعَلْ يَدَكَ مَغْلُولَةً إِلَى عُنُقِكَ وَلَا تَبْسُطْهَا كُلَّ الْبَسْطِ فَتَقْعُدَ مَلُومًا مَحْسُورًا مَلُوماً مَحْسُوراً.
Ajeti në gjuhën shqipe
“Dhe mos e bëj dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt).” (Isra, 29)
وَالَّذِينَ إِذَا أَنْفَقُوا لَمْ يُسْرِفُوا وَلَمْ يَقْتُرُوا وَكَانَ بَيْنَ ذَلِكَ قَوَامًا.
“Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur.” (Furkan, 67)
A lejohet shpenzimi i pasurisë pa masë?
Ajeti në gjuhën arabe
وَآَتِ ذَا الْقُرْبَى حَقَّهُ وَالْمِسْكِينَ وَابْنَ السَّبِيلِ وَلَا تُبَذِّرْ تَبْذِيرًا..
Ajeti në gjuhën shqipe
“Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfrit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepër e pa rrugë.” (Isra, 26)
Kush janë mastrafxhinjtë (ata që shpenzojnë pa masë)?
Ajeti në gjuhën arabe
إِنَّ الْمُبَذِّرِينَ كَانُوا إِخْوَانَ الشَّيَاطِينِ وَكَانَ الشَّيْطَانُ لِرَبِّهِ كَفُورًا.
Ajeti në gjuhën shqipe
“Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.” (Isra, 27)
Autor: M.M. Pikthal & M. Fateh Muhammad
Përktheu: Mr. Fehim Dragusha
__________________
''Dhe Fitneja (Provokimi), eshte me e rende se vrasja.'' (El-Bekare 191)
|
|
Për këtë postim, ju falënderohen 5 Përdorues në vijim:
|
|

29-06-2009, 19:46
|
.gif?dateline=1228251390) |
Anëtarë i Avancuar
|
|
Data e Anëtarësimit: 18-07-2008
Postimet: 7,961
All-llahu të shpërbleftë: 3,494
Falënderuar 8,313 herë në 4,311 Postime
Rep Fuqia: 3521
|
|
|
Re: Porosi kuranore (1)
Porosi kuranore (19)
Çfarë duhet të bëjmë nëse nuk kemi mundësi të ndihmojmë nevojtarët?
Ajeti në gjuhën arabe
وَإِمَّا تُعْرِضَنَّ عَنْهُمُ ابْتِغَاءَ رَحْمَةٍ مِنْ رَبِّكَ تَرْجُوهَا فَقُلْ لَهُمْ قَوْلًا مَيْسُورًا.
Ajeti në gjuhën shqipe
“Nëse detyrohesh t’ua kthesh shpinën atyre (të afërmve etj.), duke kërkuar mëshirën të cilën e shpreson nga Zoti yt (furnizim për t’i ndihmuar ata), atëherë thuaju atyre fjalë të mira (të lehta).” (Isra, 28)
A lejohet ryshfeti në Islam (ngrënia e pasurisë në mënyrë të padrejtë)?
وَلَا تَأْكُلُوا أَمْوَالَكُمْ بَيْنَكُمْ بِالْبَاطِلِ وَتُدْلُوا بِهَا إِلَى الْحُكَّامِ لِتَأْكُلُوا فَرِيقًا مِنْ أَمْوَالِ النَّاسِ بِالْإِثْمِ وَأَنْتُمْ تَعْلَمُونَ.
“Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë).” (Bekare, 188)
Çfarë ndihme duhet të ofrojë muslimani?
Ajeti në gjuhën arabe
مَنْ يَشْفَعْ شَفَاعَةً حَسَنَةً يَكُنْ لَهُ نَصِيبٌ مِنْهَا وَمَنْ يَشْفَعْ شَفَاعَةً سَيِّئَةً يَكُنْ لَهُ كِفْلٌ مِنْهَا وَكَانَ اللَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ مُقِيتًا.
Ajeti në gjuhën shqipe
“Kush ofron ndihmë të mirë, do të ketë pjesë nga ajo, dhe kush ofron ndihmë të keqe do të ngarkohet me të. Allahu është i plotfuqishëm ndaj çdo sendi.” (Nisa, 85)
Autor: M.M. Pikthal & M. Fateh Muhammad
Përktheu: Mr. Fehim Dragusha
__________________
''Dhe Fitneja (Provokimi), eshte me e rende se vrasja.'' (El-Bekare 191)
|
|
Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:
|
|

06-07-2009, 10:02
|
.gif?dateline=1228251390) |
Anëtarë i Avancuar
|
|
Data e Anëtarësimit: 18-07-2008
Postimet: 7,961
All-llahu të shpërbleftë: 3,494
Falënderuar 8,313 herë në 4,311 Postime
Rep Fuqia: 3521
|
|
|
Re: Porosi kuranore (1)
Porosi kuranore (20)
A lejohet për muslimanin pirja e alkoolit, bixhozi, kumari?
Ajeti në gjuhën arabe
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا إِنَّمَا الْخَمْرُ وَالْمَيْسِرُ وَالْأَنْصَابُ وَالْأَزْلَامُ رِجْسٌ مِنْ عَمَلِ الشَّيْطَانِ فَاجْتَنِبُوهُ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ.
Ajeti në gjuhën shqipe
“O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.” (Maide, 90)
إِنَّمَا يُرِيدُ الشَّيْطَانُ أَنْ يُوقِعَ بَيْنَكُمُ الْعَدَاوَةَ وَالْبَغْضَاءَ فِي الْخَمْرِ وَالْمَيْسِرِ وَيَصُدَّكُمْ عَنْ ذِكْرِ اللَّهِ وَعَنِ الصَّلَاةِ فَهَلْ أَنْتُمْ مُنْتَهُونَ.
“Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?” (Maide, 91)
يَسْأَلُونَكَ عَنِ الْخَمْرِ وَالْمَيْسِرِ قُلْ فِيهِمَا إِثْمٌ كَبِيرٌ وَمَنَافِعُ لِلنَّاسِ وَإِثْمُهُمَا أَكْبَرُ مِنْ نَفْعِهِمَا...
“Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj, “Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre…” (Bekare, 219)
Përmbushja e premtimeve
Ajeti në gjuhën arabe
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا أَوْفُوا بِالْعُقُودِ.
“O Ju që besuat! Zbatoni premtimet (obligimet).” (Maide, 1)
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا لِمَ تَقُولُونَ مَا لَا تَفْعَلُونَ.
“O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni?” (Saff, 2)
كَبُرَ مَقْتًا عِنْدَ اللَّهِ أَنْ تَقُولُوا مَا لَا تَفْعَلُونَ.
“Tek Allahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!” (Saff, 3)
...وَأَوْفُوا بِالْعَهْدِ إِنَّ الْعَهْدَ كَانَ مَسْئُولًا.
“...Premtimin zbatojeni, pse për premtimin ka përgjegjësi.” (Isra, 34)
وَأَوْفُوا بِعَهْدِ اللَّهِ إِذَا عَاهَدْتُمْ وَلَا تَنْقُضُوا الْأَيْمَانَ بَعْدَ تَوْكِيدِهَا وَقَدْ جَعَلْتُمُ اللَّهَ عَلَيْكُمْ كَفِيلًا إِنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا تَفْعَلُونَ.
“Meqë keni premtuar, pra zbatojeni premtimin e dhënë ndaj Allahut, e mos i prishni betimet pasi i keni vërtetuar ato, duke qenë se Allahun e bëtë garant tuajin. Vërtet, Allahu e di se çka punoni.” (Nahl, 91)
Cili është dënimi për ata që i thyejnë zotimet?
Ajeti në gjuhën arabe
إِنَّ الَّذِينَ يَشْتَرُونَ بِعَهْدِ اللَّهِ وَأَيْمَانِهِمْ ثَمَنًا قَلِيلًا أُولَئِكَ لَا خَلَاقَ لَهُمْ فِي الْآَخِرَةِ وَلَا يُكَلِّمُهُمُ اللَّهُ وَلَا يَنْظُرُ إِلَيْهِمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَلَا يُزَكِّيهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ.
Ajeti në gjuhën shqipe
“Ata që për një vlerë të paktë e shesin besën e dhënë Allahut, ndryshojnë edhe zotimet e tyre, të tillët nuk kanë pjesë (mëshirë) në botën tjetër, dhe në ditën e kijametit Allahu nuk u flet atyre, nuk i shikon ata dhe nuk i pastron (prej barrës së gabimeve), ata kanë një dënim të dhembshëm.” (Ali Imran, 77)
Zotimi dhe shpagimi për të
يُهْلِكُونَ أَنْفُسَهُمْ وَاللَّهُ يَعْلَمُ إِنَّهُمْ لَكَاذِبُونَ.
“E shkatërrojnë veten e tyre; Allahu e di se ata janë rrenacakë.” (Teube, 42)
لَا يُؤَاخِذُكُمُ اللَّهُ بِاللَّغْوِ فِي أَيْمَانِكُمْ وَلَكِنْ يُؤَاخِذُكُمْ بِمَا عَقَّدْتُمُ الْأَيْمَانَ فَكَفَّارَتُهُ إِطْعَامُ عَشَرَةِ مَسَاكِينَ مِنْ أَوْسَطِ مَا تُطْعِمُونَ أَهْلِيكُمْ أَوْ كِسْوَتُهُمْ أَوْ تَحْرِيرُ رَقَبَةٍ فَمَنْ لَمْ يَجِدْ فَصِيَامُ ثَلَاثَةِ أَيَّامٍ ذَلِكَ كَفَّارَةُ أَيْمَانِكُمْ إِذَا حَلَفْتُمْ وَاحْفَظُوا أَيْمَانَكُمْ كَذَلِكَ يُبَيِّنُ اللَّهُ لَكُمْ آَيَاتِهِ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ.
“Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet e juaja të paqëllimta (për betim), por ju merr për ato që jeni zotuar qëllimisht.
E shpagimi i tij (i betimit të bërë) është duke i ushqyer dhjetë të varfër me ushqim mesatar që ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshur ata (të dhjetë), ose duke liruar një rob.
E kush nuk ka mundësi t’i bëjë këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është shpagim për betimet tuaja kur i theni ato. Ruani betimet tuaja. Kështu Allahu ju sqaron dispozitat e veta, ashtu që të jeni mirënjohës.” (Maide, 89)
Autor: M.M. Pikthal & M. Fateh Muhammad
Përktheu: Mr. Fehim Dragusha
__________________
''Dhe Fitneja (Provokimi), eshte me e rende se vrasja.'' (El-Bekare 191)
|
|
Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:
|
|

12-07-2009, 21:24
|
.gif?dateline=1228251390) |
Anëtarë i Avancuar
|
|
Data e Anëtarësimit: 18-07-2008
Postimet: 7,961
All-llahu të shpërbleftë: 3,494
Falënderuar 8,313 herë në 4,311 Postime
Rep Fuqia: 3521
|
|
|
Re: Porosi kuranore (1)
Porosi kuranore (21)
Si duhet të dëshmojë muslimani dhe si duhet ta zbatojë ligjin?
Ajeti në gjuhën arabe
وَلَا تَلْبِسُوا الْحَقَّ بِالْبَاطِلِ وَتَكْتُمُوا الْحَقَّ وَأَنْتُمْ تَعْلَمُونَ .ِ.
Ajeti në gjuhën shqipe
“E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën dhe me vetëdije të fshehni realitetin.” (Bekare, 42)
...وَلَا تَكْتُمُوا الشَّهَادَةَ وَمَنْ يَكْتُمْهَا فَإِنَّهُ آَثِمٌ قَلْبُهُ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌ.
“...Mos e fshehni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë, ai është mëkatar me zemrën e vet, Allahu di atë që veproni.” (Bekare, 283)
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا كُونُوا قَوَّامِينَ بِالْقِسْطِ شُهَدَاءَ لِلَّهِ وَلَوْ عَلَى أَنْفُسِكُمْ أَوِ الْوَالِدَيْنِ وَالْأَقْرَبِينَ إِنْ يَكُنْ غَنِيًّا أَوْ فَقِيرًا فَاللَّهُ أَوْلَى بِهِمَا فَلَا تَتَّبِعُوا الْهَوَى أَنْ تَعْدِلُوا وَإِنْ تَلْوُوا أَوْ تُعْرِضُوا فَإِنَّ اللَّهَ كَانَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًا.
“O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hir të Allahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfanjak, pse Allahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t’i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrëmbëroni ose tërhiqeni, Allahu hollësisht di ç’ka punoni.” (Nisa, 135)
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا.
“O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të Allahut dhe thoni fjalë të drejta.” (Ahzab, 70)
يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَنْ يُطِعِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا.
“Ai (Allahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.” (Ahzab, 71)
Autor: M.M. Pikthal & M. Fateh Muhammad
Përktheu: Mr. Fehim Dragusha
__________________
''Dhe Fitneja (Provokimi), eshte me e rende se vrasja.'' (El-Bekare 191)
|
|
Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:
|
|
 |
|
| Vegla të Temave |
|
|
| Ndrysho Paraqitjen |
Linear
|
Rregullat e Postimit
|
Ju nuk mund të postoni tema të reja
Ju nuk mund të postoni përgjigje
Ju nuk mund të postoni shtojca
Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
HTML Kodi është jo Aktiv
|
|
|
Të gjitha kohët janë GMT +1. Koha tani është 02:57.
|