|
Relativiteti nė Kur“an
RELATIVITETI NĖ KUR`AN
Pėrfundimi qė arritėm me ndihmėn e zbulimeve shkencore thotė se koha nuk ėshtė absolute siē supozonin materialistėt, por njė perceptim relativ. Ēfarė ėshtė mė interesante se ky fakt qė ka mbetur pa u zbuluar deri nė shek.20-tė nga shkenca, ėshtė zbuluar nė Kuran para 14 shekujsh. Ka referime tė ndryshme nė Kuran pėr relativitetin e kohės.
Ėshtė e mundur qė tė shihet nė shumė ajete kuranore fakti i dėshmuar shkencėrisht se koha ėshtė perceptim psikologjik qė varet nga ngjarjet, mjedisi dhe kushtet. Pėr shembull, jeta e plotė e njė njeriu ėshtė kohė shumė e shkurtė siē informohemi pėr kėtė nė Kuran:
Atė ditė kur Ai ju thėrret, kurse ju i pėrgjigjeni tė pėrulur e duke lavdėruar Atė, e ju duket se nuk qėndruat (nė dynja) vetėm pak kohė. (Isra:52)
(Pėrkujto) Ditėn kur i tubojnė ata, (atyre u duket) sikur nuk qėndruan (nė dynja) vetėm njė moment tė ditės, atėherė njihen mes vete. (Junus:45)
Disa ajete tregojnė se njerzit perceptojnė kohėn nė mėnyra tė ndryshme dhe se ndonjėherė mund perceptojnė njė periudhė tė shkurtė kohore si shumė tė gjatė. Biseda qė pason e njerzve gjatė gjykimit nė jetėn e pastajme ėshtė shembull i mirė pėr kėtė:
Ai thotė: "E sa vjet keni kaluar nė tokė?" Ata thonė: "Kemi qėndruar njė ditė ose njė pjesė tė ditės, pyeti ata qė dinė numėrimin!" Ai thotė: "Mirė e keni, sikur ta dishit njėmend pak keni qėndruar!" (Muminun:112-114)
Nė ajetet tjera Allahu thotė se koha mund tė rrjedhė nė shpejtėsi tė ndryshme nė mjedise tė ndryshme:
Ata kėrkojnė prej teje t'ua ngutėsh dėnimin, po All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, pse njė ditė te Zoti yt, ėshtė sa njėmijė vjet, si llogaritni ju. (Haxhxh: 47)
Atje ngjiten engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) nė njė ditė qė zgjatė pesėdhjetė mijė vjet (ose lartėsia e atyre shkallėve ėshtė pesėdhjetė mijė vjet). (Mearixh: 4)
Ai ėshtė qė udhėheq ēėshtjen (e tė gjitha krijesave) prej qiellit nė tokė, pastaj ajo (ēėshtja) ngritet te Ai nė njė ditė qė sipas llogarisė suaj ėshtė sa njėmijė vjet. (Sexhde:5)
Kėto ajete shprehin qartė relativitetin e kohės. Qė kjo ėshtė kėshtu, e qė ėshtė kuptuar sė voni nga shkenctarėt e shek. 20-tė, ėshtė transmetuar njerzimit para 1.400 vjetėve nė Kuran qė tregon se Kurani ėshtė hpallje e Allahut, i Cili rrethon tėrė kohėn dhe hapėsirėn.
Shumė ajete tjera nė Kuran zbulojnė se koha ėshtė perceptim. Kjo ėshtė posaēėrisht evidente nė tregime. Pėr shembull, Allahu ka mbajtur Shoqėrinė e Shpellės, njė grup tė besimtarėve qė pėrmendet nė Kuran, nė gjumė tė thellė pėr tre shekuj. Kur janė zgjuar, ata njerėz kanė menduar se kanė qėndruar nė atė gjendje pėr pak kohė, dhe nuk kanė mundur qė tė supozojnė sa gjatė kanė fjetur:
Ne u vumė mbulojė mbi veshėt e tyre (i vumė nė gjumė) nė shpellė pėr disa vite me rradhė. Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) pėr tė parė se cili prej tyre dy grupeve ėshtė mė preciz nė njehėsimin e kohės sa qėndruan gjatė. (Kehf: 11-12)
Ashtu (sikurse i vumė nė gjumė) i zgjuam ata qė tė pyesin njėri-tjetrin (se sa kanė fjetur). Njėri prej tyre foli e tha: "Sa keni ndejur?" Ata thanė: "Kemi ndejur njė ditė ose njė pjesė tė ditės!" Disa thanė: "Zoti juaj e di mė sė miri se sa keni ndejur, prandaj dėrgonie njėrin prej jush me kėtė argjend (monedhė argjendi) nė qytet, e tė zgjedhė ushqim mė tė mirė, e t'ju sjellė atė juve dhe le tė ketė shumė kujdes e tė mos i japė tė kuptojė askujt pėr ju". (Kehf:19)
Gjendja e treguar nė ajetin e mėposhtėm ėshtė gjithashtu dėshmi se koha nė tė vėrtetė ėshtė perceptim psikologjik.
Ose (nuk je i njohur) me shembullin e atij qė kaloi pranė njė fshati qė ishte rrėnuar nė kulmet e tij, e tha: "Si e ngjallė All-llahu kėtė pas shkatėrrimit tė tij?" e All-llahu e bėri tė vdekur atė (pyetėsin - Uzejrin) njėqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: "Sa qėndrove (i vdekur)?" Ai tha: "Njė ditė, ose njė pjesė tė ditės!". Ai (All-llahu) Tha: "Jo, por ke ndejur (i vdekur) njėqind vjet, shikoje ushqimin dhe pijen tėnde si nuk ėshtė prishur, e shikoje edhe gomarin tėnd (si i janė shkapėrderdhur eshtrat). E pėr tė bėrė ty argument pėr njerėzit (bėmė kėtė sprovė), shiko se si i kombinojmė eshtrat e pastaj i veshim me mish. E kur iu bė e qartė atij tha: "U binda se me tė vėrtetė All-llahu ka mundėsi pėr ēdo send!" (Bekare:259)
Ky ajet qartė thekson se Allahu i Cili ka krijuar kohėn ėshtė i pavarur nga ajo. Njeriu, nga ana tjetėr, ėshtė i varur nga koha, qė ėshtė paracaktuar nga Allahu. Siē theksohet nė ajet, njeriu nuk ka aftėsi tė dijė as sa gjatė ka fjetur. Nė kėtė gjendje, tė pohohet se koha ėshtė absolute (sikurse materialistėt e bėjnė, nė mendimin e tyre tė shtrembėruar) ėshtė shumė e paarsyeshme.
__________________
O ju qė keni besuar, a tju tregoj pėr njė tregti tė bujshme qė ju shpėton prej njė dėnimi tė dhembshėm:
Ti besoni All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, tė luftoni nė rrugėn e All-llahut me pasurinė tuaj dhe veten tuaj, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, nėse jeni qė e dini.
ES-SAFF 10-11
|