|
Si tė jetojmė me Kur`anin?
Pėr tė arritur deri nė pėrfundimin e rrugės nė formėn mė tė drejtė dhe pa devijime nė rrugė , na duhen pėrveē shenjave nė rrugė njėashtu edhe njė kartė orientuese qė na tregon detajisht dhe na pėrshkruan rrugėn.
E shtunė, 19 Korrik 2008 12:28
Nga: H.N.
Rrugėt qė ēojnė kah caku pėrfundimtar janė tė shumta , ato kanė karaktere , pėrmasa dhe realizime tė ndryshme prej njėra-tjetrės. Njeriu ėshtė njė mikrokozmos nė kėto orbita tė pafundme tė cilat mundet qė ta ē`orientojnė mentalitetin dhe konceptin e tij tė jetės dhe tė vdekjes.Ai , pra njeriu , pėrballet me pengesa tė njėpasnjėshme , me manipulime dhe me forma tė ndryshme tė ndikimeve tė jashtme qė me secilėn formė lobojnė tek ai qė tė arrijė nė pėrmasėn e tij tė ricikluar tė konstruksionit tė jashtėm.
Sipas Sejjid Kutubit ( Allahu na takoft me tė nė xhennet) shenja mė e madhe nė rrugė drejtė Krijuesit dhe jetės ėshtė fjala: "Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhammedi a.s. ėshtė rob dhe i Dėrguar i Allahut." Po deri te kėto shenja ne arritėm duke e gjetur Kur`anin nė jetėn tonė. Prof.Sejjid Kutubi (Allahu na takoft me tė nė xhennet) tha: "Sėrish iu ktheva leximit tė Kur`anit, por jo nė librat e tefsirit por nė mus`haf. Pėrsėri e gjeta atė Kur`an tė bukur dhe tė dashur. I gjeta edhe figurat e mia tė pėrmallshme e tė dashura. Ato tani nuk janė tė thjeshta siē ishin mė parė. Edhe qėndrimi im ndaj tyre ka ndryshuar. Tani kthehem e i gjej synimet dhe qėllimet e tij, dhe e kuptoj se ato janė shembuj qė shėrbejnė e jo ngjarje qė ndodhin. Megjithėate, mahnitja nga ai ende ėshtė e pranishme kurspe impresionimi nga ai pa nda vazhdon. Falėminderoj Allahun, Kur`anin e kam gjetur" (Ilustrimi artistik nė Kur`an, Prof.Sejid Kutub, fq.11).
Kur`ani, fjalė e Allahut tė Lartėsuar e vulosur nė miliona zemrat e besimtarėve anekėnd globit, mahnitė tė gjitha krijesat nė rruzullin tokėsor. Ai ėshtė libėr qė gjallėron dhe qorton, mėson dhe orienton qiejt e tokėn kah caku final, rregullon dhe persekuton historinė e civilizimeve , mahnitė dhe tėrhjekė! Po ne, si duhet tė jetojmė me tė? A`thua vallė duhet tė dialogojmė me fėmijėt tanė qė kur tė na pyesin: baba ēka ėshtė ky libėr? , ne ti pėrgjigjemi: biri im, ky libėr ėshtė Kur`an qė duhesh ta ngritėsh lart dhe nuk guxon ta prekėsh. Apo ndoshta duhet qė fėmijėt tanė dhe ne vet pėr ēdo ditė tė takohemi dhe tė kuvendojmė me Kur`anin duke i mėsuar versetet , urtėsitė e tyre, kuptimet, etj? Shoqėria jonė moderne e ndikuar prej teknologjisė dhe dinamizmit tė shkallzueshėm tė jetės e ka harruar veten dhe ka devijuar prej asaj burimores. Kjo shoqėri e cila dikur ishte aq e natyrshme dhe aq burimore tash ka ndrruar kahjen dhe po lėngon prej sėmundjeve tė shumta tė cilat janė paraqitur si pasojė e mėkateve tona.
Nė ujėrat e shoqėrisė moderne po hudhen mbeturina tė llojllojshme tė cilat mbeturina po e lidhin kėtė shoqėri pėr grykėn e tij si formė e zbukurimeve, argėtimeve dhe kalimit tė kohės pa e vėrejtur se nė gjurmė nuk kemi lėnė asnjė shenjė identifikuese pėr brezat e ardhshėm dhe krenarinė e tyre. Por, pėrveē krenarisė brezave tė ardhshėm dhe neve na vynė puna, vullneti dhe koncepti i drejtė i jetės sonė. Si rezultat i kėtyre dinamizmave dhe rrymave tė ndryshme qė u futėn nė jetėn e brendshme tė njeriut si mikrokozmos, njeriu filloi qė tė tkurret prej identitetit tė vėrtet, tė pranoj zemra e tij gjithėēka pėrveē Allahut dhe Muhammedit a.s. Por, gjithė ky mund ėshtė i kotė sepse Allahu xh.sh. zemrat e njerėzve nuk i ka krijuar si deponi matrialesh dhe sendesh tė pavlefshme e qė zėnė pjesė tė rėndėsishme tė saj, por atė e ka krijuar si katalizator vlerash dhe ndjeshmėrish qė ėshtė e vendosur nė funksion tė nėnshtrimit tė plotė ndaj Krijuesit tė Botrave. Zemra zbutet prej dashurisė sonė ndaj Allahut dhe dashurisė sė Allahut ndaj neve. Po si tė arrijmė deri tek dashuria e Allahut, kur ne nga jeta jonė e kemi larguar fjalėn e Tij, Kur`anin? Ne nuk mund tė hapėrojmė drejtė rrugės sė Krijuesit pa shenjat nė rrugė dhe udhėrrėfyesit tonė. Shenjat nė rrugė dėshmojnė pėr ndryshimin tonė pėr tė mirė, na japin shkas pėr tė vepruar nė konotacion pozitiv dhe na kreirojnė jetėn tonė tė thjeshtėzuar nė komparacion me sfidat e jetės. Shenjat na ngjyrosin jetėn dhe na reduktojnė idetė e stėrngarkuara tė shoqnisė. Udhėrrėfyesit na mėsojnė shenjat nė rrugė dhe bashkėveprojnė me ne deri nė cakun e fundit final. Udhėrrėfyesit janė lexuesit tė fjalėve tė Allahut dhe sqaruesit e atyre fjalėve qė Allahu ia ka mundėsuar tė kuptuarit e drejtė tė fjalėve tė Tij. Mėsimi i kuptimeve tė verseteve Kur`anore ndėrton baza tė jetės sė njerėzve nė rruzullin tokėsor. Por, nė mėsimin e verseteve Kur`anore duhet ta pėrgadisim veten dhe ti kemi parasysh shumė gjėra. Mė tė rėndėsishme sipas asaj ēka kam kuptuar unė janė:
1. Sinqeriteti: Tė mėsosh dhe tė lexosh fjalėt e Allahut tė Madhėrishėm dhe tė mos jesh i sinqert ėshtė njė vdekje pėr sė gjalli. Ėshtė vdekje nėse zburukojmė tė lexuarit e fjalėve tė Allahut , ndėrsa ne tė mos jemi tė sinqert. Baza e fitores nė kėtė dynja dhe ahiret ėshtė sinqeriteti.
2. Zemėr tė pastėrt: Pėr tė mėsuar dhe jetuar me fjalėt e Allahut duhet qė zemrėn tonė ta pastrojmė prej ndėrhyrjeve tė jashtme tė panevojshme dhe shtesa tė cilat na ngjyrosin zemrėn me mėkate tė shumta. Zemrėn duhet qė t`ia nėnshtrojmė Allahut tė Lartėsuar nėse dėshirojmė qė tė mėsojmė fjalėt e Tij. Muslimi tregon nga Ibėn Umeri se i Dėrguari i Allahut ka thėnė:" Mbartėsi i Kur`anit ėshtė si bariu i deveve tė lidhura, nėse i ruan dhe i kontrollon do t`i mbajė, e nėse i harron e i lėshon do t`i ikin. E nėse mbartėsi i Kur`anit e lexon atė ditė e natė, e mban mend, pėrndryshe do ta harrojė" (Si tė bashkėveprojmė me Kur`anin Fisnik , Dr.Jusuf Kardavi, fq.142). Por, esenciale pėr mbajtjen e fjalėve tė Allahut pėrmendsh ėshtė zemra e pastėrt dhe e nėnshtruar Allahut xh.sh.
3.Petku i Modestisė: Nėse sinqeriteti ėshtė fitorja nė dynja dhe ahiret atėherė modestia ėshtė nėna e sinqeritetit e cila i mundėson lexuesit tė fjalėve tė Allahut tė kuptojė mė lehtė ato, ti pranoj nė jetė dhe tė realizoj urdhėrat e Allahut nė tokė. Petku i modestisė e zgjeron pėrhapjen e fjalėve tė Allahut dhe mundėsinė e kuptimit tė drejtė tė tyre. Njeriu i zhveshur prej mendjemadhėsisė dhe i lidhur e i lėkundur me modestinė reflekton nė shoqėri vlera tė cilat shoqėrisė i nevojiten pėr ēdo ēast.
4. Morali i Lartė: Nėse nuk jemi tė moralshėm ėshtė vėshtirė mbajta pėrmendsh e fjalėve tė Allahut dhe ėshtė shumė mė e vėshtirė kuptimi i tyre dhe jetėsimi nė jetė. Njė popull qė nuk ka moral ėshtė i vdekur, ndėrsa ai qė ka moral ėshtė i gjallė. Ai qė nuk ka moral i pėlqen vetvetja, ėshtė vesvese, ėshtė mendjemadh dhe normalisht qė mėsimi i fjalėve tė Allahut xh.sh. bėhet shumė mė i vėshtirė. Kam kuptuar se nė Kumanovė ka mbi 100 hoxhallar, a Kumanova ka vetėm dy xhami. Po mirė, sikur ato hoxhallar tė ishin tė sinqert, me zemėr tė pastėrt , modest dhe tė moralshėm, Kumanova a do tė ishte nė kėtė gjendje si ėshtė?
O Allah ti e di qė unė tė dua, tė lutem ma shto dashurinė time ndaj Teje, sikur tė mos tė dua Ty atėherė pse duhet tė jetoj? Mundėsoja Ummetit Islam bashkimin, jetėsimin e Kur`anit dhe bashkėveprimin me Islamin. Amin!
__________________
Forcojeni ju Islamin nė zemrat tuaja qė Allahu ta forcoj atė nė tokė
|