Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Kur“an dhe Tefsir

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 12-05-2008, 10:00
Grafika e Sumeja
Ushtarja e Allahut
 
Data e Anėtarėsimit: 19-06-2005
Postimet: 2,094
All-llahu tė shpėrbleftė: 2,104
Falėnderuar 3,322 herė nė 1,492 Postime
Rep Fuqia: 1099
Sumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond repute
Tefsirul Kur’anil Adhiim

Ismail ibn Kethir (701-774 h.)
dhe tefsiri i tij
“Tefsirul Kur’anit''

Biografi e shkurtėr
Emri i tij i plotė ėshtė Ismail ibn Amr ibn Kethir ibn
Dav’u ibn Kethir ibn Zer’u, el Kajsi, el-Busrevi,
ed-Dimeshki. U lind nė Busra njė fshat nė veri tė
Damaskut nė vitin 701 h. Ibn Kethiri njihet me ofiqet
mė tė larta tė nderit me tė cilat e quajtėn dijetarėt:
El Imam, El Hafidh, Imaduddin, Ebul Feda’ė, etj.
Derisa Ibn Kethiri ishte nė moshėn e njomė, 4 vjeē, i
vdiq babai, i cili ishte njė ligjėrues i njohur nė
Busra, prandaj kujdesin ndaj tij e mori i vėllai,
Abdul Vehabi. Nė moshėn 7 vjeē sė bashku me tė vėllanė
u shpėrngulėn nė Damask dhe prej atje fillon shtegtimi
i tij i dijes. Sė pari mėsimet fillestare i mori nga i
vėllai e pastaj vazhdoi me dijetarėt mė tė mėdhenj tė
kohės, ndėr ta edhe Ibn Shehine, El Amidiu, Ibn
Asakiri, Ibnul Ferkah, Ez Zerradi, El Mizzi dhe Ibn
Tejmijen, tė cilin e donte dhe e respektonte aq shumė,
saqė pėr shkak tė pėrkrahjes sė fetvasė sė tij nė
lidhje me shkurorėzimin, pėrjetoi edhe tortura nga
fundi i jetės sė tij. Pastaj mori mėsime edhe prej
Shemsuddin Muhammed ibn Ahmed edh-Dhehebit ,
Ebul-Fet-h ed-Debusit etj..
Vdiq dhe u varros nė Damask nė vitin 774 h. pranė
varrit tė mėsuesit tė tij tė dashur Ibn Tejmije.

Pozita e tij nė dije
Ibn Kethiri, si emėr dhe si dijetar, me meritė zė njė
vend tė posaēėm nderi ndėr dijetarėt, sepse ai me
veprat e tij madhėshtore qė la pas, e bėri tė
pavdekshėm emrin e tij prej mufessiri dhe dijetari tė
gjithanshėm. Tefsirologėt e konsiderojnė si njėrin
prej mufessirėve mė tė mėdhenj tė Botės Islame,
posaēėrisht kur ėshtė fjalė pėr tefsirologėt e metodės
tradicionaliste tė komentimit.
Emrit tė tij, kudo nėpėr libra, i ėshtė shtuar edhe
grada e nderit “Hafidh”, e cila tregon pėr kontributin
e madh qė i ka dhėnė ky shkencės sė hadithit, nė tė
cilėn edhe mori kėtė titull.
Ibn Kethiri, qysh nė rininė e tij tė hershme, tregoi
shenja tė zgjuarsisė dhe tė inteligjencės sė pashoqe.
Ai nė moshė tė re pėrveēqė mėsoi pėrmendsh Kur’anin,
mėsoi pothuaj pėrmendsh edhe shumė vepra tė tjera tė
rėndėsishme tė proveniencės islame.
Nė lidhje me zgjuarsinė e tij, autori i veprės
“Shedheratu-dh-Dheheb” – Ibnul Imad el Hanbeli, i cili
njėherėsh ishte edhe nxėnės i Ibn Kethirit, thotė: “Ai
mbante shumė nė mend, shumė pak harronte kurse edhe mė
mirė kuptonte…”
Ibn Kethiri vazhdoi guximshėm tė hidhej nė valėt e
dijes derisa arriti nė majat e saj, me veprat e tij tė
mėdha, qė edhe sot e kėsaj dite lexohen me admirim nga
lexues tė shumtė anekėnd Botės Islame.
Ibn Haxher el Askelani citon fjalėt e imam Dhehebiut
nga vepra e tij e njohur “El-Mu’xhemul muhtass” tė
ketė thėnė pėr Ibn Kethirin: “Ishte muftiu mė i
dalluar (qė jepte fetva nė mėnyrė tė pavarur)
muhaddith i shkėlqyeshėm, njohės i thellė i tė drejtės
sė Sheriatit dhe mufessir i rrallė”
Ibn Hubejbi, ndėr tė tjera, pėr tė ka thėnė: “Nė kohėn
e tij ishte dijetar pa konkurrencė dhe i
pakrahasueshėm nė shkencat e historisė, hadithit dhe
tefsirit”.
Autori i “Tabekatul Mufessirin”, Shemsudin ed-Davudi,
nė biografinė e tij, ndėr tė tjera, ka shėnuar: “Ishte
shėmbėlltyrė pėr dijetarėt e tjerė, sidomos pėr
hafizėt e shkencės sė hadithit nė pėrcjelljen besnike
tė isnadeve tė haditheve”.
Nė fund, njė vlerėsim tė ēmuar pėr kėtė dijetar ka
dhėnė edhe dijetari bėshkėkohor, Dr. Muhammed
edh-Dhehebiu, i cili pėr tė thotė: “Nė ēdo rast, dija
e Ibn Kethirit i bėhet e qartė secilit qė lexon
tefsirin e tij dhe librin e shkruar nga ai nė lėmin e
historisė “El-Bidaje ve-n-Nihaje”. Kėto dy vepra bėjnė
pjesė ndėr librat mė madhėshtorė tė shkruar ndonjėherė
nga njerėzit (dijetarėt)”

Veprat e shkruara tė tij
Ibn Kethiri shkroi njė numėr tė madh veprash nė shumė
disiplina shkencore islame, disa prej tė cilave, siē
ėshtė tefsiri i tij i njohur “Tefsirul Kur’anil Adhim”
edhe sot e kėsaj dite vazhdojnė tė shtypen e tė
botohen nė tirazhe rekorde.
Ibn Haxher el Askelani nė veprėn e tij “Ed-Durrerul
kamineh”, ndėr tė tjera, ka thėnė: “Veprat e tij u
pėrhapėn edhe nė tė gjallė tė tij, e njerėzit i
shfrytėzuan edhe mė shumė pas vdekjes sė tij. Vėrtet
ėshtė njė rast i rrallė qė ndonjė dijetar tė shkruajė
vepra aq madhėshtore nė shumė lėmenj, e ato tė
konsiderohen si libra bazė”.
Prej veprave tė tij do tė veēonim:
1. “Tefsirul-Kur'anil-Adhim” – tefsiri i tij i njohur,
i cili deri mė sot ka pasur qindra botime; pėr kėtė
vepėr do tė flasim mė gjerėsisht.
2. “El-Bidaje ve-n-Nihaje” (Fillimi dhe fundi) – njė
vepėr e shkėlqyeshme historike, e botuar nė 14 vėllime
tė mėdha. Nė kėtė vepėr Ibn Kethiri, nė bazė tė
ajeteve kuranore dhe haditheve tė Pejgamberit a.s.,
flet mbi krijimin e botės, mbi tė gjithė pejgamberėt
prej Ademit a.s. e deri tek Muhammedi a.s. Nė kėtė
libėr janė pėrfshirė ngjarjet mė tė rėndėsishme
historike deri nė vitin 767 hixhri; aty flitet edhe
pėr momentet e fundit tė kėsaj bote, pėr parashenjat e
Kiametit, pėr ringjalljen dhe llogarinė e fundit. Kjo
vepėr edhe nė kohėn tonė gėzon njė reputacion tė madh
tek dijetarėt.
3. “Et-tekmil fi ma'rifetith-thikati ved-du'afa'i
vel-mexhahil” – ėshtė njė vepėr e hadithit qė flet pėr
transmetuesit e haditheve.
4. “El-Hedju ve-s-Senenu fi ehadithil-mesanidi
ves-suneni” – Nė kėtė vepėr Ibn Kethiri ka tubuar
gjashtė koleksionet mė tė mėdha tė hadithit, tė cilave
pastaj ua ka bashkėngjitur edhe Musnedin e Imam
Ahmedit, Bezzarit, Ebu Ja’lait dhe Ibn Shejbes. Qė tė
gjitha hadithet i ka klasifikuar e radhitur nė kapituj
pėrkatės.
5. “Sherhu Sahihil-Buhari” (Koment i Sahihut tė
Buhariut) – tė cilin nuk arriti ta pėrfundonte.
6. “Ihtisaru Ulumil-hadith” – Njė pėrmbledhje e
shkurtėr e veprės sė Ibn Sallahut nė lėmin e shkencave
tė hadithit.
7. “Musnedu-sh-shejhajn” – koleksion i haditheve qė
transmetohen nga Ebu Bekri dhe Omeri r.a.
8. “Tabekatul-fukahai-sh-shafi’ijjin” – vepėr e cila
tregon pėr biografinė e dijetarėve mė tė mėdhenj tė
medhhebit shafii. Edhe Ibn Kethiri i pėrkiste kėtij
drejtimi juridik.
9. “Risale fil-xhihad”.
10. “El-Ixhtihad fi talebil-xhihad”.
11. “Ihtisaru-s-sireti-n-nebevijje” – biografi e
shkurtėr e Muhammedit a.s., e shtypur dhe e botuar me
titullin: ”EL-FUSUL FI IHTISARI SIRETI-RR-RRESUL”
12. “Kitabul-ahkam” – Njė vepėr madhėshtore nė lėmin e
Fikhut, tė cilėn fatkeqėsisht nuk arriti ta
pėrfundonte tė tėrėn, arriti deri te kapitulli i
Haxhit.
13. “Menakibu-sh-Shafi’i” – Vepra mbi jetėn dhe
personalitetin e Imam Shafiut.
14. “Kitabul mukaddimat”.
15. “Tahrixh ehadith Muhtesar Ibnul Haxhib”, etj.

Tefsiri i Ibn Kethirit
“Tefsirul Kur’anil Adhim”
Tefsiri i Ibn Kethirit “Tefsirul-Kur'anil-Adhim”
(Komentim i Kur’anit tė Madhėrishėm) ėshtė pa dyshim
njėra prej veprave tė tij mė tė mėdha e mė tė
vlefshme. Dijetarėt, pa dallim, kėtė tefsir e
konsiderojnė ndėr tefsirėt mė tė mirė tė tė gjitha
kohėve. Kėshtu tefsirologu i mirėnjohur Shevkaniu pėr
kėtė tefsir thotė se ėshtė njėri ndėr tefsirėt mė tė
mirė, mbase mė i miri. Tė njėjtin vlerėsim e ka dhėnė
edhe Zerkaniu. Dallime nė vlerėsime manifestohen
vetėm kur bėhen krahasime nė mes tefsirit tė Taberiut
dhe atij tė Ibn Kethirit, sepse dihet qė tefsiri i
Taberiut ėshtė mė i vėllimshėm dhe pėrmban mė shumė
transmetime. Dhe sigurisht, shikuar nga ky aspekt
ėshtė mė i vlefshėm, mirėpo tefsiri i Ibn Kethirit, qė
ėshtė me madhėsi mesatare, ėshtė mė praktik e mė i
saktė, dhe mė i lexueshėm pėr masėn, duke marrė
parasysh se nė tė ka mė pak transmetime tė dobėta sesa
nė tefsirin e Taberiut.
Ky tefsir deri mė tash ka pasur shumė botime dhe me
tirazhe rekorde, zakonisht nė 4 vėllime. Ky tefsir ka
pasur edhe disa botime nė versione tė shkurtuara, tė
cilat i kanė bėrė dijetarėt e mėdhenj, si Ahmed
Shakir, Muhammed Nesib er-Rifa'i dhe Muhammed Ali
es-Sabuni. Nė versionin e shkurtuar botohet zakonisht
nė 3 vėllime.
Metoda qė ndoqi Ibn Kethiri nė tefsirin e tij
Siē theksuam mė parė, ky tefsir ėshtė i dyti nga vlera
pas tefsirit tė Taberiut, me metodėn e komentimit
tradicional, por ėshtė i pari pėr nga tirazhi i
botuar.
Nė kėtė tefsir Ibn Kethiri ndoqi besnikėrisht metodėn
tradicionale tė komentimit, sė pari duke komentuar
ajetet kuranore me ajete tė tjera kuranore, pastaj
ajetet me hadithe dhe, nė fund duke marrė edhe
komentimet e ashabėve dhe tė tabiinjve, pėr se i ka
tejkaluar tė gjithė mufessirėt.
Ibn Kethiri qė nė parathėnie tė tefsirit tė tij, duke
cituar fjalėt e mėsuesit tė tij Ibn Tejmije, tė cekura
nė “Mukaddime fi Usuli tefsir”, thotė se mėnyra mė e
mirė e komentimit ėshtė komentimi i Kur’anit me
Kur’an, pastaj me hadithe (Synet) e pas kėtyre dy
burimeve me fjalėt (komentimet) e ashabėve dhe tė
tabiinjve.
Ibn Kethiri nė fillim tė ēdo sureje sjell disa shėnime
tė shkurtra pėrkitazi me suren, nėse ajo ėshtė mekase
apo medinase, pėr emėrtimet e saj, ē’ėshtė transmetuar
nė lidhje me vlerėn e saj, pėr numrin e ajeteve tė
sures, madje nganjėherė sjell edhe numrin e shkronjave
e tė fjalėve tė ndonjė sureje.
Gjatė komentimit tė ajeteve, Ibn Kethiri sjell po
ashtu njė numėr tė madh tė haditheve, meqenėse ishte
njohės i madh i hadithit.
Ibn Kethiri nė shumė raste sjell edhe mendimet e
Taberiut, tė cilin, siē thotė ai, e kishte shembull si
njė mufessir tė madh.
Nė tefsirin e tij ai sjell shumė ngjarje e ndodhi tė
pejgamberėve, ngase ishte njohės i madh edhe i
historisė, pėr se ishte dhe mbeti i patejkalueshėm nga
ana e dijetarėve tė tjerė.
Ibn Kethiri po ashtu kishte njė qėndrim kritik edhe
ndaj israiliateve, tė cilat tė shumtėn e rasteve i
demaskon duke i quajtur si gėnjeshtra dhe shpifje.
Gjatė analizave tė thukėta qė i janė bėrė kėtij
tefsiri tė madh, dijetarėt kanė veēuar disa nga pikat
mė tė rėndėsishme qė ka trajtuar Ibn Kethiri; nga tė
cilat janė:

Qėndrimi i tij ndaj tefsirit racional
Ibn Kethiri ishte mufessir qė preferonte metodėn
tradicionale tė komentimit, do tė thotė sė pari
tefsiri i Kur’anit me Kur’an, pastaj me hadith, pastaj
me fjalėt e ashabėve dhe nė fund me fjalėt e
tabiinjve, por fjalėt e tyre pėr tė qenė si argument i
pranueshėm i kushtėzon tė jenė unike, pra tė mos ketė
mospajtime mes tyre.
Sa i pėrket qėndrimit tė tij ndaj tefsirit racionale,
ai nė tė shumtėn e rasteve i parafrazon mendimet e
mėsuesit tė tij Ibn Tejmijes, se komentimi racional pa
njohuri tė thella paraprake tė shkencave islame -
kuranore ėshtė haram - i ndaluar.

Interesimi i tij pėr cekjen e isnadeve
Ndėr mufessirėt nuk njihet ndonjė tjetėr qė tė ketė
pasur njohuri mė tepėr pėr isnadet sesa Ibn Kethiri.
Kėtu i ndihmoi sigurisht njohuria e tij e madhe nė
lėmin e Hadithit, pėr se kishte edhe titullin
“hafidh”, kėshtu qė pothuaj nė ēdo transmetim, ai cek
edhe isnadin e atij transmetimi, duke dhėnė shenjė
nėse ka pėr vargun e transmetuesve ndonjė vėrejtje a
dobėsi. Gjatė cekjes sė isnadeve, Ibn Kethiri nuk ra
nė grackėn ku ra Ibn Xheri et-Taberiu, i cili nė disa
raste e lė lexuesin nė huti lidhur me disa hadithe a
transmetime, sepse nuk cek fare isnadin dhe as jep
shenjė pėr dobėsitė eventuale tė atij vargu tė
transmetuesve.

Qėndrimi i tij ndaj cilėsive dhe emrave tė Allahut
Rreth kėsaj ēėshtjeje, Ibn Kethiri ndoqi me pėrpikėri
udhėn e tė parėve (selefi salih), duke pranuar e
vėrtetuar tė gjithė ata emra dhe ato cilėsi me tė
cilat Allahu xh.sh. e ka pėrshkruar apo cilėsuar
Vetveten, duke iu shmangur ēdo shėmbėllimi apo
pėrngjasimi me cilėsitė e krijesave.
P.sh. tek komenton ajetin e 54 tė kaptinės “El-A’raf”:
Åöäųó ŃóČųóßõćõ Ēįįųåõ ĒįųóŠöķ ĪóįóŽó ĒįÓųóćóĒęóĒŹö
ęóĒįĆóŃśÖó Żöķ ÓöŹųóÉö ĆóķųóĒćņ Ėõćųó ĒÓśŹóęóģ Śóįóģ
ĒįśŚóŃśŌö
“Vėrtet, Zoti juaj, Allahu, ėshtė Ai qė krijoi qiejt e
tokėn brenda gjashtė ditėsh, pastaj qėndroi mbi
Arshin…”
shohim tek thotė:
“Nė lidhje me kėtė ēėshtje njerėzit kanė folur shumė,
mirėpo ne nuk e kemi ndėr mend tė zgjerohemi tash nė
kėtė temė, por themi vetėm atė qė kanė thėnė dijetarėt
tanė, si Maliku, Evzaiu, Thevriu, Lejth bin Sa’di,
Shafiu, Ahmed ibn Hanbeli, Ishak bin Rahevijjeh e tė
tjerėt nga imamėt e mėdhenj, se kėtu nuk guxojmė tė
bėjmė ndonjė shėmbėllim apo pėrgjasim tė Allahut me
krijesat, sepse askush nuk ėshtė si Ai:
įóķśÓó ßóćöĖśįöåö ŌóķśĮń
“Asnjė send nuk ėshtė si Ai (Allahu)” (Esh-Shuura, 11)
Ne themi ashtu siē kanė thėnė imamėt e mėdhenj, e ndėr
ta edhe Neim bin Hamad el-Huzai, mėsuesi i Buhariut
se: “Ai qė e shėmbėllen Allahun me krijesat e Tij, ai
ka rėnė nė mosbesim, sikundėr edhe ai qė e mohon atė
cilėsi qė Allahu ia ka atribuuar Vetvetes, po ashtu ka
rėnė nė kufėr-mosbesim.
Prandaj ai qė i beson dhe i pohon ato cilėsi tė
Allahut, tė cilat i ka cekur nė Kur’an nė atė mėnyrė
qė pėrkojnė mė Madhėrinė e Tij, duke e zhveshur Atė
nga ēdo mangėsi, ai vėrtet ka ndjekur rrugėn e
udhėzimit.”

Interesimi i tij pėr dispozitat juridike nga Fikhu
Meqenėse Ibn Kethiri ishte muhadith i madh, kur
komentonte ndonjė ajet qė kishte tė bėnte me ndonjė
dispozitė juridike, ai nuk e shpjegonte atė ajet vetėm
kalimthi, po pėrpiqej qė ēėshtjen qė e prekte ajeti,
ta shtjellonte duke marrė si shembuj edhe shumė
hadithe tė Resulullahut, si dhe fjalėt e 4 Imamėve tė
mėdhenj tė shkollave juridike islame. Shembuj tė tillė
kur Ibn Kethiri flet pėr disa ēėshtje juridike islame,
kemi kur flet rreth ajeteve tė martesės,
shkurorėzimit, trashėgimisė, zekatit, agjėrimit, etj.
Por ajo qė e bėn kėtė mufessir kaq tė madh e tėrheqės,
ėshtė fakti se ai nuk zgjerohet aq shumė nė kėto
ēėshtje pėr tė krijuar ndjenjė tė monotonisė tek
lexuesi, ashtu siē ka vepruar f.v. Kurtubiu, po as nuk
kalon nėpėr kėto ajete e dispozita vetėm kalimthi, pa
hyrė nė detaje, sikur qė kanė vepruar shumica e
komentatorėve tė tjerė tė Kur’anit, por ndjek njė
rrugė tė mesme.

Qėndrimi i tij ndaj israiliateve
Pa dyshim, Ibn Kethiri bėn pjesė ndėr mufessirėt qė
ndaj israiliateve kanė qėndrim tepėr kritik dhe
demaskues. Ai ka njė qėndrim mohues e negativ ndaj
tregimeve tė tilla tė ēuditshme, tė cilat nganjėherė i
cek sa pėr tė dhėnė shenjė se janė trillime, shpifje
dhe padrejtėsisht kanė zėnė vend nėpėr librat e
tefsirit. Ai njė gjė tė tillė e bėnte me lehtėsi e
shkathtėsi tė paparė, sepse njohja e thellė e shkencės
sė hadithit dhe njohja e dobėsive nė vargun e
transmetuesve, i mundėsonte njė gjė tė tillė.
Dr. Dhehebiu pėr Ibn Kethirin thotė: “Nuk kam parė
dikė prej mufessirėve tė ketė qenė mė i ashpėr nė
kritikėn dhe demaskimin e israiliateve sesa Ibn
Kethirin. Afėr tij nė kėtė aspekt do tė radhitja edhe
Ebu Muhammed bin Atijjen me tefsirin e tij “El
Muharrirul vexhiz fi tefsiril kitabil aziz”, dhe Ebu
Hajjanin me tefsirin e tij “El Bahrul Muhit”.
Ja njė shembull kur Ibn Kethiri demaskon njė rrėfim tė
tillė, duke e quajtur rrenė dhe hiperbolizim, gjatė
komentimit tė ajetit 22 tė kaptinės “El-Maide”:
ŽóĒįõęĒ ķóĒ ćõęÓóģ Åöäųó ŻöķåóĒ ŽóęśćšĒ ĢóČųóĒŃöķäó
ęóÅöäųóĒ įóä äųóĻśĪõįóåóĒ ĶóŹųóģó ķóĪśŃõĢõęĒś ćöäśåóĒ
ŻóÅöä ķóĪśŃõĢõęĒś ćöäśåóĒ ŻóÅöäųóĒ ĻóĒĪöįõęäó
“Ata (populli i Musait) thanė: O Musa, aty ėshtė njė
popull i fuqishėm (dhunues), prandaj ne nuk do tė
hyjmė aty kurrė, derisa ata tė mos dalin nga ajo (tė
na e lirojnė pa luftė) e nėse ata dalin nga ai vend,
atėherė ne do tė hyjmė”.
Ibni Kethiri rrėfen me isnad nga Ibni Xheriri e ky nga
Ibn Abbasi, se: “Xhebbarinėt-amalikėt, ishin njerėz tė
mėdhenj nga trupi-vigaj, ishin tė fuqishėm dhe dhjetė
herė mė tė gjatė se njerėzit e rėndomtė. Kur Musai
a.s. i urdhėroi beni-israilėt tė hynin nė qytetin e
Erihas (Jerihon), para tyre dėrgoi njė pararojė prej
12 vetash, prej ēdo fisi nga njė, pėr tė vėzhguar
terrenin dhe pėr tė parė se si qėndronte puna.
Kur u futėn fshehtas nė qytet, ata u fshehėn prapa njė
muri nė afėrsi tė njė kopshti. Njėri prej vigajve pa
gjurmėt e tyre dhe i zuri tė gjithė e i futi nė njė
thes dhe i dėrgoi para mbretit. Mbreti, pas njė bisede
tė shkurtėr, iu tha: Jeni tė lirė, por tregoni tė
parit tuaj (Musait) pėr atė qė patė kėtu, dhe i
lėshoi. Ata, kur u kthyen, i treguan Musait a.s. pėr
madhėsinė e tyre etj... Tėrė kjo rezultoi me futjen e
frikės nė zemrat e beni-israilėve, tė cilėt pastaj
refuzuan tė hynin nė kėtė qytet duke i thėnė Musait
a.s. - Shkoni ti dhe Zoti yt e luftoni, kurse ne do tė
rrimė kėtu e do tė presim. Nėse ata dalin vetė nga
qyteti, atėherė ne do tė hyjmė nė tė.”!!!
Ibn Kethiri, pasi pėrmend kėtė rrėfim, ndėr tė tjera
thotė se nė Isnadin e tij ka dobėsi tė qarta dhe
shpifje tė paskrupulla. Ai i krahason gjėrat sipas
logjikės sė shėndoshė duke nxjerrė mendimin
pėrfundimtar se ky tregim ėshtė pjellė e imagjinatės
sė sėmurė hebraike dhe njė gėnjeshtėr e kulluar.

Qėndrimi i tij ndaj disa ēėshtjeve tė parėndėsishme
Ibn Kethiri ishte shumė kritik ndaj atyre mufessirėve,
qė pėrpiqeshin qė disa tekste tė pėrgjithėsuara
kuranore, tė cilat nuk saktėsojnė emra, vende etj.,
mundoheshin t’i shtjellonin nė detaje, pa pasur ndonjė
argument tė fortė. F.v., kur komenton ajetin 73 tė
kaptinės “El-Bekare”:
ŻóŽõįśäóĒ ĒÖśŃöČõęåõ ČöČóŚśÖöåóĒ ßóŠóįößó ķõĶśķöķ
Ēįįųåõ Ēįśćó꜏óģ ęóķõŃöķßõćś ĀķóĒŹöåö įóŚóįųóßõćś
ŹóŚśŽöįõęäó
“E Ne u thamė: Mėshoni atij (tė vdekurit) me njė pjesė
tė saj (tė lopės sė therur). Ja, kėshtu Allahu ngjallė
tė vdekurit dhe ua sqaron argumentet e veta, ashtu qė
tė kuptoni.”
thotė: “Kjo “pjesė” e trupit tė lopės, cilado qoftė
ajo, me tė cilėn ėshtė prekur i vdekuri qė u ringjall
pėr tė dėshmuar pėr njė vrasje qė kishte ndodhur nė
mesin e beni-israilėve, nuk ėshtė fare me rėndėsi.
Kėtu me rėndėsi ėshtė vetėm mrekullia e ringjalljes qė
ndodhi me kėtė veprim. Po tė ishte e rėndėsishme tė
ceket se me cilėn pjesė tė lopės ishte prekur i
vdekuri, sigurisht se pėr kėtė do tė na lajmėronte
vetė Allahu xh.sh., por kjo ēėshtje ėshtė e
parėndėsishme nė krahasim me mrekullinė qė u zhvillua
para syve tė njerėzve.”
Ibn Kethiri kėtu ua sheh pėr tė madhe disa
komentuesve, tė cilėt kanė thėnė se pjesa e lopės me
tė cilėn ėshtė prekur i vdekuri, ishte kofsha, disa
brinja, disa koka etj., gjėra qė nuk kanė fare peshė
dhe nuk kanė kurrfarė mbėshtetjeje argumentuese.
Tė njėjtat konstatime i pėrsėrit edhe gjatė komentimit
tė ajeteve 9-26 tė kaptinės El-Kehf qė flasin mbi
tregimin e djelmoshave tė shpellės “Ashabul Kehf”, kur
thotė: “Meqenėse Allahu xh.sh. na kurseu nga njohuria
pėr vendndodhjen e kėsaj shpelle, e cila nuk na sjell
ndonjė dobi nė ēėshtjet e fesė, atėherė pėrse disa
mufessirė e lodhėn mendjen e tyre me supozime se
shpella mund tė jetė nė kėtė apo atė vend. Madje ėshtė
pėr t’u ēuditur se si disa prej komentuesve shkuan
edhe aq larg, sa tė sillnin edhe mendime se ē’emėr apo
ē’ngjyrė kishte lėkura e qenit tė djelmoshave tė
shpellės, gjė qė paraqet njė absurd dhe pėrpjekje tė
padobishme pėr tė ditur njė gjė, pėr tė cilėn nuk jemi
tė ngarkuar e as kemi detyrim qė ta dimė.”

Ibn Kethiri nė cilėsinė e historianit kritik
Ibn Kethiri ishte po ashtu njė historian i shquar dhe
i njohur gjithandej nė Botėn Islame, pėr veprėn e tij
tė famshme nė lėmin e historisė, “El-Bidaje
ve-n-Nihaje”. Zaten , kjo i mundėsonte atij qė nė
shumė vende nė tefsirin e tij tė hidhte poshtė disa
mendime qė kishin tė bėnin me historinė e zbritjes sė
disa ajeteve kuranore.
P.sh., gjatė tefsirit tė fjalėve kuranore:
įóŹóĢöĻóäųó ĆóŌóĻųó ĒįäųóĒÓö ŚóĻóĒęóÉš įųöįųóŠöķäó
ĀćóäõęĒś ĒįśķóåõęĻó ęóĒįųóŠöķäó ĆóŌśŃóßõęĒś
“Gjithqysh ti do tė vėresh se jehudėt dhe ata qė i
shpifėn Zotit shok (idhujtarėt), janė njerėzit me
armiqėsi mė tė fortė kundėr besimtarėve...”. (El-Maide
82),
thotė: “Ka thėnė Ali bin Ebi Talha ta ketė dėgjuar Ibn
Abbasin tė ketė thėnė: Ky ajet ka zbritur pėr
Nexhashiun dhe shokėt e tij, tė cilėve, kur Xha’fer
ibn Ebi Talibi u lexoi disa pjesė nga Kur’ani nė
lidhje me Isain a.s., u rrodhėn lotėt…”
Ibn Kethiri pas kėtij transmetimi jep vlerėsimin e vet
nė cilėsinė e kritikut duke thėnė: “Kėto fjalė nuk
mund tė merren si tė vėrteta, sepse ky ajet kuranor ka
zbritur nė Medinė, ndėrsa tregimi i Xhaferit me
Nexhashiun ka ndodhur nė Abisini, para hixhretit”.
Njė vlerėsim tė ngjashėm kritik jep edhe gjatė
komentimit tė ajetit 23 tė kaptinės “El-En’am”:
Ėõćųó įóćś Źóßõä ŻöŹśäóŹõåõćś ÅöįĒųó Ćóä ŽóĒįõęĒś
ęóĒįįųåö ŃóČųöäóĒ ćóĒ ßõäųóĒ ćõŌśŃößöķäó
“Atėherė (pas atij sprovimi) pėrgjigje tjetėr s’u
mbetet pėrveē tė thonė: “Pėr Allahun. O Zoti ynė, ne
nuk ishim idhujtarė!”,
kur thotė: “Ka transmetuar Dahhaku nga Ibn Abbasi tė
ketė thėnė: Ky ajet ka zbritur pėr hipokritėt”, por
unė them qė kjo nuk ėshtė e vėrtetė sepse ky ajet
ėshtė zbritje mekase kurse hipokritėt janė shfaqur nė
Medinė, ndėrsa ajeti qė ka zbritur pėr hipokritėt
ėshtė:
ķóęśćó ķóČśŚóĖõåõćõ Ēįįųóåõ ĢóćöķŚšĒ ŻóķóĶśįöŻõęäó
įóåõ ßóćóĒ ķóĶśįöŻõęäó įóßõćś ęóķóĶśÓóČõęäó Ćóäųóåõćś
Śóįóģ ŌóķśĮņ
ĆóįóĒ Åöäųóåõćś åõćõ ĒįśßóĒŠöČõęäó
“Ditėn kur Allahu i ringjall tė gjithė, e ata i
betohen Atij, sikurse u betoheshin juve, dhe mendojnė
(me atė betim) tė arrijnė diēka. Pra, ta dini se ata
janė me tė vėrtetė rrenacakėt (hipokritėt)”
(El-Muxhadele, 18).

Kultura e tij e lartė gjatė dialogut
Ibn Kethiri kishte njė kulturė tė lartė tė shkrimit
dhe tė qėndrimit ndaj dijetarėve. Edhe pse i pėrkiste
medhhebit shafii, nė tefsirin e tij nuk shihet ndonjė
fanatizėm dhe as anim nga mendimet e Shafiiut. Gjatė
leximit tė tefsirit tė tij, nė shumė raste shohim tek
citon pa kurrfarė ngurrimi dijetarė tė tjetėr para
tij, sidomos Ibn Xherir et-Taberiun, pastaj Ibn ebi
Hatimin, Ibn Merdevijen, Ibn Tejmijen etj., duke
lartėsuar dhe pranuar mendimet e tyre.

Fjala pėrfundimtare rreth kėtij tefsiri
Nė lidhje me vlerėn e madhe tė kėtij tefsiri, dijetarė
tė shumtė, ndėr shekuj, kanė shprehur admirimin dhe
konsideratat mė tė larta. Dijetari i madh Sujutiu ka
thėnė: “Deri mė sot asnjė tefsir i shkruar nuk mund tė
krahasohet me tė” , kurse bashkėkombėsi ynė,
Abdulkadėr Arnauti, muhadithi i njohur shqiptar nė
pėrmasa botėrore, thotė: “Ky tefsir ėshtė mė i miri
prej tė gjithėve, i cili duhet konsultuar patjetėr dhe
i cili duhet besuar pa rezerva”.

''Dituria Islame''
__________________
U pyet Shabiu pėr njė ēėshtje dhe tha: “Nuk e zotėroj.” Shokėt e tij i thanė: “Tė turpėruam.” Ai tha: “Melekėt nuk u turpėruan kur thanė: ‘ ... Ne nuk dimė asgjė mė tepėr nga ē’na ke mėsuar Ti’ …" Bekare, 32.
Ka thėnė Ibn Mes'udi – kėnaqėsia e Allahut qoftė me tė!–: "O njerėz! Kush pyetet pėr dije dhe e di atė le ta thotė. Kush pyetet dhe nuk ka dije le tė thotė Allahu ėshtė i dijshėm, sepse pėr atė qė nuk e di, ėshtė prej dijes tė thuash: Allahu ėshtė i dijshėm".

Sė fundi pėrpunuar nga Sumeja : mė 12-05-2008 10:43.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
Ervala (13-05-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Kur“an dhe Tefsir


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv



Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 15:07.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.