Forumi Islam
Kur’an dhe Sunnet | MultiMedia | Galeria Islame | Email K&S | Libri i Vizitorëve
Kthehu   Forumi Islam > Kur´an dhe Sunnet > Kur´an dhe Tefsir

Kur´an dhe Tefsir Forum rreth Ajeteve Kur´anore dhe Komentimit të Ajeteve


Përgjigju
LinkBack Vegla të Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Palexuar 10-01-2010, 13:50
Grafika e Muxhtehid
Anëtarë i Avancuar
 
Data e Anëtarësimit: 15-06-2009
Postimet: 340
All-llahu të shpërbleftë: 159
Falënderuar 175 herë në 116 Postime
Rep Fuqia: 149
Muxhtehid is a glorious beacon of lightMuxhtehid is a glorious beacon of light
Thirrjet e të Gjithëmëshirshmit drejtuar besimtarëve

Thirrjet e të Gjithëmëshirshmit drejtuar besimtarëve

Transmetohet nga Abdullah b. Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili ka thënë: "Kur ta dëgjosh Allahun të thotë: "O besimtarë" kushtojii kujdes, o është urdhër me të cilin urdhërohesh o është ndalesë nga e cila ndalohesh."

Lexues i nderuar! Këtu kam përmbledhur thirrjet e Allahut të Gjithëmëshirshëm në Librin e Tij drejtuar neve besimtarëve. E lusim Allahun e Madhërishëm të në bëjë prej të dashurve të Tij dhe prej robërve të zgjedhur të Tij. Allahu i Lartësuar thotë:

“O besimtarë! Kërkoni ndihmë për veten nëpërmjet durimit dhe namazit! Në të vërtetë, Allahu është me të duruarit. Dhe mos thoni për ata që vriten në rrugën e Allahut se janë të vdekur! Jo! Ata janë të gjallë, ndonëse ju nuk e ndjeni!” (Bekare, 153-154)

“O besimtarë! Hani nga ushqimet e lejuara që ju kemi dhënë dhe, nëse jeni adhurues të Allahut, falënderojeni Atë! Me të vërtetë, Allahu ju ka ndaluar të hani kafshën e ngordhur, gjakun e derdhur, mishin e derrit dhe mishin që nuk është therur në emër të Allahut. Por kushdo që detyrohet nga nevoja të hajë ndonjë gjë prej këtyre, pa dashur të bëjë gjynah dhe pa e kaluar kufirin, nuk do të fajësohet. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.” (Bekare, 172-173)

“O besimtarë! Është caktuar për ju kisasi për vrasje: I liri për të lirin, skllavi për skllavin dhe femra për femrën. Ai (vrasës) që falet nga farefisi i të vrarit, duhet të sillet njerëzishëm dhe le të zbatojë dëmshpërblimin me të mirë. Kjo (falje) është një lehtësi dhe mëshirë nga ana e Zotit. E kushdo që pas kësaj (faljes), e kapërcen kufirin, do të marrë një dënim të dhembshëm. Në ligjin e barazisë në ndëshkim ka siguri për jetën tuaj, o mendarë, në mënyrë që ju të përmbaheni!” (Bekare, 178-179)

“O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” (Bekare, 183)

“O besimtarë! Pranojeni Islamin me të gjitha rregullat e tij dhe mos shkoni gjurmëve të djallit, se ai është armiku juaj i përbetuar. E, nëse i shmangeni së drejtës, pasi ju kanë ardhur prova të qarta, atëherë dijeni se Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” (Bekare, 208-209)

“O besimtarë! Jepni pa u kursyer nga të mirat që ju kemi dhënë Ne, para se të vijë Dita (e Gjykimit) në të cilën nuk ka shit-blerje, as miqësi, as ndërmjetësi! Jobesimtarët janë keqbërësit e vërtetë.” (Bekare, 254)

“O besimtarë! Mos i çoni dëm lëmoshat tuaja duke ua kujtuar ato (atyre që ua keni dhënë) dhe duke fyer, siç vepron ai që e shpenzon pasurinë e vet për sy e faqe të botës dhe nuk beson në Allahun dhe Ditën e Fundit. Ai shëmbëllen me një gur të lëmuar të mbuluar me dhé, mbi të cilin bie shiu me rrebesh, duke e lënë të zhveshur. Ata nuk kanë kurrfarë dobie nga veprat që kanë bërë, se Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin mohues. Ata që shpenzojnë pasurinë e vet, për të kërkuar kënaqësinë e Allahut dhe që e forcojnë veten me punë të mira, shëmbëllejnë me një kopsht të mbjellë në rrafshnaltë, në të cilin bie shi i bollshëm, andaj jep fruta dyfish. Nëse nuk i bie shi i bollshëm, i bie shi i imët që i mjafton. Allahu i sheh mirë punët që bëni ju.” (Bekare, 264-265)

“O besimtarë! Jepni pa u kursyer nga të mirat që keni fituar dhe nga ato që jua kemi nxjerrë Ne nga frytet e tokës. Mos dhuroni nga ato gjëra të pavlefshme të pasurisë suaj e të cilat ju nuk do t’i pranonit ndryshe veçse symbyllur. Ta dini se Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për çdo lëvdatë. Djalli ju frikëson me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme. Kurse Allahu ju premton faljen dhe mirësinë e Tij. Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.” (Bekare, 267-268)

“O ju që keni besuar! Ta keni frikë Allahun dhe hiqni dorë nga kamata, nëse jeni besimtarë të vërtetë. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë iu është shpallur luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Nëse pendoheni, atëherë ju takon kapitali fillestar. Në këtë mënyrë, nuk dëmtoni askënd e as nuk dëmtoheni vetë. Nëse e dini se borxhliu është ngushtë, shtyjani afatin (e shlyerjes së borxhit) derisa ta përmirësojë gjendjen. Por është më mirë për ju që t’ia falni borxhin, veç sikur ta dinit. Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” (Bekare, 278-281)

“O besimtarë! Shkruajeni huan që ia jepni njëri-tjetrit për një afat të caktuar. Le ta shënojë atë me drejtësi një shkrues ndërmjet jush; asnjë shkrues të mos ngurrojë që ta shënojë ashtu siç e ka mësuar Allahu. Ai le të shënojë, kurse borxhliu le të diktojë dhe le t’i frikësohet Allahut, Zotit të vet, duke mos lënë mangët asgjë nga borxhi! Në qoftë se borxhliu është mendjelehtë ose i mitur, ose i tillë që nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë saktësisht kujdestari i tij. Thirrni dy dëshmitarë prej njerëzve tuaj e, nëse nuk gjeni dy dëshmitarë burra, atëherë thirrni për dëshmitarë një burrë dhe dy gra, nga ata që i quani të përshtatshëm; në mënyrë që, nëse njëra grua harron, t’ia kujtojë tjetra.
Dëshmitarët nuk duhet të kundërshtojnë kurdo që të thirren. Mos e lini pa e shënuar borxhin, qoftë i vogël apo i madh, duke shënuar edhe afatin e pagimit. Kjo mënyrë është më e drejtë para Allahut, më e saktë për dëshmi dhe më e përshtatshme për të mos dyshuar.
Por, nëse është fjala për mallin që qarkullon nga dora në dorë, atëherë nuk do të keni gjynah nëse nuk e shënoni atë. Thirrni dëshmitarë edhe kur të lidhni kontrata për shitblerje dhe të mos dëmtohet as shkruesi, as dëshmitari. Nëse bëni të kundërtën, atëherë keni bërë gjynah, prandaj ruajuni Allahut! Allahu ju mëson ju; Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.” (Bekare, 282)

Përgatiti: Almedin Ejupi
__________________
"Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.
Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm." (El-Asr 1-3 )
Përgjigje me Citat
Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:
sunna (31-01-2010)
  #2 (permalink)  
Palexuar 24-01-2010, 12:29
Grafika e Ebu Hatib
Moderator
 
Data e Anëtarësimit: 29-01-2009
Postimet: 3,976
All-llahu të shpërbleftë: 746
Falënderuar 2,575 herë në 1,171 Postime
Rep Fuqia: 2110
Ebu Hatib has a reputation beyond reputeEbu Hatib has a reputation beyond reputeEbu Hatib has a reputation beyond reputeEbu Hatib has a reputation beyond reputeEbu Hatib has a reputation beyond reputeEbu Hatib has a reputation beyond reputeEbu Hatib has a reputation beyond reputeEbu Hatib has a reputation beyond reputeEbu Hatib has a reputation beyond reputeEbu Hatib has a reputation beyond reputeEbu Hatib has a reputation beyond repute
Thirrjet e të Gjithëmëshirshmit drejtuar besimtarëve 2

Thirrjet e të Gjithëmëshirshmit drejtuar besimtarëve 2

Transmetohet nga Abdullah b. Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili ka thënë: "Kur ta dëgjosh Allahun të thotë: "O besimtarë" kushtoji kujdes, o është urdhër me të cilin urdhërohesh o është ndalesë nga e cila ndalohesh."

Allahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë! Nëse i bindeni një grupi nga ata që u është dhënë Libri, ata do t’ju kthejnë në jobesimtarë, pasi patët besuar. E si mund të mos besoni kur juve ju lexohen shpalljet e Allahut dhe midis jush ndodhet i Dërguari i Tij?! Kush mbahet fort pas (fesë së) Allahut, sigurisht që është i drejtuar në udhë të mbarë.” (Ali Imran, 100-101)

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë! Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë. Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për në mirës, të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara! Këta njerëz do të jenë të shpëtuarit. Mos u bëni si ata që, pasi u erdhën provat e qarta, u përçanë dhe u grindën. Për këta do të ketë dënim të madh.” (Ali Imran, 102-105)

“O besimtarë! Mos zgjidhni për miq dhe këshilltarë të afërt njerëz të tjerë jashtë gjirit tuaj; ata nuk ngurrojnë që t’ju bëjnë dëm. Ata dëshirojnë që të vuani. Urrejtja shfaqet në gjithçka që del prej gojës së tyre, kurse ajo që fshehin në zemrën e tyre, është edhe më e madhe. Ne jua kemi shpjeguar vargjet (e Kuranit), nëse jeni njerëz që kuptoni.” (Ali Imran, 118)

“O besimtarë! Mos pranoni kamatë të shumëfishtë mbi kamatë! Kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni dhe ruajuni zjarrit, i cili është përgatitur për jobesimtarët! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, për të shpresuar mëshirën (e Allahut). Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit, të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit. Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre – e kush i fal gjynahet përveç Allahut? - dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë, pra, për këta do të ketë si shpërblim falje madhështore (të gjynaheve) nga ana e Zotit të tyre dhe kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojnë përherë. Sa shpërblim i bukur është ky për ata që punojnë (vepra të bukura)!” (Ali Imran, 130-136)

“O besimtarë! Nëse u bindeni jobesimtarëve, ata do t’ju kthejnë prapa (në të pafe) e ju do të jeni të humbur.
Por, Allahu është Mbrojtësi juaj dhe Ai është Ndihmuesi më i mirë.” (Ali Imran, 149-150)

“O besimtarë! Mos bëni si ata jobesimtarë (hipokritët) që u thoshin vëllezërve, kur këta niseshin në udhëtim ose në luftim: “Sikur të rrinit me ne, as nuk do të vdisnit, as nuk do të vriteshit” - që këtë Allahu ta kthejë si pikëllim në zemrat e tyre. Allahu është Ai që jep jetën dhe sjell vdekjen; Allahu i sheh të gjitha punët që bëni ju. Edhe nëse ju vriteni ose vdisni në udhë të Allahut, falja dhe mëshira e Allahut, me të vërtetë, janë më të mira nga ato që kanë grumbulluar ata.” (Ali Imran, 156-157)

“O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të jeni të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!” (Ali Imran, 200)

“O besimtarë! - nuk ju lejohet të bëheni përdhunisht trashëgimtarë të grave dhe mos i pengoni ato me qëllim që t’ua merrni një pjesë nga dhuratat që ua keni dhënë, përveç nëse bëjnë gabime sheshazi. Jetoni e silluni mirë me to!
Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë, (duroni!) sepse është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu në atë do t’ju sjellë shumë të mira. Në qoftë se dëshironi të ndërroni grua, duke e lëshuar njërën për të marrë një tjetër, asaj që i keni dhënë pasuri, mos i merrni nga ajo (pasuri) asgjë.
A do ta merrnit atë padrejtësisht, duke bërë gjynah të qartë?! Si do t’ia merrnit atë dhuratë, kur ju i jeni dhënë njëri-tjetrit dhe kur ato kanë marrë nga ju besë të fortë? Mos i merrni ato gra që kanë qenë gratë e baballarëve tuaj, përveç rasteve që tashmë kanë kaluar. Vërtet, kjo është vepër e keqe dhe rrugë e shëmtuar.” (Nisa, 19-22)

“O besimtarë, mos e përvetësoni pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejueshme, përveç rastit kur ajo është tregti me pëlqim të dyanshëm dhe mos e vritni veten (dhe njëri-tjetrin)! Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju. Këdo prej jush që e bën këtë përdhunisht dhe padrejtësisht, Ne, pa dyshim, do ta hedhim në zjarr. Kjo është shumë e lehtë për Allahun.” (Nisa, 29-30)

“O besimtarë! Mos u falni kur jeni të dehur, prisni të kthjelloheni e të dini se ç’flisni; as kur jeni të papastër (xhynyb) – përveçse nëse jeni duke udhëtuar, derisa të laheni.
Dhe, nëse jeni të sëmurë ose gjendeni në rrugë ose keni kryer nevojën natyrore, ose keni bërë marrëdhënie me gra dhe nuk gjeni ujë, atëherë fërkoni fytyrën dhe duart tuaja me dhé të pastër. Allahu, me të vërtetë, është Shlyes dhe Falës i gjynaheve.” (Nisa, 43)

“O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja. Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit67, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit.
Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur.” (Nisa, 59)

“O besimtarë! Bëhuni syçelë (kundër armikut) e luftojeni atë, qoftë grupe-grupe ose të gjithë së bashku! Në të vërtetë, disa prej jush ngurrojnë për të shkuar në luftë. Nëse ju ndodh ndonjë fatkeqësi, ndonjëri thotë: “Vetë Allahu më ka shpërblyer mua për të mos u gjendur i pranishëm me ta”.E nëse ju arrin ndonjë e mirë nga Allahu, ai atëherë, me siguri thotë – a thua se nuk ka midis tij dhe jush dashamirësi -: “Ah, sikur të kisha qenë me ata e të arrija sukses të madh!” Le të luftojnë në rrugën e Allahut ata që nuk e kursejnë jetën e kësaj bote për jetën e ardhshme. Atij që lufton në rrugën e Allahut, e vritet ose fiton, Ne, me siguri, do t’i japim shpërblim të madh.” (Nisa, 71-74)

“O besimtarë! Kur të shkoni në luftë, në rrugë të Allahut, shqyrtoni gjithçka me kujdes! Mos i thoni atij që ju përshëndet me selam: “Nuk je besimtar”, me qëllim që të fitoni kënaqësi të kësaj jete, ndërkohë që tek Allahu ka fitime të shumta. Të tillë keni qenë edhe ju më parë e Allahu ju dha mirësi; prandaj gjithmonë sqarojini mirë të gjitha punët! Se Allahu është Njohës i veprave tuaja.” (Nisa, 94)

“O besimtarë! Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të Allahut, qoftë edhe kundër jush ose kundër prindërve dhe të afërmve tuaj. Qoftë i pasur ose i varfër ai (për të cilin dëshmoni), Allahu është për ata vlerësuesi më i drejtë. Dhe mos shkoni pas epsheve tuaja e të shtrembëroni drejtësinë! Nëse ju ngatërroni dëshminë ose i shmangeni asaj, vërtet që Allahu e di se çfarë bëni ju.” (Nisa, 135)

“O besimtarë! Mos i zgjidhni mohuesit për miq - në vend të besimtarëve! A mos vallë doni t’i jepni Allahut dëshmi të qartë kundër vetvetes?” (Nisa, 145)

Përmblodhi: Almedin Ejupi
klubikulturor.com
Përgjigje me Citat
Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:
sunna (31-01-2010)
  #3 (permalink)  
Palexuar 24-01-2010, 12:30
Grafika e Ebu Hatib
Moderator
 
Data e Anëtarësimit: 29-01-2009
Postimet: 3,976
All-llahu të shpërbleftë: 746
Falënderuar 2,575 herë në 1,171 Postime
Rep Fuqia: 2110
Ebu Hatib has a reputation beyond reputeEbu Hatib has a reputation beyond reputeEbu Hatib has a reputation beyond reputeEbu Hatib has a reputation beyond reputeEbu Hatib has a reputation beyond reputeEbu Hatib has a reputation beyond reputeEbu Hatib has a reputation beyond reputeEbu Hatib has a reputation beyond reputeEbu Hatib has a reputation beyond reputeEbu Hatib has a reputation beyond reputeEbu Hatib has a reputation beyond repute
Thirrjet e të Gjithëmëshirshmit drejtuar besimtarëve -3-

Thirrjet e të Gjithëmëshirshmit drejtuar besimtarëve -3-

“O besimtarë! Plotësoni detyrimet! Ju është lejuar ngrënia e kafshëve, përveç atyre që do t’ju njoftohen. Derisa të gjendeni në ihram gjatë haxhit, nuk ju lejohet gjuetia. Vërtet, Allahu vendos çfarë të dëshirojë. ” (Maide, 1)

“O besimtarë! Mos e cenoni shenjtërinë e simboleve të Allahut, as të muajve të mëdhenj, as të kurbanit të Qabesë, as të kurbaneve të shënuara me gjerdan, as (mos i pengoni) ata që janë nisur të vizitojnë Shtëpinë e Shenjtë, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Zotit të vet.
Pas heqjes së ihramit, gjuani. Dhe, të mos ju nxisë urrejtja ndaj disa njerëzve, që ju penguan të vizitoni Qabenë, pra, kurrsesi të mos ju nxisë që t’i sulmoni! Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër. ” (Maide, 2)

“O besimtarë! Kur doni të falni namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fshijeni me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje. Nëse jeni të papastër (si pasojë e marrëdhënieve bashkëshortore apo e derdhjes së farës), pastrohuni (duke u larë krejtësisht)!
Por, në qoftë se jeni të sëmurë (që mund t’ju dëmtojë uji) ose gjendeni në udhëtim, ose ndonjëri nga ju vjen pas kryerjes së nevojës natyrore, ose nëse keni pasur marrëdhënie me bashkëshortet e nuk gjeni ujë, atëherë gjeni dhé të pastër dhe fshini fytyrat e duart me të. Allahu nuk dëshiron t’ju krijojë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë dhe t’i plotësojë dhuntitë e Tij ndaj jush, që të jeni falënderues. Kujtoni dhuntinë e Allahut dhe besëlidhjen me të cilën ju ka vënë detyrimet, kur thatë: “Dëgjuam dhe u bindëm!” Frikësojuni Allahut! Vërtet, Allahu di ç’keni në zemrat tuaja. ” (Maide, 6-7)

“O besimtarë! Bëhuni të qëndrueshëm në urdhrat e Allahut dhe bëhuni dëshmues me drejtësi! Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë dhe frikësojuni Allahut!
Pa dyshim, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë që punoni ju. ” (Maide, 8)

“O besimtarë! Kujtoni mirësinë që ju dha Allahu ditën, kur Ai pengoi duart e një grupi njerëzish që i kishin zgjatur ato për t’ju dëmtuar ju. Frikësojuni Allahut! Besimtarët le të mbështeten vetëm tek Allahu! ” (Maide, 11)

“O besimtarë! Kini frikë Allahun, përpiquni që t’i afroheni Atij me vepra të mira dhe luftoni në rrugën e Tij për të shpëtuar! ” (Maide, 35)

“O besimtarë! Mos i bëni miq e mbrojtës hebrenjtë dhe të krishterët! Ata janë mbrojtës të njëri-tjetrit.
Kushdo prej jush që i bën ata miq, është me ata. Vërtet, Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit. Ti i sheh ata me zemra të sëmura, sesi vrapojnë për t’u lidhur me ata (hebrenjtë) duke thënë: “Druajmë se mos po na godet ndonjë fatkeqësi”. Mbase Allahu do të sjellë fitore ose diçka tjetër nga ana e Tij, kështu që ata do të pendohen për atë që kanë fshehur në veten e tyre. Atëherë besimtarët do të thonë: “Vallë, këta janë ata që betoheshin solemnisht për Allahun, se me të vërtetë ishin me ju?!” Veprat e tyre do të fshihen dhe ata do të jenë humbësit. ” (Maide, 51-53)

“O besimtarë! Nëse ndokush prej jush braktis besimin e vet, dijeni se Allahu do të sjellë njerëz, që i do dhe që e duan; të përulur me besimtarët dhe të ashpër me femohuesit; që luftojnë në rrugën e Allahut dhe nuk i tremben qortimit të asnjë qortuesi. Kjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Bujar i madh dhe i Gjithëditur.
Miqtë dhe mbrojtësit tuaj janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe japin zekatin, duke qenë të përulur (në adhurim) ndaj Allahut. Ata që marrin për mik e mbrojtës Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, (ta dinë se) pa dyshim, pala e Allahut do të jetë fituese. ” (Maide, 54-56)

“O besimtarë! Mos i bëni miq ata që fenë tuaj e marrin për tallje dhe lojë, qofshin ata prej atyre që u është dhënë Libri para jush apo prej mohuesve; frikësojuni Allahut, nëse jeni besimtarë! Kur thërrisni për namaz, ata tallen dhe luajnë, sepse janë njerëz që nuk kuptojnë. ” (Maide, 57-58)

“O besimtarë! Mos ia ndaloni vetes gjërat e mira, të cilat Allahu jua ka lejuar dhe mos e kaloni kufirin!
Vërtet, Allahu nuk i do ata që e kapërcejnë kufirin. Hani nga ato gjëra të lejuara e të mira që ju ka dhënë Allahu! Frikësojuni Allahut, të Cilit ju i keni besuar! ” (Maide, 87-88)

“O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni! Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju shmangë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dorë? ” (Maide, 90-91)

“O besimtarë! Allahu do t’ju provojë me ndalim nga një gjueti që e arrijnë duart dhe shigjetat tuaja, që Allahu ta njohë atë që i frikësohet Atij, kur askush nuk e sheh. E, kushdo që ta kalojë kufirin, për të ka dënim pikëllues. O besimtarë! Mos gjuani, duke qenë në ihram!
Kushdo që e vret gjahun me paramendim, për dënim duhet të therë si kurban në Qabe, një kafshë shtëpiake të ngjashme me kafshën e gjuajtur, sipas vlerësimit të dy njerëzve të drejtë midis jush; ose të ushqejë disa të varfër për të larë gjynahun; ose të agjërojë në atë masë, që ta ndiejë ndëshkimin për gjynahun e bërë. Allahu e fal atë që ka kaluar (para ndalimit). Ndërsa atë që vepron pas ndalimit, Allahu do ta ndëshkojë. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Zoti për shpagim. ” (Maide, 94-95)

“O besimtarë! Mos pyesni për gjëra, që, sikur t’ju thuheshin haptazi, nuk do t’ju pëlqenin e, nëse do të pyesnit për to kur ju shpallet Kurani, do t’ju bëheshin të qarta. Allahu jua ka falur kërshërinë. Se Allahu është Falës dhe i Butë. Disa njerëz i kanë bërë pyetje të tilla para jush e pastaj u bënë jobesimtarë. ” (Maide, 101-102)

“O besimtarë! Ju keni përgjegjësi vetëm për veten tuaj!
Ai që është i humbur nuk mund t’ju dëmtojë, nëse jeni në rrugë të drejtë. Tek Allahu do të ktheheni të gjithë e do t’ju lajmërojë për atë që keni punuar. ” (Maide, 105)

“O besimtarë! Kur t’ju afrohet vdekja, me rastin e lënies së testamentit, le të dëshmojnë dy të ndershëm prej jush ose dy të tjerë që nuk janë prej jush, nëse fatkeqësia e vdekjes ju zë ndërsa jeni duke udhëtuar nëpër botë. Mbajini ata pas namazit dhe, nëse dyshoni në ndershmërinë e tyre, le të betohen në Allahun (duke thënë): “Ne nuk do ta shesim betimin me kurrfarë çmimi edhe nëse është fjala për çfarëdo të afërmi dhe dëshminë që na urdhëron Allahu nuk do ta fshehim, sepse, atëherë do të ishim vërtet keqbërës”.
Nëse më pas zbulohet se këta dy dëshmues kanë bërë gjynah, atëherë le të zëvendësohen nga dy të tjerë prej atyre që këta u kanë bërë padrejtësi! Pastaj, dy dëshmitarët e fundit le të betohen në Allahun (duke thënë): “Pa dyshim, dëshmia jonë është më e drejtë se dëshmia e tyre. Ne nuk gënjejmë, sepse përndryshe do të ishim keqbërës”.
Kështu është më e lehtë që ata të bëjnë dëshminë e tyre të saktë ose të frikësohen nëse betimet e tyre do të dalin në kundërshtim me betime të tjera. Frikësojuni Allahut dhe dëgjojeni! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit ngatërrestarë. ” (Maide, 106-108)

Përgatiti: Almedin Ejupi
klubikulturor.com
Përgjigje me Citat
Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:
sunna (31-01-2010)
  #4 (permalink)  
Palexuar 31-01-2010, 02:27
Grafika e Abdurrezak
Anëtarë i Avancuar
 
Data e Anëtarësimit: 08-08-2008
Postimet: 1,124
All-llahu të shpërbleftë: 2,222
Falënderuar 1,612 herë në 727 Postime
Rep Fuqia: 575
Abdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond repute
Re: Thirrjet e të Gjithëmëshirshmit drejtuar besimtarëve

Thirrjet e të Gjithëmëshirshmit drejtuar besimtarëve -4-

“O besimtarë, kur të ndeshni ushtritë e jobesimtarëve në betejë, mos ua ktheni shpinën! Cilido që ua kthen shpinën atë ditë, përveç atij që tërhiqet me qëllim që të sulmojë përsëri ose për t’u bashkuar me një grup tjetër, do të shkaktojë zemërimin e Allahut dhe do të ketë si strehë Xhehenemin. Eh, sa fund i keq është ky! ” (Enfal, 15-16)

“O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos ia ktheni shpinën, ndërkohë që e dëgjoni (të vërtetën)! Mos u bëni si ata që thonë “Dëgjojmë”, por nuk ia vënë veshin. Krijesat më të këqija para Allahut janë ato që janë shurdhe dhe memece (ndaj së vërtetës) e që nuk hanë arsye. Sikur Allahu të dinte ndonjë të mirë tek ata, Ai do t’ua jepte dëgjimin. Por, edhe sikur t’i bënte të dëgjonin, ata do të shmangeshin dhe do të largoheshin nga besimi. ” (Enfal, 20-23)

“O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë! Dhe ta dini se Allahu ndërhyn midis njeriut dhe zemrës së tij dhe se tek Ai do të mblidheni të gjithë! Ruajuni ngatërresave, të cilat nuk i godasin vetëm ata që bëjnë keq; dhe ta dini se Allahu dënon ashpër!. Dhe kujtohuni kur ishit pak në numër, ishit të dobët në tokë e kishit frikë se njerëzit (mosbesimtarët) do t’ju gllabëronin! Ai ju strehoi dhe ju forcoi me ndihmën e Tij e ju dha shumë të mira, që ju ta falënderoni. ” (Enfal, 24-26)

“O besimtarë! Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin e mos i tradhtoni amanetet me vetëdije.Ta dini se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë dhe se vetëm tek Allahu është shpërblimi i madh. ” (Enfal, 27-28)

“O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit drejt, do t’ju lirojë nga gjynahet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu zotëron mirësi të madhe. ” (Enfal, 29)

“O besimtarë, kur të ndesheni me ndonjë forcë armike, qëndroni të patundur dhe përmendeni shumë Allahun që të fitoni. Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia. Bëhuni të durueshëm, se Allahu, me të vërtetë, është me të durueshmit. Mos u bëni si ata (jobesimtarët e Mekës) që dolën nga shtëpitë e tyre me mendjemadhësi e për sy e faqe të botës, duke dashur t’i pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut. Allahu e di mirë çfarë punojnë ata. ” (Enfal, 45-47)

“O besimtarë! Mos i pranoni për mbrojtës baballarët dhe vëllezërit tuaj, nëse ata e duan mosbesimin më shumë sesa besimin. Kushdo prej jush që i merr ata për mbrojtës, është keqbërës. ” (Tevbe, 23)

“O besimtarë! Në të vërtetë, idhujtarët janë të papastër (për shkak të besimit të kotë), prandaj të mos i afrohen më Xhamisë së Shenjtë pas këtij viti. Dhe mos kini frikë nga varfëria, sepse, po deshi, Allahu ju bën të pasur me dhuntitë e veta.120 Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë. ” (Tevbe, 28)

“O besimtarë! Në të vërtetë, shumë priftërinj dhe murgj përlajnë pasurinë e njerëzve pa të drejtë dhe i largojnë ata nga rruga e Allahut. Ata që grumbullojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë për hir të Allahut, paralajmëroji me dënim të dhembshëm. Do të vijë dita, kur (thesaret e mbledhura) do të digjen në zjarrin e Xhehenemit dhe me to do të damkoset balli, anët dhe shpina e tyre e do t’u thuhet: “Kjo është ajo që keni grumbulluar për veten; pra, shijoni atë që grumbulluat!” (Tevbe, 34-35)

“O besimtarë! Çfarë keni që ngurroni e mbërtheheni fort për toke kur ju thuhet: “Dilni në luftë, në rrugën e Allahut?! A jeni të kënaqur me jetën e kësaj bote, në vend të së amshueshmes?! Kënaqësia e kësaj bote, në krahasim me atë të botës tjetër, është shumë e vogël. Nëse nuk shkoni në luftë, Ai do t’ju ndëshkojë me dënim të dhembshëm dhe do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër; Atij ju nuk do të mund t’i bëni dëm aspak, se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë. Nëse ju nuk e ndihmoni atë (Muhamedin a.s.), Allahu tashmë e ka ndihmuar ditën kur atë e dëbuan mohuesit vetë të dytin, kur ishin në shpellë e ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit): “Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!” Atëherë, Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të, e ndihmoi me një ushtri të padukshme (engjëjsh) dhe bëri që fjala e mosbesimtarëve të jetë më e poshtëruara, kurse Fjala e Allahut të jetë më e lartësuara. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë. Dilni në luftë, qofshi të shëndoshë ose të sëmurë dhe luftoni me pasurinë e jetën tuaj në rrugën e Allahut! Kjo është më mirë për ju, veç sikur ta dinit! ” (Tevbe, 38-41)

“O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)! ” (Tevbe, 119)

“O besimtarë! Luftoni kundër mohuesve që gjenden afër jush dhe le ta ndiejnë ata ashpërsinë tuaj. Dhe, ta dini se Allahu është me ata që ruhen nga gjynahet. ” (Tevbe, 123)

“O besimtarë! Përkuluni dhe përuluni në sexhde (para Allahut)! Adhuroni Zotin tuaj dhe bëni vepra të mira për të arritur shpëtimin! Luftoni në rrugën e Allahut, ashtu si duhet luftuar. Ai ju ka zgjedhur dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj, fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju ka quajtur juve muslimanë qysh më parë (në Shkrimet e Shenjta) dhe në këtë (Kuran), me qëllim që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju dhe që ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzit e tjerë. Andaj, faleni namazin, jepni zeqatin dhe mbështetuni tek Allahu! Ai është Mbrojtësi juaj. Sa Mbrojtës dhe Ndihmës i mrekullueshëm është Ai! ” (Haxh, 77-78)

“O besimtarë! Mos ndiqni gjurmët e djallit! Kush ndjek gjurmët e djallit, do të nxitet nga ai të bëjë vepra të këqija e të shëmtuara. Sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush nga ju nuk do të ishte pastruar kurrë (prej gjynaheve); Allahu pastron atë që dëshiron Vetë. Allahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha. ” (Nur, 21)

“O besimtarë! Mos hyni në shtëpitë e huaja pa marrë leje e pa i përshëndetur banuesit e tyre. Kjo është më e mira për ju. Ndoshta do t’ia vini veshin! Nëse atje nuk gjeni askënd, mos hyni derisa t’ju lejohet e, në qoftë se ju thuhet “Kthehuni”, atëherë kthehuni! Kjo është më e mirë për ju. Allahu e di se çfarë bëni ju. Nuk është gjynah për ju, nëse hyni në godinat e pabanuara, të cilat ju shërbejnë për diçka. Allahu e di ç’tregoni ju haptazi e çfarë fshihni. ” (Nur, 27-29)

“O besimtarë! Skllevërit dhe fëmijët tuaj që s’kanë arritur pubertetin, le t’ju kërkojnë leje (për të hyrë) në tri kohë: para namazit të mëngjesit, kur i zhvishni rrobat në mesditë dhe pas namazit të jacisë. Këto janë tri kohë kur hiqni rrobat. Nuk ka gjynah as për ju e as për ata që, pas këtyre rasteve, të vizitoni njëri-tjetrin (pa kërkuar leje për të hyrë). Kështu jua shpjegon Allahu shpalljet juve! Allahu është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm. Kur fëmijët tuaj të arrijnë moshën e pubertetit, le të kërkojnë leje, ashtu siç kanë kërkuar leje ata para këtyre. Kështu jua shpjegon Allahu juve shpalljet e Tij! Allahu është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm. ” (Nur, 58-59)

Përgatiti: Almedin Ejupi
Përgjigje me Citat
  #5 (permalink)  
Palexuar 07-02-2010, 14:03
Grafika e Ebu Kasim
Anëtarë i Avancuar
 
Data e Anëtarësimit: 16-07-2008
Postimet: 5,826
All-llahu të shpërbleftë: 164
Falënderuar 847 herë në 380 Postime
Rep Fuqia: 2243
Ebu Kasim has a reputation beyond reputeEbu Kasim has a reputation beyond reputeEbu Kasim has a reputation beyond reputeEbu Kasim has a reputation beyond reputeEbu Kasim has a reputation beyond reputeEbu Kasim has a reputation beyond reputeEbu Kasim has a reputation beyond reputeEbu Kasim has a reputation beyond reputeEbu Kasim has a reputation beyond reputeEbu Kasim has a reputation beyond reputeEbu Kasim has a reputation beyond repute
Thirrjet e të Gjithëmëshirshmit drejtuar besimtarëve -5-

Thirrjet e të Gjithëmëshirshmit drejtuar besimtarëve -5-

“O besimtarë! Kujtoni dhuntinë e Allahut kur ju erdhi një ushtri (idhujtarësh),e Ne dërguam mbi ata erë dhe një ushtri (engjëjsh) që ju nuk e shihnit; ndërsa Allahu i sheh të gjitha ato që bëni ju.” (Ahzab, 19)

“O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje! Është Ai që ju bekon, ndërkohë që engjëjt e Tij luten për ju, me qëllim që Ai t’ju nxjerrë nga errësira në dritë. Ai është Mëshirues ndaj besimtarëve.” (Ahzab, 41-43)

“O besimtarë! Kur martoheni me besimtaret dhe i ndani ato para se t’i prekni, ato nuk janë të detyruara t’ju presin në afatin kohor të caktuar, por jepuni një dhuratë të kënaqshme dhe i ndani njerëzishëm.” (Ahzab, 49)

“O besimtarë, mos hyni në shtëpitë e të Dërguarit, përveç rastit kur ju është dhënë leje për të ngrënë, por jo të pritni përgatitjen e tij (ushqimit)! Hyni vetëm kur t’ju thërrasin dhe, pasi të hani, shpërndahuni! Mos qëndroni pas ushqimit për të biseduar me njëri-tjetrin.
Kjo, me të vërtetë, e shqetësonte të Dërguarin e ai turpërohej (që t’jua thoshte këtë), ndërsa Allahu nuk turpërohet që t’jua thotë të vërtetën. Kur të kërkoni prej grave të Profetit diçka, kërkojeni prapa perdes! Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyre. Juve nuk ju lejohet që ta shqetësoni të Dërguarin e Allahut, as që të martoheni me gratë e tij pas (vdekjes së) tij. Kjo është vërtet gjynah i madh para Allahut.” (Ahzab, 53)

“Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”!” (Ahzab, 56)

“O besimtarë, mos u bëni si ata, që e shqetësuan Musain. Allahu e çliroi atë nga përgojimet e tyre; ai është i nderuar në sytë e Allahut.” (Ahzab, 69)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.” (Ahzab, 70-71)

“O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun310, edhe Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja. Ndërsa ata që nuk besojnë, do të shkatërrohen! Ai do t’ua humbë veprat atyre.” (Muhamed, 7-8)

“O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe mos i çoni dëm veprat tuaja!” (Muhamed, 33)

“O besimtarë! Mos nxitoni para (urdhrit të) Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe kijeni frikë Allahun! Vërtet, Allahu dëgjon gjithçka dhe është i Gjithëdijshëm.” (Huxhurat, 1)

“O besimtarë! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit dhe mos i flisni atij me zë të lartë, siç bëni me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mos ju humbin veprat tuaja pa e ndier ju fare. Vërtet, ata që ulin zërin në prani të të Dërguarit të Allahut janë njerëzit, zemrat e të cilëve Allahu i ka kalitur për besim e përkushtim. Për ata ka falje dhe shpërblim të madh.” (Huxhurat, 2-3)

“O besimtarë! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt pa dashje, e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë. ” (Huxhurat, 6)

“O besimtarë! Asnjë burrë prej jush të mos tallet me burra të tjerë, se këta mund të jenë më të mirë se ai. Gjithashtu, asnjë grua të mos tallet me gra të tjera, se këto mund të jenë më të mira se ajo. Mos e nënçmoni dhe mos e qesëndisni njëri-tjetrin me nofka (të këqija)! Sa e shëmtuar është të thirresh me emër të keq pas (pranimit të) besimit! Ata që nuk pendohen, janë vërtet keqbërës.” (Huxhurat, 11)

“O besimtarë! Mënjanoni shumë dyshime, se, vërtet, disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht që ju do ta urrenit këtë! Kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë.” (Huxhurat, 12)

“O besimtarë! Kur të bisedoni fshehtas mes jush, mos flisni për gjynahe, armiqësi dhe mosbindje ndaj të Dërguarit; por bisedoni për mirësi dhe drejtësi. Kijeni frikë Allahun, para të Cilit do të tuboheni. Intrigat e fshehta vijnë vetëm nga djalli, për t’i dëshpëruar besimtarët. E megjithatë, ai nuk mund t’u shkaktojë kurrfarë të keqeje, përveç nëse Allahu e lejon atë. Pra, besimtarët le të mbështeten tek Allahu!” (Muxhadile, 9-10)

“O besimtarë! Kur ju thuhet t’u hapni vend të tjerëve në tubim, atëherë bëni vend, se Allahu do t’ju bëjë vend (në Xhenet)! E kur ju thuhet të ngriheni, atëherë bëni kështu, se Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija. Allahu di çdo gjë që punoni.” (Muxhadile, 12)

“O besimtarë, kur të doni të këshilloheni me të Dërguarin, para këshillimit, jepni lëmoshë, kjo është më mirë dhe më pastër për ju. Po, nëse nuk keni, Allahu me të vërtetë, është Falës dhe Mëshirëplotë. A mos po frikësoheni që para këshillimit tuaj të jepni lëmoshë?! E nëse nuk jepni, e Allahu jua ka falur, atëherë kryeni namazin, jepni zekatin dhe dëgjoni Allahun e të Dërguarin e tij! Allahu di çdo gjë që bëni.” (Muxhadile, 12-13)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju! Mos u bëni si ata që e harruan Allahun, kështu që Ai i bëri të harronin vetveten! Pikërisht ata janë të pabindurit (ndaj Allahut).” (Hashr, 18-19)

“O besimtarë, mos i bëni miq armiqtë e Mi dhe tuajët, duke u shprehur atyre dashuri, ndërkohë që ata kanë mohuar të vërtetën, që ju ka ardhur dhe kanë dëbuar të Dërguarin dhe ju, vetëm se besonit në Allahun, Zotin tuaj. Nëse keni dalë luftëtarë në rrugën Time dhe për kënaqësinë Time dhe fshehurazi u shfaqni atyre dashuri, atëherë gaboheni. Unë e di çfarë fshihni dhe çfarë bëni haptazi. Secili prej jush që vepron ashtu, është shmangur nga rruga e drejtë.” (Mumtehineh, 1)

“O besimtarë, kur ju vijnë besimtaret të mërguara, provoni (besimin) tek ato. Allahu e di më mirë besimin e tyre. Nëse bindeni se ato janë besimtare, mos i ktheni te jobesimtarët. Ato nuk janë (bashkëshorte) të ligjshme për ata dhe as ata nuk janë (bashkëshortë) të ligjshëm për ato. Kthejuni jobesimtarëve pajën, që u kishin dhënë atyre.
Nuk ka pengesë që t’i merrni ato për bashkëshorte, pasi t’u jepni pajën e martesës.
Mos qëndroni në martesë me idhujtare. Kërkoni atë që keni dhënë (si pajë), por dhe jobesimtarët le të kërkojnë atë që kanë dhënë. Ky është ligji i Allahut, Ai ju gjykon ju; Allahu di çdo gjë dhe është i Gjithëdijshëm e i Urtë. Nëse ndonjëra prej grave tuaja kthehet te jobesimtarët e më pas ju fitoni plaçkë lufte prej tyre, atëherë jepuni atyre (besimtarëve që u kanë ikur gratë) shpenzimet e martesës. Kijeni frikë Allahun, të Cilit i besoni!” (Mumtehineh, 10-11)

“O besimtarë, mos i bëni miq ata njerëz me të cilët Allahu është i zemëruar. Ata e kanë humbur shpresën për jetën tjetër, ashtu siç e kanë humbur shpresën jobesimtarët për të varrosurit (se do të ringjallen).” (Mumtehineh, 13)

“O besimtarë, përse thoni atë që nuk e bëni? Është shumë e urryer për Allahun të thoni atë që nuk e bëni!” (Saf, 2-3)

“O besimtarë, a doni t’ju drejtoj në një tregti, e cila ju shpëton nga një dënim i dhembshëm?! Besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe trupin tuaj. Kjo, nëse do ta dini, është më mirë për ju. Ai do t’jua falë gabimet tuaja dhe do t’ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe në banesa të mrekullueshme në Xhenetin e Adnit. Kjo është fitorja më e madhe. Ai do t’ju falë edhe dhunti të tjera që, i dëshironi: ndihmën e Tij dhe një fitore të afërt! Andaj, gëzoji besimtarët!” (Saf, 10-13)

“O besimtarë, bëhuni ndihmësit e Allahut, ashtu siç u tha dishepujve Isai, i biri i Merjemes: “Kush janë ndihmësit e mi për çështjen e Allahut?” Dishepujt u përgjigjën: “Ne jemi ndihmësit e Allahut!” Kështu, një pjesë nga bijtë e Izraelit e besoi, kurse pjesa tjetër e mohoi. Prandaj Ne i forcuam besimtarët kundër armikut të tyre dhe ata dolën ngadhënjimtarë.” (Saf, 14)

“O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë! Kjo, që ta dini, është më mirë për ju! Dhe, kur të përfundojë namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë, kërkoni nga mirësitë e Allahut dhe përmendeni shumë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni.” (Xhumua, 9-10)

“O besimtarë, mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata që e bëjnë këtë, do të humbin. Prandaj jepni prej atyre mirësive që ju kam dhënë Unë, para se t’i vijë vdekja ndonjërit, e ai të thotë: “O Zoti im, sikur të më kishe lënë edhe një kohë të shkurtër në jetë, do të kisha dhënë lëmoshë dhe do të bëhesha ndër të mirët!”. Por Allahu nuk ia shtyn afatin asnjë shpirti, që i vjen koha (e vdekjes); Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju.” (Munafikun, 9-11)

“O besimtarë! Në të vërtetë, ju keni armiq në radhët e grave tuaja dhe të fëmijëve tuaj, andaj ruajuni prej tyre! Por, nëse nuk i vini re fyerjet e tyre dhe ua falni, ta dini se Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë. Pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë për ju. Allahu ka shpërblim të madh. Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni, dëgjoni e binduni dhe shpenzoni për bamirësi në të mirën tuaj. Ata që e ruajnë veten nga lakmia e saj, pikërisht ata janë të fituarit.” (Tegabun, 14-16)

“O besimtarë! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.” (Tahrim, 6)

“O besimtarë! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t’jua shlyejë gabimet e t’ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, Ditën, kur Allahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që besuan bashkë me atë. Drita e tyre do të shkëlqejë para tyre dhe në të djathtë të tyre. Ata do të thonë: “O Zoti ynë, përsose dritën tonë dhe falna ne! Vërtet Ti je i Fuqishëm për çdo gjë”. (Tahrim, 8)

Përgatiti: Almedin Ejupi
Përgjigje me Citat
Përgjigju


Vegla të Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund të postoni tema të reja
Ju nuk mund të postoni përgjigje
Ju nuk mund të postoni shtojca
Ju nuk mund të editoni postimet tuaja

BB-Kodi është Aktiv
Smilies janë Aktiv
[IMG] Kodi është Aktiv
HTML Kodi është jo Aktiv
Trackbacks janë Aktiv
Pingbacks janë Aktiv
Refbacks janë Aktiv



Të gjitha kohët janë GMT +1. Koha tani është 18:19.


Mirëmbajtur nga: Kur´an dhe Sunnet ©2002 - 2010
Të drejtat e rezervuara për të gjithë Muslimanët
Powered by vBulletin®, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.