Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Fjalët e Allahut .xh.sh - Komentimi i ajetit

  1. #1
    Forster nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    23-11-2008
    Lokacioni
    Austeri
    Postimet
    710
    All-llahu të shpërbleftë
    1,466
    Falënderuar 309 herë në 185 Postime
    Rep Fuqia
    411

    Fjalët e Allahut .xh.sh - Komentimi i ajetit

    Fjalët e Allahut .xh.sh

    "Thuaju besimtareve t'i mbrojnë shikimet e tyre (prej harameve) dhe të ruajnë trupin e tyre (nga imoraliteti), si dhe të mos i zbulojnë stolitë (zinetin) e tyre, pos asaj që duket, le të vejnë ferexhenë e tyre mbi gjithë trupin e tyre dhe të mos i zbulojnë stolitë (zinetin) e tyre përveç para bashkëshortëve të tyre...(En-Nur.31.).

    Komentimi i ajetit

    Thotë Ibn-Kethiri:”Allahu.xh.sh. i urdhëron besimtaret që të dallohen nga grat siq ishin në kohën e xhahilijetit dhe mos të bëjnë sikurse mushriket.Fjalët e Allahut.xh.sh.: , të mos zbulojnë stolit e tyre përveç atyre që janë të dukshme,:do të thotë asgjë nga trupi mos tju tregohet të huajve ,përveq asaj që është e pamundur të fshehët ,e kjo sipas interpretimit të Ibn-Mesudit janë rrobet dhe mbulesat e poshtme që i kanë bartur arabët…Mendimi i Ibn-Mesudit është edhe i Hasan el-Basrit,Ibn-Sirin,Ebul-Xhevza,Ibrahim en-Nehei dhe të tjerëve.”(”Tefsir i kuranit adhim:,6/46).Komenti e Ibn-Mesudit sipas asaj ” përveç atyre që janë të dukshme”janë rrobet që nuk mund të fshihen,e ka shënuar Ibn-Xherir et-Taberi dhe i ka dy senede (zingjir të transmetuesve). Në senedin e parë është Junusi,Ibn-Vehb,Ebu-Isak,Ebul-Ahves dhe Ibn-Masudi. Edhe njëri edhe tjetri janë me zingjir të lartë të transmetusve të besueshëm tek dijetarët e haditheve. Dikush do të pyet e qka është me mendimin e Ibn-Abbasit sipas të cilit fjalët e Allahut.xh.sh.”përveç atyre që janë të dukshme,”do të thotë fytyra dhe duart?Si ti bashkojm këto dy mendime jo të njëjta.

    Mendimi që transmetohet nga Ibn-Abbasi nuk është e shënuar me sened të vërtet për shkak se në senedin e tij dy transmetues janë të dobët.: Ahmed ibn-Abdulxhebbar dhe Abdullah ibn-Muslim ibn-Hurmuz el-Mekki.
    Ka thënë Dhehebi:”Ahmed ibn-Abdulxhebar e ka transmetuar nga Ebu-Bekr ibn Ajjasha dhe gjenerata e tij,disa dijetar hadithin e kanë karakterizu si interpretim të dobët.Ka thënë Ibn-Adijj:” E kamë gjetur se dijetarët janë të një mendimi rreth këtij transmetuesi të dobët , jo për arsye se hadithet e tija janë munker (të këqinjë),por për shkak se nuk i ka taku ata që e kanë transmetuar.Ka thënë Mettini “Ai ka ditur të shpikë hadithe”.Ka thënë Ebu-Hatim:”Si transmetues i haditheve nuk ka qenë i fortë”(Midhanul-itidal,1/112.,113.).Ka thënë hafiz Ibn-Haxheri:”Është fjala për transmetues të dobët.”.Ndërsa sa i përket transmetuesit të dytë ,Abdullah ibn-Muslim ibn-Mekka,të dobët e kanë karakterizu Jahja ibn-Mein, Ibnul-Medini,Nesai dhe hafiz Ibni-Haxheri.(“Midhantul-itidal”,2/503.;”Takribu-tehdhib”,1/405.).o të thotë nuk ka barazime në mes transmetimeve të dobëta dhe atyre të besueshme.-punojmë me të mirat e ti lëmë transmetimet e dobëta.

    Sheik Mustaf el-Adevi thotë,pasi që i ka dhënë të gjitha transmetimet e dobëta nga Ibn-Abbasi ka thënë :”Nuk kemi pasur sukses të gjejmë ,në librat që janë para nesh ,asnjë transmetim të besueshëm në të cilën ndonjëri nga sahabët e ka komentu” përveç atyre që janë të dukshme,” janë fytyra dhe duart.”(”El-hixhab ediletul-muxhibin ve shebehul-muhalifin”,fq.37.). Nëse e marrim parasysh se komentimi nga Ibn-Abbasi është i besueshëm ,Sheiku-islamit Ibn-Tejmijje ka bërë një bashkim fenomenal ndërmjet atij dhe komentimit të Ibn-Masudit:”Në realitet Allahu.xh.sh. i ka ndarë bukurit në dy lloje: të jashtme dhe të mbrendshme (të fshehura). I ka lejuar gruas që bukurit e jashtme të ia tregoj personave të cilët nuk i ka mahrrem, ndërsa bukurit e mbrendshme bashkëshortit të saj dhe të afërmëve (mahrrem-personave me të cilët nuk i lejohet të martohet.) Para shpalljes së ajetit ku urdhërohet hixhabi,gratë kanë dal pa xhilbab,ashtu që burrat e huaj kanë mundur tua shohin fytyrën dhe duart. Atëher ka qenë e lejuar që ti zbulojn fytyrat dhe duart,ndërsa burrat kanë mundur ti shikojn.

    Kur Allahu.xh.sh.shpalli: O Pejgamber! Thuaju bashkëshorteve tua, bijave tua dhe bashkëshorteve të besimtarëve ta lëshojnë xhilbabin (ferexhenë) e tyre mbi gjithë trupin e tyre…”(El-Ahzab,59.), i Dërguari i Allahut .s.a.s. i ka larguar gratë e veta nga shikimet e burrave të huaj. Kjo ka qenë në kohën kur Pejgamberi është martuar me Zejnebe bint-Xhash,(r.a.) të cilën e ka mbështjellur , në atë mënyrë që mos ta lejoj Enesin ta shoh.

    Kur i Dërguari i Allahut.s.a.v.s.nga plaqka e luftës e ka zgjedh Safijje bint-Hujejjin,sahabët kanë thënë: Nëse e mbulon nga shikimet do të thotë se e ka marrë për grua, nënë e besimtarëve,e nëse këtë nuk e bënë atëher dotë thotë e ka marrë si robëreshë. Do të thotë Allahu.xh.sh.ka urdhëru që kur të flisni me gra të ketë në mes perde, dhe i ka urdhëru gratë dhe vajzat e Pejgamberit.a.s., dhe gratë e besimtarëve që ti veshin xhilbabët:Xhilbabi është mbulesë,të cilën Ibn-Masudi dhe të tjerët e kanë quajtur rida,që në fjali të thjeshtë do të thotë idhar-mbules e madhe që gruaja e mbulon kokën dhe pjesët e tjera të trupit. Abide es-Selmani dhe të tjerët thonë që gruaja duhet ta lëshoj një pjesë të xhilbabit nga koka në fytyrë dhe mos të tregoj asgjë përveq njërit sy. I ngjajshëm është edhe nikabi (mbules e fytyrës që ka vrima për sy.) Gratë në kohën e Pejgamberit.s.a.s.kanë vënë nikab ,ku e vërtetojnë fjalët e Pejgamberit.s.a.s.,:Gruaja kur është në ihram mos ta vejë nikabin dhe dorëzat”.Me urdhërin e xhilbabit ,mbulimit të fytyrës ose mbulimin me nikab,fytyra dhe duart bëhen bukuri të cilat gruaja nuk guxon ti zbuloj para të huajve, prej atëherë kanë mundur të shohin vetëm rrobet e jashtme të gruas. Përfundojm se Ibni-Mesudi e ka përmendur rregullën e fundit ndërsa Ibni-Abbasi rregullën e fillimit.”(“Mexhmuul-fetva”,22/110.).
    Islam is not a new religion, but the same truth that God revealed through all His prophets to every people. For a fifth of the world's population, Islam is both a religion and a complete way of life. Muslims follow a religion of peace, mercy, and forgiveness, and the majority have nothing to do with the extremely grave events which have come to be associated with their faith.

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Tema të Ngjashme

  1. Cili është komentimi i ajetit 48, të sures El-Enfal?
    By qipi01 in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 16-02-2010, 23:07
  2. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 02-05-2009, 20:12
  3. Komentimi i ajetit njëmbëdhjetë të sures Huxhurat
    By Forster in forum Kur´an dhe Tefsir
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 15-12-2008, 22:42
  4. Komentimi i ajetit dhjetë i sures Huxhurat
    By Forster in forum Kur´an dhe Tefsir
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 15-12-2008, 22:39
  5. Komentimi i ajetit 60 të sures Teube
    By Forster in forum Hadithi dhe Shkencat e Hadithit
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 15:04

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •