Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Kush i ndërtoi Piramidat e Egjiptit?

  1. #1
    Grafika e Suela
    Suela nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    13-08-2008
    Postimet
    71
    All-llahu të shpërbleftë
    1,345
    Falënderuar 137 herë në 57 Postime
    Rep Fuqia
    189

    Kush i ndërtoi Piramidat e Egjiptit?

    Kush i ndërtoi Piramidat e Egjiptit?



    Gazeta se së Premtes



    Deri më sot është menduar se këto struktura gjigante janë produkt dhe rezultat te dijetarëve te lashtë egjiptian, dhe i një fuqie punëtore me rreth 2 milion skllevër apo e një mendimi tjetër që janë ndërtuar nga jashtë-tokësorët, UFO-t. Lexues i dashur!



    Gazeta e së premtes, nga një libër i fundit që flet mbi këtë enigmë ka marrë përsipër të përkthejë pjesë të tij që hedhin dritë mbi një version të përkrahur nga shumë arkeologë në SH.B.A, Angli dhe Gjermani. Pyetja që shtrohet është a ka mundësi që një njeri i logjikshëm të pranojë se Faraonët ishin ata që ndërtuan piramidat?



    Disa thonë se ata ishin të jashtëzakonshëm.

    Këmbëngulja jonë se Faraonët me mundësitë e tyre modeste kanë ndërtuar këto piramida të mrekullueshme i ekspozon piramidat e Egjiptit ndaj vjedhjes së autorësisë së gjithkujt që e pretendon diçka të tillë dhe kështu ka ndodhur në të vërtetë.



    Disa mendime shkencore serioze:

    Shumë arkeologë në SH.B.A, Angli dhe Gjermani të cilët kërkojnë për të vërtetën dhe larg qëndrimeve fetare, politike dhe interesave materiale, janë të mendimit se ekziston një civilizim që ka depërtuar në të shkuarën e lashtë dhe të largët, i cili ka qenë i zhvilluar për shkaqe të panjohura. Hamendja shkon drejt kontinentit të zhdukur, Atlantis, i cili gjatë përmbytjes, shumë njerëz që arritën të shpëtonin u larguan drejt Egjiptit dhe ishin pikërisht ata që kanë ndërtuar piramidat marramendëse.



    Pas zhdukjes së tyre përgjatë kohërave të gjata, ishin faraonët ata që trashëguan ndërtesat dhe gdhendën në to ç’ka dëshironin.

    Shumë shkencëtarë të gjeologjisë kanë konfirmuar se analizat e bëra mbi shtresat e Sfeniksit tregojnë se ujrat e shumta kanë shkrirë shumëçka nga trupi i tij, kjo tregon se trupi i tij i ka kaluar periudhat e shirave, të cilan mbaruan afërsisht 11000 vjet përpara. Kjo tregon se koha e tij (Sfeniksit) nuk ka asnjë lidhje me periudhën e Faraonëve.



    Paqartësi të mëdha rreth pamjes së monumenteve antike egjiptiane:

    Shumë nga këta shkencëtarë asnjanës kanë kërkuar që të kryejnë shpime në disa vende antike, sidomos poshtë dorës së djathtë të Sfinksit, por gjithmonë kërkesat e tyre janë përballur me refuzimin e Këshillit të Monumenteve Antike egjiptiane.

    Kjo tregon se shumë sekrete të pazbuluara lidhen me këto monumente.



    Lidhja fetare:



    Versioni që konfirmojnë shkencëtarët asnjanës perëndimore se ka ekzistuar një civilizim tepër i përparuar që i ka paraprirë Faraonëve shumë shekuj më parë, dhe që ka mbërritur në Egjipt pas përmbytjes së madhe. Sipas tyre, ata janë ndërtuesit e vërtetë të piramidave të Egjiptit për një shkak ende të paqartë, që më pas I trashëguan Faraonët pas shumë shekujsh për të banuar në banesat e tyre dhe për t’ia dedikuar ato vetvetes –ashtu siç ia dedikuan vetvetes të qenurit zot përngjason plotësisht me historinë e popullit të Adit, e cila përcillet në Kuranin Famëlartë.



    Ata janë pasuesit e Nuhut pas ngjarjes së tufanit: “Përkujtoni kur Ai ju bëri mëkëmbës pas popullit të Nuhut dhe ua shtoi fuqinë fizike.” (A’raf; 69). Aty përmendet se ata përfaqësonin civilizimin më të fortë në historinë njerëzore pa përjashtim: “Sa i përket Adit, ata pa pasur kurrfarë të drejte, u treguan mendjemëdhenj ndaj banorëve në tokë dhe thanë: “Kush ka fuqi më të madhe se ne?” A nuk e ditën ata se Allahu, i Cili i krijoi, ka fuqi më të madhe se ata?! Por ata i mohuan argumentet tona.” (Fus-silet 15). Gjithashtu, ata dalloheshin për trupin e tyre të madh, sa që njëri prej tyre ishte sa një palmë {hurmë arabe} në krahasim me trupin tonë sot, Zoti I përshkruan trupat e tyre pas dënimit në këtë formë: “…si të ishin trupa hurmash të shkulura” (Kamer 20) apo “…si të ishin trupa hurmash të zgavëruara” (Hakka 7). Kur Allahu e zhduku popullin e Adit, i ruajti banesat e tyre: “…ashtu që nuk shihej tjetër përveç banesave të tyre” (Ahkaf 25) në mënyrë që të ishin mësim për të tjerët pas tyre. Gjithashtu, Allahu a.xh. i la banesat e tyre të dukshme dhe të shikueshme nga sytë: “…e venbanimet e tyre janë të qarta për ju” (Ankebut 38) për të qenë një mësim për ata që do të vinin pas tyre, se Allahu i zhduku ata njerëz që ishin më të fuqishëm dhe i përkisnin një civilizimi më të zhvilluar se ata: “A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shikojnë sesi përfunduan ata që ishin më parë, të cilët ishin edhe më të fortë për nga forca e ndikimi në tokë, por ajo që fituan nuk i ndihmoi për asgjë” (Gafir 82.)



    Allahu a.xh. i zhduku vetëm nëpërmjet erës: “Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme” (Hakka 6), në mënyrë që të gjithë ta kishin të qartë se askush nuk mund të thyejë Allahun: “…e ju nuk mund ta pengoni Atë.” (El En’am 134.)



    Pavarësisht kësaj, Faraonët banuan në shtëpitë e tyre pa marrë asnjë mësim: “Dhe ju u vendosët në vendbanimet e atyre që e dëmtuan vetveten (e Ne i shkatërruam) dhe e kishit të qartë sesi vepruam Ne me ta dhe ju sollëm shembuj edhe juve.” (Ibrahim 45).



    Pa patur dijeni nga ana e tyre versioni që mbrojnë këta shkencëtarë perëndimorë përputhet me historinë e popullit të Adit tek ne në Kuranin Famëlartë. E vetmja gjë e cila u mungon atyre është njohja e shkakut të paqartë të forcës së atij civilizimi të madh, i cili konsiderohet si civilizimi më i dhunshëm ndër civilizimet e tjera për shkak të trupave të mëdhenj të këtij populli.



    Nuk ka ekzistuar asnjë përparim teknologjik që të mund të ndërtonte këto banesa prej guri dhe as nuk ekziston asnjë gjurmë e ndonjë mjeti, metali apo lënde të çuditshme. Ishte pikërisht forca e trupave të tyre ajo që u dha atyre mundësinë që të skalitnin, të transportonin, të ngrinin dhe të vendosnin këta gurë të stërmëdhenj. Provat për këtë janë të shumta:



    Shikoni me kujdes madhësinë e përbërësve të ndërtesave prej guri të stërmadh. Çdo ndërtesë duhet të ndërtohet nëpërmjet disa përbërësve me të cilët mund të merresh dhe t’i përdorësh me lehtësi.



    Muret e gatshme nuk janë përdorur vetëm në ndërtimin modern ku nëse vinçi prishet, ndërtimi ndalon. Ndërtuesit e piramidave nuk kanë qenë aq budallenj sa të prisnin gurë në ato përmasa që t’i pengonin ata nga ndërtimi dhe t’i lodhnin. Kjo do të thotë se përbërësit e mëdhenj përshtatën shumë mirë me trupat e tyre. Këta gurë të stërmëdhenj për ne nuk ishin veçse blloqe balte në krahasim me trupat e popullit të Adit. Shikojini me kujdes dritaret gjigante në tempullin e Saidit dhe kujtoni madhësinë e idhujve gjigantë në forma njerëzish, dashi apo zogu. Civilizimet tona sot ndërtojnë idhuj gjigandë për t’i madhëruar ata, por përbërësit e ndërtimit mbeten të vogla në krahasim me madhësinë tonë. Ndërkaq madhësia e stërmadhe e idhujve egjiptianë nuk ishin për t’u adhuruar, por korrespondojnë me madhësinë e trupave të tyre.

    Argument për këtë është madhësia e gurëve që janë përdorur për t’i ndërtuar këto statuja. Këtu po bëjmë një pyetje të thjeshtë:

    Ku janë ndërtesat e popullit të Adit, të cilat Allahu a.xh. na i la për të marrë mësim? A është e logjikshme që ato të varrosen në rërë apo të prishen dhe të shfaqen ndërtesa të tjera më të thjeshta në të gjitha anët e botës? Kurani tregon për mbetjen e tyre në mënyrë të qartë: : “…e vendbanimet e tyre janë të qarta për ju”

    (Ankebur 38) dhe “…ashtu që nuk shihej tjetër përveç banesave të tyre” (Ahkaf 25).



    Nga kërkimet e thella, të paanshme na bëhet e qartë se piramidat dhe tempujt egjiptianë janë me të vërtetë ndërtesat e popullit të Adit.

    Po kështu edhe statujat gjigante, obeliskët dhe personalitetet.



    1-Disa prova fetare:



    Allahu a.xh. thotë: “A nuk e di ti se ç’bëri Zoti yt me Adin? Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta? Që si ato nuk janë krijuar askund në tokë!” (Fexhr 6-8) Kjo do të thotë: se Adët, janë ndërtuesit e piramidave dhe zotëruesit e shtyllave (obelisqeve),ndërtime këto, që nuk janë ndërtuar askund në botë nga popuj të tjerë.

    Allahu a.xh. thotë: “A në çdo bregore ngrini ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë? Dhe a i ndërtoni pallatet e fortifikura që të jeni në to përgjithmonë?” (Shuara 128, 129). Kjo do të thotë: A po ndërtoni mbi çdo lartësi në tokë disa ndërtesa si male pa asnjë dobi? (Të treja këto veçori janë evidente tek piramidat) A po banoni në disa ndërtesa të forta sikur do të jetoni përgjithmonë? (Banesat e Said-it, të cilat Faraonët i kthyen më pas në faltore).



    2- Disa prova inxhinierike:



    Madhësia e gurëve të përdorur në ndërtimin e këtyre ndërtesave fillon nga 1m kub deri në disa metra kub në disa raste dhe pesha e tij mund të mbërrij deri në 1000 ton. Largësia mes vendit ku janë prerë gurët deri në vendin që janë vendosur mbërrin deri 650 km. Lartësia e ndërtesës në disa raste mbërrin deri në 160 metra.

    Të gjitha këto janë bërë pa asnjë mjet. Përsa i përket pretendimeve të disa shkencëtarëve të antikës egjiptiane se janë përdorur litarë, apo punëtorë dore nga Faraonët, kanë bërë botën të qeshë. Ndërkohë gjatësia e popullit të Adit mbërrinte deri në 15 metra, siç na përcillet në disa transmetime islame dhe kjo gjatësi përputhet plotësisht me madhësinë e gurëve, të cilët nuk ishin veçse disa blloqe balte për ta.



    3- Disa prova artistike:



    Para nesh paraqiten dy lloje artesh të ndërtimit, të cilët dallojnë nga njëri tjetri në mënyrë të plotë; ndërtime prej guri gjigant dhe marramendës nga të gjitha dimensionet dhe ndërtime të shëmtuara, të vogla dhe të thjeshta të ndërtuara me blloqe balte. Të gjitha këto ndërtime i referohen kohërave të ndryshme nga njëra tjetra. Ndërtimet gjigante me gurë janë ndërtesat e popullit të Adit, të cilat i kanë trashëguar pas tyre Faraonët, ndërsa ato prej balte janë ndërtesat e Faraonëve. Kur

    një mur prej guri prishej, Faraonët bënin restaurimin e tij me blloqe balte. Atëherë përse nuk e meremetonin me të njëjtat materiale ndërtimi siç ishin gurët e stërmëdhenj?

    Thjesht, ata nuk kishin mundësi për t’i lëvizur ata. Përkundrazi, gjejmë se Faraonët kanë kryer me dhjetëra shtesa brenda banesave, të cilat i kanë përdorur si faltore. Këtë e kanë bërë duke përdorur blloqe të vogla balte, të cilat ia kanë prishur pamjen arkitekturore ndërtesave gjigante prej guri. Pyetja është: përse ata u shtoni mureve blloqe prej balte brenda ndërtesave prej guri gjigand? Arsyeja është se ata nuk arrinin t’i lëviznin dot ata gurë.



    4- Prova arkitektonike:



    Kur shohim të ashtuquajturat faltore të Faraonëve do të gjejmë se dritaret e tyre janë shumë të larta. Po të mendohemi pak, mund të themi se ato përputheshin me gjatësinë e popullit të Adit dhe jo me atë të Faraonëve. Po kështu mund krahasosh

    madhësinë e statujave në formë dashi, zogu etj..



    5- Disa prova arkeologjike



    a- Ku janë pallatet e mbretërve faraonë? Përse askush nuk flet për to? Ose përse

    kanë frikë prej tyre? Shkaku është se ato janë ndërtuar me baltë. A është e logjikshme që këta jobesimtarë, të cilët kanë pretenduar se janë zota të ndërtonin varre përrallore siç ishin piramidat –siç pretendojnë- dhe të banonin njëkohësisht në disa shtëpi të shpifura prej balte?

    b- Përse janë ndërtuar pesë kalatë e Faraonëve në Sina me baltë?

    A nuk do të kishe qenë më përshtatshme që kalatë të ngriheshin prej guri?

    c- A nuk është që të gjitha civilizimet fillojnë ndërtimet e tyre me ndërtesa të thjeshta dhe pastaj zhvillohen, përveç piramidave, të cilat filluan si ndërtesa gjigante dhe marramendëse dhe pastaj denigruan në piramida të dështuara prej balte?.

    d- Përse gjenden varre në formë piramide në Xhize dhe disa të tjera si shpella në luginën perëndimore në Aksar? Kjo thjesht tregon se piramidat nuk janë varre nga të

    gjitha dimensionet.



    6- Disa prova gjuhësore:



    Fjala Irem që është përmendur në Kuran dhe për të cilën komentuesit janë mbajtur qëndrime të ndryshme në komentimin e saj, mund të thuhet se ajo vjen nga fjala Hirem, që në arabisht do të thotë diçka me përmasa gjigante dhe gjithashtu përdoret për njeriun e kaluar në moshë. Në të vërtetë ajo vjen nga fjala Hirem, e cila është lehtësuar nga përdorimi dialektik i saj në gjuhën e popullit. Kështu, kuptimi i fjalës së Allahut a.xh.: “Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta?” është:

    Me banorët e ndërtesave gjigante me maja të larta.



    7- Disa prova antike:



    a- Mungesa e gdhendjeve nga Faraonët e mënyrës së ndërtimit të piramidave, kur dihet fare mirë se ata gdhendnin gjithçka kishte të bënte me jetën e tyre tregon qartë se ata nuk ishin ndërtuesit e piramidave.

    b- Ajo që është më marramendëse është pranimi i vetë Faraonëve se ata nuk ishin ndërtuesit e piramidave, por ishte një popull tjetër, të cilët posedonin një forcë të veçantë. Argument për të këtë është një tekst i Brishtës të gdhendur mbi statujën e

    zotit majmun, që përmbajnë mbishkrime ku thuhet: “Forca e krahut e njërit prej ndërtuesve të piramidave është sa e njëmijë burrave.”

    c- Faraonët ishin të shquar për vjedhjet ndaj njëri-tjetrit, ku secili mbret fshinte shenjat e tjetrit për të treguar që ai ishte sunduesi dhe ndërtuesi apo pronari i piramidave.

    d- Pretendimi i të qenurit prej tyre deri edhe zot tregon qartë se ata gënjenin për gjithçka.

    f- Mospërmendja e profetit Jusuf dhe Musa a.s.tregon mungesën e amanetit në bërjen e gdhendjeve.

    e- Nga 31 familje faraoniste, vetëm tre prej tyre i kanë ndërtuar piramidat? Çfarë tregon kjo?



    Marrë nga libri “Të korigjojmë historinë”

    Autori Muhamed Semir Ata

    Përktheu Genc Plumbi

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Piramidat dhe biseda e Kuranit rreth tyre
    By Kalimtari in forum Shkencat Natyrore
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 28-03-2010, 12:10
  2. Përgjigjet: 2
    Postimi i Fundit: 25-02-2010, 11:00
  3. Izraeli i kënaqur me murin e Egjiptit
    By Ebu Merjem in forum Lajme nga Bota Islame
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 01-01-2010, 13:36
  4. 4 të vdekur nga bomba në Kajro të Egjiptit
    By Muhlis in forum Lajme nga Bota Islame
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 23-02-2009, 01:30
  5. Përgjigjet: 11
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 18:03

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •