Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Ne nuk të kërkojmë ty furnizim

  1. #1
    Ebu Hatib nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    29-01-2009
    Lokacioni
    Shkup - Maqedoni
    Postimet
    5,277
    All-llahu të shpërbleftë
    1,364
    Falënderuar 4,832 herë në 2,095 Postime
    Rep Fuqia
    2893

    Ne nuk të kërkojmë ty furnizim

    Ne nuk të kërkojmë ty furnizim

    Fjalimi kuranor është fjalim i sinqertë dhe i drejtë. Lajmet e tij janë të vërteta dhe vendimtare. Kurani është seriozitet dhe nuk është tallje: "Atij nuk mund t’i afrohet gënjeshtra nga asnjëra anë. Kjo është shpallje prej një të Urti që meriton të gjitha lavdet." (Fussilet, 42); ''Sikur ai të mos ishte prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie.'' (Nisa, 82)

    Biseda jonë në këtë shkrim do të sillet rreth ajetit kuranor ku Allahu i Lartësuar thotë: "Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë! Ne nuk të kërkojmë ty ndonjë furnizim: jemi Ne që të ushqejmë! Përfundimi i lumtur qëndron në frikën ndaj Allahut." (Taha, 132)

    Ajeti, edhe pse i drejtohet të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, i drejtohet edhe umetit të tij pas vdekjes së tij. Urdhëron familjarët në veçanti dhe prijësit në përgjithësi që t'i urdhërojnë ata që i kanë në përkujdesje me namaz.

    Sheriati islam është plot argumente nxitëse për namazin, për faktin se namazi është shtylla e fesë dhe mbajtëse e saj. Me faljen e namazit mbahet edhe feja, ndërsa me largim prej tij nuk mbahet feja.

    Çështja kryesore në ajet është se fjalimi u drejtohet mbikëqyrësve të familjes që t'i obligojnë fëmijët e tyre dhe ata që i kanë në përkujdesje me namaz si parapërgatitje për të. Në hadithin e saktë, të cilin e shënon Ebu Davudi, thuhet: "Urdhëroni fëmijët tuaj me namaz kur t'i kenë mbushur shtatë vjet, ndërsa rrihni (nga pak) kur t'i kenë dhjetë vjeç."

    Është transmetuar nga Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur zgjohej natën për namaz e zgjonte edhe familjen e tij dhe lexonte fjalën e Allahut të Lartësuar: "Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë!''

    Pasi zemrat anojnë drejt kërkimit të pushimit dhe janë të plogështa e përtace për kryerjen e asaj me të cilën janë obliguar, ka ardhur urdhri hyjnor për të qenë këmbëngulës dhe i vazhdueshëm në kryerjen e namazit.

    Nga ajeti dikush mund të kuptojë se adhurimet mund të jenë pengesë në arritjen dhe fitimin e furnizimit; ajeti ka sqaruar se çështja e furnizimit është çështje e Allahut të Madhërishëm, Zotit të robërve dhe Rregulluesi i furnizimeve, kështu që Ai thotë "Ne nuk të kërkojmë ty furnizim", do të thotë nuk të kërkojmë ta furnizosh veten e as ata, të harrosh namazin për shkak të preokupimit tënd me furnizim, por Ne të garantojmë furnizimin tënd dhe të atyre.
    Ngjashëm me këtë kuptim është edhe ajeti tjetër kuranor kur thotë Allahu i Madhërishëm: "Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre risk, as nuk dëshiroj që të Më ushqejnë. Vërtet, Allahu është Furnizuesi i vetëm, i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi." (Dharijat, 56-58)

    Lexues i nderuar, ki kujdes të mos kuptosh nga ajeti tërheqjen dhe mosangazhimin në kërkimin e furnizimit dhe t'i braktisësh shkaqet e tij. Kjo assesi nuk nënkuptohet me këtë dhe ky është kuptim i mangët i ajetit. Të mjafton në këtë kontekst fjala e Allahut të Lartësuar: "Ai jua ka bërë tokën të përdorshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë, që ju ka dhënë Ai." (Mulk, 15). Ajetet kuranore në këtë drejtim janë të shumta, prandaj mos të të ngatërrohet kjo çështje.
    Ajo që ndalohet dhe qortohet është të preokupohesh me shkaqet e furnizimit dhe ta harrosh adhurimin e Allahut të Lartësuar e sidomos namazin, për faktin se namazi është adhurimi që përsëritet më shumë në jetën e muslimanit. Nëse është kuptuar kjo, atëherë domethënia e ajetit është: Nëse e fal namazin – ti dhe familja jote- dhe i merr shkaqet e furnizimit do të të vijë risku prej nga nuk e pret ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: "Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret." (Talak, 2-3)

    Në këtë kontekst është e dobishme të përmendim hadithin që e transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Allahu i Lartësuar ka thënë: “O biri i Ademit, më adhuro Mua, do të ta mbush gjoksin me pasuri dhe do ta largoj nga ti varfërinë.
    E në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë do t’i mbush duart e tua me punë (do të kesh telashe) dhe nuk do të ta largoj varfërinë." (Shënon Tirmidhi, Ibn Maxhe dhe të tjerët).
    Në përfundim të këtij ajeti kuranor themi se çështja e urdhërimit të familjes me kryerjen e adhurimeve islame në përgjithësi dhe namazit në veçanti dhe kujdesi për to në këtë konsiderohet obligim parësor prej obligimeve të prindërve e veçanërisht të babait. Dhe ky obligim ka nevojë për durim, qetësi, vazhdimësi dhe gjithashtu edhe për urtësi, me të cilën duhet të stoliset çdo prind.

    Gjithashtu ajeti na bën me dije se prindërit nuk duhet të tregohen neglizhues kundrejt këtij obligimi duke u argumentuar me sigurimin e furnizimit të fëmijëve të tyre.
    Këtë çështje e ka siguruar dhe garantuar Allahu i Madhërishëm, por me marrjen e shkaqeve dhe kërkimin e tij.
    Allahu e di më së miri!

    Përgatiti: Almedin Ejupi
    klubikulturor.com
    Imam Shafi'u në një nga poemat e tij ka thënë:

    ''Fol ç'të duash, me sharje në çështjen time.
    Sepse heshtja ndaj të ligut është përgjigje.
    Jo se më mungon përgjigja ndaj teje.
    Por s'besojë se luani i jep qenit përgjigje.
    ''

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Tema të Ngjashme

  1. Amnesty kërkon furnizim me ujë për palestinezët
    By Muhlis in forum Lajme nga Bota Islame
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 28-10-2009, 16:42
  2. Ai që kërkon falje ka furnizim me bollëk
    By Kalimtari in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 16-07-2009, 19:37
  3. Ramazan të kërkojmë ndjesë!
    By Abdurrezak in forum Agjërimi
    Përgjigjet: 3
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 02:07
  4. Kerkojme argumente...!
    By Muhlis in forum Kur´an dhe Tefsir
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 08:39

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •