Hollivudi xhiron film për Muhamedin a.s
Hollivudi xhiron film për Muhamedin a.s
Hollovudi përgatit një film të ri për Profetin Muhamed (paqja dhe bekimi qofshin mbi te) dhe mbi ardhjen e Islamit.
Filmi nuk ka indikacione t'i paraqesë ndarjet dhe konflikte por i tëri është i fokusuar në virtute të pasura, gjëra të përbashkëta për tërë muslimanët,si mëshira dhe tolerance,ka thënë producenti i filmit Oscar Zoghbi në një komunikatë.
Filmi "Lajmëtari i Paqes" do të paraqesë sekuenca nga jeta e të Dërguarit Muhamed për ta portretizuar ardhjen e Islamit dhe do të xhirohet në vendet e shenjta,në Meke dhe në Medine.
Zoghbi,i cili ka kontribuar edhe në fimin e vitit 1976 "Mesazhi",vlerësoi se si një portretizim epik i Islamit ai e kupton ndjeshmërinë dhe sfidat që ndërlidhen me këtë subjekt.
Ai potencoi se nuk do të ketë paraqitje të imazhit të Profetit Muhamed në ekran.
Islami ndalon personifikimin e të gjithë profetëve të Zotit nëpër filma dhe drama.
"Në shekullin e 21 është nevoja reale për një film të këtillë që do ti mundësonte publikut një udhëtim emotiv në periudhën që ndërlidhet me ardhjen e Islamit" tha drejtori i Holloiwudit Ramsey Thomas,personi i cili do ta shkruaj skenarin.
Producenti ekzekutiv i filmit të ri, Hajja Subhia Abu Elheja,poashtu potencoi se për gati tri dekada,vetëm një film i Hollivudit,filmi "Mesazhi",ka pasë karakter Islam.
"Vetëm një film historik është xhiruar me tematikë Islame,një religjion me 1.5 miliardë përfaqësues,përderisa krishterimi është subjekt për 30 e më shumë filma" tha ajo.
Sikur Thomas, edhe Abu Elheja pajtohet se media dhe industria e kinemasë veçanërisht mund të ndihmojnë në tejkalimin e hendekut që ekziston ndërmjet botës muslimane dhe shoqërisë perëndimore.
"Që nga 11 shtatori imazhi i Islamit ka pësuar tmerrësisht" tha ajo.
IslamOnline.net- Islamic News, Shari'ah, Society, Family, Culture, Science, Youth, and Health
''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)
Bookmarks