Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Jusuf Kardavi: Së shpejti do të falem në xhaminë omejade bashkë me popullin sirian

  1. #1
    Thumame ibn Uthal nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    27-11-2010
    Postimet
    2,612
    All-llahu të shpërbleftë
    209
    Falënderuar 746 herë në 527 Postime
    Rep Fuqia
    981

    Jusuf Kardavi: Së shpejti do të falem në xhaminë omejade bashkë me popullin sirian

    Jusuf Kardavi është shprehur se populli sirian do të triumfojë në fund, kundër çdo komploti i cili synon ti thyejë vullnetin dhe vendosmërinë. Sirianët – tha ai – do i nxjerrin para gjyqit të gjithë ata që orvaten ti kthejnë sërish në kohën e skllavërisë, erresirës dhe shtypjes. Ai shprehu dëshirën se kërkon të marrë pjesë në festën e fitores dhe të falet në xhaminë Omejade në Damask.

    Gjatë hytbes së ditës së Xhuma, shejh Kardavi u bëri thirrje ushtarëve dhe oficerëve sirianë që të heqin dorë nga regjimi i Asad, pasi e ka humbur legjitimitetin e tij për shkak të gjakderdhjes në popull. Ai u kërkoi ti bashkangjiten popullit i cili kërkon liri, drejtësi, dinjitet dhe largim të regjimit diktatorial i cili ka 40 vite në pushtet.

    Ai tha se të gjithë ata që marrin pjesë në derdhjen e gjakut të popullit sirian, do të japin llogari dhe do i përndjekë mallkimi përjetë. Njëkohësisht, ai e dënoi qëndrimin mbështetës të Rusisë, për shkak të interesave që e lidhin me shitjen e armëve. Shejhu dënoi dhe qëndrimin e dijetarëve të cilët kanë vajtur ngado ka fryrë era e regjimit, të cilit po i dridhen leqet e këmbëve për shkak të demonstratave popullore.

    Kardavi e qetësoi popullin sirian me fjalët:”O vëllezërit tanë në Sirinë e dashur! Jini të qetë pasi fitorja është pranë! Bëhuni të qëndrueshëm si malet dhe mos pranoni t’ju lëkundë askush, derisa të arrini qëllimin! Zullumi kurrë nuk mund të triumfojë ndaj drejtësisë. Në dashtë Zoti, ju jeni triumfuesit e vetëm!”

    Shejh Kardavi u bëri thirrje të gjithë popujve të përfshirë në Pranverën Arabe që ta mbyllin faqen e të shkuarës dhe të mos hakmerren ndaj mbështetësve të regjimit, përveç atyre që i kanë duart me gjak. Ai tha se xhihadi i vërtetë filloi me triumfin e revolucioneve. “Xhihati i paqes, është më i mirë pasi ai ndërton atë që është prishur dhe ofron zgjidhje për hallet e njerëzve.”
    Hoxhë Ali al Temimi, ka thënë:
    "Këta (rebiovcat) janë Havarixhë ndaj thirrësave Islam, janë Murxhia ndaj pushtetarëve, janë si Rafidit ndaj grupeve tjera, dhe janë si Kaderit ndaj jehudive,krishterëve dhe jobesimtarëve tjerë."

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •