Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 5 prej 5

Tema: Komandot shqiptare në Irak-gjykoni vet

  1. #1
    abu khattab nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    02-04-2004
    Postimet
    4
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 3 herë në 1 Postim
    Rep Fuqia
    0

    Komandot shqiptare në Irak-gjykoni vet

    Komandot shqiptare në Irak-gjykoni vet


    Kontigjente të ushtrisë shqiptare ndodhen në mision paqeruajtës edhe në Afganistan
    Shqipëria nisi të hënën drejt Irakut kontigjentin e tretë të trupave komando për të luftuar kundër terrorizmit.
    Me një avion të posaçëm ushtarak të forcave ajrore amerikane, 71 komandot shqiptare u nisën nga aeroporti i Rinasit për t'ju bashkangjitur forcave të koalicionit në luftën kundër terrorizmit në Irak.

    Ky është kontigjenti i tretë i komandove shqiptare që do të shërbejnë në Irak në përmbushje të vendimit të qeverisë dhe të parlamentit shqiptar për t'u rreshtuar në koalicionin antiterrorist.

    Komandot shqiptare do të dislokohen në qytetin e Mosulit pranë divizionit 101 që ndodhet nën komandën e forcave ushtarake amerikane, në të njëjtën zonë ku kanë shërbyer për gjatë një viti 2 kontigjentet e tjera.

    Korrespondenti i BBC-së në Tiranë, Ilir Kadia, bisedoi me komandantin e komandove shqiptare, Major Bilbil Bitri, pak përpara se të kapërcente pragun e avionit amerikan që do t'i merrte trupat shqiptare për t'i nisur drejt Irakut nga aeroporti i Rinasit

    BBC: Përse po shkoni sot në Irak?

    Bitri: Ne jemi pjesë e zbatimit të politikave të shtetit shqiptar. Një vendim i parlamentit ka vendosur që forcat shqiptare t'i bashkohen koalicionit botëror kundër terrorizmit dhe në kuadër të këtij koalicioni, një pjesë e trupave komando ka bërë misione tashmë. Unë jam komandanti i misionit të tretë që të vazhdoj detyrën që shokët e mi e kanë përmbushur deri tani.

    BBC: Kush është armiku konkret i juaji atje?

    Bitri: Unë do të thoja që është një luftë pa armik të identifikuar pasi ne nuk kemi provë të hapur me dikë. Ne jemi atje për të vendosur paqe dhe për të ndihmuar ata që kërkojnë paqe. Kush nuk kërkon paqe dhe kush është kundra paqes, është armiku ynë.

    BBC: A keni frikë komandant?

    Bitri: Ne absolutisht nuk kemi frikë, është një pyetje që për ushtarakët nuk ka vlerë. Ushtarakët janë mësuar të përballen me rrezikun dhe për rreziqe përgatiten. Nuk kemi pse kemi frikë.

    BBC: Komandant, çfarë të tha gruaja kur të përcolli, nëna, babai?

    Bitri: Fatkeqësisht nënën dhe babain nuk i kam. Gruaja normalisht si çdo bashkëshorte do të mërzitet, megjithatë e ka pranuar lidhjen me një oficer dhe ajo e di rrezikun e profesionit dhe është plotësisht e gatshme për të më mbështetur në mbushjen e misionit.

    BBC: A jeni i kënaqur me këtë shpërblim që do ju japin për pjesëmarrjen në luftë?

    Bitri: Ne jemi gati të punojmë për interesat e larta të atdheut, ta japim jetën dhe pa shpërblim. Megjithëse jeta nuk ka asnjëherë çmim.

    BBC: Cilit besim fetar i takoni komandant?

    Bitri: Unë i takoj besimit mysliman.

    BBC: Çfarë mendon për luftën në Irak?

    Bitri: Unë mendoj se është një luftë midis të mirës dhe të keqes. E keqja është ajo që nuk ka paqe dhe e mira është ajo që do paqe dhe siguri brenda vendit të vet.

    BBC: Komandant kur dëgjon lajme për rrëmbime të huajsh në Irak gjatë këtyre ditëve që ke qenë në Tiranë, çfarë mendon?

    Bitri: Ndjehem sinqerisht keq për ata që bien viktimë e kësaj, por akoma më shumë më vjen keq për ata që organizojnë këtë lloj lufte.

    Lufta nuk është mes të pafajshmëve dhe të fajshmëve, është mes atyre që janë kundra paqes dhe atyre që luftojnë për ta vendosur atë.

    Është akti i tyre i ulët. Ne na vjen keq për ata që rrëmbehen, por më vjen akoma më shumë keq për ata që kryejnë aktin. Me kundërshtarët ia vlen të matesh ballë për ballë.

    BBC: Komandant sa kohë do qëndroni në Irak?

    Bitri: Ne do të qëndrojmë 6 muaj.

    BBC: Cili do të quhet suksesi juaj i qëndrimit në Irak?

    Bitri: Kur ne të kthehemi në atdhe me misionin të përmbushur.

    BBC: Dhe misioni i përmbushur është?

    Bitri: T'i shërbejmë paqes dhe lirisë në Irak.

  2. #2
    Grafika e ebu abdullah
    ebu abdullah nuk është i/e kyçur Administrator
    Data e Anëtarësimit
    28-12-2003
    Postimet
    976
    All-llahu të shpërbleftë
    450
    Falënderuar 2,833 herë në 602 Postime
    Rep Fuqia
    930
    Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

    Es selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu

    Athua valle ende nuk e kane kuptuar muslimanet prapavijen e kryqezatave te cilat jane ne vijim e siper, apo ata mbyllin syte para fakteve duke kerkuar keshtu "meshiren" dhe "kenaqesine" e kryqtareve, e jo Meshiren dhe Kenaqesine e Krijuesit te tyre.

    Sot (14.03.04) ne oret e mengjesit (koha europiane) Bushi mbajti nje konference te shtypit duke verejtur kundershtimet e botes e edhe te vet popullit te vet, ndaj politikes se tij. Duke menduar se do t´i binde opinionin per ate se cka eshte duke vepruar, ata te cilet e kane percjellur kete konference, e kane verejtur se si gazetaret, me pyetjet e tyre konkrete e lane pa fjale Bushin, derisa disa prej tyre edhe e pyeten konkretisht se " ..a ka menduar ndonjehere qe te vizitoje ndonje kurs te komunikimit, pasi qe eshte me se evidente se ai nuk di te komunikoje?!!".

    Dikush mund te thote, rast i ketij majori shqiptare eshte rast i nje ushtari i cili duhet te permbushe urdherat e vet. Une them se, kur ushtaret Cifut (jehud) kane kurajo te mohojne urdherat e komandateve dhe qeveritareve te tyre, sikurse ishte rasti i piloteve israelit, kur iu be e qarte atyre se cka eshte duke bere Sharoni dhe qeveria e tij, ata thane "...ne jemi ushtare, e jo vrases...", atehere cka mund te thuhet per ushtaret musliman, te cilet dergohen nga qeveritaret pagane, te cilet percjellin urdherat e tagutave te tyre, dergohen ne vende muslimane per te luftuar muslimanet?!?! Tere bota e ka kuptuar se populli irakian nuk do "demokracine" te cilet kufaret duan t´ua imponojne atyre.

    Mirepo, mos t´a zgjase me shume, tek ne thote populli, Hitleri ne Luften e Dyte Botrore, sherbetoret e vet i ka paguajtur kudo me pare, ndersa tek ne i ka patur falas.

    Lus All-llahun (Subhanehu ve Teala) qe t´u ndihmoje Muxhahideve te Rrugen e All-llahut, kudo qe te jene, dhe lus All-llahun (Subhanehu ve Teala) qe te na mundesoje edhe neve qe t´u ndihmojme atyre, qofte me shpirte, qofte me mjete materiale, vetem per t´a arritur Meshiren dhe Kenaqesine e Tij (Subhanehu ve Teala). Amiiin

  3. #3
    ibn_njazi nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    14-04-2004
    Lokacioni
    belgjik
    Postimet
    8
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 2 herë në 1 Postim
    Rep Fuqia
    0

    selam alejkum

    Selam alejkum we rrahmetullah
    persa i perket kesaj teme mund te them
    Turp , Turp ? Turp wallahi per ne shqiptaret
    pale si na thenka po shkojme te ruajme paqen
    Cfare paqe na ruan ky ?
    Turp, turp per ne shqiptaret te shkojme te ndihmojme
    cifutet dhe kaurret kunder vellezerve tane muslimane
    La ilahe il-Allah Muhammed rrasulullah

  4. #4
    Ahnaf nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    08-04-2004
    Lokacioni
    Tetov
    Postimet
    6
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 2 herë në 1 Postim
    Rep Fuqia
    0
    E selamu alejkum

    Kur i robruari e di lirij ukupimin

    ne shqiptart duhet ta shiqojm lirin dhe ta dim se cësht ajo momentalisht tokat shqiptare jan të ukupuara më mir na bje ti lirojm ato se të jemi luftar të armikut ton .

    Poplli ynë duhet të jet i vet dishëm cështë t vepru dhe të aktivisohet në ndalim të së keqs.

    selam

  5. #5
    NURIDIN nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    13-07-2007
    Postimet
    13
    All-llahu të shpërbleftë
    62
    Falënderuar 30 herë në 9 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Re: Komandot shqiptare në Irak-gjykoni vet

    selam alejkum

    skemi qka quditemi o vellezer ata pe lejojn pederizmin e spo qan koken askush nga populli seshte qudi ,jane injorant persetepermi ,dhe kete ka bere propaganda e kufarve me aleatete tyre mbrenda trojeve shqiptare ,dhe kjo gje ka ilaq duke ja mesuar njerzve dinin se vetem me din njeriu e dallon te miren nga e keqja dhe te keqen nga e mirja ,dini islam eshte kanari,dalluesi(furkan) i besimeve te kota,i veprave te keqija dhe haram,dhe dini eshte ai qe ja meson njeriut kend e ka mik dhe armik dhe pa din njeriu edhe shejtanin e merr per mik ,dhe ketu ska qudi ,por qudi eshte kur ata qe falen e kalojn kohen ne tv ,apo vetem ne embeltore e vende te tjera ku e humbin kote dhe nuk bejn davet

    kur e dim qe ne librat e xhihadit ,kaptina e pare ne ata libra eshte daveti ne dini e Allahut swt ,pra ai qe thire ne rruge te Allahut eshte duke bere xhihad dhe goja e tij eshte arme tij dhe sjellja tij ne perputhje me islam eshte me forte se mediat e kufarve dhe ai person qe thire ne islam eshte muxhahid ne rruge te Allahut

    dhe mos qani vetem per at ,por duhet te qajm edhe per veten tone se islami eshte amanet qe jane friguar ta bartin mbi veten e tyre malet qe jan me te forta se njeriu ,e ne e kemi marr prej momentit qe kemi filluar te falemi dhe ta praktikojm kete islam

    Allahume ansurna muslimin
    Allahume ansurna ulema
    Allahume ansurna muxhahidin
    Allahume ansurna dai

    Allahu alem

Tema të Ngjashme

  1. Si i gjykoni traditat kulturore të popujve?
    By Katade in forum Fetva nga Hoxhallarët Shqiptar
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 23:27
  2. Big Brotheromania shqiptare!
    By En Nisa in forum Feja dhe Shoqëria
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 21:18
  3. Selefet shqiptare...?!?...
    By ilir_tr in forum Feja dhe Shoqëria
    Përgjigjet: 14
    Postimi i Fundit: 19-08-2008, 18:09

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •