Ministri i jashtëm turk reagon ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Siri

Ministri i jashtëm turk reagoi ashpër ndaj vrasjes brenda një dite rreth 300 persona në Siri.
Ahmet Davuollu e cilësoi si shumë shqetësuese situatën në Siri, ndërsa tha: “Shpresojmë që OKB dhe bashkësia ndërkombëtare marrin një vendim qo do ti thotë në mënyrën më të qartë “ndal” kësaj tragjedie që vazhdon në Siri”.
Shefi i diplomacisë turke tha se Turqia nuk do të heshtë përballë dhimbjeve që vuan sot populli mik dhe vëlla i Sirisë.
Këto deklarata Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu i bëri nga Gjermania, ku ndodhet për Konferencën e Sigurisë së Mynihut, ku tha se zhvillimet në Siri janë shqetësuese.
“Ngjarjet e fundit në Siri i bëjnë akoma edhe më të rëndësishme diskutimet në OKB”, - u shpreh Davutollu dhe i drejtoi një thirrje bashkësisë ndërkombëtare: “Presim mbajtjen e një qëndrimi të qartë në një kohë kur regjimi sirian vret me qindra njerëz në ditë”.
Davutollu tha se edhe Turqia nuk do të heshtë përballë këtyre ngjarjeve.
“Shpresojmë që edhe vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-se marrin një vendim që do t’u thotë “ndal” këtyre ngjarjeve... Turqia bën atë që dëshiron dhe kërkon populli mik i Sirisë fqinje”, vijoi Davutolu.
I pyetur për një dyndje të madhe refugjatësh nga Siria drejt kufirit turk, Ministri Davutollu tha se Turqia do ti trajtojë ata si të ishin në shtëpinë e tyre./trt/