Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 5 prej 5

Tema: Ndotje kimike në Hungari, katër të vdekur

  1. #1
    Ebu Merjem nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    30-10-2009
    Postimet
    15,103
    All-llahu të shpërbleftë
    1,688
    Falënderuar 2,463 herë në 1,651 Postime
    Rep Fuqia
    5621

    Ndotje kimike në Hungari, katër të vdekur

    Ndotje kimike në Hungari, katër të vdekur

    Gjendje emergjence në tre komuna në perëndim të Hungarisë si pasojë e prishjes së ambientit me një lëndë kimike të ndotur nga një derivat i aluminit.

    Ngjarja ndodhi në zonën e Ajkës në perëndim dhe ka shkaktuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e 120 të tjerëve.

    Të katër viktimat, mes të cilëve edhe një fëmijë ishin banorë të fshatit. Shërbimet e emergjencës po kërkojnë 7 persona që rezultojnë të zhdukur.

    Balta e kuqe ka pushtuar fshatin duke arritur të zërë nën vete 230 shtëpi.

    Një zëdhënës i autoriteteve të mbrojtjes civile ka shpjeguar se balta mund të arrijë në lumin Marcal, ndërsa gjendja e emergjencës është shpallur në një hapësirë prej 40 kilometrash katrorë.

  2. #2
    Ebu Merjem nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    30-10-2009
    Postimet
    15,103
    All-llahu të shpërbleftë
    1,688
    Falënderuar 2,463 herë në 1,651 Postime
    Rep Fuqia
    5621

    Katastrofë ekologjike në Hungari nga lëndët toksike

    Katastrofë ekologjike në Hungari nga lëndët toksike

    Përballja me dëmet që i shkaktoi derdhja e ujërave të zeza industriale në Hungari do të zgjasë të paktën një vit dhe do të kushtojë dhjetëra milionë dollarë.
    Sipas autoriteteve në këtë vend, në rrjedhë e sipër janë aktivitetet me të cilët duhet të pengohet që përbërjet helmuese të vijnë në kontakt me disa nga lumenjtë më të mëdhenj, midis të cilëve edhe Danubin.
    Sot edhe më tej është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme në tri rajonet e rrezikuara në pjesën perëndimore të vendit. Ndotja u shkaktua dje pasi u shemb diga për ujërat e zeza në fabrikën për prodhimin e aluminit, me ç’rast humbën jetën katër persona, kurse 120 të tjerë janë plagosur.

  3. #3
    Ebu Merjem nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    30-10-2009
    Postimet
    15,103
    All-llahu të shpërbleftë
    1,688
    Falënderuar 2,463 herë në 1,651 Postime
    Rep Fuqia
    5621

    Hungari, shtohen viktimat nga përmbytjet toksike

    Hungari, shtohen viktimat nga përmbytjet toksike

    Shërbimet e shpëtimit në Hungari njoftuan se bilanci i të vdekurve nga ndotja me mbetjet toksike ka shkuar në pesë të vdekur.
    Megjithëse shkencëtarët vlerësojnë se pasojat nga aciditeti do të jenë afatshkurtra, shkalla e ndotjes me metale të rënda, veçanërisht me krom, ende nuk është përcaktuar. Mbetjet toksike u derdhën të hënën pas çarjes së rezervuarit në një fabrikë të aluminit. Vlerësohet se do të duhet një vit që të eliminohen pasojat, dhe kjo Hungarisë do të kushtojë dhjetëra milionë dollarë. Përkundër paralajmërimeve, në Danub nuk është vërejtur ndonjë shkallë e lartë e ndotjes.

  4. #4
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6469

    Hungari, pasojat e mbeturinave toksike, rrezik disa vjeçar

    Hungari, pasojat e mbeturinave toksike, rrezik disa vjeçar

    Autoritetet hungareze kanë thënë të shtunën se do të evakuohet në tërësi fshati Kolontar që gjendet në afërsi të rezervoarit prej të cilit janë derdhur 700 mijë metër kubë të mbeturinave toksike.
    Evakuimi ndodhë derisa raportohet se një digë në pjesën e dëmtuar të rezervarit është dobësuar edhe më shumë.
    Ndërkohë, qeveria e Hungarisë po mundohet të zvogëlojë kërcënimin nga derdhja e helmit gjatë kësaj jave duke thënë se nuk ka rrezik për një katastrofë biologjike në lumin Danub.
    Sipas qeverisë hungareze, niveli i alkalinit nga mbeturinat toksike të derdhura ka pësuar ulje.Mirëpo, Gjërgji Totos, zëdhënësja e shërbimeve për lehtësimin e katastrofave në Hungari, thotë se efektet që do lënë këto mbeturina toksike do të ndjehen edhe gjatë viteve të ardhshme.
    Derdhja, që ndodhi të hënen në një rajon i cili gjëndet 160 kilometra në perëndim të Budapestit dhe shkaktoi vdekjen e 4 personave, arriti lumin Danub të enjtën.REL
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  5. #5
    Ebu Merjem nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    30-10-2009
    Postimet
    15,103
    All-llahu të shpërbleftë
    1,688
    Falënderuar 2,463 herë në 1,651 Postime
    Rep Fuqia
    5621

    Re: Ndotje kimike në Hungari, katër të vdekur

    Rrezik nga derdhja e dytë e helmeve në Hungari

    Autoritetet hungareze kanë thënë të shtunën se do të evakuohet në tërësi fshati Kolontar që gjendet në afërsi të rezervoarit prej të cilit janë derdhur 700 mijë metër kubë të mbeturinave toksike.
    Ndërkaq, paralajmërohet rreziku për një derdhje tjetër të mbeturinave toksike nga i njejti rezervar prej nga ndodhi derdhja e parë. Kryeministri i vendit, Viktor Orban, e quajti të mundshëm një derdhje tjetër toksike derisa autoritetet e vendit largonin banorët e fshatit Kolontar që gjendet afër rezervarit të dëmtuar.
    Ky është rreziku i dytë që vjen nga fabrika e aluminit e cila gjendet rreth 160 kilometra në perëndim të Budapestit. Derdhja e parë e mbeturinave toksike morri jetën e 7 personave, ndërsa pasojat e kësaj katastrofe mjedisore ekspertët vlerësojnë se do të ndjehen edhe gjatë viteve të ardhshme. Mbeturinat toksike të enjtën arriten edhe lumin Danub./rel/

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •