Ngjarjet të cilat tronditën botën - paraqitja e ngjarjeve më interesante në vitin 2006

Në vitin 2006. bota është përballur me një seri kërcënimesh sigurie. Irani dhe Koreja e Veriut gjatë tërë vitit me anë të programeve të tyre nukleare e ‘ngrenë për hunde’ bashkësinë ndërkombëtare, veçanërisht fuqinë më të madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa rreziku apo paranoja nga terrorizmi në tërë botën filloi të bëhet më ekspresiv.

Për presidentin amerikan, ky vit ishte me shumë humbje. Në rrugët e qyteteve irakiane çdo ditë vdisnin ushtarët amerikan. Numri i ushtarëve të vdekur në fund të vitit i kaloi shifrat e viktimave të 11. shtatorit. Ministri i mbrojtjes Donald Rumsfeld, arkitekt i luftës në Irak, ishte detyruar të tërhiqet, ndërsa pushtetin në Kongres e morën demokratët.

Derisa SHBA-të merren me Irakun dhe Afganistanin, ekonomia në Indi dhe Kinë rritet me shpejtësi, por njëkohësisht ato thithin sa më shumë energji, andaj rritja e tyre kërcënon seriozisht klimën botërore. Vladimir Putin, zotëri i madh i Rusisë, vendin e vet e ngriti në këmbë duke iu falënderuar pasurisë energjetike të cilën shteti në përgjithësi e kontrollon dhe e shfrytëzon si mjet shantazhi kundër të padëgjuarve.

Në kohërat e sotshme nevojitet vetëm një shkëndi e vogël për fillimin e një lufte të madhe, kjo dëshmoj rastin e karikaturave të Pejgamberit, Muhammedit s.a.v.s. ku është paraqitur si terrorist, të cilat u publikuan në një gazetë daneze dhe shkaktuan zemërim të paparaparë dhe protesta të mëdha në mbarë botën islame. Raportet mes botës islame dhe asaj krishtere erdhën në pikëpyetje pas deklaratave të Papës Benedikt XVI ku citoi mbretin bizantin i cili kishte karakterizuar mësimet e Muhammedin s.a.v.s. si “fatkeqësi dhe jonjerëzore”. Më vonë, Papa shprehi keqardhje të gjithë atyre që deklaratat e tiji i kishin ofenduar.

BE-ja 25 anëtarëshe u pajtua që nga 1 janari i vitit 2007 t’i anëtarësoj dy vende të Evropës lindore, Bullgarinë dhe Rumaninë, por njëherit përkohësisht suspendoi bisedimet për anëtarësimin e Turqisë, vend me shumicë myslimane. Në Angli, kryeministri Tony Blair tha se në pranverën e vitit 2007 do të tërhiqet nga funksioni i kryeministrit. Atëkohë do të kremtoj dhjet vjetorin e banimit në adresën Downing Street 10.

Gjatë vitit Franca u trondit nga protestat studentore të cilat shkatërruan ambiciet presidenciale të kryeministrit Dominique de Villepin, në Itali Silvio Berlusconi i humbi zgjedhjet, ndërsa Hungaria u trondit nga protestat e mëdha, të cilat në moment morën formën e një revolucioni, për shkak të kryeministrit socialist Ferenc Gyurcsany i cili pranoi se kishte gënjyer.

Harta gjeografike e Ballkanit, brenda një nate ndryshoi pasi që Mali i Zi shpalli pavarësinë, duke përfunduar shkapërderdhjen e mundimshme të Jugosllavisë. Sa i përket hapësirave të ish Jugosllavisë, në Bosne dhe Hercegovinë u mbajtën zgjedhjet ku në lartësitë politike përsëri u lansua ministri luftarak i punëve të jashtme Haris Silajxhiq. Fituesi i madh ishte Milorad Dodik, i cili kërkon vendin e kryeministrit në BeH.

Serbia nga viti 2006 edhe zyrtarisht quhet Serbi, ndërsa gjatë vitit elita e saj politike në të gjitha format tentoi të pamundësoj pavarësinë sa më të sigurt të Kosovës. Duhet përmendur se Sllovenia është përgatitur për futjen e euros në ditën e parë të vitit 2007, derisa Maqedonia fitoi kryeministrin e ri Nikola Gruevskin.

Vitin 2006 do ta mbajmë në mend me braktisjen e disa personave nga kjo botë. Në burgun e Hagës në Scheveningen vdiq Slobodan Milosheviq. Mund të na vie keq sepse nuk vdiq para se të gjykohet për krimet të cilat i kishte kryer. Vdiq edhe ish diktatori kilean Augusto Pinochet, si dhe udhëheqësi më bizar i kohërave të reja, kryetari i Turkmenistanit Saparmurat Niyazov. Është bërë edhe ekzekutimi i Sadam Hyseinit i cili ishte dënuar me vdekje

Kofi Anani në vitin 2006 përfundoi 10 vjetorin e udhëheqjes së Kombeve të Bashkuara. Nga 1 janari sekretari i përgjithshëm i KB-së do të jetë jug koreani Ban Ki-Moon. Ai do të jetë aziati i parë në krye të kësaj organizate pas 35 viteve.

Frika nga një pandemi globale të gripit të shpezëve është përhapur në tërë botën pasi që katër fëmijë turk vdiqën nga virusi. Por, pas një kohe virusi u zhduk me shpejtësi të madhe ashtu siç sihte paraqitur. Gjatë vitit 2006 njerëzimi u përball edhe me problemet e vjetra. Sipas statistikave të Kombeve të Bashkuara, 39,5 miliard njerëz në mbarë botën janë infektuar me HIV, ndërsa tre milion kanë vdekur nga kjo sëmundje.

Indonezinë fatkeqe sërish e përfshiu një termet i madh. Në ishullin Java vdiqën mbi 6200 njerëz, ndërsa janë shkatërruar 135 mijë shtëpi. Ekspertët përsëri shprehën shqetësim për shkak të nxehjes mjaft të shpejtë të planetës.

Këtë vit do ta mbanë në mend edhe Lindja e afërt. Pasi që kryeministri Ariel Sharon filloi t’i tërheq kolonët hebre nga Gaza, të gjithë menduan se paqja në atë pjesë mjaft të trazuar të botës është afër, por për fat të keq ai përfundoi me një hemoragji në tru dhe nga atëher jeta e tij varet nga aparatet.

Pasardhësi i tij Ehud Olmert, e përfshiu vendin në luftë në Liban i cili pas 34 ditëve u tërhoq i thyer. Hisbollahu shpalli fitoren në këtë luftë, apetitin e tyre e treguan disa muaj më vonë kur në “krahët e fitores” mbi izraelitet tentuan ta përmbysin qeverinë legjitime të Libanit.

Dhuna edhe më tej vazhdon në Darfur, në regjionin e Sudanit, ku në përleshjet mes kryengritësve dhe forcave qeveritare janë vrarë më shumë se 200.000 njerëz. Gjendja çdo ditë bëhet më e rrezikshme, ndërsa qeveria sudaneze bllokon dërgimin e forcave paqeruajtëse të UN-së.

U përmbys edhe njëra ndër monarkitë e fundit në botë në mbretërinë e himalajeve, në Nepal. Mbreti Gyanendra pas demonstratave të shumta u detyrua të largohet, pas abdikimit të tij rebelët maoist nënshkruan marrëveshjen me partitë demokratike dhe kështu hoqën dorë nga lufta guerile për një shtet komunist.

Grupi separatist Bask ETA dorëzuan armët, ndërsa në Shri Lankë përsëri filloi lufta. Së paku 3.500 njerëz humbën jetën në luftë mes ushtrisë dhe kryengritësve, Tigrat e Tamilit. Situata përsëri u tensionua edhe në Somali. Në atë vend hyri ushtria e Etiopisë për ta mbrojtur qeverinë të cilën e përkrah bashkësia ndërkombëtare nga invazioni i militantëve islamik të cilët dëshirojnë ta fusin Sheriatin në Somali.

Në shumë vende latinoamerikane ishte vit i mirë për majtistët. Kryetari i Venezuelës Hugo Chavez u zgjodh përsëri. Në Brazil zgjedhet socialisti Luiz Inacio Lula da Silva. Daniel Ortega u kthye në pushtet në Nikaragua, ndërsa Evo Morales bëhet kryetar i Bolivisë.

Në Meksikë fitoi Felipe Calderon. Fitorja ishte mjaft e ngushtë, por vëzhguesit e jashtëm zgjedhjet i vlerësuan si të lira dhe të ndershme. Majtistët e mundur ende organizojnë demonstrata duke akuzuar fituesit për mashtrime. Kubën e presin ndryshime sepse udhëheqësi i tyre Fidel Kastro është i sëmurë seriozisht. Kongo ia doli të zgjedh kryetarin dhe rriti shpresat që arena e luftave të mëdha afrikane më në fund të mbyllet.

Dhe në fund Aleksandar Litvinenko, ish informatori rus dhe kritik i ashpër i Kremlinit, është helmuar në Londër me helm radioaktiv. Litvinenko në prag të vdekjes e akuzoi Putinin. Ai përgënjeshtroi akuzat se pushteti i tij përdor metodat e dorës së hekurt nga koha e Bashkimit Sovjetik.



IslamGjakova.net