El – Xhumah 10 Rabi el Euel 1433 / 03 02 2012alt

Ngjarjet rreth Sadajev Emilkhan refugjatë çeçen janë absolutisht të paprecedente për Suedinë.

Autoritetet suedeze organizuan në të vërtetë një lloj kampi përqendrimi personalë për Sadajevin.

Sipas një burimi të KC, Sadajev po mbahet plotësisht lakuriq në një qeli dënimi (jo në një të zakonshme).

Avokatit të tij nuk i lejohet për ta vizituar atë. Për më tepër, autoritetet suedeze ndaluan çdo informacion mbi situatën rreth Sadajevit apo për vendndodhjen e tij.

Rojet e burgut nuk pranojnë t’ia japin përsëri Sadajevit rrobat e tij ose të paktën për ta lejuar atë që të falet.

Në dëshpërim, Emilkhan Sadajev madje i ka shkaktuar lëndime vetes, dhe ai është në një grevë urie për ditën e dytë.

Në përgjigje të kësaj, policia iu kërcënua atij se do ta "dërgoj atë drejtë në Çeçeni" në qoftë se ai nuk e ndal grevën e tij të urisë.

Në shkurt në ora 2 të mesditës, ai është dashtë të deportohet në Rusi, por kur Sadajev është nxjerrë nga burgu i deportimit, ai arriti ti hap venat e tij dhe ai u dërgua në një spital.

Autoritetet suedeze nuk japin ndonjë shpjegim. Në fakt, Sadajev po mbahet në një burg të fshehtë, si të burgosurit e Al-Kaidës në burgjet sekrete të CIA-s.

Arsyet e një trajtimi të këtillë nuk janë të qarta, pasi që rasti i refugjatëve çeçen është absolutisht transparentë.

Avokati i të përndjekurit Çeçen tha se ai ishte i shokuar nga veprimet e autoriteteve suedeze prandaj ai ka ndërmend ti padisë ato.

Disa ditë më parë, avokati i dërgoi një hetim zyrës së UNHCR-it në Azerbajxhan dhe ka marrë dokumente nga ajo që e konfirmon statusin e refugjatit të Ruslan Atkajev (Emilkhan Sadajev), por autoritetet suedeze thjesht nuk e përfshijnë këtë dëshmi mbështetëse në dosjen e tij.

Ndërkohë një aksion proteste u zhvillua në Helsinki para ambasadës suedeze. Protestuesit kërkuan nga autoritetet suedeze për ta ndalur menjëherë procedurën e dëbimit dhe lirimin e Emilkhan Sadajev.

Departamenti i Monitorimit

Kavkaz Center

wwww.botaislame.com