Siri: Mediat shtetëtore e refuzojnë rolin e ushtrisë në dhunë
Siri: Mediat shtetëtore e refuzojnë rolin e ushtrisë në dhunë
Mediat shtetërore në Siri i kanë përgënjeshtruar raportet se forcat ushtarake janë për tu fajësuar për vrasjen e më se 200 njerëzve në qytetin qendror, Homs.
Grupet për të drejtat e njeriut thonë se forcat qeveritare kanë vrarë së paku 217 vetë, gjatë sulmit me predha në këtë qytet, që ishte qendër e kryengritjes kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad, gjatë dhunës gati njëvjeçare në Siri.
Agjencia shtetërore e lajmeve Sana, sot për këto vrasje i ka fajësuar “grupet e armatosura terroriste” dhe ka vlerësuar se raportet për involvim të ushtrisë janë “të pavërteta”.
Kjo dhunë po ndodhë, derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, sot përgatitet për votim për propozim rezolutën, që e dënon goditjen e qeverisë kundër protestuesve në Siri.
Rusia thotë se nuk do të pajtohet me rezolutën, dhe ka tërhequr vëretjen se do të jetë “skandaloze” nëse ajo del në votim./rfe/
''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)
Bookmarks