Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: A është krijuar Bota Rastësisht?

  1. #1
    Argument nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    16-12-2006
    Postimet
    93
    All-llahu të shpërbleftë
    76
    Falënderuar 250 herë në 83 Postime
    Rep Fuqia
    281

    A është krijuar Bota Rastësisht?

    Jeta jonë dhe vazhdimi i saj, janë të mbështetura në ligje e ligjësi të shumta tepër të hollësishme, përmes të cilave mendja gjithnjë e më shumë gjzkon se nuk ka asnjë mundësi që krijimi i botës të jetë rastësi!

    Le të marrim shembull vendosjen e tokës në raport me diellin, në distancën e caktuar ku ndodhen përkundrejt njëri-tjetrit dhe le të supozojmë se kjo distancë u shkurtua, d.m.th. toka u afrua më pranë diellitë nëse do të ndodhte kz afrim, menjëherë të gjitha llojet e gjallesave, bimë e kafshë do te digjeshin. Gjithashtu, edhe nëse supozojmë se toka largohet nga dielli më shumë se sa distanca e caktuar, sipërfaqja e tokës përnjëherë do të mbulohej me akull, dhe natzrisht, do të ngrinin bimë e kafshë.

    Vallë, mos mendon njeriu se vendosja e tokës në vendin e saj dhe me nxehtësinë e përshtatshme është realiyuar ashtu siç vepron një i verbër, kur kërkon vend për t'u shtrirë për gjumë?

    Po baticë-zbaticat që kanë lidhje me hënën! A nuk kishte mundësi hëna që të vendosej më pranë nënës së saj, për të tërhequr valët e oqeanëve dhe të mbulonte me ujë të gjithë pjesën pa ujë të tokës dhe pastaj të largohej nga toka?!
    Po atëherë, nëse do të ndodhte kështu, do të shkatërrohej çdo gjë.

    Kush e vendosi hënën në këto kufij të përcaktuar, që të jetë burim drite dhe jo burim shkatërimi?!
    Në sipërfaqen e tokës ne thithim oksigjenin për të jetuar dhe nxjerrim gazin karbonik, të krijuar në trupat tonë nga djegia e ushqimeve. Gjallesat e shumta e të panumërta marin frymë pa ndërprerje, prandaj duhej ta kishim mbaruar këtë element të çmuar të ajrit.

    Dihet se bimët e gjelbërta marrin karbonin dhe në vend të tij japin oksigjenin. Me këtë kompensim të ndërsjellë dhe unik në llojin e tij, realizohet balancimi në cilësitë e mbështjelljes ajrore, nën të cilën gjallojnë së bashku bimët e kafshët. Vallë, njeriu e llogarit se kjo përshtatshmëri ka ndodhur vetvetiu?!

    Herë-herë i hedh sytë në një lule, vizatuar me dhjetra ngjyra, të cilën e kam këputur me gishtërinjtë e mi në një lulishte ndërmjet qindra e qindra luleve të tjera. Pyes veten:
    Me çfarë talenti janë kombinuar këto ngjyra? Ato nuk janë ngjyrat e spektrit, apo ngjyrat që mund të shikojë njeriu tek ylberi, ose ngjyrat që shikon kur është në gjendje gjysme zgjuar e gjysmë fjetur. Këto ngjyra janë një përzierje e papërsëritshme dhe magjepsë se e ngjyrave të ndryshme, të cilat këtu duken të shkruara, kurse në një vend tjetër na duken si të pikëzuara. Shikoje dheun e lagur nga ku janë ushqyer këto lule. Është më se e qartë se dheu nuk është ai që i ka vizatuar dhe i ka shpërndarë këto ngyra.

    Vallë, rastësia është ajo që kontrollon edhe këtë gjë?!
    Cila rastësi?!
    Njeriu duhet të jetë fare i trashë nëse gjykon çështjet sipas kësaj rastësie.
    Ngjyrat e lules janë njëra nga format më të thjeshta e më të ulta të shfaqjes së jetës së gjallë.
    Vetë krijimi i jetës në qelizen e vockël, kërkon një sistem të plotë të përsosur dhe me rregulla që funksionojnë sipas një qëllimi të caktuar.

    Është marrëzi të përfytyrohet se nga gjendja anarkike, ka mundësi të krijohet qoftë edhe një "pjesëz" në trupin e një krimbi me zhvillim të ulët, pa përmendur krijimin e aparatit tretës, apo krijimin e sistemit nervor.
    Çfarë mund të thuhet për krijimin e njeriut, të krijesës më të plotesuar e më komplekse?
    Madje çfarë do të thotë njeriu për krijimin e botës sonë kaq të gjerë, pa anë e pa fund?!

    Kur unë shikoj një rrobë të qepur me mjeshtri, a duhet të përfytyroj perin që ka hyrë vetvetiu në vrimën e gjilpërës dhe pastaj, përsëri vetvetiu, ka bërë qepjen e stofit për të na dhënë rrobën, ose po vetë peri ka marrë masat e gjoksit, të belit, gjatësinë e mëngëve, gjatësinë e trupit, vendosjen e kopsave, hapjen e xhepave dhe zbukurimet e tjera që kërkon një rrobë për të qenë e bukur dhe e gatshme për tu veshur.
    Mendimi se punët kanë rrjedhur nga rastësia, është një goditje e mveshur me demagogji, që i bëhet shkencës së vërtetë: por këtë demagogji e hedhin poshtë me neveri të gjithë dijetarët e mirëfilltë.

    Le të supozojmë një makinë daktilografike në një zyrë dhe pranë makinës një letër, në të cilën është shkruar emri Omer. Çkuptim ka kjo?
    Këtu kemi të bëjmë me dy veprimeë e para dhe që është më afër mendjes, rezulton se një njeri që di të përdorë makinën e shkrimit, ka shkruar emrin mbi letër dhe e dyta, shkronjat e emrit janë mbledhur dhe janë sistemuar të kombinuara vetvetiu.

    Nëse supozimin e fundit do ta trajtonim shkencërisht, do të na rezultonte se duhen kryer këto veprime:
    Në fillim duhet shkruar shkronja O, që është shkronja e parë e emrit Omer, dhe duke u nisur nga fakti se arabishtja ka 28 shkronja, do të duhej që për një shkronjë, të kontrolloheshin 28 shkronjat e tjera, ose e shprehuar në ekuacion numerik do të kishim raportin 1 me 28.

    Po të marrim se duhet shkruar O dhe m së bashku sqarojmë se arabishtja shkruhet vetëm me bashkëtingëllore dhe zanorja O në arabisht është bashkëtingëllore - do të kishim raportin 1 me 28x28.

    Tani që i vjen radha të shkruhet shkronja e tretë r, gjithnjë sipas parimit të elementeve të rastësisë, raporti do të ishte 1 me 28x28x28, pra raporti i zgjedhjes së tri shkronjave të emrit Omer i takon të jetë 1 me 21952.

    Nuk mund t[ ketë ide, apo mendim më të pakuptimtë e më naiv se sa lënia e një supozimi të vetëm, por të arsyeshëm dhe të preferohet një supozim që përfytyrohet se mund të ndodhë një herë të vetme ndër 21952 herëve.

    Përfytyrimi se rastësia shkroi mbi letër emrin Omer, është më afër mendjes për ta përfytyruar se sa ajo rastësi që do të krijonte një pikë uji në mesin e oqeaneve, ose një kokrre rëre në shkretëtirën e gjerë....

    Shkenca është e pafajshme ndaj mashtrimeve të ateizmit dhe është e kundërta e asaj që përcjellin rregullat e ligjet shterpe, të vëna nga mendjet e dobëta të ateistëve.

    Marrë nga Libri: Besimi i Muslimanit
    Autori i Librit: Muhammed GAZALI
    Shkroi: Argument
    Kam kriju bindjen qe, ne qoftese do me i permirsu njerezit qe te rethojne, atehere permirsoje ate njeri i cili tregon shenja te permirsimit

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Tema të Ngjashme

  1. Allahu [Subhanehu ve teala] e ka krijuar Ademin [alejhi selam] prej dheut, dhe para tij i ka krijuar
    By Muhlis in forum Fetua nga Sheikh Abdul Aziz Ibn Abdullah Bin Baz (All-llahu e mëshiroftë)
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 19:10
  2. Cili eshte mendimi juaj per perdorimin e fjales rastesisht?
    By Ebu Malik in forum Fetua nga Sheikh Ibn Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë)
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 19:07
  3. A sqarohet ne Kur'an se si eshte krijuar njerezimi?
    By sayHI in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 5
    Postimi i Fundit: 10-09-2006, 03:31
  4. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 01-07-2006, 12:10
  5. Përgjigjet: 2
    Postimi i Fundit: 09-03-2006, 12:01

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •