Forumi Islam
Kur’an dhe Sunnet | MultiMedia | Galeria Islame | Email K&S | Libri i Vizitorëve
Kthehu   Forumi Islam > Bota Islame > Literaturë Islame

Literaturë Islame Forum për diskutim rreth publikimeve të reja të Literaturës Islame, kërkimit dhe ofrimit të Literaturës Islame, etj.


Përgjigju
LinkBack Vegla të Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Palexuar 13-03-2006, 16:35
Anëtarë
 
Data e Anëtarësimit: 06-03-2006
Postimet: 30
All-llahu të shpërbleftë: 27
Falënderuar 30 herë në 16 Postime
Rep Fuqia: 0
habiba do t´i dëgjohet emri së shpejti
Dy pasqyrime

BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM


PARATHËNIE

Lavdi i qoftë vetëm All-llahut, bekimet qofshin për Pejgamberin e fundit!

Ky libër nuk është ndonjë vepër debati ideologjik, skolastik ose fetar që mbron një drejtim fetar të veçantë dhe që i del zot një shkolle ideore të caktuar, ose që hedh poshtë e mohon besimet dhe bindjet e një sekti a grupi. Këtë gjë nuk do ta gjejë këtu, lexuesi i ndershëm ngase lidhur me këtë problematikë ka libra të shumtë në gjuhë të ndryshme të myslimanëve (sidomos arabisht, persisht, urdisht) që sjellin të dhëna e informacione të gjëra.
Kjo vepër pasqyron ndikimin e mësimeve të islamit, rezultatet e përpjekjeve të edukimit dhe të thirrjes që bëri Dërguesi i All-llahut në periudhën e parë, nga njëra anë, dhe historinë islame shembullore (e cila është periudha e dërgesës dhe e sahbëve) nga ana tjetër. Gjithashtu këtu jepen sqarime për dallimin e veçantë të më të madhit të pejgamberëve dhe më të ndershmit të të dërguarve, alejis-salatu ves-selam, nga thirrësit, rilindësit dhe edukuesit e botës që u vunë në rolin e rilindjes dhe edukimit në sferat përkatëse gjatë epokave të ndryshme.
Vepra në fjalë paraqit njëkohësisht dhe situatën e shoqërisë së parë islame, e cila ishtë vetëm mbjellja e thirrjes dhe edukatimit të Pejgamberit, alejhis-selatu ves-selam, sipas historisë së saktë. Po ashtu shpjegon ligjin e padukshëm të All-llahut për ruajtjen e librit që i zbriti të dërguarit më të madh dhe që është njëherit dhe kushtetutë e fundit dhe e përhershme për jetën e njeriut.

Në këtë libër ka përpjekje të sinqertë për të sqaruar dallimin rrënjësor midis qëndrimit që marrin themeluesit e shteteve dhe thirrësit e ndryshimeve ndaj të afërmve e familjeve të tyre si dhe qëndrimittë Muhammedit, alejhis-selatu ves-selam, ndaj të aflërmve dhe familjes së tij. Ndër të tjera, këtu përmenden cilësitë dhe morali i ehli bejtit që i shquanin këta nga familjet e të mëdhenjve, nga themeluesit e shteteve, udhëheqësit e popujve dhe liderët. Po ashtu përmendet edhe rëndësia e besimit “në pejgamberinë e patjetërsueshme” , besimi në “vulën e pejgamberisë”, besimi se Pejgamberi duhet respektuar dhe duhet ndjekur rruga e tij deri në ditën e gjykimit.

Krahas kësaj, ky libër tregon edhe bindjet e qëndrimet e shitëve imamitë rreth rezultateve e orvatjeve të Pejgamberit sa i përket thirrjes dhe edukimit, si dhe qëndrimet e tyre ndaj asaj gjenerate shembullore, e cila në të vërtetë është model i përhershëm i mësimeve të islamit, barometër i suksesit për thirrësin e saj. Qëndrimi e shikimi i tillë i errët e qëllimkeq i këtij sekti njeherit është bërë dhe simbol i vetë sektit, gjë që mbështetet në shkrimet e imamëve shiitë, dijetarëve të mëdhenj e të besueshëm të këtij sekti, si dhe në ato që janë shkruar në librat dhe materialet e besueshme të tyre (që nga koha e themeluesit të parë e deri të Himeini). Nga ana tjetër, çdo gjë që është përmendur lidhur me sunnitët, siç janë besimet, piëpamjet e tyre, të gjitha janë të pranuara, mutevatir dhe me ixhma tek ata. Ndërkaq, faktet shkencore dhe historike që u përmendën për historinë islame, kohën e sahabëve dhe për hetën e Pejgamberit mbështeten në librat e paanshëm të historisë dhe në dëshmitë e faktet e dijetarëve dhe ekspertëve korrektë myslimanë dhe jomyslimanë.
Në fund, po ia lëmë mendjes së shëndoshë, qëndrimit të drejtë dhe pa paragjykime që vetë të përcaktohet për të zgjedhur pasqyrimin që i përshtatet dhe i takon Pejgamberit- si udhëzues e edukues më i madh në historinë njerëzore dhe si Pejgamber më i suksesshëm sipas faktit Kur’anor dhe sipas dlshmisë historike si veçori dhe domosdoshmëri e Pejgamberit, që e dallojnë nga të gjithë Pejgamberët dhe të dërguarit ( e ku më nga thirrësit dhe edukuesit) e për të cilën gjë pajtohendëshmitë e historianëve myslimanë e jomyslimanë. Tash, duke pasur parasysh të gjitha këto, shtrohet pyetja: vallë përputhet pasqyrimi, për të cilin ngulin këmbë shiitët imamitë, lidhur me përpjeket e mundimet e Pejgamberit dhe të gjeneratës së parë shembullore, me çështjet për të cilat janë në pajtim të gjithë myslimanët, e të cilat janë të domosdoshme për fenë që i drejtohet gjithë njerëzimit si fe udhëzimi, lumturie, dashamirësie, flijimi dhe që garanton ndryshimin rrënjësor në moralin dhe sjeljen e njeriut në çdo kohë nëse punohet sipas mësimeve të saj dhe që merr përsipër përgjigjësinë e ngritjes së njeriut deri në kulmin më të lartë të zhvillimit njerëzot?!
Duhet thënë se në fillim ky libër u shkrua urdisht, kurse profesor Seid Ele’Adhamijj Ennedvij, kryeredaktor i revistës, “El-Bathu Elislamij”, e përktheu në gjuhën arabe. Përkthimin e librit në gjuhën arabe vetë autori e shoqëroi me disa shtesa të rëndësishme

Ebu Elhasen Alijj Elahsenij Ennedvijj, Akademia e shkencave Islame. Laknov, Indi

19.II.1405(sipas hixhretit)
14.XI.1984


KATËR KUSHTE TË FESË SL AMSHUESHME BOTËRORE

1. PARAQITJA E NJË NJERIU TË RI (MUHAMMEDIT ALEJHIS-SALATU VES-SELAM) DHE PARAQITJA E NJË GJENERATE SHEMBULLORE QYSH NË JETËN E PEJGAMBERIT
2. DALLIMI MIDIS PEJGAMBERIT TË KËSAJ FEJE DHE PUSHTETMBAJTËSVE POLITIKANË DHE LUFTËTARËVE ÇLIRUES
3. RUATJA DHE MBROJTJA E KUR’ANIT NGA NAN E ALL-LLAHUT XHEL-LESHANUHU
4. DOMOSDOSHMËRIA QË VETË PEJGAMBERI TË JETL QENDRA E UDHËZIMIT DHE E UDHËHEQJES



KATËR KUSHTE TË FESË SË AMSHUESHME BOTËRORE QË MBAN FLAMURIN E RILINDJES NJERËZORE DHE TË REVULICIONIT BOTËROR

Hyrje:
Gjykimi i mendjes së shëndoshë, studimi i natyrës së njeriut, historia e feve të analizuara gjerësisht, studimi i thellë i popujve dhe i sekteve të ndryshme, vetë qenia njerëzore, si dhe pasqyrimi i qartë dhe i lirë i përpjekjeve në historinë e njerëzimit së bashku me lëvizjet revolucionare reformuese dhe në bazë të rezultateve të shënuara në faqet e historisë, dëshmojnë se feja që shpallet te njerëzit duhet t’i përmbush në përgjithësi katër kushte. Kjo është feja e cila kërkon ruajtjen e besimit të shëndoshë, kultivimin e veprimeve të mira, mbajtjen e moralit të pastër, që synon të përmbajë ndryshimin rrënjësor, që orvatet të rregullojë shoqërinë njerëzore bë bazë të besimit dhe devotshmërisë, që mundohet të ngrejë nivelin e qytetërimit duke i dhënë atij një formë të re profetike. Feja që i plotëson këto kërkesa themelore meriton të jetë fe e All-llahut xhel-leshanuhu, një fe e përsosur dhe dërgesa e Tij e cila vulos shpalljet e mëparshme, pra feja së cilës i është garantuar pavdekshmëria deri në ditën e kiametit. Feja e tillë mund të marrë përsipër obligimin e arsimimit, të edukimit, të thirrjes dhe të udhëzimit në rrugë të drejtë në çdo kohë, vend, ambient dhe klasë.

KUSHTI I PARË

a) Paraqitja e një njeriu të ri (Muhammedi alejhis-selam) pa kurrfarë mbështetje në mënyrat dominuese dhe në metodat e njohura e të paraqitura më parë.

Natyra e dërgesave qiellore dhe studimi i historis mëtojnë të semdërtohet mrekullia e formimit të njeriut si i rilindur, në mënyrë që thirrja dhe shoqërimi i tyre të kenë gjithnjë ndikim në ndryshimin e natyrës së sendeve. Kështu, nëse krahina saj vëmë ndikimin e gurit filozofi, edhe kimia do të tregonte padituri ndaj fakteve historike dhe kjo do të quhej nënçmim për pejgamberinë dhe pejgamberët.

Ky rezultat i mbinatyrshëm duhet të realizohet gjithashtu pa mbështetje në mënyrat, metodat dhe mjetet edukuese dhe informuese të cila i përdor rangu i mendimtarëve, i intelektualëve, o teoricienëve të etikës, i ekspertëve të arsimit dhe i udhëheqësve të politikës, si dhe pa u mbështetur në iniciativën për kodifikimin e shkencave dhe të arteve, në shkrimin e librave me vlerë, më mbajtjen e ligjëratave tërheqëse, në ndërtimin e shkollave, në shfrytëzimin e letërsisë, në personifikimin e të vërtetave dhe kuptimeve ta mbjellë e për ta bërëtë dashur idenë, në dhënien e shpërblimeve etj. Të cilat i përdorin institutet edukative dhe shtetet dinake, me qëllim që ta mbjellin mendimin e tyre dhe ta bëjnë ate të dashur për njeriun. Pastaj, krahasimi i edukimit dhe shoqërimit me Pejgamberin ( i cili ka qenë analfabet, larg gjithë asaj që ka të bëjë me shkencën, krahas asaj që ai vetë është marrë me problemet dhe pengesat, me mungesën e mjeteve, rrethana këto që s’ndodhin të shumica e atyre që merren me arsimimin dhe edukimin e popujve të tyre) me edukimin e dijetarëve, udhëheqësve etj., nxjerr në pah qartë dallimin e madh midis këtyre dy modifikimeve dhe ndryshumeve, si dhe kontrastin e shprehur midis burimeve të tyre. Kjo gjë ndodh për arsye se ndryshimi i cili sendërtohet në besim, simpati, biografi dhe moral, në hijen e prehrin e mësimeve të të Dlrguarit, buron nga kujdesi dhe përkrahja e fshehtë e All-llahut xhel-leshanuhu dhe kësaj nuk mund t’i thuhet asgjë tjetër, përveç se “dritë e Pejgamberisë” dhe “begati e shoqërisë.”

Personave që kanë edukimin dhe shoqërimin e të Dërguarit të All-llahut xhel-leshanuhu, pa dyshim që jeta e zbukurohet me lidhshmëri të fortë, sinqeritet, adhurim, përulësi, vetëlijim, zotërim të epshit, shijim të ibadetit, largim prej pluhurit të kësaj bote e kujdes për botën tjetër. Ata e urdhërojnë veten me një të gjykuar preciz e besnik dhe kanë devotshmëri fetare. Pikërisht këto shënojnë kulmin e fideizmit (besimit) dhe etikës, të cilin nuk kanë mundësi ta arrijnë ata që marrin edukim prej mendimtarëve, filozofëve, ekspertëve të arsimit dhe teoricienëve të etikës.

Kur’ani famëlartë shumë mirë e përshkruan këtë edukim dhe ndikim rrënjësor, i cili plotësohet në duar e të Dërguarit alejhis-selam:

“Ai është që arabëve të poshkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t’u lexojë ajetet e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë librin dhe sheriatin edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme.” (El-Xhumuah, 4)
“Por All-llahu juve jua bëri të dashur besimin dhe ju zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin jua bëri t’i urreni.” (El-Huxhurat, 7)
“..Po All-llahu dhuroi qetësimin e Vet ndaj të Dërguarit të Vet e ndaj besimtarëve dhe ta zgjodhi besimin e drejtë (fjalën La ilahe il-lall-llah) sepse ata ishin më me meritë për të dhe më të zotët e sa.” (El Feth, 26)
“Muhammedi është i dërguari i All-llahut, kurse ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh ata si përulen (në ruku) duke rënë me fytyrë në tokë(sexhde) kërkojnë prej All-llahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrën e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Teurat dhe po ky përshkrim është edhe Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë, ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (all-llahu i shumoi) për t’ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu, atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.” (El Feth, 29)

b) domosdoshmëria që thirrja të japë fryte dhe formimi i një brezi të ri qysh në kohën e Muhammedit alejhis-salatu ves-selam që nuk do t’ungjajë gjeneratave të kaluara dhe nuk do të pranojë kthim prapa e as tërheqje.

Paraqitja e ndikimit të mrekullueshëm dhe e rrugës së drejtë në jetën e të Dërguarit alejhisselam, shfaqka e mdryshimeve rrënjësore në moral e besim, si dhe shfaqja e shëmbëlltyrave humane në praktikë (nga ato më të bukurat dhe më të mirat që njeh historia), hapin rrugën drejt islamit dhe në saje të ndikimit të tyre popujt dhe vendet e ndryshme hyjnë në gjirin e islamit dhe njëkohësisht formohet një shoqëri e plotë aktive dhe shembullore në të gjitha pikëpamjet.

E gjithë kjo duhej realizuar doemos gjatë jetës së Pejgamberit dhe menjëherë pas vdekjes së tij, për arsye se feja që nuk mund të paraqitë para botës një numër të konsiderueshëm shëmbëlltyrash të suksesshme praktike ndërtuese, si dhe një shoqëri shembullore që nga ditët e thirrjes së Pejgamberit dhe gjatë bartjes së shpalljes, nuk mund të quhet e sukseshme, ashtu si edhe pema që nuk jep frytet e saj të freskta e të ëmbla, ose sikurse lulet e bukura që nuk do të lulëzonin në stinën e tyre (kjo ështëperiudha e Pejgamberit). Pra si mund që thirrësit dhe përfaqësuesit e kësaj feje, të cilët paraqiten pasi që ka kaluar një kohë e gjatë nga periudha e Pejgamberisë, t’u drejtohen brezave tanë dhe botëssë sotme me thirrjen për të besuar, për të bërë vepra të mira dhe pët të hyrë në paqe të gjithë, si dhe për ta ndryshuar plotësisht jetën, kur vetë ata nuk mund (sipas drejtimit të shiitve dhe fjalëve të tyre) të paraqitin dëshmi të gjalla e të pakundërshtueshme për historianët lidhur me përpjekjet e bëra gjatëepokës së parë dhe në fillim të historisë së saj, me qëllim që ta dalë në sheyh një ummet i ri dhe të ndërtohet një gjeneratë shembullore që do të përfaqësonte mësimet e Pejgamberit në mënyrë më të qartë, më të mbështetur, më të suksesshme e më me ndikim.

KUSHTI I DYTË

DALLIMI MIDIS PEJGAMBERIT DHE THEMELUSEVE E UDHËHEQËSVE MATERIALISTË RRETH THEMELIMIT TË MBRETËSISË (MONARKISË) DHE LULËZIMIT TË SAJ

Është e pakontestueshme dhe e domosdoshme që ky thirrës i parë, ky bartës i fjalëve të All-llahut xhel-leshanuhu, të dallohet qartë prej udhëheqësve, themeluesve të shteteve, çliruesve, pushtuesve, politikanëve, liderëve materialistë etj., për nga karakteri, qëndrimi, sjellja, veprimet, synimet dhe përfundimet që janë krejt ndryshe te Muhammedi alejhisselam në krahasim me këta të tjerët.

Synimi kryesor (ose së paku caku i fundit) i përpjekjeve të qeveritarëve, çliruesve, liderëve, pra të individëve me ambicje personale, është ngritja e një shtetipër vete ose themelimi i një shteti monarkik. Kjo është një dukuri e zakonshme historike e gjeneratave të kaluara, të cilën e dëshmon lulëzimi i fiseve romake, bizantine, sasanide, kijanijje dhe i dy fiseve: “surxh bensi” dhe “xhender bensi.
________________________
1) këto dy familje të njohura kanë mbizotëruar një kohë të gjatë në Indi



Megjithatë, nëse për ndonjë shkak të jashtëzakonshëm nuk bëhet ngritja e një shteti për vete ose në përmasa botëror, atëherë këta qeveritarë, çlirues, pushtues, liderë politikë (që kanë arritur suksese me lëvizjet e tyre) etj., së paku do të kenë për qëllim të famshëm, të pasur e me dyer të hapura për luksin. Këta individë bëjnë jetë mondane dhe kjo i ngjet shembullit të luanit i cili gjuan vetën për vete, kurse prej mbeturinave të gjahut të tij jetojnë qindra egërsira të tjera.
Shembulli i luksit dhe jetës së tillë të fiseve me pozita zë larta shtetërore në Romë, e në shtetin kijanijj u ngjan legjendave fantastike dhe përrallave përxhindet të cilat mendja e shëndoshë nuk do t’i pranonte po të mos ishin faktet historike.
Këtë më së miri e dëshmojnë salltanetet e mëdha që u gjetën në oborrin e Kisrasë e për të cilat më hollësisht flasin historianët, (si shembull “qilimi i Beharit”, pastaj te familjet pushtetmbajtëse në perandorin romake, persiane dhe hinduse etj. Përkundër kësaj, i Dërguari i All-llahut xhel-leshanuhu nuk themelon shtet për vete (monarki) dhe nuk i shfrytëzon të mirat dhe mundësitë e luksit, të cilat që me kohë ekzistonin tek individët e familjes së tij. Pejgamberi nuk i kushton rëndësi arritjes së
____________________
1) Arthur Christensen (danez), Irani në kohën e Sasanitëve, kreu IX.Shahin Makarios, istoria e Iranit, f.90
2) Ky qilim shtrihej në ditët e vjeshtës dhe organizoheshin ndeja të shoqëruara me pije e këngë për të përkujtuar pranverën.


këtyre qëllimeve, prandaj familja e tij, si gjatë jetës së tij, ashtu edhe pas vdekjes, bëri një jetë me vuajtje, pa luks dhe me vetëflijim, gjë që s’ka ndodhur te shoqëritë e popujve të tjerë.
Anëtarët e familjes së tij (gjatë dhe pas jetës së tij) mbështeten kryesisht në forca e veta, nuk jetojnë në salltanete dhe në kurriz të të tjerëve, siç bënin fiset brahmane të hindusët, e klerikët ose fiset e tjera të shenjta.


KUSHTI I TRETË

LIBRI QIELLOR QË I ZBRITI TË DËRGUARIT DUHET TË JETË PATJETËR I MBROJTUR; TË JETË I KUPTUESHËM PËR TË GJITHË DHE TË JETË I PËRDORSHËM PËR MASAT E GJËRA

Kushti i tretë do të thotë: All-llahu xhel-leshanuhu merr për sipër mbrojtjen e këtij libri qiellor, i cili i zbriti të Dërguarit në rolin bazë për fenë e tij dhe burimor për thirrjen dhe mësimet e tij.

Kur’ani bën lidhjen më të mirë dhe përforcimin e saj midis krijesës dhe krijuesit, ai është faktor kryesor i besimit të sinqertë për ithtarët e tij, ai i përcakton dhe i shpejgon besimet (sidomos besimin në një Zot).

Ky libër është libër udhëzimi për mbarë njerëzimin. All-llahu xhel-leshanuhu e mbron atë deri në ditën e kijametit, merr për sipër përhapjen e tij në botë dhe bën që ai të jetë i kuptueshëm. All-llahu xhel-leshanuhu e ka bërë të përshtatshëm, pra të mundshëm maksimalisht për t’u lexuar, për t’u kënduar, për t’u mësuar përmendsh. Ky libër është i pakrahasueshëm me librat e tjerë, sepse është libër i fundit i All-llahut xhel-leshanuhu, anija e shpëtimit të njerëzimit.
Kur’ani është larg çdo ndërhyrjeje për ndryshim, heqje a plotësim dhe pa kurrfarë mangësie që t’i falsifikim. E kjo për arsye se është e pamundshme pa këto përmendëm t’u bëhet thirrje njerëzore për ta besuar këtë libër dhe që ky të paraqitet para botës si dëshmi, kurse prej tij njeriu nuk do të kishte dobi.
Historia e librave të shpallur gjatë epokës së vjetër dhe asaj të re(tewrati dhe inxhili) dhe të fletushkave të tjera qiellore, dëshmojnë se këta libra e fletushka pësuan ndryshime nga ana e armiqve të fesë, e sulmesve të tyre, iu bënë falsifikime në shqiptim e në kuptim nga ana e predikuesve qëllimkëqinj e materialistë. Këta libra kanë shërbyer për interesa të caktuara që çonin në devijimin e njerëzimit. Këta libra dhe fletushka dallohen nga Kur’ani për shkak se mbrojtjen e tyre e kanë marrë përsipër ithtarët dhe besimtarët e tyre, “Ngase ishin të obliguar të ruanin librin e All-llahut dhe ishin mbrojtës të tij.“ (El Maide, 44), kurse Kur’anin e ka marrë përsipër ta ruajë All-llahu xhel-leshanuhu, ku Ai thotë: “Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.” (El Mixhr, 9)
____________
1) Më hollësisht lexo librin “Ennubuwetu Welembija...”, të autorit Ebi Elhasan Ennedvij, kreu “Librat e mëparshëm qiellorë dhe Kur’ani sipas shkencës dhe historisë, f.1982
2) Në faqet vijuse do të japim dëshmitë e dijetarëve jomyslimanë rreth ruajtjes së Kur’anit.


KUSHTI I KATËRT

VETË PEJGAMBERI DUHET TË JETË MEDOEMOS QENDRA E UDHËZIMIT DHE LIGJDHËNËS E I RESPEKTUAR

Kushti i katër do të thotë: Pejgamberi të jetë qendra e udhëzimit, burimi i udhëheqjes, boshti i ndërlidhjes shpirtërore dhe i drejtimit ideor të umetit, të besohet se ai është i Dërguari i fundit, udhërrëfyesi e udhëheqësi i të gjithëve. Nuk i lejohet askujt që pas vdekjes së tij të marrë pjesë në pejgamberin dhe në legjislacionin absolut. Nuk duhet besuar se dikush pas Pejgamberit mund të jetë i pagabueshëm dhe të konsiderohet burimi i shpalljes (vahjit).
Uniteti i ummetit, forca e bashkpunimit të tij, largimi nga dogmat dhe ekzistimi i përhershëm i energjisë së brendëshme të ummetit si dhe fuqia fidesiste, të gjitha këto lidhen ngusht me besimin e “Vulës së Pejgamberit” , kurse pjesëmarrja në Pejgamberi bie në kundërshtim me besimin në “Vulën e Pejgamberisë.” Në vijim do t’i shqyrtojmë
______________________
1) Ebi Elhasen Ennedvij, Ennubuvetu Velembija, ligjërata e tetë, me nëntitull “Vula e Pejgamberisë”, f.221-261
2) Besimi në imamet dhe përkufizimi i imamit sipas sektit imamit-ithan asherit, bie në kundërshtim me besimin e “Vulës së Pejgamberisë”. Më hollësisht për këtë do të lexoni në faqet vijuese.


këto katër ksuhte një nga një, në mënyra më të gjëra e më të mbështetur, duke marrë parasysh historinë me dëshmi, argumentet e intelekrualëve të nderuar nga myslimanët dhe të tjerët, si dhe duke u mbështetur në të dhënat dhe ndodhitë e transmetuera nga historianët e përpiktë.


KUSHTI I PARË

PARAQITJA E MUHAMMEDIT ALEJHIS-SALATU VES-SELAM DHE E NJË GJENEATE TË FAMSHME GJATË JETWS SW TIJ

SHËRBËLLTYRA MË E FUQISHME PROFETIKE PËR RILINDJE, EDUKIM DHE NDRYSHIM


Sa i përket kushtit të parë, s’ka dyshim se çdo pejgamberi gjatë kohës së saj i ka dhënë jetës së njeriut një formë të re, një edukim të mrekullueshëm dhe ka përgatitur individë të cilët e kanë rigjallëruar këtë botë me një jetë të re, duke i dhënë asaj qëllim dhe kuptim, sepse ajo më parë ishte e yhveshur nga qëllimi, në sajë të shkurtpamësisë së njeriut, ideve të tij të mbrapshta dhe të paditurisë për të vërtetën e kësaj bote.
Midis veprimtarive më të lartë të pejgamberëve gjatë jetës njerëzore veprimtaria e Muhammedit alejhis-salatu ves-selam, të cilën historia e ka shënuar gjerësisht si një veprimtari që është e pashoqe në krahasim me ato të pejgamberëve të tjerë.
Suksesin e veçantë që ia fali All-llahu xhel-leshanuhu Muhammedit alejhis-salatu ves-selam në sferën e edukimit dhe formimit të njeriut, e pati vetëm ai në mesin e pejgamberëve dhe të dërguarve, e jo më mësuesit dhe edukuesit.
Muhammedi alejhi-salatu ves-selam e filloi punën e vet për ngritjen e njerëzimit nga niveli që s’e përjetoi para tij asnjë pejgamber, reformator ose edukues. Ai e filloi punën kur niveli i njerëzimit ishte më i ulët e më të thjeshtë, aty ku ishte kufiri midis kafshëve dhe njerëzve.
Niveli më të lartë që e arriti Muhammedi alejhis-salatu ves-selam, gjatë punës së tij konstruktive, njerëzimi nuk e përjetoi në asnjë kohë. Kjo lidhet me faktin se ai e filloi punën që në nivelin më të ulët i njerëzimit dhe arriti kulmin më të lartë të ngritjes së njerëzimit.


SHËMBËLLTYRA MË E BUKUR MIDIS SHËMBËLLTYRAVE TË TJERA NJERËZORE NË BOTË

Çdo individ, nga ata të gjeneratës që përgatiti i Dërguari, ka qenë shëmbëlltyrë edukimi e Pejgamberit dhe i bën nder dhe lavdi njerëzimit. Nuk ka shëmbëlltyrë tjetër në botë që do të ishte më e shkelqyer dhe më e lavdishme se kjo gjeneratë, me përjashtim të pejgamberëve dhe të të dërguarve, që paqja dhe bekimi i All-llahut qoftë mbi ta.

Besimi i tyre i patundshëm, dituria e tyre e thellë, çiltëria dhe përulësia ndaj All-llahut xhel-leshanuhu, pastërtia shpirtërore dhe mëshira e tyre, trimëria dhe guximi, qëndrimi, dëshira e flaktë ndaj shehadetit (islamit), luftimet e tyre kalorsiake gjatë ditës, kurse falja, lutja e pandërprerë gjatë natës, largimi i plotë prej ndikimit të pasurisë, largimi nga ari dhe argjendi i grumbulluar dhe hijeshimi i tyre, asketimi nga kjo botë, drejtësia dhe strategjia e shkëlqyeshme e tyre. Të gjithë këto nuk kanë shembuj të tjerë të ngjashëm në këtë botë.
Pa dyshim se gjatë veprimtarisë së Muhammedi alejhis-salatu ves-selam janë formuar njerëz që kanë qenë të dalluar në histori dhe, po të mos ishin faktet e përpikta historike, kjo do të dukej si një ëndërrim poetik a përrallë fantastike. Ato me të vërtetë sot janë fakt historik, i cili nuk mund të mohohet e as të vihet në dyshim.

INDIVIDËT QË PËRMBAJNË VETI TË TOKËS DHE TË DRITËS

Shokët e ndershëm të Muhammedi alejhis-salatu ves-selam kanë qenë një grup njerëzish që dallohen për virtytet e tyre të pashembullta si njerëz. Kjo gjë është arritur në saje të mrekullisë së Pejgamberit, siç na e bën të ditur poeti islam Muhammed Ikbali, ku thotë: “Me të vërtetë besimtari është rob i All-llahut xhel-leshanuhu, me origjinë prej dheu, me cilësi që janë nga drita, me veti që ia dhuroi All-llahu xhel-leshanuhu, është i pavarur nga krijesat e tjera, ka lakim e pangopësi të kufizuar, synimet dhe ambicijet e tij janë shumë të vlefshme, atij i është falur dashuria dhe bukuria; është i sjellshëm, i afrueshëm në bisedë, i fuqishëm, aktiv në punë, i pastër shpirtërisht, zemërgjerë në paqe e në luftë, besimi i tij është pika qendrore rreth së sillet bota, çdo gjë përvç besimit për të është fantazi, dyshim, trillim, besëtytni, kuptim metaforik. Pa dyshim se besimi është qëllimi më i lartë që arrin medja e tij, si dhe ana më thelbësore e besimit dhe e kënaqësisë ndaj All-llahut xhel-leshanuhu.
Me këtë edhe jeta e tij arrin gëzimin, lulëzimin dhe fuqinë e saj.”
Tani lexuesve të ndershëm do t’u japim disa dëshmi nga historia në mënyrë që të vërtetohet se ajo që u tha më lart nuk mbështetet vetëm në faktin se ne jemi simpatizues të këtyre personaliteteve.

ZOTËRIU YNË ALI MURTEDA I PËRSHKRUAN KËSHTU SHOKËT E NDERSHËM TË MUHAMMEDIT ALEJHIS-SELAM, ALL-LLAHU XHEL-LESHANUHU QOFTË I KËNAQUR ME TA


“Jam i lumtur që këtë temë po e filloj me dy citate që mora prej fjalëve të hazretit Aliut, që përmbajnë dëshminë e tij për shokët e ndershëm të Pejgamberit, (personaliteti i të cilëve është temë interesimi e hulumtimi në disa institucione shkencore), ngase s’ka dyshim se dëshmia e hazreti
_______________
1) Ebi Elhasen Ennedvij, Ravalu ikbal, f. 147-148, botimi i katërt i Akademisë së Shkencave Islame, Laknov(Lucknow), Indi.



Aliu është real, deklarimi i tij është model sinqeriteti shembullor të ehli bejtit (familje e ndershme të Pejgamberit), deklarimi i tij është fakt që flet vetë për retorikën me të cilën është i njohur hazreti Aliu, përveç kësaj nuk duhet të harrojmë se përshkrimi i tij lidhet me shokët dhe kolegët e tij, të cilët ishin ndarë nga kjo botë dhe kishin kaluar në ahiret, pastaj nuk lejohet që kjo deklaratë t’u përkasë vetëm katër shokëve të tij të ngushtë (për të cilët imamitët besojnë se janë të vetmit që i kanë mbetur besnikë Islamit dhe kanë ruajtur atë që ua ke lënë Muhammedi alejhis-salatu ves-selam e ata janë: Selam el Farisiu, Ebudher el Gifariju, Mikdad bin el Esvedi dhe Ammar bin Jasiri, për arsye se eshe shokët e tjerë gjatë jetës së tij kanë qenë me të dhe kanë ndihmuar në punët dhe çështjet e tij.

Këto dy antologji (që so t’i ofrojmë) janë marrë nga libri i tij që është i besueshëm te siitët imamitë, libër që përmbledh fjalimet, letrat, fjalët e tij (e hazreti Aliu). Ky libër është përmbledhja “Nnehxhul Belagah”, autor i së cilës është letrari dhe poeti i madh hashimit-shiit, i njohur me emrin Sherif Eradijj (359-404 sipas hixhretit), që përdoret ende dhe ka respekt të shiitët, duke u vlerësuar si vepra më e madhe tek ekspertët letrarë, duke filluar nga ajo kohë e deri në këtë kohë, të cilin eka komentuar dijetari i njohur shitt-skolastiku Ibn Ebil Hadid (586-655 sipas hixhretit) duke i kushtuar kujdes dhe vëmendje të veçantë. Lexues të
_____
1) Ammar bin Jasir, ndërroi jetë në vitin 37 (sipas hixhretit), Selman Elfarisiu më 36, një vitë para tij, kurse hazreti Aliu ra shehid në vitin 40 (sipas hixhretit).

ndershëm, lexoi në vijim këto dy tekse, shijoni retorikën letrare dhe artin e bukur që përmbajnë tekstet e hazretit Aliut, prijësit të besimitarëve, kur flet për shokët e ndershëm të Muhammedi alejhis-salatu ves-selam:

“I kam parë shokët e Muhammedi alejhis-salatu ves-selam dhe nuk shoh që dikush prej jush t’u ngjajë atyre. Me të vërtetë ata kanë qenë të kursyer, natën e kanë kaluar në sexhde dhe lutje.

Gjatë namazit të tyre, herë e kanë vënë ballin në sexhde e herë mollëzat e fytyrës; kur ua kanë përmendur ahiretin janë shqetësuar shumë, midis syve sikur kishin kallo ashtu si gjunjtë e dhisë; kur All-llahu xhel-leshanuhu përmendej, sytë e tyre rreshnin lot deri sa lageshin gjokset e tyre; sikur pemën që e luhat era e fortë, ata i merrte ana nga frika e dënimit dhe shpresa për shpërblim. “Në të njëjtin libër në një fjalim tjetër thuhet:

“Ku janë ata njerëz të cilët, kur u ftuan në islam, e përqafuan atë, të cilët e lexuan Kur’anin dhe e zbatuan në jetë, kur u nxitën për në luftë tureshin si devja (me viç dhe qumësht) drejt të voglit të saj, zhvishnin shpatat, shkonin përpara grupe-grupe; disa ranë e disa shpëtuan: nuk gëzoheshin me ata që mbeteshin gjallë, as bënë ngushëllime për të rënët; nga të qarët e tepërt u qenë zbardhuar përnrenda
_______
1) Librin “Nehxhu Elbelagah”, e përshtati dr.Subhi Essalih, profesor i islamologjisë e filologjisë në Fakultetin e Letërsisë të Universitetit të Libanit, botimi Daru Elkutub El-lubnanij, Bejrut, f.143


Kapakët e syve; nga agjërimi barku u qe ngjitur me kurrizin; nga lutjet e tepërta buzët u qenë fishkur; ishin të zbehtë pagjumësia, kurse në fytyrat e tyre vërehej nuri i të devotshëmve.

Këta qenë vëllezërit e mi që shkuan! Neve na mbeti obligimi që rë përgjërohemi për ta dhe të pikëllohemi për ndarjen prej tyre.”

Dijetari gjerman (Kaetani), në librin “Vitet e Islamit” thotë:

“Me të vërtetë ata shokët e ndershëm kanë qenë përfaqësues të sinqertë, trashëgues të moralit të Muhammedi alejhis-salatu ves-selam, thirrësit e islamit në të ardhmen, bartësit e mësimeve të tij; kontaktet e pandërprera të tyre me të Dërguarin, dashuria e sinqertë e tyre ndaj tij, i ka ngritur në botën e mendimeve, simpative, mirësive; nuk është hasur rreth më i ngritur, qytetërim dhe shoqëri më e përparuar; njëmend tek ata kanë ndodhur ndryshime të shumëvlershme në çdo fushë; edhe rastet më të vështira gjatë luftimeve kanë vërtetuar se parimet e Muhammedi alejhis-salatu ves-selam janë mbjellë në tokën më pjellore dhe kanë mbirë bimë të mira. Kjo është arritur nëpërmjet disa njerëzve me kapicitet shumë të lartë, të cilët kanë qenë ruajtës dhe besnikë të librit rë shenjtë, ruajtës të çdo gjëje që e kanë marrë nga fjalët, urdhrat e Muhammedi alejhis-salatu ves-selam. Pa dyshim se ata kanë qenë udhëheqës të ndershëm të islamit nga të cilët lindën dijetarë, fakih dhe muhadith të parë të shquar.” Dijetari i njohur francez, dr. Gustav Leban, në librin “Civilizimi arab” thotë:

“Në përgjithësi kjo fe e re është ballafaquar me shumë raste dhe situata, por mendjemprehtësia e shokëve të ndershëm të Muhammedi alejhis-salatu ves-selam dhe të udhëhequrit e drejtë të tyre kanë bërë që të ngadhënjejnë në çdo rast a situatë; me të vërtetë zgjedhja e kalifëve në epokënn e parë ka qenë nga njerëz të cilët kanë pasur qëllim kryesor përhapjen e fesë muhamedane.”

Autori i njohur anglez, Eduard Gibon, në librin “Shkatërimi dhe përmbysja e Perandorisë Romake”. Për Hulefai Rashidinët (Kalifët e drejtë) thotë:

“Me të vërtetë morali dhe sjelljet e katër kalifëve të parë kanë qenë të pastra, zelli i tyre shërben si shembull, flijimi i tyre i plotë për islamin ka qenë me sinqeritet të plotë. Edhe pse kanë pasur mundësi të kenë pasuri dhe pushtet, ata e shnë jetën e tyre për realizimin e përgjegjësisë morale e fetare.”
______
1) Kaetani (Annali vëll. XL, f. 429. T.W. Arnold, Preaching-of llsalam islam, Londër, 1935
2) Edward Gibbon, The History of the Decline nad Fall of the Roman Empire, 1911 pp.384-85


Dr. Filip Hiti në lirin “Historia e arabëve shkurtimisht”, (A short History of the Arabs) shkruan:

“Ebu Bekri gjatë jetës së tij qe luftëtar kundër murtedëve (atyre që e lënë fenë islame) dhe bashkues i Gadishullit nën flamurin e islamit. Bëri një jetë të rëndomtë të përmbushur me denjësi; në gjashtë muajt e parë të udhëheqjes së tij të shkurtër, çdo ditë udhëtonte për në kryeqytet prej Senhit, ku banonte me të shoqen -Hebiben- në një shtëpi përdhese. Ai nuk kishte rrogë, për arsye se në atë kohë shteti kishte një fond fare të varfër. Të gjitha punët e shtetit rregulloheshin brenda oborit të xhamisë së Muhammedi alejhis-salatu ves-selam.

Ndërkaq Omeri r.a., kalifi i dytë, ishte burrëë i fortë, i zellshëm dhe shembull i gjallë për një jetë të rëndomtë dhe të kursyer.

Duke veçuar se ai ka qenë shtatlartë e me flokë të rëna. Gjatë kalifatit të tij familjen e ka mbajtur me tregti. Jeta e tij ishte (si e çdo kryeplaku beduin) larg mburrjes, kryelartësisë dhe lavdidashjes; transmetuesit e islamit emrin e tij e shënojnë krahas me ata të parët e islamit pas Muhammedi alejhis-salatu ves-selam. Letrarët myslimanë devotshmërinë, drejtësinë, urtësinë dhe sjelljen e denjë të tij e kanë lartësuar dhe kanë mendimin se me këto virtyte meriton të zbukurohet dhe të jetë i pajisur çdo kalif. Ata thonë se Omeri r.a. nuk ka pasur tjetër përveç një këmishe t vjetër dhe një xhybe të arnuar me lëkurë dhe flinte në shtrat prej gjethesh të hurmës; nuk u kushtonte rëndësi çështjeve të kësaj bote përveç mbrojtjes së simboleve fetare, mëkëmbjes së drejtësisë, ngritjes së islamit dhe mbrojtjes së interesave të arabëve.”

THËNIET E SHKRIMTARIT TË MADH ISLAM EL KADI ES-SEJ-JID EMIR ALI

Në tekstin vijues do të japim disa citate prej librit “Historik Arabe shkurtimisht” (A short History of the Saracens) të shkruar anglisht nga autori islam Es-sej-jid Emir Ali

Ai, në librin e tij, thotë:
_____
1) Dr. Filipitti, Daru Elilm, Bejrut 1946, f.72-73. (A short History of Arabs, Londër, 1915, pp. 175-76
2) Essejid Emir Aliu (1849-1928) ishte pasardhës i një familjeje zotërinjësh, e cila ishte shpërngulur në Indi. Essejid Emir Aliu mësimet e anglishtes dhe të arabishtes i kreu në Fakultetin Elmuhsinije në Kalkutë të Indisë. Sdudio drejtësin, ku diplomoi në vitin 1873. Në vitin 1904 u pensionua nga Gjykata e Lartë e Bengalit. Në vitin 1909 shpërngulet në Britani dhe përherë të parë u zgjoth anëtar nga India i Komisionit për të Drejta të Kabinetit Mbretëror Britanik në Londër. Dallohej për mjeshtërinë artistike në përdorimin e gjuhës angleze që rallë-kush e kishte prej intelektualëve anglezë. Orientalisti i Osborn e përshkruan me këto fjalë: “Essejid Emir Aliu shkroi me një metodë që dëshmon aftësinë e tij për përdorimin e gjuhës angleze që rrallëkush nga intelekrualët naglezë mund t’i afrohet”. Dr. Ahmed Emin, Amau Elislah fi asri elhadith, f. 140


“Pot’i hedhim një sy realiteti politik që përjetuan myslimanët në periudhën e Hulefai Rashidinëve (Kalifët e drejtë), do të shohim një skenë shqetësuese dhe tronditëse të shtëtit popullor, në të cilin kryetari i saj ka qenë kalifi i zgjedhur nga populli; pushteti dhe ndikimi i tij kanë qenë të kufizuar dhe kishte të bënte me çështjet administrative, kurse veprimi ligjor ishte për të gjithë njëlloj, si për pasanikun, ashtu edhe për të varfërin, si për kryetarin, ashtu edhe për atë që punon në bujqësi.”

Në vazhdim ai shton:

“Hulefai Rashidinët e kanë falur gjithë jetën e tyre për interesin e të gjithë besimtarëve me kujdes mjaft të madh e me mendjemprehtësi dhe urtësi të veçantë; ata bënë një jetë të mundimshme e të vështirë, që ishte imitim i plotë i shembullit të trashëguar prej Muhammedit alejhis-salatu ves-selam. Me të vërtetë ata pushtuan zemrat e njerëzve me sjelljen e bukur e të lashtë dhe me biografinë e tyre bujare, duke mos u bërë mashë e askujt, duke u larguar nga salltanetet dhe nga lëvdatat.”

Sa u përket dy Shejhajnëve (Kalifi i parë Ebu Bekir dhe Kalifi i dytë-Omer), Es-sej-jid Emir Ali e pranon se ata kanë qenë të dalluar për
________
1) Disa citate janë marrë nga libri “The Spirt of Islam” Londër, 1922, f. 278
2) The Spirit of Islam, op. Cit., f. 280


Përvuajtja, drejtësia dhe veprat e lavdishme që u kanë sjellë dobi të madhe myslimanëve. Në dëshminë e tij për ta shihet qartë fuqia e penës dhe retorika e tij.

Es-sej-jid Emir Ali për Ebu Bekrin thotë:

“Arabët nuk trashëgojnë hegjemoninë fisnore e as zgjedhjen e kryetarit dhe udhëheqjes nëpërmjet trashëgimit, por ajo ka të bëjë verëm me zgjedhje, duke iu përmbajtur të drejtës së votimit, dhe veprojnë sipas saj. Çdo individ i fisit gëzon të drejtën për zgjedhje të kryetarit të fisit, kurse zgjedhja bëhej prej pasardhësve meshkuj të të vdekurit: në bazë të moshës, autoritetit, prestigjit. Myslimanët gjatë zgjedhjes së këtij kalifi i janë përmbajtur traditës së vjetër, pra janë mbështetur në moshën, prestigjin dhe autoritetin që kishte ai në Mekë e të cilat arabët i merrnin parasysh. Ebu Bekri dallohej sidomos për nga urtësia dhe drejtësia. Hazreti Aliu, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me të, e ka dëshmuar dhe e ka pranuar zgjedhjen e tij kalif të Resulull-llahut. Të njëjtën gjë e ka dëshmuar edhe familja e Pejgamberit, duke u mblshtetur në çiltërinë e tyre të trashëguar, në besnikërinë dhe përkushtimin e tyre ndaj islamit.”

Kështu ai flet eshe për Omerin, All-llahu xheleshanuhu qoftë i kënaqur me të, ku thotë:

“Me të vërtetë kaloi periudha e shkrurtër e kalifatit të Ebu Bekrit, All-llahu qoftë i kënaqur me
_____
1) A Short History of the Saracens, op. Cit., f. 21


të, i cili punoi për të sjellë paqe dhe suguri në mes fiseve të shkretëtirës. Atij nuk iu dha rasti për një organizim të ri në vendet e reja islamike.

Omeri, All-llahu qoftë i kënaqur me të, vërtet ishte njeri i fortë dhe kur erdhi në krye të kalifatit, njëra pas tjetrës filluan të përsëriten (atëherë pa ndërprerë përsëriteshin) përpjekjet e tij të mëdha për përparimin e popujve në vendet e çliruara. Kjo merret si veçori e posaçme e shtetit të posalindur islamik.”

Në një rast tjetër për Omerin, All-llahu qoftë i kënaqur me të, thotë:

“Kalifati i tij kishte vlerë dhe dobi të madhe për islamin, ngase ai në aspektin moral ishte njeri me qëndrim dhe karakter të fortë, kurse kur ishte fjala për drejtësi, ai ishte i vendosur, ngulmues, i paluhatshëm, i qëndrueshëm, i ndjeshëm. Ky dallohej sidomos me përvojë e madhe që kishte në jetë dhe në punë.”

“Vdekja e Omerit, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me të, ishte humbje e madhe dhe ngjarje me rëndësi për islamin. Ai ishte i rreptë, por i drejtë, ishte largpamës e me përvojë të madhe për traditat jetësore dhe sjelljet e aranbëve, i përshtatshëm për ta udhëhequr një popull që e kishte bërë shprehi jetën kaotike. Me këto veçori ai arriti t’i dënojë
______
1) The Spirt fo Islam, op. Cit., f. 278
2) A Short History of the Saracens, op. Cit., f. 27

Kriminelët dhe të devijuarit, të ngadhënjejë mbi sjelljet e mbrapshta që kishin disa fise endacakësh dhe ndaj atyre personave që bënin një jetë të ngjashme me të egërsirave. Në këtë mënyrë ai i shpëtoi nga zvetënimi të gjithë ata që lakmonin luksin, jetën mondane të qyteteve të ngritura në stetet e çliruara.

Ai ishte në shërbim të çdo ondividi të kalifatit të tij. Për të parë hallet e të gjithëve ai shëtiste në mesnatë pa shoqërimin e rojës a të policit. Kështu jetonte udhëheqësi më i fortë (kalifi) në kohën e tij.”

DËSHMIA E SER ULIEM MORIT

Këto dëshmi po i përfundojmë me një citat të historianit nga perëndimi, Ser Wiliam Muir, i cili është i njohur për sulmet e tij ndaj islamit dhe ndaj të Dërguarit – Muhammedit alejhis-salatu ves-selam, për çka Seid Ahmed Hani, udhëheqës i arsimit bashkëkohor evropian në Indi, u detyrua që t’i përgjigjet me librin e tij “ Jeta e Muhammedit alejhis-salatu ves-selam.”

Në librin “Ndodhitë e Kalifatit të Parë”, (Annals of the Early Caliphate) Uliem Mori shkruan:

“Me të vërtetë Omeri, All-llahu xhel-leshanuhi qoftë i kënaqur me të, ka qenë personaliteti më i shquar pas të Dërguarit tië All-
________
1) A Short History of the Saracens, op. Cit., f. 43-44

llahut xhel-leshanuhu në shtetin islamik. Frytet e mençurisë dhe të qëndrueshmërisë së tij bënë që brenda dhjetë vjetëve shteti islamik t’i nënshtrohen vendet e Shamit, Egjiptit dhe Persisë. Prej asaj kohe e deri më sot ato vende janë në kuadër të shteteve islamike. Edhe pse ishte udhëheqës i shquar i një shteti të madh, asnjëherë nuk i ka munguar mendjemprehtësia, qendrushmëria, serioziteti, maturia dhe shukimi real i çështjeve dhe problemeve të ndryshme. Nuk lakmonte titujt e lartë, përveç titullit normal dhe të thjeshtë “Prijësi Arab”.

Në oborr dhe rreth xhamisë së Muhammedit alejhis-salatu ves-selam vijnin njerëz nga vende të largëta dhe pyetnin për udhëheqësin dhe kalifin. Pyetnin njëri-tjetrin se a gjendet prijësi i myslimanëve në xhami, në kohëb kur vetë ai gjendej përpara tyre me veshje të rëndomtë. “Uliem Mori” edhe për Ebu Bekrin thotë:

“Tubimet e Ebu Bekrit kanë qenë njëlloj të rëndomta sikurse gjatë jetës së Muhammedit alejhis-salatu ves-selam, pranë tij nuk kishte as shërbëtor e roje, as shenja që shrehnin mburrjen e një burrë shteti dhe kalifati. Ka qenë i gatshëm gjithnjë që të japë gjithçka prej vetes për çështjet e kalifit.

Dihen shumë raste që e dëshmojnë qasjen me përkushtim edhe ndaj imtësive. Shtëtiste natën që t’i gjente të vuajturit dhe të varfëri. Nuk vuante nga
_______
1) Annals of the Early Caliphate, op. Cit., f. 283

Proteksioni, nga shtytjet hakmarrëse në caktimin e punëtorëve e qeveritarëve të mëdhenj në kalifiat. Qartë vihej re tek ai kujdesi i madh në sjellje dhe gjatë vendimeve që merrte.”

ZOTËRIU YNË HAZRETI OTHMAN IBN AFANI, ALL-LLAHU XHEL-LESHANUHU QOFTË I KËNAQUR ME TË

Historia e vërtetë dëshmon se jeta e kalifit të tretë, Othman bin Afanit, ka qenë e thjeshtë. I jepte popullit ushqim zotërinjsh, kurse vetë në shtëpi hante uthull e vaj.

Gjithmonë agjëronte dhe punët e veta i kryente vetë edhe pse kishte shërbetorë.

Ibn Sadi transmeton nga Abdull-llah Er Rumij:

Othmani e përgatiste dhe e bënte vetë abdesin e natës. Dikush i paskësh thënë se sikur t’i udhëronte disa shërbëtorë, ata do ta bënin këtë, kuse ai u paska thënë – jo, nata është e tyre le të pushojnë.

Ai i]kishte një rob, të cilit një ditë i tha: Unë të kam hequr për veshi, merr hak prej meje dhe pastaj
________________
1) Annals of the Early Caliphate, op. Cit., f. 283
2) Ebu Neim, Huljetu Eleulija, vëll. I, f. 60. këtë e trasmeton Sherhabil bin Muslim me send Sahih.
3) Tabakat Ibni Saad, vëkk. III, f. 60

E kap veshin e vet dhe shton: Sa mirë do të ishte që ma tepër të ma heqësh veshin! Shpagim qysh në dynja e jo në ahiret.

Prej Abdulmelik Bin Shed-dad El Had ky transmeton:

“E kam parë Othman Bin Af-fanin, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me të, ditën e xhumasë në minber. Ai kishte veshur një xhybe të trashë nga Adeni që
kushtonte katër a pesë derhem.

Hasan el Basriu në një transmetim thotë: E kam parë Othmani Bin Af-fanin duke e bërë gjumin e ditës në xhami në kohën kur ishte kalif. Kur zgjohej, shenjat e guralecëv i shiheshin në anët e trupit të tij. Hasan El Basriu më tutje thotë: “Ky është prijësi i besimtarëve ky është prijësi i besimtarëve” –thonin njerëzit.”

Ai kishte interesim të madh për çështjet e besimtarëve, madje ata i pyeste për çmimet dhe ngjarjet e ndryshme edhe kur ishte në mynber.
___________
1) Muhib Etaberi, Eriadu ennedirah fi fedaili elashrah. Ibn Semman, Elmuvafekat, marrë nga Ebi Furati, dokumenti 205 (B) numri i dorëshkrimit 1784, biblioteka Nedvetu Elulem.
2) Ebu Neim, Huljetu Eleulija, vëll. I, f. 60


Musa Bin Tatha thotë: “E kam parë Othman Bun Af-fanin, Allahu Xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me të, duke dalë për në xhuma. Ai me vete kishte veshur dy mbulesa të verdha dhe rrinte ulur në minber. Duke thirrur muezini ezanin, ai pyeste popullin për çmimet në treg, për gjendjen e tyre deh shëndetin e të sëmurëve.”

Nuk ka argument më të gjallë për flijimin dhe mohimin e vetes, ngase ai (Othmani) nuk pranoi të luftojë me armiqtë e tij të cilët kishin ardhur tek ai nga Egjipti dhe e sulmuan. Edhe pse kishte mjete për mbrojtje, nuk pranoi të luftojë, sepse e urrente luftën dhe gjakderdhjen mes myslimanëve. Nga ky sulm i armikut ra shehid duke lexuar Kur’an. Nuk pranoi të heqë dorë nga kalifati të cilin e konsideronte amanet ndaj myslimanëve dhe ishte i njohur me qëllimin e këtij sulmi duke e bazuar në këshillat dhe ahdithet e Pejgamberit, alejhis-salatu ves-selam. Emir Aliu thotë:

“Prej vetive më të larta që ka pasur(Othmani) janë përkujdesja e tepërt e tij të mos bëjë gabim dhe devotshmëria e tij.”

Uliem Mori thotë:

“Ishte zemërbutë dhe sikur ai të kishte arritur të udhëheqë në ditët e paqes, do ta kishte simpatinë
_________
1) Tabakat Ibn Saad
2) Ammir Ali, A short histori of the Saracens, f. 48

E të gjithë njerëzve.” Levi De La Vida në Enciklopedinë Islame (Short Encyclapaedia of Islam) thotë se Uilhausen dhe Ketani kanë folur me hollësisht për të: “Me të vërtetë Othmani, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me të, përveç asaj që e ka zbatuar politikën e Omerit, ka bërë edhe disa ndryshime.”

Me të vërtetë gjatë kohës së kalifatit të Othmanit, e cila zgjati dymbëdhejtë vjet, u bë çlirimi i vendeve të shumta me një shpejtësi të çuditshme e gati të pashembullt në histori. Në këtë periudhë rrethi i pushtetit islam u zgjerua dukshëm, aq sa kufijtë e tij shtriheshin prej Sindit deri në Andaluzi. Forcat islamike përveç asaj që në atë kohë kanë bërë manovra ushtarake detare, kanë marrë pjesë edhe në luftërat e mëdha për çlirimin e Algjerisë, Qipros, Rodosit. Madje kanë bërë një flotë të madhe detare, edhe pse më parë nuk kishin asnjë anije!!

Ushtria islame në vitin 32 (sipas hixhretit) arriti në ngushticën e Konstantinopolit (Bosforit).

Në vitin 25 (sipas hixhretit) ushtria islame e përfundoi marshimin ushtarak në perëndim të Tarablusit (Libi). Pas dy vjetësh u çlirua Tunizia, Algjeria, Maroku, po në të njëtin vit Abdull-llah Bin Nafiu, pasi e kaloi detin, e rrethoi Spanjën, ndërkaq
_______
1) William Muir, Annals of Earli Caliphate, Londër, 1882. f. 341
2) Short Encyclopaedia of islam, Londër, 1953, f. 116

Ushtria myslimane arriti në Teflis dhe në bregdetin e Detit të Zi.

Në vitin 30 (sipas hixhretit) ushtria myslimane marshoi në tokë e Horosanit, Taberistanit dhe u çlirua Xharxhani, Horosani dhe Taberistani.

Abdull-llah Ibn Amiri marshoi dhe çliroi Sevatin, Kabulin, Sadxhistanin dhe Nisaburin, vende të cialt i futi në kalifatin islamik, pastaj përfundoi çlirimi i Taharstanit dhe i Kermanit, ku zgjerohen edhe më tej kufijtë e kalifatit prej Hazarit, pranë Detit Kaspik, deri në malin Kaf (në Kaukaz). Gjithashtu në kohën e tij myslimanët u nisën drejt Indisë dhe arritën deri në viset bregdetare të krahinës së Guxhuranit të Indisë.
Gjatë kohës së kalifatit të tij (Othmanit) lilëzuan qytetërimi, industaria, zejtaria, tregtia, shkencat dhe kultura, por njëkohësisht e rrit dulshëm dhe komoditeti, pasuria e luksi. Ndër arritjet më me rëndësi të tij janë: zgjerimi i Mesxhidul Haramit (xhamia e Mekës) që përfundoi gjatë udhëheqjes së tij në vitin 26, (sipas hixhretit). Në vitin 29 (sipas hixhretit) e ndërtoi me gurë të skalitur xhaminë e Muhammedit alejhis-salatu ves-selam. Ndërkohë, urdhëroi që të ndërtohen xhami edhe në vendet e çliruar, kurse atje ku kishte xhami të bëhej zgjerimi i tyre. Vepra e tij më madhështore është se ai bashkoi gjithë botën islame në një Mus’haf, në një lexim, si dhe urdhëroi të bëhet shumëzimi i Mus’hafëve dhe shpërndarja e tyre në të gjitha vendet islamike.

ZOTËRIU YNË ALI BIN EBI TALINI ALLAHU XHEL-LESHANUHU QOFTË I KËNAQUR ME TË

Ajo që lidhet me personalitetin e kalifit të katër Ali bin Ebi Talibit, All-llahu, xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur dhe e bekoftë atë, kundërshtohet vetëm prej Havarixhëve. Me këtë rast mjafton të përmendim përshkrimin e një shokut të tij, Darar bin Damra, ku tregon përshtypjet e tij për prijësin e myslimanëve Ali bin Ebi talibin, kur Muaviu kërkoi prej tij t’ia përshkruajë Aliun, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me të, Darari filloi të tregojë njohuritë dhe dëshmitë e tij të drejtpërdrejta, ku mundohet që me fjalët e veta ta përshkruajë Aliun. Në këtë përshkrim, ne lirisht mund të vërejmë përkujdesjen e guximin e lartë që kishte ky xhemat, madje edhe para pushtetit dhe kalifatit, ngase ishte absolvent i medreses së Pejgamberit, nxënës i besimit dhe Kur’anit.
Darar bin Damra thotë:
_________
1) disa nga populli i Kufesë iu ankuan hazretit Aliut për atë që bëri kalifi para tij, lidhur me atë që njerëzit i tuboi në një lexim të Kur’anit, Aliu i hidhëruar u është përgjigjur me këto fjalë: heshtni se Othmani këtë e ka bërë me konsultimin e sahabëve të mëdhenj edhe unë do ta bëja atë që bëri Othmani të isha në vendin e tij. Wiliam Muir of the Caliphate, Londër, 1882, f. 308

“Ai largohet prej kësaj bote dhe zbukurimeve të saj, natën dhe errësirën e saj e shoqëronte me namaz. Vall-llahi, ishte një njeri që derdhte lot, rrinte në kijtime, pendohej dhe mërzitej, e qortonte veten, e pëlqente teshën e ashpër, ushqimin e thatë.
Vall-llahi ishte si çdonjëri prej nesh, përgjigjej kur e pyetnim, na priste i pari me përshëndetje kur i shkonim, na vinte kur e ftonim.
Vall-llahi, edhe pse ai afrohej dhe shoqërohej tepër me ne dhe shoqërimi ynë i tepërt ndaj tij, kur i flisnim, nuk i flisnim nga droja, kur i shkonim të parët, këtë nuk e bënim nga madhëria që kishte, kur buzëqeshej, ndriste si inxhi, fetarët i çmonte, të varfrit i donte, të fortit nuk i jepte krahun për padrejtësi, të varfurit nuk i humbnin shpresat në drejtësinë e tij, dëshmitar e kam All-llahun xhel-leshanuhu. E kam parë në disa gjendje, kur nata i lëshonte perdet e saj dhe yjet ndriçonin, ngulitej në mihrabin e tij duke kapur mjekrën, zemërohej e shqetësohej, qante me mallëzim, sikur e dëgjoja duke thënë: Oj dunja! Oj dunja, a mua po më ekspozohesh e stolisesh? Sa larg je, sa larg je! Mbashtro dikë tjetër se unë të kam lëshuar ty tri herë, për mua nuk ka kthim te ti, jeta jote është e shkurtër, jetesa jote është e poshtër dhe rreziku yt është i madh. Ah, ah, sa pak përgatitje që kam për këtë udhëtim të gjatë e të mërzitshëm!”
_______
1) Ibn Elxheuzij, Sifetu Essafveh, f. 122


JETA E MUNDIMSHME E KALIFËVE DHE LARGIMI I TYRE NGA EMËTIMI I NDONJË PERSINI PREJ FAMILJES SË TYRE PËR KALIF


Këta katër kalifë i dallonte çiltëria dhe afrueshmëria e tyre e pashembullt ndaj All-llahut xhel-leshanuhu, ngase nuk u pajtuan të dëfrehen me pasuritë e mëdha nga ari dhe argjendi, që ishin fryt i grumbulluar gjatë shekujve, të cilat gjatë kohës së tyre filluan të rrjedhin me të madhe nga romakët dhe persianët. Ata nuk bënë jetesë të pasur, e ku më të jepen pas luksit e komoditetit; përkundrazi ata ndoqën gjurmët e të Dërguarit të dashur Muhammedit alejhis-salatu ves-selam dhe zgjodhën jetën e përvuajtur e me flijime në vend të dëfrimit dhe komoditetit. Ç’është e vërteta, ata para se të vinin në kalifat kanë pasur jetë më të rehatshme dhe më komode.

Giboni thotë:
“Ebu Bekri, Omeri dhe Othmani u edukuan në rrethana të vështira dhe gjatë luftimeve që janë zhvilluar kundër Muhammedit alejhis-salatu ves-selam. paralajmërimi i Muhammedit alejhis-salatu ves-selam se këta vendin e kanë të garantuar në xhennet, i bëri ata që të mos kenë frikë nga rreziqet dhe të largohen nga të gjitha dëfrimet. Ata morën pushtetin në duar, kur kalifati bënte vitet e para, kur feja dhe drejtësia kishin më shumë vlerë sesa pushteti. Jeta e rëndomtë ishte bërë traditë e tyre, e kjo befasonte për të mirë mbretërit të cilët simbol e kishin forcën dhe madhështinë.”

Asnjëri prej tyre nuk e la të birin a ndonjë tjetër të afërm të familjes së tij në postin dhe vendin të cilin e patën.përkundrazi, ata porositën bijtë dhe të afërmit që të largohen nga kalifati, ndërsa besimtarët i porositën që këta të mos i zgjedhin kalifë asnjëherë.
Prej kësaj mund të nxjerrim vetëm një përfundim (në bazë të përvojave, natyrës dhe sjelljeve të njeriut, si dhe traditave të pushtetmbajtësve, shteteve qindraa mijavjeçare), se ata me plotëkiptimin e fjalës kanë qenë të sinqertë, të lidhur ngushtë me All-llahun xhel-leshanuhu, larg çdo interesi të hapur a të fshehtë dhe se nuk e kanë marrë përgjegjësinë e udhëheqjes së kalifatit për diçka tjetër, pos për hir të All-llahut xhel-leshanuhu, për përparimin e përkrahjen e fesë, si dhe për zhdukjen e fitmes dhe rreziqeve. Nëse është saktë (siç supozojnë disa shkolla) se këta kalifë e kanë marrë përgjegjësinë e udhëheqjes së kalifatit që t’i realizojnë qëllimet e tyre vetjake, të bëjnë famë dhe të arrijnë përfitime materiale, atëherënuk do të kishte kurrfarë kuptimi që ata të humbin ahiretin dhe të shkaktojnë hidhërimin e Zotit pa i shfrytëzuar të mirat e kësaj bote. S’ka dyshim se kjo nënkupton të vësh veten në rrezik për diçka prej sëcilës s’ke kurrfarë përfitimi, pra krejt e pakuptimtë për ata që kanë mend. Me fjalë kjo i ngjet asaj urtisë popullore: “U mbars mali e polli një mi”.
_______
1) Edward Gibbon, The and Fall of the Roman Empire Londër, 1911, vëll. V, f. 399


PËRKUSHTIMI DHE ALTRUIZIMI (FLIJIMI) I EBU BEKRIT, ALL-LLAHU XHEL-LESHANUHU QOFTË I KËNAQUR ME TË

Me këtë rast mjafton të japim një shembull nga biografia e Ebu Bekrit dhe një tjetër nga e Omerit, All-llahu xhel-leshanuhu, qoftë i kënaqur me ta, ku do t’i mundësohet çdokujtë që fanatizmi nuk mbizotëron mendjen dhe ndërgjegjen e tij, që kështu ai të gjykojë drej. Një historian i kohës së kalifatit të Ebu Bekrit për të thotë:

“Thuhet se gruaja e tij ka pasur ëndje për të ngrënë një ëmbëlsirë. Ebu Bekri asaj i ka thënë se nuk kanë me sa të blejnë. Ajo i ka thënë se do të ndajë prej nafakës disaditëshe që të ketë mudësi ta blejë. Më këtë Ebu Bekri u pajtua. Ajo veproi në atë mënyrë dhe për dias ditë mblodhi pak dhe ia tregoi Ebu Bekrit që me to t’ia blejë ëmbëlsirën. Ai i mori ato dhe i ktheu në Bejtulmal, duke i thënë se kjo na tepron nga ushqimi i ditës. Pastaj e pakësoi racionin e vet ditor për aq sa ndante gruaja e tij gjatë atyre ditëve.”

Hazreti Hasani, i biri i Hazretit Aliut, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me ta, thotë:

“Ebu Bekrit kur iu afrua vdekja tha: Ajshe, shiko deven prej së cilës marrim qumësht, enën e
________________
1) Ibni Elethir, Elkamil, vëll. II, f. 423, botim i Daru Sadir, Bejrut

Madhe në të cilën i lajmë teshat dhe kadifen që veshnim! Këto i përdornim kur kujdesesha për çështjen e myslimanëve dhe pas vdekjes sime menjëherë t’ia kthesh Omerit. Kur ndërroj jetë Ebu Bekri, ajo i mori ato dhe ia dorëzoi Omerit. Omeri, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me të, i tha: Mëshira e All-llahut qoftë mbi ty o Ebu Bekër. Me të vërtetë e ke ngarkuar atë që do të vijë pas teje.

Në një transmetim tjetër, Ajshja, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me të, thotë: Kur Ebu Bekri ra në shtratin e vdekjes tah: Shiheni atë që tepron nga pasuaria ime prej kohe që e kam marrë kalifatin, dorëzojani që të vijë pas meje, unë e kam shfrytëzuar atë.

Po ashtu në një transmetim thuhet: Kur Ebu Bekrit i erdhi vdekja, ai tha: Vreshta ime që gjendet në akëcilin vend, t’i kthehet Bejtulmalit si zëvendësim për pasuarinë që kam marrë nga Bejtulmali gjatë kalifatit tim,... Sipas një transmetitmit tjetër, ai ka thënë: Nga pasuria ime, në Bejtulmal do t’i ktheni tetë mijë derhem, sepse aq është harxhuar për mua nga Bejtulmali gjatë kalifit. Duke hequr shpirt, Ajshes i ka thënë:

“Kur të vdes unë, laji teshat e mia dhe po ato t’i bësh qefin për mua. Ajshja i tha: Baba! All-llahu na ka dhënë më të mira, të të mbështjellim me qefin të ri. Ai tha: I gjalli është më nevojtar, ai mbulon
___________
1) Essujutij, Tarihu Elhulefa, f.78
2) Ibni Saad, Errabekatu Elkubra, vëll III, f. 192

Dhe e ruan veten me to, kurse i vdekuri prishet dhe shkatërrohet.”

TURNEU ZYRTAR DHE UDHËTIMI I OMERIT PËR NË SHAM

Këtu do të jepet një shembull për përvuajtjen dhe maturinë e tij sa i përket pamjes së jashtme si udhëheqës. Lexuesit me siguri kanë njohuri për raportet, turnetë zyrtare të shumë princave dhe kryetarëve të shteteve, republikave etj., kanë parë shfaqje të ndryshme të forcës, mburrjes, kapardisjes, fodullëkut, por gjithashtu kanë dëgjuar edhe për turnetë e këtilla që bëri udhëheqësi më i madh dhe kalifi më i famshëm i shekullit VLL, Omer bin Hattabi, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me të, i cili u nis për në Sham me rastin e çlirimit të Bejtul Makdisit (Kudusit) në vitin 16 (sipas hixhretit). T’ia lëmë vetë historianit të na tregojë për këtë udhëtim të çuditshëm duke e përshkruar me penën e tij të mprehtë:

“Ndoshta lexuesi i nderuar ka dëshirë të njihet më hollësishtë me detajet e udhëtimit që bëri për në Sham kalifi Omer, All-llahu xhel-leshaunuhu qoftë i kënaqur me të. Ky udhëtim kishte rëndësi të madhe për armikun e fuqishëm, i cili mezi priste që ta shohë kalifin e islamit, i cili kishte mbjellë frikë në zemrat e njerëzve. Kalifi u nis në këtë udhëtim me një përilësi të veçanzë, e ku më shërbetorë, trupë oficerësh, a personalitete të larta udhëheqëse, por përkundrazi ai u nis, me një kalë të rëndomtë i shoqëruar nga disa muhaxhitë dhe ensarë. S’do mend se lajmi i daljes së Omerit për në Sham i mbushi zrmrat (e armiqëve) me frikë e tmerr.


Ai zbriti në Xhabije ku u ndal një kohë dhe shkroi kontratën e paqes, pastaj u nis për në Bejtul Makdis. Gjatë rrugës iu dëmtuan thundrat kalit të tij, prandaj i sollën një at të cilin e hipi, por kali filloi të kërcejë e të luajë si i stervitur. Atëherë Omeri zbriti menjëherë e qëlloi pak në ftyrë dhe i tha: Mose mësoftë All-llahu atë që ta ka mësuar këtë azdisje. Prej atëherë ai më nuk hipi kurë ndonjë kalë shale. Kur arriti afër Bejtul Magdisit, i dolën ta presin Ebu Ubejdeja dhe komandanti i ushtrisë. Omeri e kishte këmishën prej pëlhurës së hollë të pambukut, e cila ishte bërë lyrë nga djesrsa dhe ishte grisur. Ky pra ishte kalifi i myslimanëve. Besimtarët kishin mendimin se të krishterët kur do të shihnin kështu Omeri, ata do ta përçmonin, prandaj i thanë: Se sikur të vishte ai rroba të reja dhe të hipte një kalë shale, do të ishte më me vlerë në sytë e romakëve. Omeri u tha: Ne jemi një popull që All-llahu na lartësoi me islamin, prandaj nuk kërkojmë tjetër zëvendësim.”

Ibn Kethiri transmeton gjithashtu duke thënë: “Omer Bin Hattabi, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me të, arriti në Xhabije nëpër rrugën Ilija me një deve të përhimtë. Kokën e tij pa flokë e piqte dielli, ngase nuk kishte në kokë as kapuç as shall. Këmbët e tij takoheshin njëra me tjetrën, ngase devja
________
1) El-Alal-Lameh Shibli Ennuamani, vëll. I, f. 142-145, Metbeatu Elmearif, 1956

nuk kishte shalë. Kishte një mbulesë të leshtë, e cila i shërbente si shtrojë kur udhëtonte me deve, ose kur ulej në tokë. Si valixhe kishte një mushama ose një gunë të mbushur me gjethe hurme. Kjo i shërbente si valixhe gjatë udhëtimit, kurse si jastëk kur pushonte. Në trup kishte një këmishë pëlhure të hollë pambuku, e cila ishte e ndotur dhe e grisur anash. Kur mbërriti kërkoi t’ia thirrnin prijësin e popullit. Ata e thirrën Xhelmusin, të cilit Omeri i tha: Derisa të ma lani e të ma qepni këmishën time, më jepni hua një këmishë a ndonjë petk tjetër. Ia prunë një këmishë të linjtë, kurse ai i pyeti se çka është kjo e linjtë? Ata ia shpjeguan ç’është liri. Atëherë Omeri e hoqi këmishën e tij. Pasi ia lanë dhe ia arnuan, ai përsëri e veshi të veten. Xhelmusi i tha Omerit: Ti je mbret i arabëve, këtij vendi nuk i ka hije devja, do të ishte më e vlefshme në sytë e romakëve sikur të veshësh diçka tjetër dhe të kalorësosh një at. Omeri i tha: Ne jemi një popull që All-llahu na lartësoi me islamin, prandaj nuk kërkojmë zëvendësim tjetër.

Ata ia prunë një kalë të tillë pa shalë. Ai i hodhi mbi shpinë shtrojën e vet dhe pasi kalëroi pak, ai tha: Ndaleni, ndaleni këtë kalë! Deri tani kurrë s’kam parë njerëzit të kalërojnë shejtanin. Pastaj ia prunë deven e tij dhe me atë u nis.”

Po japim dhe një fragment lidhur me udhëtimin e dyt të Omerit për në Sham, viti 18
_______
1) “El Bidajeh ve Ennehajeh”, vëll. VII, f. 59-60

(sipas hixhretit), të cilin e tansmeton Tabariu, ku thotë:

“Omeri e la Aliun në vendin e vet dhe u nis me disa shokë nga rruga Ilia (në bregdetin e Detit të kuq). Kur u afruan te Ilija, Omeri theu rrugën e pasi tij shkoi edhe shërbetori. Ai zbriti e kreu nevojën e vogël dhe u kthye, mori deven e shërbetorit të tij, mbi të cilën kishte një gëzof të kthyer mbrapsht, kurse shërbetori ia dha deven e vet. Kur Omeri i arriti që prinin, ata e pyetën ku është prijësi? Ai u tha se është para jush (për veten). Atëherë ata shpejtuan për ta arritur dhe u larguan nga ai. Më vonë atyre u është treguar se Prijësi i myslimanëve ka hyrë në Ilija për të ndenjur. Atëherë ata u kthyen tek ai.”

BASHKËPUNIMI I HAZRETIT ALIUT ME TRE KALIFËT

Me të vërtetë Aliu, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me të, ka bashlëpunuar shumë me tre kalifët, po sidomos me dy të parët- Ebu Bekrin dhe Omerin. Siç dihet, ai ka ndimuar me idetë e qëlluara të tij edhe në rastet më kritike. Edhe ata ia kanë pranuar diturinë e tij të thellë dhe përpikërinë e tij mendimore, edhe e kanë falenderuar për këto.

Përshtypjet e hazretit Aliu me tastin e vdekjes së Ebu Bekrit dhe rënien shehid të Omerit, dëshmojnë për afrinë e tyre të madhe e të sinqertë që
_____
1) “Ettaberij”, vëll.IV, f, 203-204

ka pasur me ata dy. Në librat e historisë mund të shohim dy fjalimet e tij që ka mbajtur, për këto dy raste, në të cilat shihet qarttë stili retorik, gjuha e pasur dhe logjika e thellë e tij. Por ne këtu nuk do t’i përmendim këto, me qëllim që të mos e zgjatim shumë.

Ndër fjalët që i shkroi Emir Aliu, po përmendim:

“Hazretin Aliu u pajtua me zrmërgjerësi që Ebu Bekri të bëhet kalif pas vdekjes së Resulull-llahut.”

Megjithëse Uliem Mori e ka theksuar shumë mospajtimin e mendimit të Ebu Bekrit dhe Omerit rreth trashëgimisë personale të të Dërguarit, ai prapëseprapë i vërteton vajtje – ardhjet dhe ndejat e Aliut tek Ebu Bekri, njëlloj sikurse të shokëve të tjerë dhe mbikëqyrjen e tij në gjyqin suprem.

Uliem Mori pranon gjithashtu se Aliu ishte ai që në përgjithësi ua kthente përgjigjet letrave të Ebu Bekrit.
________
1) Muhib Eddin Etaberij, Errijadu Ennedirah fi fedail el’ashrah. Ky gjendet në dorëshkrimet e bibliotekës Nedvetu Eluema, numri i dorëshkrimit 1784 f. 126, 127, 187, 188. ibn Saad, Tabekat Elkubra, vëll. III, f. 370, botim i Daru Sadir, Bejrut. Vërejtje: Libri Errijadu Ennedirah nuk është më dorëshkrim, ngase është botuar.
2) A Short History of Saracens, op. Cit., f. 21
3) Annals the Early, Caliphate, op. Cit., f. 123


Gjithashtu profesor Askeri Xhaferi thekson në përkthimin e anglisht të librit “Nehxhul Belagah”, të cilën e botoi shoqata Islamike Botërore shiite, se Omeri e ka konsultuar Aliun dhe i ka pranuar mendimet e tij. Kështu veproi Omeri me rastin e luftës kundër Perandorisë Romake kur e konsultoi Aliun, i cili i tha që ai të rrinte atje, kurse të dërgonte një epror tjetër të sprovuar për ta udhëhequr ushtrinë. Po kështu Aliu nuk u pajtua që Omeri të dalë në fushën e luftës që u bë kundër forcave persiane dhe kështu nuk e la të shkonte.

Për ta vërtetuar këtë gjë të rëndësishme mund t’i kthehemi librit “Nehxhul Belagah”. Dy fjalimeve të Aliut, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me të, me numra 137-149.

Kur kundërshtarët e Othmanit e rrethuan dhe ia ndaluan ujin, ai doli para njerëzve dhe u tha: A është në mesin tuaj Aliu? Ata i thanë jo. Ai përsëri tha: A është në mesin tuaj Sa’adi? Ata iu përgjigjën jo. Ai heshti dhe pas pak tha: A ka dikush që ta njoftojë Aliun për këtë gjë dhe të na sjellë ujë të pijmë. Aliu u informua për këtë dhe dërgoi tek ai tri shtëmba të mbushura me ujë, të cilat mezi arritën tek ai. Si pasojë e kësaj u lënduan disa pjesëtarë të fisit hashimij dhe të fisit umeje. Kur u informua Aliu se Othmanin duan ta vrasin, Hasanit dhe Huseinit u tha: Shkoni me shpata tuaja, rrini para derës së
_________
1) Peak of Eloquence, Bombay, 1979, f. 57
2) Ibid, f. 57, 260-270

Othmanit dhe mos linin askë t’i afrohet atij.

Në një transmetim tjetër thuhet: kur kundërshtarët e rrethuan shtëpinë e Othmanit, Aliu e dërgoi Hasanin dhe shërbetorin e tij, Kamberin, të cilët i urdhëroi t’i ndalojnë njerëzit që të mos hyjnë tek Othmani. Gjatë sulmeve që ia bënë armiqët Othmanit u përgjak Hasani dhe Kamberi duke bërë roje para derës së Othmanit. Kur armiqët nuk mundën të hyjnë nga dera, ku ishte Hasani, ata kërcyen murin, hynë tek Othmani dhe e mbytën atë duke lexuar Kur’an.



MARRËDHËNIET E NDËRSJELLA TË FAMILJES SË MUHAMEDIT ALEJHIS-SELAM DHE SHOKËVE TË NDERSHËM, ALL-LLAHU XHEL-LESHANUHU QOFTË I KËNAQUR ME TA

Kur’ani i madhëruar i përshkruan shokët e nderëshëm të Muhammedit, alejhis-salatu ves-selam, me këto fjalë:

“...(sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm mes vete...” (El Fet’h, 29)
______
1) Es-Sujutij, Tarih El-hulefa, f. 159-169 (edhe në libra të tjerë).
2) Ibid.


Ky tekst Kur’anor thekson mënyrën e jetës së tzre, marrëdhëniet e tyre të ndërsjella, ndjenjën vëllazërore, dashamirësinë midis tyre, respektin ndaj njëri-tjetrit, përkujdesjen ndaj njëri-tjetrit dhe kryerjen e detyrimeve ndaj njëri-tjetrit. Shtë shumë e drejtë thënia e Emir Aliut ku theksohet:

“S’ka dyshim se vetë qëndrueshmëria në fe e shokëve të Pejgamberit alejhis-selam është argument për vërtetësinë dhe sinqeritetin e Pejgamberit ndaj qëllimit për të cilin është dërguar.”

Çdo gjë tjetër që është transmetuar ose që transemetohet për shokët e ndershëm të Pejgamberit dhe është në kundërshtim me këtë argument Kur’anor, do të thotë përgënjeshtrim dhe mohim i Kur’anit, përgënjeshtrim i historisë, prapagjykim dhe dyshim në edukimin e Pejgamberit alejhis-salatu ves-selam.

Tani do të sjellim fakte dhe ndodhi që kanë të bëjnë me shokët e ndershëm të Muhammedit alejhis-salatu ves-selam.

Buhariu nga Ukbe Bin Harith, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me të, në transmetimin e tij thotë:

Ebu Bekir e fali ikindinë, pastaj doli të ecte dhe e pa Hasanin duke luajtur me fëmijët. Ai e mori dhe
_______
1) Amir Ali, The Spirit of Islam, Londër, 1922, f. 22

E ngriti në krah duke i thënë: Vall-llahi i ngjan Pejgamberit e jo Aliut, kurse Aliu qeshte.
Në transmetimin e Huseinit, birit të Aliut, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me të, thuhet:

“Një ditë Omeri më tha: O biri i im, eja të na vizitosh? Shkova një ditë tek ai dhe e gjeta vetëm me Muaviun. Kur deshi të hyjë edhe biri i tij, ai nuk i dha leje. Kur e pashë këtë gjë unë u ktheva. Në një rast kur më takoi, ai më tha: S’të shoh të vish te ne? Unë i thashë: Erdha dhe të gjeta vetëm me Muaviun. Kur pashë se biri yt u kthye, edhe unë u ktheva. Ai më tha: Ti ke përparësi më tepër se biri im Abdullahu.

Transmeton Ibn S’adi nga Xhafer Es-sadiku nga Muhammed El Bakiri nga babai i tij Aliu, biri i Huseinit ku thuhet: Tek Omeri arritën disa tesha nga Jemeni, të cilat ai ua shpërndau njerëve. Omeri ishte ulur ndërmjet varrit (të Pejgamberit) dhe mihrabit, kurse njerëzit vinin tek ai, e përshëndetnin dhe merrnin tesha. Dolën Hasani dhe Huseini prej shtëpisë së nënës së tyre, Fatimes dhe pasi i kaluan njerëzit u afruan të marrin edhe atë prej teshave, sepse kishin nevojë. Omeri i erdhi keq kur i pa dhe më pikëllim u tha: Vall-llahi, nuk jam i kënaqur që ua jap këto që kam mbetur. Ata thanë: O prijës i
______________
1) “Sahih Elbuharij”, kreu “Sifetu Ennbij”, Vëll. I, f. 501
2) “Kenezu Elummal”, vëll. VII, f. 105. “Elisabeh”, vëll. I, f. 133, me sened dahih

besimtarëve, ti ke veshur popullin dhe shumë mirë ke vepruar. Omeri tha: Si bëhet që dy djelmoshat më të nderuar të vijnë deri këtu dhe t’u mungojnë këto gjëra. Pastaj Omeri bëri një shkresë për në Jemen, ku shkruante: Të më sillni menjëherë nga një palë rroba për Hasanin dhe Huseinin. Kur ia sollën, ai va ndau atyre dyve.”

Nga Ebu Xhaferi transmetohet, se pasi që All-llahu xhel-leshanuhu ia hapi dyert e pasurisë Omerit, ky vendosi që të caktojë ndihma për popullin. Tuboi disa prej shokëve të Pejgamberit. Abdur-rahaman bin Aufi i tha Omerit të fillojë prej vetes, kurse ky i tha: Jo vall-llah, do të filloj nga ai që është më i afërt me të Dërguarin e Zotit, prej fisit Hashimij dhe familjes së Muhammedit alejhis-salatu ves-selam. Kështu ai filloi prej Abasit, vazhdoi me Aliun, u dha pesë fiseve dhe mbaroi me Beni Adijj Bin Kaabin. Pastaj u shpërndau pjesëtarve të fisit Haxhimij që kishim marrë pjesë në Luftën e Bedrit, më të afërmve të fisit Umejje bin Shems, e kështu me radhë dhe gjithashtu Hasanit dhe Huseinit u caktoi në bazë të afërsisë së tyre me të Dërguarin e Zotit.

Dijetari i fanshëm Shibli En Numani, në librin e tij “El Faruk”, në nëntitullin “Kujdesi, obligimet dhe marrëshëniet e ndërsjella midis familjes së Pejgamberit dhe shokëve të tij”, thotë:
_______
1) ibid, f. 106
2) Ebu Jusuf, Elharaxh, f. 24-25


Omeri, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me të, nuk i ka hyrë asnjë veprimi për çështjet e rëndësishme para se të konsultojë Aliun, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me të, i cili ia jepte këshillën më të qëlluar që buronte nga sinqeriteti i tij. Në betejën “Nehavend” Omeri kërkoi që ushtrinë ta udhëhiqte Aliu, por ai nuk u pajtua. Edhe kur shkoi në Kudus, Omeri si zavendës në Medine për çështjet e kalifatit e la Aliun. Por më tepër afria dhe solidariteti midis tyre shihen nga pëlqimi i Aliut që Ummi Kulthumi, e cila ishte bija e Fatimes, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me të, të martohet me Omerin.

Fakti se Aliu e martoi Ummi Kulthumin me Omerin, pa marrë parasysh se ai ishte i moshuar dhe i kishte gratë e tjera, dëshmon për lidhjen e fortë dhe të sinqertë midis tyre. Kjo gjë përforcohet edhe më shumë kur vërejmë faktin se Aliu i ka emërtuar tre fëmijët e vet me emrat e tre kalifëve para tij: Ebu Bekri, Omeri dhe Othmani.

Ky është shembulli më i qartë për besimin dhe nderimin e ndërsjellë që kanë pasur këta të dy. Mund të sjellim edhe shembuj të tjerë për këta lidhje të fortë, por mjafton kjo që përmendëm pa dashur ta zgjatim më tepër.
____________
1) Lidhur me këtë martesë është bërë një studim i gjerë për faktet e shqyrtimet shkencore rreth kësaj teme, në librin “Ajatun Bejjinat” Muhsin Elmeliku, vëll I, f. 127-164, botim i Mirza Fur 1870
2) Abbas Muhmud Akkad, Elabkarijjat, f. 95, botimi i Daru Elfutuh, Kajro


NJË PËRSHKRIM I SHKËLQYESHËM PËR KOHËN E SAHABËVE, ALL-LLAHU XHEL-LESHANUHU QOFTË I KËNAQUR ME TA, NGA PENA E POETIT TË MADH TË INDISË- EL TAF HUSEIN HAALI

Veçori kryesore e kësaj shqërie të parë islame është se ajo është e ngritur në bazë zë shoqërimit profetik dhe të edukimit në islam sipas parimeve Kur’anore. Prandaj kjo shoqëri u shndërrua në një buqetë lulesh të bukura, ku çdo lule e çdo gjeth ia ka shtuar bukurinë dhe hijeshinë kësaj buqete.

Fiset e ndryshme, familjet e shumta dhe individët e klasave të ndryshme u bënë si një familje shembullore. Ata sikur kushin një zemër, sepse i bashkoi edukimi i mrekullisë së Pejgamberit si dhe parimet e shkëlqyeshme të islamit, të cilat mbjellin dashurinë dhe besimin.

Tani po shfrytëzoj rastin që t’u sjell pjesë nga kasidat që nxorëm prej përmbledhjes së njohur “Muzdevxha Haali” të poetit të famshëm Eltaf Husein Haali, ku përshkruhet shoqëria e shokëve të ndershëm të Muhammedit alejhis-salatu ves-selam në një mënyrë të shkëlqyeshme dhe origjinale. Ky pasqyrim flet edhe për realitetin e asaj kohe. Ajo shoqëri është e ndritshme dhe zë vendin e parë dhe më të lartë në historinë e njerëzimit, pas biografive dhe historive të pejgamberëve.
Ky poet i madh duke përshkruar kalifatin e drejtë dhe gjendjen e sahabëve, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me ta, thotë:

“All-llahu xhel-leshanuhu me të vërtetë e bekoi popullin islam me dhuntinë e drejtë dhe i Dërguari alejhis-selam obligimin e kreu në mënyrën më të përsosur u plotësua argumenti i All-llahut xhel-leshanuhu ndaj njerëzve. Kur i Dërguari ndërroi jetë ai la pas vete një popull që trashëgoi islamin dhe nuk mund të krahasohet me dikë tjetër në gjithë botën.

Me të vërtetë këta njerëz i janë bindur islamit, u kanë dhënë ndihmë myslimanëve, kanë qenë besnik ndaj All-llahur xhel-leshanuhu dhe të Dërguarit të tij alejhis-alatu ves-selam, janë kujdesur për jetimët dhe të vejat, janë larguar nga rruga e mosbesimit dhe e devijimit, janë shkrirë për hir të së vërtetës, e cila ka qenë udhërrëfysi i vetëm i jetës së tyre. Ata me të vërtetë i zhdukën gjurmët e prapambeturisë, i rrënuan themelet e të falltuarit, shkrimet me bujari pasurinë dhe shpirtin e tyre në rrugë të All-llahut xhel-leshanuhu, përballuan çdo fatkeqësi duke iu frikësuar askujt, pos All-llahut xhel-leshanuhu. Nëse ka lindur midis tyre ndonjë kundërshtim për diçka, ajo ka buruar vetëm nga sinqeriteti. Në qoftë se ndodh ndonjë mosmarrëveshje për diçka, ajo dukej më e mirë se kompromisi dhe paqësimi. Kjo vinte si pasojë e asaj vale të lirisë fideiste, me të cilën u gjelbëruan kopshtet e botës njerëzore. Nuk kishin naze në të ushqyer dhe në veshmbathje. Nuk kishte dallime midis komandantit dhe ushtarëve, të pasurit dhe të varfërit. Kështu zellshëm e ka bërë kopshtin dhe në të ka mbjellë pemë të bukura, kurse kalifi është përkujdesur për ummetin, sikurse barinjtë që ruanin kopenë. Ata nuk kanë bërë dallim në mes myslimanëve dhe jomyslimanëve, nuk e theksonin dallimin midis të lirit dhe robit. Ata gjithashtu e trajtonin njëlloj gjithë ummetin si të ishin motrat, vëllezërit, nënat e bijët e tyre. Vuajtjet dhe mundimet e tyre janë përqendruar në rrugën e së vërtetës, gjithnjë i përforconin lidhjet e veta sipas parimeve të së vërtetës. Ata kurrë nuk ziheshin mes vete dhe gjithmonë zbatonin sheriatin me përpikëri dhe me besnikëri.

Vetëm kur duhej, ata dinin të kursenin, vetëm kur duhej, ata dinin të jenë dorëlirë. Ishin të matur si në dashuri, ashtu edhe në armiqësi. Pa nevojë dhe pa arsye as që e kanë pasur inat dikë. Ata respektonin vetëm atë që respektonte të vërtetën kurse ai kthenin shpinën atj që s’e përfillte të vërtetën.”

__________
1) Mesdes Hali, Meddu Elislam ve Xhezruhu, f. 37-38, botim i Raxha ram kumar, Laknov, Indi

FAKTI I HARMONIZIMIT TË NATYRËS NJERËZORE ME ORVAJTJEN RILINDËSE DHE ME MERITËN E MADHE PËR NJERËZIMIN

Me të vërtetë pamja e jashtme e shoqërisë islame, qenia dhe përshkrimi që jepen sipas Kur’anit, sunnetit e historisë së vërtetë dhe, për më tepër, ajo që shihet prej vetë karakteri të kësaj shoqërie dhe drejtimit të saj, nuk i pasqyron vetëm myslimanët, të cilët janë edukuar në gjirin e Pejgamberisë (së Muhammedit) dhe që kanë marrë udhëzimet e në shkollën e pejgamberisë dhe të Kur’anit, por këto madje japin edhe një pasqyrim të bukur për një numër të madh njerëzish të pashembullt (edhe pse kjo mund t’i referohet një numri të vogël, duke pasur para sysh kalimin dhe ndryshimin e kohls dhe vendit) për nga shkalla e ngritjes së tyre dhe për nga shembëlltyra. Këtë gjë e vërteton qartë vetë natyra e njeriut që është në pajtim e në përputhje me islamin, e cila është e gatshme për ta pranuar të mirën dhe që ka mundësi të gjithanshme për përsosjen shpirtërore dhe qëllimet më të larta të saj, (që është vështirë t’i përafytyrojë mendja e njeriut). Nga ana tjetër kjo mbështetet edhe me përpjekjet e sinqerta që kanë bërë njerëzit e sinqertë dhe të përkrahurit nga All-llahu, xhel-leshanuhu, pastaj me sukseset, ndikimet e përjetshme të tyre. Në bazë të kësaj që u tha del se njerëzimi me të drejtë mund të vetëlavdërohet me të dhe çdokush të mburret në çdo kohë me atë nivel të lartë zhvillimi që ka pasur ( me lejen e Zotit) qenia e tij. Kjo gjë ua mbush zemrat me shpresë e vullnet të gjithë njerëzve, ua heq kompleksin atyre që s’duan të kenë punë me shoqërinë njerëzore, kurse, nga ana tjetër, ushqen ambicjet, dhe ua ngre moralin njerëzore që ta ndjekin vijën e drejtë, të aktivizohet e të forcohet te njeriu shtytja e dashurisë së sinqertë sidomos ndaj personalitetit të Pejgamberit, që është vula e pejgamberisë dhe prijës i të dërguarve- Muhammedit alejhis-salatu ves-selam, si dhe ndaj të gjithë pejgamberëve dhe të dërguarve të tjerë në përgjithësi. Me këtë desim i padukshëm bëhet besim i dukshëm, të cilit i shihen gjurmët, rezultatet e edukatës dhe të mësimit të Muhammedit alejhis-salatu ves-selam.

Ka të drejt Shejhul Islami El Hafidh ibn Tejmiu kur thotë:

“Më të mirët e këtij ummeti (populli) janë shokët e ndershëm të Muhammedit alejhis-salatu ves-selam. Nuk ka pasur në gjithë ummetin bashkim më të madh e më të drejtë në fenë e drejtë, sikurse bashkimi i tyre. Nuk ka pasur në gjithë ummetin të tjerë që sikurse këta u janë shmangur përçarjeve dhe mosmarrëveshjeve mes vete. Po të krahasohet ndonjë e metë eventuale e tyre me të metat e të tjerëve nga ky ummet, kjo do të ishte si krahasimi i të paktës me të shumtën. Kështu do të ndoshte po të krahasoheshin edhe të metat e këtij ummeti me ato të ummeteve të tjera. Prandaj lexuesi e ka të qartë se nuk duhet ta quajë të zezë teshën e bardhë vetëm pse në të ka një njollë të zezë dhe anasjelltas, që quajë të bardhë, në bazë të njollës, një teshë të zezë.”

GJENERATA E PARË E ISLAMIT DHE PASQYRIMI I SHFORMUAR E I ERRËT I SAJ

Përkundër gjithë asaj që u përmend më lartë, paraqitet një sekt që e quan veten pjesëtar i islamit dhe i Pejgamberit të islamit (ata janë sekti Imamiit-ithniasherit) dhe i cili kohën dhe shoqërinë e Pejgamberit i pasqyrojnë në mënyrë të kundërt duke rrënuar kësisoj të gjitha përpjekjet dhe mundimet që i bëri Muhammedi alejhis-salatu ves-selam në sferën e edukimit dhe udhëzimit. Nga ana tjetër këta (imamiitët) pohojnë dështimin dhe mossuksesin e Muhammedit alejhis-salatu ves-selam, që nuk e ka përjetuar asnjë reformator ose edukues tjetër i sinqertë, madje edhe që nuk kanë qenë të udhëruar e të përkrahur nga All-lllahu xhel-leshanuhu e as që e kanë pasur burim shpallhen nga ana e All-llahut të madhëruar, siç ishte rasti me Muhammedit alejhis-salatu ves-selam. Ky sekt paraqit një pasqyrim të shformuar dhe të errët, i cili mohon dhuntinë (nimetin); është tradhti, fsheh të vërtetën, u jep përparësi pasioneve, lakmon famën, shfrytëzon çdo mjet për kurdisje e falsifikime, arsyeton shpifjet e këtilla vetëm që këto qëllime anive të realizohen e të arsyetohen.

Ky është një pasqyrim i shformuar dhe i urrejtur, i cili jo vetëm që çon drejt humbjes së
__________
1) ibën Tejmijeh, Minhaxh Essuneh, vëll. III, f. 242

shpresave për fatin e përpjekjve dhe edukimin islamik, madje ka ndikim të keq edhe në fatin dhe ardhmërinë e të gjithë njerëzimit. Ky sekt mbron qëndrimin se orvatjet, mundimet, vështirësitë etj, që pati Muhammedit alejhis-salatu ves-selam gjatë njëzet e tri vjtëve, nuk kanë dhënë rezultat. Sipas tyre Muhammedit alejhis-salatu ves-selam arriti që vetëm tre persona (ose katër sipas disa transmetimeve) të mbeten besnikë të islamit edhe pas vdekjes së Muhammedit alejhis-salatu ves-selam, kurse të tjerët i kanë ndërprerë lidhjet e tyre me islamin menjëher pas vdekjes së Muhammedit alejhis-salatu ves-selam (ruana Zot nga ky mendim!) Njëkohësisht këta pohojnë se shoqërimi dhe edukimi i Muhammedit alejhis-salatu ves-selam kanë pësuar dështim dhe ai nuk ka arrii ta kryejë detyrën e caktuar.

Në librin “El Xhamiul Kafij”, të cilin ithnaasheritët e marrin si libër më të saktë, në kreun e fundit në nëntitullin “Kitaburraudah” jepet një transmetim nga Imam Ebi Xhaferi (Imam Muhamed Bakir) ku thotë:

“Pas vdekjes së Muhammedit alejhis-salatu ves-selam, përveç tre vetave, njerëzit e tjerë u bënë
_________
1) Sikur të mos ishte sjellja e qëndrimi i keq ndaj shokëve të Pejgamberit, (të cilët arritën një nivel të lartë, falë edukimit dhe udhëzimeve të Pejgamberit) do të flisja edhe për jetën dhe ndikimin e rilindësve të ndershëm, gjatë periudhave të ndryshme, sjellja e të cilëve ka ndikuar në përmirësimin e të devijuarve. Më Hollësisht lexoni librin “Idha hebbet rihu eliman” etj.


Murtedë. Kur e pyeta se kush janë ata tre, m’u përgjigj: El Mikdad bin El Esved, Ebudher El Gifarijj dhe Selman El Farisiu, mëshira dhe bekimi i All-llahut xhel-leshanuhu qoftë mbi ta.”



HOMEINI DHE DEKLARATAT E TIJ


Udhëheqësi i revolucionit të sotëm në Iran dhe themeluesi i të ashtuquajturit “shtet islamik” në Iran dhe zëvendës i imamit të fshehur, Hameini, në librin e tij “Keshfu Elesar”, shkruar persisht, shokët e ndershëm të Muhammedit alejhis-salatu ves-selam i përshkruan me asi vetish që dëshmojnë se ata i janë lakmuar kësaj bote, s’ia kanë pasur frikën All-llahut xhel-leshanuhu, e kanë falsifikuar Kur’anin famëlartë, e madje edhe si qafira (të dalë feje). Në këtë libër ai thotë:

“Ata (sahabët) nuk interesoheshin për islamin dhe Kur’anin, për të kryesore ka qenë kjo botë dhe arritja në pushtet. Ata kanë shfrytëzuar Kur’anin si mjet për realizimin e qëllimeve të prishura të tyre. Atyre u kanë ardhur lehtë të heqin ajete prej librit të All-llahut xhel-leshanuhu (të cilat vërtetonin drejtpërdrejt kalifatin e Aliut dhe imametin e imamëve) dhe të falsifikojnë librin qiellor, njëkohësisht të bëjnë edhe largimin e Kur’anit prej syve të banorëve të kësaj bote në mënyrë, të përhershme, ashtu që kjo marrëzi t’i mbetet Kur’anit
______________
1) “Elkafi”, vëll. III, kreu “Kitabu Erraudah”, f. 115. Sipas një transmetimit tjetër edhe Ammar bin Jasiri, Konsiderohet i katërti prej tyre.

Dhe myslimanëve deri ditën e gjykimit. Akuza për falsifikim që bëjnë mysëlimanët kundër hebrenjvdhe të krishterëve, në të vërtetë ajo lidhet edhe me sahabët. “Në një vend tjetër thotë:

“Nëse themi se me Kur’an ka qenë i caktuar emri i imamit, atëherë si mund ta vërtetojmë se midis myslinanëve nuk kanë ndodhur kundërshtime? Kështu ndodhi për arsye se me vite ata që ishin të lidhur me fenë e Rasulull-llahut alejhis-selam kishin qëllim të vetëm të marrin pushtetin dhe udhëheqjen. Për ta arritur këtë qëllim, ata prej kohësh formuan parti dhe kanë qenë e pamundur të heqin dorë nga qëllimet e tyre, për hir të zbatimit të udhrave të Kur’anit. Ata nuk e kishin vështirë të kurdisnin intriga për të arritur qollimet e tyre, madje ky ka qenë ndoshta faktori i mosmarrëveshjes midis myslimanëve, e cila shkaktoi rrënimin e themeleve të islamit. Ka pasur mundësi ata që pritnin rastin të formonin shtet për vete dhe të sendërtonin qëllimet e tyre, edhe të formonin parti kundër islamit dhe haptas ta kundërshtonin atë, po qe se qëllimet e tyre nuk realizoheshin në emër të islamit.”

Ai që do të dijë qëndrimet e Homeinit rreth Shejhajnëve (Ebu Bekrit dhe Omerit), Dhinnurejnit (Othmanit) dhe shokëve të tjerë të Muhammedit,
_____________________
1) “Keshfu Ekesrar “, f. 114. ky libër nuk e ka emrin e shtypshkronjës dhe datën, por profesor Es’ad Elkejlani në librin “El-imamu Elhumeini daavetuhu ve haraketuhu ve efkaruhu” e ka numëruar një ndër librat e Homeinit. F. 65, Pakistan.
2) “Keshfu Ekesrar “, f. 113-114

alejhis-selam, (të cilët këtu nuk është nevoja t’i përmendim) mund të lexojë librin e tij “Keshfu El-Esrar”, të shkruar persisht, ose librin “Revolicioni iranian, imam Homeini dhe shiizimi”
që e ka shkruar dijetari i njohur Muhammed Mendhur Ennu’manij. Ne me këtë rast nuk e shohim të udhës e të nevojshme të ndalemi më tepër rreth hollësive lidhur me këto qëndrime të tij.


KOMENTIMI I EMIR MUHSIN EL MELIKUT-FAKT I PAMOHUESHËM

Komentimi i El Emir Muhsin El Melikut (Essejid Muhammed Mehdi Ali) rreth besimit,
_______________
1) Emir Muhsin Eddeuleh, Muhsin Elmelik, Munir Nevaz Xhek, Essejid Mehdi Aliu, biri i Essejid Damin Ali Elhusejnij (1253-1325), sipas hixhretit. Ishte një ndër më të mirët e më të dalluarit e kësaj kohe. Konsiderohej një prej ndërtuesve të brezit të kulturuar në Indi. Lindi në një familje shiite, por ky përkundrazi ndoqi drejtimin e sunnitëve falë asaj që ai dallohej me studimin e thellë të fesë dhe Aftësitë e veçanta të të menduarit dhe të gjykimit. Në vitin 1291 (sipas hixhretit) arriti një pozitë të lartë dhe bëri përmirësime dhe ndryshime të mëdha në pushtet, ku dolën në pah aftësitë mendore dhe organizative që ia kishte falur All-llahu xhel-leshanuhu. Në vitin 1305 (sipas hixhretit) shkoi në Angli ku pa qendrat arsimore dhe vazhdoi të jetë tërë jetën dorë e djathtë e ideve të Sejjid ahmed Hanit, themelues i Universitetit Islamik Aleikrah. U zgjodh sekretar i Kongresit të Arsimit Islamik dhe sekretar i përgjithshëm i Fakulltetit të Shkencave të Universitetit Aleikrah (M.A.O.College) dhe e pati këtë pozitë deri në fund të jetës. Emir Muhsin Elmeliku cilësohet personalitet i =>

Bindjeve dhe qëndrimeve të këtij sekti për shokët e ndershëm të Muhammedit, alejhis-salatu ves-selam përmbahet në librin e tij “El Ajat El Bejjinat.”

Është e pamundur të shtosh diçka më tepër dhe nuk është lehtë të dëshmosh të kundërtën, pasi të njihesh me të vërtetën reale, përveç nëse nuk logjikon në mënyrë të shëndoshë dhe me prapamendime. Këtë ai e thekson me një stil të bukur:

“Është e vërtetë se ajo që besojnë shiitët për shokët e ndershëm të Pejgamberit, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me ta, shkakton akuza kundër Pejgamberit alejhis-selam dhe ngjall dyshime rreth Islamit në zemrat e atyre që i shkojnë nga lart këto bindje dhe këtë besim, ngase ai që bindet se ata që i besuan Muhammedit alejhis-salatu ves-selam nuk ishin të sinqertë në besimin e tyre, i cili vetëm dukej nga jashtë si i tillë, kurse me zemër ishin qafira (ruana Zot nga ky besim!). përveç kësaj, ata mendojnë se sahabët dolën prej fesë islame menjëherë pas vdekjes së Muhammedit alejhis-salatu ves-selam. Sipas tyre njeriu nuk mund të besojë Pejgamberinë e Pejgamberit për arsye se ky do të thoshte: Po të
__________________
madh dhe me energji mahnitëse në të shprehurit me gojë e meshkrim. Prandaj libri o tij “El-Ajatu El-Bejjinatu” është i vetmi për këtë temë dhe ka vlerë të madhe lidhur me këtë. Sa i përket biografisë së tij shihni “Nuz-hetu Elhavatir” të Essejjid Abulhajj Elhasenijj, vëll VIII.

Kishte qenë i drejtë Muhammedi alejhis-salatu ves-selam në pejgamberi, atëherë mësimet e tij do të kishin ndikim dhe do të kishte ithtarë që do t’i besonin me gjithë zemër, pra do të kishte në atë numër të madh edhe qindra besimtarë që do të qëndronin me ngulm në këtë fe. Nëse shokët e ndershëm të Muhammedit, alejhis-salatu ves-selam qenë të mangët në besimin dhe islamin e tyre (siç supozojnë ata), atëherë kush qenë vallë ata që ranë nën ndikimin e udhëzimin e udhëzimeve të Muhammedi alejhis-salatu ves-selam dhe sa është numri i atyre që përfituan nga pejgamberia e tij? Nëse shokët e tij (pos 3-4 vetave) kanë qenë munafikët (dyfytyrësh) dhe murtedë, (ruana Zot nga ky mendim!), siç supozojnë ata, atëherë vallë kush e pranoi Islamin dhe kush përfitoi nga mësimi dhe edukimi i të Dërguarit?”


NJË NJOFTIM I SHKURTËR I IMAM ESHABIUT RRETH SHITËVE

Sa i bukur është njoftimi i Imam Eshabiut, i cili vdiq në vitin 110 –sipas hixhretit, lidhur me krahasimin që bëri midis shiitëv, hebrenjve, të krishterëve dhe gjykimit që dhanë ata për shokët e pejgamberëve të tyre, si dhe respektimin e kierarakisë dhe dashamirësinë që kishin për ata. “Transmetohet nga Imam Eshabiu ku thuhet se hebrenjtë kur i kan pyetur se kush është ndër më të mirët e fesë suaj, ata kan thënë: shokët e Musait. Kur i kanë
_______________
1) “El-Ajatu Elbejjinat”, vëll. I, f. 6-7, botim i Mirza For, Indi 1870

pyetur të krishterët se kush është ndër më të mirët e fesë së tyre, ata kanë thënë: - Shokët e Isait. Kur i kanë pyetur rafidijtë se kush janë ndër më të këqijtë e fesë së tyre, ata kanë thënë: -Shokët e Muhammedi (alejhis-salatu ves-selam). Këta e patën rastin të flitnin mirë për sahabët, por ata përkundrazi i fyen.”

KRAHASIMI I SAHABËVE ME ATA QË LAKMOJNË INTERESIN E VET, PUSHTETIN DHE MBIZOTËRIMIN

Bijtë e Iranit si duket, i kanë krahasuar shokët e ndershëm të Muhammedi alejhis-salatu ves-selam, të cilët u edukuan në shkollën e tij profetike, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me ta, me mendjelehtët, me themeluesit e shteteve, me adhuruesit e famës dhe të pushtetit, me lakmuesit e pasurisë dhe bollëkut, modele të cilat janë paraqitur te princat e Iranit, si, bie fjala, pehlivanët, kanët (titulli sundimtarëve të tyre), po edhe safevidët dhe kaxharët. Nëse është e saktë se stërgjyshi më i lartë i Homeinit është shpërngulur në Iran, nga vilajeti Evd i Indisë, atëherë s’ka dyshim se ai shokët e ndershëm të Muhammedit alejhis-salatu ves-selam i ka trajtuar në rangun e feudalëve, princave, mashtruesve (që janë të aftë për falsifikim) dhe me
_____________
1) “Minhaxh Es-sunneh”, vëll. I, f. 6.
2) Krahina veriore ( në të cilën ishte fisi Evd) ishte qendra më e madhe në kohën e kolonializmit anglez, kurse pas çlirimit u bë qendër e marksizmit dhe e feudalëve në Indi.


Shërbetorët besnikë të pushtetit ndjekësit e gjyqit që janë të aftë të përdorin e ta arsyetojnë çdo metodë për të arritur përfitime të vogla (tokë, gura ose pasuri).

“Ajo është e tërë dituria që kanë arritur ata, e Zoti yt është Ai që di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai është që e di më së mirë për atë që është në rrugën e drejtë.” (En Nexhm, 30)



KUSHTI I DYTË

DALLIMI I PEJGAMBERIT TË KËSAJ FEJE NGA POLITIKANËT PUSHTETMBAJTËS DHE LUFTËTARËT ÇLIRUES

SHËMBËLLTYRA E PEJGAMBERIT NDAJ TË AFËRMËVE DHE PJESËTARËVE TË FAMILJES SË TIJ

Më parë cekëm kushtin e dytë të fesë, e cila i drejtohet gjithë gjinisë njerëzore, e cila thirr në moralin e denjë, në sjelljet e bukura, në rregullimin dhe ndryshimin rrënjësor. Qëllimi i thirrësit të parë të kësaj feje është që (të mos ndjekë rrugën e themeluesve të shteteve të vjetëra, udhëheqësve dhe liderëve në përgjithësi që janë të njohur në historinë e botës) me thirrjen, sakrificat, mundimet dhe veprimet e tij të përgjithshme të mos bëjë pushtet për familjen e tij dhe të mos ketë për qëllim të orvajtjeve të tij (të cilat në atë kohë duken se janë të sinqerta dhe neutrale) dominimin e anëtarëve të familjes së tij ndaj të tjerëve si dhe t’ua imponojë sundimin e tij të tjerëve duke u përqendruar në pastrimin e terrenit për udhëheqje, zotërim, rehati dhe luks për familjen dhe atë afërmit për një kohë të gjatë si dhe të ruajë interesat e tyre për gjeneratat e ardhshme.

Kur e studiojmë biografinë profetike të Muhammedit nga ky kënd, atëherë ballafaqohemi me një botë të mbushur plotë e përplot me muxhize, në të cilat vërehet qartë natyra profetike që është nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të edukimit të All-llahut xhel-leshanuhu, për të cilën gjë Muhammedi alejhis-salatu ves-selam aludon me fjalët e veta:

“Zoti im më ka mësuar e më ka dhënë edukimin e përsosur.”

Morali i lartë i tij shihet qartë nga vetë dëshmia e All-llahut xhel-leshanuhu ku thuhet:

“vërtet, ti je në një shkollë të lartë të moralit”! (El Kalem, 4)

Te Muhammedi alejhis-salatu ves-selam, shihet vazhdimësia e biografisë proferike, të cilën e ka ruajtur Kur’ani Famëlartë në gojën e çdo Pejgamberi:

“Për këtë unë nuk kërkoj ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve.” (Esh Shuara, 109)

kjo fshehtësi i është kujtuar edhe udhëheqësit të Perandorisë Bizantine- Heraclius (610-641), i cili ishte me fe i krishterë e jo mysliman. Në përgjithsi ai kishte njohuri të gjera, sidomos për librat fetarë dhe për historinë e popujve e të sekteve, prandaj kur
___________
1) Këtë e trasmeton Ibni Sem’sni në Edebu Elimla kategoria e këtij hadithi është Daif (i dobët).

Mori letrën e Pejgamberit menjëherë deshi të dijë për gjendjen e Pejgamberit alejhis-salatu ves-selam, për të nxjerrë përfundim të prerë e të saktë. Në atë çast tek ai ishte edhe njeri prej zotërinjve të fisit Kurejsh-Ebu Sufjani, i cili ato ditë vizitonte perandorinë e Herakliut, të cilit perandori i parashtroi disa pyetje, ndër të cilat ishin edhe këto: “A ka pasur prej familjes së Pejgamberit ndonjë mbret? “Ebu Sufjani iu përgjigj me mohim –jo! Shpjgimi i Herakliut për bisedën e tij me Ebu Sufjanin ishte ky: Të pyeta për Pejgamberin alejhis-salatu ves-selam se a ka pasur prej familjes së tij më parë ndonjë mbret, ndërsa ti më the se jo. Pra, sikur të kishte pasur ndonjë mbret do të thosha se ky kërkon të trashëgojë atë.”

Po të kishim bërë radhitjen kronologjike të biogrfisë së Pejgamberit alejhis-salatu ves-selam nga ky prizëm, do të gjenim shumë shembuj që e vërtetojnë se Muhammedi alejhis-salatu ves-selam nuk ka pasur për qëllim që me thirrjen dhe xhihadin e tij të bëjë transformimin e shtetit prej fiseve sasanite dhe romake në ato arabe, e ku më të themi se ai ka pasur për qëllim që t’i bëjë Beni Hashimij, Beni Mutalib ose Kurejsh. Pra, si të mëtonte të themelonte një Perandori Hashimite ose një udhëheqje të planifikuar, kur edhe paria që nuk ishin nga radha e sahabëve të mëdhenjë ka qenë e pastër lidhur me atë që u përmed, të cilën gjë ata e kanë kuptuar shumë mirë. Saktësinë e kësaj mund ta vlerësojmë nga përgjigjia e qartë e Rebi bin Amirit, drejtuar udhëheqësit të forcave të ushtrisë iraniane e
_____________
1) Buhariu, Elxhamiu Es-sahih, kreu “Fillimi i vahjit”, vëll. I, f. 7, botim i Mustafa Elbabi, Kajro, 1953

njëherit ministër i shtetit iranian, Rustemit, kur ky e pyeti: “Çka ju shtyu të vini këtu? Ai tha? All-llahu xhel-leshanuhu na ka dërguar që t’i largojmë ata që duan prej adhurimit të idhujve në adhurimin e vetëm të All-llahut xhel-leshanuhu.”

Qëndrimi dhe sjellja e Muhammedit alejhis-salatu ves-selam ndaj familjes dhe të afërmve të tij, jo vetëm që ndryshojnë nga ato të zotërinjve materialistë dhe nga ata që mburren me stërgjyshët e prindërit e tyre, të cilët veprojnë sipas parimit të akraballëkut, por është në kundërshtim edhe me sjelljen dhe qëndrimi e tyre.

Muhammedi alejhis-salatu ves-selam, vepronte sipas parimit që më të afërmin ta nxirrte të parin në momentet e provimit dhe të rreziqeve, ndërsa kur u ndahej trofeu dhe shpërblimet, ata i linte të fundit.

Të gjithë e dimë se Utbeh bin Rabiah, Shejbeh bin Rabiah dhe Velid bin Utbeh ( të cilët kanë qenë ndër trimat dhe luftëtarët më të mëdhenj arabë) kur dolën në betejë dhe kërkuan dyluftim, Muhammedi alejhis-salatu ves-selam ua nxori Hamzën, Aliun dhe Ubejden (All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me ta), edh pse e dinte që kalorësit kundërshtarë ishin mjaft të aftë dhe nga ana tjetër se kishtenë mesin e muhaxhirëve kalorës dhe trima të tjerë më të përsjratshëm për dyluftim. Në të vërtetë
___________
1) Ibni Kethir, Elbidajetu Vennihajeh, vëll. VII, f. 39, biblioteka Elmearif, 1966

këta tre hashimij që ishin nga prejardhja më të afërtit e Pejgamberit alejhis-salatu ves-selam po edhe më të dashur e më të çmueshëm, ai megjithatë u tha të dalin në dyluftim me gjakëftohësi, edhe pse ka mundur të sakrifikonte dikë tjetër. Siç dihet, All-llahu xhel-leshanuhu ua kishte caktuar fitoren dhe shpëtimin Aliut dhe Hamzës, prandaj ata u kthyen me fitore, kurse ubejden e sollën të lënduar.

Në librin e tij hazreti Aliu e përkrah këtë parim të Muhammedit alejhis-salatu ves-selam dhe thotë: “Muhammedi alejhis-salatu ves-selam, në luftimet më të rënda, kur njerëzit frikësoheshin, në rashët e para nxirrte familjen e tij, duke mbrojtur kështu shokët e vet prej rrezikut të luftës dhe shpatave. Në Bedër, për shembull u vra Ubejdetu bin Harith, në Uhud u vra hazreti Hamza, ndërsa në Mu’teh – u vra Xhaferi.”

Pasi që Muhammedi alejhis-salatu ves-selam lajmëroi për obligimin e zekatit (si një kusht me rëndësi deri në ditën e kijametit dhe si një ndërmarrje botërore e mjet i përhershëm për të ardhurat), Hashimitëve ai ua ndaloi pranimin e zekatit duke mos u dhënë kurrfarë të drejte lidhur me të. Kur e ndaloi kamatën, këtë e filloi prej xhaxhait të tij- Abas ibn Abdulmutal-libit.

Gjithashtu kur e ndaloi gjakmarrjen, këtë e filloi me djalin e të vëllait Ibn Rebia bin El Harith
_________________
1) Nehxhu Elbelagah, vëll. II, 10-11, Shtypshkronja Elistikameh, Kajro.


Bin Abdulmutal-lib, të cilën gjë e shpalli në fjalimin që mbajti në haxhin lamtumirës, ku thotë: “Me të vërtetë gjakmarrjen e parë të gjakut nga hakmarrjet e gjaqeve tona, unë e shfuqizoj marrjen e gjakut të Ibn Rebia-s bin El Harith, i cili ka thithur qumësht nga fisi Beni Sa’ad, ku Hudhejli e vrau. Kamata nga koha e xhahilijetit shlyhet dhe kamata e parë që i nënshtrohet këtij vendi (që hiqet) është kamata jonë, kamata e Ab-bas bin Abdulmutal-libit, pra kjo shlyhet krejtësisht.”

TË PARËT NË ÇASTE RREZIKU –TË FUNDIT NË PËRFITIME

Muhammedi alejhis-salatu ves-selam në momentet e qetësisë, rehatisë, dhuratave, shpërblimeve etj., familjen dhe të afërmit i ka lënë gjithmonë të fundit, që do të thotë se u ka dhënë përparësi të tjerëve, në kundërshtim me traditën e rëndomtë të princave, sulltanëve, pushtetmbajtësve dhe liderëve të ndryshëm.

Transmetohet nga Aliu, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me të, se Fatimja është ankuar për mundimin që i ka dhënë mokragjatë bluarjes së miellit. Ndërkohë, ajo kishte dëgjuar se Muhammedit alejhis-salatu ves-selam i qe dhënë një rob, prandaj ajo shkoi te Pejgamberi dhe kërkoi
_____________
1) Sahih Elmuslim, Kreu “Haxh-xhi”, tema –Haxh-xhi i Pejgamberit, vëll. II, f. 188, botimi i Ihja Etturath Elarabij, Bejrut. Këtë e transmeton edhe Ebu Davudi nga Xhabir bin Abdullahu.

Që t’ia japë robin si shërbetor. I dërguari i Zotit nuk u pajtua, atëher Fatimja këtë ia përmendi Aishes. Kur erdhi Pejgamberi, Aishja ia tha këtë, kurse më tutje vijon kështu: Kur shkuam të flemë, Muhammedi alejhis-salatu ves-selam hyri në atë moment. Ne deshëm të ngrihemi, kurse ai na tha që të mos lëvizim. Unë e ndjeva ftohtësinë e këmbëve të tij në gjoksin tim. Pastaj ai tha: A t’ju tregoj ju dyjave diçka më të mirë prej asaj që kërkuat: Kur të bini të flini, thoni All-llahu ekber (All-llahu është i madh) tridhjet e katër herë, thoni elhamdulilah (lavdi qoftë vetëm për All-llahun) tridhjetë e tri herë, thoni subhanall-llah (All-llahu është larg të metave) tridhjetë e tri herë, sepse kjo me të vërtetë është më e mirë për ju se ajo që e kërkuat.”

Në një transmetim tjetër të Ahmedit, të marrë nga Aliu, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me të, në lidhje me këtë thuhet:

“Vall-llahi juve nuk ju jap e të lë ehli sufen që të
vdesin urie. Kur nuk do të kem ç’t’u jap atyre, atëherë do të shes ata (robërit) dhe prej vlerës së tyre do t’u jap atyre.”

Në tekstin vijues jepen disa modele nga sjellja e Muhammedit alejhis-salatu ves-selam, të cilëm e
_____________
1) Buhariu, Elxhamu Es-sahih, kreu “Xhihadi”.
2) Ehlu Es-sufeh quhen varfanjakët muhaxhirë, ata që nuk kishin vend banimi, por strehoheshin në një vend të caktuar në xhaminë e Medines.
3) Ibn Haxher Elaskalanij, Fet-h Elbari, vëll. VII, f. 33-34 (me transmetimin e Ahmedit)


shprehet ndaj njerëzve më të dashur të familijes së tij, nga jeta që e ka dashur për ta, si dhe nga modeli i jetës që ata përjetonin. Ja disa citime në lidhje me këtë:

1. “Transmetohet nga djali i Omerit se Muhammedi alejhis-salatu ves-selam kur ka dalë diku të fundit e ka lënë përshëndetjen me Fatimen alejhis-selam ndërsa kur është kthyer, së pari ka shkuar tek ajo. Kësthu, p.sh kur është kthyer nga beteja e Tebukit, ai pa se ajo kishte blerë një shami për kokën, atë e kishte ngjyrosur me shafran dhe kishte vendosur mbi derë një mbulesë ose qilim. Kur i pa këto Muhammedi alejhis-salatu ves-selam u kthye dhe shkoi në xhami. Fatimja e dërgoi dikend te Bilali dhe i tha të shkonte e të shikonte se cila ishte arsyeja që e shtyri të kthente resulull-llahu nga dera. Ai shkoi dhe ia përcoli këtë Muhammedit alejhis-salatu ves-selam, kurse ai i tha: Unë e pashë se ajo kishte vendosur këtë e këtë. Pastaj ky erdhi dhe e lajmëroi atë. Ajo menjëherë e hoq mbulesën dhe çdo gjë tjetër që ishte e ndryshuar, hoqi edhe atë shaminë dhe i veshi teshat e mëparshme. Ky shkoi dhe e njoftoi Muhammedin
alejhis-salatu ves-selam për këto ndryshime. Atëherë resulull-lahu erdhi dhe hyri tek ajo duke i thënë: kështu dua të jesh. Për ty jap çdo gjë.”
_____________
1) Imam Hammad bin Ishak bin ismail (199-267, sipas hixhretit), Teriketu Ennebij salallahu alejhi vesel-lem.... Këtë libër realizoi dr. Dija Elumerij, f. 56. (botimi i Universitetit Islamik në Medine, botimi i parë 1404 sipas hixhretit) 1984. këtë e transmeton edhe Buhariu në Sahihin e tij si dhe Ebu Davudi në Sunenin e tij.


2. “Transmetohet nga djali i Omerit se Muhammedi alejhis-salatu ves-selam në një rast ka ardhur te shtëpia e Fatimes alejhis-selam dhe nuk ka hyrë brenda, por është kthyer. Kur erdhi Aliu alejhis-selam, ajo i tregoi atij për këtë gjë. Aliu ia tregoi resulull-llahut këtë, atëherë i Dërguari i Zotit tha: Unë në derën e saj vërejta një mbulesë, -çka kam unë me dynjanë; mbulesa ishte e zbukuruar. Aliu (këtë bisedë) ia tregoi Fatimes alejhis-selam. Ajo tha: Le të më urdhërojë çka do. Aliu përsëri i tregoi të Dërguarit të Zotit, i cili atëherë tha: Merreni mbulesën dhe dërgonia akëcilës familjes se ajo ka nevojë për këtë.”

3. transmetohet se Thubani, shërbetori i të Dërguarit të Zotit, ka thënë:
“I Dërguari i Zotit kur ka dalë dikund takimin e fundit e ka bërë me Fatimen alejhis-selam me të cilën është takuar së pari edhe kur është kthyer. Në një rast, kur ka ardhur prej lufte dhe ka vërejtur te dera e saj një pëlhurë leshi ose një mbulesë, si dhe Hasianin dhe Husenin të stolisur me zinxhirë argjendi rreth qafës. Kur i pa kështu, ai u mrol dhe nuk hyri. Fatimes i shkoi ndër mend se shkaku që resulull-llahu nuk hyri ishte në gjërat që i vërejti. Prandaj ajo largoi atë mbulesë ua hoqi zinxhirat fëmijëve dhe i këputi para tyre. Ata filluan të qajnë dhe shkuan te i Dërguari i Zotit. Muhammedi alejhis-salatu ves-selam ua mori zinxhirat dhe tha: O
_____________
1) Ibid, f. 57. gjithashtu këtë e nxjerr Ahmedi nga fugajl bin Gazevan


Thuban, shko dhe dërgoji zinxhirët te filani ose te babai i filanit (familje në Medine). Këta (Hasani e Huseni) janë të familjes sime dhe nuk dëshiroj që të mirat t’i shfrytëzojnë në këtë botë. O Thuban, blej për Fatimen një gjerdan të eshtërt dhe dy zinxhirë prej fildishi


Qëndrimi i këtillë i Pejgamberit (që i karakterizonte të gjithë pejgamberët) shihet qartë në fjalën e Muhammedit alejhis-salatu ves-selam, ku thotë: “Me të vërtetë ne si bashkësi e pejgamberëve nuk trashëgojmë asgjë, atë që lëmë pas është sadaka.”

Për Pejgamberin nuk mjaftonte vetëm kjo. Për familjen e tij ai zgjodhi jetën e përvuajtur, të vetëmjaftueshme (të pajtohet me atë që ka), të vetëflijimit deri në ditën e gjykimit. Po ashtu ai këtë ia drejtoi edhe si lutje All-llahut xhel-leshanuhu për ta, e cila ishte: “O Zot, bëre rëskun e familjes së Muhammedit aq sa të mbajnë shpitin.”

___________________
1) Ibid, f. 57-58. Këtë e nxjerr Ebu Dawudi në Sunnenin, Ahmedi në Musnedin dhe Ibni Maxheh në Tefsirin
2) Buhariu në Sahihin dhe Ebu Dawudi në Sunenin
3) Buhariu bl Sahihin, kreu Errikak, Muslimi në Sahihin, kreu “Ezuhd”



SUKSESI DHE PËRPARIMI NË ISLAM
VAREN PREJ PUNËS SË PAVARUR DHE
PREJ PËRPJEKJEVE TONA


A do të ishte e mundur që Muhamedi alejhis-salatu ves-selam në këtë gjendje t’ia pregatitë terrenin familjes së vet për një shtet trashëgues ose vetësundues, të bëjë kalifatin dhe imametin të kufizuar e të ruajtur midis tyre.

Në të vërtetë, për Muhamedin alejhis-salatu ves-selam, ka qenë shumë e përshtatshme dhe e natyrshme që fushën e diturisë, punës, orvajtjes, dhënies së mudimit ta linte të hapur për ruajtjen e tërësisë së fesë dhe t’i linte të jetojnë sipas parimeve islame për barazinë e njerëzimit dhe të shpallte qartë se çdokush vlen sipas devotshmërisë, sinqeritetit, mirësisë, siç është në fjalën e All-llahut xhel-leshanuhu, ku thuhet:
_______
1) Më hollësisht lidhur me domethënien, veçoritë dhe përkufizimin e imametit tek ithna asheritët do të flasim në faqet vijuese. Sipas ithna asheritëve imam aliu ishte paracaktuar nga Pejgamberi si zëvendës i parë i tij i pamohueshëm dhe imami i pagabuar, sipas tekstit të të Dërguarit dhe ajeteve Kur’anore. Sipas tyre kjo botë nuk mund të qëndrojë pa imam, i cili pa tjetër duhet të jetë prej ehli bejtit, dhe se besimi dhe njohja e këtyre imamëve është kushti i besimit për njeriun. Shihni librin “Rixhal Keshi”, f. 78, “Usul Elkafij”, f. 104



“S’ka dyshim se tek All-llahu më i ndërshmi prej jush është ai i cili më tepër ruhet nga të këqijat.“ (El-Huxhurat, 13)

Po kështu për të do të ishte më e përshtatshme që secilit nga ummeti i Muhammedit t’i mundësohet njëlloj dhe gjithmonë që të arrijë nivelin më të lartë të përsosjes shpirtëtrore dhe të marrë pozitat në këtë botë sipas punëve, orvajtjeve, diturisë, sinqeritetit dhe sipas shkallës së aftësisë së tyre, si dhe për të bërë nxitje në punë dhe gara te ummeti dhe që thirrja e All-llahut të jehojë në veshët e ummetit:

“Dhe shpejtoni për të kërkuar falje nga Zoti juaj dhe për në xhen-net, gjerësia e të cilit i kap qiejt dhe Tokën- i përgatitur për të devotshmit.” (Ali Imran, 133)


Kur’ani sqaron të vërtetën se fitorja, lumturia dhe përparimi i njeriut varen prej përpjekjes që bën vet njeriu:

“Dhe se njeriu nuk i takon asgjë veç asaj që ka punuar, dhe se mundi i tij më vonë (ditën e gjykimit) do të shihet. Pastaj do të shpërblehet me shpërblimin më të plotë.” (En-Nexhm 39-41)

All-llahu xhel-leshanuhu deklaron se asnjëri nuk mund ta mbajl barrën e dikujt tjetër në ahiret, se çdo person është përgjegjës për veprën e vet.

“Dhe dëmi i secilit person është kundër vetes, asnjë mëkatar nuk do ta bartë barrën e tjetrit.” (El En’Nam, 164)

Sipas hadithit, të cilin e transmeton Buhariu thuhet se Muhammedi alejhis-salatu ves-selam fisin e vet, familjen dhe të afërmit e tij i ka thirrur në emër, si “Kërkoni prej pasurisë sime çka të doni, por tek All-llahu unë nuk mund t’ju ndihmoj.” Ose “O beni Abulmenaf unë tek All-llahu nuk mund tÇju ndihmoj, Safije, hallë e të Dërguarit të All-llahut, unë nuk mund të të mbroj tek All-llahu. Fatime, bijë e Muhammedit, këko nga pasuria ime çka të duash, por unë nuk mund të të mbroj tek All-llahu.”

Këtë realitet Muhammedi alejhis-salatu ves-selam e vulos me fjalën e tij: “Ai që e lë pas dore punën e vet duke u mbështetur në përkatësinë te familja fisnike, kjo nuk do t’i vlejë (ditën e gjykimit).”


MIRËSITË E ALL-LLAHUT
XHEL-LESHANUHU NË RADHITJEN E
KALIFËVE DHE RAPORTIT ME FAMILJEN E PEJGAMBERIT

Ne nuk jemi të mendimit se është e rastit dhe rezultat i kurdisjes ose i planifikimit, që pas vdekjes së Muhammedit, alejhis-selam, në vend që të
_______________________________
1) Buhariu, Elxhamiu Essahih
2) Transmeton Muslimin.


Zavendësohej ai me një person nga familja profetike (e cila gëzonte cilësi dhe virtyte të larta njerëzore), në vendin e tij erdhi një anëtar nga familja beni Tej-jim, Ebu Bekr Es-sidiku, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me të. Ky e mori përgjegjësinë e kalifatit me zgjedhje të përgjithshme dhe me pëlqimin e myslimanëve, edhe pse ai nuk ishte prej fisit beni Hashimij e as prej beni El Mutalib. Kjo ndodhi kështu që t’u bëhet e qartë dhe të vuloset në mendjen e njerëzve që në fillim se me të vërtetë nuk është sistemi islam i trashëgueshëm, por as çështje familjare. Në imamet dhe në kalifat merret parasysh aftësia praktike, shërbimet, oblikimet dhe e tërë kjo ka të bëjë me përcaktimin dhe zgjedhjen e vetë myslimanëve.

Po ashtu nuk e shohim të udhës a të domosdoshme që ehli bejti në bazë të autoritetit, moralit, biografisë së bujshme dhe dëshirës së vet të flaktë për fenë që vetë të marrin autorizimin për t’u venë në krye të udhëheqjes fetare dhe të imametit teorik që kështu të përfitojnë respektin nga ana e myslimanëve. Nga ana e ummetit ata kanë respektin dhe prestigjin që e meritojnë dhe në rastet më të vështira All-llahu xhel-leshanuhu u ka falë suksese të mëdha për ta ndihmuar ummetin islam. Ata u bënin ballë gjithnjë kundërshtarve të islamit dhe me sinqeritetin e vendosmërinë e tyre të madhe i dhanë shoqërisë islame një frymëzim e një fuqi të re.
“Ai është caktimi i të Fuqishmit dhe të Gjithëdijshmit”. (Jasin, 38).




KUSHTI I TRETË


RUAJTJA, MBROJTJA E KUR’ANIT DHE E FESË NGA ANA E ALL-LLAHUT TË MADHËRUAR TEKSTET KUR’ANORE QËNDËSHMOJNË VËRTETËSINË DHE SIGURINË E TIJ

Më parë kemi përmendur që kushti i tretë i pejgamberisë është se libri i fundit qiellor që i ka zbritur Pejgamberi të fundit dhe që është gurëthemeli i fesë, burimi i parimeve dhe thirrjes në fe, mjet i përhershëm për lidhje të krijesave me krijuesin e tyre, duhet të jetë i mbrojtur dhe i siguruar për secilën shkronjë dhe për secilën pikë, gjithashtu duhet të jetë i përshtatshëm për t’u kuptuar dhe të jetë në dorën e njeriut. Njëkohësisht të vazhdojë leximi, këndimi, mësimi përmendsh, përdorimi dhe të kuptuarit e tij në çdo kohë, të mos preket nga dora e falsifikimit, siç ka ndodhur me librin e mëparshëm, të mos lihet si vjetërsirë historike, si dokument, dëshmi dhe porosi familjare e një klase a një fisi, ose të vendoset në bibliotekën e posaçme të sendeve e dorëshkrimeve të rralla, që mund t’i shfrytëzojnë vetëm njerëzit e posaçëm.
Deklaratat e Kur’anit që kanë të bëjnë me këtë çështje vërtet janë të prera dhe të qarta, ngase, siç dihet, kur vinte Xhibrili besnik që t’ia shpallte të Dërguarit të ndershëm alejhis-selam, (Muhammedi alejhis-selam i ka kushtuar vëmendje të madhe që ta ruajë dhe të mësojë përmendsh tekstin orgjinal dhe t’ua përcjellë të tjerëve) All-llahu xhel-leshanuhu i premtoi edhe tubimin dhe leximin e Kur’anit, ku thuhet:


“Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij, e kur ta lexojmë, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij, pastaj është obligim Yni që ta shkoqitim atë.”
(El Kijamesh, 17-19)


Ajetet Kur’anore aludojnë për hivzin (mësimin përmendsh) e Kur’anit, leximin e tij të plotë e pa të meta, pastaj për t’i hapur udhë shpjegimit dhe sqarimit të tij, si dhe për marrjen e përgjigjësisë për vazhdimësinë e pandërprerë të tij deri ditën e kijametit. Po kësht, duke pasut parasysh se Kur’ani ka arritur te njerëzit dhe ai është mësuar përmendsh në tërësi ose pjesërisht, si dhe duke pasuar parsysh rrezikun nga betejat dhe luftërat, nga shpërndarja e njerëzve në vende të ndryshme dhe nga fatkeqësitë e tjera të mundëshme, All-llahu xhel-leshanuhu mori për sipër përgjegjësinë e ruajtjen e paprekur të Kur’anit dhe fjalëve të tij deri në ditën e Kijametit. Kjo gjë vërtetohet e fjalët:

“Ne me madhërinë tonë e shpallëm Kur’anin dhe ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.” (El Hixhr, 9)


DËSHMITË E DIJETARËVE ASNJANËS JOMYSLIMANË

Të gjithë myslimanët, si të kohës së kaluar ashtu edhe të kësaj kohe (me përjashtim të sektit Ithna asherit) janë të një mendimi dhe të bindur se Kur’ani është ruajtur prej çdo falsikimi. Kështu s’është nevoja të paraqitim fjalët e dijetarëve më të shquar myslimanë dhe as fjalët e ulemave të mëdhenj e të respektuar myslimanë, për arsye se siguria e ruajtjes së Kur’anit nga rreziku i çdo falsifikimi e ndryshimi lidhet me besimin e Ehli sunnetit (sunnitëve), të cilën gjë e pranojnë të gjithë njerëzi dhe kjo është një pjesë e besimit të sunnitëve. Kështu do të japim disa dëshmi të dijetarëve jomyslimanë, sidomosë nga autorët dhe historianët e krishterë. Në Enciklopedinë Britanike përmedet pohimi: “Kur’ani është libri më i lexuar në rruzullin tokësor.”

Ndërkaq orientalistët dhe shkencëtarët evropianë, të cilët edhe pse kanë mendimin se Kur’ani nuk i ka zbritur Muhammedit alejhis-selam me anë të Vahjit (Shpalljes), megjithatë ata pajtohen me mendimin e përmendir më lart për ruajtjen e Kur’anit. Sir William Muir, i cili është i njohur me armiqësinë e tij ndaj Pejgamberit alejhis-salatu ves-selam deri në atë masë, sa që zotëri Ahmed Han (bartësi i flamurit të arsimit bashkëhor të myslimanëve të Indisë) u detyrua të shkruante librin “El-Hutabat El-Ahmedijeh”, si përgjigje librit të William Muirit “Jeta e Muhammedit” (Life of Muhammad). Uiliami në këtë libër thotë:
“Ende pa u bë një çerek shekulli që ndërroi jetë
______________________
1) Më hollësisht rreth ruajtjes, shkrimit e botimit të tij sihini librat e saktë të shkruara arbisht posaçërisht për këtë temë.
2) “Enceklopedia Britanike”, titulli “Kur’ani”




Muhammedi, filluan grindje të ashpra dhe u formuan grupe dhe, si pasojë e tyre, ra viktimë Othmani. Këto mosmarrëveshje janë në vijim e sipër, por Kur’ani mbeti libri i vetëm i të gjitha këtyre grupeve. S’do mend që mbështetja e këtyre grupeve në Kur’an si libër për lexim është dëshmi e pathyeshme se ky libër, që sot gjendet në duart tona, është po ai libër që kalifi i flijuar urdhëroi të tubohet dhe të shkruhet. Prandaj, ky mund të jetë i vetmi libër në botë, teksti i të cilit plot një mijë e dyqind vjet mbeti i ruajtur e i mbrojtur nga falsifikimi.”


Wherry në komentimin e tij të Kur’anit thotë: “Vërtet Kur’ani në krahasim me librat e vjetër i është shmangur kryekëput kombinimit e plotësimit, si dhe është i vërteti dhe më origjinali.”

Lane poole thotë: “Veçoria më e dalluar e Kur’anit vërtet mbështetet në faktin se nuk ka asnjë dyshim në origjinalitetin e tij. Ne mund të bindemi plotësisht se çdo shkronjë që e lexojmë sot ka mbetur ashtu siç ka qenë, nuk ka pranuar asnjë ndryshim gjatë trembëdhjetë shekujve.”

Basoworth thotë: “Ne kemi një libër i cili për nga origjinaliteti, ruajtja dhe për nga gjithëpërfëshirja e degëve të ndryshme të tij është i
______________
1) Life of Mohammed
2) El Vehirij, Tefsir Elkur’an, vëll. I, f. 249
3) Selections from the Quran p. C.


Pakrahasueshëm dhe se askush nuk ka dyshuar seriozisht për vërtetësinë e tij.”

Gjithashtu profesor arnoldi në librin e tij !Islamic Fath” thotë: “Tekstet e Kur’anit me të vërtetë janë fjali që i ka thënë me gojën e tij Pejgamberi alejhis-selam.”

Këtu mund të përmendim dhe shumë dëshmi dhe pohime për origjinalitetin e Kur’anit, por po mjaftohemi me kaq.



BESIMI I SEKTIT ITHNA ASHERIJ
(IMAMIT) DHE FJALËT E TYRE RRETH
KUR’ANIT FAMËLARTË

Krahas asaj që u tha më lart, të përmendim edhe fjalët e sektit Ithna Asherij për Kur’anin, ngase ithtarët e këtij sekti besojnë në falsifikimin e Kur’anit dhe pothuaj janë të një mendimit (pajtueshmëri) rreth kësaj

Dijetari Nuri Et-Tabrasij ka shkruar një libër të posaçëm për të vërtetuar gjoja falsifikimin e Kur’anit, të cilin e titulloi “Faslu Elhitab fi ithbati
________________
1) Basoworth, op. Cit., f. 22
2) “Islamic Fauth”, f. 9
3) Nga ky ixhma përjashtohen katër persona që janë: 1. Saduk. 2. Esherif Elmurteda. 3.Ebu Xha’fer Etusij dhe 4. Ebu Alij Etabrasij, Për disa prej tyre është vërtetuar se janë kthyer, kurse për të tjerët dyshohet se ata kanë thënë këtë me tukje (sipas parimit të tukjes të shiitët)..

Tahrifi kitabi Rabbilerbab”, (Fjala përfundimtare për vërtetimin e falsifikimit të librit të Zotit).


Në këtë libër, mes të tjerasht, thotë: “Me të vërtetë ka më tepër se dy mijë transmetime nga Imamët tonë të pagabueshëm që vërtetojnë falsifikimin e çdollojshëm në Kur’an.”

Është e vëretetë se ka pasur dijetarë dhe shkrimtarë shiitë deri në kohën e Bakir El-Mexhlisijut, i cili merret si vula e muhadithinëve të sektit Ithna Asherij dhe si komentues i drejtimit shiit në shekullin 10-11, sipas hixhretit, por edhe pas kohës së tij, ka prej dijetarëve shiit që pohojnë me fjalë dhe me shkrime se Kur’ani që kemi nuk është i paprekur nga ndonjë falsifikim, ndryshim, heqje ose shtim.


Lexuesit e nderuar lexuan parë fjalët e Homeinit, ndër të cilat ishin edhe këto: “Me të vërtetëishte lehtë për ata (sahbët e ndershëm) që t’i nxjerrin ajetë nga Kur’ani, të falsifikojnë librin qiellor, t’i hedhin hije Kur’anit dhe ta largojnë atë nga sytë e botës.” Më tutje ai vijon:
___
1) Në kohën e fundit ky libër është i botuar në Pakistan.
2) “Feslu Elhitab”, f. 227
3) Më hollësisht lexoni librin e dijetarit të famshëm Eshejh Muhammed Mendhur Ennuamanij, “Etheuratu El Iranijeh El Imam El Humejnij veshshiah” (Revulicioni i Iranit, Imam Homerini dhe shiitët, f. 156, Laknow, Indi
4) “Keshfu Elesrar”, f. 114


“Akuza për falsifikim që bëjnë myslimanët, kundër hebrenjve dhe të krishterëve, në të vërtetë kjo lidhet edhe me sahabët.”

Në librin “Usul el Kafif”, që quhet libri më i saktë te imamitët, ceken shembuj ku janë nxjerrë disa ajete të tëra nga Kur’ani dhe është bërë falsifikim i tyre” Akuzat e imamitëve arrijnë deri në atë shkallë sa të pohojnë se dy e treta e Kur’anit është nxjerrë dhe është humbur, kurse numri i ajeteve të Kur’anit ka qenë shtatëqind mijë.

Në të vërtetë ata besojnë se origjinali i Kur’anit, i cili ndryshon nga ky që kemi ësthë ai të cilin e tuboi hazreti Aliu e që gjendet te imami që është i fshehur.


Disa prej imamëve të tyre thonë: Ne në të vërtetë kemi Mus’hafin e Fatimes që është tri herë më i madh nga Kur’ani që kemi ne sot.


INTERESIMI I PAKTË PËR KUR’ANIN

Këtu po mjafton ajo që u tha. Rezultat i mendimeve dhe besimevew të shiitëve për Kur’anin famëlartë është edhe ajo se ata nuk i japin rëndësi Kur’anit dhe praktikisht nuk lidhen me këtë libër të
____________________________
1) Ibid
2) “Usul Elkaf”, f. 264-267, botimi i Laknovit, Indi.
3) Ibid, f. 271
4) Ibid
5) Ibid, f. 160

Madhëruar që lexohet te ummeti i Muhammedit prej Lindjes deri në Perëndim, prej Veriut deri në Jug, libër të cilin e kanë mësuar përmendsh me qindra e me mijëra, ashtu që nuk ka fshat ose vend të vogël që të jetë pa të. Në muajin e ramazanit lexohet në çdo xhami, pa marrë parasysh sa është e madhe, dhe gjatë këtij muaji të bekuar, në namazin e teravisë bëhet hatme një apo dy herë. Është punë që dihet se shitët nuk ka shumë hafiza (të Kur’anit), që vjen si rezultat psikik i dyshimit të tyre në vërtetësinë dhe origjinalitetin. Unë këtë e kam provuar vetë gjatë udhëtimit tim në Iran në vitin 1973.


Prandaj në bibliotekat e “Ithnaasheritëve” nuk hasen gjurmë dhe modele që kanë të bëjnë me shërbimin e Kur’anit, shkrime me tema të ndryshme në lidhje me të, nuk shihet tek ata lëvizja e fortë shkencore për sqarimin e muxhizes së Kur’anit dhe për gjithëpërfshirjen e diturive dhe të vërtetave në Kur’an. Përkundrazi, bibliotekat dhe libraritë e vendeve islame në përgjithësi janë përplot me libra që kanë të bëjnë me Kur’anin, madje është formuar bibliotekë e posaçme, e cila është më e pajisur nga bibliotekat shkencore dhe më e pasur në historinë e shkencave, të arteve dhe në veprimtarinë shkencore e botuese.


FAKT NË DORË TË MOHUESVE

Kur t’i kemi parasysh këto pohime të shitëve, si do të jetë e mundur që myslimanët të bëjnë thirrje në fenë islame dhe të mbështeten në Kur’anin si dëshmi për sipnqeritetin, vërtetësinë e thirjes së tyre dhe përparësinë e mësimeve të fesë së tyre. Përveç kësaj, pasqyrimi i islamit dhe i myslimanëve (që shihet nga besimi i shitëve) a i përshtatet thirrjes së jomyslimanëve në islam dhe a ka fuqi për të zgjuar interesimin e vëmendjen e jomyslimanëve për islamin dhe për studimin e ligjit të tij? Për All-llahun, a nuk ka të drejtë bota (në bazë të këtyre pretendimeve për falsifikimin e Kur’anit) t’i drejtohet thirrësit mysliman e t’i thotë:

“O ju që keni besuar, pse po e thoni atë që nuk e punoni? Tek All-llahu është shumë e urrejtur të thoni atë që nuk e punoni.” (Es Saff, 3)

KUSHTI I KATËRT


VET PEJGAMBERI TË JETË QENDRA E UDHËZIMIT DHE E UDHËHEQËSISË



PËRKUFIZIMI DHE VETITË E IMAMËVE- NË KUNDËRSHTIM ME BESIMIN NË PRJGAMBERINË E PATJETËRSUESHME DHE NË VULËN E PEJGAMBERISË



Sa i përket kushtit të katër që përcaktuam se pejgamberia e përhershme dhe ummeti i përjetshëm është: personaliteti i të Dërguarit të jetës qendra e udhëzimit dhe boshti i lidhjes shpirtërore, t’i besohetatij përnjëmend nga ana e ummetit, të jetë burim i legjiolacionit dhe i denjë për respekt, si dhe të zbatohet urdhri i tij në atë mënyrë që në atë të mos marrë pjesë askush nga ana e ummetit të tij. Shumë mirë thotë Muhammedi Ikbali (me rastin e kritikës që ua ka bërë kadijanitëve): “S’ka dyshim që ne besojmë dhe jemi të bindur se islami si fe ka zbritur nga ana e All-llahut të madhëruar, por islami si shoqëria ummet i detyrohet të Dërguarit alejhis-salatu ves-selam. Me të vërtetë myslimanët janë të ndjeshëm ndaj lëvizjeve që rrezikojnë unitetin e tyre, për arsye se uniteti islamik mbështetet në besimin e vulës së Pejgamberit.”
___________
1) “Harf Ikbal”, f. 122-136


DISA CITATE QË I PASQYROJNË BESIMET E SEKTIT IMAMIT


Është e udhës që tash ne të japim një pasqyrë rreth besimeve dhe parimeve të sektit ithnaasherij, të marrë nga libri i tyre “Usul El Kaafij”. “Ky sekt mbështet mendimin se kalifi i të Dërguarit dhe kalifët e tjerë si dhe imami janë të caktuar nga ana e All-llahut të madhëruar. Ata janë të pagabueshëm si Pejgamberi, jemi të detyruar t’i nderojmë ata, grada e tyre krahasohet me gradën e të Dërguarit të All-llahut xhel-leshanuhu, por edhe e kalon gradën e pejgamberëve të tjerë, ligji i All-llahut nuk zbatohet te njerëzit pa pasur imam, ky ligji nuk praktikohet deri sa nuk dihet e nuk njihet ai. Kjo botë nuk mund të qëndrojë pa imam, njohja dhe pranimi i imamëve është kushti i besimit, kurse respekti ndaj imamëve është i obliguar si respekti ndaj të dërguarve. Imamët kanë të drejtë për ta bërë diçka të lejueshme (hallall) ose të ndalueshme (haram). Ata janë të pagabueshëm si pejgamberët dhe ai që i beson imamët e pagabueshëm është xhenetli edhe pse mund të ishte zullumqar, i pandershëm, i dhënë pas pasioneve. Grada e imamëve është njëlloj si grada e të Dërguarit alejhis-salatu ves-selam dhe më e lartë prej të gjitha krijesave dhe pejgamberëve, bekimet e All-llahut qofshin mbi ta. Imamët kanë pasur dituri “rreth asaj që ka kaluar dhe që do të ndodhë”. Gjatë natës dhe ditës imamëve u tregohen veprat e
_________________
1) “Usul Elkafi”, f. 103-259, Sherh Usul Elkafi, vëll. II, f. 229


Njerëzve. Melekët shkojnë ditë e natë tek ata, çdo të xhuma mbrëma imamët gradohen me miraxh. Natën e Kadrit për çdo vit imamëve u zbret nga një libër nga All-llahu. Ata e kanë në dorëvdekjen e gjithashtu edhe dunjanë dhe ahiretin. I japin çka të duan dhe kujt të duan.

Gjatë punës së tyre edhe hulumtuesit jomyslimanë kanë arritur të kenë të njëjtin kuptim sa i përket konceptimit të imametit të lartpërmendur. Ja për këtë dhe thënia e Patrick Hugecit: “Shitët ua dhurojnë imamëve cilësitë e All-llahut të Madhëruar.”

Një hulumtues tjezë, W.Ivanow, thotë: “Me të vërtetë vazhdimësia e mësimeve të imametit në botë në mënyrë të pandërprerë bëri që pejgamberia të ketë rol anësor e të dorës së dytë.”

Hulumtuesi Philip K. Hitt, kur flet për imametin e shitëve, thotë: “Pejgamberi i islamit vahjin (Kur’anin) vërtet eka bërë ndërmjetësues midis All-llahut dhe njeriut, kurse të shiitët ky ndërmjetësim është shndërruar në njeri (imam). Me të vërtetë shiitët në thënien e besimit (Unë besoj All-llahun dhe Kur’anin i cili nuk është i krijuar) kanë shtuar edhe fjalë të tjera, pra kemi: (Njëmend unë besoj Imamin që All-llahu xhel-leshanuhu e ka
____________________________
1) Thomas Patrick Huges, Dictionary of Islam, Londër, 1885, f. 574
2) H.A.R. Gibb and J.H. Kramer shorter Encyclopaedia of islam Leider, 1953, f. 248


Zgjedhur, që ky merr pjesë në cilësitë hyjnore dhe është shpëtimtar për njerëzimin).”



IRANI I LASHTË DHE REFLEKTIMI I BESIMIT TË TIJ


Besimi i tepruar në imametin, për të cilin bëmë fjalë më lart, kufitë dhe qëllimet e të cilit arrijnë deri në shenjtërimin e familjeve, shtëpive dhe në shpalljen e tyre Zot, pasqyron besimet e Iranit të lashtë. Kjo shihet, bie fjala, te udhëheqja fetare dhe e pushtetit që i takonin disit “Midija” e më vonë që ajo kaloi te fisi “Magian” prej kohës kur filoi feja Zerdeshite dhe ndikimi i saj në Iran. Persianët besonin se klasa e priftërinjve ishte hija e Zotit mbi tokë, se ata janë krijuar vetëm për të shërbyer zotërat, se pushtetmbajtësi duhet të jetë patjetër prej këtij fisi. Se qenia e Zotit mishërohet te pushtetmbajtësi, se detyra e kujdesjes dhe rregullimi i shtëpisë së zjarrit është e drejtë e këtij fisi dhe kjo e shquan vetëm atë.”

Në librin e njohur “Duha el Islam”, te vëllimi i tretë, dr.Ahmed Emini duke folur për besimin e shiitëve thotë: “Disa prej persianëve u bënë shiitë për arsye se ata kanë qenë të mësuar në adhurimin dhe shenjtërimin e shtëpisë së udhëheqësit që nga ditët e sundimit persian dhe, nga ana tjetër, gjoja se gjaku i mbretërve nuk është i njëllojtë me gjakun e
___________________
1) Philip, K. Hitti. History of the Arabs, Londër 1953, f. 248
2) Shihni librat e historisë së fesë zerdeshite dhe historinë e fesë të Iranit të lashtë.


Popullit. Prandaj, ata kur pranuan islamin, Muhammedin alejhis-salatu ves-selam e shukuan nga prizmi mbretëror, kurse familjen e tij e shikuan nga prizmi i familjes udhëheqëse. Sipas kësaj kur vdes Pejgamberi alejhis-salatu ves-selam prej njerëzve që e meritojnin më tepër hilafetin ishin ata të familjes së tij (Ehli Bejti).”

BESIMI NË IMAMIN E FSHEHUR

Me të vërtetë besimet e tepruara të shiitëve në imamet dhe imamë fshehin në vete pjesëmarrjen në pejgamberi e në të qenët hyjnor dhe konsiderimin e tyre personalitete mbinjerëzore.

Sa i përket besimit të tyre në imamin e dymbëdhjetë të fshehur, ata kanë tejkaluar çdo kufi, mafje edhe ata më të skajshëm. Kështu, për shembull, besimi se si lindi ai, fshehja e tij, jeta dhe udhëzimi i tij, të gjittha këto janë në kundërshtim me mendjen e shëndoshë, me analogjinë, me ligjin e ekzitencës dhe me sheriatin që ka dhënë All-llahu xhel-leshanuhu. Pra, ata besojnë se i biri i imamit të 11-të, El Hasen El Askeri, 10 ditë para vdekjes së babait është fshehur me tërë atë që ka trashëguar nga familja dhe me frymëzimet që ka pasur nga imameti. Siç besojnë, ai është fshehur në shpellën “Surra men ra’a” dhe ende është gjallë dhe do të jetojë deri në ditën e Kijametit. Ai do të dalë nga
__________
1) “Duha Elislam”, vëll. III, f. 209
2) Kjo shpellë gjendet në Irak. Vër.e përkth.


Shpella në kohën e përshtatshme dhe do ta udhëheqë tërë botën.”

Dhe jo vetëm kaq, ata besojnë se ky imam i fshehur ka një fshehje të vogël, në të cilën ambasadorët dhe të dërguarit e tij në mënyrë të fshehur kanë kontaktuar kohë pas kohe me të, por pastaj kjo është ndërprerë dhe thuhet se afati i fshehjes së vogël ka kaluar. Me kalimin e këtij afati, ka filluar koha e fshehjes së madhe dhe më askush nuk mund me të pa ardhur momenti i parqitjes së udhëheqësit të kohës.


DREJTIMI I HOMEINIT DHE BESIMI I TIJ NË IMAMËT


Ka mundësi që dikush mbase të mendojë me vete e të thotë se me të vërtetë kalimi i kufirit dhe skajshmëria që duket nga sekti ithna-asherijj ka të bëjë me kohën e paditurisë, me kohën para hulumtimit, mendimit, studimit dhe lidhjes së tyre me botën islame e me xhematin e myslimanëve, pastaj me kohën para se të fillojë thirrja e tyre e përgjithshme në revolicionin islamik dhe me kohën kur jetonin në rrethin e tyre të kufizuar, por tani nuk është e mundur asnjë individ i kulturuar shiit, që ka njohuri për islamin e qëllimet e tij që është thirrës për islam dhe shqetësohet për gjendjen në të cilën jeton ummeti islamik, të përkrahë e të ketë besim të këtillë, i cili është i pakapshëm për mendjen e
___________________________________
1) “Usul Elkafi”, f. 202-207
2) “Ithxhaxh Ettabrasij”, f. 230


shëndoshë. Me gjithë këto që u përmendën, ne do t’i japim lexuesit të ndershëm disa fragmente nga libri i Homeinit “El Hukumetul Islamijeh” (Pushteti Islam) nga nëntitulli “Pushteti kozmik” (Vilajeti Tekvini), ku thotë:

“Imamët me të vërtetë posedojnë pozitë të lavdishme, rang dhe mëkëmbësi të gjithësishme. Kësaj mëkëmbësie (pushteti) i nënshtrohet të gjitha atomet e kësaj qenie. Një ndër besimet thelbësore sipas drejtimit tonë është që imamët të kenë pozitë të cilën nuk e arrin asnjë melaqe e afërt e asnjë pejgamber i dërguar. Në bazë të transemetimeve dhe haditheve që kemi ne, i Dërguari i madh sal-lall-llahu alejhi vesel-lem dhe imamët (alejhimus-selam) para kësaj botë kanë qenë drita. All-llahu xhel-leshanuhu në arshin e Tij i ka bërë vëzhgues, si dhe u ka dhënë mirësi, ylerën e së cilës nuk e di askush, përvrç All-llahut.”

Është vërtetuar se Homeini beson në imamin e fshehur dhe në paraqitjen e tij, ashtu siç besojnë të tjerët dijetarë dhe autorë të sektit ithna-asherij. Madje Homeini është i mendimit se imami i fshehur do të paraqitet, edhe pse nga fshehja e tij ka kaluar më tepër se një mijë vjet, por mund të kalojnë edhe shumë mileniume të tjera.
______________________________
1) “Elhukumetu El Islamijeh”, f. 52. ky libër na ja arritur drejtpërsëderjti nga Irani. Tash është botuar në bibliotekën Berzek El Islamijeh. Mund të shtojmë se ky libër është përkthyer dhe është botuar në shumë gjuhë e të tjera(turqisht, serbokroatisht etj.) Vër. e përkth.
2) Ibid, f. 71-77


MENDIMI I SHEJHUL ISLAMIT IMAM
AHMED BIN ABDURRAHIM EDDEHLEVIJ
LIDHUR ME BESIMIN NË IMAMET


Duke marrë parasysh këto besime në imamët, shihet qartë se atë që e ka arritur imam Ahmed din abdurrahim Eddehlevij, i njohur me llagapin Velijull-llah Eddehlevij, është rezultat dhe përgjithësim i qëlluar në lidhje me këtë drejtim dhe është një e vërtetë e qëlluar. Në citatin e tij thuhet: “Ç’është e drejta pavërtetësia e imamëtëve shihet në vetë domethënien e fjalës imam, ngase imami tek ata është i pagabueshëm, nderimi për të është i detyrueshëm, kurse shpallja e tij është interne (e fshehur), gjë që i takon Pejgamberit. Së këtejmi vetë drejtimi i tyre e bën të nevojshëm mohimin e pejgamberit.”

DIELLI QË E NDRIÇON BOTËM ËSHT NJË,
TË TJERËT JANË GRIMCA TË DRITËS SË
TIJ


Sa i përket personalitetit të të Dërguarit të Zotit, nuk mjafton që ne të jemi të lidhur me të në
__________________
1) Ky është autori i dy librave të njohur “Huxh-xhetull-llah El baliga” dhe “Izaletu Elafa an hilafeti El hulefa”. Lidhur me biografinë e këtij autori të njohur shihni librin tonë “El Imam Eddehlevij”.
2) “Edurr Ethemin fi mubeshirat Ennebij El Emin”, f 4-5, botimi i shtypshkronjës “Delhi”, Indi.

Mënyrë të ligjshme, por prej nesh kërkohet që të lidhemi shpirtërisht me të dhe të kemi dashuri të ndërsjellë, ta duam atë me sinqeritet të thellë e që ia kalon dashurisë ndaj çdo gjëje tjetër, edhe ndaj pasurisë, edhe ndaj vetëvetes, familjes e fëmijëve. Me fjalë të tjera, në këtë ajo të mos i resferohet asnjë personaliteti tjetër, përveç dashurisë ndaj All-llahut xhel-leshanuhu (edhe pse ai personalitet mund të jetë evlija i madh, njeri i përkryer ose ndonjë person i shquar nga familja e ehli bejtit).


Muhammedi, alejhis-salatu ves-selam, është dielli që ndriçon tërë botën dhe, përveç tij të gjithë të tjerët, qofshin nga shokët e tij të ndershëm, qofshin nga reformatorët, themeluesit e shteteve, perandorive ose udhëheqësit e revulucioneve, janë grimca që shkelqejnë nga drita e këtij dielli. Me fjalë të tjera Muhammedin alejhis-salatu ves-selam mund ta cilësojnë me së mirë këto vargje nga një poezi e lashtë arabe:

Dheu i pemës të një lugine,
Nga misku
U shndërrua në kamfur.
Degët iu bënë dafinë,
Ngase mbrëmë pranë saj
Kaloi Hinda.






LAVDITHURJE TË IMPROVIZUARA PËR
PEJGAMBERIN, KURSE KRIJIME
ARTISTIKE TË MIRËFILLTA PËR BËMAT E
EHLI BEJTIT NGA SHIITËT


Bindjet e besimi i shiitëve rreth imamit dhe imamëve jo vetëm që e pengojnë simpatinë dhe dashurinë ndaj Pejgamberit alejhis-salatu ves-selam, por ato kundërshtohen dhe ballafaqohenme të. Së këtejmi, është gjë faqe e natyrshme që shiitëve të mos u shkojë për dore të shkruajnë një libër me ndikim rreth biografisë së Pejgamberit alejhis-salatu ves-selam, të mos u shkojë për doer as poetëve të famshëm të tyre që të thurin poezi të qëlluara e ilahi në të cilat do të shihej lidhja e tyre shpirtërore dhe do të shkrihej talenti i tyre ndaj Pejgamberit, alejhis-selam, ashtu siç vërehet kjo në poezinë “El mirathi”, në veprat e tjera për bëmat e ehli bejti dhe në përshkrimin e asaj që ka ndodhur në Kerbela, të cilat i kanë bërë në një mënyrë të shkëlqyeshme dhe me retorikë të pasur.


Prej tyre nuk ka dalë asnjë poet i rangut të poetëve të Indisë, të cilët me poezitë e tyre, ku lavdëruan Pejgamberin alejhis-salatu ves-selam, arritën famë të madhe. Në këtë rast duhet perjashtuar lavdithurjet për Pejgamberin, që bënë poetët persianë, si për shembull El Kudsi dhe El Xhami. Kjo gjë mbase u imponua për hir të analogjisë. Kjo çështje është e njohur, prandaj është e udhës që në në këtë rast të përmend atë që te libri “Prej lumit Kubul deri në lumin Jermuk” e kam thënë për udhëtimin tim në Iran:

“Ne vërejtëm se çdo shoqëri që i takon sektit imamit ka lidhje të ngushtë, dashamirësi dhe entuziazëm të brendshëm ndaj ehli bejtit, si dhe adhurim ndaj imamëve (që ishin imamë të udhëzimit dhe pishterë në errësirë e në të cilën nuk dyshon asnjë mysliman) deri në atë masë sa të plotësohet çdo zbrazëtirë në zemër, mandje, ndërgjegje dhe simpati, saqë ka rrezik që ata të kenë konsumuar sasi të tepërt nga ajo që i përket vetëm pejgamberisë, e cila është burim i çdo të mire dhe lumturie. Gjithashtu ata kanë marrë edhe nga personaliteti i të Dërguarit të madh Muhammedit alejhis-selam, në saje të të cilit ehli bejti ka arritur autoritet, dashuri dhe respekt. Nga ana tjetër kjo dashuri është rritur dhe ka lulëzuar falë lidhjes së thellë që duhet të ketë doemos myslimani ndaj Pejgamberit të tij.

Kjo që u përmend lidhur me dashurinë e tepërt ndaj ehli bejtit dhe imamëve dhe rreziku nga kjo është paraqitur në pozitë e poetëve iranianë që i kushtohen Pejgamberit alejhis-salatu ves-selam dhe bëmave të ehli bejtit e sidomos në ato që u kushtohen bëmave të prijësit të myslimanëve, Ali bin Ebi Talubit dhe hazretit Huseinit, birit të Aliut. Për nga fuqia e dashurisë, shprehja e ndenjave, invenca dhe për nga patosi e prirja poetike, poezitë që u kushtohen këtyre ua kalojnë atyre që i kushtohen Pejgamberit. Këtë dallim e kemi vërejtur gjithashtu në poezinë e poetëve urdë në Indi që thurën vëllezërit tanë Xhaferit dhe ilahit e tyre për Muhammedin alejhis-salatu ves-selam, si dhe në poezinë persiane.

Këtë dallim për nga cilësia e për nga sasia e kemi vërejtur edhe në librat që janë shkruar për Pejgamberin alejhis-salatu ves-selam dhe për ehli bejtin. Vihet re po kështu edhe interesimi i dalluar ndaj vendeve të vajtimit në krahasim me interesimin për xhamitë, pastaj dëshira e flaktë për udhëtim në Nexhef, Kerbela dhe në “Atebat El alijat”, në krahasim me interesimin e tyre për udhëtim në Qabe dhe në xhaminë e Pejgamberit.

“Deri- diku unë e pranoj se në kohën dhe mjedise të ndryshme ka pasur kundërvënie nga disa ulema të ehli sunnetit dhe simpatizues të tij, të cilët në mënyrë të mangët e kanë përmendur vlerën e ehli bejtit dhe detyrat e myslimanëve ndaj ehli bejtit. Por kjo kundërvënie në krahasim me atë që i veçon shiitët është pothuaj e pahetueshme. Sdoqoftë, është e vërtetë se vala e dashurisë së bashku me entuzimin fetar dhe simpatinë e flaktë janë orientuar derjt kësaj qendre shpirtërore, e cila është e rrethuar me kurora shenjtërimi dhe ka grumbulluar asi cilësish sa që druaj se ata e kanë bërë imametin t’i konkurrojë

Pejgamberisë ose ia kanë veshur shumë cilësi të saj.”
____________________
1) S’ka dyshim se tashmë ka një ndryshim të dukshëm lidhur me kujdesin e kryerjes së haxhit te shiitët sidomos te iranianët. Ky interesim dita- ditës shtohet falë organizimit të haxhilerëve me të cilin Irani ua tejkalon shumicës së vendeve islamike.



NJË PASQYRIM FYES DHE FSHEHJE E TË
VËRTETAVE LIDHUR ME KOLOSËT E EHLI
BEJTIT

Me gjithë besimet dhe deklaratat e këtilla të tepruara për imamët e ehli Bejtit që pohojnë se ata (imamët) janë mbinjerëz e për disa aspekte atyre u jepen edhe cilësi hyjnore, librat e shiitëve i përshkruajnë imamët ashtu që aludohet sikur ata nuk kanë pasur guxim e trimëri për ta nxjerrë tëvërtetën në shesh. Kjo gjë kishte të bënte edhe me (ruana Zot!) Ali Bin Ebi Talibin zemërluan. Në këta libra aludohet gjithashtu se ata kanë jetuar me shqetësim nga frika e rreziqet dhe kanë ndjekur politikën e interesave dhe të fshehjes të së vërtetës. Njëherazi aludohet në librat e tyre se ata janë mbështetur në armën e “Tukjes”, jo si metodë e përkohshme dhe armë e tyre, por duke llogaritur si ibadet dhe mjet për t’u afruar tek All-llahu xhel-leshanuhu.
______________________________
6) Citati është marrë nga libri “Min nehr Kabull ila nehr el jermuk”, f. 89-90
1) Sipas transmetimeve të tyre thuhet se imam Xhafer Essadiku shokut dhe nxënësit të tij sinqertë Selmanit, i ka thënë: “O Selman, ju keni një fe (besim) të cilën ai që e mban të fshehur, do të jetë i lartësuar nga All-llahu, ndërsa ai që e përshpall do të jetë i përçmuar nga All-llahu xhel-leshanuhu. “Gjithashtu transmetojnë se imam Bakiri ka thënë: “Shoku më i dashur dhe më i devotshëm për mua është qi që më tepër e fsheh çështjen tonë”,”Usuul Elkafi”, f. 485-486. madje në transmetimet e tyre thuhet: “Nëntë të dhjetat e fesë janë tukje, kurse ai që nuk vepron sipas tukjes, nuk ka



Pastaj sikur ata e shfrytëzonjë këtë armë nevojë, sikur e largojnë ummetin e Muhammedit nga parimet e vërteta të pejgamberisë dhe sikur fesë ia mohojnë lartësinë dhe fitoren nga shkaku i druajtjes prej disa rreziqeve. Pasqyrimi i këtyre imamëve të mëdhenj sipas librave të shkruar për bëmt dhe qëndrimet fisnike të tyre (All-llahu i largoftë nga ky mendim!) nuk ndryshon aspak nga pasqyrimi që bëjnë Masonët dhe shoqata Ihvan Essafa dhe nga pasqyrimi i Organizatave Sekrete (Undergnizatioden në vende të ndryshme. Studimi i pasqyrimeve të tilla gjithashtu ndrydh e shuan
_______________________
vepruar sipas fesë”, f. 482. Tukje sipas shiitëve do të thotë: Të thuash diçka, në kohën kur ke diçka krejt tjetër në zemër, ose të veprosh para drejtimeve të tjera si ata duke mos besuar atëm kurse në shtëpi të veprosh sipas mënyrës që e beson (Vër. e përkth.)
1) Kjo ka qenë organizatë sekrete për bartjen e ideve të lira filozofike në periudhën e abasitëve. Kjo përbëhet prej disa mjekëve të cilët mbanin epitetin Ihvan Essafa.
Qendra e tyre ishte Bagdadi në shekullin e katërt (sipas hixhetit). Ata tuboheshin fshehurazi dhe këmbenin mendime rreth hulumtimeve filozofike dhe ideve të lira. Ata praktikonin që në takimet e tyre në kohë të caktuar të mos ishte i pranishëm asnjë i huaj. Filozofinë e tyre e kanë shkruar në formë të 52 fletushkave që njihen me emrin “Fletushkat e Ihvan Essafas”. Shkruesit e këtyre fletushkave nuk i kanë treguar emrat e tyre. Mutezilët dhe ata që u ngjajnë atyre marrin tekstet e këtyre fletushkave dhe i bartin nëpër vendet islamike në mënyrë sekrete. Këta fletushka nëvitin 1883 u botuan në Libezxh, në vitin 1886 në Bombaj, kurse në vitin 1889 në Egjipt. Më hollësisht shihni librin “Tarihu Felasifeti El Islam fi el-meshrik vel-megrib”, të Muhammed Lutfi Xhumah , f. 253-266, botim i Elmearif, Kajro 1927

Vullnetin, dëshirën e flaktë, vendosmërinë dhe ndjenjën e guximit e të rrezikimit lidhur me përhapjen e fesdhe fitoren e islamit. Pra, nuk e lë të shpërthejë atë energji të madhe që ndryshoi rrjedhën e historisë e të ngjarjeve gjatë etapave të errëta dhe situatave të jashtëzakonshme për 14 shekujt e historisë së islamit duke i dhënë asaj një drejtim të ri. Përkundër kësaj, transmetimet e shumta historike vërtetojnë aspiratat e larta që kanë pasur personat e Ehli Bejtit dhe përkujdesjen e tyre të flaktë për të qenë të gjithë të organizuar e të përbashkuar rreth islamit. Këtë gjë e dëshmon transmetimi i El Babikiut, njërit nga shokët e Zejd Bin Aliut, ku thuhet: “Shkuam në Mekë me Zejd Bin Aliun dhe kur erdhi mesnata e dolëm yjet, Zejdi tha: O Babiki, a i sheh këto yje, a thua mud t’i arrijë dikush? I thashë se jo! Ai më tha: Vall-llah, do të doja që dora ime t’i kapte yjet dhe unë të bija në tokë ose kudo qoftë dhe të bëhesha copë e grimë, vetëm e vetëm që All-llahu xhel-leshanuhu ta përbashkojë ummetin e Muhammedit alejhis-salatu ves-selam.”

Shkrimtarët imamitë dhe ithtarët e tyre e përshkruajnë Ehli Bejtin në atë mënyrë sikur ata gjatë jetës së tyre nuk kanë asnjë preokupim a punë tjetër përveo se si të arrijnë ta marrin Kalifatin nga duart e grabitqarëve zullumqarë, se kjo çështje ishte në qendër të prokupimeve të tyre dhe se ata gjoja nuk kanë pasur kujdes për shoqërinë islame të kohës
_____________________
1) Emri i tij është Abdullah bin Muslim bin Babik, Mukatil Etalibin, f. 129
2) Ebu Elderaxh Elesfehanij, Mukatil Ettalibin, f. 129 (realizoi Sejid Ahmed Sakr).



Që ishte formuar me mundim, thirrjen, edukimin dhe udhëzimin e gjyshit të tyre (Muhammedit alejhis-salatu ves-selam). Ata gjoja nuk kanë pasur kujdes as për inadetin e përvuajtjen e as për rrugën e drejtë e thirrjen e të tjerëve në islam.

Përkundër kësaj, historia objektive dhe pa frymë sektare, ehli bejtin e përshkruan në një formë mjaftë të drejtë e që i përgjigjet rolit që kishte për fenë dhe nderit që i takonte asaj familjeje në ndjekjen e rrugës së Pejgamberit.

Ka disa citate që kanë të bëjnë me përshkrimin e Xhafer Es- Sadikut i biri i Muhammedit të birit të Aliut të birit të Huseinit, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me ta, ku historianët thonë: “ Imam Es-Sadiku veçohet për qëllimin e tij fisnik e të lartë, për qëndrimin e paanshëm lidhur me të vërtetën dhe pa rënë në grackën e pasioneve të ndryshme, si bie fjala, të etjes për famë, për pozita të larta. Ai nuk kërkoi asgjë që lidhej me këtë botë e as ndonjë element që i nxirrte pasionet ose me diçka që u jep udhë dyshimeve, por përkundrazi ai kërkoi të vërtetën e kulluar dhe këtë nuk e zëvendësoi me asgjë tjetër.”

Jetën e Xhafetr Es-Sadikut imam Maliku e përshkruan me këto fjalë:

“Shkoja te Xhaferi, biri i Muhammedit, të cilin e gjeja gjithëmonë të buzëqeshur, kurse kur
_____________________________
1) Ebu Zuhrah, Elimam Esadik, f, 76


Përmendej në praninë e tij Pejgamberi alejhis-salatu ves-selam, ai zverdhej. E vizitoja shpesh dhe e kam hasur atë duke bërë tri punë: duke u falur, duke agjëruar ose duke lexuar Kur’an. Asnjëherë s’e kam parë të fliste pa avdes për Muhammedin alejhis-salatu ves-selam, kurrë nuk fliste për gjërat që nuk sjellin dobi. Pra, ai ishte një nga adhuruesit e të përvuajturit e mëdhenj që kishte drojë all-llahu xhel-leshanuhu.”

Transmetohet se Imam Xhafer Es-Sadiku, ka thënë:

“Largohuni mosmarrëveshjeve në fe, sepse ato shkaktojnë dyshime dhe pasojnë hipokrizinë. “E njëjta gjë transmetohet edhe prej babait të tij, Imam Muhammed Bekirit.
Këto transmetime dhe shumë të tjera si këto, në përgjithësi na bëjnë me dije se imam Es-Sadiku nuk ka mëtuar të ngrejë kryet kundër udhëheqjes së pushtetit, për arsye se nuk besonte se kjo gjë mëkëmb drejtësinë dhe mposht padrejtësinë, ngase mbizotëronin pasionet.

Me të vërtetë prijësit e ehli bejtit i shquan shpirtdëlirësia, dashuria e madhe dhe angazhimi për çështje të larta e jo fjalët e kota e pallavrat, po ashtu ata dallohen për gjakftohtësinë, vetëpërmbajtjen,
_____________________________
1) Ibid, f. 77
2) Ebu Zuhrah, Elimam Esadik
3) Ibid, f. 47

Maturinë, zemërgjerësinë dhe çdo gjë r trajtonin shtruar, urtë e butë. Por kur ishte nevoja, për të hyrë në ndonjë detejë, ata suleshin si luanë. Vargjet e poetit emevit El Hutajeh (lindur në vitin 59, sipas hixhretit), edhe pse u shkruan për dikë tjetër, më së mirë u përgjigjen vetive të karakterit të tillë të tyre. janë këto vargje ku i këndohet lavdisë e që lirisht mund të quhen më të bukurat në poezinë arabe:

Ata ishin një popull
Që punonte mbarë,
Që mbante premtimin
Kur lidhnin diçka
Fortë e shtrëngonin.
Të mirën e shpërblenin.
Keqpërdorimin e të mirës
E kthenin me të mirë.

BIOGRAFIA DHE SJELLJA E EHLI BEJTIT
SIPAS HISTORISË

Anëtarët e familjes së Pejgamberit dhe ehli bejti i shquar në krye me hazreti Aliu dhe fëmijët e tij bujarë janë përkujdesur me xhelozi të madhe për lidhjen familjare që kanë me Pejgamberin. Këtë afërsi ata nuk e kanë shfrytëzuar për interesa të kësaj bote, siç bënin bijtë e familjeve të liderëve fetarë të feve e të popujve të tjerë, të cilët gëzonin shenjtërim të tepruar dhe trajtoheshin si personalitete mbinjerëzore. Anëtarët e familjes së Pejgamberit dhe ehli bejti, qëndruan shumë larg lëmishteve mashtrimeve të kësaj bote nuk ngritën pallate krenarie në kurriz zë famës që kishte familja e tyre.
Ata që tregojnë librat e historisë dhe autobiografisë lidhur me prindërit e ehli bejtit dhe me sjelljen, pavarësinë dhe shpirtdëlirësinë e tyre ndryshon krejtësisht nga biografia e grupit shoqërorë që fenë e merrnin si një zanat, mall tregtie sikur brahmanët dhe fallxhinjtë, siç bëjnë fetë dhe sektet e tjera dhe që adhuruesit e tyre i quajnë me prejardhje të shenjtë që nga lindja e të cilët me pak mund e orvajtje i realizojnë interesat e veta. Tani mund të përmendim për ilustrim disa ndodhi në lidhje me anëtarët e familjes së Pejgamberit dhe ehli bejtit që të mund të vlerësojmë nivelin dhe biografinë e ndritshme të tyre:

• “Me një rast hazreti Hasani (biri i Aliut), hyri në treg për të blerë diçka. Pyeti pronarin e një shitorjeje për një artikull dhe e mori vesh çmimin. Mirëpo, pronari kur e kuptoi se ky është Hasani, biri i Aliut e nipi i Resulull-llahut, pët t’i bërë nder i tha një çmimin më të ulët. Hasani nuk e pranoi këtë gjë e la pa e blerë atë artikull dhe i tha: Unë nuk pranoj që për hiçgjë të nëpërkëmb famën që kam nga Muhammedi alejhis-salatu ves-selam.”
• “Xhuvejrijetu, bija e Esmasë, (që ishe një nga shlrbyesit më të afërt të Aliut, birit të Huseinit, i njohur me emrin Zejnul Abidin) thotë: “Aliu, biri i Huseinit, asnjëherë nuk e ka shfrytëzuar përkatësinë familjare të Pejgamberit për ndonjë derhem.

Zakonisht kur udhëtonte nuk ka treguar se kush është, ndërsa kur e kanë pyetur për këtë gjë, ai u ka thënë: Unë nuk dua të nxjerr përfitime prej asaj që jam nga familja e Resulull-llahut, të cilat nuk do të mund t’i fitoja po të mos isha ky që jam.”

Ska dyshim se ehli bejti, fëmijët e hazreti Aliut dhe pasardhësit e tij shquehshin për burrëri, trimëri dhe mendjemprehtësi, që ishin simbol i familjes së Pejgamberit dhe trshëgimi e hazreti Aliut dhe Huseinit, shehid i Kerbelasë. Ata kanë punuar me vendosmëri, nuk u kanë kushtuar rëndësi
___________________________________
1) Ibni Kethir, Elbidajeh Vennihajeh, vëll. IX, f. 106
2) Ibni halkan, Vefijatulealan, vëll. II, f. 434, botim i Enehdah, Kajro, 1948


Mundimeve dhe ballafaqimeve me çdo rrezik gjatë përhapjes të së vërtetës dhe gjatë udhëzimit të myslimanëve në rrugën e drejtë, si dhe në mbrojtjen e fesë nga çdo falsifikim.

• Zejdi, i biri i Aliut të Huseinit, bëri kryengritje kundër kalifit emevit, Hishamit, birit të Abdulmelikit të Mervanit (që kishte pushtet më të fuqishëm e më të madh në atë kohë) në vitin 122, sipas hixhretit, dhe e mundi ushtrinë e madhe emevite, duke rënë edhe vetë shehit (e gozhduan dhe ashtu e mbajtën katër vjet).
• Në vitin 145 të muajit rexhep, Muhammedi, biri i Abdull-llahut të Hasan El Muthnas të El Hasanit të Aliut të Ebu Talibit, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me ta, që shquhej për shpirtdëlirësinë e kulluar, u ngrit kundër kalifit abasit, Mensurit, në Medinë qytetin e ndritshëm. Edhe i vëllai, Ibrahimi, i biri i Abdull-llahut, në muajin dhulhixhe të vitit 145, e ngriti flamurin e xhihadit kundër Mensurit në Basra.


Edhe dy imamët e shquar, Maliku dhe Ebu Hanifja, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me ta, dhanë fetfanë për pranimin e pushtetit të tij. Madje Ebu Hanifja e fali me gjithë zemër një dhuratë materiale që të deklarojë se e mbron dhe e
__________________________
1) Më hollësisht shihni librat e historisë, si Ibni Xheririt, Ibni Kethirit, Ibni Elethir.



Përkrah atë. Ky veprim i tij bëri që ai të merret në përgjegjësi dhe të dënohet nga Mensuri.


• Muhammedi, i biri i Abdull-llahut të El Mahidt, që dallohet për shpirtdëlirësinë e tij pati nderin që si rrallëkush të bjerë shehit me 15 ramazan të vitit 145, sipas hixhretit, në vendin e ashtuquajtur “Ahxhar Ezzejt” në Medine. Edhe i vëllai, Ibrahimi, ra shehit në Kufe më 24 dhulhixhe të vitit 145, sipas hixhretit. Shihet qartë se. Sikur të mos u rridhte atyre gjak hashimitësh, ata kurrsesi nuk do të mund të ngrinin flamurin e xhahadit kundër kalifëve abasidë, shteti i të cilëve përfshinte një territor të gjerë e të qytetëruar në Azi e Afrikë dhe falë të cilëve islami arriti në vendet e largëta të botës, duke ruajtur rendin dhe qetësinë në kalifat, si dhe duke përhapur diturinë fetare dhe zbatimin e një pjese të madhe të mësimit islam. Kur e kuptuan vlerën e kësaj që përmendëm, ata hoqën dorë nga çdo nxitje e trazirave, e përçarjeve ose e trazirave që dukshëm nuk sillnin fryte të freskëta (sikurse kontributet e të parëve të tyre bujarë). Prandaj heshtja dhe mosangazhimi i tyre në udhëheqjen fetare myslimane, kurse angazhimi në edukimin moral dhe në mënjanimin e të metave të myslimanëve, nuk shpjegohen me faktin se ata ranë në dëshpërim dhe iu dhanë rehatisë ose me atë
__________________________________________
1)Ebu Hanifja, Zejd Bin Aliut i ka ndihmuar haptazi dhe ka vërtetuar se dalja e tij është e drejtë.

Se u bënë opertunistë në mbështetje të parimit e tukjes, siç ua kishin veshur këtyre personaliteteve të lartë e për të cilën është folur më hollësisht në kapitujt e mëparshëm.

Është e udhës që këtu të sjellim atë që kemi thënë gjatë sqarimit të këtij realiteti historik në vëllimin e parë të librit tonë, “Mendimrarët dhe thirrësit në islam”: “Kur nuk duhet të harrojmë se feja ka pasur vazhdimisht ndikim shpirtëror dhe gjithmonë ka zënë vendin kryesor në zemrat e njerëzve, bile edhe në atë kohë (në kohën e emevitëve dhe abasitëve) shumica e popullatës ka pasur nder dhe respekt të madh për dijetarët e fetarët, për të ndershmit dhe të moralshmit, për ata që kanë bërë thirrje në rrugë të All-llahut, e që kanë përhapur diturinë, për atë që u kanë dhënë kështilla myslimanëve për islamin, të Dërguarin e All-llahut e për vetë All-llahun xhel-leshanuhu, për ata që kanë qenë larg interesave vetijake, pozitave e udhëheqësve dhe për atë që kanë qenë të përvuajtur ndaj kësaj bote si dhe ndaj pushtetmbajtësve.

Po ashtu ata kanë pasur më tepër vlerë dhe respekt të popullata sesa personat me imunitet dhe pasuri, madje në disa kanë pasur respekt edhe më tepër se kalifët dhe udhëheqësi. Me të vërtetë mund të thuhet se ndikimi i kalifëve dhe i udhëheqësve ka qenë i kufizuar vetëm në rrethin politik dhe në rrethin e shtresës që në kohën bashkëkohore quhet “Shtresë aristokrate”, kurse jashtë këtij rrethi e kësaj shtrese mbizotëronte ndikimi i njerëzve të sjellshëm e të ditur i të përvuajturve dhe i të devotshmëve, i dijetarëve nga radhët e bijve të sahbëve dhe të tjerëve nga familja e Pejgamberit. Sikur të vinim në peshojë nga njëra anë shtresën e të devotshmëve nga tabiinët, dijetarët dhe fetarët, kurse nga ana tjerër përfaqësuesit e pushtetit, të udhëheqjes dhe ata që kanë imunitet dhe pasuri, do të vërejmë se rëndon më tepër ndikimi fetar dhe shpirtëror ndaj ndikimit të politikës dhe pushtetit.
Kjo më së miri vihet në pah me atë që i ndodhi Abdulmelikut, në kohën kur ishte në postin e trashëgimtarit, me hazretin Huseinin, i njohur me emrin Zejnul Abidin, të cilën historianët e transmetojnë kështu: Hishami, i biri i Abdulmelikut, gjatë kohës së pushtetit të babait shkoi në haxhillëk. Duke u sjellë rreth qabes, ai u mundua të arrinte Gurin e Zi që ta puthte, por s’e arriti dot, sepse numri i haxhilerëve ishte shumë i madh. Pastaj ia pruni një minber, kur u ul dhe i shikonte njerëzit. Përreth tij rrinte një grup më të shquarit e popullit të Shamit. Derisa rrinte kështu, erdhi Zejnul Abidini, All-llahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me të, që ishte shum i bukur e tepër i kujdesur për veten, dhe filloi të sillet rreth Qabes. Kur arriti te Guri i Zi, njerëzit i bënë vend që ai ta puthte atë. Njëri nga ata të shamit pyeti: Kush është ky që njerëzit i bënë kaq shumë nder? Hishami tha: Nuk e njoh atë, si duket këtë e bëjnë nga frika që të mos e përvetësojë populli i shamit. Firazdeku, që ishte aty, tha: Unë e njoh atë. Ai i Shamit tha: Kush mund të jetë ai, o Ebufiras? Ebufirasi e tha poezinë që fillonte me këto fjalë:
_____________________________________________
1) Ibni Halkan, vefijjatu Ele’ajan, vëll. V, f. 145, botim i


Është ai që shkretëtira ia njeh jehonën e hapave që e njeh Qabja, heremi dhe hil-li

Ky tregim, ndonëse duket nga jashtë krejt i thjeshtë, megjithë dëshmon ndikimin e autoritetin që kishin njerëzit me biografi të mirë, fetarët, anëtarët e familjes së Pejgamberit dhe tabiinët. Hasan El Muthna, i biri i Hasanit të Aliut të Ebu Talibit, i abdull-llahut të Omerit, Kasimi, i biri i Muhammedit të Ebu Bekrit, Sedi, i biri i Musejjibit dhe Urve, i biri i Zubejrit kanë pasur autoritet të lartë dhe ka qenë me ndikim fjala e tyre në zemrat e njerëzve.

Ky autoritet e ndikim shpirtëror, ky nderim e kjo dashuri e thellë që i detyrohej, po pullit për ta, në fakt popullit ia ruante çiltërinë, e ndikimin, prestigjin dhe përkushtimin ndaj fesë dhe bënin që ai të mos jepet pas luksit të tepërt, të mos përqafojë injorancën e dikurshme dhe t’u shmanget gjynaheve dhe veprimeve të këqija.

______________________________
bibliotekës Ennehdetu Elmisrijeh.
1) Fjala harem d.m.th. Qyteti Meka kurse Hil-li d.m.th jashta kufirit të Mekës. Vër. e përkth.
2) Lexoni biografinë e tyre në Vefijjatu Ele’ajan Ibni Halkan dhe Sifetu Es-safveh, Ibni Xheuzi.
3) Rixhalu Elfikri veddeaveti fi Elislam, vëll. I, f. 37-38,




DY PASQYRIME TË PËRKUNDËRTA TË
ISLAMIT DHE MYSLIMANËVE LIDHUR ME
PERIUDHËN E PARË TË ISLAMIT

Si ka qenë periudha e parë shembullore islame? Cilat janë rezultatet prakrike të mësimeve dhe të edukimit të Pejgamberit të fundit e më të madhit alejhis-salatu ves-selam? Çfarë biografie kanë pasur njerëzit që u edukuan në gjirin dhe në shkollën e Pejgamberisë? A është dalluar biografia e tyre nga biografia e themeluesve të shteteve monarkike dhe lakmitarëve të pushtetit? Çfarë raportesh kanë pasur me të afërmit e tyre dhe si ka qenë vetë puna e këtyre të afërmve lidhur me shfrytëzimin e personalitetit të vet të famshëm dhe të shenjët? Si paraqitet biografia dhe metoda e ehli bejtit për thirjen e tyre në fe, për shpalljen e drejtësisë dhe sinqeritetit, si dhe për veprimin e tyre të vendosur e me dëshirë të flaktë? Çfarë marrëdhëniesh të ndërsjella ka pasur midis këtij grupi të myslimanëve të parë, që oshin nxënës të shkollës së Pejgamberisë (duke përfshirë të gjithë ata që kanë pasur fatin të shoqërohen me Muhammedin, alejhis-salatu ves-selam, e që njihen si sahabë, e po kështu edhe anëtarët e familjes së tij me atributin Ehli bejt) me ata që udhëhiqnin kalifatin dhe kishin pushtetin në këtë periudhë shembullore (Kalifët e drejrtë)? Si kanë qenë sipas sqarimeve të historisë sl saktë jeta dhe marrëdhëniet e përgjithshme të tyre me robët e All-llahut xhel-leshanuhu në kuadër të shteteve të tyre dhe si ka qenë fizionomia e jetës së tyre në një kohë kur ata kishin zotërimin e përgjithshëm dhe mundësitë e mëdha për të pasur luks, rehati dhe jetë komode? Sa është e vërtetë dhe e saktë ruajtja e librit qiellor, në të cilin mbështetet i gjithë themeli i fesë?

Gjatë përgjigjeve në këto pyetje para nesh paraqiten dy pasqyrime të përkundërta dhe me peshë të njëjtë, të cilat u dhanë në faqet e këtij libri.
Nga njëra anë kemi pasqyrimin që i paraqitet botës sipas besimeve sunite dhe nga ana tjetër kemi pasqyrimin që formohet nga besimet e sektit imamit-ithnaasherij, deklaratat dhe konceptimi i posaçëm për islamin, komentimin e historisë islame dhe shpjegimin e tyre për fenë. Këto dy pasqyrime janë në kundërshtim dhe mospajtim të madh mes vete.

Ne ia lëmë mendjes së shëndodhë që tani të gjykojë, pra çdokujt që All-llahu xhel-leshanuhu i ka dhënë mendje të shëndoshë, aftësi për gjykim të drejtë dhe kushte të përshtatshme për studimin e historisë njerëzore. Së këtejmi, ata shumë lehtë mund të gjykojnë për pasqyrimin që i takon fesë dhe që përputhet me të, pra me fenë që All-llahu xhel-leshanuhu ia dërgoi gjithë botës për mëshirë dhe udhëzim, që është e përshtatshme për të vepruar në çdo kohë dhe prej saj të dalin në shesh rezultate të shkëlqyera në jerën e njeriut. Me një fjalë është fe që shpall e vëteton se Pejgamberi, që erdhi në këtë botë, e ka të shkruar suksesin më të madh në përpjektjet e tij në krahasim me të tjerët, koha e të cilit, në historinë dhe thirrjen e kësaj feje, ka qenë më e lumtur dhe më e lulëzuar se çdo kohë tjetër. (për këtë nuk duhet të ketë kurrfarë dyshimi se është kështu sipas sqarimit të mendjes dhe tekstit). A thua vallë është i vlefshëm, i dobishëm dhe i lavdishëm për njerëzimin pasqyrimi që i bëhet histirisë së pasur me raste të shumta që anojnë në haje, pije, luks dhe luftë për të arritur qëllime vetjake a kombëtare që u bëhet përpjekjeve për të fituar pushtet, i cili pastaj shfrytëzohet për intereast vetjake dhe për interesat të ishtarëve të tij?

Gjatë periudhës së parë të islamit, jeta e njerëzve jo vetëm që mbështetej në themelet e parimeve të qëndrueshme, në udhëzimin e përgjithshëm dhe në lumturinë gjithënjerëzore, por edhe gjithë shoqëria njerëzore, qytetrimi, sistemi shtetëror dhe mënyra e jetës janë ngritur në këto themele. Historia islame është dëshmitare e asaj që ka thënë në një rast kalifi i drejtë Omer bin Abulazizi: “Muhammedi është i dërguar të jetë udhëzues e jo tagrambledhës.”

Përkundër gjithë kësaj, pasqyrimi i myslimanëve të parë, të cilin e paraqitnin besimi i sektit imamit dhe deklaratat e tyre, imponon te çdo intelektual i vërtetë pyetjen: Nëse thirrja islame nuk ka pasur ndikim të thellë në jetë që në ditët e lulëzimit e në dorën e thirrësit të saj më të madh, nëse besimtarët me këtë thirrje nuk kanë qëndruar në rrugën e drejtë dhe pas vdekjes së tij nuk i kanë ngelur besnikë thirrjes së Pejgamberit të tyre, pra nuk kanë vazhduar, përveç katër njerëzve, rrugën ku i la
______________________________
1) Imam Ebu Jusuf, Elharaxh, f. 75





Pejgamberi itharët e vet, atëherë si mund të themi se kjo fe vlen për pastrimin e zemrës së njeriut, për edukimin moral dhe se ajo mund ta shpëtojë njeriun nga primitivizmi, fatkeqësia duke ngritur në kulmin e zhvillimit njerëzor?

Tani merreni me mend se ç’do t’i ndodhte një përfaqësuesi të islamit që do të mbante një ligjëratë të mrekullueshme për vërtetësinë e islamit në një kryeqytet të Perëndimit ose në një vend jomysliman dhe gjatë ligjerimit ngrihet një i pranishëm dhe e ndërpret me fjalët: Zotëri i nderuar, më së pari shih veten e fenë tënde! Gjurmoni ato në histori, sepse, nëse rezultati i përpjekjeve dhe mundimeve të pandërprera të Pejgamberit tuaj për këtë fe, që zgjatën njëzet e tre vjet, ishte i barabartë vetëm me katër a pesë veta që e vazhduan rrugën e tij, atëherë si mundet që ju t’u drejtoheni jomyslimanëve me thirrje në islam dhe cila është ajo që do të garantonte qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e tyre nëse do ta pranonin islamin?

Vallë, mund t’i përgjigjemi ne kësaj pyetjeje?

PËRKUSHTIMI I PËRPIKTË I HOMEINIT
NDAJ BESIMEVE SHIITE, PARAQITJA DHE
THIRRJA E TIJ E HAPUR NË KËTO BESIME

Para disa vjetësh, kur Homeini ia filloi thirrjes në islam dhe formoi shtetin islamik, siç mendon ai, (me përmbysjen e sistemit mbretëror) dhe me këtë filloi një epokë e re, njerëzit pritnin (në bazë të disa të dhënave dhe shenjave) që thirrja e tij t’i përfshijë të gjithë dhe të fitojë autoritet dhe të pranohet te të gjithë njerëzit. Pritej gjithashtu që ai të mos i trazojë faqet e historisë që kanë të bëjnë me kundërshtimet e hershme e të pandërprera midis shiitëve dhe sunitëve. Pritej që, edhe nëse nuk mundej t’i nxjerrë këto nga libri i tij, së paku të mos i aktualizonte sërish ato. Madje pritej që ai, edhe nëse nuk mund të hiqte dorë haptas nga besimet e sektit iamit për shkak të interesave politike dhe lokale, së paku të mos bënte proklamimin dhe nxjerrjen e tyre në shesh.
Tekefundit, nga një lider fetar guximtar si ai (që me guximin, fjalimet, deklarimet mahnitëse, bëri që të binte nga froni qeveria e Pahlavit, të cilën e njihte bota si mjaft të fortë dhe të aftë për forcimin e themeleve të mbretërisë), pritej që të mos vonohej (duke u mbështetur në studimet dhe mendimin e thellë të tij për të punuar për ngjeshjen e radhëve të myslimanëve e nga ana tjetër edhe në trimërinë e shkathtësinë e tij të lindur) për të shpallur të vërtetën, për të treguar se tani nuk ka nevojë më për këto besime që luhatin themelet e islamit, që ia humbin autoritetin dhe vlerën e tij në botë, që bëhet pengesë e madhe për thirrjen e jomyslimanëve në
_________________________________
1) Rezultati i këtyre besimeve është se shokët e ndershëm të Pejgamberit, numri i të cilëve vetëm në haxhin lamtumirës më se njëqind mijë, pas vdekjes së tij këta shokë në fenë islame mbetën vetëm katër, kurse të tjerët u bënë murtedë, pra dolën feje (ruana Zot!). përceç kësaj rezultati i tyre është falsifikuar në tërësi, kurse imamët e ehli bejtit (në bazë të tukjes që është obligim fetar) kanë heshtur të vërtetën dhe fshehjen e Kur’anit për t’iu shmangur rrezikut. Shihni librat e besueshëm të sektit ithna-asherit, si “Usul Elkafi”, “Faslu Ehitab”, vetë librat e Homeinit



Islam. Siç dihet, besimet e tilla kanë pasur si pasojë kurdisjet e rrezikshme kundër islamit që nga shekulli i parë dhe koha e sahabëve, ato janë realizuar si rezultat i hakmarrjes së mbretërisë persiane, e cila mbizotronte shkuj me radhë deri sa ra në duart e arabëve myslimanë. Së këtejmi, do të ishte e arsyeshme që Homeini të thoshte haptas: Patjetër ne duhet të harrojmë të kaluarën për të kthyer sundimin dhe fuqinë e islamit, rregullimin e vendeve islame, zhdukjen e ndasive në shoqërinë myslimane, që të hapim një faqe të re ku do të paraqitet pasqyra e islamit në të kaluarën dhe e tashmja e ndritshme e tij, në mënyrë që të pranojnë me dëshirë islami Por ç’ndosh? Përkundër gjithë këtyre premisave, të dhënave dhe shenjave paraprake, para nesh dalin fletushka, libra dhe dorëshkrime të tjera të tij, ku ai me të gjitha forcat dhe haptazi mbron të njëjtat besime të shiitëve. Kështu, bije fjala, e tij “Pushteti islam”(El Hujumetu El iskamijeh) ose “Vilajetu El Fekih” përmbajnë ide e qëndrime për imametin dhe imamët duke i ngritur në shkallën hyjnore, pastaj dëshmojnë se imamët kanë më shumë vlerë se çdo pejgamber dhe melaqe, se e tërë qenia i nënshtrohet dhe i përkulet pushtetit të tyre të gjithësishëm (kozmik) që e posedojnë.

Ndërkaq, libri i tij, i shkruar persisht, (Keshfu El esrar) “Zbulimi i sekreteve”, jo vetëm që i kritikon dhe i fyen shokët e ndershëm të Resulull-llahut alejhis-salatu ves-selam (sidomos tre kalifët), por njëherazi përmban edhe fjalë sharëse
________________________________
si “Keshfu Elesrar” dhe të tjerët.
1) “Elhukumetu El Islamijeh”, f. 52


e përçmuese që u drejtohen atyre, fjalë që s’mund t’i thuhen një klike të humbur, të çoroditur, të shthurur e të kurdisur.

Në thirrjen e Homeinit vazhdojnë rrugën paralelisht të dyja pasqyrimet e përkundërta, jo në mënyrë interne ose me fletushka të posaçme, por në mënyrë publike me anë të shtypit e të botimeve të ndryshme.


HOMEINI: PËRKRAHËSIT E
SIMPATIZUESIT E ZJARTË TË TIJ DHE
QËNDRIMI I SHKUJDESUR I TYRE NDAJ BESIMIT


Këto dy ide e qëndrime të Homeinit (një rreth imametit dhe imamëve dhe tjetri rreth fyerjes së tij drejtuar shokëve të ndershëm të Pejgamberit, All-llahu qoftë i kënaqur me ta) nuk janë më gjë e fshehur. Fletushkat e tij janë të shpërndara brenda dhe jashtë Iranit, me një tirazh shumë të madh që arrin deri në qindra mijë. Në bazë të kësaj s’do mend se pritej që thirrja e tij të m os nderohej e të mos pranohej te myslimanët sunnitë, që përbëjnë shumicën e myslimanëve, madje edhe të refuzohej tërësisht, sidomos kur u dëshmua falsiteti i besimeve e i themelit të tij dhe kundërshtimi i tij me besimin themelor të immetit islam, nga ana tjetër edhe për shkak se u vërtetua besimi i tij për pjesëmarrje në pejgamberi (që është rezultat i logjikshëm i përkufizimit të imametit dhe veçorive
________________________________________
1) “keshfu Elesrar”, (persisht)f. 112-114


të imamëve) e sidomos pasi u vërtetua fyerja e përçimimi që ua bën ai personaliteteve të shokëve të ndershëm, të Muhammedit alejhis-selam ndaj të cilëve respekti dhe dashuria zë vend më të lartë në zemrat e besimtarëve, koha e të cilëve ishte kohë më shembullore dhe model më i vlefshëm i jetës, jo vetëm në historinë islame, por edhe në historinë gjithënjerëzore (sipas shpjegimeve nga historia e saktë dhe sipas përputhjes së deklaratave të historianëve myslimanë dhe jomyslimanë); të gjitha këto me një fjalë duhej të bënin që pas kësaj Homeini të mos konsiderohej bartës i flamurit të revolicionit islam dhe themelues i shtetit islam dhe udhëheqës shembullor, së paku tek myslimanët sunnitë, por përkundrazi ajo që sjell dëshpërim dhe habi është se disa mjedise të myslimanëve, që bartin flamurin e mendimit islam, thirrin në islam dhe i dëshirojnë islamit lulëzim dhe fitore, e vënë në vendin e “imamit të pritur” dhe ndaj tij tregojnë simpati dhe dashuri që arrin kufijtë e fanatizmit, aq sa nuk mund të merret me mend që të thuhet ndonjë fjalë kritike ndaj tij për çfarëdoqoftë. Sipas përvojës dhe mendimit tonë, kjo vjen si rrjedhim i këtyre dy mangësive tona:

VLERA DHE RËNDËSIA E BESIMIT NË
ISLAM DHE PASOJAT E RREZIKSHME TË
SHKUJDESJES SONË NDAJ TIJ

1. Shihet qartë se në shumë mjedise barometër për lavdërimin, qortimin, mirënjohjen dhe kritikën nuk është Kur’ani dhe sunneti, shembëlltyra e selefëve të parë, vërtetësia e drejtimit dhe besimit, por vetëm ngritja e një shteti në emër të islamit dhe arritja e fitores me forcë ose kundërshtimi i ndonjë fushate të Perëndimit dhe vënia e barrierave në rrugën e tyre me të vetmin qëllim që ia që i prin kësaj të arrijë të bëhet udhëheqës i dashur dhe shembullor.
2. Humbja e vlerës së besimit te brezi i ti i intelektualëve deri në një kufi të rrezikshëm që sjell brengë dhe shqetësim, ngase besimi është kufi i ndarjes midis thirrjeve të pejgamberëve, qëllimeve, përpjekjeve dhe faktorëve të tyre dhe misioneve të të tjerëve, qëllimeve e përpjekjeve të tyre. Ky është besimi për të cilin pejgamberët dhe zëvemdësit e tyre nuk lejojnë kurrfarë pazatllëqesh dhe kompromisesh për çfarëdoqoftë lindërvlere. Pra, tek ata besimi është barometër i refutzimit dhe pranimit, i miratimit dhe mosmiratimit, kushtet e marrëveshjes ose të ndërprerjes së saj. Kësaj feje që është edhe më tej në formën origjinale, ekzistimi dhe vazhdimi i saj i detyrohen (pavarësisht se dhprehen dobësi te myslimanët) paluhatshmërisë, qëndrueshmërisë dhe xhelozisë së myslimanëve ndaj besimit të tyre. Në këtë aspekt bartësit dhe thirrësit e kësaj feje nuk janë dorëzuar kurrë para çdo fuqie a perandorie dhe nuk janë pajtuar të heshtin para ndonjë besimi ose thirrjeje të gabuar, e të mos flasim për atë se e kanë pranuar këtë ose që kanë bërë kompromis për ndonjë interes të fesë dhe myslimaëve në këtë botë, ose që t’u shmangen kundërshtimeve dhe përçarjeve.

Qëndrueshmëria dhe paluhatshmëria e Imam Ahmed bin Hanbelit (që vdiq më 241, sipas hixhretit), para sunduesve myslinanë bile edhe para sunduesve më të mëdhenj pushtetmbajtës të asaj kohe, siç ishin kalifi Me’mun dhe Mu’tesim bij të Harun Er Rrashidit, vihet re kur ia u bëri ballë torturave dhe dënimit me burg dhe assesi nuk pranoi të thotë e të besojë se Kur’ani është i krijuar. Gjithashtu vlen të përmendet edhe përballimi i Imam Ahmed El Faruk Es-serhendij (që vdiq më 1034, sipas hixhretit), mëshira e All-llahut xhel-leshanuhu qoftë mbi të, që ishte kundër propagandave të perandorit Ekber që bënte lidje me imametin, ixhtihadin, bashkimin e feve, të cilin ai e vazhdoi kundër kësaj deri në kohën e Xhehankirit, gjer sa u ndërrua veprimi i shtretit mongol.

Këta dy shembuj tregojnë paluhatshmërinë, qëndrueshmërinë dhe xhelozinë ndaj besimit. Nuk duhet të harrojmë se historia islame është përplot me tregime dhe ndodhi ku shihet fjala e vërtetë para sunduesit tiran, duke u bazuar në hafithin e Muhammedit, alejhis-salatu ves-selam: “Nuk respektohet njeriu për atë që është mëkat te Zoti.”

Pa marrë parasysh mund të sundojë në mënyrë të padrejtë pasuria, opinionik, “fama” e ndonjëherë fitoret fiktive dhe propagandat e bujshme por, historia dhe përvoja e kanë dëshmuar se këto mund të jenë shumë të rrezikshme dhe me pasoja të rrënda.
_________________________________
1) Lidhur me këtë temë lexoni “Rixhalu Elfikr vedda’veti fi Elislam”, vëll. III, Daru Elkalem, Kuvajt
2) Transmeton Imam Elbagavij, Sherh Essunneh me sened Sahih.


Është më se e vërtetë se mësimet e njëmendta të islamit dhe besimi i drejtë dhe i shëndoshë janë dy lumenj, shtrati i të cilëve nuk ndryshon kurrë, por edhe uji i tyre nuk shteret asnjëherë, ndërsa forcat politike, revolucionalet që ndodhin, sundimet dhe mbarimi i tyre, misionet dhe lëvizjet, të gjitha këto janë si valët që aty formohen aty zhduken. Nëse lumi shkon nëpër rrjedhën e tij të vërtetë dhe ujin e ka të kulluar e të rrjedhshëm, atëherë atij nuk i kërcënohet rreziku. Kështu ndodh edhe me besimin; nëse në të futen të pavërteta e keqinterpretime, kjo do të thotë se lumit i është ndërruar rrjedha e vërtetë dhe nët ë rrjedh uji i ndotur në vend të ujit të kulluar. Prandaj nuk lejohet kurrsesi gjunjëzimi para çdo thirrjeje a lëvizjeje, para çdo përparimi dhe prosperiteti të vendit, para çdo reformimi të pjesshëm ose propagande dhe premtimesh për ndreqjen e asaj që nuk bën, të cilat i imiton dikush dhe ato përmbajnë në vete të pavërteta e keqinterpretime lidhur me besimin, pastaj devijimin dhe mashtrimin. Kjo është një e vërtetë pas së cilës fshihet thelbi i ekzistimit të kësaj feje dhe mbrojtja e saj dhe kjo brengos gjithnjë mbrojtësit e sheriatit dhe të Sunnetit, madje në disa raste kjo gjë i detyron ata të kryejnë obligimin e tyre që mund të jetë me pasoja të padeshirueshme. Lidhur me këto aludon hadithi i Pejgamberit alejhis-salatu ves-selam:

“Kjo dituri do të bartet brez pas brezi prej individëve të denjë, e të cilët do ta ruajnë nga çdondryshim i shkurtpamësve, nga çdo shtrembërim i falsifikuesve, nga çdo interpretim i mangët i llomotitësve dhe të paditurve.”


FAKTORËT PSIKOLOGJIKË E POLITIKË TË
MAHNITJES DHE TË NDIKIMIT


Në saje të fitores që korri Homeini kundër shahut Muhammed Rida Pahlovit, sidomos të ndryshmeve që bëri revulucionin i tij në shoqërinë iraniane, të mossuksesit në disa momente të SHBA-ve si një superfuqi botërore e kësaj kohe, të publicitetit që iu dha rinisë iraniane si adhuruese e flaktë e tij e gjithashtu edhe nga shqetësimi i një pjese të madhe të rinisë myslimane të botës islame për rënien e moralit, të fesë, pastaj rreth gjendjes së vështirë të botës islame dhe dobësive që shfaqen në disa shtete myslimabe dhe arabe që, me një fjalë, u bënë simbol i tyre, pastaj në saje të guximit, trimërisë, vendosmërisë që shoqëron islamin dhe, së fundi, si pasojë e gjithë kësaj që u përmend, Homeini, ashtu si Qemal Ata Turku dhe Xhemal Abdu Naseri, ka formuar një autoritet të madh te disa qarqe patriotike që ende është i pranishëm në disa mjedise, të cilat e mohojnë qartë dhe haptas Sunnetin (fjalët e Pejgamberit), tallen me hadithin e Pejgamberit dhe thërrasin për të ndjekur qytetërimin
___________________
1) Transmeton Ibni Adiu, Elkamili fi Edduafa, sipas disa muhadithëve ky hadith ka kategorinë Hasen.


Perëndimor në tërësi dhe në imtësi e që bartin ide komuniste.

Në këtë pikëpamje, autoriteti i Homeinit është më i madh dhe më me ndikim sesa i perosnaliteteve të përmendur më lart, ngase tek ai është e pranishme edhe udhëheqja fetare. Te simpatizuesit e tij ky autoritet u rrit deri në atë masë saqë hapet çështja e besimit ose aludohen gjërat për të cilat ka pajtueshmëri gjithë ummeti, ose kur vihet në pah ky barometër, ata nuk mund t’i durojnë këto fare, bëhen si të xhindosur dhe i të inati, urrejtja dhe zemërimi që kalon çdo kufi. Kjo dukuri shkakton pasoja të rënda për ardhmërinë dhe ekzistimin e fesë ialame. Keqardhje ime për këtë gjë mbështetet në përvojat dhe në studimet e mia që me detyruan të shkruaj këtë punim.


“O Zoti ynë mos i lejo zemrat tona të largohen pasi që na ke udhëzuar dhe shpërblena me mëshirën tënde! Ti je me të vërtetë shpërblyes i madh.” (Ale Imran, 8)





BIBLIOGRAFIA NË GJUHËN ANGLEZE

Arnold, T.W.: Preachig of Islam, London, 1935- Islamic Faith, London.
Askary Jafery: (tr) Peak of Eloquence (Nahju Baiagha), Bimbay, 1979.
Amir Ali, Justice: The Spirit of Islam, London, 1922- A Short History of the Saracens, London, 1955.
Caetani: Annali dell’Islam, Vol. Ii.
Christensen A. L: Iran Sous les Sassanides, Paris, 1936.
Gibbon, Edward: The Histori of the secline and fall of Roman Empier, London, 1911,Vol. V.
Gibbs, H.A.R. and J.H.Kramer: Shorter Encislopeadia of Islam, Leiden, 1953.
Hitti. Philip K.: A Short Histori of the Arabs, London, 1953.
Hughes, Thomam Patrick: Dictionary of Islam, London, 1885, p. 574.
Lane and Labe-Poole: Selections from the Quran, London, 1879.
Muir, Sir William: Life of Mohmmad London, 1912-Annals of the Early Caliphate, London, 1882.
Smith Bosworth: Mohammad and Mohammadanism, London, 1874.
Wherri, E.M.: A Comprehensive Commentary on the Qur’an, London, 1986, Vol.I.


I jemi mirënjohës djalit të rahmetlis Haxhi Adem Ademit nga Tetova, i cili për shpirt të rahmetliut financoi botimin e këtij libri.
Lusim All-llahun xhel-leshanuhu që ta shpërblejë me xhen-net


PËRMBATJA


Parathënie....................................... ............. 8
Katër kushte të fesë së ambueshme
Botërore .................................................. ... 13
Katër kushte të fesë se amshueshme
Botërore që mbanë flamurin e rilindjes
Njerëzre .................................................. ... 15
Kushti i parë .............................................. 16
a) Paraqitja e një njeriu të ri pa kurrfarë
mbështetje në mënzra dominuese ............. 16
b) Domosdoshmëria që thurrja të japë ftyte
Qysh në kohën e Pejgamberit ................... 19
Kushtu u dytë ........................................... 21
Dallimi midis Pejgamberit dhe themeluesve
Të shteteve ............................................... 21
Kushti i tretë ............................................ 24
Libri qiellor që i zbriti Pejgamberit duhet
Të jetë patjetër i mbrojtur ........................ 24
Kushti i katërt .......................................... 26
Vetë Pejgambetri duhet të jetë medoemos
Qendra e udhëzimit ................................. 26
KUSHTI I PARË .................................... 28
Paraqitja e Pejgamberit dhe e një gjenerate
Të famshme ............................................. 28
Shëmbëlltyra më e bukur ........................ 29
Individët që përmbajnë veti të tokës dhe
Të dritës .................................................. 30
Zotëriu ynë Ali Murteda përshkruan
Sahabët .................................................. . 48
Historianët dhe dijetarët perendimit
Kështu i përshkruajnë sahabët ................ 48
Thëniet e shkrimtarit të madh Emir Ali .. 48
Dëshmia e Ser Uliem Morit .................... 48
Hazreti Othmani ...................................... 48
Hazreti Aliu ............................................. 48
Jeta e kalifëve dhe largimi i tyre nga
Emërimi i peronave të familjes së tyre
Për kalifë ................................................. 50
Përkushtimi dhe flijimi i hazretit Ebu Bekrit 50
Turneu i hazretit Omerit .......................... 50
Bashkëpun i hazreti aliut me tre kalifët ... 57
Marrëdhëniet e ndërsjella midis ehli bejtit
Dhe sahabëve ........................................... 60
Një përshkrim i shkëklqyeshëm për kohën e
Sahabëve .................................................. 56
Fakti i harmonizimit të natyrës njerëzore
Me orvajtjen rilindëse .............................. 68
Gjenerata e parë dhe pasqyrimi i shformuar
E i errët i saj ............................................. 70
Homeini dhe deklaratat e tij ..................... 72
Komentimi i Emir Muhsin Elmelikut ...... 74
Një njëftim i shkurtër i imam Eshabiut rreth
Shiitëve .................................................. .. 76
Krahasimi i sahabëve me ata që lakmojnë
Interesin e vet ........................................... 77
KUSHTI I DYTË ..................................... 79
Dallimi i Pejgamberit të kësaj feje nga
Politikanët pushtetmbajtës dhe luftëtarët
Çlirues .................................................. .... 79
Shërbëlltyra e Pejgamberit ndaj të
Afërmëve ................................................. 79
Të parët në çaste rreziku – të fundit në
Përfitime .................................................. 84
Suksesi dhe përparimi i islam varen prej
Punës së pavarur ...................................... 89
Mirësitë e All-llahut xhel-leshanuhu në
Radhitjen kalifëve .................................... 91
KUSHTI I TRETË ................................... 93
Ruajtja dhe mbrotja e Kur’anit nga ana e
All-llahut xhel-leshanuhu ........................ 93
Dëshmitë e dijetarëve asnjënës
Jomyslimanë ............................................ 94
Dëshmia e Wherryt në komentin e tij të
Kur’anit .................................................. . 96
Besimi i sektit imamit ithnaasherit rreth
Kur’anit famëlartë .................................. 97
Interesimi i paktë për Kur’anin .............. 99
Fakt në dorë të mohuesve ...................... 100
KUSHTI I KATËRT .............................. 102
Vetë Pejgamberi të jetë qendra e udhëz .. 102
Përkufizimi dhe vetitë e imamëve në
Kundërshtim me besimin në vulën e
Pejgamberisë ........................................... 102
Disa citate rreth besimit të imamitëve .... 103
Irani i lashtë dhe reflektimi i besimit të tij 105
Besimi në imamin e fshehur .................... 106
Drejtimi i Homeinit dhe besimi i tij
Në imamët ............................................... 107
Mendimi i Shejhulislamit (Dehleviu)
Lidhur me besimin në imamet ................. 109
Dielli që ndriçon botën është një ............. 109
Lavditurje të improvizuara për
Pejgamberin, kurse krijim artistik për
Bëmat e ehli bejtit .................................... 111
Pasqyrim fyes .......................................... 114
Biografia dhe sjellja e ehli bejtit sipas
Historisë .................................................. . 120
Dy pasqyrime të përkundërta .................. 127
Përkushtim i përpiktë i Homeinit ndaj
Besimeve shiite ....................................... 130
Homeini: Përkrahësit e simaptizuesit e
Zjartë .................................................. ..... 133
Rëndësia e besimit dhe pasojat e
Rrezikshme të shkujdesjes ...................... 134
Faktorët psikikë e politikë të mahbutjes . 138
Biografia ................................................. 140
Përmbajtja .............................................. 140
Përgjigje me Citat
Përgjigju


Vegla të Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund të postoni tema të reja
Ju nuk mund të postoni përgjigje
Ju nuk mund të postoni shtojca
Ju nuk mund të editoni postimet tuaja

BB-Kodi është Aktiv
Smilies janë Aktiv
[IMG] Kodi është Aktiv
HTML Kodi është jo Aktiv
Trackbacks janë Aktiv
Pingbacks janë Aktiv
Refbacks janë Aktiv



Të gjitha kohët janë GMT +1. Koha tani është 02:56.


Mirëmbajtur nga: Kur´an dhe Sunnet ©2002 - 2010
Të drejtat e rezervuara për të gjithë Muslimanët
Powered by vBulletin®, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.