 |
 |
 |
 |
|
 |

27-08-2006, 16:26
|
.gif?dateline=1206883164) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 04-10-2005
Postimet: 269
All-llahu tė shpėrbleftė: 225
Falėnderuar 220 herė nė 109 Postime
Rep Fuqia: 189
|
|
|
K A M A T A nė pikėvėshtrimin Kuranor - SEJJID KUTUB rahimehullah
Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirbėrėsit
SEJJID KUTUB
K A M A T A
nė pikėvėshtrimin Kur’anor
Falėnderimi i takon All-llahut, Atė e falėnderojmė, nga Ai ndihmė dhe falje kėrkojmė. I kėrkojmė ndihmė nga tė kėqijat e shpirtit dhe veprave tona. Atė qė Ai e udhėzon, askush s’mund ta shmangė dhe atė qė Ai e humb, pėr te nuk ka udhėzues. Dėshmojmė se nuk ka Zot tjetėr pėrveē All-llahut, i cili nuk ka shok, dhe dėshmojmė se Muhammedi (alejhis-selam) ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
Tė nderuar lexues.
Para juve ėshtė web faqja nė gjuhėn shqipe "Kamata nė pikėvėshtrimin Kur’anor" tė dijetarit tė shquar islam, Sejjid Kutub rahimehull-llah.
Autori nė kėtė libėr nė mėnyrė tė qartė e elaboron problemin e kamatės e cila paraqet njė ves tė shėmtuar dhe mallkuar.
Sistemi kamator si fenomen, i pranishėm edhe nė tė kaluarėn edhe sot, ka bėrė njė shtrirje pothuajse nė tėrė rruzullin tokėsor. Pėr fat tė keq nga kjo sėmundje nuk janė imun as pjestarėt e besimit islam, tė cilėt me apo pa vetėdije janė kapur nė kurthėn e kėtij sistemi tė mallkuar.
Kjo po manifestohet edhe nė trevat tona nė pėrmasa tė gjėra.
Situata e tillė alarmante thjesht na obligoi qė ta botojmė kėtė libėr i cili shpresojmė se do tė bie nė duar tė vėrteta dhe do tė kontribojė pėr kuptimin e drejtė tė punės kamatore dhe pasojave tė saj.
Shpresojmė se ky libėr do tė kthjellė mendjet e turbulluara, do ti zbutė zemrat e ngurtėsuara dhe do tė ngjallė ndjenjat e vdekura tė disa njerėzve …
Lusim All-llahun e Plotėfuqishėm qė ta largojė sistemin e mallkuar kamator nga mesi ynė dhe tė na udhėzojė kah sistemi qė preferon Feja e jonė e pastėr. PREJ SURES "BEKARE"
"Ata, tė cilėt pasurinė e vet e shpėrndajnė (nė rrugė tė Zotit) natėn e ditėn, fshehurazi ose haptazi, ata shpėrblimin e tyre e kanė te Zoti i tyre dhe pėr ta nuk ka as frikė, as pikėllim".
"Ata qė e hanė kamatėn, ata nuk ngrihen ndryshe vetėm se si ngrihet ai i ēmenduri nga tė prekurit e djallit. Kėtė ngase ata thanė: "Edhe shitblerja nuk ėshtė tjetėr, por njėsoj sikurse edhe kamata!", e All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatėn. Atij qė i ka arritur kėshillė (udhėzim) prej Zotit tė tij dhe ėshtė ndalė (prej kamatės), atij i ka takuar e kaluara dhe ēėshtja e saj mbetet te All-llahu, e kush e pėrsėrit (pas ndalimit) ata janė banues tė zjarrit, ku do tė mbeten pėrgjithmonė. All-llahu e zhduk kamatėn dhe e shton lėmoshėn, All-llahu nuk e do asnjė besėpremė e mėkatar".
"S’ka dyshim se ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, e falėn namazin dhe e dhanė zekatin, ata i pret shpėrblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do tė kenė kurrfarė frike as brengosje".
"O ju qė besuat, kini frikė All-llahun dhe nėse jeni besimtarė tė sinqertė, hiqni dorė nga ajo qė ka mbetur nga kamata. E nė qoftė se nuk e bėni kėtė (nuk hiqni dorė nga kamata), atėherė binduni se jeni nė konflikt me All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij. E nėse jeni penduar, atėherė juve ju takon kryet e mallit tuaj, askė nuk e dėmtoni as vetė nuk dėmtoheni. Po nė qoftė se ai (borxhliu) ėshtė nė gjendje tė vėshtirė, atėherė bėni njė pritje deri sa tė vijė nė njė ēlirim. E t’ia falni (borxhin) nė emėr tė lėmoshės, ajo, nėse e dini ėshtė shumė mė mirė pėr ju. Dhe ruajuni njė ditė kur do tė ktheheni tek All-llahu, dhe secilit njeri i plotėsohet ajo qė e ka fituar dhe atyre nuk u bėhet padrejtė". (Bekare, 274 - 281)
Njė fytyrė tjetėr pėrballė lėmoshės (sadakė apo zekatė qoftė) qė programi i saj u prezentua nė ligjeratėn e kaluar….fytyra e vrenjtur dhe e ligė, kamata!
Sadaka ėshtė dhėnie dhe bujari, pastrim dhe adhurim, ndihmė reciproke dhe solidaritet. Kurse kamata ėshtė shtrėngim dhe koprraci, njollim dhe ndytėsirė, egoizėm dhe vetjakėsi.
Sadaka ėshtė shkėputje e pasurisė pa kompenzim e kthim, kurse kamata ėshtė kthim i borxhit me njė shtesė haram, e shkėputur nga mundi i borxhliut ose mishi i tij. Nga mundi i tij, nėse me pasurinė qė e mori borxh ka punuar dhe ka fituar si rezultat i punės dhe aktivitetit tė tij. Kurse nga mishi i tij, nėse nuk ka fituar ose ka humbur, ose e ka marrė atė pasuri pėr ta shpenzuar pėr vete dhe familjen e tij e nuk ka fituar asgjė.
Qė kėtu, kamata ėshtė fytyra tjetėr, pėrballė sadakės… fytyra e vrenjtur dhe e ligė!
Pikėrisht pėr kėtė arsye konteksti Kur’anor e prezentoi fill pas prezentimit tė fytyrės sė mirė, bujare, tė pastėr, tė bukur e tė dashur! E prezentoi nė shfaqjen e atypėratyshme qė tė shpalojė ēfarė ka nė veprimin e kamatės tė keqe e gėrdi, duke e tharė zemrėn dhe duke i sjellė kobin shoqėrisė, duke bėrė kėrdi nė tokė dhe duke i asgjėsuar njerėzit.
Nuk ka ēėshtje prej ēėshtjeve tė xhahilijetit qė Islami synoi asgjėsimin e saj e qė arriti nė atė shkallė tė kritikės dhe urrejtjes sa arriti nė kritikėn dhe urrejtjen ndaj kamatės.
Kėrcėnimi nė fjalė e kuptim nuk ka arritur atė shkallė tė kėrcėnimit siē u shpreh nė ēėshtjen e kamatės - nė kėto dhe ajete tjera nė raste tė ndryshme - e pėr kėtė urtėsia e pėrsosur i takon All-llahut. Kamata nė xhahilijet kishte efektet e saja tė kėqija e shkatėrrimtare. Megjithatė, kėto pikėpamje tė deformuara e tė shėmtuara tė shfaqura nga fytyra e saj e ngrysur, qė tė gjitha kėto nuk kishin dalur nė pah nė shoqėrinė xhahilite siē vėrehen sot dhe siē janė shpalosur nė botėn aktuale. Puēėrrat dhe lungat nė kėtė fytyrė nuk ishin tė pėrhapura , siē janė pėrhapur sot nė shoqėrinė tonė tė re. Kjo antipropagandė tėrbuese dhe e haptė e kėtyre ajeteve ndaj kėtij sistemi tė mallkuar, nė fokusin e gjendjes trishtuese tė jetės njerėzore,sot, bėhet e qartė dhe zbulohet urtėsia e saj shumė mė tepėr se qė ka qenė e zbuluar nė xhahilijetin e asaj kohe. Nga e gjithė kjo qė e pėrmendėm, sot mund ta arrijė ta kuptojė - ai qė dėshiron ta gjurmojė urtėsinė e All-llahut, madhėshtinė e kėsaj feje, pėrsosurinė e kėsaj metodologjie dhe pėrpikėrinė e kėtij sistemi - atė qė nuk arritėn ta kuptojnė ata qė u ballafaquan me kėto tekste Kur’anore pėr herė tė parė. Ai sot para vetes, nga situata e krijuar nė botė, ka fakte qė ēdo fjalė e vėrtetojnė gjallė, drejtpėrdrejt dhe realisht. Njerėzimit tė mashtruar e tė humbur i cili han kamatėn dhe u jep tė tjerėve tė hanė prej saj, i shoqėrohen telashe ruajtėse e rrėnuese pėr shkak tė sistemit kamator, dhe atė nė moralin, fenė, shėndetin dhe ekonominė e tij. Njerėzimi, nė tė vėrtetė, goditet me luftė prej All-llahut qė do t’i nėnshtrohet hakmarrjes dhe dėnimit, individualisht dhe kolektivisht, nė grupe e popuj gjersa njerėzimi nuk merr mėsim dhe nuk vjen nė vete!
Pėrderisa konteksti Kur’anor nė mėsimin e kaluar e prezentonte rregulloren e sadakasė, ai nė tė vėrtetė prezentonte njė shtyllė prej shtyllave tė sistemit shoqėror dhe ekonomik nė tė cilin All-llahu synon qė tė ngritet shoqėria muslimane dhe dėshiron qė njerėzimi ta pėrjetojė atė qė pėrmban ajo e qė ėshtė mėshirė, pėrballė sistemit tjetėr i cili ngritet mbi bazėn kamatore e qė ėshtė i dėmshėm, i egėr dhe i praptė.
Kėtu bėhet fjalė pėr dy sisteme qė i qėndrojnė karshi njėri - tjetrit: Sistemi islam dhe sistemi kamator! Kėta dy nuk pėrputhen nė asnjė koncept, nuk pajtohen nė asnjė bazė e as nė asnjė konkluzė. Ēdonjėri prej tyre bazohet nė njė koncept pėr jetėn, synimet dhe qėllimet qė e kundėrshton tjetrin plotėsisht dhe pėrfundon me njė rezultat qė nė jetėn e njerėzve ndryshon nga tjetri tėrėsisht. Pikėrisht pėr kėtė u shfaq kjo antipropagandė e tmerrshme dhe ky kėrcėnim i llahtarshėm!
Islami sistemin e tij ekonomik, madje edhe tėrė sistemin e jetės, e vendos mbi njė koncept tė veēantė, i cili pėrfaqėson tė vėrtetėn reale nė kėtė ekzistencė.
Ai e vendos mbi bazėn se All-llahu - lavdi pastė - ėshtė Krijuesi i kėsaj gjithėsie, Krijues i tokės, Krijues i njeriut, ngaqė Ai, ēdo qenieje ia dha ekzistencėn e vet.
Poashtu All-llahu - lavdi pastė - i cili ėshtė Pronar i ēdo ekzistence, madje Ai ėshtė Krijues i tyre, llojin njerėzor e bėri pėrfaqėsues nė tokė dhe i dha mundėsinė qė t’i shfrytėzojė tė mirat natyrore, fuqitė dhe energjitė tė cilat i akumuloi nė tė, por me kusht dhe kontratė nga Ai. Ai kėtė pronėsi tė gjerė nuk ia la njeriut qė tė krijojė anarki e tė veprojė nė tė ēka tė dojė, por e bėri pėrfaqėsues nė sferė tė kufijve tė njohur. E bėri pėrfaqėsues nė tė me kusht qė ta vendosė pėrfaqėsinė (hilafetin) nė pajtim me sistemin e All-llahut, sipas legjislacionit (sheriatit) tė Tij dhe atė qė ai pėrmban siē janė aktet, veprimet, marrėveshjet
morali, ibadetet etj. Nėse tė gjitha kėto janė nė pajtim me kontratėn, ato janė tė vlefshme dhe tė zbatueshme, e nėse bien ndesh me kushtet e kontratės, janė tė pavlefshme dhe tė pazbatueshme. Nėse dikush i zbaton me fuqi e tirani, nė atė rast ajo ėshtė dhunė dhe armiqėsi tė cilėn nuk e pranon All-llahu e as besimtarėt qė e besuan All-llahun. Qeverisja nė tokė - siē edhe ėshtė nė tėrė gjithėsinė - i takon vetėm All-llahut. Njerėzit, qeverisėsi dhe i qeverituri, tė gjithė pushtetin e tyre e mbėshtesin nė zbatimin e sheriatit tė All-llahut dhe metodologjisė sė Tij. Ata, nė pėrgjithėsi, nuk duhet tė dalin nga ky sistem ngase, janė zėvendės tė pėrfaqėsuar nė tokė, me kusht dhe kontratė, e nuk janė pronarė, krijues tė asaj qė e kanė nė duart e tyre prej rizkut.
Prej pikave tė kėsaj kontrate ėshtė qė tė vendoset solidariteti midis besimtarėve nė All-llahun, nė mėnyrė qė tė jenė tė dashur pėr njėri - tjetrin dhe qė tė kenė dobi nga rizku i All-llahut, tė cilin ua ka dhėnė nė bazė tė kėtij solidariteti, e jo nė bazė tė pronėsisė kolektive, absolute, siē pretendon marksizmi, por nė bazė tė pronėsisė parimore personale. Atij qė All-llahu i jep me bollėk, ndan nga bollėku i tij pėr atė qė rizku i ėshtė kufizuar, por duke i ngarkuar qė tė gjithė tė punojnė, secili sipas fuqisė, pėrgatitjes (profesionale) dhe asaj qė All-llahu ia bėn tė lehtė. Asnjėri prej tyre nuk ėshtė ngarkesė pėr vėllain e tij apo pėr kolektivitetin derisa ėshtė i aftė dhe i fuqishėm, siē edhe thamė mė parė. Ai e bėri zekatin detyrim (farz) nė pasuri, me njė sasi tė caktuar kurse sadakanė vepėr vullnetare me sasi tė pacaktuar.
Islami i kushtėzoi ata qė t’i pėrmbahen maturisė dhe shfrytėzimit me masė e t’i largohen shpenzimit tė tepėrt dhe shkapėrderdhjes, atėherė kur nga rizku i All-llahut, tė cilin Ai ua ka dhėnė, konsumojnė dhe kur nga tė mirat tė cilat ua ka lejuar All-llahu kėnaqen. Andaj edhe nevojat e tyre shpenzuese tė pasurisė dhe tė tė mirave tjera pėrkufizohen nė kufijtė e shfrytėzimit me masė, kurse teprica e rizkut (furnizimit) i eksponohet detyrimit me zekatė dhe sadakasė vullnetare, e nė veēanti kur besimtari ėshtė i porositur ta kultivojė pasurinė e tij.
Ai u kushtėzoi atyre, qė nė zhvillimin e kapitalit tė tyre t’i pėrdorin ato mjete pėrmes tė cilave nuk dėmtohen tė tjerėt ose pėr shkak tė atyre mjeteve tė mos krijohet gjymtim apo asgjėsim i procesit tė punės (rizkut) tek njerėzit. Qarkullimi i pasurisė sipas Islamit insistohet tė jetė nė rrethin mė tė gjėrė tė mundshėm: "Qė ajo tė mos qarkullojė ndėrmjet pasanikėve tuaj" (Hashr, 7).
Ai ua bėri obligim pastėrtinė nė nijjet dhe veprim, dėlirėsinė nė mjete dhe qėllime. Ai i detyroi t’u pėrmbahen disa parimeve kur kemi tė bėjmė me zhvillimin e kapitalit, e nuk u’a lejoi t’i pėrdorim disa mėnyra pėrmes tė cilave dėmtohet ndėrgjegjja e individit dhe morali i tij, ose dėmtohet jeta kolektive dhe qenia e saj 1 .
Gjithė kėtė Islami e vendosi mbi bazėn e konceptit tė pėrfaqėsuar nė tė vėrtetėn reale tė kėsaj ekzistence dhe nė bazė tė kontratės pėr pėrfaqėsim, e cila do t’i qeverisė tė gjitha aktivitetet e njeriut, tė cilit i ėshtė besuar ky pėrfaqėsim nė kėtė pronėsi tė gjerė.
Qė kėtu, kamata ėshtė proces i cili qė nė fillim bie ndesh me themelet e konceptit hyjnor nė ēdo aspekt, sistem i cili ngritet mbi njė koncept tjetėr. Ky ėshtė koncept i cili nuk shikon nė All-llahun,lavdi pastė dhe i lartėsuar qoftė. Andaj edhe nė tė (sistemin kamator) nuk ka kujdes pėr parimet, synimet dhe virtytet tė cilat All-llahu dėshiron t’i kenė njerėzit dhe ta vendosin jetėn e tyre mbi to.
Ky sistem paraprakisht ėshtė vendosur mbi bazėn se, nuk duhet tė ketė kurrfarė raporti midis vullnetit tė All-llahut dhe jetės sė njerėzve. Njeriu, sipas tyre, para sė gjithash, ėshtė zotėri i tokės, i ēliruar nga kontrata me All-llahun dhe jo i detyruar pėr t’i respektuar urdhėrat e All-llahut!
Njeriu si individ ėshtė i lirė pėr t’i zgjedh mjetet e pėrfitimit tė kapitalit dhe mėnyrat se si do ta zhvillojė atė. Ai po ashtu ėshtė i lirė ta shfrytėzojė si tė dojė, jo i detyruar nė asgjė pėr t’iu pėrmbajt kontratės sė All-llahut dhe kushtit tė Tij dhe i ēliruar tė shikojė nė interesin e tė tjerėve. Qė kėtu pėr kėtė sistem nuk ka rėndėsi nėse dėmtohen miliona njerėz, kur nė buxhetin dhe xhiron e tyre fusin sa tė munden prej tė hollave. Ligjet pozitive (tė cilat janė fryt i mendjes njerėzore qė nė shumicėn e rasteve i eksponohen gabimit e pastaj ndryshimit, sh.p.) ndonjėherė ndėrhyjnė pėr t’ia kufizuar lirinė e tij, pjesėrisht, pėr shembull, t’ia pėrkufizojnė pėrqindjen e kamatės ose pėr t’i penguar disa lloje tradhtish, vjedhjesh, grabitjesh dhe dėmtimesh. Megjithatė kjo ndėrhyrje kthehet nė parimet nė tė cilat njerėzit i kanė ambientuar ndėrgjegjet e tyre dhe nė atė qė pasionet e tyre i udhėheqin, e jo nė ndonjė parim stabil tė detyrueshėm nga pushteti hyjnor!
Po ashtu ky sistem ngritet mbi bazėn e njė koncepti tė gabueshėm me efekte rrėnuese. Kjo, ngase synimi parėsor te kėta pėr ekzistencėn njerėzore ėshtė pėrfitimi i kapitalit - nė ēfarėdo mėnyre - dhe e shfrytėzojnė sipas tekeve qė ai i synon! Andaj edhe njeriu i tillė jep mund tė pakufishėm (nė fakt e torturon vetveten, sh.p.) pėr tė tubuar kapital dhe pėr t’u kėnaqur me tė, ai nė kėtė rrugė shkel ēdo parim dhe ēdo interes tė tė tjerėve!
Mė nė fund krijohet njė sistem qė e rrėnon njerėzinė pėrfundimisht dhe ia rėndon jetėn individualisht dhe kolektivisht shteteve dhe popujve nė interes tė njė grushti tė vogėl tė kamatėmarrėsve tė cilėt njerėzinė do ta shkatėrrojnė moralisht, shpirtėrisht dhe emocionalisht. Nė kėtė mėnyrė nė qarkullimin e kapitalit do tė krijohet njė zbrazėti, e poashtu edhe nė zhvillimin e drejtė ekonomik.Mė nė fund do tė pėrfundojė - ashtu siē pėrfundon aktualisht nė botė - me koncentrimin e pushtetit tė vėrtetė dhe ndikimit veprues pėr tėrė njerėzimin, nė duar tė disa njerėzve qė janė prej krijesave mė tė poshtėra qė i ka falė Zoti dhe prej keqbėrėsve mė tė ligė. Ata janė grup njerėzish qė nuk pėrkujdesen pėr ndonjė betim apo premtim qė u’a kanė dhėnė njerėzive tjerė e as nuk ēajnė kokėn pėr ndonjė kontratė apo marrėveshje. Ata janė tė atillė qė nė tė njėjtėn mėnyrė i fusin nė borxh njerėzit si individė, i fusin nė borxh edhe shtetet me popuj - brenda dhe jashtė vendit tė tyre - nė mėnyrė qė pėrfitimet e njėmendta nga angazhimi i tėrė njerėzisė, me forcė, djersė e gjak njeriu, tė kthehet nė formė tė interesit kamator te ta, e qė pėr to ata nuk dhanė kurrfarė mundi!
Ata jo vetėm qė e zotėrojnė kapitalin, por ata zotėrojnė edhe ndikimin. Meqė ata pėrgjithėsisht nuk kanė parim, virtyt, koncept fetar, moral e praktik, madje meqė ata tallen me ēėshtjen se ata kėtė ndikim tė fuqishėm tė cilin e zotėrojnė e shfrytėzojnė pėr krijimin e situatave, opinioneve dhe projekteve tė cilat ua mundėsojnė ta shtojnė shfrytėzimin dhe nuk do tė bėhen pengesė nė rrugėn e grykėsisė sė tyre dhe qėllimeve tė tyre mjeruese. Mėnyra mė e afėrt pėr ata ėshtė zhvlerėsimi i virtytit njerėzor dhe zhytja e tij nė njė moēal kundėrmues nga kėnaqėsitė dhe pasionet qė i ofrojnė, nė atė moēal ku shumica e njerėzve e japin paranė e fundit qė e posedojnė, ngaqė paratė bien nė kurthat dhe rrjetat grabitėse! Kjo arrihet sė bashku me dirigjimin e rrjedhave tė ekonomisė botėrore nė pajtim me interesat e tyre tė caktuara, dhe atė pa marrė parasysh se sa do tė ndikojė nė krizat periodike tė njohura nė botėn e ekonomisė, si dhe nė devijimin e prodhimit industrial dhe ekonomik nė tėrėsi nė ato sfera ku ekziston interesi kolektiv njerėzor e tė kthehet nė interes tė investituesve kamatėmarrės te tė cilėt tubohet rrjeti i kapitalit botėror!
Sė fundi pėrpunuar nga Muslimin : mė 27-08-2006 16:32.
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
|
|

27-08-2006, 16:27
|
.gif?dateline=1206883164) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 04-10-2005
Postimet: 269
All-llahu tė shpėrbleftė: 225
Falėnderuar 220 herė nė 109 Postime
Rep Fuqia: 189
|
|
|
Re: K A M A T A nė pikėvėshtrimin Kuranor - SEJJID KUTUB rahimehullah
Katastrofa e cila u arrit nė botėn e sotme - e qė me kėtė pasqyrė tė shėmtuar nuk ishte nė xhahilijjet - ėshtė ajo se ata kamatėmarrės (fajdexhi) tė cilėt nė tė kaluarėn pėrfaqėsoheshin nė formė individėsh ose shtėpish financiare, e qė sot pėrfaqėsohen nė formė tė themeluesve tė bankave bashkėkohore pėrmes pushtetit me ndikim tė madh dhe frikues qė e posedojnė brenda mekanizmave tė pushtetit botėror dhe jashtė tyre dhe pėrmes mjeteve tė orientimit dhe informimit tė cilat i kanė nė dorė anekėnd kėtij nėnqielli siē janė revistat, librat, universitetet, profesorėt, stacionet radiodifuzive, kinematografitė etj, arritėn qė tė formojnė njė opinion tė pėrgjithshėm nė mesin e popullatės sė gjorė tė cilės kėta kamatėmarrės ia brejnė eshtrat dhe mishin, ua pijnė djersėn dhe gjakun nėn ēatinė e sistemit tė kamatės. Ky opinion i pėrgjithshėm i ėshtė nėnshtruar bindjes sė ndyrė e helmuese se kamata ėshtė sistem i natyrshėm logjik dhe bazė e shėndoshė, e se ndonjė bazė tjetėr nuk ekziston pėr zhvillimin ekonomik dhe se prej fryteve dhe mirėsive tė kėtij sistemi ėshtė ky pėrparim civilizues nė perėndim, dhe kinse ata tė cilėt dėshirojnė ta rrėnojnė janė njė grup fantazuesish - pa bazė praktike - dhe nė tė vėrtetė teoria e tyre mbėshtetet thjeshtė nė njė teori morale dhe shėmbėlltyrė imagjinuese e qė nuk kanė kurrfarė mbėshtetje nė realitet, dhe se po qe se u lejohet tė ndėrhyjnė nė kėtė sistem ata do tė jenė bartės tė rrėnimit tė tėrė sistemit ekonomik! Deri aty shkohet sa qė ata tė cilėt e kritikojnė sistemin kamator nė kėtė aspekt i ekspozohen talljes nga njerėz tė cilėt pikėrisht janė viktima mjeruese tė po kėtij sistemi. Ata janė viktima tė vetė fatit tė tyre, tė ekonomisė botėrore tė cilėn e imponojnė bandat e kamatėmarrėsve botėrorė e qė rrjedhė nė rrjedha jonormale e ērregulluese, tu eksponohen destabilizimeve tė organizuara qarkulluese dhe qė tė devijojnė nga binarėt tė cilėt do tė ishin kthetrat e ujqve me numėr tė vogėl.
Sistemi kamator ėshtė sistem i nėnēmuar sipas vėshtrimit klasik ekonomik. Ky sistem arriti deri nė atė shkallė tė negativitetit, saqė pėr efektet e tij negative tėrhoqėn vėrejtjen edhe disa profesorė tė ekonomisė perėndimore tė cilėt janė formuar nėn hijen e tij, e qė mendjet dhe kultura e tyre kanė pirė nga ky helm tė cilin e lėshojnė bandat e megakapitalit nė tė gjitha degėt e kulturės, konceptit dhe moralit. Nė ballė tė kėtyre profesorėve tė cilėt e nėnēmojnė kėtė sistem nė fushėn e ekonomisė klasike ėshtė edhe dr. Shaht (gjerman) i cili ishte ish-drejtor i bankės gjermane "Rajh". Nė mesin e fjalėve tė cilat i tha gjatė njė ligjėrate tė mbajtur nė vitin 1953 nė Damask, tha edhe atė se pėrmes njė llogarie matematikore (tė pafund) vėrehet qartė se i gjithė kapitali nė tokė sillet nė duar tė njė numri tė vogėl tė kamatėmarrėsve, meqenėse huadhėnėsi i eksponohet fitimit por edhe humbjes. Qė kėtu, i tėrė kapitali - me anė tė llogarisė matematikore - nė fund patjetėr kthehet te ai i cili vazhdimisht fiton! Kjo teori tani pėr tani nė udhėn e saj realizohet plotėsisht. Nė fakt, pjesėn dėrrmuese tė kapitalit botėror e zotėrojnė disa mija njerėz, ndėrsa tė gjithė zotėruesit dhe pronarėt e fabrikave tė cilėt huazojnė nga bankat, por edhe punėtorėt dhe tė tjerėt, nė tė vėrtet nuk janė asgjė tjetėr pos punėtorė krahu tė cilėt punojnė nė llogari tė pronarėve tė kapitalit dhe qė frytin e mundit tė tyre e pėrvetėsojnė pėr vete kėta mijėra njerėz!
Nuk ėshtė vetėm kjo qė e pėrmendėm deri mė tani i gjithė kobi qė e sjell kamata
Nė tė vėrtetė, vendosja e sistemit ekonomik mbi themelet e kamatės bėri qė raporti ndėrmjet pronarėve tė kapitalit dhe punėtorėve nė tregti dhe industri tė jetė raport i bixhozit dhe grindjes sė pėrhershme. Kamatėmarrėsi angazhohet qė tė arrijė interes (kamatė) sa mė tė madhe. Ai kėshtu e ngrit kapitalin e tij pėrderisa shtohet nevoja e domosdoshme e tregtisė dhe industrisė tek ai dhe kėshtu ai e ngren ēmimin e interesit. Ai vazhdon duke ngritur ēmimin e interesit (lexo: pėrqindjen e kamatės, sh.p.) pėrderisa ta vėrejė se vepruesit nė tregti dhe industri nuk kanė kurrfarė dobie nė shfrytėzimin e kėtij kapitali, ngase rritja e tij krahas pagesave tė kamatės nuk lejon qė tu mbetet asgjė. Nė kėtė rast kapitali i pėrdorur nė ato fusha nė tė cilat punojnė miliona njerėz rrudhet, fabrikat e ngushtojnė rrethin e prodhimit tė tyre, punėtorėt mbeten pa punė kėshtu qė fuqia blerėse zvogėlohet. Kur ēėshtja arrinė nė kėtė pozitė, e kamatėmarrėsit shohin se kėrkesa pėr kapital (lexo: kredi, sh.p.) ėshtė pakėsuar apo pezulluar, kthehen dhe e ulin pėrqindjen e kamatės detyrimisht. Ata tė cilėt merren me tregti dhe industri i kthehen rishtazi po tė njėjtit sistem kurse procesit tė jetės i kthehet prosperiteti. Kėshtu periodikisht krijohen krizat ekonomike botėrore e nė anėn tjetėr, njerėzit sillen rreth tyre po sikur tė ishin kafshė!
Pastaj tė gjithė konsumatorėt realizojnė tatim tė drejtpėrdrejtė pėr kamatėmarrėsit. Pronarėt e fabrikave dhe tregtarėt nuk e paguajnė kamatėn e mjeteve tė cilat i marrin borxh me kamatė pėrpos prej xhepave tė konsumatorėve. Ata i rrisin ēmimet e artikujve konsumues dhe barrėn e kamatės ua shpėrndajnė njerėzve qė nė fund tė hyjė nė xhepat e kamatėmarrėsve. Ndėrsa pėr borxhet tė cilat i huazojnė shtetet nga buxhetet botėrore pėr tė realizuar meremetime dhe projekte ndėrtimore, pikėrisht banorėt e tyre janė ata tė cilėt e lajnė kamatėn ndaj buxheteve kamatore, ngaqė shtetet nė fjalė detyrohen qė tė shtojnė tatime tė ndryshme pėrmes tė cilave do ti paguajnė borxhet dhe kamatat e tyre. Nė kėtė mėnyrė, ēdo person merr pjesė nė pagimin e kėsaj hiseje ndaj kamatėmarrėsve nė fund tė kėtij procesi. Megjithatė, rrallėherė ēėshtja mbaron me kaq, andaj ndodh qė vetėm invazioni (kolonializimi dhe eksploatimi) tė shėnojė fundin e borxheve
Kėshtu shpėrthejnė luftėrat pėr shkak tė kolonializimit!
Ne kėtu, brenda hijeve tė Kuranit, nuk do ta thellojmė hulumtimin pėr ti zbuluar tė gjitha tė metat e sistemit kamator meqė kjo ėshtė njė fushė qė kėrkon studim tė veēantė 2 . Ne do tė mjaftojmė me aq qė tė kalojmė nė njė pėrshkrim tė pėrgjithshėm pėr ata qė dėshirojnė tė jenė muslimanė pėr njė grumbull tė vėrtetash themelore, kur kemi tė bėjmė me urrejtjen e Islamit ndaj sistemit tė mallkuar kamator.
E vėrteta e parė: ėshtė ajo se ata duhet tė jenė tė bindur nė mendjet e tyre se nuk ka Islam aty ku ėshtė i vendosur sistemi kamator. Ēdo gjė qė do ta thoshin ata qė japin fetva (vendime fetare) nga hoxhallarėt ose tė tjerėt jashtė kėsaj qė u tha, ėshtė dexhxhallim dhe mashtrim. Themeli i konceptit islam - siē shpjeguam - bie ndesh drejtpėrsėdrejti me sistemin kamator dhe pasojat e tij praktike nė jetėn e njerėzve, koncepteve dhe virtyteve tė tyre.
E vėrteta e dytė: ėshtė se sistemi kamator ėshtė mollė sherri pėr njerėzimin - jo vetėm nė besim moral dhe koncept - por gjithashtu edhe nė thelb tė jetės ekonomike dhe praktike. Ai ėshtė sistemi mė i kobshėm i cili shkatėrron lumturinė njerėzore, bllokon zhvillimin e ekuilibruar njerėzor, pėrkundėr lulėzimit tė dukshėm mashtrues i cili duket se ėshtė ndihmė prej kėtij sistemi pėr zhvillimin e pėrgjithshėm ekonomik!
E vėrteta e tretė: ėshtė se sistemi moral dhe ai praktik nė Islam janė tė ndėrlidhur plotėsisht, dhe se njeriu nė tė gjitha lėvizjet e tij ėshtė i ndėrlidhur me kontratėn e pėrfaqėsimit dhe kushtet e tij, dhe se ai ėshtė i futur nė sprovė nė ēdo aktivitet tė cilin e ndėrmerr gjatė jetės sė tij dhe do tė merret nė llogari nė jetėn tjetėr tė tij. Pra, kėta dy bashkėrisht e pėrbėjnė aktivitetin e njeriut dhe qė tė dy janė ibadet pėr tė cilin do tė shpėrblehet nėse vepron drejt dhe mėkat pėr tė cilin do tė dėnohet nėse vepron padrejtėsisht. Prandaj themi se ekonomia e suksesshme islame nuk mund tė ngritet pa moral, ndėrsa morali nuk ėshtė veprim vullnetar ku ekziston mundėsia tė lirohemi nga ai e pastaj tė arrijmė rezultate nė jetėn praktike.
E vėrteta e katėrt: ėshtė se bashkėpunimi kamator doemos do ta degjenerojė ndėrgjegjen e individit, moralin dhe ndjenjėn e tij me vėllain e tij nė bashkėsi, do ta prishė edhe jetėn e bashkėsisė njerėzore dhe kompaktėsinė e saj duke nxitė shpirtligėsinė, lakminė, egoizmin, dredhinė dhe tradhtinė nė forma tė pėrgjithshme. Kurse nė kohėn e sotme kamata konsiderohen si njė nga faktorėt e parė pėr orientimin e kapitalit nė sferat mė tė liga tė investimit, nė mėnyrė qė kapitali i huazuar me kamatė tė sjellė fitim tė sigurt, ta lajė interesin kamator dhe qė tė mbetet diēka edhe pėr huamarrėsin. Andaj edhe kamata ėshtė nxitėse e drejtpėrdrejtė pėr investimin e kapitalit nė filmat e ndytė, revistat pa hije, diskoklubet, baret, vallėzimet e zhveshura dhe tė gjitha bizneset dhe drejtimet tė cilat e degjenerojnė moralin njerėzor nė tėrėsi. Kapitali i huazuar me kamatė nuk zgjon interesin e huamarrėsve tė investojnė nė projekte tė dobishme pėr njerėzimin, por preokupimi i tyre ėshtė tė investojnė aty ku mė sė shumti kanė fitim pa shikuar fare se ky fitim vjen nga nxitja e pasioneve mė tė ulėta dhe devijimeve tė shėmtuara. Kjo ėshtė panorama e sotme anekėnd botės, kurse shkaku kryesor ėshtė bashkėpunimi kamator!
E vėrteta e pestė: ėshtė se Islami ėshtė sistem i pėrsosur. Ai kur e ndaloi bashkėpunimin kamator, tė gjitha institucionet e tij i ngriti mbi bazėn e pavarėsisė sė nevojės pėr tė, kurse aspektet e jetės sociale i organizoi nė atė mėnyrė qė tė eliminohej nevoja pėr kėtė lloj bashkėpunimi duke mos ndikuar negativisht nė kontinuitetin e zhvillimit ekonomik, social dhe human.
E vėrteta e gjashtė: ėshtė se Islami, kur i jipet mundėsia ta organizojė jetėn nė pajtim me konceptin dhe metodologjinė e tij tė veēantė, nuk ka nevojė qė me ndėrprerjen e bashkėpunimit kamator ti pushojė edhe institucionet dhe mekanizmat e nevojshėm pėr zhvillimin e jetės bashkėkohore ekonomike nė mėnyrė tė natyrshme dhe tė shėndoshė, por ai vetėm do ta pastrojė prej ndotjes nga kamata dhe fėlliqėsira e saj e pastaj e lė tė veprojė nė bazė tė themeleve tjera tė shėndosha, e ku nė ballė tė kėtyre institucioneve dhe mekanizmave do tė ishin shtėpitė financuese, kompanitė dhe format tjera tė ekonomisė bashkėkohore.
E vėrteta e shtatė: e cila ėshtė mė e rėndėsishme ėshtė bindja e domosdoshme e atij qė dėshiron tė jetė musliman, se ėshtė e pamundur nė aspekt tė besimit qė All-llahu ta ndalojė njė gjė pa tė cilėn nuk mund tė vendoset jeta njerėzore e as tė pėrparojė. Po ashtu ėshtė e pamundur nė aspekt tė besimit qė njė gjė qė ėshtė e ndytė, nė tė njėjtėn kohė tė jetė e pazėvendėsueshme pėr vendosjen e jetės dhe pėrparimin e saj. All-llahu, lavdi pastė, ėshtė Ai i cili krijoi kėtė jetė dhe Ai ėshtė qė e bėri pėrfaqėsues njeriun nė tokė. Ėshtė Ai qė urdhėroi zhvillimin dhe pėrparimin e saj dhe ėshtė Ai qė me vullnetin e Tij e krijoi jetėn dhe e harmonizoi sipas dėshirės sė Tij. Pra, ėshtė e pamundur qė nė konceptin e muslimanit tė ekzistojė se nė gjėrat tė cilat i ka ndaluar All-llahu ka diēka qė pa to nuk vendoset jeta njerėzore e as qė mund tė pėrparojė, dhe se ekziston gjė e ndytė e qė ėshtė e pazėvendėsueshme pėr vendosjen e jetės dhe pėrparimin e saj. Ky ėshtė koncept i gabuar dhe propagandė e ndytė helmuese e zullumqarėve e cila impononte tek brezat idenė se kamata ėshtė e domosdoshme pėr zhvillimin ekonomik dhe kulturor, se sistemi kamator ėshtė pikėrisht sistem natyror. Ata e pėrcillnin kėtė koncept mashtrues nė burimet e kulturės sė pėrgjithshme dhe nė burimet e njohurive njerėzore nė Lindje dhe Perėndim tė tokės, pastaj pėrmes vendosjes sė jetės bashkėkohore mbi kėtė themel, praktikisht me anė tė angazhimeve tė fondeve investuese (lexo: kredituese, sh.p.) dhe kamatėmarrėsve, dhe pėrmes vėshtirėsisė pėr ta pėrfytyruar vendosjen e saj mbi ndonjė bazė tjetėr. Kjo vėshtirėsi sė pari krijohet nga mosbesimi dhe sė dyti krijohet nga dobėsia e tė menduarit dhe paaftėsia e tij pėr tu ēliruar nga ky pretendim, pėr tė cilin kamatėmarrėsit u angazhuan qė ta pėrcjellin dhe vendosin krahas fuqisė qė kanė pėr orientim, pasurisė qė kanė pėr ndikim brenda qeverive botėrore dhe posedimit tė mjeteve tė pėrgjithshme dhe tė veēanta tė informimit.
E vėrteta e tetė: ėshtė se deklarimi i kamatėmarrėsve se ėshtė e pamundur vendosja e ekonomisė botėrore sot dhe nesėr mbi ndonjė bazė tjetėr jashtė bazės kamatore, nuk ėshtė asgjė tjetėr pos trillim ose mė mirė tė themi gėnjeshtėr shumė e madhe e cila ekziston dhe jeton ngase mjetet tė cilat i pėrdorin pronarėt e interesit pėr mbetjen gjallė tė saj, janė vėrtet mjete kolosale! Por kur nijjeti tė jetė serioz dhe tė merrė hap vendimtar njerėzimi - ose tė jetė kėmbėngulės ummeti musliman - qė tia kthejė vetes lirinė nga grushti i bandave botėrore qė praktikojnė kamatėn dhe kur tė dėshiron qė vetes ti sigurojė mirėsinė, lumturinė dhe bereqetin, duke zotėruar moral tė mirė dhe shoqėri tė pastėr, fusha ėshtė e hapur pėr vendosjen e sistemit tė drejtė tė cilin All-llahu ia dėshiroi njerėzimit, i cili u zbatua praktikisht dhe jeta nėn ēatinė e tij u vendos plotėsisht dhe ende ėshtė i pėrshtatshėm pėr zhvillim nėn mbikėqyrjen e tij dhe brenda hijeve tė tij nėse njerėzit vetėdijėsohen dhe udhėzohen!
Kėtu nuk ėshtė vendi pėr tė sqaruar mendimin se si do tė zbatohej kjo dhe cilat do tė ishin mjetet e tij
Na mjaftojnė kėto udhėzime tė pėrgjithshme 3 dhe sqarimi se procesi pėrēmues kamator nuk ėshtė domosdoshmėri nga domosdoshmėritė e jetės ekonomike dhe se njerėzimi i cili devijoi nga sistemi i drejtė nė tė kaluarėn, pėrderisa Islami e ktheu nė tė, ėshtė po ai njerėzim i cili sot ka devijuar po me tė njėjtin devijim e nuk po i kthehet sistemit tė mėparshėm tė mėshirshėm e tė shėndoshė.
Tani tė shohim se si shpėrtheu revolucioni islam mbi atė shėmti prej tė cilės njerėzimi shijoi belanė, tė cilėn nuk e kishte shijuar mė tepėr nė asgjė mė parė.
"Ata qė e hanė kamatėn, ata nuk ngriten ndryshe vetėm se si ngritet ai i ēmenduri nga tė prekurit e djallit. Kėtė ngase ata thanė: "Edhe shitblerja nuk ėshtė tjetėr, por njėsoj sikur edhe kamata!" e All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatėn. Atij qė i ka arritur kėshillė (udhėzim) prej Zotit tė tij dhe ėshtė ndalė (prej kamatės), atij i ka takuar e kaluara dhe ēėshtja e saj mbetet te All-llahu, e kush e pėrsėrit (pas ndalimit), ata janė banues tė zjarrit, ku do tė mbeten pėrgjithmonė. All-llahu e zhduk kamatėn dhe e shton lėmoshėn, All-llahu nuk e do asnjė besėpremė e mėkatar". (Bekare, 275 - 276)
Kjo ėshtė antipropagandė trishtuese dhe ilustrim tėrbues: "Ata nuk ngriten ndryshe vetėm se si ngritet ai i ēmenduri nga tė prekurit e djallit".
Nuk kemi hasė asnjė kėrcėnim emocional i cili pėrcillet nė ndjenja siē pėrcillet kjo pasqyrė e trupėzuar, e gjallė dhe lėvizėse, pamje e tė prekurit tė pėrmbytur. Kjo ėshtė pamje e njohur dhe e mėsuar pėr njerėzit. Kėtu teksti Kuranor e prezenton kėtė pėr tė luajtur rolin ngacmues pėr trishtimin e ndėrgjegjes dhe ngacmimin e ndjenjave tė kamatėmarrėsve si dhe dridhjen e tyre, si dridhje e fortė pėr ti nxjerrė nga tradita e tyre e ambientuar e sistemit tė tyre ekonomik dhe nga lakmia e tyre pėr tė arritur atė qė do tua realizonte atyre kamatėn. Ky ėshtė njė mjet pėr tė arritur ndikim edukativ i cili nė kėto raste ėshtė efikas, e qė nė tė njėjtėn kohė ėshtė shprehje e realitetit ekzistues. Pjesa dėrrmuese e tefsireve ishin tė mendimit se qėllimi i ngritjes nė kėtė pamje trishtuese ėshtė ngritja Ditėn e ringjalljes, megjithatė - sipas asaj qė shohim - kjo pamje ėshtė evidente ashtu si pėrshkruhet nė jetėn e njerėzimit nė kėtė botė. Kjo shprehje poashtu pėrputhet me atė qė vjen pas saj duke tėrheq vėrejtjen e shpalljes sė luftės prej All-llahut dhe Pejgamberit tė tij. E ne shohim se kjo luftė ėshtė evidente sot, e cila dominon mbi njerėzimin e humbur I cili pėrplaset sikur i prekuri (nga magjia apo djalli, sh.p.) nė plagėt e sistemit kamator. Dhe, para se ta sqarojmė mendimin pėr vėrtetėsimin e kėtij realiteti tė gjendjes aktuale tė njerėzimit, do tė fillojmė me prezentimin e formės kamatore me tė cilėn ballafaqohej Kurani nė Gadishullin Arabik dhe pėrfytyrimet e bartėsve tė xhahilijjetit ndaj saj.
Kamata e cila ishte e njohur nė xhahilijjet dhe pėr tė cilėn zbritėn ajetet e sipėrtheksuara dhe ajetet tjera pėr zhdukjen e saj, fillimisht ka pasur dy forma kryesore: Riben nesieh (kamata me afat tė shtyer, kredia) dhe ribel fadl (kamata me kompensim me shtesė).
Sa i pėrket riben nesieh, Katadeja ka thėnė: "Ribaja" (kamata) e bartėsve tė xhahilijjetit ishte kur njė njeri huazonte nga tjetri dhe i thoshte: "Do tė jap kaq dhe kaq me kusht qė tė ma shtyshė afatin, e ai ia shtynte".
Ebu Bekr El Xhassas thotė: "Ėshtė e ditur se kamata e xhahilijjetit ishte hua me afat me shtesė kushtėzuese. Kjo shtesė ishte zėvendėsim i afatit, e All-llahu i Madhėrishėm e asgjėsoi".
Imam Raziu nė tefsirin e tij thotė: "Riben nesieh" ( kamata me afat tė shtyer) ishte formė e njohur nė xhahilijjet kush dikush prej tyre i jepte pasurinė tjetrit deri nė njė afat tė caktuar me kusht qė tė marrė prej tij njė sasi shtesė ēdo muaj, kurse kapitali mbetej nė gjendje tė tij nėse marrėsi i saj do tė mund tė lirohej nga kapitali i marrė. Por nėse nuk do tė mund ta kthente, atėherė ia bashkangjitte njė shtesė tjetėr hakut dhe afatit".
Nė hadithin e Usame bin Zejdit, radijall-llahu anhuma, thuhet se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Nuk ka riba (kamatė) pos nė nesieh (nė atė me afat tė shtyer)". Transmetuan Buhariu dhe Muslimi.
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
|
|

27-08-2006, 16:28
|
.gif?dateline=1206883164) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 04-10-2005
Postimet: 269
All-llahu tė shpėrbleftė: 225
Falėnderuar 220 herė nė 109 Postime
Rep Fuqia: 189
|
|
|
Re: K A M A T A nė pikėvėshtrimin Kuranor - SEJJID KUTUB rahimehullah
Ndėrsa ribel fadl ėshtė ai lloj i kamatės kur njeriu shet njė gjė pėr tjetrėn nga i njėjti lloj me shtesė, sikurse shitja e arit me ar, dirhemit me dirhem, grurit me grurė, elbit me elb, e kėshtu me radhė. Ky lloj iu bashkangjitė kamatės meqė nė te ka ngjasim me tė dhe me ndjenjat tė cilat e pėrcjellin, tė cilat u ngjasojnė ndjenjave tė pėrcjellura nė rast tė marrjes sė kamatės. Kjo pikė ėshtė tepėr me rėndėsi pėr ne kur do tė bėjmė fjalė pėr veprimet e sotshme.
Nga Ebu Seid El Huderijj pėrcillet se ai ka thėnė: "I dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: Ari me ari, argjendi me argjend, gruri me grurė, elbi me elb, hurma me hurmė dhe kripa me kripė: Sasi tė njėjtė me sasi tė njėjtė, dorė pėr dorė, e kush shton apo kėrkon mė tepėr, ai ka hyrė nė kamatė. Ai i cili e merr dhe ai i cili e jep, nė tė kanė trajtim tė njėjtė". (Transmetuan Buhariu dhe Muslimi).
Nga Ebu Seid El Huderijj pėrcillet po ashtu: "Erdhi Bilali te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e me vete kishte hurma tė llojit mė tė mirė (hurma bernij) 4 . Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e pyeti: Prej nga i ke kėto ? - Ai u pėrgjigj: Kishim hurma tė ligėshta, i shita dy saė pėr njė saė. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ia ktheu: Oh! Po kjo ėshtė bazė e kamatės, bazė e kamatės. Kėtė mė mos e bėn, por nėse dėshiron tė bleshė, shiti hurmat me diē tjetėr (tė holla ose mall tjetėr), e pastaj me to blejė tė tjerat". (Buhariu dhe Muslimi).
Sa i pėrket llojit tė parė, kamata nė tė ėshtė e qartė, nuk ka nevojė pėr sqarim ngase nė tė plotėsohen tė gjitha elementet kryesore tė ēdo veprimi kamator. Ato janė: Shtesa mbi bazėn e kapitalit dhe afatit qė pėr shkak tė tij jipet kjo shtesė. Fakti se kjo fajde ėshtė kusht pėrbėrės nė marrėveshje, domethėnė lindje e njė kapitali tė ri prej tė parit, pėr shkak tė afatit nuk ėshtė asgjė tjetėr
Sa i pėrket llojit tė dytė, nuk ka dyshim se ekzistojnė dallime themelore nė dy sende tė njė lloji dhe kjo gjendje imponon shtesėn. Kėtė e bėri tė qartė rasti i Bilalit dhe i hurmės sė mirė. Meqė ngjashmėria e dy llojeve nė gjini krijon dyshim se bėhet fjalė pėr proces kamator ngase me hurmė merret hurmė, ai, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e vlerėsoi kamatė dhe e ndaloi. Ai pėr zgjidhje urdhėroi qė lloji i cili dėshirohej tė kompensohet tė shitet me tė holla e pastaj tė blehet lloji i kėrkuar me tė holla, duke i ikur dukurisė sė kamatės nga procesi plotėsisht!
Po ashtu kushti i ndėrrimit "dorė pėr dorė" ka pėr qėllim qė tė mos shtyhet afati i shitjes sė njė lloji, me tė njėjtin lloj qoftė edhe pa shtesė, ngase nė te paraqitet dukuria e kamatės apo njė element prej elementeve tė saj!
Deri nė kėtė shkallė kishte arritur emocionimi (prekshmėria) e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me dukurinė e kamatės nė ēfarėdo veprimi, po ashtu edhe urtėsia e tij nė flakjen e logjikės sė kamatės e cila dominonte nė xhahilijjet.
Ndėrsa sot, disa dėshtues prej muslimanėve, nga ndikimi i koncepteve perėndimore kapitaliste dhe sistemet e tyre dėshirojnė qė ndalimin ta pėrkufizojnė vetėm nė njė formė prej formave tė kamatės - riben nesieh ( kamata me afat tė shtyrė ) - duke u mbėshtetur nė hadithin e Usames dhe nė vlerėsimin e selefit ndaj veprimeve nė lidhje me kamatėn nė xhahilijjet, e qė ti lejojnė fetarisht nė emėr tė Islamit format tjera tė krijuara tė cilat nuk pėrputhen nė ndonjė funksion me kamatėn e xhahilijjetit!
Megjithatė, kjo pėrpjekje nuk ėshtė asgjė tjetėr pos njė dukuri prej dukurive tė dėshtimit shpirtėror dhe mendor. Islami nuk ėshtė sistem formalitetesh por sistem qė ngritet mbi njė koncept origjinal. Ai kur e ndaloi kamatėn nuk ndaloi vetėm njė formė tė saj e jo edhe tjetrėn, por Ai luftonte njė koncept qė i kundėrvihej konceptit tė tij, luftonte njė logjikė qė nuk pėrshtatej me logjikėn e tij, ai ishte tepėr i ndijshėm nė kėtė aspekt deri nė atė shkallė kėshtuqė ndaloi ribel fadl (kamatėn me shtesė nė kompensim) pėr ti ikur dukurisė sė logjikės kamatore dhe lakmisė kamatore prej njė distance shumė tė largėt!
Andaj ēdo veprim kamator ėshtė i ndaluar pa marrė parasysh se a vjen nė shprehje nė format tė cilat ishin tė njohura nė xhahilijjet apo forma tė reja tė cilat pastaj janė krijuar, pėrderisa ato pėrmbajnė elementet themelore tė veprimit kamator ose pėrshkruhen me kallėpin e logjikės kamatore. Fjala ėshtė pėr logjikėn e egoizmit, grykėsisė, vatjakėsisė dhe futjes nė lojė tė bixhozit, dhe pėrderisa atyre u mvishet kjo ndjenjė e ndytė, ndenja e arritjes sė fitimit me ēfarėdo mjeti!
Ne duhet ta dijmė mirė kėtė tė vėrtetė dhe tė jemi tė bindur pėr luftėn e shpallur nga All-llahu dhe I dėrguari i Tij mbi shoqėrinė kamatore.
"Ata qė e hanė kamatėn, ata nuk ngriten ndryshe vetėm se si ngritet ai i ēmenduri nga tė prekurit e djallit".
Ata qė e hanė kamatėn nuk janė vetėm ata qė e marrin interesin kamator, edhe pse kėta janė tė parėt qė kėrcėnohen me kėtė tekst tmerrues, por janė edhe tė gjithė ithtarėt e shoqėrisė kamatore.
Nga Xhabir bin Abdull-llah, radijall-llahu anhu, pėrcillet se ai ka thėnė: "I dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ka mallkuar ngrėnėsin e kamatės, atė qė e jep kamatėn, dy dėshmitarėt (nė rastin e kontratės sh.p.) dhe shkruesin e saj". Ai tha: "Tė gjithė janė tė njėjtė (nė mallkim)". Transmetuan Muslimi, Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.
Kjo ėshtė sa u pėrket veprimeve nė lidhje me kamatėn personale, kurse kur ėshtė fjala pėr shoqėrinė e cila ėshtė vendosur mbi themele kamatore, tė gjithė pjestarėt e saj janė tė mallkuar, dhe i janė eksponuar luftės sė All-llahut dhe tė shporrur nga rahmeti i Tij pa diskutim.
Ata nuk ngriten nė kėtė jetė e as nuk lėvizin pos si lėvizja e tė prekurit tė destabilizuar dhe tė mėrziturit tė goditur nė mend, i cili nuk mund tė stabilizohet, qetėsohet e rehatohet. Nėse nė tė kaluarėn gjatė periudhės sė krijimit tė sistemit bashkėkohor kapitalist nė katėr shekujt e parė ka ekzistuar dyshimi (i dėshtimit tė sistemit kamator, sh.p.) pėrvoja e shekujve tė fundit nuk i lė aspak vend dyshimit.
Bota nė tė cilėn jetojmė sot, ėshtė botė e shqetėsimeve, brengave, frikės, sėmundjeve nervore dhe psikike, duke u mbėshtetur nė deklaratat e intelektualėve, mendimtarėve, dijetarėve dhe analistėve perėndimorė dhe nė dėshmitė e vėzhguesve, vizitorėve dhe kalimtarėve nė viset e civilizimit perėndimor dhe atė pėrkundėr tė gjitha tė arriturave tė civilizimit material dhe kolosalitetit tė prodhimit industrial nė pėrgjithėsi nė kėto hapėsira, pėrkundėr tė gjitha dukurive tė pėrparimit material i cili dėshmohet me sy. Pastaj, ajo ėshtė botė e luftėrave masive dhe kėrcėnimeve tė pėrhershme pėr luftėra zhdukėse, botė e luftės sė nervave dhe shqetėsimeve tė cilat nuk ndalen aty a kėtu.
Kjo ėshtė njė jetė e ngarkuar me vėshtirėsi e brenga tė cilat civilizimi material nuk ka fuqi ti mėnjanojė, si dhe as pėrparimi material, as lehtėsia e jetės materiale, mundėsitė e kushtet e saja nė vende tė ndryshme. Ēfarė vlere kanė tė gjitha kėto tė mira nėse nė shpirt nuk krijohet lumturia, kėnaqėsia, stabiliteti dhe qetėsia?
Ky ėshtė realiteti me tė cilin ballafaqohet ēdonjėri qė dėshiron tė shohė e nuk u ka vėrė syve tė tij perde qė mos tė shohė! Ėshtė e vėrtetė se njerėzit nė shumicėn e vendeve tė botės ku pėrgjithėsisht ka pėrparim, si p.sh. nė Amerikė, Suedi etj, tė cilat kanė arritur pėrparim material, nuk janė tė lumtur
Ata janė tė mėrzitur aq saqė mėrzia rrjedh prej syve tė tyre edhe pse janė tė pasur. Brenga ka ngrėnė jetėn e tyre edhe pse ata janė futur thellė nė prodhim! Ata kėtė mėrzi ndonjėherė e manifestojnė pėrmes grindjeve dhe britmave e ndonjėherė pėrmes gazetave e revistave ekscentrike tė perėndimit ndėrsa ndonjėherė pėrmes anomalive seksuale patologjike(homoseksualitetit dhe lesbicitetit). Mandej ndiejnė nevojė pėr ikje, ikje nga vetvetja, nga djerrina nė tė cilėn janė ngjeshur dhe nga plogėshtia e cila nuk ka shkak tė dukshėm, nga ndodhitė qė e shoqėrojnė jetėn dhe rrjedhat e saj. Ata ikin me anė tė vetėvrasjes, ēmendurisė dhe anomalisė. Pastaj dukuria e mėrzisė, djerrinės dhe boshllėkut (shpirtėror, sh.p.) i shporrė dhe nuk i lė ata tė qetėsohen asnjėherė!
Pse kėshtu?
Shkaku kryesor natyrisht se ėshtė zbrazėtia e kėtyre qenieve njerėzore marrėzisht tė dashuruara, tė dėnuara, tė humbura e tė pafat nga ushqimi i shpirtit, nga imani dhe nga mbėshtetja shpirtėrore nė All-llahun, pėrkundėr gjithė atij pėrparimi material qė e zotėrojnė. Poashtu zbrazėtia e tyre nga qėllimet e mėdha njerėzore tė cilat i krijon dhe proekton imani nė All-llahun, pėrfaqėsimi i tokės (hilafeti) nė pajtim me kontratėn dhe kushtin e Tij.
Nė kėtė shkak kryesor e vendimtar bėjnė pjesė edhe belaja e kamatės, belaja e ekonomisė e cila nuk zhvillohet nė mėnyrė tė barabartė dhe tė drejtė e qė tė shpėrndahen tė mirat e zhvillimit tė tij dhe bereqetet e tij te tė gjithė njerėzit, por zhvillohet e anuar vetėm nė njė krah nė grushtin e financuesve kamatėmarrės tė cilėt plaēkisin me anė tė zyrave grandioze qė i kanė nėpėr banka duke u dhėnė hua me interes tė caktuar e tė sigurtė fabrikave dhe firmave tregėtare. Ata i detyrojnė fabrikat dhe firmat tė shkojnė sipas njė rruge (plani tė cilin vet e proektojnė, sh.p.) e ku qėllimi kryesor nuk ėshtė mbrojtja e interesave tė njerėzve dhe nevojave tė tyre tė cilat do tu sjellin lumturi tė gjithėve, tė cilat do tu sigurojnė punė sistematikisht tė gjithėve dhe tė cilat do tu ofrojnė qetėsi shpirtėrore dhe garancė sociale, por qėllimi i tyre ėshtė prodhimi i cili do ta realizojė sasinė mė tė lartė tė fitimit edhe nėse i dėrmon miliona njerėz, ua shkatėrron jetėn dhe mbjell dyshim, mėrzi dhe frikė nė jetėn e tėrė njerėzimit.
All-llahu i Madhėrishėm tha tė vėrtetėn: "Ata qė e hanė kamatėn, ata nuk ngriten ndryshe vetėm se si ngritet ai i ēmenduri nga tė prekurit e djallit". Ja, ne jemi ata qė e dėshmojmė kėtė realitet nė botėn e sotme aktualisht!
Kamatėmarrėsit nė kohėn e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kundėrshtuan ndalimin e kamatės. Kundėrshtuan duke u mbėshtur nė atė se nuk ka arsye pėr ndalimin e veprimeve kamatore pėrderisa lejohen veprimet tregėtare: "Kėtė ngase ata thanė: "Edhe shitblerja nuk ėshtė tjetėr, por njėsoj sikurse edhe kamata!" e All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatėn".
Dilema nė tė cilėn ata ishin mbėshtetur ishte ajo se tregėtia realizonte edhe fajden edhe fitimin ashtu siē bėnte edhe kamata. Kjo ėshtė dilemė e iluzioneve, ngase veprimet tregėtare i eksponohen fitimit dhe humbjes. Shkathtėsia personale, mundi personal dhe kushtet natyrore tė cilat rrjedhin nė jetė janė ato tė cilat e determinojnė fitimin dhe humbjen. Kurse, veprimet kamatore nė ēdo rast kanė fitimin e paracaktuar. Ky pra edhe ėshtė dallimi kryesor dhe ky ėshtė barometėr i ndalimit dhe i lejimit.
Ēdo veprim i cili garanton fitim pėr ēdo rast ėshtė veprim kamator, i ndaluar pėr shkak tė garantimit tė fitimit dhe caktimit paraprak tė tij. Pas gjithė kėsaj mė nuk ka hapėsirė kėtu pėr pshtjellim dhe endje lart-poshtė!
"All-llahu e ka lejuar shitblerjen por e ka ndaluar kamatėn".
E ka ndaluar kamatėn pėr shkak tė mosekzistimit tė kėtij elementi tė shitblerjes dhe pėr shkaqe tjera tė shumta tė cilat veprimet tregtare nė bazėn e tyre i nxjerrin tė dobishme pėr jetėn njerėzore kurse veprimet kamatore nė bazėn e tyre i nxjerrin shkatėrruese pėr jetėn njerėzore 5 .
Islami situatėn e cila ishte e pranishme nė atė kohė e shėroi nė mėnyrė praktike pa krijuar tundje ekonomike dhe sociale:
"Atij qė i ka arritur kėshillė (udhėzim) prej Zotit tė tij dhe ėshtė ndalė (prej kamatės), atij i ka takuar e kaluara dhe ēėshtja e saj mbetet te All-llahu".
Qė nga fillimi i ligjėsimit tė tij Islami ia pėrgatiti rrjedhat sistemit tė tij. Ai qė e dėgjon kėshillėn e Zotit dhe ėshtė ndalur, nuk e kthen atė qė e ka marrė mė parė prej kamatės dhe ēėshtja e saj mbetet te All-llahu. Ai do tė gjykojė ashtu si Ai e sheh mė mirė. Kjo shprehje frymėzon zemrėn se shpėtimi pėr ata qė nė tė kaluarėn e kanė bėrė kėtė mėkat ėshtė i lidhur pėr vullnetin e All-llahut, dhe mėshirėn e Tij. Ai mbetet i frikėsuar nga ēėshtja sa qė fillon ti thotė vetes: "Mė mjafton kjo llogari e punėve tė kėqia. Ndoshta All-llahu mė fal nga dėnimet e Tij nėse ndalem dhe pendohem. Nuk dua mė qė rishtazi ti kthehem asaj!" Kėshtu pra Kurani shėron ndjenjat e zemrave me kėtė metodologji tė veēantė.
"E kush e pėrsėrit (pas ndalimit), ata janė banues tė zjarrit, ku do tė mbeten pėrgjithmonė".
Ky kėrcėnim me pėrshkrimin e realitetit tė dėnimit nė ahiret pėrforcon karakteristikat e metodologjisė edukative (pedagogjike) pėr tė cilėn sinjalizuam dhe e thellon nė zemėr!
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
|
|

27-08-2006, 16:29
|
.gif?dateline=1206883164) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 04-10-2005
Postimet: 269
All-llahu tė shpėrbleftė: 225
Falėnderuar 220 herė nė 109 Postime
Rep Fuqia: 189
|
|
|
Re: K A M A T A nė pikėvėshtrimin Kuranor - SEJJID KUTUB rahimehullah
Megjithatė, ndoshta shumicėn e mashtron distanca e gjatė kohore dhe takimi i pacaktuar,andaj, edhe nga llogaritė (lexo: parashikimet) e tyre e largojnė llogarinė e ahiretit! Ja, tani Kurani ua tėrheq vėrejtjen me zhdukje (lexo: falimentim) nė dunja dhe ahiret, duke konfirmuar se sadakatė - pėrveē kamatės - janė tė tilla qė shtohen e pastrohen e mė pastaj ata qė nuk i pėrgjigjen kufrit dhe mėkatit i lajmėron dhe ua bėn me dije urrejtjen e All-llahut ndaj kafirėve mėkatarė.
"All-llahu e zhduk kamatėn dhe e shton lėmoshėn, All-llahu nuk e do asnjė besėpremė e mėkatar".
Mallkimi i All-llahut dhe vėrejtja e Tij u vėrtetuan. Ja, ne jemi ata qė po shohim se nuk ka shoqėri e cila merret me kamatė e tė ketė mbetur nė tė njė grimcė bereqet, stabilitet, lumturi apo rehati. All-llahu e zhduk kamatėn, kurse shoqėrinė tek e cila gjendet kjo ndytėsirė nuk e pėrmbush me gjė tjetėr pos me uri e telashe. Syri sheh - sipas asaj qė duket - stabilitet, prodhim dhe burime tė bollshme, megjithatė, bereqeti nuk vlerėsohet sipas shfrytėzimit tė rehatshėm tė kėtyre burimeve. Ne sinjalizuam mė parė nė telashet e ngarkuara tė cilat rėndojnė zemrat e njerėzve nė shtetet e pasura me burime tė bollshme dhe nė bezdinė shpirtėrore tė cilėn kapitali nuk e mėnjanon por e shton. Pikėrisht nga kėto shtete bezdia, panika dhe shqetėsimi shtrihen nė tėrė botėn ngase njerėzimi jeton nė kėrcėnim tė pėrhershėm me luftė zhdukėse, zgjohet e flen i preokupuar me luftėn e ftohtė. Kjo mėnyrė e jetės sė njerėzve ditė pėr ditė ua rėndon nervat - pa marrė parasysh a e ndiejnė atė apo nuk e ndiejnė - e nuk u ofron kurfarė bereqeti nė pasuri, as nė jetesė, as nė shėndet e as nė qetėsimin e mendjes!
Ēdo shoqėri e cila vendoset nė solidaritet dhe ndihmė reciproke-tė pėrfaqėsuara nė sadakatė obligative (synon zekatin) dhe ato vullnetare-tė cilėn e udhėheq shpirti i dashamirėsisė, dashurisė, kėnaqėsisė, tolerancės, shikimit tė pėrhershėm nė dhuntinė e All-llahut dhe shpėrblimin e Tij, mbėshtetjes sė pėrhershme nė ndihmėn e All-llahut dhe zavendėsimin e Tij tė sadakasė me shumėfishimin e saj
pra, nė ēdo shoqėri e cila vendoset mbi kėtė themel, All-llahu do ti bekojė ithtarėt e saj - individ apo grupe - nė pasurinė, rizkun, shėndetin, fuqinė, qetėsinė e zemrave dhe rehatinė e mendjeve tė tyre.
Ata qė nuk e shohin kėtė tė vėrtetė nė realitetin njerėzor, nė tė vėrtetė nuk duan tė shohin, ngase, ata janė tė pasionuar qė mos tė shohin, ose janė tė atillė mbi sytė e tė cilėve ėshtė rėnduar perdja e devijimeve tė krijuara qėllimisht dhe me paramendim nga bartėsit e interesit pėr vendosjen e sistemit tė mallkuar kamator dhe nga kjo arsye janė tė dobėt ta shohin tė vėrtetėn!
"All-llahu nuk e do asnjė besėpremė e mėkatar".
Kjo fjali pėrfunduese nė kėtė rast ėshtė vendimtare sa i pėrket atyre qė janė kėmbėngulės nė veprimin kamator-pas ndalimit tė tij- pėr besėpremėt mėkatar tė cilėt nuk i do All-llahu. Ska dyshim se ata tė cilėt lejojnė atė qė e ndaloi All-llahu meritojnė tė pėrshkruhen me kufėr dhe mėkat edhe nėse me gjuhėt e tyre thonė njėmijė herė: La ilahe il-lall-llah Muhammedurr-rresulull-llah. Islami nuk ėshtė fjalė qė shprehet me gjuhė, por ėshtė sistem jete dhe metodologji pune. Andaj mohimi i njė pjese tė tij ėshtė sikur mohimi i tij i tėrėsishėm. Nė ndalimin e kamatės nuk ka aspak dilemė, kurse nė trajtimin e tij hallall dhe vendosjen e jetės mbi kėtė bazė nuk vjen nė shprehje asgjė tjetėr pos kufrit dhe mėkatit
All-llahu na ruajtė. * * *
Pėrballė faqes sė kufrit dhe mėkatit dhe kėrcėnimit tėrbues ndaj ithtarėve tė programit tė kamatės dhe sistemit tė tij, paraqitet faqja e imanit dhe veprės sė mirė, karakteristikave tė xhematit besimtarė dhe shtyllės sė jetės sė koncentruar nė sistemin tjetėr - sistemin e zekatit - i cili qėndron nė anėn e kundėrt tė sistemit tė kamatės:
"Ska dyshim se ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, e falėn namazin dhe e dhanė zekatin, ata i pret shpėrblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do tė kenė kurfarė frike as brengosje".
Elementi dallues nė kėtė faqe ėshtė elementi i "zekatit", elementi i tė dhėnurit pa kompenzim e kthim. Konteksti pėrmes tij prezenton vetinė e besimtarėve dhe shtyllėn e shoqėrisė besimtare. Mė tej prezenton pamjen e sigurisė, qetėsisė dhe kėnaqėsisė hyjnore tė ngjyrosur nė kėtė shoqėri besimtare.
Zekati ėshtė shtyllė e shoqėrisė sė solidarizuar dhe harmonizuar e cila nuk ka nevojė pėr garancat e sistemit kamator nė ēfarėdo aspekti prej aspekteve tė jetės sė saj.
Forma e "zekatit" hutoi ndjenjat tona dhe ndjenjat e shtresave tė dėrmuara tė ummetit Islam i cili nuk e ka pėrjetuar sistemin Islam tė zbatuar nė botėn e sotme, sistem ky i cili ngritet mbi bazėn e konceptit tė besimit, edukimit besimor dhe moralit besimor. Ky sistem e udhėheq qenien njerėzore nė njė stil tė veēantė dhe ia vendos sistemin pėrmes tė cilit do tė frymojnė konceptet e tija tė shėndosha, morali e tij i pastėr dhe etika e tij e lartė. Ai bėn qė jeta tė zhvillohet dhe ekonomia tė ngritet pėrmes angazhimit individual ose bashkėpunimit tė pastėr qė ėshtė larg nga kamata!
Kjo formė u mjegullua nė ndjenjėn e kėtyre shtresave tė dėrmuara e me fat tė shterrur tė cilat nuk e pėrjetuan kėtė formė tė lartė dhe kėtė sistem, por lindėn dhe jetuan nėn vėrshimėn e sistemit materialist tė vendosur mbi bazėn kamatore. Ato pėrjetuan vrazhdėsinė dhe koprracinė, armiqėsinė dhe grindjen, vetjakėsisė dhe egoizmin tė cilat udhėheqin ndėrgjegjet e disa njerėzve. Kjo gjendje bėn qė pasuria tė mos transferohet te ata qė kanė nevojė pos nė formė tė nėnēmuar kamatore! Kjo bėri qė njerėzit tė jetojnė pa kurrfarė garancash pėrderisa nuk kanė sasi tė pasurisė ose tė marrin pjesė me njė sasi tė pasurisė sė tyre nė firmat e sigurimit kamator dhe bėri qė tregtia dhe industria tė mos mund tė gjejnė pasuri pėrmes tė cilės do tė ngriteshin, pėrpos qė ajo tė arrihet nė formėn kamatore! Andaj edhe nė ndjenjėn e kėtyre shtresave tė ngarkuara u mbjell mendimi se nuk ekziston sistem tjetėr pos kėtij sistemi dhe se jeta nuk mund tė vendoset ndryshe pos mbi kėtė bazė!
Ėshtė mjegulluar poashtu pamja e zekatit deri nė atė shkallė sa qė gjeneratat e sotme e llogarisin si bamirėsi tė nėnēmuar personale nė bazė tė tė cilit nuk mund tė ngritet ndonjė sistem bashkėkohor! Megjithatė shtrohet pyetja: sa ėshtė vlera e tė ardhurave tė zekatit pėrderisa ai pėrfshin dy e gjysmė pėrqind nga baza e kapitalit tė pėrgjithshėm, duke e llogaritur edhe fitimin e tij 6 tė cilin duhet ta japin njerėzit tė cilėt Islami i ka frymėzuar nė mėnyrė tė veēantė, i ka edukuar me edukatė tė veēantė, me udhėzime e parime dhe me sistem tė veēantė tė jetės i cili zotėron konceptin qė ėshtė mbi botėkuptimet e atyre qė nuk kanė jetuar nė tė! Zekatin e mbledh shteti Islam si tė drejtė obligative e jo si bamirėsi personale dhe ua ndan anėtarėve tė bashkėsisė muslimane qė nuk kanė mjete tė mjaftueshme personale nė mėnyrė qė ēdo individ ta ndiej se jeta e tij dhe jeta e fėmijėve tė tij ėshtė e mbrojtur nė ēdo rast. Gjithashtu nga tė ardhurat e zekatit i lahet borxhi atij qė ėshtė rėnduar nė borxhe, qoftė ai borxh i marrė pėr tregti apo pėr nevoja tjera.
Nuk ėshtė me rėndėsi forma e sistemit, me rėndėsi ėshtė shpirti i tij. Shoqėrinė tė cilėn e edukon Islami me udhėzimet, parimet dhe sistemin e tij ėshtė e sintetizuar me formėn e sistemit dhe procedurat e tij, i pėrkryer me parimet dhe udhėzimet, solidariteti i tė cilit buron nga ndėrgjegjja e pjesėtarėve tė shoqėrisė dhe me mekanizmat bashkarisht tė harmonizuara e tė pėrkryera. Ky ėshtė njė realitet tė cilin nuk mund ta parafytyrojnė ata tė cilėt janė formuar dhe janė rritur nėn hijen e sistemeve tjera materialiste. Megjithatė ky ėshtė njė realitet tė cilin e njohim ne - pjesėtarėt e Islamit - dhe e shijojmė me shijen tonė tė imanit. Nėse ata janė tė penguar nga kjo shije pėr shkak tė keqtrajtimit dhe fatit tė tyre tė mjeruar, por edhe tė njerėzimit traditat dhe udhėheqjen e tė cilėve ata i kanė nė dorė, le tė jetė kjo hise e tyre dhe le tė abstenojnė nga kjo mirėsi pėr tė cilėn All-llahu i pėrgėzon: "Ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, e falėn namazin dhe e dhanė zekatin". Le tė abstenojnė nga prehja dhe harmonia, edhe nga shpėrblimi dhe sevapi. Ja pra, ata me paditurinė, xhahilijjetin, lajthitjen dhe inatin e tyre abstenojnė!
All-llahu, lavdi pastė, atyre qė jetėn e vet e mbėshtesin nė iman, harmoni, adhurim dhe bashkėveprim u premton se shpėrblimin e tyre do ta ruajė nė qenien e Tij dhe u premton siguri e jo frikė, lumturi e jo dėshprim: "Ata i pret shpėrblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do tė kenė kurrfarė frike as brengosje", nė momentin kur marrėsve tė kamatės dhe shoqėrisė kamatore ua tėrheq vėrejtjen me vuajtje e rrėnim, pėrplasje e lajthitje dhe me mėrzi e frikė.
Njė gjė tė tillė njerėzimi e ka dėshmuar njėmendėsisht nė shoqėrinė muslimane, por, po e dėshmon edhe tjetrėn njėmendėsisht sot nė shoqėrinė kamatore! Sikur tė kishim mundėsi qė ta kapim ēdo zemėr naļve e ta shkundim fortė derisa tė zgjohet e ta kuptojė kėtė tė vėrtetė tė pashembullt e ta kapim ēdo sy tė mbyllur e ti hapim kapakėt e tij qė ta sheh kėtė realitet, sikur ta kishim nė dorė kėtė veprim
por, ne nuk kemi mundėsi, pos asaj qė ta tregojmė kėtė realitet, e ndoshta All-llahu e udhėzon njerėzimin e pafat. E zemrat janė mes dy gishtave tė Gjithėmėshirshmit dhe udhėzimi i takon All-llahut
.................................................. ..............................................
Nėn hijen e mirėqenies sė sigurtė, All-llahu vendos xhematin musliman i cili largon kamatėn nga jeta e vet , e shporr kufrin dhe mėkatin kurse jetėn e vendos nė iman dhe vepra tė mira, nė ibadet dhe zekat. Nėn hijen e kėsaj mirėqenie tė sigurtė, atyre qė besojnė, ua tėrheq vėrejtjen pėr herė tė fundit qė ta pastrojnė jetėn e tyre nga sistemi i ndytė e i mallkuar kamator, pėrndryshe atyre do tu shpallet luftė e hapėt nga All-llahu dhe Pejgamberi i Tij pa zvarritje, prolongim e vonim:
"O ju qė besuat, kinie frikė All-llahun dhe nėse jeni besimtarė tė sinqertė, hiqni dorė nga ajo qė ka mbetur nga kamata. E nėqoftėse nuk e bėni kėtė (nuk hiqni dorė nga kamata), atėherė binduni se jeni nė konflikt (luftė) me All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij. E nėse jeni penduar, atėherė juve u takon kryet e mallit tuaj, askė nuk dėmtoni as vet nuk dėmtoheni".
Kėtu teksti imanin e atyre qė besuan e ndėrlidhė me heqjen dorė nga ajo qė ka mbetur nga kamata. Ata nuk janė besimtarė pėrderisa nuk do ta kenė frikė All-llahun dhe tė tėrhiqen nga ajo qė ka mbetur nga kamata. Ata nuk janė besimtarė edhe nėse e publikojnė se janė, ngase nuk ka iman pa nėnshtrim, lojalitet dhe ndjekje tė asaj qė ka urdhėruar All-llahu. Teksti Kuranor nuk le rast pėr dilemė e as nuk e len njeriun qė tė fshehet pas fjalės iman ndėrkohė kur ai nuk i nėnshtrohet dhe nuk pajtohet me atė qė e vendosi si ligj All-llahu, as nuk e zbaton gjatė jetės sė vet e as nuk i mbėshtetet gjatė veprimeve tė tij. Ata qė bėjnė dallim nė Fe mes besimit dhe veprimeve ata nuk janė besimtarė sadoqė tė pretendojnė iman dhe ta publikojnė me gjuhėt e tyre ose edhe pėrmes akteve tė ibadeteve tjera tė pretendojnė se janė besimtarė!
"O ju qė besuat, kinie frikė All-llahun dhe nėse jeni besimtarė tė sinqertė, hiqni dorė nga ajo qė ka mbetur nga kamata".
Atyre nuk ua preku atė qė mbeti nga kamata, nuk kėrkoi qė ta kthejnė atė, dhe as nuk ua konfiskoj pasurinė, tė tėrėn apo njė pjesė tė saj, edhepse kamata kishte ndėrhyrė nė te. Kjo, ngase, nuk ka ndalim pa tekst e as vendim pa ligj, kurse ligji zbatohet dhe vijnė nė shprehje gjurmėt e tij pas nxerrjes sė tij. Kurse ajo qė kaloi i takon ēėshtjes sė All-llahut e jo vendimeve ligjore. Nė kėtė mėnyrė Islami i iku krijimit tė krizave tė mėdha ekonomike dhe sociale. Kjo do tė ndodhte sikur ligjit tė tij ti jipte edhe efektin kalues. Ky ėshtė parimi nė tė cilin mbėshtetet legjislacioni bashkėkohor nė kohėt e fundit! Kėshtu ėshtė sepse legjislacioni islamik ėshtė lėmi qė ballafaqohet me jetėn praktike njerėzore. Ai e lėvizė para, e pastron dhe bėnė qė ai tė zhvillohet dhe ngritet bashkarisht. Njėkohėsisht, Kurani, trajtimin e tyre si besimtar e ndėrlidhi me pranimin e tyre tė kėtij legjislacioni dhe zbatimin e tij prej kur zbriti dhe u njoftuan me tė. Ai zgjoi nė zemrat e tyre edhe ndjenjėn e takvallėkut (frikėrespektit) ndaj All-llahut. Kjo ėshtė ndjenja nė tė cilėn Islami e mbėshtet zbatimin e ligjeve tė tij dhe e bėnė garancė tė strukur nė qeniet e shpirtėrave mbi garancat qė mbėshteten nė vet ligjin. Kėshtu Islami posedon garanca tė zbatimit tė cilat nuk i kanė ligjet tjera qė mbėshteten vetėm nė mbikqyrjen e jashtme. Sa lehtė mund tė mashtron mbikqyrja e jashtme kur ndėrgjegjja nuk ka roje e cila e ka pushtet takvallėkun ( frikėrespektin ) ndaj All-llahut.
Kjo ėshtė faqja e lakmimit, kurse pėrballė saj qėndron faqja e frikėsimit
frikėsim i cili tundė zemrat:
"E nėqoftėse nuk e bėni kėtė (nuk hiqni dorė nga kamata), atėherė binduni se jeni nė konflikt me All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij".
O, ēfarė trishtimi! Luftė nga All-llahu dhe i dėrguari i Tij, luftė tė cilėn duhet pėrballuar qenia njerėzore. Luftė e tmerrshme me pėrfundim tė njohur e me pasoja tė sigurta
Po ku po shkon ky njeri i dobėt qė tretet nė krahasim me atė Fuqi kolosale rrėnuese e asgjėsuese ?!!
I dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve selem, pėrgjegjėsin e tij pėr tubimin e zekatit pėr Mekke pas zbritjes sė kėtyre ajeteve e urdhėroi qė ta luftojė familjen e Mugires nėse nuk ndalen nga veprimi kamator. I dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė hutben e tij ditėn e ēlirimit tė Mekkes urdhėroi qė tė shkarkohet ēdo kamatė e xhahilijjetit - e para prej tyre ishte kamata e axhės sė tij Abbasit - nga shpatullat e borxhlive tė cilėt ishin tė ngarkuar edhe pas ardhjes sė Islamit, njė periudhė tė gjatė, pėrderisa arriti pjekurinė shoqėria muslimane, pėrderisa iu stabilizuan themelet dhe i erdhi koha sistemit tė tij ekonomik qė tė transformohet nė tėrėsi prej bazės sė kamatės infektuese. Ai,sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me rastin e kėsaj hutbe tha:
"Ēdo kamatė tė xhahilijjetit e kam vendosur nėn kėto dy kėmbėt e mia. Tė parėn kamatė tė cilėn po e vėndoj ėshtė kamata e Abbasit"
Ai nuk i urdhėroi ti kthejnė tepricat (nga kryet e borxheve, sh.p.) tė cilat i kishin marrur gjatė xhahilijjetit.
Imami (udhėheqėsi) ėshtė i ngarkuar - kur tė vendoset shoqėria muslimane - ti luftojė ata tė cilėt qėndrojnė kėmbėngulės nė bazėn e sistemit kamator dhe krekosen me urdhėrin e All-llahut xh.sh., edhe nėse ata kanė shpallur se janė muslimanė, ashtu siē i luftoi Ebu Bekri radijall-llahu anhu refuzuesit e zekatit pėrkundėr dėshmisė sė tyre se nuk ka Zot tjetėr pos All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguari i Tij dhe faljes namazit. Pra, nuk ėshtė musliman ai qė refuzon respektimin e sheriatit tė All-llahut dhe qė nuk e zbaton nė jetėn praktike!
Leja pėr luftė nga All-llahu dhe i dėrguari i Tij ėshtė mė pėrfshirėse se luftimi me shpatė e top nga imami. Kjo luftė i ėshtė shpallur - siē tha Treguesi mė i vėrtetė - ēdo shoqėrie e cila kamatėn e ka bėrė bazė tė sistemit tė vet ekonomik dhe social. Kjo luftė ėshtė shpallur nė formėn e saj tė gjithanshme, pėrfshirėse dhe masive. Luftė mbi nervat dhe zemrat, luftė kundėr bereqetit dhe mirėqenies, luftė kundėr lumturisė dhe rehatisė. Luftė nė tė cilėn All-llahu i bėn dominues disa tė pėrdalė (ligjthyes) tė sistemit dhe programit tė Tij mbi tė tjerėt. Luftė e ngacmimit dhe grindjes, luftė e mashtrimit dhe shtypjes, luftė e mėrzisė dhe frikės, dhe nė fund luftė me armė midis popujve, ushtrive dhe shteteve. Luftė rrėnuese dhe asgjėsuese e cila ngritet dhe rritet pėr shkak tė sistemit tė mallkuar kamator. Kamatėmarrėsit tė cilėt janė tė pronarė tė kapitalit botėror, janė pikėrisht ata tė cilėt i ndezin kėto luftėra nė mėnyrė tė direkte apo indirekte. Ata e lėshojnė rrjetėn e tyre nė tė cilėn biejnė firmat dhe fabrikat e mė pastaj edhe popujt dhe qeveritė. Pastaj bien ndesh gjatė gjuetisė dhe ngritet lufta, apo sulen pas pasurisė sė tyre pėrmes fuqisė sė qeverive dhe ushtrive sė tyre dhe ngritet lufta, ose tė dhėnat e taksave dhe detyrimeve rėndojnė pagimin e kamatave tė borxheve kėshtuqė varfėria dhe skamja i pėrfshinė edhe punėtorėt edhe prodhimtarėt tė cilėt do tua hapin zemrat (lexo: do tu nėnshtrohen, sh.p.) propagandave dhe aferave tė cilat synojnė rrėnimin dhe si pasojė shpėrthen lufta! Mė e lehta qė mund tė ndodhė, poqėse nuk shpėrthen lufta, ėshtė asgjėsimi i ndjenjave dhe rrėnimi i moralit, ngritja e valės sė epsheve dhe dromcimi i qenies njerėzore nė themel si dhe shkatėrrimi i saj aq sa nuk mund ti afrohen as luftėrat mė tė ashpra e tmerruese bėrthamore!
Kjo luftė ėshtė gjithmonė e ndezur. Atė All-llahu ua ka shpallė atyre qė merren me kamatė. Ajo veē ėshtė e shpallur dhe tani po hanė tė njomėn e tė thatėn nė jetėn e llajthitur njerėzore. Njerėzimi ėshtė naiv, llogarit se ėshtė duke fituar dhe pėrparuar kur e sheh shtrirjen e prodhimit material tė cilin e nxjerrin fabrikat. Kjo shtrirje-zhvillim do tė ishte meritore qė ti sjell lumturi njerėzimit sikur ajo tė formohej nga njė burim i pastėr e i kthjellėt, megjithatė, pėrderisa formohet nga burimi i fitimit tė ndytė, ajo nuk pasqyron asgjė tjetėr pos njė grumbullim masiv i cili ngulfat frymėmarrjet e njerėzve dhe i zhdukė ato, ndėrkohė kur mbi atė grumbull masiv ėshtė ulur njė grupth i kamatmarrėsve botėrorė tė cilėt nuk i ndiejnė dhimbjet e njerėzimit tė nėpėrkėmbur.
Islami ftoi bashkėsinė e parė muslimane dhe ende e fton tėrė njerėzimin nė ligjin-normėn e pastėr e tė kthjellėt dhe nė pendim nga mėkati, gabimi dhe sistemi infektues:
"E nėse jeni penduar, atėherė juve u takon kryet e mallit tuaj, askė nuk e dėmtoni as vetė nuk dėmtoheni".
Fjala ėshtė pėr teuben-pendimin nga gabimi; Gabimi i xhahilijjetit; Xhahilijjeti i cili nuk ndėrlidhet vetėm me njė kohė dhe me njė sistem. Nė realitet, ky ėshtė devijim nga sheriati i All-llahut dhe programi i Tij kurdo dhe kudo qoftė; Gabim, gjurmėt e tė cilit paraqiten nė ndjenjat e individėve, nė moralin e tyre dhe nė pikėpamjet e tyre pėr jetėn. Gjurmėt e tij paraqiten nė jetėn e bashkėsisė (xhematit) dhe lidhjeve tė tij tė pėrgjithshme. Gjurmėt e tij paraqiten edhe nė jetėn e njerėzimit nė pėrgjithėsi dhe nė zhvillimin e tij ekonomik nė veēanti edhepse tė mashtruarit nga propaganda e kamatėmarrėsve llogarisin se ai ėshtė e vetmja bazė e shėndoshė pėr zhvillim ekonomik!
Kthimi i kapitalit pa ndonjė shtesė ėshtė drejtėsi me tė cilėn nuk dėmtohet borxhdhėnėsi e as borxhmarrėsi. Ndėrsa sa i pėrket zhvillimit tė pasurisė ekzistojnė mėnyra tjera tė dlira e tė pastėrta. Pėr shembull, mėnyra e angazhimit personal, mėnyra e pjesmarrjes sipas formės sė aksioneve qė nėnkupton dhėnien e pasurisė atij qė punon me te, duke e ndarė fitimin dhe humbjen. Pastaj mėnyra e kompanive tė cilat drejtpėrdrejt i ofrojnė nė treg aksionet e tyre - pa ndonjė obligacion bazor i cili do tė marrė padrejtėsisht (lexo: do tė konfiskojnė) shumicėn e fitimit - dhe i shfrytėzojnė fitimet hallall nė kuadėr tė kėsaj mėnyre. Po ashtu mėnyra e depozitimit nė banka pa fajde (kamatė) qė pėrmes tyre bankat tė investojnė nė kompani tė ndryshme, fabrika apo veprimtari tregtare direkt apo indirekt - por duke mos ua dhėnė me kamatė tė caktuar - e qė pastaj mes depozituesve tė ndahet fitimi ose humbja sipas njė sistemi tė caktuar. Bankat mund tė shfrytėzojnė njė sasi tė caktuar tė tė hollave pėr shkak tė administrimit tė tyre ndaj kėtyre tė hollave. Ekzistojnė edhe mėnyra tjera por kėtu nuk ėshtė vendi pėr sqarimin e tyre. Tė gjitha kėto janė tė mundshme dhe tė kapshme atėherė kur zemrat besojnė dhe qėllimet janė tė drejta pėr ti shfrytėzuar burimet e pastėrta e tė dlira e pėr tiu mėnjanuar burimeve tė ndyta, kundėrmuese e tė qelbura 7 .
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
|
|

27-08-2006, 16:29
|
.gif?dateline=1206883164) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 04-10-2005
Postimet: 269
All-llahu tė shpėrbleftė: 225
Falėnderuar 220 herė nė 109 Postime
Rep Fuqia: 189
|
|
|
Re: K A M A T A nė pikėvėshtrimin Kuranor - SEJJID KUTUB rahimehullah
Kėshtu konteksti i plotėson dispozitat tė cilat kanė tė bėjnė me borxhin nė rast nevoje. Pra nuk ėshtė zgjidhje kamata me afat tė shtyrė((riba nesieh me mbulesė tė shtesės), por ėshtė pritja derisa tė lirohet borxhliu dhe nxitja pėr ta shndėrruar nė sadakė (pra ti falet duke e trajtuar borxhin sadakė apo zekat sh.p.), pėr ata qė dėshirojnė tu shtohen tė mirat dhe tu shumėfishohen:
"Po nė qoftė se ai borxhliu ėshtė nė gjendje tė vėshtirė, atėherė bėni njė pritje derisa tė vijė nė njė ēlirim. E tia falni borxhin nė emėr tė lėmoshės, ajo, nėse e dini ėshtė shumė mė mirė pėr ju".
Kjo ėshtė ajo falje bujare tė cilėn Islami ia ofron njerėzimit. Kjo ėshtė ajo hije e madhe nė tė cilėn mund tė strehohet njerėzimi i rraskapitur prej barrės sė egoizmit, koprracisė, lakmisė dhe grindjeve. Kjo ėshtė mėshirė pėr borxhdhėnėsin dhe borxhmarrėsin, por edhe pėr shoqėrinė e cila i strehon tė gjithė!
Ne dijmė se kėto fjalė nuk japin kuptim "logjik" pėr mendjet e grykėsve tė rritur nė vapėn e xhahilijjetit aktual materialist! Edhe shija e fjalėve tė ėmbla nuk ka kurrfarė lezeti nė shijen e tyre tė ngurėzuar e tė pakuptimtė, nė veēanti tek egėrsirat kamatėmarrėse, tė cilėt janė ngulitur nė viset e tokės dhe i gjurmojnė viktimat qė janė nevojtarė e tė mjerė tė cilėve u ka ra nė kokė ndonjė fatkeqėsi e qė kanė nevojė pėr pasuri e ushqim, veshmbathje, ilaēe e ndonjėherė edhe pėr ti varrosur tė vdekurit e tyre. Ata nuk gjejnė nė kėtė botė materialiste tė fishkur, koprrace e dorėrrudhur dikend qė ua zgjat atyre dorėn e bardhė tė ndihmės, andaj edhe dorėzohen dhunshėm tek strofullat e egėrsirave dhe si viktima tė lehta sulen me kėmbėt e tyre nė grackė. Ata i shtyn nevoja dhe i detyron domosdoshmėria! Pra, pa marrė parasysh a janė individė nė kėtė mėnyrė ose nė formė tė shtėpive financuese (lexo: kredituese, sh.p.) dhe bankave kamatore, qė tė gjithė janė tė barabartė nė veprimet e tyre gjakpirėse dhe nė masė pėrkrahen nga njė grumbull teorish ekonomike, veprash shkencore, profesorė, kolegje, universitete, norma, ligje, polici, gjyqe e ushtri
qė tė gjithė janė kėmbėngulės pėr ta arsyetuar dhe mbrojtur krimin e tyre dhe pėr ti marrė fajden atij qė merr guxim pėr ta zvarritur kthimin e saj (fajden) dhe ta kthejnė nė arkėn e tyre nė emėr tė ligjit
!!
Ne e dijmė se kėto fjalė nuk arrijnė te ato zemra, megjithatė, e dijmė se ato janė tė vėrteta - hak dhe jemi tė sigurt se lumturia e njerėzimit ėshtė varet nga dėgjimi i kėtyre fjalėve dhe veprimi sipas tyre:
"Po nė qoftė se ai (borxhliu) ėshtė nė gjendje tė vėshtirė, atėherė bėni njė pritje deri sa tė vijė nė njė ēlirim. E tia falni (borxhin) nė emėr tė lėmoshės, ajo nėse e dini ėshtė shumė mė mirė pėr ju".
I ngarkuari nė borxh - sipas Islamit - nuk duhet tė shkilet nga borxhdhėnėsi, ligji apo gjyqi, por duhet tė merret parasysh gjendja e tij pėrderisa tė ēlirohet. Pastaj shoqėria muslimane nuk e lė pas dore askend duke pasur borxh. All-llahu e fton borxhdhėnėsin qė tia japė sadaka borxhin e tij dhe nėse e bėn vullnetarisht kėtė tė mirė ajo ėshtė e mirė pėr shpirtin e tij por edhe pėr borxhmarrėsin. Ajo ėshtė mė mirė edhe pėr tėrė shoqėrinė dhe jetėn e saj solidarizuese. Ah, po sikur ta dinte i zoti i borxhit atė qė e din All-llahu se sa lumturi ka nė kėtė vepėr!
Anulimi i kamatės fshin njė pjesė tė madhe tė pasojave tė saj ngase borxhdhėnėsi do ta ngushtonte borxhmarrėsin, do tia zinte frymėn pėrderisa ai ėshtė i ngarkuar dhe pa rrugėdalje qė ta paguaj borxhin. Andaj edhe kėtu ēėshtja u prezentua, nė formė tė kushtit dhe pėrgjigjes, duke bėrė njė pritje derisa tė borxhliu tė ēlirohet dhe tė mund ta kthejė borxhin, kurse krahas me tė jepet stimulimi (nxitja) pėr ta dhėnė sadaka borxhin, krejtėsisht apo pjesėrisht, nė rast tė mbingarkimit.
Madje tekstet tjera Kuranore, kėtij borxhliu tė rėnduar, i ndajnė njė hise nga vendshfrytėzimet e zekatit pėr ta larė borxhin e vet dhe pėr tia lehtėsuar vetes jetėn:
"All-llahu caktoi obligim qė lėmoshat (zekati etj) tju takojnė vetėm tė varfėrve (nevojtarėve), tė ngratėve (qė skanė fare),
, tė mbyturve nė borxhe" ( Tevbe, 60).
Kėtu ėshtė fjala pėr borxhlinjtė tė cilėt borxhet e tyre nuk i shpenzuan pėr teket dhe pasionet e tyre, por i shpenzuan nė gjėra tė mira (hallall) e tė pastėrta, por rrethanat i rrėzuan!
Pastaj vjen nė shprehje pasimi pėrfundues, i thellė e frymėzues, nga i cili rrėnqethet shpirti besimtar dhe do tė ishte mė i lumtur sikur tė tėrhiqej nga borxhi krejtėsisht, dhe (si pasojė e kėsaj vepre tė madhe, sh.p.) Ditėn e llogarisė ndahet i shpėtuar prej All-llahut:
"Dhe ruajuni njė ditė kur do tė ktheheni tek All-llahu dhe secilit njeri i plotėsohet ajo qė ka fituar dhe atyre nuk u bėhet e padrejtė".
Dita nė tė cilėn ata kthehen te All-llahu dhe ēdo njeriu i plotėsohet ajo qė ka fituar, ėshtė ditė qė nė zemrėn e besimtarit krijon gjendje tė veēantė, kurse skena e tij ėshtė e pranishme nė ndėrgjegjen e besimtarit. Ajo nė ndėrgjegjen e besimtarit tė All-llahut nė kėtė ditė ėshtė rrezik qė dridhė tėrė qenien!
Ky ėshtė njė pasim pėrfundues i cili pėrputhet me ambientin e veprimeve, ambientin e marrjes dhe dhėnies, ambientin e fitimit dhe shpėrblimit. Ky ėshtė pastrim (kullim) kolosal pėr tė kaluarėn pėr ēka ka dhe gjykim pėrfundues midis gjithė atyre qė merrnin pjese nė te nė tė kaluarėn. Po a ka gjė mė serioze qė zemra e besimtarit ti frikohet e ti ruhet ?
Takvallėku (droja - frikėrespekti) ėshtė rojtar i ngulitur fortė nė thellėsinė e zemrės. Atė e ka vendosur Islami aty dhe zemra nuk mund ti ikė, ngase ai ėshtė i strukur thellė nė tė!
Ky pra ėshtė Islami, sistem i fuqishėm dhe butėsi bujare i pėrfaqėsuar nė njėmendėsinė tokėsore. Mėshirė dhe nderim i All-llahut ndaj njeriut. Mirėsia nga e cila njerėzimi ėshtė zhveshė dhe tė cilėn armiqtė e All-llahut dhe armiqtė e njeriut mundohen ta pengojnė! PREJ SURES "ALI IMRAN"
"O ju qė besuat, mos e hani kamatėn qė po e shumėfishoni dhe keni frikė (dėnimin e) All-llahut ashtuqė tė gjeni shpėtim. Dhe ruajuni zjarrit qė ėshtė pėrgatitur pėr pabesimtarėt. E bindjuni All-llahut dhe tė dėrguarit, ashtuqė tė mėshiroheni. Dhe ngutuni (me punė qė meritoni) nė falje mėkatesh nga Zoti juaj dhe pėr nė njė xhennet gjerėsia e tė cilit ėshtė si gjerėsia e qiejve dhe e tokės, i pėrgatitur pėr tė devotshmit. Tė cilėt japin kur janė shlirė edhe kur janė nė vėshtirėsi dhe qė e frenojnė mllefin, qė u falin (tė keqen) njerėzve, e All-llahu i do bamirėsit. Edhe ata tė cilėt kur bėjnė ndonjė (mėkat) tė shėmtuar ose i bėjnė zullum vetes sė tyre, e pėrmendin All-llahun dhe kėrkojnė falje pėr mėkatet e tyre - e kush i falė mėkatet pėrveē All-llahut? - dhe qė duke e ditur, nuk vazhdojnė nė atė qė kanė punuar (nė tė keqen). Shpėrblimi i tė tillėve ėshtė falja nga Zoti i tyre dhe xhennetet nėpėr tė cilėt rrjedhin lumenj, e aty do tė rrijnė pėrgjithmonė. Sa i mirė ėshtė shpėrblimi i atyre qė punojnė". (Al | |