Parathënie
Falenderimi është vetëm për All-llahun, paqja dhe bekimi qofshin për atë pas të cilit nuk ka profet
tjetër.
Vëlla në fenë islame! Kush kapet pas Kur'anit dhe Sunetit ka shpëtuar e kush humbet, humb vetëm veten e tij sepse Kur'ani famëlartë ka ardhur "Për t'ia tërhequr vërejtjen atij që është i gjallë (me mend e me zemër). Ndërsa Profeti a.s.v.s thotë: "Kur vdes njeriu, puna e tij ndërpritet përveç tre gjërave: lëmoshës së rrjedhshme dituria prej së cilës kanë dobi të tjerët dhe pasardhësi i mirë, i cili lutet për të vdekurin." (transmeton Muslimi) Profeti s.a.v.s na ka paralajmëruar nga risitë në fe kur ka thënë: Kush shpik diçka të re (në fenë tonë) çka nuk është në të (në fenë tonë), ajo është e refuzuar. (muttefekun alejhi). Allahu xh.sh e zbriti Kur'anin famëlartë ligj dhe kushtetutë, në të gjendet mënyra e shpërndarjes së trashëgimisë, në të është hul'i, divorci, të ndaluarat për martesë, ndëshkimi i vjedhjësit e të tjera rregulla, por ne këtu në Egjipt po sprovohemi me ata, të cilët ecin këmba dorës me ata të cilët pretendojnë gënjeshëm dhe rrejshëm dhe shpifës se leximi i Kur'anit u arrin të vdekurve në varr e unë po u them atyre : kthejuni udhëzimit të të dashurit tonë të Dërguarit të Allahut xh.sh e mos dëgjoni të lajthiturit të humburit që japin fetva sipas endjes së tyre që Zoti i botërave u ka dhënë vuajtje. Me të vërtetë nëse ti ke mësuar Kur'anin dhe ke besuar në të gjatë jetës tënde ai do të bëj dobi në varr, bile do të të mbrojë ty tek Allahu. Lexues i nderuar! Kam lexuar për librin "
Rregulli i leximit për të vdekurit a i arrin shpërblimi (sevapi) atyre? Me autor Shejh Muhamed Ahmed Abdus Selam, autori i librit : "Sunetet dhe Bidatet" siç të paraqita më parë për ty librin "Fjala e qartë në mjegullën e ndërmjetësimit me profet dhe njeri të mirë." Unë u them grupit të humbur prej atyre dijetarëve të cilët sulmojnë, shpifin, mburren, lehin, lehtësojnë, vendosini fre gjuhëve të tuaja, na leni të qetë me zërat tuaj të urryera dhe të poshtëra sepse Kur'ani vazhdon rrugën e tij. Pasha Allahun nëse ti e lexon Kur'anin dhe ia dhuron atë të vdekurve, ai s'ka dhe s'do ti arrijë të vdekurit kurrë, nuk do t'i bëj atij dobi dhe se do jeni argument kundër tij përpara Allahut xh.sh. O dijetar të nderuar të Egjiptit! Ju jeni shtyllat e umetit, bile shpresa e tij thoni pra të vërtetën dhe mos u frikësoni nga rrisku, pasuria e Zotuesve e cila hyn në xhepat tuaja, ngase i heshturi nga e vërteta është djall memec. Unë ju dua, ju respektoj por frikësohem për ju ditën e takimit me Zotin tonë të lartëmadhëruar.
Lexo, mendo, pastaj dije se falenderimi i takon vetëm Allahut.
Shejh : Ali Tahtavi
Kryetar i Shoqatës të vepruarit me Kur'an dhe Sunet
Fjala e autorit
Falenderimi i takon Allahut, paqja qoftë mbi robët e Tij, të cilët i zgjodhi, e atë që e udhëzon i Allahu s.v.t. mjafton, dhe nga risitë e të humburve ka shpëtuar. Më pas: Ka pyetur një vëllai ynë në fe për leximin e Kur'anit, se a arrin tek i vdekuri sevapi i tij apo jo? Ju përgjigjem si më poshtë: Udhëzimi i Profetit s.a.v.s në vizitën e varrezave, Transmeton Ebu Davudi në sunenin e tij se Profeti a.s.v.s kur ka përfunduar me varrosjen e kufomës ka qëndruar pranë tij duke thënë: " Kërkoni falje për vëllain tuaj, lutuni për të për forcim sepse ai tani pyetet." (Sahih.) Po ashtu Ebu Davudi transmeton me sened të mirë se Profeti s.a.v.s kur vendoste të vdekurin në varrin e tij thoshte: "Me emrin e Allahut dhe në bazë të Sunetit të të dërguar të Allahut ose " Në emër të Allahut dhe në fenë e të Dërguarit." Sened i vërtetë. Në këto hadithe shihet se Profeti [salallahu alejhi ve selem] s'ka lexuar, e as ndonjëri nga sahabet e tij tek varri, siç veprojnë lexuesit e Kur'anit sot. Po ashtu transmeton Muslimi nga Ebu hurejre se ka thënë : Profeti s.a.v.s vizitoi varrin e nënës së tij pastaj qau mbi të e me të qanë edhe të tjerët dhe tha: "I kërkova Zotit tim që të kërkoj falje për nënën time e s'më lejoi, i kërkova që t'i bëj vizitë varrit të saj dhe më lejoi, pra vizitoni varret sepse ato ju përkujtojnë vdekjen" e në një transmetim tjetër " Vizitoni varret sepse në to ka mësim, ju bën zahid të duroni dhe të përkujtoni ahiretin. Siç duket ajo ç'ka njihet nga Ai [salallahu alejhi ve selem] është kërkimi i faljes dhe jo leximi i Kur'anit. Kjo është e transmetuar dhe e logjikshme, kurse përsa i përket rexitimit të
Kur'anit që është prej depozitave të fesë dhe rregullave të saj, lejimi dhe ndalimi i saj nuk ka mundësi që të përfitojë i vdekuri nga ky veprim asgjë. Kur'ani dhe Suneti i sakte dëshmon për këtë(d.m.th për mos lejimin e leximit të Kur'anit për të vdekurin).
Me çka përfiton njeriu pas vdekjes së tij
I vdekuri përfiton me gjithçka që e ka vendosur ligji Islam në librin e Allahut dhe në udhëzimin e të Dërguarit të tij s.a.v.s është transmetuar në sahih (koleksioni i haditheve të sakta) se Profeti a.s ka thënë " Kur vdes i vdekuri i ndërpritet puna e tij përveç se tri gjërave: lëmoshë e pandërprerë, dituria që ka dobi për të tjerët ose pasardhës i mirë i cili lutet për të." Gjithashtu i vdekuri përfiton me çka ka ardhur në një hadith ku thuhet se : S'ka dyshim se ajo çka i bashkangjitet besimtarit prej punës dhe veprave të tij pas vdekjes janë: dija të cilën e ka nxënë dhe e ka përhapur, xhamia që e ka ndërtuar ai, shtëpinë e ndërtuar për varfanjakët, nevojtarin, një çezme që e ka ndërtuarai, i bashkangjitet atij pas vdekjes. I vdekuri ka dobi pas vdekjes së tij edhe me një vepër të mirë të cilën e ka bërë dhe është pasuar veprimi i tij edhe pas vdekjes së tij, sikurse e transmeton Muslimi në sahihun e tij se Profeti [salallahu alejhi ve selem] ka thënë:"Kush ndjek ne islam një të mirë atij i takon shpërblimi i saj dhe shpërblimi i atij që punon me të pas tij pa i'u pakësuar nga shpërblimet e tyre asgjë" Ka dobi i vdekuri nga lëmosha që jepet për të siç transmeton Buhariu se një person i ka thënë të Dërguarit salallahu alejhi ve selem "Nëna ime ka vdekur a ka dobi ajo nëse jap lëmoshë për të : Tha : Po : Nëse mundesh." dhe në sened transmetohet se Sa'd ibn Ibadeh r.a ka thënë "O i dërguar i All-llahut nëna e Sa'dit ka vdekur , cila lëmoshë është më e dobishme? Tha" Uji" dhe hapi nje pus (Sa'di) . Dhe i tha nënës së Sa'dit "Dhënia e ujit është nga lëmoshat të cilat i bëjnë dobi të vdekurit nga biri i tij.
Transmetohen Muslimi se një person i tha të Dërguarit s.a.v.s "Babai im ka lënë pasuri dhe nuk ka porositur, a mjafton të ja lëmoshë në vend të tij? Tha: "Po. Ka dobi i vdekuri nga lutjet e muslimanëve dhe kërkimi i faljes nga ta për të duke u bazuar në fjalën e All-llahut xh.sh "Dhe ata që kanë ardhur pas tyre thane " O Zoti ynë na fal ne dhe vëllezërvë tane që u pajisën me besim më parë" El-hashr:10 ) Në sunen transmetohet nga i Dërguari a.s ka thënë "Kur ta falni namazin e xhenazes, bëhuni të sinqertë në lutjet për të (vdekurin).
E çfarë përmendet në këtë çështje se i vdekuri ka dobi nga puna e të gjallëve nuk ka ndonjë argument të vetëm që ta mbështesë këtë gjë, ose të nënkuptohet nga ndonjë argument lejimi i leximit të Kur'anit për të vdekurit, ose sure të posaçme si sureja Jasin ose përveç saj, ose puna e lirimit të tij nga zjarri me leximin sures Ihlas dhjetë herë, ose me madhërimin e Allahut xh.sh. me shehadetin njëmijë herë. InshAllah këtu do të përmendim thëniet e disa dijetarëve të tefsirit, hadithit, usulit dhe të
dijetarëve të medhhebeve të njohura të cilat tregojnë argument të qartë se çfarë ndjekin njerëzit në ceremonitë e tyre mortore nuk përputhet me ligjet Islame dhe udhëzimin e të Dërguarit [salallahu alejhi ve selem].
vijon---


LinkBack URL
Rreth LinkBacks
Përgjigje me Citat
në librin e tij "Shpjegimi i sahihut të muslimit" në kapitullin "Mbërritja e shpërblimit të sadakasë për të vdekurin tek ai" në hadithin e Aishes r.a. se një person e ka pyetur të Dërguarin [salallahu alejhi ve selem] e i ka thënë: "O i Dërguar i Allahut, nëna ime ka vdekur e nuk ka lënë porosi, e mendoj se sikur të fliste do të jepte lëmoshë. A ka ajo shpërblim nëse jap lëmoshë për të? Tha : "Po" hadithi tregon se lëmosha për të vdekurin i bën dobi atij dhe i arrin shpërblimi i lëmoshës tek ai, dhe kjo është me konsensusin e dijetarëve e kështu kanë rënë dakort për arritjen e duasë dhe shlyerjen e borxhit duke u bazuar në tekstet e ardhura për të gjitha këto. Gjithashtu është i saktë, haxhi dhe agjërimi për të vdekurin nga hadithet e sakta që transmetohen për to. E mendimi më i njohur nga medhhebi ynë është se leximi i Kur'anit nuk arrin tek ai shpërblimi i tij.
Bookmarks