Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FundFund
Rezultatet 21 deri 30 prej 36

Tema: Magjitë, sihri, xhinet dhe shërimi nga ata

  1. #21
    Grafika e Muhammed
    Muhammed nuk është i/e kyçur Moderator Mbikqyrës
    Data e Anëtarësimit
    28-01-2005
    Postimet
    1,740
    All-llahu të shpërbleftë
    2,835
    Falënderuar 4,350 herë në 1,205 Postime
    Rep Fuqia
    1596

    Re: Magjitë, sihri, xhinet dhe shërimi nga ata

    Rukja që lexohet për shërim ka baza në transmetime të shumta:

    1. Hazreti Aisheja, transmeton se kur sëmurej Pejgamberi i All-llahut, meleku Xhibril ia lexonte rukjen: “Me emrin e All-llahut të mbrojmë nga e keqja e ziliqarit që ka zili dhe nga e keqja e marrjes mësysh dhe (ne) të shërojmë prej çdo sëmurjeje”. Poashtu, përcillet edhe verzioni, në të cilin, Xhibrili a.s., lexon: “Me emrin e All-llahut ta këndoj rukjen kundër çdo gjëje që të mundon, dhe All-llahu të shëroftë kundër çdo personi ziliqar e lakmitar. Me emrin e All-llahut po ta lexoj rukjen”.

    2. Hazreti Aisheja përcjell se Pejgamberi i All-llahut, “kur do të sëmurej ndonjëri nga familja e tij, e fryente atë duke e lexuar “El-Mua’vvidhetejn”-in. Kur edhe vet e sëmur për vdekje, e fryeja atë dhe e përshkoja me dorën e vet, e cila është më bereqetlije se dora ime”.

    Argumentet e rukjes preventive

    Rukja e cila këndohet si masë preventive, për të penguar veprimet dhe sëmundjet xhinore, po ashtu ka argumentet e veta në hadithet që vijojnë:

    1. Buhariu shënon nga Ibni Abbasi se i Dërguari i All-llahut, u ka kënduar rukje mbrojtëse nipërve, Hasanit e Huseinit, duke thënë se stërgjyshi i tyre (Ibrahimi a.s.) u ka kënduar Ismailit dhe Is’hakut: “Kërkoj mbrojtjen e All-llahut me fjalë të plota që të më mbrojë nga çdo shejtan e brengë, dhe nga çdo sy i keq”.

    2. Muslimi shënon se Pejgamberi i All-llahut ka thënë: “Kur dikush prej jush të hyjë në banesë le të lexojë: ‘ Kërkoj mbrojtjen e All-llahut me fjalë të plota që të më mbrojë nga e keqja e asaj që është krijuar’, asgjë s’mund t’i bëjë dëm deri kur ta lëshojë atë vend”.

    3. Imam Ahmedi në “Musned” shënon hadithin autentik, në të cilin Osman bin Ebil-‘Asi i ankohet Pejgamberit të All-llahut: “O i dërguar i All-llahut, shejtani më pengon të falem dhe të mësoj”. Ai i tha: “Ai është shejtani i cili quhet Hanzeb. Sapo ta hetosh, këndoje “isti’adhen” dhe pështyj tri herë në anën e majtë”. Osmani rrëfen: “Veprova në atë mënyrë, andaj All-llahu i Madhërishëm e largoi prej meje”.

    Rukja e vlefshme

    Rukjet që kanë ardhur me anë të transmetimit nga Pejgamberi a.s., duhet lexuar sipas mënyrës së caktuar pa shtuar ose hequr asgjë, sepse janë të natyrës doktrinare. Nëse është transmetuare se rukja e caktuar lexohet në mbrëmje, atëherë nuk është e lejuar që ajo të bëhet pasdite e të ngjashme.

    Megjithatë, nëqoftëse nga përvoja dëshmohet donia e ndonjë rukjeje e cila nuk është caktuar në mënyrë doktrinare, as që i prish kushtet e rukjes së vlefshme, do të ishte e lejuar të zbatohet, sepse një gjë e tillë kuptohet nga sunneti.

    Buhariu shënon hadithin të cilin e përcjell Ebu Sei’di, e në të cilin thuhet se një njeri ka ardhur te Pejgamberi a.s. dhe i është ankuar se vëllai i tij ka dhimbje në bark. E ka urdhëruar: “Jepi mjaltë!”. Pastaj ka ardhur edhe herën tjetër, kurse ai i ka thënë: “Jepi mjaltë!”. Mandej sërish ka ardhur duke pohuar se kësaj radhe ka vepruar sipas porosisë, atëherë i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Të vërtetën e ka thënë All-llahu i Madhërueshëm, kurse rrenë barku i vëllait tënd. Jepi mjaltë!”. I dha mjaltë dhe ai u shërua.

    Nga ky hadith kuptohet se mënyra doktrinare është më e preferueshme ndaj përvojës, do të thotë, ajo që ka ardhur nga Pejgamberi a.s. është më e preferueshme se e zakonshmja dhe përvoja.

    Pejgamberi a.s. ka lejuar rukjen me prejardhje jodoktrinare që as’habët e kanë mësuar prej të tjerëve, në qoftëse nuk ka pengesa sheriati. Muslimi shënon transmetimin e Ebu Zubejrit se akrepi e ka kafshuar e helmuar një njeri, përderisa ai rrinte ulur me Pejgamberin a.s. , e dikush prej tyre tha: “O Pejgamber i All-llahut, t’ia këndoj rukjen?” Pejgamberi a.s. i tha: “Kush mund t’i bëj mirë vëllait të vet, le ta bëjë atë”.

    Imam Muslimi shënon prej A’uf bin Malik El-Eshxhe’iut, i cili ka thënë: “ E kemi lexuar rukjen në periudhën paraislame. Ne i thamë: ‘O Pejgamber i All-llahut, çka mendon për këtë?’ Ai tha: ‘M’i tregoni ato rukjet tuaja që t’i shoh. Është e lejuar rukja në të cilën nuk ka shirk (bestytni, politeizëm)

    Nga ky transmetim kuptohet se është e lejuar çdo rukje në të cilën s’ka shirk, do të thotë, prishje të monoteizmit të proklamuar islam, përndryshe Pejgamberi a.s. nuk do të kërkonte që t’ia tregojnë t’i shohë rukjet e tyre paraislame, por a priori do t’i gjuante dhe do të kërkonte të bëhen vetëm rukjet që dalin nga Kur’ani dhe sunneti.

    Nga transmetimet që flasin për rukjen kuptohet zbatimi i saj i tërësishëm për shërimin e sëmurjeve dhe s’është specifike vetëm për sëmurje të caktuara.
    Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."

    "...e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
    3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare
    ." (Et-Talak, 2-3)

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


  3. #22
    Grafika e Muhammed
    Muhammed nuk është i/e kyçur Moderator Mbikqyrës
    Data e Anëtarësimit
    28-01-2005
    Postimet
    1,740
    All-llahu të shpërbleftë
    2,835
    Falënderuar 4,350 herë në 1,205 Postime
    Rep Fuqia
    1596

    Re: Magjitë, sihri, xhinet dhe shërimi nga ata

    Kushtet e vlefshmërisë së rukjes mund t’i ndajmë ose definojmë, duke u mbështetur në tekstet e mëparshme tradicionale:

    1. Rukja duhet të ketë përmbajtje monoteiste dhe në mënyrë definitive të jetë pa përzierje shirku. Nuk guxon të përmbajë kurrfarë betimi me cilëndo krijesë, siç janë: dielli, hëna, yjet, xhinët, melekët etj. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ai i cili betohet në diçka tjetër, përveç All-llahut, ka bërë apostazi (ka dalë nga feja)”.

    Poashtu, rukja nuk guxon të përmbajë lutje ose me të të kërkohet ndihmë prej krijesave të All-llahut, për gjërat të cilat mund t’i bëjë vetëm All-llahu dhe që janë vetëm ne kompetencat e Tij.

    Në Kur’anin famëlartë thuhet: (shih Kur’anin, 35:13-14)

    2. Rukja s’guxon të përmbajë sihër (magji) dhe fall. Sihri është i ndaluar (haram) dhe juridikisht trajtohet si një lloj apostazie.

    3. Rukja s’guxon të jetë as prej atij që nxjerr fall, parashikon, po bile edhe sikur të mos jetë sehirbërës. Ahmedi dhe Hakimi shënojnë një transmetim, në të cilin thuhet: “Kush shkon tek ai që nxjerr fall dhe parashikon, pastaj i beson, me të ai bën kufër (apostazi) në atë që i është shpallur Muhamedit a.s.”.

    4. Rukja duhet patjetër të jetë e kuptueshme, sepse ajo që nuk kuptohet mund të ketë domethënie mosbesimi, e prej saj duhet të largohemi patjetër.

    Ibni Haxheri shkruan se ulematë pajtohen mbi vlershmërinë e rukjes së lejuar:

    a) të jetë fjalë e All-llahut ose përmendje dhe dhikër i emrave të bukur të Tij dhe cilësive të Tij;

    b) të jetë arabisht ose përkthim i kuptimeve të lejuara me Sheriat;

    c) të ekzistojë bindja se rukja nga vetvetiu ose ai që e këndon nuk janë faktorë vendimtarë në shërim, por vendimtar është veprimi (ndikimi) i All-llahut Fuqiplotë.

    5. Rukja duhet të jetë si një lloj forme, e cila është transmetuar nga Pejgamberi a.s. dhe gjeneratat e as’habëve, e nuk guxon të jetë në ndonjë formë të ndaluar, sikur të lexohej me qëllim xhunub ( i papastër), në varr, në hamam (banjo), në mënyrë që të shkruhen shkronjat dhe shenjat e rukjes duke shikuar në yje e të ngjashme; ose të shkruhen me papastërti etj.

    6. Nuk guxon të jetë duke shqiptuar sharje e mallkime.

    7. Lexuesi i rukjes ose i sëmuri s’guxojnë të jene të bindur se rukja nga vetvetiu shëron ose shpëton nga fatkeqësia. Duatë dhe mbrojtjet e ndryshme të cilat lexohen, në një mënyrë janë armë ose mjete të cilat nuk veprojnë me mprehtësinë e tyre, por fuqinë e shkathtësinë a atij që merret me to, do të thotë, edhe lexuesi duhet patjetër të ketë veti të caktuara dhe t’i plotësojë kushtet e caktuara për rukje. Rukja duhet të jetë e lejuar (xhaiz) ose së paku e lëvduar (mendub).

    Lexuesi i rukjes, pra, duhet patjetër të jetë në shkallën e përgjegjësisë me nijet të mirë dhe kushte të përmbushura të lutjes së pranuar, që All-llahu i Madhërishëm, krahas gjithë kësaj, të dojë shërimin dhe ta përcdaktojë atë.

    Pas rukjes së lexuar, xhini i cili është shkaktar i sëmundjes përzëhet e largohet nga trupi i të sëmurit. Nëse xhini vetëm me lexim detyrohet të dalë, ajo është forma më e mirë. Megjithatë, po qe se në atë mënyrë nuk arrihet sukses, atëherë bëhen përpjekje që xhini të detyrohet të flasë dhe në bazë të bisedës, dialogut, të rënave e metodave tjera të ndryshme, detyrohet, me ndihmën e All-llahut, të dalë nga trupi.
    Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."

    "...e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
    3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare
    ." (Et-Talak, 2-3)

  4. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


  5. #23
    Grafika e Muhammed
    Muhammed nuk është i/e kyçur Moderator Mbikqyrës
    Data e Anëtarësimit
    28-01-2005
    Postimet
    1,740
    All-llahu të shpërbleftë
    2,835
    Falënderuar 4,350 herë në 1,205 Postime
    Rep Fuqia
    1596

    Re: Magjitë, sihri, xhinet dhe shërimi nga ata

    Kjo është periudha pas leximit të rukjes, kur të sëmurin e pret një detyrë mjaft e rëndë, e ajo është të mbrohet dhe imunizohet, ashtuqë xhini të mos i kthehet sërish. Mbrojtja arrihet vetëm me besim, me jetësimin e besimit dhe me ibadetin e të sëmurit. I sëmuari ka nevojë për ndihmën e anëtarëve të shtëpisë dhe të shokëve, të cilët mund t’i ndihmojnë duke bërë çmos që t’iu iket gabimeve në rrethin dhe shoqërinë e të sëmurit, në mënyrë që të mos i mundësojnë sulmuesit të mbetet ose të kthehet në qoftëse është dëbuar me anë të rukjes.

    Posaçërisht do të duhej që i sëmuri, i cili shërohet prej këtyre sëmundjeve, t'iu kushtojë mjaft kujdes veprimeve vijuese:

    1. që sipas mundësisë të jenë me abdes dhe rregullisht të falin namazin, sidomos me xhematë (për meshkuj),

    2. të këndojnë ose të dëgjojnë Kur’an,

    3. të mos dëgjojnë muzikë, këngë e të mos shikojnë programe zbavitëse në TV e të ngjashme,

    4. të marrin abdes para se të flejnë, të këndojnë ajetul Kursinë dhe mbarimin e sures Bekare,

    5. të këndojnë në shtëpi, në çdo të tretën ditë, suren Bekare,

    6. të këndojnë suren Mulk para se të flejnë, e pas sabahut të këndojnë suren Jasin

    7. të shoqërohen me të devotshmit dhe njerëzit e mirë, e të largohen nga shoqërimi i mëkatarëve,

    8. femra sidomos do të duhej të vishej në bazë të Sheriatit,

    9. të këndojnë ose të dëgjojnë për çdo ditë nga një xhuz prej Kur’anit,

    10. të këndojnë në sabah njëqind herë dhikrin që ka këtë përmbajtje: (La ilahe il-lell-llahu vahdehu la sherike lehu. Lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-lishej’in kadir). “S’ka Zot tjetër përveç All-llahut Një i pashoq. Atij i takon pushteti dhe Atij i takon falënderimi. E ai është i Gjithëfuqishmi”,

    11. të këndojnë Besmelen në çdo aktivitet e punë,

    12. të mos flejnë vetëm,

    13. të këndojnë sipas nevojës për çdo ditë edhe vird (zgjedhje) të veçantë të dhikreve e lutjeve të cilat janë të përmendura si mbrojtje.
    Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."

    "...e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
    3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare
    ." (Et-Talak, 2-3)

  6. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  7. #24
    Grafika e Muhammed
    Muhammed nuk është i/e kyçur Moderator Mbikqyrës
    Data e Anëtarësimit
    28-01-2005
    Postimet
    1,740
    All-llahu të shpërbleftë
    2,835
    Falënderuar 4,350 herë në 1,205 Postime
    Rep Fuqia
    1596

    Re: Magjitë, sihri, xhinet dhe shërimi nga ata

    Shpesh ndodh që edhe leximi i rukjes me rastin e tentimit për shërimin e personit të sëmurë thjesht të mos ketë sukses. Shkaktar i kësaj, shpeshherë, mund të jetë kënduesi i rukjes ose i sëmuri, në të vërtetë, përpjekjet e shërimit dhe këndimi i rukjes prej ndonjë personi joprofesional dhe që nuk i plotëson kushtet, me bindje jo të mjaftueshme në ndikimin kur’anor, në vent që ta irritojë xhinin mund ta bindin në mundësinë e mbetjes së tij në personin e sëmurë. Për këtë shkak, përpjekjet e para të shërimit janë mjaft me rëndësi, siç është mjaft me rëndësi edhe kryerje nga ana e personit me cilësitë e përmendura dhe në mënyrën e lejuar që e kemi përshkruar më heret.

    Nga ana tjetërt, i sëmuri, me qëndrim të gabuar dhe jo të drejtë ndaj fesë, duke mos iu përmbajtur trajtimit për shërim, po ashtu, i jep legjimitet e të drejtë xhinit që të mbetet në të. Gabimi i të sëmurit xhinin e bën të ndjeher sikur është në ambientin e vet, dhe sikur në shtëpinë e vet, nga e cila askush nuk e dëbon. Për këtë arsye ndonjëherë ndodh që të sëmurit, derisa i këndohet rukja, në mënyrë jo të natyrshme, vazhdimisht i hapet goja nga mërzia sikur don të thotë; “Pse më shqetëson në shtëpinë time?!

    Ngandonjëherë, gjatë leximit të rukjes, i sëmuri ndjen marramendje, ngushti dhe dridhje, por xhini, përkundër kësaj nuk paraqitet. Në atë rast këndohet rukja tri herë e pastaj, nëse edhe kjo nuk sjell ndonjë ndryshim, të sëmurit i propozohet trajtim i veçantë, të cilit do t’i përmbahet një muaj. Pas kësaj sërish këndohet rukja, e cila do të duhej të jetë efikase e ta detyrojë xhinin që ta lërë (braktisë) e të largohet nga trupi i të semurit, me ndihmën e All-llahut, nëse i sëmuri vërtet i përmbahet saktësisht trajtimit dhe udhëzimeve që e irritojnë xhinin.

    Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe atëherë kur paraqitet xhini, por refuzon të dalë.

    Në rast se i sëmuri qanë me rastin e këndimit, duke mos mundur të përmbahet, ajo tregon se bëhet fjalë për sihër që mund të hulumtohet duke lexuar ajetet e sihrit.

    Ndonjëherë xhini mund të paraqitet me britma, kërcënime e zhurmë. Nuk duhet frikësuar nga ai. Në këtë rast është mirë të këndohet ajeti i cili bën fjalë për dobësitë e intrigave djallëzore: “S’ka dyshim se intriga e djallit është e dobët” (4:76)

    Ndonjëherë xhini e shanë dhe i kërcënohet lexuesit. Hidhërimi asgjë nuk zgjidh e s’ndihmon, kështuqë lexuesi i rukjes duhet patjetër të qëndrojë i qetë dhe të jetë i durueshëm.

    Nganjëherë xhini shërbehet me dinakëri e mashtrime, kështuqë bën lajka me fjalët: “Ti je i mirë dhe i devotshëm, do të dal për hatër tënd”, e të ngjashme. Atij duhet thënë kështu: “Unë jam njeri i rëndomtë, kurse ti dil i përulur ndaj All-llahut të madhërishëm”.

    Në rast se xhini është posaçërisht i padëgjueshëm, atëherë lexohet Kur’an mbi ujë, të cilin pastaj e pin i sëmuri. Xhini nga ai do të ndjejë dhimbje e do të dalë, nëse don Zoti.

    Në rast se xhini së pari paraqitet e mandej largohet e ikë nëpër trup të sëmurit, me rastin e marrjes së besës (a’hdit) për dalje, atëherë detyrohet të vijë duke përsëritur këndimin e katër ajeteve nga sureja Er-Rahman: “O turmë e xhinëve dhe e nerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufinjve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë)...” dhe vazhdon ajeti më tej.

    Ndonjëherë xhini dëshiron të lëre përshtypje se ka dalë nga trupi, kurse në të vërtetë s’ka dalë. Kjo mund të vërtetohet me vënien e dorës në kokën e të sëmurit e cila në mënyrë të panatyrshme lihtë dridhet, në qoftë se ai është aty ende i pranishëm.

    Xhini i ngushtuar me këndim, ndonjëherë, vë kushte për të dalur. Në qoftëse kushtet janë në pajtim me Sheriatin, mund të merren parasysh por. Vetëm si përulje ndaj All-llahut të Madhërishëm, e jo ndaj xhinit. Po qe se do të kushtëzojë atë çka nuk është e lejuar, s’guxon ajo t’i plotësohet, as që duhet të merret parasysh.

    Në momentin e përzënies së xhinit, lexuesi i rukjes, i sëmuri dhe krejt ata që prezentojnë gjatë shërimit, e falënderojnë All-llahun e Madhërishëm, duke rënë në sexhde.

    Me rastin e shërimit, lexuesi nuk do të duhej të thotë: “Unë e kam përzënë atë” ose “Unë e kam shëruar”, por, ajo u bë me dëshirën e All-llahut. Pra, shihet se mendjemadhësia ia hapë dyert veprimit dhe mashtrimit djallëzor.

    Ai i cili dëshiron të merret me leximin e rukjes dhe të shërojë me Kur’an duhet patjetër të studjojë, të kuptojë dhe të përvetësojë literaturë që merret me këtë tematikë, pastaj veprat e hadithit e artikujt që flasin për mjekësinë e Pejgamberit a.s. Personi i tillë duhet ta njohë fikhun sepse shpesh do të ket rast të sjellë vendime për të cilat do të duhet të përgjigjet.
    Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."

    "...e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
    3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare
    ." (Et-Talak, 2-3)

  8. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  9. #25
    Grafika e Muhammed
    Muhammed nuk është i/e kyçur Moderator Mbikqyrës
    Data e Anëtarësimit
    28-01-2005
    Postimet
    1,740
    All-llahu të shpërbleftë
    2,835
    Falënderuar 4,350 herë në 1,205 Postime
    Rep Fuqia
    1596

    Re: Magjitë, sihri, xhinet dhe shërimi nga ata

    Bota e sihrit (magjia e zezë, shtrignia) është botë e çudirave ku gërshetohen të vërtetat e fesë dhe bestytnitë, dituria dhe shkathtësia me iluzionin, kurse shtytjet dhe stimulet harmonizohen me qëllimt dhe tendencat. Ajo është botë e maskës, botë e jashtme e papërballueshme, joshëse, magjepse, e në qenien e vet është forma më e zezë e më e ndytë e shërbimit fizik e shpirtëror ndaj shejtanit të pandershëm, gjë që e urren çdo natyrë e shëndoshë njerëzore.

    Historia e sihrit është vetëm terr dhe errësirë. Ajo është ana e zezë e hapërimit njerëzor nëpër historinë e intrigave, tradhtive e iluzioneve të shejtanit, si mjete për mashtrimin e robërve të All-llahut, që për pasojë të fundit të shkrihen në llojet më të rënda të gjynaheve të pafalshme të apostazisë (kufrit, shirkut dhe dalatetit), prej nga nuk ka më kthim në rrugët e shpëtimit.

    Një pasqyrë e shkurtër për sihrin në historinë e qytetërimeve më të njohura


    Historia e sihrit shtrihet deri në kohën parahistorike, fiset dhe popujt e lashtë, që iu ka ardhur shpallja, padëgjueshmërinë e tyre, refuzimin dhe mosndjekjen e udhëzimit të All-llahut e kanë arsyetuar dhe argumentuar duke shpifur pergamberët e All-llahut se janë falltorë, sihirbërës e magjistarë.

    All-llahu i Madhërishëm, në Kur’anin Famëlartë, thotë: (shih Kur’anin 51:52)

    Historikisht, pra, mund të vërtetohet përdorimi i sihrit në qytetet, shtetet e popujt e lashtë, duke filluar që nga Babiloni i lashtë e deri te Egjipti, India, Persia, Greqia, Tibeti, Kina etj., që në të shumtën e rasteve mund të ndiqet edhe përmes rrëfimeve kur’anore për disa pejgamberë të All-llahut. Do të japim një pasqyrë të shkurtër të asaj historie të sihrit.

    Sihri në Babilon nëpër hermeneutikën Kur’anore


    Kur’ani përmbledh edhe sihrin e banorëve të Babilonit: (shih Kur’anin 2:102)

    Ky është përkthim i ajeteve nga përkthyesi Sherif Ahmeti. Mirëpo, në tefsirin e Ibën Kethirit ky ajet komentohet në mënyrën si vijon:
    Ka thënë Es-Sedijji:

    Shejtanët janë ngjitur në qiej duke zënë pritat për të përgjuar. Kanë dëgjuar bisedat e melekëve për atë që do të ndodh në Tokë në mesin e të vdekurve, ose për disa fshehtësi dhe ndodhi të ardhshme. Këto lajme pastaj ua përcillnin falltorëve e magjistarëve. E ata, lajmet e tilla, ua përcillnin njerëzve, të cilët i përjetonin si të vërteta. Kur e panë se falltorët u besojnë atyre, ata filluan t’i rrejnë dhe të vërtetave t’iu shtojnë edhe të pavërteta. Çdo fjale të vërtetë i kanë shtuar shtatëdhjetë fjalë të rrejshme. Njerëzit këto i kanë hetuar nëpër libra dhe janë bindur se xhinët i dijnë fshehtësitë e gjësendeve. Në atë periudhë, All-llahu i madhërishëm, e ka dërguar Sulejmanin a.s., që i ka mbledhur të gjitha ato shkrime që i kanë shkruar njerëzit lidhje me të, i ka vënë në një kuti e i ka gropuar nën fronin e tij. Shejtanët nuk kanë mundur t’i afrohen fronit, se përndryshe, do të digjeshin. Ai ka thënë: - Nuk dua të dëgjoj askend të thotë se shejtanët i dinë fshehtësitë se, përndryshe, do t’ia këpus kokën”.

    Pas vdekjes së Sulejmanit a.s. dhe të dijetarëve që i kanë ditur fshehtësitë e Sulejmanit dhe pas gjeneratës pas tyre, u paraqit shejtani në pamje të njeriut, erdhi te disa izraelitë e u tha atyre:
    “ A dëshironi t’ju udhëzoj në thesarin të cilin kurrë nuk do të mund ta harxhoni”.
    “po, dëshirojmë!”
    “Groponi nën fron”.
    Ai shkoi me ta dhe ua tregoi vendin, e pastaj qëndroi me një anë. Ata i thanë: “Afrohu!”
    “Jo! Unë do të pres këtu afër jush dhe, nëse nuk e gjeni, vritmëni mua”.
    Duke gropuar gjetën libra. Kur i nxorrën, shejtani iu drejtua atyre me këto fjalë:
    “Sulejmani me këtë magji (sihër) i ka sunduar njerëzit, shejtanët dhe shpezët”. Pas kësaj fluturoi e u zhduk.
    Në këtë mënyrë, në mesin e njerëzve u përhap se Sulejmani a.s. ka qenë sihirbas (falltor, magjistar). Izraelitët i morën librat e gjetur dhe me to iu kundërvunë Muhammedit a.s., kur ai erdhi si pejgamber. Ky ajet iu përgjigjet duke sjellë të vërtetën mbi Sulejmanin a.s., i cili “nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë”.

    Ibën Kethiri shkruan më tej:
    Jehuditë kanë konsideruar se melekët, Xhibrili dhe Mikaili, ia kanë sjellë sihrin Sulejmanit a.s., andaj All-llahu i Madhërishëm ua zbuloi rrenën atyre duke e lajmëruar pejgamberin e vet, Muhammedin a.s., se ajo s’është e vërtetë dhe se Sulejmani a.s. është i pafajshëm sa u përket akuzave të tyre, pastaj konstaton se ajo është punë e shejtanëve, të cilën e ushtronin në Babilon duke ua mësuar njerëzve sihrin. Mësues kanë qenë dy njerëz që quheshin Harut e marut. Sipas këtij komenti, pjesëza mohuese “ma” në ajetin “ve ma unzile a’lel melekejni” është përdorur si negacion e jo si përemër lidhor...Ai shënon komentin e Ibni Abbasit se fjalët “ve ma unzile a’lel melekejni” e kanë kuptimin: “nuk u është shpallur (sihri) dy melekëve”.

    Pra, kuptimi i ajetit , sipas Ibni Kethirit është si vijon:
    E ndoqën atë që thonin djajtë në kohën e sundimit të Sulejmanit. Kurse Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë përmes Harutit e Marutit në Babilon. Kurse me të (sihër) nuk ishin frymëzuar dy melekët...

    Sihri i babilonasve është përcjellë përmes qytetërimit persian, të cilët e pushtuan Babilonin.
    Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."

    "...e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
    3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare
    ." (Et-Talak, 2-3)

  10. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  11. #26
    Grafika e Muhammed
    Muhammed nuk është i/e kyçur Moderator Mbikqyrës
    Data e Anëtarësimit
    28-01-2005
    Postimet
    1,740
    All-llahu të shpërbleftë
    2,835
    Falënderuar 4,350 herë në 1,205 Postime
    Rep Fuqia
    1596

    Re: Magjitë, sihri, xhinet dhe shërimi nga ata

    Sihri në Egjiptin e lashtë

    Historia e famshme e Egjiptit të Vjetër tregon se ky qytetërim më i njohur botëror, poashtu, është i lidhur ngushtë me përdorimin e sihrit, magjisë së zezë dhe fallit. Shkrimet më të vjetra të hieroglifeve që janë gjetur të shkruara nëpër piramida, varreza e në disa gjurmë tjera materiale të Egjiptit të Lashtë, sipas mendimit të disa arkeologëve, janë në formë të talismanëve, teksteve të sihrit, vizatimeve e magjive.

    Në Muzeun Britanik, nën numrin 22542, gjendet sarkofagu i një punimi preciz, në të cilin ka qenë mumia e ndonjërit nga anëtarët e familjes mbretërore egjiptase.

    Prospekti i sarkofagut përmban informatën se të gjithë ata të cilët kanë pasur çfarëdo kontakti qoftë me të, kanë përjetuar fatkeqësi, duke filluar prej pronarit të parë, i cili e ka blerë në Egjipt, me dëshirë që ta dërgojë në shtëpi të vet në Londër, pastaj familja e tij, trashëgimtarët dhe miqtë e ytre, deri në momentin e vendosjes së sarkofagut në muze, për t’i ikur fatkeqësive që shkakton ai.

    Madje edhe një hamall i Muzeut ka rënë i vdekur, pra se të depozitohet sarkofagu në muze.

    Nga këto fatkeqësi nuk u kursye as fotografi që e kishte fotografuar. Kur u zhvilluan fotografitë, në to gjetën figurën e gdhendur të magjistares së vogël me një çehre që shpreh hidhërimin e zemërimin. Krejt ata që para kësaj e kanë parë sarkofagun pohojnë se atë figurë nuk e kanë parë në të.

    Kur’ani Famëlartë në shumë vende i përmendë sihirbërësit egjiptas dhe konfliktin e Musait a.s. me ta. All-llahu i Madhërishëm i dhuroi hazreti Musait mu’xhize (mrekulli) në formë të shkopit, i cili shndërrohej në gjarpër: (shih Kur’anin, 7:107)

    Faraoni dhe suita e tij atë e konsideronin sihër: (shih Kur’anin, 7:109)

    Për këtë arsye i mblodhën magjistarët më të aftë të Rgjiptit që t’i kundërviheshin Musait a.s. dhe e caktuan ditën kur do të paraqiteshin haptas para popullit. Atë ditë kur u mblodhën magjistarët egjiptas, thanë: (shih Kur’anin, 7: 115-117)

    Magjistarët vërtet e kuptuan fuqinë e porosisë së shkopit të Musait a.s. dhe muxh’izes (mrekullisë) së tij duke e parë se ajo s’është magji e rrejshme magjepsëse por, realitet, e vërtetë që zhdukë magjinë dhe mashtrimin e tyre, andaj e pranuan të vërtetën dhe u hodhën në sexhde edhe përkundër asaj se faraoni ndaj tyre do të ushtronte mundimet më të tmerrshme: (shih Kur’anin, 20:70-73)

    Sihri në qytetërimet e tjera të lashta


    Në qytetërimin e lashtë të hindusve, besimi e magjia kanë qenë të pandashme, jo vetëm si mënyrë mbrojtëse nga fuqitë e errëta por edhe si mjet për t’iu nënshtruar zotërave të tyre. Budizmi, si një formë e brahamizmit të reformuar, vetëm i ka vërtetuar qëndrimet e mëhershme të sihrit, i cili luan rol me rëndësi në Tibet e Kinë. Njëra nga katër librat e Vedës, të shkruara në sanskritishte përmban tekste magjike dhe i është kushtuar sihrit.

    Në qytetërimin helenas të grekëve të vjetër, poashtu është i njohur sihri e, sidomos, praktikimi i tij ka shkuar përpara menjëherë pas luftërave të tyre me me persët. Në botë është i njohur Delfi, falltore e vjetër greke, në të cilën ka nxjerrë fall Pitia.

    Shpalljet qiellore e kanë ndaluar sihrin. Dihet se në Teurat (Torë), që u është shpellur hebrenjve, eshte ndaluar sihri. Në Teurat urdhërohen izraelitët që sihirbazët t’i dënojnë me vdekje. Megjithatë, ata, kohë pas kohe, e kanë shtrembëruar Teuratin dhe fenë e tyre, kështuqë Talmundi i tyre e lejon sihrin dhe është përplot me tekste të magjive e sihrit.

    Në Kur’an, për ta, thuhet: (shih Kur’anin, 2:101-102)

    Hebrenjtë e bartën sihrin-fallin edhe në Europë përmes Spanjës islame. E kanë përhapur në shtetet europiane: Gjermani, Itali e Francë. Ata janë të parët, të cilët e hapën shkollën e magjisë së zezë dhe mes tjerash qëndrojnë edhe pas shumë shoqatave që merren me këtë, madje edhe pas lëvizjes masonerike: Disa prej këtyre shoqatave kanë shkaktuar, vetëm për shtatë vite ekzistence, vdekjen e mëse nje mijë fëmijëve, të cilët janë zhdukur pa gjurmë si sakrifica për shejtanin (satanin).
    Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."

    "...e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
    3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare
    ." (Et-Talak, 2-3)

  12. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  13. #27
    Grafika e Muhammed
    Muhammed nuk është i/e kyçur Moderator Mbikqyrës
    Data e Anëtarësimit
    28-01-2005
    Postimet
    1,740
    All-llahu të shpërbleftë
    2,835
    Falënderuar 4,350 herë në 1,205 Postime
    Rep Fuqia
    1596

    Re: Magjitë, sihri, xhinet dhe shërimi nga ata

    Ibni Kudameja, sihrin e definon në këtë mënyrë:
    Sihër janë: lidhja e nyjeve, talismanët, nuskat, hamajlitë; kjo është e folme me të cilën flitet ose e cila shkruhet ose me të përgatitet diçka që vepron, pa prekje fizike, në trupin e të magjepsurit, ndodh me të vërtetë, realisht, në zemrën dhe në mendjen e tij. Sihri mund të shkaktojë vdekjen ose sëmundjen, mund të shkaktojë impotencën, të ndajë gruan dhe burrin, të fisë urrejtjen e dashurinë ose neverinë e pakontrolluar në mes dy personave e të ngjashme. Ky është mendimi i Shafiut”.

    Sado që njerëzit të largohen nga All-llahu dhe programi i Tij i jetesës, po aq do të jenë të nënshtruar proporcionalisht ndaj veprimit shejtanor-xhinor.

    Xhumhuri i dijetarëve muslimanë, në bazë të burimeve tradicionalë të Sheriatit konsiderojnë se sihri, me të vërtetë, realisht, vepron, ndaj dhe për këtë arsye është e ndaluar dhe, për ata që e bëjnë dhe e dërgojnë është caktuar dënim në këtë dhe në botën tjetër.

    Edhepse ekziston njëfarë ngjashmërie në mes sihrit, mu’xhizes (veprime të mbinatyrshme që u janë dhënë vetëm pejgamberëve për argumentimin e tyre profetik) dhe kerameteve (veprime të jashtëzakonshme që u janë dhënë njerëzve të mirë, por nuk janë në shkallën e mu’xhizës), ato kanë dallime kruciale në mes vete:

    Sihri, pra, është një lloj shkence, shkathtësi e përvetësuar, e cila mësohet me anë të hulumtimit dhe praktikës.

    Mu’xhizeja dhe kerametet asnjëherë s’mund të realizohen nga gjynahqari (mëkatari), përkundër sihrit, të cilin është në gjendje ta realizojë vetëm ai,

    Mu’xhizeja është dhuratë e All-llahut xh.sh. për pejgamberët dhe ajo është vetëm e vërtetë. Ajo në vete mbartë tekaddi (nxitje), të cilin askush tjetër pos pejgamberit, të cilit i është dhënë, nuk mund ta bëjë e imitojë, po edhe sikur të bashkoheshin të gjithë e të mundoheshin të bënin një vepër të tillë o të ngjashme. Ashtu siç mund të përgatitë sihër ndonjë sihirbërës, po ashtu mund ta përgatisë edhe çdokush tjetër, pasi që ajo është shkathtësi e shkencë (që mund të mësohet nga sejcili),

    Mu’xhizen s’mund ta prishë askush, ta pengojë veprimin e saj ose t’i kundërvihet. Sihrin mund ta prishë ndonjë sihirbërës tjetër i ngjashëm me atë që e ka bërë ose më i shkathtë se ai dhe më i udhëzuar në fshetësitë e magjisë. Për këtë shkak bëhet vazhdimisht luftë në mes tyre si dhe ndihmësve të tyre shejtanorë. Sihrin mund ta prishin dhe shfuqizojnë edhe dijetarët muslimanë, të cilët, me rukje, dhikër e me dua, siç ka vepruar Pejgamberi a.s., i shërojnë njerëzit nga kjo e keqe (me lejen dhe ndihmën e Allahut).
    Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."

    "...e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
    3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare
    ." (Et-Talak, 2-3)

  14. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


  15. #28
    Grafika e Muhammed
    Muhammed nuk është i/e kyçur Moderator Mbikqyrës
    Data e Anëtarësimit
    28-01-2005
    Postimet
    1,740
    All-llahu të shpërbleftë
    2,835
    Falënderuar 4,350 herë në 1,205 Postime
    Rep Fuqia
    1596

    Re: Magjitë, sihri, xhinet dhe shërimi nga ata

    S’diskutohet dot, nga aspekti i Sheriatit ekzistimi dhe veprimi (ndikimi) i sihrit. Këtë e vërtetojnë shumë ajete kur’anore dhe hadithe të Pejgamberit a.s.

    Në Kur’an thuhet: (shih Kur’anin, 2:102 dhe 10:79-81)

    Buhariu dhe Muslimi shënojnë transmetimin e Aishes r.a. ku thuhet se Lubejd bin El-E’asami, sihirbërësi më i njohur hebre, i kishte përgatitur sihër Pejgamberit tonë me qëllim që ta mbyste. Sihrin e kishte përgatitur në krëhër dhe kishte vënë qime në lëvoren e palmës, duke e vënë ate në gurin e pusit Zervan. All-llahu i Madhërishëm, siç kuptohet nga komentimi i këtij hadithi, e shndërroi këtë magji të fortë të zezë, e cila mund të shkaktojë vdekjen, në llojin më të butë të sihrit (impotencë e përkohshme) dhe i dërgoi melekët të lajmërojnë se ku gjindet sihri. Kur u zhduk sihri, Pejgamberi a.s. u shërua.

    Buhariu dhe Muslimi shënojnë nga Ebu Hurejra r.a. transmetimin se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Largohuni prej shtatë gjynaheve të mëdha shkatërruese!” Dhe, pastaj theksoi se edhe sihri është njëri prej tyre.

    Të qenët dhe ndikimin e sihrit e kanë mohuar vetëm dijetarët e rrallë të proveniencës racionaliste.

    Kontrata e sihirbërësit dhe shejtanit


    Sihri është një lloj shkathtësie dhe njohuri që fitohet me mësime e ushtrime, pas bërjes apostazi (kufër) si kusht për të hyrë në fshehtësitë e magjisë së zezë, e cila ndalohet rreptësisht me Sheriat. Kjo është një kontratë e sihirbërësit me xhinin/shejtanin, që në një mënyrë të caktuar të magjepset ndonjë person, siç shkaktohet me sihër; impotenca, dhembja e kokës. Migrena, marrja e të folurit, paralizimi i pjesërishëm apo total etj. Krejt kjo bën pjesë në sihër, ku sihirberësi e përdor xhinin ose shejtanin si hadimus – sihër (shërbëtor magjie) dhe e drejton atë me sihër në personin e caktuar me të cilin ai lidhet, kyn në trupin e tij dhe shkakton simptomet e sëmurjeve të përmendura. Sihirbasi në këtë rast është projektues i gjendjes së sëmundjes, kurse xhini realizues praktik i projektit të tij. Në përgatitjen e sihrit shfrytëzohen gjëra të ndryshme që i përkasin të sëmurit (sulmuarit), siç janë: teshat, flokët, thonjtë e të ngjashme. Pastaj, sihri i përgatitur futet në gropë apo fshehet, pas këndohet apo bëhen ritualet e caktuara magjike që përmbajnë elemente apostazie. Pas kësaj xhini e zbaton pjesën e vet të punës që e ka pranuar ta bëjë me kryerjen e ritualit të caktuar dhe këndimit të sihirbërësit.

    Thirrja e xhinit dhe kontrata në mes sihirbërësit dhe xhinit bazohet pikërisht në fjalë e vepra të apostazisë.

    Sihri përgatitet në bazë të dëgjueshmërisë dhe adhurimit të shejtanit. Dëshira më e madhe e shejtanit është që t’i kthejë njerëzit nga adhurimi i drejtë i All-llahut të Madhërishëm dhe t’i shtijë në ujërat e apostazisë. Në këtë drejtim ka paramenduar forma, rrugë e programe të mrekullueshme të veprimit që shpiejnë, në konsekuencën e fundit, në kufër.

    Ibni Tejmije shkruan:
    Shejtani mundohet që të mashtrojë çdonjërin, mvarësisht prej aftësisë dhe postit të tij. Atyre që adhurojnë e i luten diellit, hënës e yjeve, shejtani iu paraqitet në formën e mashtrimit ashtu që ata e mbajnë si yllësi shpirtërore. Edhe pse shejtani i ndihmon njeriut në realizimin e disa qëllimeve, kjo vetëm i shërben atij që ta dëmtojë shumëfish...

    Shejtani, në esencë, është i keq i prishur, i cili e don të keqen e të shëmtuarën në çka ai kënaqet. Ai i don ata që janë të ngjashëm si ai dhe të cilët i afrohen duke bërë mëkate e ligësi, andaj në atë drejtim i ndihmon duke korresponduar me ta në formë të shpirtit që i shtyn të mendojnë se bëhet fjalë për melek (engjull).

    Të fshehtat që i përcjellin shejtanët

    Shejtanët e kanë lajmëruar El-Esved El-A’nsiun, që ka pohuar se është pejgamber, për disa fshehtësi. Madje muslimanët u frikësuan se shejtanët do ta lajmërojnë për atë që ata rrëfejnë për të. Megjithatë, gruaja e tij, duke parë se ai është kafir, u ndihmoi atyre ta kapin e ekzekutojnë. Edhe Musejleme Kedhabi ka pasur, poashtu, ndihmës në formë të shejtanëve që e kanë lajmëruar për disa fshehtësi. Kështuqë, në kohën e Abdulmelik Mervanit, Haris Dimeshkiu e shpalli veten si pejgamber. Shejtanët e kanë ndihmuar në atë mënyrë sa që nuk ka mundur ta arrijë as arma. Mermeri do të fliste duke lëvduar Zotin sikur ai ta përkëdhelte me dorë. Njerëzit i shikonin kalorësit qiellorë për të cilët ai thoshte se janë melekë. Kur muslimanët arritën ta kapin, një ushtar dashti ta shpojë me shtizë, mirëpo ajo nuk e arrinte, abdulmeliku i tha: “Nuk e ke përmendur emrin e All-llahut. Përmende emrin e All-lahut!” Kur ai e përmendi emrin e All-llahut, atëherë shtiza e shpoi atë.

    Shejtanët kanë mundësi t’i njohin ca fshehtësi në mënyrën tashmë të sipërshënuar, e që përcillet në një hadith të besueshëm të Ibën Abbasit, të cilin e shënon Muslimi.

    I pari që ka pohuar në Islam se i vijnë shpirtërat dhe i drejtohen, ka qenë El-Muhtar bin Ubejd Eth-Thekafiu, i kanë thënë Ibën Omerit dhe Ibën Abbasit se El-Muhtari pohon se i vjen shpallja dhe se si i vijnë (qenie shpirtërore), andaj ata thanë: “Është e vërtetë!”, duke sjellë ajetet e sures Esh-Shuara dhe El-En’am: (shih Kur’anin, 26:221-223 dhe 6:121)

    Ekzistojnë tri mendime mbi veprat që duken si vepra mbinatyrore:

    - Të parët mendojnë se vepra mbinatyrore nuk mund të bëjë askush tjetër përveç pejgamberëve.

    - Të dytët, poashtu, mendojnë se çdonjëri tek i cili ndodhin vepra mbinatyrore është i zgjedhur i Zotit, madje edhe nëse është i krishterë apo idhujtar.

    - Të tretët mendojnë (gjë që është edhe e saktë) se ndihmës të jomuslimanëve, idhujtarëve, asketëve të tyre, kitabive e të tjerëve, në realitet janë xhinët e shejtanët që janë nga lloji i tyre (jomuslimanë, pabesimtarë), e jo nga të zgjedhurit e Zotit.
    Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."

    "...e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
    3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare
    ." (Et-Talak, 2-3)

  16. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  17. #29
    Grafika e Muhammed
    Muhammed nuk është i/e kyçur Moderator Mbikqyrës
    Data e Anëtarësimit
    28-01-2005
    Postimet
    1,740
    All-llahu të shpërbleftë
    2,835
    Falënderuar 4,350 herë në 1,205 Postime
    Rep Fuqia
    1596

    Re: Magjitë, sihri, xhinet dhe shërimi nga ata

    Ibën tejmije mes tjerash përmend se veprimet dhe gjendjet shejtanore më të fortë i përmban dëgjimi i këngëve dhe dëfrimi, gjë që është praktikë e lashtë e idhujtarëve që përmendet në Kur’an: (shih Kur’anin, 8:35)

    Ibën Kethiri konsideron se kërcënimi i tillë me dënim ndaj idhujtarëve është realizuar tashmë në këtë botë në betejën e Bedrit, në formë të robërimit dhe vrasjes së tyre. Ky është edhe mendimi i Ibën Xherir Et-Taberiut.

    Pra, britmat, fishkëllimat dhe duartrokitjet kanë qenë (dhe kanë mbetur) si praktikë e “ritualeve” të pabesimtarëve. E sa i takon ibadetit të Pejgamberit a.s. dhe të as’habëve të tij është në formë të namazit, këndimit të Kur’anit, dhikrit e të ngjashme. Pejgamberi a.s. dhe shokët e tij asnjëherë s’kanë organizuar festivale të muzikës e këngës, por, kur janë gjetur bashkërisht, e kanë zgjedhur ndonjërin me zë të bukur që t’iu këndojë Kur’an. Ibën Omeri i ka thënë Ebu mUsa El-Esh’ariut: “Na e përkujto neve Zotin tonë!” Atëherë Ebu Musa do të këndonte Kur’an kurse të tjerët do të dëgjonin. Edhe Pejgamberi a.s. ka kërkuar prej Ibni Mes’hudit që t’i këndojë Kur’an...

    Aspekti juridik i vënies së xhinit në shërbim të njerëzve

    Ai që e përdorë xhinin dhe e urdhëron të kryejë ato ibadete e ceremoni që ka urdhëruar All-llahu dhe i Dërguari i Tij, bën pjesë në robërit e mirë dhe të zgjedhur të All-llahut.

    Ai i cili i shfrytëzon në gjëra të lejuara është në shkallën e atij që i shfrytëzon njerëzit në punë të lejuara.

    Ai i cili i përdorë për qëllime të palejuara, është mëkatar, kurse ai që i përdorë për të bërë apostazi (kufër) edhe vet bëhet kafir etj.

    Mirëpo, ai i cili i përdorë ata për disa qëllime mbinatyrore, duke mos e njohur sa duhet Sheriatin dhe duke menduar se ato janë keramete (sikur ta bartin prej nje vendi në vend tjetër ose ta çojnë në haxhxh etj.) s’din të bëjë dallimin e mashtrimeve shejtanore prej kerameteve.

    Edhe Pejgamberit a.s. i është bërë sihër


    Pëjgamberit a.s. i është bërë sihër në qime të flokëve të kokës dhe të mjekrrës së tij, të cilat robëresha e tij ua ka dhënë çifutëve. Meleku Xhubril e ka lajmëruar Pejgamberin a.s. për vendin e sihrit dhe ai e ka dërguar Aliun, Ammar b. Jasirin dhe Zubejrin që ata ta nxjerrin dhe ta shkatërrojnë. Xhibrili ia ka kënduar rukjen me suret “El-Mua’vvidhetejn”, por edhe Pejgamberi a.s. vetë ia ka lexuar vetes dhe është shëruar.

    Nga hadithi i lartëpërmendur kuptohet se për të shkatërruar sihrin dhe për t’u shëruar me sukses nga ai, duhet ndërmarrë hapat e caktuar:


    1. Kërkimi dhe gjetja e vendit ku është fshehur sihri, nxjerrja dhe shkatërrimi i tij, është mënyra më efikase e shërimit, pas çkahit i sëmuri ndjehet sikur të jetë i liruar nga prangat.

    2. Imunizimi dhe mburoja arrihet me këndimin e rukjes, e cila në mënyrë preventive të mbron nga veprimi i sihrit ose të shëron nga ai, nëse tashmë është përgatitur.

    3. Veprimi i sihrit ndjehet në trupin e personit, të cilit i është drejtuar sihri, për shkak të magjepsjes xhinore dhe pushtimit të trupit të të sëmurit. Me ekzorcizmin dhe përzënien e xhinit nga trupi i të sëmurit prishet edhe ndikimi i sihrit.

    Llojet e sihrit

    Ekzistojnë shumë lloje të sihrit në bazë të asaj që shkruajnë ekspertët, të cilët merren në mënyrë profesionale me këtë tematikë.

    1. Sihri me të cilin bëhet ndarja në mes dy vetëve: ndarja e burrit dhe gruas, ndarja me dy ortakëve, fëmijëve e prindërve e të ngjashme.

    2. Sihri i cili përmban gjendjen momentale (status-quo-në)

    3. Sihri i cili shkakton sëmundje,

    4. sihri i cili shkakton vdekje,

    5. sihri që shkakton çmendurinë, përçarjen etj.

    Përgatitja e sihrit (shtrignive), ta mësosh atë e t’ia mësosh dikujt tjetër mund t’i ketë dy aspekte juridike:

    a) Sihri me të cilin bëhet kufër (apostazi)

    Ky lloj i sihrit të nxjerr nga mbrojtja e Islamit, kurse përgatitet me ndihmën e xhinëve shejtanë, të cilëve, sehrbërësi, iu dorëzohet dhe lidh aleancë me ta, duke i adhuruar me rituale të ndryshme, gjë që është “mëkat i kobshëm”

    Dënimi i sihirbërësit për bërje sihri


    Dijetarët muslimanë, pra, me koncensus e kanë ndaluar këtë lloj sihri dhe kanë caktuar që sihirbërësi i cili merret me të duhet të ekzekutohet. Dënimin me vdekje të sihirbërësit e përkrahë e tërë plejada e dijetarëve muslimanë, siç janë: Omer b. El-Hattabi, Osman b. Affani, Hafsa, Omer b. Abdulazizi, Ebu Hanifeja, Imam Maliku e të tjerë, shafiu mendon që sihirbërësit të mos i shqiptohet dënim me vdekje vetëm për përgatitjen e sihrit, por atij t’i shqiptohet dënimi vetëm atëherë kur me magjinë në fjalë e ka mbytur ndonjë person. Sipas tij, vetëm në atë rast mund t’i shqiptohet dënimi me vdekje.

    Në Kur’anin Famëlartë thuhet: (shih Kur’anin 2:102)

    Buhariu shënon hadithin ku thuhet: “Largohuni nga mëkatet që çojnë në shkatërrim: politeizmi dhe sihri”.

    Sipas normave të këtilla tradicionale tekstuale dijetarët mendojnë se sihirbërësi është pabesimtar, për ç’gjë duhet të dënohet doemos me vdekje, në historikun e të drejtës së Sheriatit ceket zbatimi i dënimit me vdekje ndaj sihirbërësit (magjistarit) nga ana e Omer b. El-Hattabit, Osman b. Affanit, Hafsës r.a., bashkëshortes së Pejgamberit a.s. dhe tjerëve.

    Juristët këtë e arsyetojnë me argumentet vijuese:

    1. Pejgambëri a.s. ka thënë, siç është shënuar në veprën “Mustedrek”: “Haddi (sanksion i caktuar) i sihirbërësit është goditja me shpatë”.

    2. Ajeti mbi sihrin (El-Bekare:102) lajmëron se sihri nuk mund të sjellë dobi por vetëm dëm: (shih Kur’anin, 2:102)

    Në një ajet në suren “Ta Ha” mohohet se do të ket sukses sihirbërësi: (shih Kur’anin 20:69)

    3. Pejgamberi a.s. e ka shpjeguar se All-llahu i Madhërishëm s’e ka bërë të mundshëm e efikas shërimin me haram, përndryshe në të do të kishte kundërthënie. Kështu, Ibnul Kajjimi sjell një kaptinë të tërë me hadithe për ndalimin e shërimit me haram, ku, mes tjerash, në një transmetim thotë: “Mos u shëroni me haram (të ndaluarën)”.

    b) Sihri me të cilin bëhet gjynah (mëkat) i madh

    Lloji i këtillë i sihrit nuk trajtohet si apostazi (kufër) edhepse është mëkat i madh. Përgatitet në formë nyjesh magjike, me dua të papëlqyeshme etj., por pa rituale shejtanore, pa u dorëzuar e pa lidhë kontratë me xhinët. Te pjesa dërmuese e dijetarëve. Prej tyre veçojmë Ebu Hanifen, Malikun dhe, sipas mendimit të tij më të njohur, Imam Ahmedin, edhe sihirbërësi i këtillë duhet patjetër të dënohet me vdekje. Përgatitja e sihrit, poashtu, ta mësosh atë e t’ia mësosh dikujt tjetër, konsiderohet apostazi (kufër).
    Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."

    "...e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
    3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare
    ." (Et-Talak, 2-3)

  18. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


  19. #30
    Grafika e Muhammed
    Muhammed nuk është i/e kyçur Moderator Mbikqyrës
    Data e Anëtarësimit
    28-01-2005
    Postimet
    1,740
    All-llahu të shpërbleftë
    2,835
    Falënderuar 4,350 herë në 1,205 Postime
    Rep Fuqia
    1596

    Re: Magjitë, sihri, xhinet dhe shërimi nga ata

    Shërimi nga pasojat e sihrit

    Shërimi nga sihri mund të bëhet:

    1. Me leximin e rukjes së vlefshme, dhikreve, duave, formulave mbrojtëse e të ngjashme, gjë që nga aspekti juridik është e lejuar me koncensus, krahas kushteve të njohura të cilat i kemi përmendur më lart.

    2. Me metodën e sihrit, me të cilën shërohet veprimi i sihrit e, në të njëjtën kohë, shkatërrohet me influencën e shejtanëve pasi që i sëmuri ose sehirbërësi i bën lajka dhe i nënshtrohet me fjalë ose vepër apostazie, në mënyqë që t’i ndihmojë.

    Shërimi me metodën e Sihrit

    Për sa i përket metodës së këtille, ajo mund të manifestohet praktikisht në shumë mënyra:

    1. Që sihirbërësi, pasi që t’i vijë në ndihmë xhini, shejtani, e lajmëron të sëmurin ose atë që kujdeset për të për vendin ku ndodhet sihri, madje, ndoshta edhe personin e cili e ka përgatitur atë, gjë e cila ia mundëson të sëmurit ta shkatërrojë e të shërohet.

    2. Qe sihirbërësi me ndihmën e shejtanit/xhinit, ta gjejë sihrin gjatë kohës derisa i sëmuri ndodhet tek ai. Ndoshta edhe në rastin e parë edhe në të dytin, kohë pas kohe, ai këndon edhe ndonjë dua dhe ajet kur’anor, duke e fryrë të sëmurin që ai të fitojë bindje se kjo është mënyrë e lejuar e shërimit me Kur’an.

    3. Qe sihirbërësi t’ia caktojë të sëmurit disa veprime, flijime ose rituale që në vete përmbajnë apostazi, siç është dhënia sakrificë (kurban) në emër të ndonjë xhini, sunduesit apo të parit të tyre, në emër të ndonjë njeriu e të ngjashme.

    4. Që sihirbërësi t’i caktojë të sëmurit t’i thotë disa talismanë të pakuptueshëm shejtanor, “dua me mburoja” që të çojnë në apostazi, ose i përgatitë asi hajmalie, të cilën ai e varë në trupin e vet, në automobil, në shtëpi, në krevatin ku flen etj. Atë ndoshta e shkruan me gjak, me fëlliqësirë, me urinë e të ngjashme.
    Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."

    "...e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
    3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare
    ." (Et-Talak, 2-3)

  20. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FundFund

Tema të Ngjashme

  1. Eroll Nesimi-Xhinet dhe Sihri
    By Ebu Akil in forum Live Përmbajtje
    Përgjigjet: 7
    Postimi i Fundit: 24-02-2010, 17:22
  2. Sherimi nga xhinet
    By prishtina in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 9
    Postimi i Fundit: 17-12-2009, 21:32
  3. Sihri dhe shërimi i tij në Kur´an
    By Ubejdullah in forum Akide
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 14-12-2008, 15:24
  4. Sherimi nga xhinet me bibel dhe kryq ?
    By iron in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 5
    Postimi i Fundit: 16-08-2008, 23:28

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •