Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Faqja 1 prej 4 123 ... FundFund
Rezultatet 1 deri 10 prej 36

Tema: Magjitë, sihri, xhinet dhe shërimi nga ata

  1. #1
    Grafika e Muhammed
    Muhammed nuk është i/e kyçur Moderator Mbikqyrës
    Data e Anëtarësimit
    28-01-2005
    Postimet
    1,740
    All-llahu të shpërbleftë
    2,835
    Falënderuar 4,350 herë në 1,205 Postime
    Rep Fuqia
    1596

    Magjitë, sihri, xhinet dhe shërimi nga ata

    Shërimi me Kur`an!

    Muharem Shtullanoviq

    HYRJE

    Pas mbarimit të luftës në Bosnjë e Hercegovinë FSHI-së i ofrova një ide për temë disertacioni „Shërimi me Kur’an – qasje nga aspekti i fikhut“. Mirëpo, hasa në një mosmarrëveshje që mund të kuptohet vetëm në dritën e faktit se kjo tematikë është fare e panjohur te ne, po qe se veçojmë metodën e hajmalive rundimentale laike, e cila ka qenë në përdorim te ne dhe është ushtruar si një lloj „shërimi shpirtëror“.

    Edhe vetë, për të parën herë jam njoftuar praktikisht me metodën e shërimit të drejtë kur’anor, inshaall.llahu, qysh si imam i Qendrës Islamike në Vienë, në vitin 1995, ku profesorët e hermeneutikës kur’anore nga Universiteti i Kairos, El-Ez’heri, i shëronin xhematlinjtë boshnjakë për çdo ditë gjatë tre javëve me leximin e rukjes.

    Unë kam qenë përkthyes dhe ndihmës i tyre, në rastet kur personat e sëmure, pas dëgjimit të leximit të ajeteve të caktuara, kalonin në trans dhe pastaj profesorët vënin kontakt me fuqitë xhinore. Kurse, pacientët me zë të ndryshuar, në atë gjendje, kanë bërë dialog, janë kacafytur, janë shkarravitur nëpër tokë me shikime të shtrembëruara dhe zgërdhirje të papërshkrueshme e pastaj, menjëherë, në rastet e shërimit, u është kthyer sërish pamja normale dhe shikimi i kthjelltë normal.

    Në fillim kam qenë i habitur me ngjarjet e tilla dhe duke mos besuar ua kam përkthyer në mënyrë simultane profesorëve dhe pacientëve, në të vërtetë xhinëve, të cilët paraqiteshin të irrituar nga „këndimi“ (recitimi) i Kur’anit. Profesorët, po ashtu, kanë qenë të habitur nga përqindja e lartë e atyre që kanë reaguar në leximin e Kur’anit dhe kanë rënë në trans. Pra, kjo përqindje e lartë e të sëmurëve është sqaruar në mënyrë logjike me faktin se në luftë shpesh kanë ndodhur situata të vdekjeve të frikshme, trishtimeve të mëdha, depresioneve të rënda e të ngjashme, në të cilat ka ardhur në shprehje mundësia e veprimit drejtëpërdrejtë e xhinëve-shejtanë dhe depërtimi i tyre në trupin e të sëmurit.

    Atëherë kur filluan të vijnë për çdo ditë grupe të mëdha burrash e grashë në Qendrën Islamike dhe ta bllokojnë atë, profesorët e El-Ez’herit, fizikisht të pamundshëm që sejcilit t’i dalin në ndihmë, ata u desht patjetër të kthehen në Kairo. Pasiqë unë kam punuar si imam i Qendrës Islamike, nën trysninë e shumë pacientëve ose, thënë më mirë, të gjorëve që vinin në përcjellje të familjeve të tyre të kërkojnë adresën e profesorëve në Kairo, edhe vet kam filluar të merrem me këndimin e rukjes dhe shërimin me Kur’an, me qëllim që t’ua lehtësoj dhimbjet dhe t’i kursej për të mos marrë rrugën për Egjipt.

    Shqyrtimi i të gjitha çështjeve të shërimit kur’anor ka të bëjë me Kur’anin, si fjalë mbinatyrore të All-llahut, e jo me personin e cili e këndon atë (edhepse edhe ai duhet t’i plotësojë kushtet e caktuara). Kjo është ekskluzivisht në ingerenca të All-llahut.

    Pastaj, këtë metodë të shërimit me rukje, e kam përcjellë edhe te ne në BeH dhe haptas e kam demonstruar nëpër xhami në disa qytete të vendit, në qindra të sëmurë, që ankoheshin në simptome të ndryshme të sëmundjeve nga xhinët. Shërimi është bërë haptazi dhe është inçizuar me video-kamera, seanca e fundit ka qenë në Xhaminë e Vërpoljes, te Sanski Mosti, me një grup prej shtatëdhjetë burrash, në një termin të përbashkët, pastaj, të njëjtën ditë pat një seancë pas ikindie, me një grup të veçantë prej më se njëqind femrash, që tregon për numrin e madh të atyre të cilët ankohen se janë të prekur nga kjo sëmundje.

    Pra, pasi që këto shërime u inçizuan me video-kamera, edhe në Vienë edhe te ne, pa ndonjë cenzurë të veçantë, dhe pasiqë kasetat e inçizuara u shpërndanë lirisht, ky lloj shërimi u bë i njohur te pjesa dërmuese e popullatës. Kështuqë profesorët e përmendur të El-Ez’herit organizuan gjat një vere disa ditë shërim me Kur’an në Kakanj, në përcjellje të mediumeve dhe të TV-së Islame të Kakanjit, gjë e cila ndikoi edhe më tepër në promovimin e mëtejmë publik të kësaj metode shërimi.

    Pas kësaj, si këpurdhat pas shiut, u paraqitën „mjekë“, lexues të rukjes, si dhe libra e përkthime të literaturës që kanë të bëjnë me këtë fushë.

    Është kënaqësi që para gjithë kësaj ndodhie në FSHI nuk u pranua tema e lartëpërmendur e disertacionit nga kjo fushë, kështuqë në kohën e dukur do të botohej libri me një qasje juridike me dispozita autentike të fikhut, që kanë të bëjnë me çështje të ndryshme të kësaj lëmie.

    Vazhdon insha All-llah ...
    Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."

    "...e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
    3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare
    ." (Et-Talak, 2-3)

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 17 Përdorues në vijim:


  3. #2
    Grafika e Muhammed
    Muhammed nuk është i/e kyçur Moderator Mbikqyrës
    Data e Anëtarësimit
    28-01-2005
    Postimet
    1,740
    All-llahu të shpërbleftë
    2,835
    Falënderuar 4,350 herë në 1,205 Postime
    Rep Fuqia
    1596

    Re: Magjitë, sihri, xhinet dhe shërimi nga ata

    Shërimi me Kur’an nga ndikimi i xhinëve-djajë, nga sihri dhe marrja mësysh nuk ka alternativë tjetër. All-llahu xh.sh. thotë:
    Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjepër pos dëshpërim“. (Kur’an, 17:82)

    Dijetarët muslimanë e kanë për detyrë që në një makroplan të vigjëlojnë mbi akiden e drejtë, ideologjinë e ummetit islam. Shumë individë dhe grupe muslimanësh, për fat të keq, të vetëdijshëm ose të pavetëdijshëm, dalin nga feja dhe hyjnë në ujërat e apostazisë duke shkuar te falltorë, astrologë e magjistarë të ndryshëm, duke thënë se si ata „çdo gjëje ia kanë qëlluar“, në realitet, duke pohuar se ata e njohin „gajbin“.

    Kur të analizohet gjendja e tyre, do të shihet qartë se ata nuk dinë për ndonjë alternativë tjetër, e që është shërimi i lejuar dhe i drejtë me Kur’an, ose në thelb, nuk kanë rast për një shërim të tillë. Të shtrënguar nga gjendjet e ndryshme shpirtërore dhe psikike, për shkak të sëmundjeve të çuditshme e të pashpjegueshme, prej të cilave pëson sistemi nervor, që nuk u dihet shkaku në aspektin medicinal, me paraqitjen e dashurisë ose urrejtjes, impotencës së pashpjegueshme vetëm ndaj personit të cvaktuar etj.; ata kërkojnë çfarëdoqoftë zgjidhjeje ose rrugëdaljeje nga ky ferr. Po qe se udhëzohen në atë që është e lejuar me Sheriat, do ta pranojnë, siç e pranojnë edhe atë që përndryshe është e ndaluar e që u ofrohet në formë të hajmalive, talismanëve, falleve, sihreve e fromave të ngjashme „të shërimit“. Sipas saj, duhet ofruar mundësi konkrete ose alternativë me metodë të lejuar të shërimit me Kur’an.

    Duhet pasur parasysh edhe faktin se ummeti islam është në shënjestër të armiqve të ndryshëm, sidomos grupet ose individët e shquar, të cilët janë të rëndësishëm e me vlerë për Islamin dhe da’ven islame.

    Vehid Abdusselam Bali shkruan në njërin nga librat më të njohur e më të rëndësishëm të kohës në lëmin e shërimit me Kur’an,“Vikajetul insani minel xhinni veshshejtani“ (Mbrojtja e njeriut prej xhinëve e shejtzanëve) se Vatikani, priftërinjtë krishterë dhe ekzorcistët e tyre, me sihër, dërgojnë ushtri xhinësh kundër muslimanëve. Ai përmend rastin e një muslimaneje të mirë të pushtuar nga një xhin i krishterë, e cila, derisa ishte e sëmurë, çdo herë kur takonte në rrugë ndonjë prift të krishterë, binte në sexhde, duke shprehur thellësisht respekt ndaj tij.

    (Rast shumë interesantë, lexojeni këtë në vijim)
    Poashtu edhe muxhahidët në Bosnjë kanë qenë shënjestër e preferuar e Vatikanit drejt të cilëve e kanë drejtuar ushtrinë e xhinëve.

    Më kujtohet rati i një të riu nga popullata e përmendur kur u drejtua për ndihmë në një gjendje të rëndë e të çuditshme shpirtërore, i qëlluar nga ushtria e xhinëve që ka qenë e drejtuar nga Vatikani. Gjat shërimit të tij kemi mbetur prej dreke deri në sabah të ditës së nesërme duke bërë përpjekje që i sëmuri të lirohet nga pushtimi i çetave të xhinëve, të dërguar nga ana e Vatikanit kundër muxhahidëve në Bosnjë. Në fund, pas këndimit shumëorësh i cili rezultoi që xhinët të paraqiten, të bisedojnë, të prezentohen dhe të pranojnë se kush kujt ia ka dërguar, kështuqë, pas shumë bisedash, polemikash e bindjesh, disa oficerë e eprorë të tyre e pranuan Islamin së bashku me pjesën e ushtrisë e cila u nda në dy taborre; në muslimanë të konvertuar dhe në të krishterë.

    Pas shumë përpjekjeve të pasuksesshme që xhinët jo muslimanë të nënshtroheshin dhe të dalin, në mes këtyre dy taborreve, në trupin e të sëmurit, vie deri te lufta për jetë o vdekje.

    Të pranishmit që ndihmonin, e mbanin dhe e frenonin këtë djalosh – derisa lexohej rukja dhe zhvillohej dialog – kanë qene të habitur me atë që ndodhi para tyre. U hodhën në këmbë dhe filluan të këndonin tekbire, duke shikuar se si nëpër trup të të sëmurit, sidomos nëpër bark, (shihej) menjëherë sikur të zihej diçka. Valëzimi i çuditshëm i barkut dhe lëvizjet, të cilat në sipërfaqe të lëkurës të përkujtojnë lëvizjet që i bën uji kur vlon, me shpejtësi ndërroheshin para shikimeve të shtangur të pë pranishmëve. Duart dhe këmbët menjëherë u përleshën. Dora e djathtë i binte të majtës, e majta të djathtës, e në atë mënyrë edhe këmbët.

    Ka prezentuar aty edhe TV kameramani që i ka inçizuar detajet më interesante. Në mbarim të kësaj lufte mbrenda trupit të të sëmuarit, e cila përfundoi me ikjen e zvarritjen jo të natyrshme të dorës së majtë, të cilën e djathta e kapte e mundohej ta ndalë, u paraqit me selam eproro musliman, i mbushur me frymë dhe i plagosur, duke dhënë raport për fitoren, për shehidët dhe të vrarët, të plagosurit dhe armiqtë e zënë rob. Pasi muslimanët (xhinë) fituan, ata, pa kurrfarë problemi u pajtuan që ta lëshojnë trupin e këtij djaloshi, i cili, me dëshirën e All-llahut, u shërua.

    Për arsye të dëshmive të përmendura vendosëm ta shkruajmë këtë libër në gjuhën tonë, si ndihmesë e çështjes mjaft delikate të shërimit me Kur’an, duke konsultuar shumë libra e burime meritore në gjuhën arabe.

    Sa u përket librave nga kjo lëmi, që ten e janë botuar si përkthime ose si punime të pavarura, pas një vështrimi sipërfaqësor, në mënyrë globale mund të klasifikohen në dy lloje:

    1. a) në librat që përmbajnë metoda të lejuara të shërimit me Kur’an dhe
    2. b) në libra që përmbajnë metoda të pa lejuara „të shërimit“ me sihër.


    Që të mund ne ta njohim të lejuarën nga e pa lejuara, do të shërbehemi përgjithësisht me vbalorizimin dhe mënyrën se si Vehid Abdisselam Bali e dallon sihirbërësin, veprimi i të cilit është i ndaluar me Sheriat. Ai shkruan:

    Nëse, tek ai që merret me shërim,vëren vetëm një shenjë prej shenjave vijuese, ai, pa dyshim është sihirbërës:

    (Shumë me rëndësi)

    1. - E pyet pacientin për emrin dhe emrin e nënës së tij,
    2. - Shfrytëzon ndonjë gjë personale të pacientit (për të bërë sihër) siç janë: teshat, kësula, mindili (faculeta) e të ngjashme.
    3. - Ndonjëherë e kërkon ndonjë kafshë me cilësi të caktuara që ta therrë, pa e përmendur emrin e All-llahut, me gjakun e së cilës mbase e lyen vendin e sëmurë ose vet stërvinën (e kafshës) e gjuan në ndonjë vend të shkretë,
    4. - Shkruan talismanë,
    5. - Bën disa magji e talismane të pakuptueshme,
    6. - I jep pacientit hajmali, të cilat përmbajnë figura katërkëndëshe dhe në mbrendësinë e të cilave ka numra e harfe të palidhura,
    7. - E urdhëron pacientin të qëndrojë vetëm në ndonjë lokal të errët ku nuk depërton drita e diellit,
    8. - Ndonjëherë kërkon nga pacienti që të mos e prekë ujin katërdhjetë ditë. Kjo tregon se xhini që e përdor sihirbërësi është i krishterë,
    9. - I jep diçka pacientit që ta gropojë në tokë (nën dhé),
    10. - I jep pacientit letra të cilat do t’i kallë dhe do të tymoset me to,
    11. - Pëshpërit disa fjalë të pakuptueshme,
    12. - Ndonjëherë sihirbërësi ia tregon pacientit edhe merin, vendin dhe problemin për të cilin ai ka ardhur (për shërim),
    13. - I shkruan pacientit shkronja të palidhura në hajmali, ose në enë nga poçeria e bardhë, duke e urdhëruar që atë ta tretë dhe ta pijë.


    Sipas saj, librat që përmbajnë diçka prej këtyre mënyrave e metodave të palejuara të shërimit, nuk janë të lejuar. Perms dispozitave të fihkut, që janë shkoqitur në vijim të tekstit të këtij libri, do të mund të vërehet dhe kuptohet dallimi në mes mënyrave të shërimit të lejuar dhe atij të palejuar, e me të automatikisht edhe dallimi ndërmjet librave korrekt dhe jokorrekt.

    Autori

    Vazhdon insha All-llah ...
    Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."

    "...e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
    3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare
    ." (Et-Talak, 2-3)

  4. Për këtë postim, ju falënderohen 15 Përdorues në vijim:


  5. #3
    Grafika e Muhammed
    Muhammed nuk është i/e kyçur Moderator Mbikqyrës
    Data e Anëtarësimit
    28-01-2005
    Postimet
    1,740
    All-llahu të shpërbleftë
    2,835
    Falënderuar 4,350 herë në 1,205 Postime
    Rep Fuqia
    1596

    Re: Magjitë, sihri, xhinet dhe shërimi nga ata

    Bota jomateriale e xhinëve realisht ekziston!

    Në mësimet islame ekziston besimi në “gajb”, botën transcedentale. Në Kur’anin Famëlartë thuhet:
    Ky është libri që nuk ka dyshim net ë (sepse është prej All-llahut), është udhëzues për ata që janë të devotshëm, të cilët e besojnë të fshehtën” (Kur’an 2:2-3)

    Bota e padukshme, metafizike është transcendentale dhe e pakapshme për njerëzit, përveç asaj që lajmëron I Gjithëdijshmi me anë të shpalljes dhe asaj që tregon i Dërguari, alejhisselam. Ajo çka nuk është në mësimet e vërteta të Shpalljes, ose në lëndë´n e transmetimeve të Pejgamberit a.s., kurse bën pjesë në sferën e kësaj bote të padukshme dhe në manifestimin e saj sipas rrëfimit të zakonshëm, bën pjesë në bestytni (supersticion).

    Në këtë botë transcedentale, paralelisht me njerëzit (por nuk janë botë paralele) jeton edhe bota e xhinëve, nga lloji I të cilëve janë edhe shejtanët (djajtë). Këtë e vërteton edhe Kur’ani e Sunneti.

    Në Kur’an ekziston edhe kaptina që e ka emrin “Xhinët”. Në ajetin e parë të kësaj kaptine thuhet::
    Thuaj: „Mua më shpallet se një grup i vogël nga xhinët vuri veshin dhe dëgjoi (Kur’anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: „Ne kemi dëgjuar një Kur’an që mahnit“. (72:1)

    Në kur’an, në shumë vende, përmenden xhinët:
    (Përkujto) Kur disa prej xhinëve i drejtuam te ti që të dëgjojnë Kur’anin“ (46:29)

    Muslimi e shënon një transmetim prej Ibni Mesudit: „Një natë kemi qenë me Pejgamberin e All-llahut, i cili atë natë u humb. E kërkuam (kot) nëpër kodra e lugina.
    Thamë: „Është i kindapuar ose i mbytur!“.
    Atë natë kaluam në një gjendje të vështirë, të pasigurtë, sa më keq që njerëzit mund të përjetojnë. Megjithatë, shkrepi agullimi, kur ai ia behu rrugës në drejtim të shpellës Hira.
    I thamë: O Pejgamber i All-llahut, të humbëm, të kërkuam dhe nuk të gjetëm kund. Na zuri nata dhe kaluam natën më të keqe që mund ta kalojnë njerëzit.
    Ai tha: “Më erdhi një lajmëtar prej xhinëve me të cilin shkova dhe ua mësova atyre Kur’anin”.
    Mandej u nis së bashku me ne dhe na I tregoi gjurmet e pranisë dhe zjarrit të tyre”.
    Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."

    "...e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
    3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare
    ." (Et-Talak, 2-3)

  6. Për këtë postim, ju falënderohen 9 Përdorues në vijim:


  7. #4
    Grafika e Muhammed
    Muhammed nuk është i/e kyçur Moderator Mbikqyrës
    Data e Anëtarësimit
    28-01-2005
    Postimet
    1,740
    All-llahu të shpërbleftë
    2,835
    Falënderuar 4,350 herë në 1,205 Postime
    Rep Fuqia
    1596

    Re: Magjitë, sihri, xhinet dhe shërimi nga ata

    Xhinët janë të obliguar juridikë
    mukel-lefinë


    Xhinët përmenden në burimet e Sheriatit dhe ata janë të adresuarit (obliguarit), ose subjektet sekundare të drejtësisë, sikurse edhe njerëzit. Për ta janë sjellë normat juridike të Sheriatit dhe ata duhet t’iu nënshtrohen.

    Në Kur’an thuhet:
    O grumbull i xhinëve e i njerëzve! A s’ju erdhën nga mesi juaj të dërguar t’ju rrëfejnë argumentet e Mia dhe t’ju tërheqin vërejtjen për takimin tuaj në këtë ditë? Ata thane: “Dëshmojmë kundër vetvetes. I pat mashtruar ata jeta e kësaj bote dhe ashtu (të detyruar) dëshmuan kundër vetvetes se me të vërtetë e refuzonin (të vërtetën)”. (6:130)

    Komentatorët e Kur’anit dhe juristët e Sheriatit, siç janë: Fahruddin Razi, el-Kadi Abdulxhebbari, es-Subki e të tjerë, konsiderojnë se ekziston konsenzus sa I përket asaj se xhinët janë të obliguar juridikë.

    Ibni Kethiri dhe disa tjerë shënojnë prej Abdullah bin Mes’udit se Pejgamberi I All-llahut, u ka thënë as’habëve deri sa ka qenë në Mekë:
    Kush dëshiron mund të prezentojë në takimin me xhinët, i cili do të mbahet sonte”.

    Thirrjes së tij iu përgjigja vetëm unë. Dolëm në skaj të Mekës s Pejgamberi a.s. e shënoi me këmbë vendin në tokë e pastaj më vendoi aty. U largua e filloi të lexojë Kur’an. Menjëherë u duk një turmë e panumërt e gjësendeve të zeza, në të cilat u zhduk edhe Pejgamberi, dhe më nuk e dëgjoja as zërin e tij.

    Kur filluan të shkojnë, ndaheshin nga ajo turmë si pjesë e reve dhe, deri në sabah, kur mbaroi me ta, mbeti vetëm një grup i tyre. M’u afrua e më pyeti:
    Ç’po ndodh me këtë grup?
    I thash: “Ja ku i ke, o Pejgamber i All-llahut!”
    Ai atëherë ma dha furnizimin: kocka e bajga kafshësh. Pastaj i urdhëroi njerëzit që të mos i përdorin kockat dhe bajgat për pastrim (pas nevojës fiziologjike)”.

    Shejh Abdulvehab esh-Sha’rani, në vitin 955/H. E ka shkruar librin si përgjigje ndaj pyetjeve të xhinëve, të cilët ia kishin dërguar në formë të shkruar. Në realitet, ata kanë kërkuar shpjegime për disa pyetje të rënda, në të cilat s’kanë ditur të përgjigjen ulematë e tyre. Me të kanë pranuar se zgjidhje përfundimtare të recensionuar në ato pyetje mund të japin vetëm ekspertët prej njerëzve. I dërguan, të shkruara në gjuhën arabe, në qese të cilën me dhëmbë e solli deri te Shejhi një qen i verdhë shkretinor. Gjatë dajles, qeni u dasht që të kalojë nëpër njëfarë lozhe mbretërore, kështuqë e ndaluan rojet dhe e përzunë, duke ia fshirë gjurmët që kishte lënë, duke menduar se bëhet fjalë për një qen të rëndomtë. Libri brej njëqind e tredhjetë faqesh mban emrin “Heqja e perdes dhe ndryshkut nga pyetjet e dërguara prej xhinëve”, është ruajtur dhe jep përgjigje në tetëdhjetë pyetje.

    Vazhdon insha All-llah ...
    Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."

    "...e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
    3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare
    ." (Et-Talak, 2-3)

  8. Për këtë postim, ju falënderohen 8 Përdorues në vijim:


  9. #5
    Grafika e Muhammed
    Muhammed nuk është i/e kyçur Moderator Mbikqyrës
    Data e Anëtarësimit
    28-01-2005
    Postimet
    1,740
    All-llahu të shpërbleftë
    2,835
    Falënderuar 4,350 herë në 1,205 Postime
    Rep Fuqia
    1596

    Re: Magjitë, sihri, xhinet dhe shërimi nga ata

    Xhinët pabesimtarë i pret dënimi!

    Në kuptimin ideologjik, doktrinar xhinët janë pasues, njësoj si njerëzit, të religjioneve, besimeve, sekteve e drejtimeve të ndryshme. Kur’ani flet për xhinët:
    Është e vërtetë se prej nesh ka muslimanë dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi Islamin, të tillët mësyen rrugën e shpëtimit”. (72:14)

    Dijetarët muslimanë janë konsenzual në atë se xhinët pabesimtarë do të dënohen me xhehennem, kurse kanë mendime të kundërta rreth çështjes se athua xhinët besimtarë do të hyjnë ne xhennet.

    Transmetohet prej Ibni Tejmijes se xhinët pabesimtarë, sipas koncenzusit të dijetarëve, do të dënohen me xhehennem. Ndërkaq besimtarët, siç konsideron pjesa dërmuese, do të shpërblehen dhe do të vendosen në hyrje të xhennetit, ku do të mund t’i shohin njerëzit, e ata nuk do të mund t’i shohin. Kjo përcillet prej Malikut, Shafiut, Ahmedit, Ebu Jusufit dhe Muhamedit. Prej Ebu Hanifes përcillet se shpërblim i tyre është shpëtimi nga zjarri i xhehennemit.
    Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."

    "...e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
    3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare
    ." (Et-Talak, 2-3)

  10. Për këtë postim, ju falënderohen 8 Përdorues në vijim:


  11. #6
    Grafika e Muhammed
    Muhammed nuk është i/e kyçur Moderator Mbikqyrës
    Data e Anëtarësimit
    28-01-2005
    Postimet
    1,740
    All-llahu të shpërbleftë
    2,835
    Falënderuar 4,350 herë në 1,205 Postime
    Rep Fuqia
    1596

    Re: Magjitë, sihri, xhinet dhe shërimi nga ata

    Mundësia e pamjes së xhinëve dhe paraqitja e tyre fizike

    Specifika e kësaj bote të padukshme qëndron në atë se në njëfarë mënyre ata mund të shndërrrhen në formë të figurave njerëzore; të burrave e të grave; në formë të kafshëve, siç janë: qentë, macjet, gjarpërinjtë e të ngjashme. Dijetarët, prapseprapë, nuk janë të një mendimi sa i përket çështjes se a mund të shihen xhinët:

    1. Pjesa dërrmuese e dijetarëve konsiderojnë se, ndonjëherë, disa individë të veçantë (të zgjedhur) mund t’i shohin në format e tyre të paraqitura, e jo në format e tyre natyrore, origjinale.

    2. Imam Shafiu, Ibn Hazmi e disa të tjerë konsiderojnë se xhinët mund t’i shohin vetëm të dërguarit.

    3. Disa tjerë konsiderojnë se xhinët s’mund t’i shohin as të dërguarit as njerëzit (e zgjedhur) të rëndomtë.

    4. Alusiu dhe Ibn Arebiu konsiderojnë se xhinët në fizionominë e tyre origjinale mund t’i shohin të dërguarit dhe njerëzit e veçantë (të zgjedhur).

    Nga Muxhahidi transmetohet se xhinët frigohen prej njerëzve siç frikohen njerëzit prej tyre. Ua kanë zili atyre dhe mund t’i marrin mësysh. Tirmidhiu dhe Nesaiu shënojnë hadithin nga Ebu Seidi se Pejgamberi i All-llahut, ka kërkuar prej All-llahut ta mbrojë nga xhinët dhe marrja mësysh e njerëzve deri në momentin e shpalljes së sures “El-Felek” dhe “En-Nas”, pastaj është mbështetur vetëm në leximin e këtyre sureve, duke i lënë të gjitha format tjera që i është drejtuar Zotit.

    Xhinët shpërndahen nëpër tokë në muzgun e parë të akshamit. Buhariu dhe Muslimi regjistrojnë thënien nga Xhabiri, i cili rrëfen se Pejgamberi i All-llahut ka thënë:
    Kur bie muzgu i mbrëmjes ose, kur ju zë nata, tuboni e ruani fëmijët, sepse atëherë shejtanët shpërndahen nëpër tokë. Pasi të kalojë një kohë, atëherë jepjuni leje. Kyçnie derën dhe përmendnie emrin e All-llahut, sepse shejtani nuk e hap derën e kyçur. Mbështillni shtamat (me ujë) edhe atë duke përmendur emrin e All-llahut dhe mbuloni enët tuaja duke vënë mbi to çkado që të jetë. Dhe fikni kandilët tuaj”.

    Vazhdon insha All-llah ...
    Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."

    "...e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
    3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare
    ." (Et-Talak, 2-3)

  12. Për këtë postim, ju falënderohen 10 Përdorues në vijim:


  13. #7
    Grafika e Muhammed
    Muhammed nuk është i/e kyçur Moderator Mbikqyrës
    Data e Anëtarësimit
    28-01-2005
    Postimet
    1,740
    All-llahu të shpërbleftë
    2,835
    Falënderuar 4,350 herë në 1,205 Postime
    Rep Fuqia
    1596

    Re: Magjitë, sihri, xhinet dhe shërimi nga ata

    Ndikimi i xhinëve te njerëzit

    Xhinët i sulmojnë njerëzit dhe ndikojnë te ata. Kjo vërtetohet në tekstet fetare dhe është e njohur nga përvoja në shoqëritë muslimane e jomuslimane dhe në bazë të saj janë paraqitur shumë adete, vepra letrare, artistike e madje edhe vepra filmike.

    Sulmi dhe të munduarit e njeriut nga ana e xhinëve mund të jetë i shkaktuar me ndonjë veprim ose irritim pa dashje njerëzore që s’ka përherë motiv logjik, e mund të jetë edhe pa kurrfarë shkaku. Megjithatë, shpeshherë edhe te njerëzit zullumqarë, despotë, mendjemëdhenj që pa shkak t’i mundojnë, torturojnë e sulmojnë më të dobëtit se vetvetja.

    Në një hadith më të gjatë, të cilin e regjistron Muslimi nga Ebus-Saibi, tregohet për rastin e një sabahiu të ri, Ensar, i cili në shtratin e tij martesor e ka mbytur një gjarpër të madh të mbështjellur dhe në të njëjtin moment ka rënë i vdekur. Kur ia kanë përmendur këtë rast Pejgtamberit, e ka shpjeguar:
    Në Medinë ka xhinë të cilët e kanë pranuar Islamin. Në qoftë se e shihni ndonjërin prej tyre, kërkoni që të largohet në afat prej tre ditësh. Po qe se paraqitet sërish pas kësaj, mbytne, sepse bëhet fjalë për shejtanin”.

    Nga ky transmetim shihet qartë se xhinët janë hakmarrë ndaj djaloshit, i cili e ka mbytur gjarpërin (xhin) në shtratin e tij martesor. Përcjellësi i këtij transmetimi madje nuk është i sigurtë se “cili ka rënë më parë viktimë, athua vallë gjarpëri nga goditja e shtizës apo djaloshi nga veprimi xhinor”.

    Edhe në një verzion të këtij transmetimi të shënuar nga Muslimi thuhet:
    Në Medinë ka xhinë të cilët e kanë pranuar Islamin. Në qoftë se e shihni ndonjërin prej atyre që banojnë në shtëpitë e njerëzve, kërkoni tre herë që të largohet. Nëse paraqitet sërish pas kësaj – mbytne – sepse bëhet fjalë për shejtanin”.

    Neveviu e komenton këtë hadith duke thënë se vërejtja që u jepet xhinëve për t’u larguar dhe për ta lëshuar vendin, duhet të bëjë dallim në mes xhinëve “të shtëpisë”, atyre që e kanë pranuar Islamin dhe shejtanëve. Vërejtja ka ardhur në formë të hadithit: “Ua përkujtoj kontratën që keni bërë me Sulejmanin, të birin e Davudit, a.s., që të mos na shqetësoni dhe të mos na paraqiteni neve”. Maliku mendon se mjafton të thuhet: “Dil! Për (pasha) All-llahun dhe për (pasha) Ditën e Gjykimit, mos na u paraqit dhe mos na shqetëso neve!

    Pejgamberi a.s. i ka veçuar dy lloje gjarpërinjsh të cilët lejohen “të mbyten menjëherë pa iu dhënë vërejtje; gjarpërin helmues me dy pika të bardha përsipër dhe cubelin (kërcyes) që shkakton abortimin (te gratë shtatzana) dhe humbjen e të pamurit”.

    Ekzistojnë rrëfime të veçanta për xhinët që, sipas besimit paraislamik të arabëve, u janë treguar udhëtarëve duke i orientuar në drejtim të gabuar me qëllim që t’i zhdukin. Në hadithin, të cilin e shënon Neveviu, në veprën e tij “Edhkar” nga Xhabiri, ceket se “Po qe se ju paraqitet fantazma (lugati), këndojeni ezanin”.

    Xhinët ua përcjellin poezinë poetëve, gjë për të cilën, poashtu, ekzistojnë transmetime.
    Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."

    "...e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
    3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare
    ." (Et-Talak, 2-3)

  14. Për këtë postim, ju falënderohen 7 Përdorues në vijim:


  15. #8
    Grafika e Muhammed
    Muhammed nuk është i/e kyçur Moderator Mbikqyrës
    Data e Anëtarësimit
    28-01-2005
    Postimet
    1,740
    All-llahu të shpërbleftë
    2,835
    Falënderuar 4,350 herë në 1,205 Postime
    Rep Fuqia
    1596

    Re: Magjitë, sihri, xhinet dhe shërimi nga ata

    Fuqia dhe dobësia e botës djallëzore

    a) Pushteti dhe fuqia

    All-llahu i Madhërishëm iu ka dhënë xhinëve njëfarë fuqie dhe disa cilësi, të cilat nuk i posedojnë insanët/njerëzit. Për një gjë të tillë ka mjaft të dhëna nga burimet tradicionale. Ja disa specifika të tyre:

    1. Shpejtësia e lëvizjes, për çka bëhet fjalë në rrëfimin kur’anor ku Sulejmani a.s. kërkon që t’ia sjellin fronin e mbretëreshës nga Saba, kurse xhini e lajmëron: (shih Kur’an, 27:39-40)

    2. Mundësia e lëvizjes së tyre natyrore në kozmos (deri te kufiri i caktuar), sepse xhinët që nga momenti i krijimit të tyre kanë pasur mundësi të ngjiten në sferat qiellore dhe të dëgjojnë lajmet qiellore, sic tregohet në transmetimin autentik të Ibni Abbasit, të regjistruar në veprën e haditheve të Muslimit.

    Derisa Pejgamberi a.s. ishte në mesin e grupit tonë të ensarëve, lart në qiej shkëlqeu ylli rënës, i cili e shëndriti çdo gjë.
    Ai pyeti: Çka keni thënë në kohën paraislamike në rastet e tilla?
    Kemi thënë: Ka vdekur ndonjë kolos ose ka lindur ndonjë kolos.
    Pejgamberi a.s. tha: "Ylli rënës nuk bie për shkak të lindjes apo vdekjes së ndonjë kolosi, mirëpo, All-llahu i Madhëruar, kur dëshiron diçka, atëherë bartësit e Arshit dhe banorët e atyre qiejve e përmendin Atë me tesbihë, pastaj edhe banorët e qiejve pasues deri kur të përcillet në sferat tona."

    Pastaj banorët e shtatë qiejve i pyesin bartësit e Arshit: Çka tha Zoti ynë? Dhe ata i lajmërojnë. Në këte mënyrë lajmi përcillet deri te qiejt tanë. Shejtanët e grabitin atë që e dëgjojnë dhe ua gjuajnë mbrojtësve të tyre. Atë që e sjellin në versionin origjinal, është e vërtetë, mirëpo, ata shumë gjëra edhe i shtojnë”. (këto ishin fjalët e të Dërguarit Alejhi Selam)

    Në një version të transmetimit Ma’meri i ka thënë Zuhriut:
    Vallë, a është e gjuajtur me yje edhe në kohën paraislame?
    Ai u përgjigj: Po: Mirëpo, ajo u forcua kur u dërgua Pejgamberi i All-llahut”.

    Në suren “Xhinn” thuhet: (shih Kur’anin, 72:8-9)

    Në komentin e këtyre ajeteve, Ibni Kethiri thotë:
    I Lartmadhëruari lajmëron për xhinët gjatë kohës se pejgamberisë së Muhammedit a.s. dhe të shpalljes së Kur’anit , kur, për ta ruajtur Kur’anin, vendoi “rojtarë të fuqishëm”, që i përzunë shejtanët nga pritat e tyre, duke mos iu lejuar të dëgjojnë diçka nga Kur’ani e t’ua përcjellin mbrojtësve dhe sihirbërësve të tyre, në këtë mënyrë ua bënë të pamundshme vjedhjen e gajbit dhe përdorimin e tij duke prejudikuar Shpalljen për qëllime mashtrimi”.

    Ata kanë edhe një mënyrë më të lehtë për të zbuluar fshehtësitë duke i përgjuar melekët dhe bisedat e tyre në mjegulla, siç transmeton hazreti Aisheja nga i dërguari i All-llahut:
    Melekët lartë në mjegulla bisedojnë për ndonjë ngjarje që do të ndodh në Tokë. Shejtanët e dëgjojnë fjalën dhe e derdhin në veshin e fallxhorit, ashtu siç derdhet uji në gastare, duke e mbushur atë me qindra rrena tjera

    Xhinët s’i dijnë gjërat e gajbit, përveç në qoftëse nuk mësojnë diç në mënyrën e përmendur. E sikur të kishin ditur, atëherë nuk do të qëndronin duke punuar punë të rënda, të përulur ndaj Sulejmanit a.s. edhe kur ai vdiq, deri kur krimbi e brejti shkopin e tij, në të cilin ishte i mbështetur ai. Kur e lëshoi shkopi, pas një viti dhe, kur Sulejmani a.s. u rrëzua, atëherë ata e kuptuan se ai kishte vdekur. Kurse deri në atë moment ata kanë qenë të përulur (nënshtruar) ndaj tij.

    Në Kur’anin Famëlartë thuhet: (shih Kur’anin, 34:14)

    Nga kjo ngjarje nxirren dy konkludime me rëndësi:

    1. Trupat e pejgamberëve nuk shkatërrohen kurrë. Xhinët të cilët kanë punuar mu para Sulejmanit a.s., nuk e kanë hetuar se ai ka vdekur, madje as nje vit pas vdekjes së tij.

    2. Ky është argument se xhinët nuk i dijnë gjërat e gajbit (fshehtësisë) në çka kanë bërë përpjekje për t’i bindur njerëzit. Kur ata vazhduan edhe pas vdekjes së Sulejmanit a.s. të punojnë të përulur atë që ai i kishte urdhëruar si një lloj dënimi për ta, njerëzit e kuptuan se atra nuk dijnë për të ardhmen e as për të fshehurat sekrete.

    Kur është kështu me xhinët, atëherë, fshehtësitë e gajbit dhe të ardhmes aq më pak i dijnë fallxhorët e sihirbazët e ndryshëm, te të cilët nuk guxojmë të shkojmë për “zbulimi” e dofarë gjësendeve të panjohura, për “hapjen e yjeve” e të ngjashme. Gajbin e din vetëm All-llahu i Madhërishëm, i Cili në Kur’an thotë: (shih Kur’anin, 72: 26-27)

    Muslimi e regjistron hadithin që vijon:
    Ai i cili shkon te fallxhori dhe e pyet për ndonjë gjë, atij nuk do t’i pranohet namazi për katërdhjetë ditë”.

    Megjithatë, ai që informatat e tilla të fallxhorit i konsideron si të vërteta, atëherë bën një lloj kufri, siç thuhet në transmetimin që e shënon Ahmedi nga Ebu Hurejreja:

    Ai i cili shkon te astrologu (falltori, magjistari) dhe i beson atij, ai me atë e ka shkelë atë që i është shpallur Muhammedit a.s.”.

    3. Aftësia e ndërtimit të sotistifikuar dhe të arriturave shkencoro-teknike, të cilat kanë qenë me shekuj para atyre njerëzore, siç thuhet në Kur’an për pushtetin e Sulejmanit mbi ta: (shih Kur’anin, 34:12-13)

    Ibën Tejmije (1263-1328) përmend disa shujuhë, të cilët kanë pasur kontakte me xhinët. Njëri prej tyre rrëfen se “xhinët ia kanë treguar “berrakun” (diçka të shkëlqyeshme, që shkëlqen) sikur ai të jetë prej uji e qelqi, në të cilin do t’ia tregonin atë çka kanë dëshiruar të informohet për të...”
    Më tej thotë: “Me ndërmjetësimin e tij ata do ta përcillnin fjalimin e shokëve të mi. Unë do t’ju përgjigjesha atyre, kurse ata, fjalimin tim, atëherë, me ndërmjetësimin e të njëjtës, do t’ua përcillin atyre”.

    4. Aftësia për t’u materializuar, siç u paraqit shejtani, ditën e Bedrit në mesin e idhujtarëve, në formë të Suraka bin Malikut, duke i stimuluar me anë të premtimeve kinse është me ta e do t’iu ndihmojë në luftë kundër muslimanëve. Megjithatë, kur u ndeshën të dyja palët, ai, sipas adetit shejtanor, i la dhe iku nga lufta, prej frikës së madhe nga melekët që u erdhën në ndihmë muslimanëve nën udhëheqjen e Xhibrilit. Në suren Enfal thuhet: (shih Kur’anin, 8:48)

    5. Aftësia (e shejtanit) për të qarkulluar nëpër trupin e njeriut sikur gjaku. Në lidhje me këtë, Buhariu shënon hadithin, në të cilin thuhet: “Vërtet, shejtani qarkullon nëpër trup të njeriut përmes enëve të gjakut”.

    b) Paaftësia dhe dobësia

    1. Xhinët, shejtanët, s’kanë forcë e supremaci ndaj robërve të mirë, të përulur të All-llahut, sepse Zoti i Madhërishëm atë e thotë në mënyrë eksplicite në Kur’an: (shih Kur’anin, 17:65, 15:42 dhe 15:39-40)

    Ibën Xhevzi e cekë transmetimin nga Hasan Basriu, prej të cilit kuptohet se njeriu mund ta fitojë (mposhtë) shejtanin, nëqoftëse punon në emër të All-llahut xh.sh., dhe e kundërta, shejtani i mposhtë (fiton) atë, nëqoftëse punët nuk i bën në emër të Lartmadhërishmit:
    “Ka qenë një dru që idhujtarët e kanë adhuruar në vend të All-llahut xh.sh.. Një njeri u hidhërua dhe e dha fjalën në emër të Zotit se do ta prejë atë. Kur u nis për ta realizuar premtimin, e takoi shejtani në formë të njeriut dhe e pyeti:
    -Çka dëshiron?
    -Dëshiroj ta pres drurin që adhurohet në vend të All-llahut.
    - Po qe se ti nuk e adhuron, atëherë pse të pengon nëse atë e bën dikush tjetër?
    - Unë atë, prapseprap, do ta pres gjithsesi!
    Shejtani i propozoi atij:
    - A dëshiron diçka më të mirë se kjo? Mos e prej drurin, çdo mëngjes do të keshë prej meje nga dy florinj te jastuku.
    - Prej nga këto?
    - Do t’i jap unë.

    Ai u kthye në shtëpi e, me të vërtetë, të nesërmen i gjeti te jastuku dy florinj. Megjithatë, ditën tjetër nuk gjeti asgjë. U hidhërua sërish dhe u nis për ta prerë drurin. Shejtani iu shfaq sërish në fotografinë (pamjen) e njohur, duke e pyetur:
    - Çka dëshiron?
    - Dëshiroj ta pres drurin që adhurohet në vend të All-llahut.
    - Gënjen! Nuk mund ta bësh të këtë.

    Ai u nis për ta realizuar qëllimin e vet por, shejtani e kapi dhe e rrëzoi përtoke dhe filloi ta shtrengojë për fyti sa gati nuk ia nxorri shpirtin e pastaj i tha:
    - Unë jam shejtani! Herën e parë kur u nise, ishe i zemëruar në emër të All-llahut dhe unë nuk kam mundur të të pengoj. Të mashtrova me dy florinj dhe ti e ndryshove qëllimin. Kur erdhe herën e dytë, zemërimi ishte në emër të dy florinjve, ndaj dhe munda të të mposhti.

    2. U frikësohen disa robërve të All-llahut dhe ikin prej tyre për të mos u takuar, siç përmendet në më shumë versione se Pejgamberi a.s. i ka thënë Omer b. Hattabit:

    “Pasha atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, - shejtani nuk takohet me ty në rrugë e të mos e ndërrojë drejtimin.
    O Omer, shejtani të frikësohet!
    Vërtet, kam parë njerëz e xhinë/shejtanë se ikin nga Omeri
    ”.

    3. I janë nënshtruar Sulejmanit alejhisselam, duaja e të cilit u pranua: (shih Kur’anin (38:35)

    Në bazë të duasë që iu pranua, shihet qartë se ai ka pasur pushtet mbi ta, ashtuqë i (shih Kur’anin, 34:12-13)

    4. Nuk janë në gjendje të bëjnë mrekulli, siç përmendet tekstualisht në Kur’an (shih Kur’anin, 17:88)

    5. S’mund të paraqiten në ëndërr në pamje të vërtetë të Pejgamberit a.s., siç shkruan Muslimi:

    Ai i cili më sheh në ëndërr, më ka parë mua. Shejtani nuk mund të shfaqet në pamjen time”.

    Mirëpo, ekzistojnë transmetime autentike edhe me tesktin se “ nuk do të ishte dashur që shejtani të paraqitet në pamjen time”, gjë e cila në komentin e disa dijetarëve nënkupton se s’është çdo ëndërrim i Pejgamberit a.s., ëndërrim i vërtetë i tij, përveç në rastin kur personi i ëndërruar i përgjigjet përshkrimit të tij autentik.

    6. Nuk mund t’i përkufizojnë sferat e caktuara qiellore në kozmos, siç vërtetohet në Kur’an: (shih Kur’anin, 55:33)

    7. Nuk mund t’i hapin dyert e mbyllura duke përmendur emrin e All-llahut.

    Buhariu shënon transmetimin:

    Kur të errësohet, kur t’ju zëjë nata, tuboni dhe mbroni fëmijët, sepse atëherë shejtanët lëshohen në tokë. Kur të kalojë një orë, atëherë lejoni, kyçne derën dhe përmendnie emrin e All-llahut. Shejtani nuk i çelë dyert e kyçura”.
    Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."

    "...e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
    3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare
    ." (Et-Talak, 2-3)

  16. Për këtë postim, ju falënderohen 6 Përdorues në vijim:


  17. #9
    Grafika e Dituria
    Dituria nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    10-11-2007
    Lokacioni
    Vendin ku perzihen rehatia dhe sprova.
    Postimet
    527
    All-llahu të shpërbleftë
    1,439
    Falënderuar 1,518 herë në 445 Postime
    Rep Fuqia
    526

    Re: Magjitë, sihri, xhinet dhe shërimi nga ata

    Selamu alejkum!

    Cfar eshte cubeli (kercyes)?
    بِِسْمِ اللهِ الرَّحمن الرَّحيم

    "Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë."(Al-Ikhlas)

  18. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  19. #10
    Grafika e Muhammed
    Muhammed nuk është i/e kyçur Moderator Mbikqyrës
    Data e Anëtarësimit
    28-01-2005
    Postimet
    1,740
    All-llahu të shpërbleftë
    2,835
    Falënderuar 4,350 herë në 1,205 Postime
    Rep Fuqia
    1596

    Re: Magjitë, sihri, xhinet dhe shërimi nga ata

    Ve alejkum selam ve rahmetullah

    Pejgamberi Alejhi Selam i ka veçuar dy lloje gjarpërinjsh të cilët lejohen “të mbyten menjëherë pa iu dhënë vërejtje; gjarpërin helmues me dy pika të bardha përsipër dhe cubelin (kërcyes) që shkakton abortimin (te gratë shtatzana) dhe humbjen e të pamurit”.

    Në postimin numër 7 përmendët ky hadith.

    Cubel d.m.th: Pjesë e shkurtër që mbetet nga bishti i prerë, apo, që është i prerë ose i shkurtuar. Këtë domethënje ka kjo fjalë, kurse mund të përdoret për kafshë, rroba etj. P.sh, qen cubel, dhelpër cubele, mëngë cubele etj.

    Është një lloj gjarpëri shumë i rrezikshëm që bishtin apo fundin e ka me rruza apo cubel. Është gjarpër helmues që mund të ndodhë që për disa ore po të kafshoj, mund të vdes njeriu (këso gjarpërinjë, dhe me të rrezikshmit të këtij lloji gjinden në Australi). Ka në fund të bishtit një hapësirë konike, me të cilën bënë një zhurmë tingëlluese, me këtë hapësirën konike mendohet në hadith cubel sepse është e ndar prej pjesës tjetër së gjarpërit. Thuhet në hadith për gjarpërin cubel, kërcyes, sepse ka gjarpërinjë cubel por jo aq të rrezikshëm apo helmues.

    Selamun Alejkum
    Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."

    "...e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
    3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare
    ." (Et-Talak, 2-3)

  20. Për këtë postim, ju falënderohen 5 Përdorues në vijim:


Faqja 1 prej 4 123 ... FundFund

Tema të Ngjashme

  1. Eroll Nesimi-Xhinet dhe Sihri
    By Ebu Akil in forum Live Përmbajtje
    Përgjigjet: 7
    Postimi i Fundit: 24-02-2010, 17:22
  2. Sherimi nga xhinet
    By prishtina in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 9
    Postimi i Fundit: 17-12-2009, 21:32
  3. Sihri dhe shërimi i tij në Kur´an
    By Ubejdullah in forum Akide
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 14-12-2008, 15:24
  4. Sherimi nga xhinet me bibel dhe kryq ?
    By iron in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 5
    Postimi i Fundit: 16-08-2008, 23:28

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •