Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Mashtrimet e shejtanit

  1. #1
    Grafika e alba86
    alba86 nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    04-06-2008
    Postimet
    97
    All-llahu të shpërbleftë
    375
    Falënderuar 216 herë në 77 Postime
    Rep Fuqia
    211

    Mashtrimet e shejtanit

    Pjese e shkeputur na libri i
    Dr. Omer El-Eshkar - MASHTRIMET E SHEJTANIT

    METODAT E SHEJTANIT NË HUMBJEN E NJERIUT

    UA ZBUKURON TË KOTËN:

    Kjo është rruga të cilën shejtani e ndoçi dhe vazhdon ta ndjekë në tentimin humbë njerëzit. Ai të pavërtetën e paraqet si të vërtetë, kurse të vërtetën si të e tij që t'i pavërtetë dhe nuk i largohet njeriut duke ia zbukuruar të pavërtetën dhe duke ia urrejtur të vërtetën përderisa nuk fillon njeriu t'i veprojë gjërat e urrejtura dhe derisa ta urrej të vërtetën, sikurse i tha vetë i mallkuari All-llahut: “Tha (Iblisi): “Zoti im, për shkak që më përzune (më largove), unë do t'ua zbukurojë (të këqiat)
    atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t'i largoj nga rruga e drejtë! Përveç robëve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë” (El-Hixhr: 39-40).

    Kjo metodë -betohem në All-llahun- është metodë e rrezikshme; sepse kur njeriut i zbukurohet e pavërteta dhe i duket si e vërtetë, e shfrytëzon fuqinë e tij në përgjithësi që të realizoj atë që i duket si e vërtetë, madje edhe nëse aty fshihet shkatërrimi i tij: “Thuaj: “A t'ju tregojmë për më të dëshpruarit në veprat e tyre? Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë” (El-Kehf: 103-104).

    Ata pasues të shejtanit ngriten që t'i pengojnë njerëzit nga feja e All-llahut dhe t'i luftojnë dashamirët e Tij dhe në të njejtën kohë ata mendojnë se janë në rrugë të drejtë dhe të vërtetë: “E ata (pabesimtarët) shmangin nga rruga e drejtë, kurse llogarisin se janë të udhëzuar” (Ez-Zuhruf: 37).

    Ky është edhe shkaku që pabesimtarët i dhanë përparësi kësaj bote, kurse refuzuan botën e ardhme, sikurse thotë All-llahu i madhëruar: “Ne u bashkuam atyre asi shoqërues të cilët ua hijeshuan atë që bënin në atë kohë (në këtë botë) dhe atë që do t'u vijë më vonë (në botën e ardhme)…” (Fussilet: 25).

    Shoqëruesit e përmendur në këtë ajet janë shejtanët, të cilët u
    zbukuruan veprat që bënin në këtë botë dhe i bënë që ta përgënjeshtrojnë ahiretin dhe këtë çështje ua zbukuruan deri në atë pikë saqë mohuan ringjalljen, llogarinë, Xhennetin dhe Xhehnemin.

    SHQUARJA E GJËRAVE TË NDALUARA ME EMRA TË BUKUR:

    Nga mashtrimet me të cilat shejtani e mashtron njeriun është po ashtu shquarja e gjërave të ndaluara, të cilat janë në kundërshtimin e All-llahut, me emra të dashur për shpirtin; që kështu ta mashtrojë njeriun dhe të falsifikojë realitetin, sikurse e quajti p.sh. pemën e ndaluar: pema e përjetësisë, që kështu t'i zbukurojë Ademit ngrënien nga ajo: “Tha (Iblisi): “O Adem, a të udhëzojë deri te pema e përjetësisë dhe deri te pushteti që nuk ka fund” (Taha: 120).

    Tha Ibnul-Kajjimi: “Pasuesit e Iblisit e trashëguan nga ai emrimin e gjërave të ndaluara me emra të cilët i pëlqejnë shpirtit, kështu që e quajtën alkoolin: nëna e gëzimeve, kamatën e quajtën: bashkëpunim (biznis), …” . Sot fajden e quajnë me emrin: kamatë, kurse muzikën, filmin dhe formimin e statujave e quajnë: art.

    MANGËSIMI DHE TEPRIMI:

    Tha Ibnul-Kajjimi për këtë çështje: “Nuk ka asnjë urdhër që All-llahu e urdhëroi përveçëse shejtani ka ndaj tij dy dëshira: ose mangësim dhe mosinteresim në te, ose teprim dhe kalim i kufirit në te, atij nuk i intereson se cilën të keqe e arrinë te njeriu. Ai i afrohet zemrës së njeriut dhe i merr erë, nëse në te gjenë zbrazëti, ngadalësim dhe lirim, e kërkon ate nga kjo rrugë, e përforcon për toke, e ulë dhe e bën që të jetë përtac e i ngadalshëm, si dhe i hap derën e komentimeve, shpresës, etj, derisa njeriu lë urdhërat në përgjithësi.

    E nëse tek ai gjen kujdes e sinqeritet, përgatitje e ringjallje, kështu që humbë shpresën ta kërkojë nga ajo derë, e urdhëron që të bëjë përpjekje të tepërt, e bindë se ajo që vepron është pak, e bindë se interesimi i tij është më i lartë, kështu që duhet të veprojë më shumë se çdo njëri, të mos flejë kur njerëzit flejnë, të mos ngrënë kur njerëzit ngrëjnë, të mos ndalet kur njerëzit ndalen, nëse ndonjëri nga ata i lanë duart dhe fytyrën e tij tri herë, i thotë këtij t'i laji shtatë herë, nëse të tjerët marrin avdes për namaz, ti laju në përgjithësi, dhe teprime e tejkalime të ngjashme. Kështu shejtani ate e dërgon në ekstremitet dhe gjëra të tejkalueshme, e bën ta kalojë rrugën e drejtë, ashtu sikurse e bëri njeriun e parë ta lë çdo gjë të mëngët. Qëllimi i shejtanit me të dytë është që t'i largojë nga rruga e drejtë: i pari që mos t'i afrohet asaj, kurse i dyti që ta kalojë ate. Ai me këtë metodë sprovoi shumicën e njerëzve dhe nga kjo nuk të shpëton veçse dituria e rrënjosur, imani dhe fuqia e mjaftueshme për luftimin e tij dhe përmbajtja e rrugës së mesme. All-llahu qoftë në ndihmë”.

    LARGIMI I NJERËZVE NGA PUNA DHE HUDHJA E TYRE NË SHPRESIME DHE PËRTACI:

    Ai në këtë çështje ndjek disa rrugë e metoda. Transmeton Buhariu nga Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Kur ndonjëri nga ju është në gjumë, i lidhë shejtani në qafën e tij tri lidhëse, në vendin e çdo lidhëse i bie (dhe i thotë): nata është e gjatë, prandaj bi (flejë e pusho), e nëse kur ai zgjohet e përmend All-llahun, i zgjidhet një lidhëse, e nëse merr edhe avdes, i zgjidhet një tjetër lidhëse, e nëse ngritet e falet, i zgjidhet edhe lidhësja e fundit, kështu që kur ai gdhinë, është aktiv dhe me shpirtë të mirë, përndryshe gdhinë me shpirtë të keq dhe përtac”.

    Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Kur të zgjohet ndonjëri nga ju prej gjumit, le t'i pastrojë hundët tri herë, sepse shejtani ka fjetur në zgavrën e hundës së tij”.
    Po ashtu Buhariu transmeton se dikush i përmendi Muhammedit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem një njeri që kishte fjetur deri në mëngjes (pa e falur namazin e sabahut), e tha: “Ai është një njeri që shejtani kreu nevojen (urinën) në veshët e tij”.

    Kjo që përmendëm është përtaci e stimuluar nga shejtani. Ai mund ta largojë njeriun nga veprat e mira edhe me pëshpëritje dhe me metodën e tij që t'i bëj njeriut të dashur përtacinë, t'i lë punën e sotit për nesër dhe i jep shpresime të shumta. Thotë Ibnul-Xhevziu për këtë: “Sa ka hebrenjë dhe të krishterë të cilëve u është bërë i dashur Islami në zemrat e tyre, por Iblisi pandërprerë i largon ata nga ai, e u thotë: mos shpejto, shiko me vëmendje dhe kështu i lenë me shpresime derisa të vdesin në mosbesimin e tyre. Të njejtën gjë i bën edhe mëkatarit që dëshiron të pendohet nga mëkatet e tij… ndoshta dijetari mendoj ta përsëritë mësimin e tij, e ai i tha: Pusho pak. Ndoshta një i devotshëm mendoi që të falet natën, kurse ai i tha: Ka kohë.
    Për këtë arsye ai që është i vendosur duhet të punoj me vendosmëri, vendosmëria është kapja e kohës dhe lënia e shpresimeve… disa nga të parët thanë: “Ju këshilloj që t'i ruheni shpresimit, sepse ai është ushtari më i madh i Iblisit…”.

    Disa njerëz janë të përgatitur e të zgjuar, e kur t'u vie meleku i vdekjes, nuk pendohen, kurse disa janë të mashtruar e me shpresime, kështu që kur t'i vie momenti i ndarjes nga kjo botë, ndien idhëtim dhe bën pendim të madh.

    PREMTIMI DHE SHPRESIMI I TIJ:

    Shejtani u premton njerëzve premtime të rrejshme dhe këtë ua justifikon me shpresime të embëla; që kështu t'i hedhë ata në gropën e thellë të devijimit: “Ai u premton atyre dhe i bën të shpresojnë, por shejtani nuk premton tjetër vetëm se mashtrim” (En-Nisa: 120).

    Kur pabesimtarët i luftojnë besimtarët, u premton se do të triumfojnë, pastaj kur ata pësojnë disfatë, ikë dhe i lë ata: “Përkujto (Muhammed) kur shejtani u dha guxim për veprat e tyre dhe u tha: “S'ka kush që mund t'ju mposhtë sot ju, unë jam mbrojtës i juaji! “E kur u ballafaquan të dy grupet (u takuan muslimanët me idhujtarët e Mekkës në Bedr), ai u tërhoq prapa e tha: “Unë jam i pastër prej juve, unë shoh çka nuk shihni ju (i pa Xhibrilin, Mikailin dhe melekët duke zbritur në
    anën e muslimanëve të përgatitur për luftë), unë i frikësohem All-llahut. All-llahu ndëshkon shumë ashpër” (El-Enfalë: 48).

    Ai u premton pabesimtarëve të pasur se në botën e ardhme do të kenë pasuri të madhe, kështu që pabesimtari thotë: “..nëse ndodhë që të kthehem te Zoti im, pa dyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo (në këtë botë)” (El-Kehf: 36).

    Betohem në Zotin se ky pabesimtar gënjeu, ai në botën e ardhme nuk do të gjenë asgjë tjetër veçse zjarr.
    Ai po ashtu i premton atij shpresime të ëmbëla që nuk ekzistojnë në realitetin jetësor, kështu ai e pengon ate nga puna e sinqertë dhe e frytshme.

    AI E BËN NJERIUN TË HARROJ ATË QË I BËN MIRË DHE QË ËSHTË NË INTERES TË TIJ:

    Kjo është ajo që shejtani veproi me Ademin, ai pandërprerë i pëshpëriti derisa Ademi harroi urdhërin e Zotit të tij: “Na i patëm urdhëruar edhe Ademit (të mos i afrohej pemës), po ai harroi, pra tek ai nuk gjetëm vendosmëri” (Taha: 115).

    Kurse shoqëruesi i Musaut alejhis-selam i tha atij: “Ai (djaloshi-Jushaë bin Nun) tha: A e sheh!? Kur u strehuam te shkëmbi, unë e harrova peshkun dhe përveç shejtanit, nuk më bëri kush të harrojë që të përkujtojë ty atë...” (El-Kehf: 63).

    All-llahu i ndaloi të Dërguarit të Tij dhe Sahabëve të të Dërguarit që të ulen në mexhliset (vendndejat) ku bëhet përqeshje me fenë e All-llahut, por shejtani e bën njeriun të harrojë këtë urdhër të All-llahut, kështu që i shoqëron ata përqeshës: “Kur sheh ata se janë thelluar (me tallje) në ajetet Tona, largohu prej tyre derisa të kalojnë në bisedë tjetër.Nëse shejtani të bën të harrosh (e rri me ta), pasi të bie ndër mend, mos rri me popullin mizor” (El-En'amë: 68).

    Jusufi alejhis-selam kërkoi nga shoku i tij që ishte me te në burg, që kur të dal nga aty dhe të filloj t'i shërbejë mbretit, ta përmend çështjen e tij para mbretit, por shejtani e bëri këtë njeri të harrojë atë që i tha Jusufi alejhis-selam, për këtë arsye mbeti Jusufi në burg disa vite: “E atij për të cilin besonte se është i shpëtuar i tha: “Më përkujto mua te zotëriu yt”. Po shejtani e vuri në harresë ta përkujtojë te zotëriu i tij, e për këtë mbeti në burg disa vjet” (Jusuf: 42).

    Kur shejtani e sundon njeriun në përgjithësi, e bën që ta harrojë Zotin në përgjithësi: “Ata i ka nënshtruar shejtani dhe ua ka qitur në harresë përmendjen e All-llahut. Ata janë partia e shejtanit. Vëre, partia e shejtanit janë më të dëshpruarit” (El-Muxhadele: 19). Me këtë ajet janë për qëllim munafikët -dyfytyrshat- sikurse thuhet në ajetin para këtij. Përmendja e All-llahut është arma e cila largon shejtanin: “Përkujto Zotin tënd kur të harrosh...” (El-Kehf: 24).

    PARAQITJA E SHEJTANIT SI KËSHILLTAR I NJERIUT:

    Shejtani e fton njeriun që të bëj mëkate dhe mundohet ta bindë se është këshillues i tij dhe se i do të mirën. Ai iu betua babait tonë Ademit se është këshillues i tij: “… dhe u bëri be atyre dyve (Ademit dhe Havës): “Unë vërtetë jam këshillues i juve dyve” (El-A'raf: 21).
    Vehb Ibni Munebbihi radiAll-llahu anhu transmeton një rrëfim të këndshëm nga historia e Beni Israilëve, të cilën ne e paraqesim që të kuptojmë një metodë të shejtanit në tentimin e tij për humbjen e njerëzve dhe që ne t'i ruhemi këshillimeve të tij e ta kundërshtojmë atë.

    Tha Vehbi: “Ekzistonte një adhurues në kohën e Beni Israilëve, ishte adhuruesi më i madh i kohës së tij. Në kohën e tij jetonin tre vëllezër të cilët kishin një motër të pamartuar. Një ditë prej ditëve të tre vëllezërit u detyruan të dalin në luftë, por nuk dinin se kujt t'ia lënë motrën e tyre, nuk dinin kujt t'i besojnë dhe ku ta lënë. Në fund vendosën që të gjithë ta lënë atë te adhuruesi i Beni Israilëve (adhuruesi i përmendur në fillim) meqë kishin besim tek ai. Shkuan tek ai dhe kërkuan që ta lënë motrën e tyre tek ai, kështu që ajo të qëndroi nën mbikëqyrjen e tij derisa këta të kthehen nga lufta. Ai e refuzoi këtë dhe kërkoi strehim tek All-llahu nga ata dhe nga motra e tyre. Por ata nuk u larguan nga ai derisa pranoi. Ai u tha: Sillne atë në një shtëpi afër faltores time. Ata e zbritën atë në atë shtëpi, pastaj shkuan dhe e lanë atë.

    Ajo qëndroi afër atij adhuruesit një kohë dhe ky ia lente ushqimin te dera e faltores së tij, kur e lente ushqimin te dera e mbyllte derën dhe ngritej lartë në faltore, pastaj e urdhëronte atë që të dal nga shtëpia dhe ta marri ushqimin që i ka lënë te dera. Shejtani filloi ta zbusë atë, t'i bëj të dashur bëmirësinë dhe filloi t'ia bëj të madhe daljen e saj nga shtëpia ditën dhe e frikësonte ta sheh atë dikush e t'i ngjitet asaj, shejtani i tha: sikur t'i dërgosh ushqimin te dera e shtëpisë së saj, do të
    ishte më vlefshëm. Shejtani nuk iu nda atij derisa filloi t'ia dërgoi ushqimin te dera e saj pa i folur fare.

    Ai qëndroi në këtë gjendje një kohë, pastaj shejtani ia bëri të dashur më tepër bëmirësinë dhe e nxiti në te, e i tha: sikur t'i dërgosh ushqimin asaj në shtëpinë e saj, do të ishte shumë më vlefshëm. Shejtani nuk iu nda atij derisa ky filloi t'i dërgoj ushqimin në shtëpi. Në këtë mënyrë qëndroi një kohë.

    Pastaj, erdhi shejtani dhe filloi t'ia bëj bëmirësinë të dashur, e nxiti në te dhe i tha: sikur të kishe biseduar ndonjëherë me te që të ndiej ngrohtësi, sepse ate e ka kapluar vetmi e madhe. Shejtani nuk iu largua atij derisa ky filloi t'i flasë asaj nga faltorja e tij. Pas një kohë i erdhë shejtani dhe i tha: sikur të zbritësh te dera jote dhe ajo të zbret te dera e saj dhe të bisedoni do të ishte më mirë për te. Shejtani nuk iu largua këtij derisa filloi të dali te dera e faltores së tij dhe ajo të dali te dera e saj. Ata qëndruan kështu një kohë duke biseduar.

    Pastaj, shejtani i zbukuroi punën dhe shpërblimin që fiton me bëmirësinë e tij ndaj saj, e i tha: sikur të dilje nga dera e faltores tënde dhe të afrohesh afër shtëpisë së saj e të bisedoni, do të ishte më ngrohtësi për te. Ai nuk iu nda duke e nxitur në këtë derisa veproi këtë dhe kështu qëndruan një kohë. Pastaj i erdhë shejtani e i tha: sikur të hysh në shtëpi me te dhe të bisedosh, kështu nuk do të lejoshe që ta sheh fytyrën e saj askush. Ai nuk iu nda atij duke e nxitur derisa filloi të hyjë në
    shtëpi me te dhe të bisedojnë tërë ditën, e kur kalonte dita, ngjitej në faltoren e tij.

    Pas një kohe i erdh shejtani dhe nuk iu nda derisa e kapi atë për kofshën e saj dhe derisa e puthi. Ai vazhdoi t'ia zbukuroi atë në syrin e tij derisa edhe bëri marrëdhënie seksuale me të, kështu që ajo mbet shtatëzënë dhe lindi një fëmijë. Atëherë i erdh shejtani e i tha: Çfarë do të bësh kur të vijnë vëllezërit e saj dhe e shohin se ajo ka lindur? Unë nuk mendoj se ti do të shpëtosh pa u marruar, prandaj merre fëmiun, preje dhe varrose, sepse nëna e tij nuk do ta shfaqi këtë nga frika që vëllezërit e saj do ta kuptojnë se çfarë ke vepruar me te. Ai veproi sikurse i tha shejtani.Pastaj ai i tha: a mendon se ajo do të fshehi para vëllezërve të saj çfarë bëre me te dhe me fëmiun e saj, por ti merre edhe atë e preje dhe varrose me fëmiun e saj. Shejtani nuk iu largua atij derisa ky veproi sikurse i tha ai. Më pastaj i futi me një gropë dhe i mbuloi me një guri të madh, pastaj shkoi në faltoren e tij dhe filloi të bënte adhurim. Ai qëndroi në këtë gjendje aq sa dëshiroi All-llahu dhe pastaj erdhën vëllezërit e asaj vajze. Erdhën menjëherë te ky dhe e pyetën për te, ky u tregoi se ajo ka vdekur, kërkoi falje për te dhe filloi të qajë, e tha: ajo ishte gruaja më e mirë dhe shikoni ky është varri i saj. Vëllezërit e saj erdhën te varri, qajtën aty, kërkuan mëshirë për te dhe qëndruan te varri i saj disa ditë, pastaj shkuan te gratë e tyre.

    Kur erdhë nata dhe ranë në gjumë, u erdhë shejtani në ëndërr në formën e një udhëtari, e filloi me vëllaun më të madh, e pyeti ate për motrën e tij, ky i tregoi se çka i kishte thënë adhuruesi se ajo kishte vdekur dhe si u tregoi vendin e varrit të saj, por shejtani i tregoi se ai kishte gënjyer dhe i tha: ai nuk u tha të vërtetën për motrën tuaj, ai e bëri shtatzënë motrën tuaj dhe ajo lindi një djal, pastaj ai i mbyti që të dy sepse kishte frikë nga ju dhe i varrosi prapa derës së shtëpisë në të cilën ajo qëndronte dhe në anën e djathtë të saj, unë jam i bindur se ju do t'i gjeni aty që të dy. Pastaj shkoi te vëllai i mesëm dhe më i vogëli dhe u tha të njejtën gjë.

    Kur gdhinë në mëngjes ata u habitën nga ëndërra që kishin ëndërruar, kështu që u tubuan të gjithë dhe filluan t'i thonë njëri-tjetrit: unë sonte pashë një ëndërr të çuditshme, kështu që të gjithë treguan se çfarë kishin ëndërruar. Vëllau i madh tha: Kjo është ëndërr dhe nuk është asgjë, andaj ejani të shkojmë e lëne këtë gjë. Por vëllau i vogël tha: Betohem në All-llahun unë nuk largohem nga këtu përderisa të shkoj tek ai vend dhe të shikoj se çfarë ka në te. U drejtuan ata të gjithë në drejtim të shtëpisë në të cilën qëndronte motra e tyre, e hapën derën dhe hulumtuan vendin të cilin e kishin parë në ëndërr, kur shikuan aty, e gjetën motrën dhe fëmiun e saj të prerë e të varrosur në atë vend, ashtu sikurse kishin parë ëndërr. Këta menjëherë shkuan te adhuruesi dhe e pyetën për këtë dhe ai ua vërtetoi fjalën e shejtanit në atë që veproi me ata dy. Ia morën këta pasurinë që i kishin dhënë, e zbritën nga faltorja dhe e dërguan që ta kryqëzojnë. Kur e lidhën në drurin e kryqëzimit, i erdhi shejtani dhe i tha: Ti e kuptove se unë jam ai që të mashtrova me atë gruan derisa mbet shtatzënë dhe derisa e preve atë dhe fëmiun e saj, nëse ti sot më bindesh, mohon All-llahun i cili të krijojë dhe të formoi, unë do të shpëtojë nga gjendja në të cilën je. Adhuruesi mohoi All-llahun, e kur ai mohoi, shejtani e la atë dhe pastaj e kryqëzuan”.

    Këtë rrëfim e përmendën komentatorët e Kur'anit gjatë komentit të fjalës së All-llahut: “Sikurse shembulli i shejtanit, i cili i tha njeriut: “Moho!” E, kur ai mohoi, i tha: “Unë jam i pastër nga ti...” (El-Hashr: 16).

    SHEJTANI PASON HAPA TË NJËPASNJËSHËM DERI NË DEVIJIMIN E NJERIUT:

    Nga rrëfimi i mëparshëm mund të kuptojmë një metodë të shejtanit në tentimet e shumta të tij për humbjen e njeriut. Ai e tërheqë njeriun hap pas hapi pa pushuar e pa u lodhur, sa herë që e hedhë në një mëkat, e udhëzon në një mëkat tjetër më të madh, derisa ta dërgojë te mëkati më i madh dhe kështu e shkatërron atë. Ky është edhe ligji i All-llahut për robërit e Tij, kur ata devijojnë, ua mbizotëron shejtanin dhe ua shmang zemrat nga rruga e drejtë: “...e kur ata u shmangën (nga e vërteta), All-llahu i largoi zemrat e tyre, pse All-llahu nuk e vë në rrugë të drejtë popullin e prishur” (Es-Saff: 5).


    :::::::MJEKËSIA PROFETIKE:::::::::::
    Së fundi përpunuar nga alba86: më 24-09-2008 03:00

Tema të Ngjashme

  1. Duaja per te mbrojtur nga sherret (mashtrimet) e shejtanit‏
    By fidan ademi in forum Feja dhe Shoqëria
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 15-01-2010, 15:09
  2. Mashtrimet e shejtanit
    By Kalimtari in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 17-07-2009, 23:00
  3. Kënga Kur'an i Shejtanit
    By jusra-muslim in forum Hadithi dhe Shkencat e Hadithit
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 13-03-2009, 13:52
  4. Mediat botërore përhapin mashtrimet ruse
    By Kuran dhe Sunnet 2 in forum Lajme nga Bota Islame
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 02:57

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •