Allahu na udhezofte!!!
per fillim do e kisha shkruar nje pjese te hyrjes se librit e shkruar nga vet autori "Mos u trishto" - autor: Aid A. el-Karni dhe me pastaj do vazhdoj dite mbas dite te ju sjelle nga nje pjese te librit, ashtu qe kohe mbas kohe te jeni te perkujtuar si te shkelet depresioni, te qenurit pasiv,etj.
Hyrje
Lexues te dashur
Shpresoj qe nepermjet leximit te ketij libri me titull "Mos u trishto" te gjeni dobine e duhur dhe lumturine e humbur.
kete liber e perpilova per ate qe jetoi nen fatkeqesira dhe qe e preken veshtiresite e brengat e kesaj jete, ate qe iu grumbulluan shqetesimet e demoraliziket si nje grup ushtaret pale- pale, dhe ate qe ngushtesia shpirterore s'e le te qete, por ia prish gjumin dhe e le me sy te habitur ne mesnate...
Libri qe ke ne duar s'te lejon kurre te ecesh ne kundershtim me jeten, e as te zhvleresosh caktimet precize te Krijuesit tend, nuk te lejon qe te mbetesh armiku i programit Islam te jetes apo refuzues i argumenteve te qarta, por te theret me nje ze te bute prej se afermi nga te gjitha anet e trupit e nga te gjitha skajet e shpirtit te jesh i sigurte ne zgjedhjen e rruges, i bindur se ate qe ta ka dhene krijuesi duhet ta mbjellesh tek te tjeret. Ai te theret qe mosrealizimin e deshirave te kesaj bote, shqetesimet e jetes qe ke patur dhe lodhjet e rruges qe ke perjetuar, t'i harosh. .....
.....
Allahu i madhëruar krijoi robërit e Tij për Ta adhuruar dhe përkujtuar Atë, e ua dha begatitë për Ta falenderuar, por shumica adhuruan të gabuarën kur shpirtrat ua mbuloj tymi ateist, dhe mohuan përfundimisht qëllimin e qenies së tyre.
Ti mos u habit nëse takon kësilloj njerëzish kur të mirën ta kthejnë me të keqe, kur i njek dhe t’i harrojnë mirësitë që i ke bërë, se ende ekzistojnë zemra që tradhëtojnë, e që jo vetëm bëjnë zëvendësimin e të mirës me të keqe, port ë konsiderojnë edhe si armikun më të rreptë të tyre.
Ata s’e bëjnë këtë për arsye tjetër, por vetëm pse e ofrove të mirën për ta.
“Ata nuk urrejnë për tjetër, pos pse Allahu nga mirësitë e Tij dhe i Dërguari i Tij i begatoi ata” (Kur’;an 9:74)
Mos shko shumë larg, vetëm përkujto kur nëna rrit një fëmijë: ajo e ushqen, e veshmbath, i jep edukatë dhe e mëson, natën e kalon pa gjumë që të flerë fëmija, rri vetë e uritur që të ngopë fëmijën, lodhet që ai të pushojë, e kur ky fëmijë rritet e bëhet i fortë, ia kthen shpinën nënës, harron lodhjet e saja, shkel mundin dhe mohon kujdesin e saj.
Ndaj nëse dikush t’I humb vlerat e mirësisë tënde, mos u trishto se ato do t’i gjesh te Ai që s’humbet gjë sado e vogël të jetë. Vepro mirë për të tjerët vetëm për hir të Allahut (xh.sh) se në cilëndo anë të kthehësh, je fitues.
Falenderoje Allahun që je bamirës, e jo i dëmshëm për të tjerët, se dora që jep është më e dobishme se ajo që merr.
“Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të Allahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim” (Kur’an 76:9)
fq.23/24
......
Ajo që kaloi, mbaroi
Të mendosh rreth së kaluarës, të jetosh me të dhe të prezantosh në të, e të dëshprohesh nga të këqijat e saj është çmenduri dhe vrasje e dëshirës për jetën e tashme.
Tek të mençurit fletët e së kaluarës shuhen dhe nuk transmetohen që të përsëriten, ato mbyllen njëherë e përgjithmonë në burgun e harresës, duke u lidhur e shtrënguar fort që mos dalin kurrë. Nëse kujtohesh, kjo s’të jep gjë veç lodhjes e sëmundjes psikike, ndaj mos e bëj këtë, se nuk rrjedh dritë nga ato kujtime vrasëse.
Përkundrazi, ato sjellin e mbjellin mendime dhe ide të prishura që shpijnë drejt humbjes dhe shuarjes; mëshiroje dhe mos i bëh padrejtësi vetvetes, e as mos e ndërmerr një hap të tillë, sepse brengosja e tepërt nuk ta kthen atë që të kaloi, por as shqetësimi i madh nuk e ndryshon të shënuarën…!
Mos! Mos jeto në ëndërron e kaluar, e as mos rri nën hijen tradhtare që humbet shpejte, zgjoje veten ng agjumi që të lodh.
A dëshiron dhe a mund ta kthesh lumen në rrjedhën që doli e rodhi?! Po diellin mbasi lindi?!
Po a mund ta kthesh fëmijën në shtratin e barkut të nënës së tij?!
Po qumështin, a mund ta futni e ta ktheni aty në gjoks ku ishte?!
Po lotin a e kthen në sy pasi që u derdh?! Jo, kurrë…! Ajo që doli u bë dhe shkoi, kaloi…nuk kthehet më…Për këtë mos jeto me të kaluarën që të verbohesh e të humbësh, të digjesh me zjarrin e saj që s’shuhet.
Ta bësh këtë do të thot ta humbasësh të tashmen dhe ta zhdukësh vullnetin. Ai që e do të kaluarën dhe i kthehet asaj është si ai i cili e bluan miellin që në esencë është i bluar, apo si ai që e sharron tallashin e drurit.
Qëmoti kanë thënë për ata që e qajnë të kaluarën se nuk nxirren të vdekurit nga varret e tyre”, madje edhe fabulisti i ka përmendur ata që flasin me gjuhën e kafshëve se si e kanë pyetur gomarin: - Përse nuk ripërtypesh? Ai tha: E urrej gënjeshtrën”.
Me të vërtetë gabimi ynë më i madh është se harrojmë të tashmen dhe angazhohemi me të kaluarën, i prishim dhe i rrëzojmë ndërtesat e bukura…Oh jo, mos e prish atë që ndreqe me plot vuajtje të rënda se sikur të grumbullohen e të tubohen të gjithë njerëzit dhe xhinnët nuk do të kishin mundur t’ju kthejnë gjë nga ajo që kaloi, për shkak se ajo është e pamundur dhe e humbura s’të jep gjë.
A nuk e sheh se njerëzit nuk shikojnë pas dhe as që kthehen e të vështrojnë gjurmët që lanë prapa?!
Era që fryn gjërat i merr përpara, e nuk i lë pas, po nëse shohim edhe më thellë vërejmë se çdo gjë që lëviz në këtë rruzull tokësor- qoftë insekt, shtazë, kafshë, njeri apo makinë- të gjithë ecin para e nuk shkojnë pas. Ndaj, as ti mos shko kundër rregullit të jetës, e të prishësh zakonin e saj…!
Keto jane vetem disa pjes te keti libri te bazuar mbi jeten psikologjike dhe pershtatjen e saj me ajetet Kur'anore.
Te gjitha te mirat!


LinkBack URL
Rreth LinkBacks
Përgjigje me Citat
Bookmarks