Pėrmbledhje tregimesh
GRUP AUTORĖSH:
MUHAMMED MUVAFFAK SELIMEH
MUHAMMED MUNIR EL-XHUNBAZ
MUHJUDDIN SELIMEH
PĖRMBLEDHJE TREGIMESH
Prishtinė, 2004
Titulli nė origjinal:
Zbirka priča
Titulli:
Pėrmbledhje tregimesh
Autorė:
Muhammed Muvaffak Selimeh
Muhammed Munir el-Xhunbaz
Muhjuddin Selimeh
Pėrktheu:
Irfan Salihu
Lektor/Korrektor:
Arian Koēi
Faqosja & Kopertina:
PLAKU DeSiGn - Bashkim Svirca
Shtypi:
Tirazhi:
Boton:
KOMITETI I BASHKUAR SAUDIT NDIHMĖ KOSOVĖS
Prishtinė
fotoARKA E BOTĖS
Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshiruesit!
Kėshtu e kanė quajtur: Arka e botės.
Rrėfente tregime nė fotografi pėr jetėn dhe ndodhitė nė botė dhe nga historia. Tė gjithė fėmi-jėt me padurim e pritnin ardhjen e saj nė lagjen e tyre.
Sikur tė kisha pasur mundėsi ta shihja! Thonė se kjo ėshtė kino lėvizėse. Se nė ekranin e tij mund tė shihen pamjet mė tė bukura dhe mėsimet mė tė ēmueshme. Mė ishte ngulitur nė zemėr si ēudia mė e parėndomtė e asaj kohe.
Mirėpo, pėr fat tė keq, nė qytet nuk ka asgjė tė ngjashme me tė. Kjo ishte diēka e veēantė. Pėr kėtė shkak pronari i saj, xhaxhi Bajrami e kishte caktuar ditėn kur ēdo qenie e gjallė mund ta shikonte atė.
Kishin kaluar gjashtė ditė, kishte ardhur edhe dita e shtatė, e pronari i arkės sė ēuditshme ende nuk ishte kthyer.
ĒDO PRITJE KA FUND
Nė fund erdhi momenti i lehtėsimit. Sa na kishte gėzuar kthimi i tij, pas pritjes sė gjatė! E dėgjuam zėrin e borisė sė xhaxhi Bajramit dhe menjėherė brofėm drejt atij zėri.
Eh, sa e madhe qė ėshtė Arka e botės si njė bjeshkė! E atė e mban njė njeri i madh, nė gojėn e tė cilit gjendet njė bori e verdhė e bakrit, qė i bie dhe lajmėron ardhjen e tij. Fėmijėt duartrokisnin dhe bėrtitnin nga gėzimi, duke rropatur me kėmbė mbi tokė, duke e pėrshėndetur mbar-tėsin dhe atė qė mban.
Mėnyra se si ata e tregonin mikpritjen e tyre tregonte gėzimin e tyre tė papėrshkruar se e shihnin atė. Kjo pėrsėritet nė ēdo vendbanim ku kalonte ai. Ky ėshtė ēasti i papėrshkruar i gėzimit dhe i festimit.
FotoĒDO GJĖ E KA ĒMIMIN E VET
Gėzimi kishte kapluar sheshin Minatori. Lajmi pėrhapej nėpėr tė gjitha rrugėt, hynte nėpėr ēdo shtėpi dhe ēdo vesh. Tė gjithė fėmijėt, moshatarė tė mi, ishin mbledhur nė vendin e ngjarjes, pas vrapimit tė furishėm se kush do tė arrinte mė shpejt nga shtėpia e tij. Ēdo njėri duke i ngritur duart dėshironte tė marrte njė nga katėr karriget e vetme tė xhaxhi Bajramit.
I falėnderuar qoftė Allahu qė xhaxhi Bajrami mė mėshiroi mua dhe e kuptoi se, nga tė gjithė, unė kisha mė sė shumti dėshirė pėr ti njohur marifetet e Arkės sė botės. Filloi ti mblidhte tė hollat duke thėnė: Fėmijė, paguani para shfaqjes! E ne e ngutnim qė sa mė parė ta lėshonte arkėn e vet pėr tė na treguar magjitė e veta.
NJOHĖS I MIRĖ I ZANATIT TĖ VET
Duke lajmėruar fillimin e shfaqjes me bori, xhaxhi Bajrami tha: Vini re! Juve qė Allahu ju ka dhuruar shėndet dhe shqisa, pėr tė dėgjuar dhe pėr tė parė atė qė ėshtė e dobishme, shikoni nėpėr dritaret e vogla nė arkė. Zoti jua ruajtė shikimin dhe jua mundėsoftė qė ta kuptoni qėllimin e asaj qė do tju shfaqet!
Fėmijė, para jush janė tri mėsime, secila nė dhjetė fotografi. Mos e humbni ndonjėrėn, se nuk do ta kuptoni porosinė. Jeta pa porosi ėshtė e padobishme. Mėsimet janė nė formė tregimesh. Shikojini ato dhe dėgjojini me kujdes, duke mos e kthyer vėmendjen nė asgjė tjetėr.
MOS BESO NĖ ĒDO GJĖ QĖ TĖ THUHET
Nė njė mėnyrė tė bukur, xhaxhi Bajrami na shtiu nė tregimin e parė tė ilustruar:
Shikoni fėmijė tregimin e parė! Ai e ka porosinė e vet. Ėshtė pėr njė gjuetar mendjelehtė. Ai ishte nisur pėr tė gjuajtur me rrjetėn e tij dallėn-dyshe tė trasha dhe tė bukura. Shkonte prej njė fushe nė tjetrėn, prej njė mali nė tjetrin, duke i vėzhguar drunjtė njė nga njė, duke ndjekur njė dallėndyshe qė ishte ndalur pranė njė pėrrocke.
Gjuetari nuk e kishte lehtė tė kalonte prej njė vendi nė tjetrin. Nė fund, kur u lodh, u ul nė njė mal tė vogėl duke pritur gjahun e tij tė pasur.
U lodh nga pritja e gjatė, ndaj u mbėshtet nė njė lis, duke vendosur nė tė rrjetėn ku ishte ushqimi tėrheqės pėr zogj.
Papritmas rrjeta u lėkund: kishte kapur njė zog. U gėzua gjuetari dhe vrapoi te rrjeta duke menduar se si po e priste njė darkė e shijshme.
Gati fluturoi nga gėzimi! Sa i bukur dhe i madh ishte ky zog! Me kujdes e liroi atė nga rrjeta dhe e kapi me dorė, i mahnitur me pamjen e tij.
Foto: Atėherė gjuetari iu drejtua dallėndyshes me njė buzėqeshje fitimtari: - Mirėsevjen dallėndyshja ime e bukur! Sa kohė tė gjatė tė kam pritur!
Zogu nga frika filloi tė qajė dhe i tha: Mė lėshoni, zotėri gjuetar. Nuk keni kurrfarė dobie nga unė, sepse nuk do tua heq dot urinė. Ju lutem, mė lėshoni!
Nė mėnyrė ngacmuese gjuetari iu pėrgjigj: - I kam thirrur shokėt e mi tek unė pėr njė darkė tė madhe! Si mund ta mendoj kėtė pa mishin tėnd tė lezetshėm!?
Zogu heshti pak e pastaj tha: - Mė lėshoni, gjuetar, unė do tu tregoj ku gjendet thesari mė i madh nė tokė!!!
Kur gjuetari dėgjoi pėr thesarin, lakmia e madhe ia mori mendtė dhe e lėshoi zogun.
Zogu buzėqeshi, fishkėlleu sa mė bukur qė mundej dhe kėrceu prej gėzimi duke thėnė: - A mė besove, o mendjelehtė, se unė vėrtet e di se ku gjendet thesari? Sidoqoftė, mos u mėrzit. Unė do ti lajmėroj tė gjithė zogjtė qė tė largohen nga ky mal i vogėl, e kėshilla ime pėr ty ėshtė: Mos beso nė ēdo gjė qė tė thuhet! Ky ėshtė ai thesar!
Dhe zogu fluturoi duke e lėnė gjuetarin e mashtruar.
LARGOJE ZHGĖNJIMIN NGA VETJA JOTE
Tregimi i dytė, fėmijėt e mi, ėshtė tregimi pėr humbjen e njė udhėheqėsi ushtarak. Shikoni me kujdes, ajo do tju japė njė mėsim tė paharrueshėm dhe tė dobishėm.
Kishte filluar lufta ndėrmjet dy mbretėrive fqi-nje.
Udhėheqėsi i njė ushtrie kishte thirrur nė dyluftim udhėheqėsin e ushtrisė sė dytė. Pas lufti-mit tė rėndė, e mundi atė, e zuri rob dhe e lidhi me pranga dhe zinxhirė, e pastaj e dėrgoi nė burg.
Ushtria e kryeushtarakut qė kishte humbur dyluftimin u shpėrnda e ushtarėt ikėn nėpėr shkretėtirė, duke u frikėsuar se armiku do ti zinte, do ti robėronte dhe do ti burgoste.
Ndodhi diēka e papritur! Kryeushtaraku i mundur arriti tė ikė nga burgu dhe kur arriti tek njė burim nė mes tė shkretėtirės, u ul qė tė pusho-nte.
Filloi tė mendonte pėr disfatėn e vet tė turpshme dhe pėr ndonjė mėnyrė qė do ta nxirrte nga ajo situatė e rėndė.
Nė atė ēast vėmendjen e tij e tėrhoqi njė milingonė e vogėl qė kalonte pranė tij duke mbajtur njė karkalec tė madh, dhjetė herė mė tė madh me trup dhe peshė
Por, milingona ishte e vendosur nė punėn e vet.
FotoPapritmas, milingona sė bashku me karkalecin ra nė njė gropė. U mundua tė dilte sė bashku me trofeun e vet. Karkaleci u mundua tė lirohej disa herė nga kthetrat e milingonės, por ajo vazhdi-misht e kapte dhe pėrpiqej tė dilte nga gropa, derisa mė nė fund kjo gjė i shkoi pėr dore. Dhe ashtu, krenare, sė bashku me trofeun, milingona vazhdoi rrugėn e vet.
Kjo dėshirė e flaktė dhe ky durim i melingonės lanė mbresa tė thella tek udhėheqėsi i mundur. Si e kreu me suksesė detyrėn e vet milingona pa e humbur shpresėn?
Qante pėr gabimin e vet; ishte penduar se nuk ishte mė i zellshėm dhe mė me zemėr. Filloi tė mendojė se si ta thėrrasė kundėrshtarin nė dyluf-tim.
E mblodhi tėrė fuqinė dhe vendosmėrinė e vet dhe u kthye vetė te kundėrshtari dhe pėrsėri e kėrkoi nė dyluftim. Pas njė lufte tė paparė dhe tė mundimshme, kundėrshtari i tij ra i vdekur nė tokė!
Kėshtu, udhėheqėsi ynė ushtarak fitoi dhe u kthye krenar nė mbretėrinė e vet. Dhė kėshtu, njė milingonė me zellin e pandėrprerė ndikoi qė ky ushtarak tė nxjerrė njė mėsim tė dobishėm.
FotoPĖRDORE MENDJEN
I fundit, tė nderuar fėmijė, ėshtė tregimi pėr tė verbrin dhe fenerin.
Fotografia e parė, qė do tė shihni, tregon njė tė verbėr, i cili nė njėrėn dorė mban qypin e nė tjetrėn fenerin. Ai del natėn nga shtėpia e vet dhe shkon deri te sheshi i madh me pus, ku mblid-hen njerėzit pėr tė mbushur enėt e veta me ujė.
I verbri, ngadalė, duke mbajtur njė fener mbėrriti te bunari dhe, kur i erdhi radha, e mbu-shi qypin e vet me ujė dhe u nis pėr nė shtėpi.
Gjatė rrugės pėr nė shtėpi takoi njė njeri, i cili u habit se ēfarė i duhet tė verbrit feneri qė bėn dritė!
Mendonte me zė: Pėr ēfarė i duhet tė verbrit feneri, ēfarė fiton ai prej kėsaj?
E dėgjoi i verbri. Kur iu afrua ai njeri, e pyeti me zė: Ēfarė tė duhet feneri?
I verbri buzėqeshi dhe i tha: Sikur veē pak tė mendoje, nuk do tė mė pyetje pėr kėtė! A nuk e sheh se ėshtė natė dhe se ėshtė errėsirė kudo rreth nesh?
Njeriu e lėviz kokėn dhe thotė: Ashtu ėshtė, por ti ēfarė dobie ke nga feneri kur je i verbėr?
I verbri tha: Hej, njeri me sy, e mbaj fenerin qė ti tė mė shohėsh! Sikur tė mos e mbaja,
dikush prej kalimtarėve do tė mund tė pėrplasej me mua nga shkaku i errėsirės.
Kur e mbaj fenerin tė ndriēuar ndri-ēoj ēdo gjė pėrreth vete, nė mėnyrė qė tė mos ndeshem me dikė dhe kėshtu e ruaj enėn time tė mos thyhet. A nuk ėshtė ashtu, vėlla?
Njeriu e uli kokėn nga kjo situatė e pakėndshme: Tė falėminderit plak pėr kėshillėn dhe urtėsinė tėnde! Mos mė gjyko! Unė jam i paditur dhe i verbėr, edhe pse shoh, e jo ti. Ti je i menēur, edhe pse nuk sheh! Pranoje ndjesėn time! Sikur tė kisha menduar mirė dhe drejt, nuk do ta kisha bėrė njė pyetje tė tillė!
Sa mirė do tė ishte sikur njeriu ti shfrytėzonte tė gjitha begatitė qė i ka dhėnė Allahu, nė mėnyrė qė tė mos turpėrohet, tė mos pendohet dhe tė mos bėhet injorant.
Foto
DHE E NDJEKIM ME TĖ MIRĖN
Xhaxha Bajrami i ra borisė dhe e lajmėroi fundin e shfaqjes duke thėnė: - Fėmijė tė dashur, pėr njė shumė tė vogėl tė hollash ju shikuat tre-gimet e dobishme nga arka e botės. Tregimi i parė flet pėr pasojat e marrisė, e dyta pėr frytet e durimit dhe qėndrueshmėrisė, e treta pėr dobinė e pėrdorimit tė mendjes.
Mbajeni mend kėtė, tė dashur fėmijė dhe luteni Allahun qė tju mėsojė qė ti kėshilloni tė tjerėt drejtėsisht, ndaj luteni Atė qė tė gjithė tė jeni tė dėgjueshėm dhe tė ndjekim atė qė ėshtė e drejtė.
MĖSIMI I TREGIMIT
Mos beso ēdo gjė qė tė thuhet!
Bėhu i durueshėm dhe kėmbėngulės deri nė fitore!
Gjithnjė pėrdore mendjen tėnde!
Mos besoni nė ēdo gjė
Foto: planetet
PĖR JU, TĖ DASHUR FĖMIJĖ
Nė shenjė tė kujtimeve tė mia nga ditėt e fėmijėrisė sime, e kam larguar pluhurin nga kėto gjashtė tregime qė ti shpėtoj nga harresa, qė ndoshta sė bashku tė gjejmė nė to diēka tė dobishme dhe tė mirė.
Vėllai juaj, Muhammed M. Selimeh
MĖSUESI I VOGĖL
Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshiruesit!
MENDIMTARI QĖ MERITON TĖ RESPEKTOHET
Edhe pse i mitur, quhej mėsues i vogėl. Ashtu e thėrrisnin shokėt e tij nė shkollė, tė bindur nė talentin dhe zgjuarsinė e tij. Emrin e ka Visar dhe ėshtė 12 vjeē. Ka arritur deri nė klasėn e gjashtė. Pėr disa muaj do ta pėrfundojė shkollėn fillore. Nė pesė vitet e kaluara ishte nxėnės i shkėlqyeshėm. Allahu xh.sh. i kishte dhuruar atij zell, logjikė dhe vendosmėri. Nė klasė ishte i qetė dhe i tėrhequr dhe pėrgjigjej gjithmonė me kujd-es dhe menēuri kur tė tjerėt nuk ishin nė gjendje tė jepnin pėrgjigje tė drejtė. Prandaj, ishte i rėndėsishėm dhe e meritonte respektin.
DJALI I TALENTUAR ĖSHTĖ NJERI SI JU
Vėrtet, ai ishte njė nxėnės i mrekullueshėm, jo vetėm nė atė shkollė, por edhe nė shkollat e tjera tė lagjes. Vetėm se ai nuk donte tė lavdėro-hej pėr aftėsitė e veta para tė tjerėve, por donte tė ishte i thjeshtė dhe modest. Nuk dėshironte qė ta ngrenin gjer nė qiell. Por thoshte: Mos u habitni me mua, ngase unė jam si ju dhe kam mendje me tė cilėn mendoj. Sikur edhe ju ta kishit pėrdorur mendjen tuaj si duhet nuk do tė mahniteshit mė me mua!
Kėto fjalė tregonin sesa i zellshėm dhe serioz ishte.
ALLAHU KUJDESEJ PĖR TĖ
Visari nuk ishte as Pejgamber i dėrguar prej Allahut xh.sh., se koha e tė Dėrguarve kishte kaluar qė moti, e pas Muhammedit a.s. nuk ka mė tė Dėrguar tė tjerė, e as nuk ishte prej atyre me mrekullira dhe muxhize. Pėr tė fliteshin gjėra tė kėndshme nėpėr biseda tė netėve tė gjata, nė ndejat e lagjeve. Njerėzit ishin tė mahnitur me tė dhe ai gjithnjė ishte nė qendėr tė bisedave. Ishte shembull pėr nxėnėsit e tjerė nė sjellje dhe mėsim, sikur tė ishte i udhėhequr nga kujdesi madhėshtor i Allahut xh.sh.
Foto: shkolla
DHE NGA SHERRI I ZILIQARIT
Nėna e Visarit ia kishte ndaluar daljen nga shtėpia nė mėnyrė qė ta ruajė nga sytė e ziliqarėve tė pamėshirshėm. Askush, as nga vėllezėrit e tij nuk ishte i ngjashėm me tė pėr nga menēuria dhe sjellja. Babai i tij bile mendonte ta ēregjistronte nga shkolla, nga frika se mund ti ndodhte diēka. Kujdesi prindėror e ndiqte ēdokund, ku shkonte ose ku qėndronte. Kishin frikė se dikush do ta grabiste a do ti ndodhte ndonjė fatkeqėsi. A do ta hanin sytė e kėqinj tė ziliqarėve?! Babai i tij donte ta njoftonte drejtorin e shkollės pėr brengėn e tij. mirėpo nuk e bėri. Sikur diēka e ndalonte nga kjo.
MĖSUESI E MBAN POROSINĖ
U bė mirė qė babai i tij nuk veproi ashtu si kishte menduar, sepse nė ditėt e ardhshme Visari do tė tregonte njė urtėsi tė madhe nė shkollė. Nga ajo ndodhi mund tė nxirret mėsim dhe kėshi-llė.
Kur mėsuesi i ri hyri nė klasė, i shikoi nxėnėsit qė tė njoftohej me ta. Shikimi iu ndal nė fytyrėn e kthjelltė tė Visarit, i cili me buzėqeshje dhe fjalė tė kėndshme i uroi mirėseardhjen nė emėr tė tė gjithėve: Mirėseerdhėt, zotėri! Me ju do Foto: bicikleta
ti ndajmė momentet kėtė vit. Ju do tė na udhė-hiqni dhe do tė na ndriēoni rrugėt e diturisė dhe do tė na i pėrcillni porositė e diturisė me mund dhe sakrificė tė madhe. Qė tani iu falėnderojmė pėr mundin tuaj tė madh nė tė ardhmen.
LARGOJUNI MENDIMEVE TĖ SĖMURA
Mėsuesi u ul nė katedėr dhe, pėr ēudi, e filloi ligjeratėn e tij tė parė me shpjegimin e njė filozofie tė pėrzier. Sa mė tepėr qė shpjegonte, aq mė shumė bėhej e pakuptueshme. Pėr kėtė nxėnėsit nuk kishin dėgjuar asgjė mė parė. Edhe pse e pėrsėriste, nė bazė tė shikimeve tė tyre, shihej se asgjė nuk kishin kuptuar.
Shikoni fėmijė, sikur tė ekzistonte Zoti, siē thonė tė paditurit, a nuk do tė mund ta shihnim atė? A thua, ai Zot nuk do tė paraqitej para syve tanė? Fėmijėt u nemitėn, mendjet e tyre tė vogla ishin nė dilemė!!! Nuk dinin ētė bėnin. Ta kundėrshtonin mėsuesin apo tė mos flisnin asgjė? O Zot, mėshiro!
Foto: LapsatFoto: djalliMOSBESIMI ĖSHTĖ I PADURUESHĖM
Mėsuesi nxori njė laps nga xhepi dhe tha: Tė dashur fėmijė, a e shihni kėtė laps? Ata u pėrgjigjėn: Po! Ai e fshehu nė xhep dhe vazhdoi: A po e shihni lapsin tani? U pėrgjigjėn: Jo! Atėherė tha: Lapsi nuk ekziston, pasi nuk mund ta shihni! Gjithashtu, as Zoti nuk ekziston pėr arsye se nuk e shihni! Me njė fjalė; pėr ēdo gjė qė nuk e shohim, themi se nuk ekziston. A e kuptuat kėtė?
Fėmijėt heshtėn, sikur dikush ti kishte goditur nė kokė. Nuk mund tė thonin asnjė fjalė, edhe pse nuk mund ta pranonin atė qė u thoshte mės-uesi i tyre.
A TĖ DYSHOHET NĖ ALLAHUN?
Shikimet e tyre nė atė situatė tė pakėndshme u drejtuan nga Visari. Ai i shpėtonte sa herė qė ballafaqoheshin me probleme.
Tė gjithė e dinė se Allahu ekziston. Ėshtė diēka qė zemrat e tyre e ndiejnė, nė tė cilėn janė tė sigurtė. Atė qė ua tha mėsuesi, askush gjer mė tani nuk ua kishte thėnė.
Visar, nuk jemi mėsuar ta kundėrshtojmė mėsuesin, edhe nėse gabon! Gjatė pesė vjetėve tė kaluar e kemi konsideruar mėsuesin tė pagabueshėm. Ngrihu, ėshtė radha jote tani. Tė gjithė
Foto:xhamiakanė nevojė pėr vendosmėrinė tėnde dhe na fal pėr heshjen tonė, situata ėshtė e vėshtirė!
TĖ THUASH TĖ VĖRTETĖN ĖSHTĖ TRIMĖRI
Visari u mendua pak e pastaj iu pėrgjigj shikimeve tė drejtuara nga ai. U ngrit dhe kėrkoi leje qė tė thotė diēka: Mėsues i dashur, a mė lejon qė tu shpjegoj shokėve tė mi atė qė thatė ju?
Mėsuesi u gėzua shumė dhe pėrsėriti: Nuk ka Zot, se nuk e shohim, dhe kėtė jua shpjegova me shembullin e lapsit! Fjalėt e veta i pėrfundoi duke menduar se ka bėrė diēka tė mirė. I dukej se ēėshtja ishte shumė e thjeshtė, se ajo qė ekziston, shihet.
Foto: patkoi
NJERIU MUND TĖ GABOJĖ
Visari heshti pak e pastaj e pyeti mėsuesin e vet: A mė lejoni mėsuesi i nderuar qė tė bisedojmė pėr mendimin tuaj?
Mėsuesi iu pėrgjigj: A ti do tė diskutosh me mua?! O bir, gjėrat janė shumė tė qarta! A e ka parė dikush nga ju Zotin? Ose a po e sheh lapsin qė fsheha pak mė parė? Unė kam tė drejtė. Ti a e ke parė Zotin?
Visari iu pėrgjigj: Ngadalė, mėsues! Njeriu mund tė gabojė, ēdo njeri mund tė gabojė!
Mėsuesi nė mėnyrė nėnēmuese bėrtiti: A po mė akuzon se kam gabuar?
Visari nė mėnyrė tė qetė u pėrgjigj: Edhe unė jam nga ata qė gabojnė. Njeriu gabon, qoftė edhe i rritur ose mėsues, kjo nuk ėshtė turp!Foto: Era e fortė
RESPEKTOJE MENDIMIN E TĖ TJERĖVE
Mėsues i nderuar, ju lutem kuptojeni atė qė ju kam thėnė. Shembulli juaj me lapsin qė fshe-hėt ėshtė i gabuar. Lapsi tani gjendet nė xhepin tuaj, ndaj nuk e shohim. Po ashtu, Allahu ekzis-ton, edhe pse Atė nuk e shohim. Ky ėshtė mendim i gabuar. Mėsuesi filloi tė nėnēmojė Visarin duke i thėnė: O bir, a mendon se Zoti ekziston kur nuk e ke parė? A je budalla? Tani ulu ta vazhdo-jmė mėsimin!!! Ulu! Mėsuesi mendoi se ēėshtja mori fund.
E VĖRTETA MBI GJITHĒKA
Visari e luti mėsuesin qė ta vazhdojnė dialogun. Mėsimi nuk ka kuptim nėse nxėnėsit nuk e kuptojnė atė. Tha: A besoni ju mėsues nė ēdo gjė qė shihni?
Mėsuesi e lėkundi kokėn dhe tha: Po, kjo ėshtė e logjikshme dhe e vėrtetė! Visari tha: A mund tė na tregoni mendjen tuaj? Sigurisht se jeni tė bindur se jeni i menēur dhe se keni mendje?
Mėsuesi heshti, ndėrsa nxėnėsit qeshnin. Mend-ja e mėsuesit nuk mund tė shihej. Visari vazhdoi: A mund tė themi se nuk keni mend pasi ne nuk e shohim?
Mėsuesi u habit. Nuk e shpėtoi logjika e tij. Nė fytyrėn e nxėnėsve filloi tė shiheshin shenjat e kėnaqėsisė.
ZOTIN E NJOHIM ME ANĖ TĖ KRIJESAVE TĖ TIJ
Visari vazhdoi: Mėsues i nderuar, a mund tė na tregoni shpirtin tuaj, qė tė bindemi se ekzis-ton?
Mėsuesi shpėrtheu nga hidhėrimi dhe tha: Nuk ėshtė e logjikshme!
Mendja dhe shpirti nuk mund tė shihen, por i shohim shenjat e tyre
A je mendjelehtė?! Buzėqeshja e mėsuesit ishte e thartė. Visari iu pėrgjigj: Shpirti
mendja
ajri
janė ndodhi qė nuk mund ti shohim, por shohim shenjat e tyre, me anė tė tė cilave pėrfundojmė se ato ekzsitojnė
Zoti gjithashtu!
Nė atė moment zėrat pushuan dhe u dėgjua zėri i muezinit: Dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr veē Allahut!!! Nė kėto momente tė qetėsisė mėsuesi e lėkundi kokėn dhe tha: Dhe unė dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr veē Allahut!!!
Foto: Lapsat - duaMĖSIMET E TREGIMIT
Nxėnėsi i menēur dhe mendjemprehtė nuk duhet tė mahnitet me veten e ta ulė vlerėn e shokėve tė vet, por duhet tė thotė si Visari: Mos qėndroni tė habitur, unė jam si ju.
Nxėnėsi duhet ta presė mėsuesin ashtu siē i ka hije kur mėsuesi hyn nė klasė, siē bėnte Visari.
Nuk mund tė thuhet se ēdo gjė qė nuk mund ta shohim nuk ekziston. Ne i shohim shenjat e fuqisė magnetike, por atė nuk e shohim, edhe pse ajo ekziston, sepse i shohim shenjat e saj.
Allahun e njohim nė bazė tė shenjave tė Tij, gjurmėve dhe krijesave tė Tij, e sidomos kur shikojmė yjet dhe kozmosin. E tėrė kjo na jep tė kuptojmė se Ai ėshtė Krijuesi i Lartėsuar.
Muslimani ėshtė i detyruar ti drejtohet me urtėsi, nė mėnyrė tė bukur dhe me plot dituri atij qė e dėgjon ose e sheh duke sharė shan Allahun ose fenė dhe duke i refuzuar ato.
Mėsuesi nuk ėshtė i pagabueshėm dhe mund tė gabojė dhe nxėnėsi duhet ta pėrmirėsojė atė nė mėnyrė mė tė mirė, e sidomos kur mėsuesi kėrkon nga ai tė bėjė atė qė ėshtė nė kundėrshtim me Allahun xh.sh.
Muslimani duhet tė jetė i durueshėm dhe i qėndrueshėm nė udhėzimin e tė tjerėve, si Visari, i cili e ndėrpreu bisedėn me mėsue-sin e pastaj nė mėnyrė tė qetė ia tregoi tė vėrtetėn, edhe pse mėsuesi e pėrqeshte.
Ai qė kupton tė vėrtetėn nuk duhet tė tregojė mendjemadhėsi, por duhet ti kthehet sė vėrtetės, siē bėri mėsuesi, dhe tė pendohet tek Allahu xh.sh.
Shpirtin dhe mendjen nuk e shohim, edhe pse e besojmė ekzistimin e tyre, pėr arsye se i shohim gjurmėt e tyre, e ato janė krijesa tė Allahut. Atėherė, si mund tė mos e besojmė Allahun, kur i shohim krijesat e Tij?
Ai qė dėshiron ta pranojė Islamin, le tė shqiptojė kėto fjalė: Eshhedu en la ilahe il-lallah ue eshhedu enne Muhammeden resulullah, tė ketė besim tė fortė dhe tė punojė sipas rregullave tė Islamit, siē besoi mėsuesi kur e vėrteta iu bė e qartė.
Foto: shigjetaMBRETI DHE DJALOSHI BESIMTAR
Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshiruesit!
Mbreti rrinte i ulur nė fronin e vet i kapardisur si kėndes, ndėrsa shkėndijat dilnin nga sytė e tij. Ushtarėt dridheshin prej tij nga frika, sepse kishte zemėr tė fortė si guri, madje mė tė fortė dhe mė tė ashpėr se guri.
Mbreti e lėvizi kokėn si shenjė se magjistari mund tė paraqitej para tij. Magjistari hyri i pėrkulur dhe me kokė tė ulur, u ndal para mbretit dhe tha: Falėnderoj zotėriun tim qė mė lejoi tė paraqitem para tij. Zotėri, kam ardhur tju them se jam plakur dhe se fuqia mė ka lėshuar. Kam frikė se, kur tė vdes, edhe magjia ime do tė vdesė sė bashku me mua. Urdhėroni, zotėri, qė tė gjendet ndonjė djalosh i zgjuar tė cilit do tia kisha mėsuar mjeshtėrinė e magjisė!
Foto: Froni i mbretit
Mbreti tha: Tė faleminderit ty, o magjistar! Tėrė jetėn e ke shpenzuar nė shėrbimin tim! Ke qenė besnik dhe i sinqertė, ndaj do ta plotėsoj dėshirėn tėnde! Mbreti urdhėroi qė tė plotėsohet dėshira e magjistarit. U zgjodh njė djalosh i zgjuar dhe me fytyrė tė bukur, tė qeshur, njė djalosh shpirtmirė dhe mendjemprehtė.
Magjistari, pas njė vėshtrimi tė shkurtėr, menjėherė erdhi nė pėrfundim se ky djalė ėshtė njė thesar i paēmueshėm. Pastaj tha: Mirė paskan zgjedhur. Po shoh se je i menēur, i qetė dhe i zgjuar. Shpresoj se nuk mashtrohem!
Kėshtu, djaloshi filloi tė vinte ēdo ditė te magjistari, qė tė mėsonte prej tij bazat e magjisė, por nuk e bėnte kėtė dhe me dėshirė. Nuk e donte njė profesion tė kėtillė, por ēfarė tė bėnte! Ky ishte urdhėr i mbretit tė ashpėr dhe tė pamėshirshėm, ndaj nuk kishte mundėsi ta kundėrshtonte atė.
Njė ditė, derisa po shkonte te magjstari, dikush e thirri pas si me turp. Ishte ky njė kryeprift qė jetonte i vetmuar nė njė banesė, e qė dėshiro-nte ta njoftonte djaloshin me tė vėrtetėn dhe fenė e Allahut. Djaloshi pranoi tė takohej me tė dhe e hapi zemrėn para mėsimeve dhe kėshillave tė tij qėllimmira. I vinte mirė ta dėgjonte bukurinė e fjalėve dhe mendjen e gjerė tė kėtij njeriu tė devotshėm. Dhe kėshtu, djaloshi ēdo ditė kthehej nė kėtė shtėpi tė mirėsisė qė tė mėsonte urtėsinė, nė mėnyrė qė tė nxirrte nga ajo ēėshtė e mirė pėr kėtė botė dhe tė kursente diēka pėr botėn tjetėr dhe pėr tėrė njerėzit. Pėr kėtė nuk i tregonte asgjė magjistarit, qė tė mos e gjente ndonjė e keqe. Edhe ai njeri i devotshėm e kishte kėshilluar qė pėr kėtė tė mos i fliste askujt, gjersa Allahu ti urdhėrojė diēka tjetėr. Dhe mirė kishte vepruar!
Pas njė kohe, djaloshi filloi tė mendonte dhe tė brengosej gjithnjė e mė shumė. Deri kur do tė frikėsohej nga oborri mbretėror, nga magjistari dhe padrejtėsia?! Si tė largohej nga magjistari pėrgjithmonė? Njė ditė, pa shumė njerėz tė cilėve ua kishte zėnė rrugėn diēka. Ēfarė po ndodhte atje?
U afrua dhe pa njė kafshė tė frikshme qė ua kishte zėnė rrugėn. Tė gjithė ishin tė frikėsuar. Djaloshi mori njė gur, e ngriti dhe tha: O Zot, nėse te Ti ėshtė mė e dashur ajo qė bėn kryeprifti sesa ajo qė bėn magjistari, vrite kėtė kafshė! E pastaj e gjuajti atė me gur, e qėlloi dhe kafsha ra e vdekur nė tokė. Njerėzit u habitėn me atė qė bėri, ndaj filluan tė tubohen rreth tij. Djaloshi shkoi tek kryeprifti pėr ti treguar se ēfarė kishte ndodhur. Ishte mjaft i shqetėsuar; zemra sikur donte ti dilte jashtė gjoksit.
Foto: Dora dhe guri
Kryeprifti e qetėsonte djaloshin duke i thėnė: O bir, ti je sot mė i mirė se unė. Kam dėgjuar se ēfarė ke bėrė. Dije se Allahu ėshtė me ty! Besimtari gjithnjė ėshtė nė sprovė. Ndoshta do tė tė gjejė ndonjė gjė e pakėndshme, por bėhu zemėrfortė dhe i durueshėm. E lus Allahun qė tė tė ndihmojė nė ēdo gjė!
Djaloshi gjithnjė e mė shumė bėhej mė i devotshėm, ndaj njerėzit e ēmonin mė shumė. Filloi, me ndihmėn e Allahut, ti shėrojė tė verbr-it, tė sėmurit nga lebra dhe tė sėmurėt e tjerė.
Pėr tė dėgjoi edhe njėri prej bashkėpunė-torėve dhe kėshilltarėve tė afėrt tė mbretit, i cili vazhdimisht i bėnte shoqėri mbretit. Bleu dhurata tė shumta tė shtrenjta dhe shkoi te djaloshi. I tha: Siē sheh, unė jam i verbėr! Nėse mė shėron, tė gjitha kėto gjėra tė bukura do tė bėhen tė tuat!
Djaloshi u pėrgjigj: Unė jam tė gjithė ju, nuk mund ta shėroj askė. Ai qė ju shėron ju dhe mua ėshtė Allahu xh.sh. Nėse beson nė Allahun, i Lartėsuar qoftė, unė do tė lutem qė tė tė shėro-jė!
Atėherė kėshilltari i mbretit deklaroi se Allahu ėshtė Njė, i Vetėm, dhe menjėherė u shėrua, prandaj u gėzua tej mase qė Allahu xh.sh. e kishte shėruar. Kur u shėrua, u pėrul nė shenjė falėnderimi ndaj Allahut xh.sh.
Foto: Sexhde
Ditėn e dytė, ai njeri erdhi tek mbreti dhe u ul pranė tij si zakonisht, kurse mbreti u habit kur pa se ky nuk ishte mė i verbėr. Mbreti e pyeti: Kush ta ktheu shikimin? E njeriu besimtar iu pėrgjigj: Allahu, Zoti im i Lartėsuar, Ai mi ktheu sytė. Mbreti u hidhėrua dhe bėrtiti: Ti ke Zot tjetėr pėrveē meje? Mė thuaj, kush tė bindi se ekziston ndonjė zot pėrveē meje?
Kėshilltari, pas kėmbėnguljes sė mbretit, pranoi se kėtė e kishte bėrė djaloshi. Mbreti urdhėroi qė ta sjellin djaloshin. Kur e prunė, e pyeti: Mė thuaj o bir, a thua magjia jote u bė aq e fortė saqė tani mund ta shėrosh tė verbrin, tė sėmurin nga lebra dhe tė bėsh gjėra tė tjera jo tė zakonshme?
Djaloshi iu pėrgjigj: Unė nuk shėroj askėnd, ndėrsa magjia nuk ka kurrfarė ndikimi nė shėrim. Askush pėrveē Allahut nuk i shėron njerėzit nga sėmundjet e tyre!
Mbreti bėrtiti: Do tė tė mėsoj ty se si duhet tė sillesh me zotėriun tėnd! Unė jam zoti yt dhe nuk ka zot tjetėr! Ndaj, duhet tė mė tregosh se kush ta ka helmuar mendjen dhe tė ka mėsuar tė flasėsh kėshtu!
Foto: Shkembi
Mbreti urdhėroi qė ta torturonin djaloshin derisa pranoi se ai ishte kryeprifti. Mbreti frikėsohej se njerėzit do tė fillonin tė adhuronin tjetėrkė, e jo atė, dhe kėshtu do ta humbte mbretėrinė. Ndaj urdhėroi qė menjėherė ta sillnin kryepriftin. Kur e sollėn atė, mbreti filloi ta kėrcėnonte duke i thėnė: Ti do tė thotė je kreu i turbullirave? A dėshiron qė njerėzit tė jenė tė padėgjueshėm ndaj meje? A pretendon se ka Zot tjetėr veē meje? Largoje kėtė ide. Nė tė kundėrtėn tė pret vdekja! Kryeprifti i refuzoi kėrcėnimet dhe tha: Zoti im ėshtė Allahu, e ti nuk mund tė mė detyrosh me kėrcėnimet e tua qė tė largohem nga besimi im! Bė ēfarė tė duash!
Nuk kaluan as disa minuta dhe mbreti kėrkoi qė ti sjellin njė shpatė qė tia pėrgjysmojė kokėn kryepriftit. Por, ai ishte i palėkundur nė fenė e vet dhe i refuzonte kėrcėnimet. Mbreti urdhėroi qė ti prehet koka, gjė qė u bė.
Atėherė mbreti iu drejtua kėshilltarit tė vet duke i thėnė: Me ty kam kaluar shumė kohė dhe ty tė kam shok. Tė kėshilloj qė ta lėsh fenė tėnde dhe tė mbesim edhe mė tej shokė! Njeriu e refuzoi kėtė. Edhe me atė u bė si me kryepriftin.
Mbreti pastaj urdhėroi qė tia sjellin djaloshin, dhe tha: Largohu, o djalosh, nga feja jote! Do tė ishte vėrtet keq qė njė djalosh si ti ta humbė jetėn pėr shkak tė besimit tė gabuar. Mos u sakrifiko nė lulen e rinisė tėnde; kthehu nė fenė e baballarėve dhe gjyshėrve tė tu!
Djaloshi nuk u lėkund dhe i mbeti besnik fesė sė vet tė vėrtetė, edhe pse e dinte se ēfarė i kishte ndodhur kryepriftit dhe shokut tė mbretit, dhe iu drejtua mbretit duke i thėnė:
E besoj Allahun si Zot dhe nuk kam Zot tjetėr veē Tij. Bėni me mua ēfarė tė doni!
Mbreti urdhėroi njė grup prej njerėzve tė vet besnik qė ta dėrgojnė djaloshin nė njė mal tė lartė dhe qė atje ta kėrcėnonin dhe tia tėrhiqnin vėrejtjen se, nėse nuk largohet nga feja e tij, do ta hidhnin nė greminė, nė mėnyrė qė tė jetė shembull pėr tė tjerėt qė duan tė bėjnė si ky.
Nė majė tė malit, djaloshi e luti Krijuesin e vet: O Zot, dėnoji ata pėr punėt e tyre jo tė mira!
Menjėherė mali u lėkund dhe shėrbėtorėt e mbretit ranė nė greminė, ndėrsa djaloshi u kthye me hapa tė sigurtė, kokėlartė. Kur e pa mbreti zullumqar, u ēudit dhe u habit.
Duke bėrtitur tha: Gjėra tė ēuditshme po ndodhin. Ku janė njerėzit qė kam dėrguar me ty?
Djaloshi u pėrgjegj: Allahu mė liroi prej tyre. Mali u drodh dhe ata ranė nė greminė. Kėshtu nuk arritėn ta kryejnė krimin e urdhėruar prej jush!
Foto: Barka
Mbreti u nervozua dhe i urdhėroi ushtarėt qė ta dėrgojnė djaloshin nė mes tė detit dhe ta hedhin atje pėr tu mbytur.
Djaloshi nė mes tė detit tė trazuar iu lut All-ahut xh.sh. pėr ndihmė e Ai ia pranoi lutjet djaloshit. Shėrbėtorėt e mbretit u pėrmbytėn, ndėrsa djaloshi u kthye me besim tė fortė dhe i sigurtė nė ndihmėn e Allahut xh.sh. Sa e kėndshme ėshtė pėrgjigja e tij thėnė mbretit: Allahu mė liroi nga ushtarėt tuaj, tė cilėt u bėnė ushqim pėr pesh-qit! Mbreti gati sa nuk pėlciti nga hidhė-rimi, kur djaloshi me plot besim nė Allahun i tha: O mbr-et, ju nuk mund tė mė vrisni, gjersa tju them sa ēfarė duhet tė bėni pėr tė mė vrarė. Mbreti pa u hamendur tha: Do tė veproj si tė mė thuash!
Djaloshi me tėrė zėrin tha: Grumbulloni njerėzit nė njė vend tė hapur dhe mė lidhni pėr nė trung palme! Pastaj, merrni njė shigjetė nga ēanta ime dhe vendoseni nė hark, e pastaj thoni Nė emėr tė Allahut, Zotit tė kėtij djaloshi!!! Pastaj, gjuajeni shigjetėn nė drejtim timin. Nėse veproni ashtu, do tė keni sukses nė vrasjen time!
Mbreti tha: Po, pranoj!
I mblodhi njerėzit nė shesh, e lidhi djaloshin te trungu i palmės. E mori shigjetėn, e vendosi nė hark dhe tha: Nė emėr tė Allahut, Zotit tė djaloshit. Shigjeta e goditi djaloshin besimtar nė tėmth dhe e vrau. Vdiq si dėshmor. Fjalėt e Foto: Shigjeta dhe Xhamia
fundit ishin: La ilahe il-lAllah ska zot tjetėr pėrveē Allahut!
Njerėzit u bindėn me sytė e tyre nė sinqeritetin e djaloshit dhe tė gjithė e shqiptuan fjalėn mė tė ėmbėl qė gjuha mund ta shqiptojė: E besojmė Allahun, Zotin e djaloshit!
Njė fatkeqėsi e rėndė e kishte goditur mbretin!!! Ndodhi ajo qė mė sė shumti i frikėsohej. I tėrė populli u bė besimtar. As ushtarėt e as oborrtarėt nuk mund tė gjenin ndonjė zgjidhje pėr ti kthyer njerėzit nga e vėrteta. Nuk arritėn tė gjen-in mėnyrė si ti mashtronin dhe ti largonin nga besimi i tyre nė Zotin e djaloshit.
Mbreti nuk dinte ēfarė tė bėnte. Disa nga shokėt e tij i thanė: E sheh, ndodhi ajo sė cilės mė sė shumti i frikėsoheshe! Nuk ishe sa duhet i kujdesshėm. I tėrė populli u bė besimtar. Urdhėro tė hapen gremina tė mėdha, tė mbushen me dru dhe tė ndizet zjarri. Urdhėroji ushtarėt qė tė hedhin nė zjarr kėdo qė nuk largohet nga feja e tij!
Kur e bėnė kėtė, i erdhi radha njė gruaje qė mbante nė duar njė fėmijė tė posalindur. Kur e dėrguan te zjarri, asaj filloi ti dhimbset fėmija. Atėherė fėmija foli dhe tha: Nėnė, bėhu e durueshme, ti je nė rrugė tė drejtė! Kur e ėma e dėgjoi kėtė, u hodh nė zjarr sė bashku me fėmijėn. Mirėpo, melekėt i shpėtuan dhe i dėrguan nė xhenet, i cili u ėshtė premtuar durimtarėve insha-Allah!
Foto: zjarriPOROSI NGA TREGIMI I MBRETIT ME DJALOSHIN BESIMTAR
Muslimani e fsheh besimin e vet, nėse frikėsohet se armiku mund ti shkaktojė atij dėm.
Muslimani i lutet Allahut xh.sh. nė situata jetėsore, e sidomos nėse e godet ndonjė fatkeqėsi, siē veproi djaloshi.
Allahu ėshtė i Vetmi qė shėron, gjersa mjeku ėshtė mjet e jo ai qė shėron.
I riu musliman duhet ti thėrrasė tė tjerėt nė Islam, siē veproi djaloshi me tė verbrin.
Muslimani ėshtė i fortė dhe i vendosur nė fenė e vet, edhe pėrkundėr ngacmimeve qė i ndodhin nga tė tjerėt.
Kur e vėrteta bėhet e qartė, muslimani ėshtė i detyruar ta ndjekė atė, siē vepruan tė pranishmit kur u vra djaloshi.
Zullumqarėt dhe tiranėt gjithnjė e kanė fundin e tmerrshėm dhe punėt e tyre tė shėmtuara gjithnjė zbulohen, siē ndodhi me mbretin e padrejtė.
Foto: kuleta e humbur
Foto tjeter: anija
Fq.70KULETA E HUMBUR
Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshiruesit!
Mustafai ėshtė njė tregtar i madh dhe i pasur, i njohur pėr sinqeritetin e tij nė mesin e njerėzve. Prandaj, shumė njerėz i besojnė dhe bashkėpunojnė me tė tė sigurtė nė cilėsinė e mallit qė ai shet. Ishte shumė i pėlqyer, dhe numri i blerėsve shtohej gjithnjė e mė shumė. Kėshtu qė pasur-ia e tij shtohej. Kishte blerė njė anije tė madhe tregtare qė tė mund tė blinte mall mė cilėsor dhe mė tė ēmueshėm nga vende tė ndryshme, nga lindja, nga Kina dhe nga vende tė pasura me mėndafsh dhe parfume.
Erdhi koha e haxhit dhe muezini e lajmėroi, qė njerėzit tė pėrgatiten me kohė pėr kėtė detyrim. Kėtė thirrje e dėgjoi edhe Mustafai, ndaj deshi tė nisej pėr rrugė. Tha me vete: Kėtė e kam detyrim para Allahut xh.sh. pėr arsye se jam i pasur dhe duhet ti pėrgjigjem Allahut xh.sh.!
Allahu xh.sh. ka thėnė: Dhe pėr hir tė Allahut, vizita e Qabes (haxhi), ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi tek ajo. (Ali Imran, 97)
SHKUARJA NĖ HAXH
Mustafai u pėrgatit pėr rrugė dhe u nis me ndihmėn e Allahut xh.sh. pėr haxh, sė bashku me njė karavan.
Karavani u nis nė drejtim tė Mekės sė Nderuar. Gjatė rrugės ata u ndalėn disa herė nė mėnyrė qė besimtarėt tė pushonin dhe tė kryenin disa nevoja tė tyre. Bujtinat i bėnė nė disa vende, derisa arritėn nė qytetin e dritės nė Medine (El-Medinetul-Munevvere). Me ta ishte edhe Mustafai. Pas njė pushimi tė shkurtėr nė qytet, Mustafai deshi ti blejė disa gjėra pėr tė cilat kishte nevojė. Kur e futi dorėn nė xhep qė tė nxjerrė kuletėn, kuleta nuk ishte. E kėrkoi nėpėr rrobat e veta dhe u tmerrua kur edhe aty nuk e gjeti. Pėr fat tė tij tė keq iu bė e qartė se e kishte humbur kuletėn e me tė edhe paratė e marra pėr rrugė. E nė kuletė kishte tre mijė dinarė, qė ishte njė shumė e madhe. Kjo shumė parash do ti mjaftonte pėr ti mbuluar shpenzimet e rrugės pėr nė haxh e do ti kishin mbetur edhe shumė tė tjera, tė cilat mendonte tua dhuronte tė varfėrve nė Mekėn e Ndershme. Ēfarė tė bėnte tani? Kishte humbur pasurinė e nevojshme!
Foto: Kuleta dhe druri
Mustafai mendonte si mundi ti ndodhte kjo, mirėpo nuk u zhgėnjye dhe nuk u hamend nė qėllimin e tij pėr tė kryer obligimin e vet. U pajtua me kėtė, duke thėnė se ishte shkruar prej Allahut xh.sh. Ai megjithatė ishte i pasur, kishte pasuri qė vlen me mijėra dinarė, ndaj mund tė huazonte nga shokėt e tij qė udhėtonin me tė. Kur ta kryejė haxhin dhe tė kthehet nė shtėpi, do tua kthejė te paratė e huazuara. Kėrkoi qė ti huazonin ca tė holla, dhe tė gjithė ishin tė gatshėm tė jenė nė shėrbim tė tij, pėr arsye se e ēmonin, kėshtu qė ia tubuan aq sa kėrkoi. E kreu obligimin e vet tė haxhit dhe u dhuroi tė varfėrve diēka prej parave, mu ashtu siē e kishte menduar nė fillim tė rrugės dhe u kthye nė qytetin e tij. Ishte i gėzuar dhe i lumtur qė Allahu xh.sh. ia kishte mundėsuar njė rast tė kėtillė. Shumė shpe-jt ua ktheu borxhin njerėzve, nga tė cilėt i kishte huazuar paratė, duke i falėnderuar pėrzemėrsisht.
FATKEQĖSITĖ I VININ NJĖRA PAS TJETRĖS
Kalonin ditėt dhe Mustafai edhe mė tej ishte tregtar i madh, i cili gėzonte respekt. Jetonte nė begati, ngase Allahu xh.sh. i kishte dhėnė pasuri tė shumtė dhe fėmijėve tė tij u kishte dhėnė lumturi dhe shėndet. Gjithnjė e madhėronte dhe e falėnderonte Allahun xh.sh. pėr begatitė qė i kishte dhėnė. Asnjėherė nuk harronte ti mėso-
Foto: Anija e fundosurte fėmijėt e vet qė tė jenė tė mirė dhe besimtarė shembullorė, qė tė jenė shembull me sjelljet e tyre dhe ta falenderojnė Allahun xh.sh., si dhe tė kėrkojnė falje nga Ai kur janė nė vetmi ose nė vend publik.
Mustafai kishte dy djem dhe njė vajzė ende nė gji. Ai i ushqente dhe kujdesej pėr ta. I kishte mėsuar tė silleshin mirė dhe ti respektonin prindėrit e tyre.
Njė ditė, kur Mustafai u ul nė tavolinė dhe drekonte me gruan dhe fėmijėt e tij, dikush trokiti nė dyert e shtėpisė sė tij. Njėri prej djemve tė Mustafasė shkoi ta hapte derėn. Ishte shėrbėtori i tij Hasani, i cili e kėrkonte zotėriun e tij pėr njė gjė shumė tė rėndėsishme. Mustafai u ngrit nga tavolina dhe e pyeti: Ēėshtė ajo gjė kaq me rėndėsi pėr tė cilėn po ma prish rehatinė? Shėrbėtori heshti pėr njė kohė si memec, ishte zverdhur dhe i shqetėsuar dridhej nga frika. Mustafa e pyeti edhe njė herė: Fol diēka, pse je kaq i frikėsuar? Mė mban nė hamendje! Hasani u pėrgjegj: Zotėri, anija juaj ėshtė fundosur gjatė kthimit tė saj nga India me tėrė mallin qė kishte brenda!
Mustafai e uli pak kokėn pėr shkak tė kėtij lajmi tė dhimbshėm dhe tha: Nuk ka dalje e as ndihmė pa ndihmėn e Allahut tė Madhėruar. Kthehu nė dyqan. Ky ėshtė vullnet i Allahut xh.sh. dhe asgjė nuk mund ta ndėrrojė fatin qė mė ka caktuar Allahu xh.sh.
Foto: Muri i rrezuar
Mustafai hyri nė shtėpi dhe u ul nė tavolinė qė ta pėrfundonte drekėn me gruan dhe fėmijėt e tij. Nuk u mėrzit e as nuk vajtoi, po ia la fatin e vet vullnetit tė Allahut xh.sh., edhe pse ajo anije pėrbėnte tri tė katėrtat e pasurisė sė tij. Iu kthye punės sė tij me plotė dėshirė, i vendosur qė ta kthente sa mė shpejt pasurinė e vet tė humbur.
Pas disa ditėsh e goditi lajmi i kobshėm pėr vdekjen e djemve tė tij. Njė mur i vjetėr qe rrėzuar mbi ta, ndaj ata kishin mbetur nėn gėrmadhat e tij, edhe pse njerėzit qenė munduar pėr ti nxjerrė tė gjallė qė aty.
Mustafai qau dhe u mėrzit pėr ta, por shumė shpejt e mblodhi veten, sepse e dinte qė fatkeqėsitė duhet ti pėrballonte me durim, ndaj e luti Allahun xh.sh. qė ti falė e ti pėrfshijė ata nėn mėshirėn e Tij.
Dhembjen dhe mėrzinė e tij e zbuste mendimi se djemtė e tij kishin qenė tė mirė dhe tė dėgjueshėm ndaj prindėrve tė vet. Plotėsisht ia kishte lėnė fatin e vet Allahut xh.sh., se Ai mbron kė tė dojė.
Mustafai mbeti me gruan dhe vajzėn e vet tė vogėl. Mirėpo, puna e tij nuk shkonte mė shumė lehtė si mė parė, fitimi i tij bėhej gjithnjė e mė i vogėl. U detyrua qė ta shiste shtėpinė e tij tė madhe dhe tė blente njė mė tė vogėl, mė modeste. Dyqani nuk ishte mė plot me mall tė ēmueshėm, ndaj numri i blerėsve zvogėlohej ēdo ditė. Shėrbėtorėt e lėshonin nė kėrkim tė tregtarėve mė tė pasur. Mustafasė gjithnjė e mė shumė i binte autoriteti dhe nė fund u detyrua ta lėshojė qytet-in e vet, se i vinte turp ti shikonte njerėzit me sy. Ishte bėrė shembulli konkret i njė tė pasuri qė shumė shpejt ishte bėrė i varfėr. Pas rrobave tė shtrenjta dhe tė bukura tani mbante rroba tė arrnuara. Dikur kishte shėrbėtorė rreth vetes dhe shpeshherė i ndihmonte tė varfrit, kurse tani mezi jetonte.
Vendosi ta lėshonte qytetin e tij e ndoshta Allahu ia ndėrron gjendjen e tij financiare me tė mirė. Ndoshta ndėrrimi sjell fat. Bisedoi pėr kėtė me gruan e tij, e ajo u pajtua me kėtė, bile edhe e trimėroi. Edhe ajo nuk mund ti duronte shikimet qėllimkėqija dhe pėrgojimin e grave tė kėqi-ja, se pas pasurisė sė madhe kishte mbetur pa asgjė dhe se familjen e tyre e kishte lėnė fati. Ajo duronte dhe mundohej ta ndihmonte bashkėshortin e saj nė fatkeqėsinė e tij, mirėpo gjendja tani ishte bėrė e padurueshme dhe kishin vendo-sur qė sė bashku ta lėshonin vendbanimin e tyre tė deritanishėm dhe tė kėrkonin fitim mė tė mirė dhe jetė mė tė lumtur.
SHKUARJA
Gruaja e durueshme e Mustafasė pėrgatiti pak ushqim pėr rrugė. Ai e shikonte me mallėngjim qytetin e tij nga njė dritare e vogėl, duke kujtuar ditėt e tij tė lumtura. Sikur nė ėndėrr e dėgjoi zėrin e gruas, qė thoshte se ēdo gjė ishte gati pėr rrugė. E mori vajzėn e vogėl nė duar dhe e pėrqa-foi me butėsi dhe nė sytė e tij u paraqitėn lotėt, tė cilėt u mundua ti fshihte nga gruaja e tij. Gruaja e tij e mori edhe atė pak ushqim qė kishin pėr rrugė. Ishte bashkėshorte e mirė, e duruesh-me dhe e dėgjueshme. Dikur ishte e pasur, por me tė gjithė kishte sjellje njerėzore. Kur u varfė-ruan, fatin qė ua kishte caktuar Allahu xh.sh. e pranoi nė mėnyrė shumė tė qetė. Edhe nė kėto ēaste tė rėnda pėr burrin e saj ishte pranė tij dhe sė bashku me tė i bėnte ballė kėsaj fatkeqėsie. E tani shkonte me tė drejt tė panjoh-urin, edhe pse ishte nė muajin e nėntė tė shtatzė-nėsisė e mund tė lindte nė ēdo moment.
Gjatė rrugės Mustafai dhe gruaja e tij pushuan nė njė fshat dhe blenė ca gjėra tė nevojshme. Pas udhėtimit tė gjatė dhe tė rėndė mbėrritėn nė njė qytet tė madh, nė tė cilin synonin tė shkonin. Menjėherė pas hyrjes nė qytet, gruaja e tij filloi tė ankohet pėr dhembjet e lindjes. Si duket kish-te ardhur momenti i lindjes. Mustafai gjeti njė shtėpi tė vjetėr e tė pabanuar nė periferi tė qytetit, pa dyer dhe pa ēati. Kėtu u vendosėn.
Ai pastaj nxitoi deri nė qytet, ndėrsa nata kishte filluar tė lėshohej. Erdhi nė qytet, mirėpo nuk arriti tė blejė asgjė, ngase tė gjitha dyqanet ishin mbyllur. Shėtiste rrugėve tė qytetit e zemra e luste Allahun xh.sh. se ndoshta do tė gjente ndo
Foto: Shtepia dhe palma
njė dyqan tė hapur. Mė nė fund e gjeti njė tė hapur dhe u gėzua tej mase.
FUNDI I FATKEQĖSIVE
Mustafai aty bleu qumėsht dhe vaj. Shitėsi e pyeti: Ku e ke qypin? Mustafai iu pėrgjigj: Unė jam i huaj dhe nuk kam qyp. Atėherė paguaje garancinė pėr qypin! Mustafai i zhgėnjyer pyeti se sa kėrkon Pesė dėrhem! iu pėrgjegj shitėsi. Mustafai heshti. E shitėsi i tha: Ēėshtė me ty, o njeri? Mustafaja i tha: Nuk kam, kam vetėm njė dėrhem! Ma jepni atė (qypin v.p.), e unė ju premtoj se do tjua kthej atė!
Shitėsi i mirė e kuptonte se ēėshtė varfėria dhe nevoja e Mustafasė dhe nga mėshira ia mbushi qypin me qumėsht dhe i hodhi nė tė pak vaj. Ia dha Mustafasė duke i thėnė: Mos harro qė nė mėngjes tė ma kthesh! Mustafai e falėnderoi dhe i premtoi se do ta kthente pa e vonuar. E mori nė duar qypin dhe ashtu i gėzuar u nis duke i harruar pėr njė moment problemet e veta. I dukej sikur po dėrgonte gruas sė vet njė dhuratė tė ēmueshme. Atė po e priste njė ushqim i shijshėm pas lindjes sė dhimbshme.
Atėherė i ra ndėrmend se ajo ishte e vetme nė njė shtėpi tė pabanuar dhe tė shkatėrruar dhe e kaploi frika se mos ndoshta gjatė lindjes i ka ndodhur diēka, ndoshta ka pasur nevojė pėr ndihmė. I shpejtoi hapat e tij duke kaluar nėpėr Foto: Ena dhe qumeshti
rrugicat e errėta tė qytetit. Nuk kishte mė as kalimtarė askund. Njerėzit kishin shkuar nėpėr shtėpitė e tyre qė tė pushonin pas ditės sė mund-imshme.
Mustafai ecte me hapa tė shpejtė dhe papritmas rrėzohet, e qypi sė bashku me qumėshtin i del nga duart dhe copėtohet i tėri. Mustafanė e kaploi njė zhgėnjim i papėrshkruar. Para syve tė tij renditeshin fotografitė nga jeta e tij, pasuri dhe bollėk, kurse tani mjerim, varfėri dhe mėrzi. Pa marrė parasysh sa ishte i durueshėm, kėtė nuk mund ta duronte. Ia hapi Allahut xh.sh. zemrėn e tij tė thyer dhe e zbrazi tėrė mėrzinė e vet me njė vajtim tė dhembshėm. Qante me zė aq shumė, saqė qė nga fėmijėria nuk kishte qarė ashtu. Vaji i tij theu qetėsinė e natės dhe njė njeri hapi dritaren pėr tė parė se kush ėshtė duke qarė dhe pyeti: Ēke o njeri? Pse qan? Mustafai e ktheu kokėn nga dritarja dhe u pėrgjigj: Mė ra qypi me qumėsht dhe u thye! Njeriu nga dritarja tha: O Zot, njė njeri i rritur, si ju, tė qajė sepse i ka rėnė qypi me qumėsht? A jeni shėrbėtor i ndonjė zotėriu koprrac? Ēėshtė me njerėzit kėto ditė? I pengojnė njerėzit duke ua prishur gjumin pėr disa dėrhemė! Pastaj e pėrplasi dritaren, kurse Mustafai tha: Allahu tė faltė! Menjėherė e ktheu shikimin nga copat e lagura tė qypit nga qumėshti i derdhur dhe kujtoi gruan e vet, e cila do tė lindte e nuk do tė kishte ēfarė tė hante. Foto: Cypi i thyer
Jeta ishte e zezė nė sytė e tij, e sidomos kur mendonte se gruas sė tij mund ti ketė ndodhur diēka e keqe. Ndoshta ėshtė e vdekur e ndoshta edhe vajza e tij e vogėl ka vdekur me tė.
Menjėherė ia plasi vajit me zė tė madh, se nuk kishte fare para, nga do tė siguronte ushqim-in!? Ai njeriu i mėparshėm doli dhe e qortoi: Qetėsohu, o njeri! Pėrse po na pengon? Na lė tė flemė dhe shko! Njerėzve u ndodhin shumė gjėra tė kėqija e nuk kėrkojnė ndihmė e as nuk qajnė! Mustafai tha: Allahu tė faltė! Unė para dhjetė vjetėve kam humbur kuletėn sė bashku me tre mijė dinarė dhe asnjė lot nuk e kam lėshuar e as nuk kam vajtuar, sepse isha i pasur. Tani, po e sheh, po qaj pėr disa dėrhem, se nuk kam mė shumė! Njeriu i tha: Ēka ke humbur? Mustafai tha: Kuletėn me tre mijė dinarė! Njeriu: Pashė Zotin, pėrshkruama! Mustafai: A, edhe po mė pėrqesh?! Mė lėr rehat, ēfarė fitoj nėse ta pėrshkruaj? Njeriu: Pashė Zotin, pėrshkruama, seriozisht e kam dhe nuk po mahitem! Mustafai heshti dhe tha me vete: Nuk ka rrugėdalje, as ndihmė, as fuqi pa vullnetin e Allahut tė Lartės-uar, e tani jam nė kėtė situatė tė padalshme, dhe ky njeri tani kėrkon qė tia pėrshkruaj kule-tėn tė cilėn e kam humbur para dhjetė vjetėsh. E ky tani dėshiron qė tė argėtohet!
Foto: Dreka me pule
Atėherė ky e kapi pėr dore dhe i tha pėrsėri: Pėrshkruama kuletėn e humbur! Mustafa iu pėrgjigj: Do tė tė tregoj nėse mė lėshon. Kuleta ėshtė e zezė, e qepur me penj tė kuq, ka tre xhepa; nė secilin nga njė mijė dinarė. Tani, a je i kėnaqur? Mė lėsho, Allahu tė mėshiroftė!
Njeriu e pyeti: Kujt ia dėrgoje ushqimin? Mustafai tha: Gruas sime, tė cilėn e kam lėnė nė njė shtėpi tė braktisur e ajo ėshtė gati tė lindė, e ndoshta tashmė ka lindur e nuk ka kush ta ndihm-ojė! Njeriu: Ti dhe gruaja juaj jeni mysafirė tė mi! Eja tė shkojmė dhe ta marrim atė!
Mustafai ishte i gėzuar pėr shkak tė mirėsisė sė papritur tė kėtij njeriu. U ngutėn sė bashku qė ta merrnin gruan dhe vajzėn e tij. I gjetėn dhe i sollėn dhe gruaja nuk kishte lindur ende. Ua dha njė dhomė dhe kėrkoi nga gruaja e tij qė tė kujdeset pėr gruan e Mustafasė.
Nga mesi i natės, gruaja e Mustafasė lindi djalė. Mustafai u gėzua dhe falėnderoi Allahun xh.sh.
GĖZIMI
Nė mėngjes nikoqiri i tyre ua solli mėngjesin dhe duke ngrėnė ia filluan bisedės. Nikoqiri e pyeti Mustafanė: Me ēfarė pune merresh? Must-afa i tha: Kam qenė tregtar dhe e di kėtė punė, mirėpo tani jam i varfėr siē mė sheh dhe nuk kam me ēka tė tregtoj. Kėtu kam ardhur tė kėrkoj punė, ndoshta te ndonjė tregtar tjetėr.
Nikoqiri i tha: Si thua tė marrėsh pjesė me mua nė njė punė tė vogėl tregtare? Do tė jap njėqind dinarė sa pėr fillim, qė tė mund tė fillosh punėn, e pastaj fitimin do ta ndajmė. Pas disa ditėsh, Mustafai u kthye te nikoqiri i vet dhe i tha: Bėra tregti dhe fitova pesėdhjetė dinarė, gjysma ėshtė juaja! Njeriu i tha: Bashkoja kėtė fitim parave tė tua dhe tregto me to qė tė fitosh mė shumė!
Iu kthye Mustafai tregut me plot vullnet pėr punė. Frika nga vafėria ishte larguar, ndaj nuk e shikonte jetėn ashtu zi si mė parė. Allahu jep dhe Allahu ndalon. Allahu e shpėtoi nga varfėria kur e kishte mė sė vėshtiri, prandaj punonte pandėr-prerė e gjuhėn dhe zemrėn e vet vazhdimisht e pėrdorte qė ta madhėrojė dhe falėnderojė Alla-hun xh.sh.
Dinte ta tregonte falėnderimin e thellė ndaj nikoqirit tė tij pėr ndihmėn e dhėnė. U kthye kur kaluan disa javė dhe i dha gjysmėn e fitimit.
Njeriu i tha Mustafasė: Shiko shoku im, tani do tė tė them diēka pasi e arrite qetėsinė dhe rehatinė e zemrės sate.
Mustafai pyeti: Ēfarė do tė mė thuash, o vėlla? Njeriu i tha: A tė kujtohet qė e ke humbur kuletėn e tė hollave? Ky iu pėrgjigj: Po, mė kujtohet, kurrė nuk do ta harroj kėtė! Njeriu Foto: Kuleta dhe sandeku
tha: Tė pata pyetur se a mund tė ma pėrshk-ruash kuletėn e ti e bėrė kėtė. Mustafai tha: Po, kėtė e pata bėrė atė natė kur isha duke qarė! Njeriu shkoi tek njė arkė e zbukuruar dhe nxori njė kuletė: A ėshtė kjo kuleta juaj? Mustafai mori frymė me vėshtirėsi dhe gati sa nuk i doli shpirti kur e pa kuletėn e tij. Nga gėzimi dhe tronditja humbi vetėdijen. Kur erdhi nė vete, i tha njeriut: Pashė Allahun, ku e gjetėt? Njeriu iu pėrgjigj: E kam gjetur para dhjetė vjetėsh nė rrugė pėr nė haxh. I thashė njė njeriu qė tė bėrtiste me zė, kush e ka humbur kuletėn, mirė-po askush nuk u paraqit, prandaj e mora qė ta ruaj duke iu lutur Allahut xh.sh. qė tė mė ndihmojė nė gjetjen e pronarit tė kėsaj kulete. Unė nuk ha haram. E falėnderoj Allahun, i Cili tė ka dėrguar nė kėtė qytet dhe ma ka mundėsuar tė ta kthej kuletėn kur ke pasur mė sė tepėrmi nevojė pėr tė holla! Kėto para janė fituar hallall. Merre kuletėn tėnde dhe paratė qė i fitove mė parė, ngase ti kam dhėnė njėqind dinarė nga kuleta jote!
Mustafai e falėnderoi atė njeri pėr ēdo gjė qė kishte bėrė, si dhe e luti Allahun xh.sh. qė ta ndihmonte edhe mė shumė pėr shkak tė fisnikė-risė dhe sinqeritetit tė tij.
Jeta pėrsėri u ringjall te Mustafai dhe familja e tij: Bota e muslimanėve ende ėshtė plot me mirėsi dhe sinqeritet, kur ka ende tė tillė si ju. Allahu i sprovon krijesat e Tij. Mė duket sikur Allahu jua kishte dhėnė nė amanet kėto para, qė tė mund tė mi ktheni atėherė kur tė kem mė sė tepėrmi nevojė pėr to. Atėherė lexoi nga Kurani i Nderuar:
Dhe ata tė cilėt kujdesen pėr amanetet e besuara atyre dhe pėr obligimet e veta. Dhe ata tė cilėt lutjet e tyre i kryejnė me kohė ata janė pasardhės tė denjė, tė cilėt do ta trashėgojnė xhenetin; ata do tė jetojnė pėrgjithmonė nė tė. InshaAllah.
MĖSIME NGA KULETA E HUMBUR
Tregtari musliman ėshtė i detyruar ta falėnderojė Allahu xh.sh. dhe tė kapet fuqishėm nė fenė e Allahut Islamin, e pasuria assesi nuk mund tė jetė zėvendėsim pėr Islamin. Mustafai, ndonėse tregtar, nuk ishte mendjemadh.
Kur muslimanin e godet ndonjė fatkeqėsi (rast vdekjeje) duhet tė thotė: Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhiun. (Ne jemi tė Allahut dhe tek Ai do tė kthehemi). Mustafai kėshtu veproi kur iu fundos anija dhe kur iu vranė tė dy djemtė.
Pasuria dhe shėndeti mund ti shkojnė muslimanit pėr njė ditė, siē i ndodhi Mustafasė, kur ai u bė i varfėr, pasi ishte i pasur.
Allahu xh.sh. ndonjėherė i sprovon muslimanėt me fatkeqėsi, qė tė shohė se a do tė jenė ata tė durueshėm apo jo. Mustafai ishte i durueshėm, duke shpresuar nė shpėrblimin e Allahut xh.sh.
Gruaja muslimania duhet tė jetė e durueshme dhe duhet ti ndihmojė burrit tė saj qė ti kalojė mė lehtė problemet jetėsore, tė mos e lėrė atė tė vetmuar, por ta kėshillojė dhe ta nxisė qė tė jetė mė i durueshėm, siē veproi gruaja e Mustafasė kur i vdiqėn fėmijėt.
Shitėsi duhet tu falė borxhet aq sa mundet tė varfėrve dhe skamnorėve, kur tė blejnė diēka nga ai, siē veproi shitėsi i qumėshtit me Mustafanė.
Muslimani duhet ti lutet Allahut xh.sh. sa mė shumė, e sidomos nėse e godet ndonjė e keqe.
Muslimani duhet ta pėrcjellė gjendjen e vėllezėrve tė vet muslimanė dhe tu ndihmojė atyre tamam si njeriu qė dėgjoi natėn zėrin e vajit tė Mustafasė, dhe e pastaj e gostiti atė nė shtėpinė e tij.
Muslimani ėshtė i besueshėm dhe nuk e harxhon mallin e huaj, edhe nėse e ka nė duart e veta atė mall. Kėshtu veproi njeriu i besueshėm qė gjeti kuletėn e Mustafasė.
Muslimani nuk e humb shpresėn nė mėshirėn e Allahut xh.sh. e ndonjėherė fatkeqėsia zgjat shumė e pastaj ndėrpritet, si Must-afai i varfėr, i tėri nė sprova dhe nė fund u bė pėrsėri i pasur me begatitė e Allahut xh.sh.
Foto: dy njerez
dhe ana tjeter: krrabcat dhe leshi
BEFASIA
FĖMIJĖRIA E IBRAHIMIT
Ishte njė fėmijė i zgjuar dhe i gjallė. Mirėpo, nuk kishte mundėsi pėr tu shkolluar. Babai i vdiq kur ishte tre vjeē. Rronte njė jetė tė mjerueshme. E ushqente nėna e vet, e cila edhe kujdesej pėr tė. Punonte nė shtėpi, duke tjerrė lesh, tė cilin pastaj do ta shiste nė treg, nė mėnyrė qė tė kishte mundėsi qė nga disa dėrhem tė fituar tė blente ushqim pėr vete dhe Ibrahimin. E gjora nėnė, nuk e dinte rėndėsinė e diturisė, se nuk ishte grua e ditur. E tėrė vėmendja e saj ishte pėrqendruar nė atė qė tė tjerrė sa mė shumė lesh, qė tė mund tė fitonte para pėr rroba dhe ushqim pėr vete dhe djalin e saj, Ibrahimin. Ndonjėherė i shikonte fėmijėt e fqinjėve si shko-nin nė shkollė qė tė mėsonin shkrim dhe lexim. Por, as nuk e kishte menduar qė ta dėrgonte djalin e saj nė shkollė pėr tė mėsuar diēka. Ibrahimi rritej dhe kishte mbushur gjashtė vjeē. Nevojat e shtėpisė rriteshin dhe me to edhe nevojat e Ibrahimit. I duheshin mė tepėr veshmbathje, rroba dhe ushqim. Prandaj nėna i tha: Ibrahim, si mendon tė punėsohesh nė mėnyrė qė tė fitosh diēka? Ibrahimi nuk e kundėrshtoi nėnėn e vet, se ishte shumė besnik dhe i dėgjueshėm. I tha asaj: Si tė thuash nėnė!
Tė nesėrmen shkuan te njė tregtar dhe nėna kėrkoi nga ai duke e lutur qė ta punėsojė djalin e saj si ndihmės. Tregtari pranoi me kusht qė Ibrahimi tė jetė punėtor i zellshėm dhe i sinqertė. Ajo iu pėrgjigj: Djali im ėshtė rritur nė duart e mia, i edukuar me dashuri ndaj punės dhe respektit! Tregtari i besoi, kėshtu qė ia dha Ibrahimit ēelės-at e dyqanit tė tij tė madh dhe kėrkoi nga ai qė ēdo ditė tė vijė herėt nė mėngjes e ta pastrojė dyqanin dhe ta renditė mallin.
Ibrahimi e pranoi me gėzim punėn dhe punon-te pa u lodhur. Pėr fat tė keq, tregtari ishte shumė koprrac dhe ēdo javė Ibrahimit i jepte vetėm nga njė dėrhem. Njė dėrhem nuk ishte i mjaftueshėm pėr ushqimin, pijen dhe rrobat e Ibrahimit. Pėr kėtė arsye Ibrahimi iu ankua nėnės sė tij pėr koprracinė e tregtarit. Nėna i tha se duhet tė ketė durim gjersa ta mėsojė zanatin e pastaj tregtari do tia rrisė pagėn.
Kishte kaluar njė vit, ndėrsa tregtari Ibrahimit i jepte ende mėditjen e njėjtė njė dėrhem nė javė. Ibrahimi kishte vendosur ta lėshojė atė tregtar dhe tė kėrkojė punė tjetėr. Askush nuk dėshironte ta pranonte, se tregtari kishte kėrcėn-uar tregtarėt e tjerė duke u thėnė: Ibrahimi ėshtė argati im! Kush e pranon nė punė, do ta ndėrprej bashkėpunimin me tė dhe asnjėherė sdo tė flas me tė!
Foto: Djaloshi ne xhami
Tregtarėt ishin frikėsuar nga ky kėrcėnim, prandaj refuzonin qė ta punėsonin Ibrahimin. Kėshtu qė Ibrahimi kishte ngelur pa punė dhe rrinte nė shtėpi i mėrzitur dhe plot brenga.
MĖSIMET NĖ XHAMI
Ibrahimi e kishte shprehi tė shkonte nė xhami pėr tė falur namazin. Para xhamisė, ēdo ditė pas namazit tė drekės, mbaheshin ligjėratat. Ibrahimi pas namazit e dėgjonte me vėmendje ligjėratėn e dijetarit dhe pėrpinte ēdo fjalė tė tij nė lidhje me respektin ndaj prindėrve, dashurinė ndaj punės dhe dėshirės sė ēdo njeriu pėr tė fituar bukėn e vet. Allahu xh.sh. i ka urdhėruar robėrit e Tij qė tė punojnė dhe tė fitojnė pėr tė jetuar, e jo tė rrinė pa punė.
Njė ditė, ndėrsa po dilte nga xhamia, Ibrahimi filloi tė mendonte pėr mėsimet qė jepte dijetari nė lidhje me punėn dhe fitimin, ndaj e pyeti veten: Unė po rri si dembel, e si mund tė kem diēka nėse nuk fitoj? Mė duhet tė punoj! U mundova tė gjeja punė, mirėpo tregtarėt mė refuzonin sa herė qė kėrkoja punė prej tyre. Pastaj nė mendime u kthye nga ligjėrata e dijetarit dhe mendoi se nuk ėshtė duke u munduar sa duhet. Mendonte se duhet tė shkonte nė ndonjė qytet tjetėr, kur nė qytetin e tij tė gjitha dyert i kishte tė mbyllura. Bisedoi me nėnėn e vet dhe ia tregoi asaj vendosmėrinė e tij pėr tė shkuar nė ndonjė qytet tjetėr pėr tė kėrkuar punė. Mirėpo, nėna e tij kishte frikė pėr tė, se ende ishte i vogėl. Ibrahimi e bindi se ėshtė i aftė tė punojė jashtė qytetit tė tij dhe se nuk ka nevojė tė mėrzitet pėr tė. Nėna e tij assesi nuk vendoste qė ta lejonte atė ta lėshojė qytetin. Si tė ndahej nga ai? Mirėpo, kur iu kujtua se si u sollėn tregtarėt ndaj Ibrahimit nė mėnyrė tė padrejtė dhe si refuzuan qė ta punėsonin atė, nė fund u desh tė pranonte qė djali i saj tė shkojė nė ndonjė qytet tjetėr pėr tė punuar.
KĖRKIMI I PUNĖS NĖ NJĖ QYTET TJETĖR
Ibrahimi caktoi ditėn e udhėtimit dhe e luti nėnėn qė ti pėrgatiste ushqim pėr rrugė, pėr disa ditė. Kur erdhi momenti i nisjes, mori ushqimin pėr rrugė, i kėrkoi nėnės qė tia bėnte hallall dhe ta luste Allahun xh.sh. pėr tė. E lėshoi qytetin e vet dhe shkoi nė drejtim tė panjohur.
Udhėtoi tėrė ditėn, aty-kėtu pushonte nga pak nėn hijen e lisave, hante dhe falte namaz dhe i lutej Allahut xh.sh. qė ta ndihmonte nė realizimin e qėllimit tė vet. Kthehej nėpėr fshatra dhe kėrkonte punė, mirėpo, pėr fat tė keq, nuk gjente asgjė, kėshtu qė detyrohej tė shkonte mė tutje. Kaluan tri ditė. Ibrahimi e harxhoi tėrė ushqimin e vet dhe e kishte humbur shpresėn se do tė gjente punė, ndaj ishte i dėshpėruar. Shpesh i binte ndėrmend ajo qė kishte dėgjuar nga dijetari nė xhami, Foto: Lopa po mjelet
se duhet tė jetė i vendosur dhe tė vazhdojė tė kėrkojė punė. Kur e kishte zėnė gjumi nėn hijen e njė lisi, pasi ishte i raskapitur nga rrugėtimi i gja-tė dhe mungesa e ushqimit, erdhi njė njeri me disa dele dhe vendosi qė edhe ai tė pushojė nėn hijen e atij lisi tė madh. E vėrejti Ibrahimin duke fjetur, u ul pranė tij dhe nxori pak ushqim pėr tė ngrėnė. Ibrahimi u zgjua i frikėsuar nga blegėrima e dhenve. Mirėpo njeriu i dha selam me butėsi. nė mėnyrė qė ta qetėsonte. Ibrahimi u qetėsua, dhe njeriu e thirri qė tė hajė sė bashku me tė. Ibrahi-mi ishte i uritur, kėshtu qė i erdhi mirė. Bariu pas kėsaj u ngrit tė mjelė delet dhe i dha Ibrahimit qumėsht, e ky e falėnderoi ngrohtėsisht pėr tė gjitha kėto. Njeriu e pyeti Ibrahimin se nga po shkonte, e ky ia tregoi tė gjitha me radhė. Njeriu buzėqeshi dhe tha: Mos u mėrzit. Nėse do punė, do ta gjesh atė tek unė, e unė do tė tė paguaj mirė! Ibrahimi i befasuar e pyeti se ēfarė pune ishte ajo, njeriu iu pėrgjigj se duhet tė ruajė delet. Ibrahimi iu gėzua kėsaj pune, e sidomos pėr atė se do tė punonte te ky njeri i mirė dhe zemėrgjerė. E pranoi punėn me gjithė zemėr dhe shkoi me atė njeri nė fshatin e tij. U vendos tek ai. Qė tė nesėrmėn mori njė kope tė vogėl qė ti ruante nė njė livadh. I ruante delet nėpėr kodra dhe lugina dhe para mbrėmjes kthehej nė shtėpi.
Ibrahimi ishte punėtor i ndėrgjegjshėm. Punėt e veta prej bariu i kryente me nder dhe zell, edhe pse delet duheshin ruajtur nga ujqit e uritur.
Foto: Bariu me shkop
Aty gjeti fatin dhe rehatinė. Rashidi, pėr tė cilin punonte Ibrahimi, ishte shumė i drejtė, ndėrsa punėn ia paguante mirė. Me Ibrahimin sillej si me djemtė e tij. Ibrahimi e konsideronte Rashidin si baba, ndaj e kishte harruar qytetin e tij. Megjithatė, shpesh i kujtohej nėna dhe dėshironte qė edhe ajo tė ishte me tė, nė mėnyrė qė tė kėnaqej edhe ajo me kėto tė mira qė kishte.
Kishin kaluar tri vjet qėkur Ibrahimi ishte te Rashidi. Kopeja e Rashidit ishte rritur. Por, Ibrahimi dėshironte tė shihte nėnėn e vet, ndaj kėrkoi leje nga Rashidi qė ta vizitojė atė. Ai iu pėrgjigj: - Nuk ka problem, shko dhe vizitoje nėnėn tėnde. Rri atje njė muaj, e pastaj kthehu, se mė duhesh. Te ti kam shumė besim! Ibrahimi i premtoi se do tė kthehej.
KTHIMI NĖ SHTĖPI
Si pjesė tė fitimit, tė cilin e kishte merituar duke punuar tre vjet tek Rashidi, Ibrahimi mori me vete disa dele. Pjesėn tjetėr tė deleve e la te Rashidi, si amanet se do tė kthehej. U pėrshėndet me tė dhe shkoi nė shtėpi te nėna e vet.
Kėshtu, Ibrahimi arriti nė shtėpi me delet e veta dhe pak tė holla nė xhep. Nėna u gėzua shumė, sepse kushte filluar ta pyeste veten nė mos i kishte ndodhur diēka, se mos e kishte pėsuar diku ose nė kishte vdekur. Asnjėherė, qė
Foto: Sandeku
kur kishte shkuar, nuk kishte marrė asnjė lajm. Pėr kėtė arsye gėzimi i saj tani ishte i papėrsh-kruar. E pėrqafoi dhe i tha: - Mė mė ke munguar shumė dhe unė jam brengosur dhe mėrzitur. Mos u largo mė nga unė.
Ibrahimi i tha: - Nėnė, kam punuar te njė njeri i mirė dhe zemėrgjerė. Ishte njeri shumė fisnik dhe shumė mirė mė paguante, e tek ai kam lėnė edhe njėherė kaq dele sa kam sjellė nė shtėpi dhe i kam premtuar se do tė kthehem! Nėna e ndėrpreu: - Sado qė ti tė mė flasėsh pėr nderin dhe pėr fisnikėrinė e Rashidit, nuk dua qė tė shkosh pėrsėri, se nuk do tė mund tė duroj edhe njė ndarje me ty!
Ibrahimi e dėgjoi nėnėn e tij dhe vendosi tė mos kthehet te Rashidi. E pyeti se ēfarė do tė punonte kėtu dhe nėna i tha: Puno ēfarė tė duash, shko nė treg dhe shiti kėto dele. Blej njė gomar dhe shfrytėzoje pėr mbartje, puno si hamall.
Ibrahimi veproi ashtu siē i tha e ėma dhe filloi tė punojė si hamall.
Njė pjesė tė fitimit e shpenzonte pėr vete dhe nėnėn e tij, ndėrsa pjesėn tjetėr e kursente. Nga kursimi bleu njė shtėpi e pastaj u martua.
Puna e tij ishte tu transportonte njerėzve gjėrat e tyre ose grurin gjer nė mulli.
Foto: Gomari i ngodhurFAMILJA E IBRAHIMIT
Numri i anėtarėve tė familjes sė Ibrahimit shtohej, kėshtu qė pas dhjetė vjetė martese ai kishte pesė fėmijė, e me tė dhe gruan e tij jetonte edhe nėna e tij. Harxhimet pėr ushqim, rrobe dhe pėr shkollimin e fėmijėve shtoheshin.
Ibrahimi ishte i vendosur qė fėmijėt e tij tė bėheshin tė ditur, qė tė mos jetojnė si ai, pa shkollė dhe injorantė. Prandaj u duhej siguruar fėmijėve vet ēdo gjė qė ishte e nevojshme pėr mėsim, por edhe ushqimin dhe veshje.
Njė ditė, tek shkonte me gomarin e vet tė ngarkuar me thasė tė rėndė me grurė, duke e detyruar tė ecte mė shpejt, gomari u rrėzua, ra dhe shumė shpejt ngordhi. Ibrahimi u mėrzit shumė dhe filloi tė mendojė se ēfarė do tė bėnte pa gomarin, kur nuk kishte as para tė kursyera qė tė mund ta blejė tjetrin. Erdhi nė shtėpi i mėrzitur dhe i zhgėnjyer me lot nė sy. Duhej ta ushqente familjen, por nuk mund tė fitonte. Nuk dilte nga shtėpia, kurse fėmijėt e tij i kishte kapluar frika se babai i tyre tanimė ishte i varfėr.
Kur e pa nė kėtė gjendje, nėna e tij plakė iu drejtua me kėto fjalė: - Ibrahim, biri im, pėrse rri kėshtu si grua? Asnjėherė nuk tė kam parė kėshtu tė pashpresė dhe tė papunė e tė mos dalėsh nga kjo situatė. Shko tė kėrkosh punė!
Ibrahimi iu pėrgjigj: - Ēfarė tė bėj, kur gomari im, me tė cilin kam punuar dhe kam fituar, mė ka ngordhur. Ku ta marr tjetrin?
- Duhet tė bėsh ēmos pėr tė fituar, e jo tė rrish dhe tė vajtosh. A nuk tė kujtohet kur si fėmijė shkove nė njė vend tjetėr pėr tė kėrkuar punė? E tani, kur je burrė i fortė dhe ke familje tė madhe, mund tė qėndrosh pa punuar? Fėmijėt i ke tė uritur! Kėtu Ibrahimit iu kujtua Rashidi dhe delet e veta, tė cilat i kishte lėnė tek ai. Menjėherė u ngrit, duke shpresuar se mendimi i tij ndoshta realizohet, dhe i tha nėnės: - Do tė shkoj pėrsėri te Rashidi. Tani mu kujtua, delet e mia janė tek ai. Nėse mi kthen, do tė mund tė blej njė gomar! Nėna i tha atij: - Tani tė ra ndėr-mend Rashidi dhe delet e tua? Ēdo gjė mund tė ketė ndryshuar pas gjithė kėtyre viteve. Si do tė mund ti thuash se pas gjthė kėtyre viteve ti ke dele tek ai? Kush e di, ndoshta edhe ka vdekur. Mendo diēka tjetėr!
Pas kėsaj, Ibrahimi u ul i brengosur, duke humbur shpresėn.
BEFASIA
Atė natė Ibrahimi nuk mundi tė flinte. Plot brenga dhe mėrzi tė madhe, mendonte se ēfarė do tu jepte fėmijėve tė vet nesėr pėr tė ngrėnė. Sa e kishte kapluar gjumi, iu paraqitėn para syve delet qė kishte lėnė te Rashidi sikur blegronin pe-
Foto: Endrra
rreth tij dhe e thėrrisnin qė ti merrte ato. I gėzuar mendonte se si do tė pėrqafonte njė herė njėriu qengj e pastaj tjetrin. Mirėpo, pėr fat tė keq, kjo ishte vetėm njė ėndėrr. Tėrė natėn, kur zgjohej ishte me brenga, e nėse e kaplonte gjumi delet e thėrrisnin pėrsėri nė ėndėrr.
Nė mėngjes vendosi tė shkonte nė fshatin e Rashidit. I kėrkoi leje nėnės, u pėrshėndet me gruan dhe fėmijėt dhe u nis pėr rrugė. Pasi fshati ishte zhvilluar dhe kishte ndryshuar shumė, filloi tė pyeste pėr Rashidin. Atje arriti pas tri ditėsh. Kur erdhi te shtėpia e Rashidit, e pa atė aty. Rashidi rrinte nė njė kodrinė dhe shikonte delet e veta, tė cilat kishin mbushur luginėn. Ibrahimi iu afrua, i dha selam dhe i tha: - Zotėri, unė jam Ibrahimi, a po mė njihni?
Rashidi iu pėrgjigj: Mirėsevjen! Shumė mirė po mė kujtohesh!
Ibrahimi vazhdoi: - A ju kujtohet zotėri, se tek ju pata lėnė disa dele. Tani mė duhen!
Rashidi buzėqeshi dhe e pyeti: Pse shkove e mė nuk u ktheve, e mė pate premtuar se do tė kthehesh!
Ibrahimi iu pėrgjigj: - Dėgjova nėnėn, e ajo nuk mė lejoi tė kthehem. Kėrkoi tė mbetem me tė. E dėgjova dhe qėndrova me tė. Tani kam ardhur tek ju qė tė mė ktheni delet e mia, Allahu ju dhėntė ēdo tė mirė!
Rashidi i tha: - Shiko nė kėtė luginė dhe mė thuaj ēfarė po sheh!
Ibrahimi i tha: - Delet tuaja!
E Rashidi i tha: - Ato janė tė tuat. Merri dhe shko nė shtėpi!
Ibrahimi iu pėrgjigj: - Unė kėrkoj vetėm delet e mia. Ishin katėr apo tri dele, ju mė thoni: Merri delet qė kanė mbushur tėrė luginėn! Ēėshtė me ju, mėsuesi im?! A mė pėrqeshni?
Rashidi iu pėrgjigj seriozisht: - Po them tė vėrtetėn, skam pėrqeshur asnjėherė askė, e as ty tani. Kėto janė delet e tua. Janė rritur dhe janė shtuar e tani janė kėto qė po sheh. I kam ruajtur dhe jam kujdesur pėr ty, se ndoshta njė ditė kthehesh dhe i merr ato. E falėnderoj Allahun, ke ardhur nė momentin e duhur! Biri im, tani jam shumė plak dhe kisha frikė se do tė vdisja para se ti ktheja delet. Merri delet dhe kthehu, Allahu tė ndihmoftė. Kthehu, Zoti tė bekoftė!
Ibrahimi ishte shumė i gėzuar dhe falėnderues ndaj tij.
- Kėto dele vlejnė me mijėra dinarė. Falėnderimi dhe lavdėrimi i takon Allahut, jam bėrė shumė i pasur! Fėmijėt do tė jenė tė lumtur kur tė mė shohin. Ende ka nė kėtė botė njerėz tė mirė dhe tė ndershėm. I falėnderuar qoftė Allahu!
Foto: Dy njerez dhe lugina me dele
MĖSIMET E TREGIMIT
Fėmija musliman duhet ti nėnshtrohet nėnės sė vet, si shpėrblim pėr mundin qė ajo ka dhėnė pėr tė.
Rinia muslimane duhet tė marr pjesė nė grupe dhe shoqata nėpėr xhami, nė tė cilat mėsohen dituritė dhe leximi i Kuranit.
Duhet tu bėjmė mirė tė varfėrve dhe skamnorėve, siē bėri bariu me Ibrahimin, kur e gjeti nėn lis.
Muslimani nuk duhet ta keqpėrdorė besimin qė i ėshtė dhėnė, por duhet tė ketė besim, siē kishte Ibrahimi nė punėn e tij si bari.
Muslimani duhet ta fitojė bukėn e tij nė mėnyrė hallall, edhe nėse duhet tė jepė mund tė madh. Muslimani nuk guxon tė jetė i kėnaqur me fitimin haram.
I riu musliman nuk duhet tė udhėtojė e ta lėrė nėnėn vetėm, nėse ajo nuk e lejon kėtė.
Muslimani asnjėherė nuk e humb shpresėn. Ai ēdo herė duhet ti mbėshtetet Allahut tė Lartėsuar dhe nuk bėn tė jetė dembel.
Muslimani nuk duhet tė hajė pasurinė e tė tjerėve nė mėnyrė tė palejuar, por tė veprojė ashtu siē veproi Rashidi.
Kur muslimani fiton shumė pasuri, kjo nuk duhet ta mashtrojė, por duhet ta falėnderojė Allahun, siē veproi Ibrahimi kur Rashidi i dha njė kope tė madhe me dele.
Foto: Lotaria , ana tjeter
Foto: Kepucat
LETRA QĖ FITON
Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshiruesit!
DUKE FALĖNDERUAR ALLAHUN ZGJASIN BEGATITĖ (NIMETET)
Ademi jetonte nė shtėpinė e tij tė re, i lumtur dhe i kėnaqur me djalin e tij Dritonin dhe gruan e tij tė devotshme Fatimen. Ata para martesės, kishte jetuar disa vjet me qira nė njė dhomė tė errėt.
Sot, pas katėr vjet martese, kishin sjellė nė kėtė botė dy binjakė, tė cilėt i kishin emėruar Luan dhe Vjollca, e dhuntia e Allahut kishte bėrė qė babai i tij tė kishte njė dyqan tė vogėl ku shiste dhe ndreqte kėpucėt. Gruaja e tij ishte edukuese dhe amvise e mirė dhe i pėrmbahej Fjalėve tė Allahut xh.sh.:
Nėse falėnderoni, do tjua shtoj tė mirat
(Ibrahim: 7)
LUMTURIA VJEN ME PUNĖ (HALLALL) E JO ME LOTO (HARAM)
Njeriu asnjėherė nuk di se ēfarė sjellin ditėt, kėshtu qė Ademi filloi ngadalė tė grumbullojė para dhe ti kursejė ato. Ēdo ditė zgjohej herėt dhe bėnte punėn e vet.
Njė ditė vėmendjen e tij e tėrhoqi zėri i shitėsi tė lotarisė, i cili dinte ti afronte njerėzit me fjalė tėrheqėse: Lotoja e madhe e kėtij viti! Jeta ėshtė loto! Sė shpejti do tė jetė tėrheqja e madhe dyqind e pesėdhjetė mijė euro! O fatbardhė, fati po tė buzėqesh pėr vetėm pesė euro!
SHEJTANI ASNJĖHERĖ NUK PUSHON
Ademi dinte shumė mirė si tu largohej mendimeve cytjeve tė shejtanit kur i binin ndėr-mend. Mirėpo kėtė herė lakmia e bėri tė vetėn dhe ngadalė pa u vėrejtur e zuri vendin e vet. Filloi tė pėrsėriste: Dyqind e pesėdhjetė mijė euro!!! Rast qė nuk lėshohet. Duhet tė paguaj vetėm pesė euro qė dyert e fatit tė hapen
Dorė, shko nė xhep, nxirri pesė euro qė dyert e fatit tė tėrat tė hapen
Dorė, shko nė xhep, nxirri pesė euro, ky ėshtė ēelės i fatit. I tha shitėsit: Ma jep njė kombinim tė lotos dhe mė ndihmo Zot qė ta fitoj shpėrblimin kryesor!
Duhet tė kishte thėnė: O Shejtan, nė vend qė tė pėrmendte emrin e Allahut xh.sh. Allahu nuk urdhėron qė tė veprohet punė e keqe dhe e padrejtė. Ai ndalon qė tė veprohet punė e keqe dhe e padrejtė. Ai ndalon qė tė marrim atė qė tė tjerėt e kanė fituar me djersė dhe mund, e kurrė
Foto: Lotaria
nėse fitohet me padrejtėsi, me kumar dhe pa mund.
E MIRA U TAKON TĖ MIRĖVE
Ademi kishte harruar se e mira vjen vetėm nėpėrmjet njė dere. Allahu pranon vetėm atė qė ėshtė e mirė. Ademi kishte blerė kombinimin me numėr 456789. Shejtani ia pėrziente trurin se fati fillon me numrin katėr dhe numrat qė pasojnė pas saj
O fati im, bėhu nė vendin mė tė mirė pėr mua nė kutinė e biletave
Do ta fitoj, do ta fitoj shpėrblimin e parė pėr vetėm disa tė holla, pėr vetėm pesė euro! Qėllimi im ėshtė i mirė. Allahu do ti pėrgjigjet lutjes sime. O Zot, mos bė qė tė tjerėt tė fitojnė
Gjėrat e ėmbla, pallatet dhe ēdo gjė e mirė le tė jenė vetėm pėr mua! O Zot! Ti do tė mė pėrgjigjesh dhe do tė ma mundėsosh kėtė gjė mua!
HALLALLI DHE HARAMI JANĖ TĖ NJOHURA
- O Zot, nuk kam folur pėr kėtė gjė para gruas sime, Fatimes. Ajo ėshtė grua e drejtė dhe e devotshme. Vetėm hallallin e pranon. Nuk beson nė loto dhe nuk dėshiron tė dėgjojė pėr lojėrat e fatit. Kėtė ajo e quan bixhoz, e ndonjėherė mall-kim, mirėpo kėtė herė pa dyshim se do tė jetė befasi. Numri i kombinimit ėshtė i pabesueshėm, pėrbėhet nga numrat e njėpasnjėshėm.
Foto: Kepuctari fitues i shperblimit te pare
Papritmas nė dyqan hyri fqinji, Murati, pasi Ademi ia kishte tėrhequr vėmendjen e tij, duke puthur kombinimin e lotos, i tha: - Ēke o njeri qė e puth atė?! O Adem, kjo ėshtė haram
Ky veprim ėshtė haram, edhe nėse nga fitimi ndėrton xhami dhe shkolla, apo u ndihmon atyre qė kanė shumė nevojė pėr ndihmė!
I MIRI NUK PRANON PĖRVEĒSE TĖ MIRĖN
Ademi iu pėrgjigj nė mėnyrė nėnēmuese dhe me cinizėm: Unė kėtė e di dhe ti do tė mė thuash: Allahu ėshtė i Mirė dhe pranon vetėm atė qė ėshtė e mirė
E unė ēfarė kam bėrė?! Unė nuk kam vrarė askė. Nuk kam vjedhur!!! Njė plus njė bėjnė dy, e euro ėshtė euro
Ky ėshtė parim njerėzor, o Murat! Unė do tė pendohem tek Allahu. Do tė shkoj nė haxh! Do tė jem si fėmijė i pasherr, siē thoni ju, i devotshėm!
Murati e lėshoi dyqanin ende pa e pėrfunduar bisedėn, ndėrsa Ademi mbeti i vetmuar nė ėndrrat e veta duke vallėzuar dhe duke e pritur momentin e tėrheqjes.
Jo shumė pas kėsaj, kuptoi se kombinimi i tij i lotarisė me numrin 456789, kishte fituar shpėrblimin e parė!
ZILIQAR
EDHE NĖ HARAM
Zemra e Ademit lundroi nė detin e ėndrrave. Tė gjithė e ulnin kokėn, vetėm ai e mbante tė ngritur. Tė gjitha letrat e fatit u fundosėn, pėrveē letrės sė shitėsit tė kėpucėve. Ajo shėndriste si Diell mbi kokat e tė gjithė tjerėve. Shėndritja e saj nuk krahasohet me shėndritjen e yjeve. Sa i ėmbėl qė je, o fat
250000 euro tė gatshme, kėto do ti fitoj tani. Po shkoj ti marr, largohuni nga rruga.
Sytė e tė gjithėve e shikonin me zili, sikur i thoshin: Bota ėshtė jotja, Adem! Do ti kesh tė gjitha, do tė bėsh ēfarė tė duash. Do tė banosh nė shtėpinė mė tė bukur! Do tė kesh njė dyqan kėpucėsh. Askush sėshtė si ti!
PASURIA VERBON
Ademi nxitoi kokėlartė, me buzėqeshje tė madhe nė fytyrė, deri tek arka duke bėrtitur: Unė, unė e kam fituar shpėrblimin e parė, mi jepni paratė e mia! Jam duke fluturuar nga gėzimi
bota ėshtė imja! Gazetarė, mė fotografoni! Fotografia ime le tė jetė nė faqet e para tė gazetave tuaja
Unė jam Ademi! Jam bėrė budalla pas parave!!! Unė!!! Unė!!!
Vėrtet ishte si budalla, budalla i pashoq
fitues nė fat dhe budallallėk. Vazhdoi tė bėrtiste
pa marrė parasysh asgjė tjetėr, veē paratė.Foto: Parate
PUNĖ TĖ SHEJTANIT
Se sa ishte mėrzitur Fatimja, as mos pyetni, kur kishte lexuar se ēfarė shkruante nėn fotografinė e burrit tė saj nė gazeta: Shitėsi i thjeshtė i kėpucėve fiton shpėrblimin e parė nė tėrheqjen e lotos!!! E paramendonte fotografinė e tij nė Ditėn e Gjykimit. Ajo ėshtė dita kur njeriut nuk i ndihmon as pasuria, as fėmijėt, por vetėm punėt e tij tė mira.
Tani Ademi rrinte nė mes tė shtėpisė, pranė parave. Njėherė i prekte e pastaj i numėronte ose i puthte. Do tė udhėtoj, do tė tregtoj, do tė blej shumė letra tė fatit. Do tė kem pallate
mėndafsh
rroba tė bukura
shtrate tė rehatshme
NJERĖZVE U JANĖ ZBUKURUAR EPSHET
Ende pa kaluar ajo ditė, Ademi kishte shitur ēdo gjė nga dyqani i vet, madje edhe vetė dyqanin. Kėrkoi nga fqinji i vet, Murati, qė tia kthejė borxhin. U kthye nė shtėpi i gėzuar, me njė pasuri tė madhe tė cilėn e kishte fituar pa mund dhe pa djersė. Gruaja e tij qante pėr shkak tė sjelljeve dhe fjalėve tė tij qesharake: - Tė gjithė fqinjtė do tė na kenė zili. Do tė kemi vetėm gjėra tė reja! Lumturia ėshtė jona! Eja, tė vallėzojmė rreth parave! Hajde, eja!
TĖ USHQYERIT ME HARAM ĖSHTĖ HARAM
U ndal kur pa lotėt nė faqet e bashkėshortes
Qeshi si budalla dhe i tha: - A nuk ėndėrroje pėr udhėtimin nė det
pėr shkuarje nė vendet mė tė bukura? Gėzohu sė bashku me mua dhe pėrgatitu pėr rrugė ta shėtisim tėrė botėn, ta shijojmė fatin dhe ta ndiejmė tėrė kėtė pasuri
Ska Zot tjetėr veē Allahut! Ēdo gjė nė kohėn e vet ka shijen dhe bukurinė e vet.
Pastaj Fatimja tha: - Si tė gėzohem me paratė e marra nga goja e tė tjerėve. Kėto para pėr mua janė haram, dhe ēdo kafshatė nga kėto para mė ēon nė xhehenem. Shko vetėm deri nė fund tė botės dhe largoji kėto para nga shtėpia. Allahu do tė na ndihmojė, ndėrsa harami assesi nuk do tė na bashkojė.
DIKUSH KA IMAGJINATĖ BUDALLAI
Fatimja nuk deshi tė pėrshėndetet mė tė kur ai mori diēka prej tė hollave, ndėrsa pjesėn mė tė madhe e la. Shkoi me kokė lart nė drejtim tė stacionit tė autobusėve. Tė gjithė e shikonin me zili, sikur donin ti thoshin: Ne jemi shėrbėtorėt e tu, ti vetėm urdhėro
Realiteti ishte shumė i ngjashėm me ėndrrėn
Mbret pa mbretėri! Para hyrjes nė autobus buzėqeshi nė mėnyrė tė ėmbėl, sikur dėshironte tė pėrshėndetej me ėndrrat e tij
Foto: Syri me lote
Mirėpo, ēkishte Murati? Ai po shpejtonte me moto-ēikletė pėr nė stacionin e autobusėve. Nga balli i pikonin djersėt dhe bėrtiste nga larg: - Adem, zbrit nga autobusi, mos udhėto!
ALLAHU ISHTE ME TĖ
Ademi zbriti me tė shpejtė nga autobusi dhe gati i ra tė fikėt kur dėgjoi se ēfarė i tha Murati: - Eja nė shtėpi, shpėto gruan dhe fėmijėt e tu! Njė prishje nė rrjetin elektrik ka shkaktuar zjarr nė shtėpinė tėnde! Gruaja mezi i ka shpėtuar fėmijėt nga zjarri qė shumė shpejt e dogji shtėpinė. Ulu nė motoēikletė dhe tė shkojmė te ndihma e shpejtė!
Ademi ndjeu sikur po i binin nė kokė me ēekiēė tė hekurt.
Kėshtu, fituesi i shpėrblimit tė parė, u bė i pari nė fatkeqėsi.
MOS E HUMBNI SHPRESĖN NĖ MĖSHIRĖN E ALLAHUT
Tė hollat u dogjėn, dyqani u shit
E edhe shejtani e kishte lėshuar. Dhe sikur i thoshte: Mos mė mallko mua, por veten!
Nė njė moment ėndrrat i shkuan. E humbi vetėdijen. Kur hapi sytė, pa Muratin duke ia fshirė ballin nga lotėt.
Foto: Shtepia e djegur
- Mos u mėrzit, o Adem! Caktimin e Allahut askush nuk mund ta ndryshojė! Falėnderimi i takon Atij, pėr ēdo rast. Gruaja dhe fėmijėt do tė shėrohen, e Allahu i pranon pendimet e robėrve tė tij. Kthehu tek Ai! Ai i fal mėkatet!
Ademi e shtrėngoi dorėn e fqinjit tė vet dhe duke qarė tha me sytė e drejtuar nga qielli: I falėnderuar qofsh, o Zot! Ska zot tjetėr qė meriton adhurimin veē Teje! E unė vėrtet kam bėrė gabim ndaj vetes sime! (Enbija, 87)
Foto: Duart dhe duajaMĖSIMET E TREGIMIT
Ndodh ndonjėherė qė varfėria tė jetė e mirė pėr muslimanin, se pasuria shpeshherė e prish njeriun.
Shejtani asnjėherė nuk ndalet, prandaj edhe ne nuk duhet tė rreshtim sė kėrkuari mbrojtjen e Allahut xh.sh.
Shejtani i nxit njerėzit tė mendojnė se lumturia ėshtė nė fitimin e haramit, e nė tė vėrtetė ėshtė e kundėrta. Lumturia nuk ėshtė nė pasuri, por nė devotshmėri.
Muslimani duhet tė kėshillohet me njerėz tė mirė dhe tė ditur kur dėshiron tė bėjė diēka, por dyshon a ėshtė e lejuar (hallall) apo e ndaluar (haram).
Fqinji duhet kėshilluar dhe udhėzuar nė punė tė mira, kur e sheh se punon gjėra tė ndaluara.
Muslimani nuk duhet tė gėzohet kur dikush nga familja e tij ka fituar diēka nė mėnyrė tė palejuar, mirėpo duhet tė mėrzitet, siē u mėrzit Fatimja kur Ademi fitoi nė loto.
Kur muslimani fiton ndonjė pasuri, nuk duhet tė sillet me mendjemadhėsi, siē bėri Ademi.
Nėse te muslimani mėkatar gjendet ndonjė pasuri e fituar nė mėnyrė tė palejuar, nuk i lejohet qė ushqehet nga ajo pasuri tė.
Atij qė e fiton pasurinė e vet nė mėnyrė tė palejuar, Allahu xh.sh. ia largon bereqetin nga ajo pasuri ose pasuria hallall zhduket sė bashku me atė haram, siē ishte rasti me zjarrin nė shtėpinė e Ademit.
Muslimani duhet tė pendohet tek Allahu xh.sh. pėr mėkatet e bėra dhe tė nxjerrė mėsim nga fatkeqėsia qė e godet.
Foto: Pemeshitesi
Foto tjeter: Pemeshitesi
RRUSHI I LLASTUAR
Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshiruesit!
Unė jam njė kokėrr rrushi. Kokrrat e tjera janė vėllezėrit e mi. Kanė ardhur para meje nė botė. Kalaveshi ynė pėrbėhet prej katėr kokrrash. Ishin tė vogla, pastaj u rritėn dhe u poqėn.
Isha vėrtet i llastuar. Allahu e kishte caktuar qė tė isha kokrra e fundit, kėshtu qė kėtė ofiq e kam fituar kur kam zbukuruar renditjen tonė.
Jeta e fėmijės sė llastuar ėshtė e stėrmbushur me ndodhi. Kėtė herė do tiu rrėfej tre tregime.
VJEDHĖSI I PJESHKAVE
Isha pesėvjeēar. Njė ditė dola me biēikletėn time, e cila nuk ishte nė gjendje aq tė mirė, pėr shkak tė pėrdorimit tė tepėrt tė saj. Nganjėherė e tėrhiqja me vete e nganjėherė hipja mbi tė, derisa arrita te njė vend qė quhet Dera e kuqe, jo edhe aq larg nga lagjja jonė. Ishte aty shitėsi i bylmetit, Qerimi dhe zdrukthtar Naimi pranė ēezmės. Shpeshherė bėja kinse po pija ujė nė mėnyrė qė te lagia rrobat, gjė qė mė pėlqente shumė. Pėrpara ēeshmės ishte dyqani i frutave i xhaxhi Jakupit, i cili qėndronte nė mes tė frutave duke bėrtitur: Tė kuqe dhe tė pjekura, tė kuqe dhe tė pjekura!, e ndėrkohė i rregullonte dhe i paloste pjeshkėt nėpėr arka. Ishte i kėnaqur qė po thėrriste blerėsit me zėrin e tij tė mirė.
Qėndroja pranė ujit, si zakonisht, ndėrsa sytė e mi shikonin pjeshkėt qė ishin tė renditura bukur. Kėtu luhej loja e shejtanit: heroi dhe hajduti kur xhaxhi Jakupi nxori njė arkė me pjeshkė para dyqanit. A do tė ketė sukses kjo lojė? Gjer atėherė asnjėherė se kam provuar rol-in e hajdutit. E preka xhepin, ishte i zbrazur. Iu afrova me kujdes arkės, duke shfrytėzuar rastin kur shitėsi ishte i zėnė me njė myshteri. Me shpe-jtėsi dhe mjeshtėri tė madhe e zgjata dorėn, kėshtu qė pjeshka e madhe u gjet nė xhepin tim. Me shpejtėsi tė vetėtimės u ndala me biēikletė para shtėpisė sime. Para se tė trokisja nė derė, e nxora pjeshkėn dhe e kafshova me lezet. Por, gjurmėt e vjedhjes mė kishin mbetur nė buzė. Kur nėna e hapi derėn, i pa kėto gjurmė, duke pėrfsh-irė me njė shikim xhepin tim dhe duart e mia. Kur mė pyeti: Ēfarė po ha? e kuptova se isha zbuluar.
Nuk isha mėsuar ta gėnjeja nėnėn. Ajo mė kishte mėsuar tė isha i sinqertė, edhe pse mė kishte llastuar. U pėrgjigja i hutuar: - Kam njė pjeshkė.Foto: Gajbe me pjeshka
- Ku e more?
- E kam vjedhur nga dyqani i xhaxhi Jakupit.
U hidhėrua, por nuk mė kėrcėnoi. Shumė shpejt erdhi nė vete, mė kapi pėr dore dhe mė dėrgoi nė dyqan. Kėrkoi gjysmė kilogrami pjeshka, e pagoi dhe mori njė qese tė vogėl me fruta. Nga qesja nxori njė pjeshkė tė pjekur e tė kuqe dhe e ktheu nė arkė, e xhaxhi Jakupi kėtė as nuk e vėrejti. U ēudita pse e bėri kėtė, kur ne e kishim paguar atė pjeshkė!!!
U kthyem nė shtėpi. Para se tė filloja qė ti haja pjeshkėt, nėna ime e ndershme dhe e devotshme filloi tė mė rrahė, aq dhimbshėm, saqė shpejt e harrova kėnaqėsinė e pjeshkės sė parė.
Kjo pėr mua ishte mėsimi i parė dhe i fundit pėr ndershmėrinė. Pas kėsaj nuk kisha mė nevojė pėr kurrfarė kėshille qė do tė mė mėsonte nderin.
Nėse xhaxhi Jakupi nuk mė ka parė duke e vjedhur pjeshkėn, Allahu, i Cili na i ka dhuruar kėto pjeshka tė shijshme, sheh ēdo gjė qė punoj-mė.
Foto: Stacioni i trenit
DETYRIMI I HARRUAR
Nė fund tė javės, kur u ktheva nga shkolla (e enjte, 29 Prill, 1985), erdhi koha pėr tė shkruar detyrat e shtėpisė. Kur e kreva detyrėn, u ēlirova dhe hyra nė ėndrra tė bukura, tė bukura si fėmij-ėria, se nesėr, tė premten, do tė shkoja me nėnėn nė parkun Burimi i gjelbėr dhe se si do tė udhėtoja me tren nėpėr sheshin Hasan Prisht-ina. Kėnaqesha duke menduar pėr kėtė.
Ėndrrat e mia realizoheshin. Shėtitja kishte kaluar me gėzim dhe hare dhe u ktheva i gėzuar dhe i kėnaqur.
Erdha nė shtėpi i lodhur, pasi luajti shumė pranė burimit. Duke prekur nėpėr shtrat kėrkoja ēantėn, qė tė bindesha se detyra ėshtė nė vend. Mirėpo, pėr shkak tė lodhjes sė madhe, mė kaploi njė gjumė i thellė. Mė duhej tė flija, nė mėnyrė qė tė pushoja. Fjeta deri vonė. Nėna provoi disa herė tė mė zgjojė. U zgjova pas orės shtatė e gjysmė dhe i kėrkova falje nėnės. Thashė lutjet e mėngjesit, tė cilat mė kishin kaluar duke fjetur. E mora me tė shpejtė ēantėn dhe njė riskė buke tė lyer me gjalpė dhe nxitova pėr nė shkollė. Duke e falėnderuar Allahun xh.sh. arrita nė kohė, para ziles, nė shkollė (e cila gjendej nė lagjen Sara-nda). Nuk e ndiva mundin, sepse e doja shkollėn. Aty mėsojmė dhe edukohemi. Shkolla ime dallo-hej pėr nxėnės tė shkėlqyer dhe tė edukuar, siē
Foto: Canta dhe fletorja
jam edhe unė, i falėnderuar qoftė Allahu xh.sh.
Nė shkollė filluam me Bismil-lah! Mėsues Osmani kėrkoi qė tė nxjerrim fletoret, qė tė na i shikojė detyrat e shtėpisė. Kur e futa dorėn nė ēantė, fletoren nuk e kisha!!! Ndoshta kishte mbetur pėr tė fjetur nė shtratin tim?! A do tė mė besojė mėsuesi? Asnjėherė nė shtatė muajt e kaluar nuk kishte ndodhur tė mos i bėja detyrat e shtėpisė!
Erdhi radha ime e mėsuesi mė pyeti: Ku i ke detyrat?
Njė lot i madh mė pikoi nėpėr faqe. Nuk isha mėsuar tė arsyetohesha pėr njė gjė tė kėtillė. Mirėpo, si ta argumentoj se nuk jam fajtor? Shkova nė vendin e dėnimit, por mėsuesi nuk na dėnonte menjėherė. Pata fat. Dikush trokiti nė derė. Erdhi shpėtimi!!! Njė grua mbante njė fletore dhe pyeti: A e keni nė klasė njė fėmijė tė vogėl bjond i cili e ka harruar fletoren? Ju lutem, faleni atė! Ja, kėtu ėshtė fletorja dhe jepjani kėtė qese tė vogėl. I buzėqesha nėnės dhe e falėnderova me shikim pėr kudesin e saj. E hapa qesen dhe nė tė ishin 99 kokrra rrushi
Pse nuk ishin njėqind? Nėna ime nuk harron, por donte tė mė japte njė mėsim qė tė mos harroja mė.
Tė falminderit nėnė edhe njė herė! Fėmija yt i llastuar e mori edhe njė mėsim pėr nderin dhe sinqeritetin nė tregimin e parė, e ardhja jote tani
Foto: Lapsi me syza
ma dha edhe njė mėsim tjetėr: qė tė mos e lė kryerjen e punėve tė mia dhe qė tė mos harroj.
SHIKIMI I FUNDIT
Mė kishin kėshilluar qė ta lus Allahun xh.sh. qė ta shpėtojė nėnėn time, sėmundja e sė cilės ishte gjithnjė e mė e rėndė. E mbarova klasėn e gjashtė dhe kalova nė klasėn e shtatė. Mirėpo, kėtė herė nėna ime nuk mė pėrcolli. Shėndeti i saj ėshtė keqėsuar shumė. Kam frikė se do tė mė lėshojė dhe do tė kalojė nė botėn e qetėsisė dhe rehatisė, pa sėmundje dhe dhembje.
E kanė sulmuar katėr sėmundje menjėherė
Njė mjek hynte, tjetri dilte dhe secili nga ata kėrkonte qė ti blehej ilaē i ri dhe ti kushtohej mė tepėr kujdes dhe ti ndalojmė vizitat.
Por, ēėshtė mė e keqja, vizitorėt kishin vėrshuar pėr ta parė. Secili propozonte tė kėrkonim ndonjė mjek qe vėshtirė pėr tu kapur, ose ndo-njė ilaē qė truri nuk mund ta pranojė. E si do tė mund ta pranonte barku i nėnės sime? Ajo ishte shumė e dobėt nga dhembjet e mėdha tė cilat i duronte pa u ankuar dhe assesi nuk thoshte tjetėr gjė vetėm se: Falėnderimi i takon Allahut xh.sh.! Tė gjitha mund ti mendoja, pėrveē vdekjes dhe ndarjes prej saj. Nuk mund ta paramendoja veten duke qarė kur ajo tė vdesė! Jo, jo nuk do tė vdiste
nuk do tė qaj! Ajo do tė shėrohet. Askush nga kushėrinjtė tanė nuk ka vdekur para pleqėrisė sė thellė.
Foto: Hapat dhe mjeku
Nėna ime ishte nė dhjetėvjetėshin e katėrt tė jetės. Rreth saj gjendėshin po aq vjet ilaēe bimore tė ndryshme dhe tė papėrdorura. Shkova tė flej nė dhomėn e vėllait tim mė tė madh. Sikur tė mė kishte zgjuar ndonjė melek, pa ndonjė marrėveshje, u zgjova para namazit tė sabahut. Mbeta nė shtrat, duke mos i ndėrprerė lutjet pėr nėnė time: O Zot, largoji kėto sėmundje nga nėna ime! Ajo ėshtė drita e jetės sime! Le ta ndriēojė ende shtėpinė tonė. Ajo ėshtė e tillė nė punė dhe shpirt
Allahu iu pėrgjigj fillimit tė lutjeve tė mia
mirėpo nė mėnyrėn qė nuk e kisha menduar. Kur tha muezini: Esh-shhedu en la ilahe il-lallah, nėna e pėrsėriste atė. Kur pėrfundoi muezini, pėrfundoi edhe jeta e nėnės sime!
Gjyshja ime trokiti nė derė duke thėnė: Allahu e mori amanetin e vet dhe nėna jote u shėrua, fėmija im i dashur. Nuk ka mė nevojė pėr mjekė, ilaēe dhe vizita!
E madhėrova dhe e falėnderova Allahun xh.sh. Shkova ta shoh dhe ta uroj nėnėn e shėruar. Nuk mund ti mbaja lotėt. Kėrkuan nga unė qė tė pėrshėndetem me tė. E shikova fytyrėn e saj tė qetė dhe tė butė dhe kuptova atė qė vėllezėrit e mi nuk e kuptonin
porosinė e buzėqeshjes sė saj, edhe pse ishte e vdekur. Buzėqeshi bir jetės dhe bėhu i durueshėm nė dhembjet e saj.
Foto: Duaja
Nėse nėna mė ka shkuar dhe mė ka vdekur, Allahu jeton pėrgjithmonė dhe ėshtė me besimtarėt e drejtė: Allahu vėrtet ėshtė me durimtarėt. (El-Bekare, 53)
Atėherė kuptova se Allahu e kishte pranuar pjesėn e parė tė lutjes sime. Djali i llastuar do tė jetė dritė nė vend tė nėnės sė vet, dritė qė do tua tregojė rrugėn e vėrtetė vėllezėrve tė vet. Mėsimi i saj i tretė do ti mbetet nė kujtesė pėr njė kohė tė gjatė.
Allahu tė mėshiroftė, oj nėna ime! I llastuari yt i vogėl bjond po qan pėr ty. Cila dorė e butė do tia lėmojė flokėt? Dhe cili zė i ėmbėl do tia pėrkujtojė mėsimin e tretė kur ta harrojė tė tėrin ose njė pjesė tė saj? I llatruari yt, oj nėnė, ishte shkak qė tė tjerėt tė tė sulmojnė duke thėnė se po mė llaston sė tepėrmi!
Mirėpo sot vogėlushi yt i vogėl u bė i madh, e edhe pena e tij u bė e madhe. Me tė po u shkruan fėmijėve pėr atė qė ka pėrjetuar gjatė periudhės sė zhvillimit dhe pjekurisė. Ka mbetur besnik dhe mirėnjohės. Buzėqeshja nuk i largohet nga buzėt, pėrkundėr syve tė ziliqarėve dhe tė kėqijave tė pėrēarėsve tė cilėt nxisin pėrēarje.
Allahu tė mėshiroftė, oj nėna e tė voglit dhe e tė madhit!
MĖSIMET E TREGIMIT
Muslimani nuk i gėnjen njerėzit, e sidomos nuk gėnjen prindėrit e tij; kokrra e rrushit nuk e gėnjeu nėnėn e vet, edhe pse kishte gabuar.
Muslimani duhet tua kthejė tė tjerėve tė drejtat e tyre, nėse i ka marrė prej tyre pa njohurinė e tyre.
Prindėrit duhet ti dėnojnė fėmijėt nėse vjedhin, qoftė edhe sende tė vogla, nė mėnyrė qė vjedhja tė mos u bėhet shprehi.
Allahu xh.sh. na sheh, qofshim tė vegjėl a tė mėdhenj, ndaj duhet tė frikėsohemi nga Ai dhe gjithnjė duhet ta ndiejmė pėrcjell-jen e Tij, siē e ndiente kokrra e rrushit, i cili u pendua kur vodhi pjeshkėn.
Fėmija musliman i fal namazet nė mėnyrė tė rregulltė, e nėse ndonjė prej namazeve i kalon, do ta falė atė kur tė zgjohet ose kur tė mundet, siē bėri kokrra e rrushit kur e zuri gjumi nė kohėn e namazit tė sabahut.
Fėmijėt duhet ti luten Allahut xh.sh. pėr prindėrit e vet, qofshin ata tė gjallė a tė vdekur, e kokrra e rrushit lutej tek Allahu xh.sh. pėr nėnėn e vet tė sėmurė, madje edhe pas vdekjes sė saj.
Muslimani duhet ti durojė fatkeqėsitė qė e godasin, siē bėri kokrra e rrushit kur pėrjetoi vdekjen e nėnės sė vet, edhe pse ishte i vogėl.
Fėmija jetim duhet ti kryejė kėshillat dhe dėshirat e prindėrve tė vet, edhe pas vdekjes sė tyre.
Foto: Nena e shehidit
(xhamia)
Ana tjeter: foto e njejte
NĖNA E DĖSHMORĖVE
Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshiruesit!
A nuk keni dėgjuar fėmijė tė dashur pėr poeten El-Hansa? E ka emrin Tumazer, vajza e Amrit, i birit i El-Sheridit. Ajo ishte femra mė e dalluar nė fisin e saj, Beni Sulejm. Ka lindur para ardhjes sė Islamit, nė kohėn paraislamike. Ishte pėrfaqės-uese e denjė e fisit tė vet, nė sjellje dhe shprehi tė mira dhe tė kėqija. Nuk dinte pėr Islamin e as qė kishte dėgjuar pėr tė. Mė sė tepėrmi intere-sohej pėr poezi dhe dinte tregime pėr arabėt dhe tė parėt e tyre. Dinte tė garonte me poetė, si dhe merrte pjesė me fisin e vet nėpėr beteja tė ndryshme kundėr armiqve, duke i nxitur dhe duke i trimėruar luftėtarėt e fisit tė saj.
Kur vėllai i saj, Sahri ra nė fushėbetejė, ajo qau pėr tė dhe njė kohė tė gjatė mbajti zi pėr tė! Vishte rroba tė zeza nga leshi i egėr. Dinte ti tubonte gratė dhe tu lexonte elegjitė e saj, nė tė cilat vajtonte vėllanė e vet, kėshtu qė tė gjitha sė bashku fillonin tė qanin, tė shqyenin rrobat e tyre dhe tė shkulnin flokėt.
Nganjėherė bridhte maleve dhe bjeshkėve, duke vajtuar vėllanė dhe duke recituar vjersha pėr cilėsitė dhe namin e tij, duke ia pėrmendur rininė dhe fuqinė dhe duke pėrshkruar heroizmat dhe sakrificat e tij. Kishte bėrė portretin e njė heroi tė patrembur, i cili mundte ēdo luftėtar dhe nga i cili dridheshin kodrat. Ishte nė gjendje tė mbyste dy egėrsira dhe tė bėnte tė pamundurėn.
Kėshtu ndihej poetja El-Hansa nė kohėn e xhahilijetit. Ishte kjo mėnyra e sjelljes nė atė kohė, kohė e cila kishte edhe tek ajo njė ndikim tė madh. Dinte pėr hakmarrjen dhe luftėn. Dinte tregimet e adhurimit tė idhujve dhe kultin e personalitetit, por kultivonte edhe zakonet e mira tė asaj kohe, siē ishte mikpritja, tė ndihmuarit e nevojtarėve, sinqeriteti, besa dhe nderi.
ISLAMI NDĖRRON SJELLJET E EL-HANSASĖ
Islami kishte filluar tė pėrhapej nė mesin e fiseve arabe dhe njerėzit i bashkangjiteshin nė mėnyrė masive. Islami ndėrroi shprehitė dhe sjelljet e kohės sė xhahilijetit. Tani i kishte kapluar krenaria dhe fisnikėria. Me Islam u lartėsuan shpirtėrat dhe u zbutėn zemrat, kėshtu qė njerėzit qė hynin nė Islam respektonin dispozitat e tij dhe rrugėt e lartėsuara tė cilat i thėrrisnin nė vėllazėri dhe nė punė tė mira pėr tė mirėn e Islamit dhe pėr dobinė e tė gjithė muslimanėve.
Muslimani si individ nuk mendonte mė vetėm pėr veten e tij, por edhe pėr tė mirėn e tė gjithė muslimanėve.
Kėshtu qė edhe El-Hansa ndryshoi kur pranoi Islamin. Filloi tė punonte pėr tė mirėn e tė gjithė muslimanėv |