Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Faqja 5 prej 31 FillimFillim ... 3456715 ... FundFund
Rezultatet 41 deri 50 prej 310

Tema: Rrëfime për të Dërguarit e Allahut (paqja qoftë mbi ta)

  1. #41
    Grafika e Aferdita
    Aferdita nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    21-08-2008
    Postimet
    1,021
    All-llahu të shpërbleftë
    3,392
    Falënderuar 1,533 herë në 840 Postime
    Rep Fuqia
    663

    re: Rrëfime për të Dërguarit e Allahut (paqja qoftë mbi ta)

    Per sa u perket fjaleve te popullit te Nuhit te cilat I jane drejtuar atij dhe atyre qe besonin se bashku me të: “ ….ne nuk shohim se jeni diq me te mire se ne”, ato kane domethenje: “ Ne edhe pse deklaruat se jeni besimtarë te ju nuk po shohim kurfar cilesie dalluese e as ndonje vyrtyt te veqant, sipas te cilit do te ishit me te mire se ne,” Perkundrazi ne ju konsiderojme per gënjeshtarë” * “ O populli im tha ai “ c’mendoni ju nese une jam ne rrugen e drejte te Zotit tim, dhe nese Ai me ka dhene nga Vetja pejgamberine – e ju jeni te verber per te, a mos vallë do t’ju detyrojme qe perkunder vullnetit tuaj, ta pranoni kete? “ ( Hud 27-28)

    Ky eshte shembull qe te tregon se sa sjellje te bute dhe te bukur ka pasur ai ndaj tyre gjate thirrjes ne Islam. Mu ashtu siq thote I Lartmadherishmi: “ e flisni atij fjale te buta, qe te keshillohet apo te frikesohet.” ( Ta Ha 44) ose: “ Thirri ne rrugen e Zotit tend me menquri dhe keshille te bukur, dhe diskuto me ta si eshte me se miri” ( Nahël 125)

    Ai u fliste : “….c’mendoni ju nese une jam ne rrugen e drejte te Zotit tim, dhe nese Ai me ka dhene meshiren e Vet” d.m.th pejgamberine dhe ferrëfimin. “ e ju jeni te verbër per kete”, d.m.th. ju nuk e kuptoni kete dhe nuk jeni te udhezuar ne kete, “ a mos vallë do t’ju detyrojme” d.m.th. ne nuk do te bejme ne ju presion dhe nuk do te perdorim dhunen, “ që perkunder vullnetit tuaj, ta pranoni kete?” ( Hud 28) d.m.th. deri sa jeni ne kete gjendje, e une per ju nuk shoh kurfar rrugedalje tjeter. “ O populli im! Une per kete nuk kerkoj nga ju kurrfar pasurie, shperblimi im eshte vetem tek Allahu” d.m.th. une nuk deshiroj prej jush kurfar shperblimi per kete qe po ua kumtoj prej qka do te keni dobi edhe ne kete bote edhe ne boten tjeter. Une kete shperblim e kerkoj vetem nga Allahu, shperblimi I te Cilit per mua eshte shume me I mire dhe me afatgjatë sesa ajo qe do te me jepnit ju.

    Nga fjalet e tij: “ Dhe une nuk do t’I dëboj ata qe besojne, ata do te takohen me Zotin e tyre; mirepo une po e shoh se ju jeni popull qe nuk di” ( Hud 29) kuptohet se sipas te gjitha gjasave ata kane kerkuar prej tij qe t’I largoje besimtarët prej vetes, dhe se I kane premtuar qe nese vepron keshtu ata do te tuboheshin rreth tij.

    Mirepo ky I ka refuzuar duke thene: “ ata do te takohen me Zotin e tyre” d.m.th. kam frike qe t’I perze, a nuk pom kuptoni ju?

    -82-

    Dhe per kete shkak Allahu ia ka ndaluar te Derguarit te Allahut ( paqja dhe shpetimi I Allahut qofte mbi te) qe me rastin kur kurejshitet e pafe kerkuan nga ai t’I perzinte prej vetes besimtarët e varfer e te pafuqishem, siq ishin Ammari, Suhejbi, Bilali, Habbabi etj, ai nuk pranoi ta bente kete, per qka kemi folur gjerësisht ne suret En’am dhe Kehf ( ne Tefsirin tone).

    Une nuk ju them:” Tek une jane thesaret e Allahut – e as: “ Une e di gajbin ( te fshehten) – e as qe them: “ une jam engjëll” ( Hud 31) d.m.th. une jam vetem rob dhe Pejgamber dhe si I tille nga dituria e Allahut di vetem atë qe me ka mesuar Ai, mund te beje vetem aq sa me ka dhene fuqi Ai, dhe une as per veten time nuk kam as dobi as dëm, perveq aq sa deshiron Allahu. “ E as qe them per at ate cilet syte tuaj I shikojne me përbuzje: Allahu nuk do t’u jape kurfar te mire! – Allahu e di me se miri se q’ka ne shpirtrat e tyre – sepse atehere do te isha njeri I padrejte” ( Hud 31) d.m.th. nuk mund te them per ta se ata, tek Allahu, Diten e Gjykimit nuk do te kene kurfar te mire. Allahu e di me se miri se qfare jane ata dhe Ai do t’I shperbleje sipas asaj se c’kane ata ne zemrat e tyre – nese ajo eshte e mire, me te mire e nese ajo eshte e keqe me të keq. Ngjashëm me kete kane thënë edhe në vende te tjera: “ Vallë a te besojmë ty, kur te pasojne vetem ata qe jane askushi dhe nje hiq?” * “ Une nuk di” tha ai” se c’kane punuar ata. * Ata do te japin llogari, dijeni kete, vetem para Zotit tim, * e une nuk do t’I dëboj besimtarët! * Une jam vetem paralajmerues I qarte!” ( Shu’ara 111-115)

    Ka kaluar shume kohe ne polemike ndermjet tij dhe atyre sic thote I Madherishmi : “ – e ai qendroi ne mesin e tyre njëmijë pa pesedhjete vjet e I perfshiu ata permbytja, meqe ishin zullumqarë.” ( Ankebut 14) d.m.th. perkunder kesaj periudhe aq te gjate vetem nje numer I vogel sish I besuan atij.

    Dhe kurdohere që nje brez zhdukej u porositnin atyre qe vinin pas tyre qe te mos I besojne atij, te luftojne kunder tij dhe t’I kundervihen me te gjitha mjetet e mundura. Keshtu babai kur I rritej djali aq sa mund te kuptonte e keshillonte atë qe per se gjalli te mos I besonte Nuhit. Dhe natyra e tyre e prishur refuzonte fenë dhe pasimin e te Vertetës.

    Prandaj Nuhi ka thenë: “ dhe do te lindin vetëm mëkatarë dhe jobesimtarë” ( Nuh 27)

    Dhe per kete: “ Ata thane: “ O Nuh ti bere polemike me ne dhe madje e teprove ne polemiken tone. Hajde le ten a ndodhe ajo me çka na kercenohesh ti nese flet te vertetën!” : Nese do Allahu tha ai “ Ai do t’jua jape atë, dhe ju do te mund t’I ikni assesi
    ( Hud 32-33) d.m.th. Allahu I Madhërishëm eshte Ai I Cili percakton dhe Atij nuk mund t’I shpetoje asgje, as qe mund ta shtyje qe ta nderroje mendimin, por kur Ai I thot diçkaje “ Bëhu” ajo bëhet.

    -83-
    Jeta e kësaj bote është një përjetim i shkurtër dhe mashtrues, e mos u mashtro të zotërosh ç’ka aty, por merr vetëm atë që të nevojitet; do të kesh shumë

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  3. #42
    Grafika e Aferdita
    Aferdita nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    21-08-2008
    Postimet
    1,021
    All-llahu të shpërbleftë
    3,392
    Falënderuar 1,533 herë në 840 Postime
    Rep Fuqia
    663

    re: Rrëfime për të Dërguarit e Allahut (paqja qoftë mbi ta)

    “Keshilla ime nuk do t’ju beje dobi, edhe sikur te doja t’ju keshilloja – nese Allahu do qe t’ju lërë ne lajthitje. Ai eshte Zoti juaj dhe tek Ai do te ktheheni “ ( Hud 34) d.m.th kur Allahu do qe ta lë dike ne lajthitje askush s’mund ta udhezoje atë. Ai eshte I Cili e udhezon kë të dojë Vetë. Ai eshte I Plotëfuqishëm dhe I Urti. Ai e di me se miri se kush e meriton udhezimin e kush lajthitjen. Atij I takon urtesia e pakufishme dhe argumenti I pamohueshem.

    “ Dhe Nuhit I qe shpallur: “ Nga populli yt askush më nuk do te besoje, perveq atyre që tanimë kane besuar, andaj mos u pikello per atë qe punojnë ata” ( Hud 36). Dhe ky eshte ngushëllim per Nuhin ( paqja e Allahut qofte mbi te) meqë askush nuk do te besojë më, përveç atyre që tanimë kishin besuar, d.m.th. most e pikëllojë ajo që ka ndodhurm ngase fitorja eshte afer, ndersa aluzioni I saj eshte shume I çuditshëm.

    “Dhe ndertoje barkën nën mbikqyrjen Tonë dhe me frymezimin Tonë, dhe mos mu drejto më për jobesimtarët, ata do te jene te permbytur” ( Hud 37)

    Kur e humbi çdo shpresë se situate do tem und te permirësohej e at ate shpetojne dhe kur e verejti se në ta nuk ka kurfar te mire dhe se në çdo menyre, edhe me vepra edhe me fjale po e ofendojne po e kundershtojne dhe po e pergënjeshtrojne atë, Nuhi ( paqja e Allahut qofte mbi te) e luti Allahun qe ta zbrazë hidhërimin e Vet në ta, e Allahu iu pergjigj thirrjes se tij dhe ia plotesoi lutjen. Përkitazi me këtë I Lartmadherishmi thotë: “ Dhe kur Na therriti në ndihmë Nuhi , Ne iu përgjigjëm bukur dhe e shpëtuam atë dhe familjen e tij nga fatkeqësia e madhe.” (Saffat 75-76). Ai gjithashtu thotë: “ Edhe Nuhin, kur na u lut, më përpara , e Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam atë dhe familjen e tij nga mjerimi I madh .”(Enbija 76). Allahu gjithashtu thotë: “ O Zoti im tha ai populli im me konsideron për gënjeshtarë, andaj Ti – gjyko mes meje dhe atyre dhe më shpëto mua e besimtarët që janë me mua” ( Shu’ara 117-118) Gjithashtu thotë: “ Dhe ai e luti Zotin e vet: “ Une jam ngadhënjyer, andaj më ndihmo” ( Kamer 10)

    Ai gjithashtu thotë: “ O Zoti im tha ai më ndihmo meqë ata më konsiderojnë për gënjeshtarë! “ (Mu’minun 26)

    Dhe: “ Për shkak të mëkatëve të tyre ata janë përmbytur, dhe do të hidhen në zjarr, e nuk do të gjejnë ndihmëtarë tjeter, perveq Allahut. O Zoti im tha Nuhi mos e lër në Tokë asnjë jobesimtarë, sepse nëse Ti I lë ata – ata do t’I shpien në lajthitje robërit e Tu dhe do të lindin vetëm mëkatarë dhe jobesimtarë” ( Nuh 25-27).

    -84-

    Keshtu kundër tyre u grumbulluan mosbesimi mëkatet, amoraliteti dhe duaja e Pejgamberit te ture.

    Atehere Allahu I Lartësuar e urdheroi Nuhin (paqja e Allahut qofte mbi te) qe ta ndertoje nje barkë shumë te madhe, aq të madhe saqë nuk ka pasur të ngjashme me të, as përpara as që do të ketë ndonjëhere në të ardhmen.

    Allahu ia tërheqë vërejtjen Nuhit që kur të plotësohet përcaktimi I Tij dhe t’I godet dënimi I cili assesi nuk do t’u shmanget keqbërësve, të mos angazhohet përsëri për ta,meqë Allahu e ka ditur se ndoshta atij do t’I dhimbsen, kur të shohë se çfarë mundimesh do të përjetojnë ata. Duke e ditur se nuk eshte njësoj sikur kur dëgjon dhe sikur kur të shohësh, I Lartmadhërishmi thotë: “ dhe mos m’u drejto më për jobesimtarët, ata do te jenë të përmbytur” ( Hud 37)

    “ Dhe ai ndërtonte barkën dhe kurdoherë që pranë tij kalonin krerët e popullit te tij, e përqeshnin atë” ( Hud 38) d.m.th. talleshin me të duke qenë të bindur se nuk do të ndodhë ajo me çka u kërcënohej ai. “ Nëse ku talleni me ne, thoshte ai, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç talleni edhe ju” ( Hud 38) d.m.th. edhe ne do te tallemi me ju dhe do te çuditemi me këmbënguljen tuaj në mosbesim dhe inatin aq të madh që keni, për shkak të të cilit edhe do t’ju godasë dënimi. “ Dhe do të kuptoni se kujt do t’I vijë ndëshkimi poshtërues dhe kush do të jetë në vuajtje të përhershme” ( Hud 39).

    Ata në këtë botë kanë qenë të njohur për nga mosbesimi I hapët dhe për nga kokëfortësia e tepruar e të këtillë do te jenë edhe në botën e ardhshme, meqë edhe atehere do të mohojne se fare ua ka ardhur I Derguari.

    Ne këtë kuptim Buhariu shënon: “ Na ka treguar Musa b. Ismaili, se atij I ka rrëfyer Abdulvahid b. Zijadi, e ketij A’meshi se ka degjuar nga Ebu Salihu e ky nga Ebu Se’idi se I Derguari I Allahut (paqja dhe shpetimi I Allahut qofte mbi te) ka thene: “ Nuhi (paqja e Allahut qofte mbi te) dhe populli I tij do te vijne e Allahu do te thotë: “ A ua ke komunikuar?” “ Po Zoti im” do te pergjigjet ai. Pastaj Allahu do ta pyes popullin e tij: “ A ju ka komunikuar? Ata do te thone: “ Jo neve nuk na ka ardhur asnje Pejgamber” Pastaj Allahu do tap yes Nuhin: “ Kë e ke deshmitarë?” e ai do te pergjigjet: “ Muhammedin dhe pasuesit e tij” Atehere ne do te deshmojme se ai me te vertete ka komunikuar”

    Perkitazi me kete, I Lartmadherishmi thotë: “ Dhe keshtu nga ju kemi krijuar nje bashkësi të drejtë, që të jeni dëshmitarë kundër njerëzve të tjerë dhe që Pejgamberi të jetë dëshmitarë kundër jush” ( Bekare 143)

    -85-
    Jeta e kësaj bote është një përjetim i shkurtër dhe mashtrues, e mos u mashtro të zotërosh ç’ka aty, por merr vetëm atë që të nevojitet; do të kesh shumë

  4. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  5. #43
    Grafika e Aferdita
    Aferdita nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    21-08-2008
    Postimet
    1,021
    All-llahu të shpërbleftë
    3,392
    Falënderuar 1,533 herë në 840 Postime
    Rep Fuqia
    663

    re: Rrëfime për të Dërguarit e Allahut (paqja qoftë mbi ta)

    Shprehja “veset” ne kete ajet do te thote “ drejtesi” . Pra kjo bashkësi, perveç që do ta vërtetojë Pejgamberin e vërtetë dhe te vërtetuar, do te vërtetojë se Allahu I Madherishem me të vërtetë e ka derguar Nuhin se atij ia ka shpallur te vertetën se e ka ngarkuar me të, se ai ia ka komunikuar popullit të vet në mënyrën më të bukur dhe më të plote, dhe se asgje nuk I ka shpetuar që t’I urdhëronte per atë që është e dobishme per besimin e tyre si dhe nuk I ka shpetuar asgje qe t’ua ndalonte dhe t’ua terhiqte verejtjen per atë që do të ishte e dëmshme per ta.

    Kështu kanë vepruar edhe të gjithë Pejgamberët e tjerë. Për më tepër ai ia tërhoqi vërejtjen popullit të vet edhe për Dexhallin, edhe pse nuk ekzistonte ndonjë parashenjë se ky do te paraqitet ne kohen e tyre, nga dhembshuria dhe përdëllesa ndaj tyre.

    Buhariu gjithashtu shënon: “ Na ka treguar Abdani , se I ka rrëfyer Abdullahu, I cili ka degjuar nga unusi, ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi, se Ibni Umeri ka thënë: “ Nje here I Derguari I allahut (paqja dhe shpetimi I Allahut qofte mbi te) doli para njerezve e falenderoi Allahun si duhet e pastaj e permendi Dexhallin e tha:

    “ Une me te vertete po ua terheq verejtjen per te. E nuk ka pasur asnje te Derguar qe nuk ia ka terhequr verejtjen popullit te tij per të.Nuhi ia ka terhequr vërejtjen popullit te vet per te. Por une do t’ju them diç per te, që asnjë I Derguar nuk ia ka thene popullit te vet: ju e dini se ai eshte I verbër dhe e dini se Allahu nuk eshte I verbër.”

    Kete hadith e transmetojne Buhariu dhe Muslimi edhe me nje sened tjeter: “ Na percjell Shejban b. Abdurrahmani ky nga Jahja b. Ebi Kethiri, ky nga Ebu Seleme b. Abdurrahmani, e ky nga Ebu Hurejre, se I Derguari I Allahut ( paqja dhe shpetimi I Allahut qofte mbi te) ka thene:

    “ A doni t’ju them diç per Dexhallin qe asnje I Derguar më pare nuk ia ka thene popullit te vet? Ai eshte I verbër dhe me vete do ta ketë mostrën e Xhenetit dhe te Xhehnemit. Ajo per çka do te thote se eshte Xhehneti, ne realitet eshte Xhehnemi. Ua terheq verejtjen ne të, ashtu siç ia ka terhequr verejtjen Nuhi popullit te vet.

    Disa dijetarë te brezave te mehershem thonë: “ Kur iu pergjigj Allahu lutjes se tij, e urdheroi qe ta mbjelle nje dru, prej te cilit me vone do ta ndertoje barken. E mbolli atë dhe priti njëqind vjet deri sa u rrit . Pastaj njeqind vjet te ardhshme e punoi atë” Disa dijetarë tjere thonë se, ne te ka punuar dyzet vjet. Allahu e di me se miri.

    -86-

    Muhammed b . Is’haku I percjell fjalet e Theuriut : “ Ky ka qene druri I tikut. Disa mendojne se ky ka qene pishë, siç qëndron ne Teurat.

    Pastaj Theuriu shton: ‘ Allahu e ka urdheruar qe ta beje barkën tetëdhjetë arshinë te gjatë e pesëdhjetë të gjërë, ta katranosë atë nga jasht dhe nga mbrendam dhe kiçi (pjesa e prapme e barkes) te jete e pjerrët, në mënyrë qe t’I presë valet sa më lehtë.”

    Katade thotë: “ Ajo barkë ka qene treqind arshinë, ndersa e gjerë pesedhjet arshine. Keshtu qendron ne Teurat, siç e kam lexuar une: “ Hasan el-Basriu thotë: “ Ajo ka qene e gjate gjashtëqind arshinë, ndersa e gjërë treqind arshinë.”

    Nga Ibni Abbasi transmetohet: “ Ka qene e gjate njemije e dyqind arshine, ndersa e gjere gjashteqind arshine” Ekziston edhe nje mendim sipas te cilit ajo ka qene dymije arshine e gjate ndersa e gjere njeqind arshine.Nderkaq te gjithe pajtohen se lartesia e saj ka qene tridhjete arshine. Kati me I ulët ka qene për kafshët dhe shtazët I mesmi per njerezit, ndersa I epërmi për shpezët. Dyert I ka pasur nga ana e prapme, ndersa nga pjesa e epërme ka qene e mbrojtur me nje mbulesë.

    Allahu I Lartesuar thotë: “ O Zoti im tha ai me ndihmo meqë ata më konsiderojne per genjeshtar! * Dhe Ne I shpallëm atij: “ Nderto barkën nën mbikqyrjen Tonë dhe sipas frymëzimit Tonë…” ( Mu’minun 26-27), d.m.th. sipas urdherit mbikqyrjes dhe percjelljes Tonë, në mënyrë qe te te tregojme se si do ta ndertosh mire.

    “ …e, kur te vije urdheri Ynë dhe te gufoje uji, ti ngarko net e çdo lloji nga nje çift, dhe familjen tënde, perpos atyre per te cilët tanimë eshte thënë. Dhe mos M’u drejto (lut) per ata qe nuk besojne! Se ata me te vertete do te jenë përmbytur” (Mu’minun 26-27)

    Pra Allahu se pari e urdheron per diqka te madhe e te rendesishme qe kur te arrije percaktimi I Tij dhe te zbatohet denimi I Tij, ne ate barkë te ngarkoje nga nje çift nga çdo lloj kafshesh dhe gjallesa te tjera, qe hahen e qe nuk hahen, ne menyre qe te mbahen llojet; dhe qe me vete te marre “ehlin” e vet perkatesisht familjen e vet, perveç atyre te cileve u eshte shqiptuar gjykimi. Pra perveç atyre te cilet nuk kane besuar, meqe atyre u kishte ardhur thirrja, e cila nuk ka mundur te refuzohet, e per te tillët eshte dashur te vije denimi, I cili, gjithashtu nuk ka mundur te shtyhet.


    -87-
    Jeta e kësaj bote është një përjetim i shkurtër dhe mashtrues, e mos u mashtro të zotërosh ç’ka aty, por merr vetëm atë që të nevojitet; do të kesh shumë

  6. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  7. #44
    Grafika e Aferdita
    Aferdita nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    21-08-2008
    Postimet
    1,021
    All-llahu të shpërbleftë
    3,392
    Falënderuar 1,533 herë në 840 Postime
    Rep Fuqia
    663

    re: Rrëfime për të Dërguarit e Allahut (paqja qoftë mbi ta)

    Pastaj ka urdheruar qe te mos I drejtohet me per shkak te tyre, kur t’I sheh vuajtjet e medha qe do t’I perjetojne ata, e qe ua ka caktuar Ai I Cili bën çfarë të dojë Vetë.

    Shprehja “et-tennur”, qe eshte permendur ne kete ajet sipas mendimit te shumices do te thote “ siperfaqe e Tokës” d.m.th. se uji ka gufuar net ere siperfaqene e Tokës, madje edhe nga furrat, ku ndizej zjarri. Ibni abbasi thote se, “et-tennur” eshte nje burim ne Indi. Esh-Sha’biu mendon se ky eshte burim ne Kufe, ndersa Katade, thote se ky eshte nje burim ne Gadishullin Arabik.

    Ali b. Talibi thote: “ Me shperhjen “et-tennur” ketu mendohet me paraqitjen e agimit dhe te gdhiret e dites d.m.th. drita dhe fillimi I dites”. Pra ne ate kohe, ngarko ne barkë prej çdo lloj gjallese nga një çift. Mirepo ky transmetim nuk eshte I besueshem.

    “ Dhe kur arriti percaktimi Ynë e uji nisi te gufoje. Ne I thame: “ Ngarko net e nga çdo lloj gjallese nga një çift familjen tënde- perveç atyre per te cilët tanimë eshte thënë – dhe ata që besojnë” e pak ka pasur te atille qe kan besuar me të! ( Hud 40).

    Me kete I urdherohet qe kur te filloje t’I kaploje dënimi të ngarkoje në barkë nga çdo lloj gjallese nga një çift.

    **Ne librin e ehli kitabeve ( krishtereve dhe hebrenjeve) qendron se eshte urdheruar qe te ngarkoje nga shtate çifte te çdo lloji gjallese qe hahet e vetem nga një çift, mashkull e femër, nga ato qe nuk hahen.

    Mirepo kjo nuk pajtohet me atë qe kuptohet nga fjalet e te Lartmadherishmit ne Librin tone të vërtetë “nga një çift” nese eshte kjo kundrine e drejte ne kete fjali. Por nese marim se ky eshte ndajshtim per fjalen “zeuxhejni” dhe se kundrina eshte flakur nga fjalia, atehere deklaratat pajtohen mes vete. E Allahu e di me se miri.

    Disa mendojne e ransmetohen edhe nga Ibni Ababsi se ka thene: “ Shpesa e pare që ka hyrë ne barkë ka qenë papagalli. Kafsha e fundit qe ka hyre aty ka qene gomari, ndersa Iblisi ka hyre duke u mbajtur per bisht te tij.”

    Ibën Ebu Hatimi thotë: Me ka treguar babai im se ka degjuar nga Abdullah b. Salihu , e ky nga Lejthi te cilit I ka treguar Hisham b. Sa’di, se ka degjuar nga Zejd b. Eslemi, e ky nga babai I tij, se I Derguari I Allahut (paqja dhe shpetimi I Allahut qofte mbi te) ka thene: “ Kur Nuhi ngarkonte ne barkë prej çdo gjallese nga nje çift, njerezit ishin ne barkë I thane: “ Si do te jemi te sigurtë? Apo kane thene: “ Si do te jete bagetia e sigurte, duke qene se me ne eshte luani? Atehere Allahu per te krijoi nje gardh dhe ky ka qene gardhi I pare ne Toke. Pastaj njerezit ankuan miun: “ Ky demtues I vogel dote na shkaterroje ushqimin dhe gjerat e tjera” Atehere Allahu e frymezoi luanin qe te teshtijë e nga ai doli macja, ndersa miu u fseh nga ajo.”

    -88-

    Ky transmetim eshte mursel (hadith qe nuk eshte plotesisht I besueshem meqë ne zingjirin e transmetuesve nuk ceket ndonjeri nga as’habet)

    “…..familjen tënde – perveç atyre per te cilet tanimë eshte thënë….” D.m.th. perveç atyre kunder te cilëve eshte pranuar duaja (lutja) te cilët nuk kishin besuar. Njeri prej tyre ishte edhe djali I tij Jami I cili gjithashtu eshte permbyturm per çka do te behet fjale me vonë.

    "....dhe ata qe besojne...."dmth ngarkoi ne te ata qe besojne nga populli yt, "...e ka pasur te atille qe kane besuar me te"( Hud 40)

    Keshtu ka qene kjo, edhe pse ky nje kohe shume te gjate ishte ne mesin e tyre, edhe me ngulm I therriste ditë e natë duke perdorur metoda te ndryshme te thirrjes, here te frikshme here kërcënuese, here duke ua zgjuar dëshirën dhe duke pranuar gjëra te bukura.

    Dijetaret nuk pajtohen perkitazi me numrin e atyre qe kane qenë me të në barkë. Keshtu Ibni Abbasi thotë: “Kanë qenë tetëdhjet meshkuj me grate e tyre” , e Ka’bel el-Ahbari thotë: “Gjithsejt kane qenë shtatëdhjet e dy individë”. Sipas mendimit te tretë kane qene gjithsejt dhjete veta.

    Ekzistojne mendime se keta kane qene vetëm Nuhi tre djemt e tij dhe kater rejat e tij (nuset e djemve te tij) duke marre parasysh dhe bashkeshorten e djalit te tij Jamit, I cili ishte ndare dhe ishte larguar preh tyre, e nuk e kishte ndjekur rrugen e shpetimit, sikurse te tjeret.

    Mirepo ky mendim eshte me kundershtim me tekstin e ajetit , ne te cilin thuhet se ne barkë perveç familjes se tij ka hipur edhe nje grup besimtaresh qe kishin besuar me të: “….dhe më shpëto mua dhe besimtaret qe jane me mua” ( Shu’ara 118). Ekziston edhe nje mendim sipas te cilit kane qenë vetem shtat veta. Per sa I perket bashkëshortes se Nuhit ajo ia ka lindur te gjithe djemtë: Hamin, Samin,Jafethin dhe Jamin – te cilin ehli kitabët e quajnë Ken’an I cili eshte permbytur – dhe Abirin. Ajo ka vdekur para permbytjes e disa thone se edhe ajo eshte permbytur se bashku me te tjeret meqë per shkak te mos besimit te vet ishte ndër at ate cilve dënimi tanimë u ishte caktuar.

    ** Ndersa tek ehli kitabet qendron se edhe ajo ka qene në barkë. Atehere eshte e mundur qe ajo te jete bërë jobesimtare pas permbutjes, apo qe denimi I saj eshte shtyre deri ne Ditën e Gjykimit. Mirepo qendrimi I pare eshte me I sakte per shkak te fjaleve te Nuhit: “ Mos lër ne Tokë asnjë jobesimtarë” ( Nuh 26)

    I Madherishmi thotë” * E, kur vendosesh ne barkë, ti dhe ata qe jane me ty, thuaj: “ Qoftë lavderuar Allahu I Cili na shpetoi nga populli zullumqarë” Dhe thuaj: “ O Zoti im me zbarko ne vend te bekuar, Ti këtë e bënë më së miri….” ( Mu’minun 28-29)


    -89-
    Jeta e kësaj bote është një përjetim i shkurtër dhe mashtrues, e mos u mashtro të zotërosh ç’ka aty, por merr vetëm atë që të nevojitet; do të kesh shumë

  8. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  9. #45
    Grafika e Aferdita
    Aferdita nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    21-08-2008
    Postimet
    1,021
    All-llahu të shpërbleftë
    3,392
    Falënderuar 1,533 herë në 840 Postime
    Rep Fuqia
    663

    re: Rrëfime për të Dërguarit e Allahut (paqja qoftë mbi ta)

    Pra e urdheroi qe t’I falenderohet Zotit te vet per barkën, qe ia kishte dhënë me ndihmen e së cilës e shpëtoi atë dhe gjykoi ndërmjet tij dhe popullin e tij, dhe keshtu e bëri te kenaqur, per dallim nga at ate cilet iu kundervune atij dhe e quajtën gënjeshtarë. Kështu Allahu thotë: “ Ai I Cili I ka krijuar te gjitha krijesat dhe I cili ju ka dhene lundra e deve qe te udhetoni me to, qe te sherbeni me shpinat e tyre, dhe qe t’I kujtoni dhuntitë e Zotit tuaj, e kur te hipni në to, ju thoni: “ Qofte lavderuar Ai I Cili bëri qe te na shërbejnë këto, se në këtë nuk do tem und ta arrinim vetë.* Dhe ne, me siguri, do t’I kthehemi Zotit tone” (Zuhruf 12-14).

    Me këtë eshte urdheruar qe te gjitha punet te fillohen me dua (lutje) ne menyre qe te jene te mbara dhe me bekimin e Zotit te kryhen si eshte me se miri. Keshtu Allahu I ka thene te Derguarit te Vet me rastin e Hixhretit: “Dhe thuaj: “ O Zoti im me shpjer te sinqerte dhe me nxjerr te sinqerte, dhe me dhuro nga Ti fuqi e cila do te me ndihmoj” (Isra 80)

    Nuhi ( paqja e Allahut qofte mbi te) e degjoi kete urdher e tha: “ Dhe ai tha: “Hipni në të! Me emrin e Allahut le te lundroje dhe le te ndalet! Zoti im me te vertete eshte Falës dhe Meshirues” ( Hud 41) d.m.th. le te filloje dhe le te mbaroje lundrimi me emrin e Allahut “…..Zoti im me te vertete eshte Falës dhe eshte Meshirues.”, por megjithqë Ai falë shume dhe eshte I Mëshirshëm, Ai edhe ndëshkon ashpër. Ndeshkimi I tij nuk mund te largohet nga keqbërësit, siç I goditi banoret e Tokës, te cilët nuk I besonin Atij, por adhuronin dike tjeter, perveç Tij.

    Allahu I Lartmadherishem pastaj thotë: “ Dhe ajo lundronte me ta neper valet e medha e te larta sa malet…” ( Hud 42), per shkak se Allahu e leshoi shiun qe binte me rrëshekë, çfarë nu ka rënë asnjëherë më pare, e as që do të bie ndonjëherë në të ardhmen. Veç kësaj Ai e urdheroi token , e uji gufonte nga çdo anë, siç thotë I Lartesuari: “ Dhe ai e luti Zotin e vet: “ Une jam I mundur ( nga populli im) andaj Më ndihmo” Dhe Ne ia hapëm ujit dyert e qiellit, që rrodhi pa u ndalur, dhe bëmë që nga toka të shpërthejmë burime, e ujërat u takuan siç kishte qenë caktuar” (Kamer 10-12)

    Fjala “dusur” ne kete ajet do të thote: kunj, gozhdë. “e cila lundronte nen mbikqyrjen Tonë….”, do të thotë: Ne kujdeseshim per te, e ruanim atë e kundronim vëmendshëm dhe e mbikqyrnim atë. “…Ky ishte shpërblim per ate qe ishte I debuar” ( Kamer 14)

    Ibni Xheriri dhe disa te tjere thone se permbytja ka ndodhur me 13 gusht sipas llogaritjes koptase se kohes.

    -90-

    I Lartmadherishmi gjithashtu thotë: “ Ne kur uji vërshoi çdo gjë ju bartëm në lundër, “ ( Hakka 11) d.m.th. në barkë, “ per ta bere kete mesim per ju dhe per ta kuptuar veshi I cili kupton” ( Hakka 12).

    Nje numer mufessirësh thonë, “Atehere uji qe ngritur pesembedhjete arshine mbi malin me te larte ne Tokë “ Keshtu qendron edhe tek ehli kitabet . Disa thone se eshte ngritur tetëdhjet arshinë dhe se e kishte permbytur krejt token , per se gjeri dhe per se gjati, luginat dhe ultesirat mallet dhe kodrat, shkreteitrat dhe ranishtat, keshtu ne tere siperfaqen e Tokës nuk kishte mbetur asnje gjallese as e re e as e moçme.

    Imam Maliku shenon mendimin e Zejd b. Eslemit: “Atëbotë ishin te populluara ( te tilla ku banojne shume njerez ) te gjitha kodrat dhe luginat.” Abdurrahman b.Zejd b.Eslemi thote: “Edhe pjesa me e vogel e Tokës atebote e kishte pronarin e vet. “ Qe te dy transmetimet I shenon Ebi Hatimi.

    *” Dhe ajo lundronte me ta neper valet e mëdha e te larta sa mallet, ndersa Nuhi e therriste te birin e vet I cili ishte mjaft larg: “ O biri im! Hip me ne, e mos u bej me mohuesit” * “ Do te strehohem ne ndonje koder”, tha ai, “ e cila do te me mbroje nga uji” E Nuhi tha: “ Sot askush nuk do te kursehet nga ndeshkimi I Allahut, perveç atij te cilin e meshiron Ai! E nje vale I ndau ata dhe ai qe I mbytur” (Hud 42-43)

    Ketu eshte fjala per Jamin villain e Samit, te Hamit dhe te Jafethit. Sipas nje mendimi tjeter ai quhej Ke’nan. Ka qene jobesimtarë, punonte vepra te keqija dhe nuk rrefente fenë e babait te vet, prandaj qe permbytur se bashku me te tjeret, që qenë permbytur. Keshtu ka ndodhur kjo e me babanë e tij kishin shpetuar njerezit me te cilit nuk kishte kurfar farefisnie, por ishin te te njejtes fed he e pasonin babanë e tij.

    “ Dhe qe thene: “ O Tokë gelltite ujin tend dhe ti o qiell pusho! Dhe uji u terhoq e u plotesua percaktimi I Allahut ndersa barka u ndal në El-Xhudij dhe qe thene: “ Qoftë larg populli I pafe” ( HUD 44). Pra kur me banoret e tokës mbaroi puna dhe net e nuk mbeti me askush qe adhuronte dike tjeter, perveç Allahut te Madheruar, Allahu e urdheroi Token qe ta gelltiste ujin, e qiellit qe te ndalet, perkatesisht qe te pushoje së rëni shi. “ Dhe uji u terhoq” perkatesisht u pakesua ne krahasim me vellimin qe kishte. “ e u plotësua percaktimi” d.m.th. qe ndodhur ashtu siç e kishte ditur Allahu që më pare e kjo eshte: se do t’u arrinte denimi I cili goditi ata.

    “…dhe qe thene: “ Qoftë larg populli I pafe” d.m.th. ata jane te mallkuar me gjuhen e caktimit. Qofshin larg meshires dhe ndjesës së Allahut.

    -91-
    Jeta e kësaj bote është një përjetim i shkurtër dhe mashtrues, e mos u mashtro të zotërosh ç’ka aty, por merr vetëm atë që të nevojitet; do të kesh shumë

  10. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  11. #46
    Grafika e Aferdita
    Aferdita nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    21-08-2008
    Postimet
    1,021
    All-llahu të shpërbleftë
    3,392
    Falënderuar 1,533 herë në 840 Postime
    Rep Fuqia
    663

    re: Rrëfime për të Dërguarit e Allahut (paqja qoftë mbi ta)

    Perkitazi me kete Allahu gjithashtu thote: “ Por ata e konsideruan atë gënjeshtar andaj e shpetuam atë dhe ata qe ishin me të në barkë, ndersa I fundosëm at ate cilët I konsideruan gënjeshtra argumentet Tona. Ata me te vertete kane qene popull I verbër.” (A’raf 64)

    I Lartmadherishmi gjithashtu thotë” Por ata e konsideronin atë gënjeshtar, kurse Ne e shpetuam atë dhe te gjithe ata qe ishin me të në barkë dhe I beme mëkëmbës ndersa I permbytem ata qe pergenjeshtruan argumentet Tona! Shikoje se si perfunduan ata qe ishin te paralajmeruar” (Junus 73).

    Ai gjithashtu thotë: “…dhe I ndihmuam atij kunder popullit I cili mohonte argumentet Tona. Ata kane qene njerez te keqinj prandaj I permbytem qe te gjithe” (Enbija 77)

    *” Dhe Ne e shpetuam atë dhe ata qe ishin me te ne barken e ngarkuar plote, e pastaj te tjeret I permbytem. Me te vertete ne kete ka mesim (keshille) por shumica e tyre nuk jane besimtarë. * E Zoti yt me te vertete eshte I Plotfuqishem dhe Meshirues” (Shu’ara 119-122)

    “ Dhe Ne e shpetuam atë dhe ata qe ishin ne barkë dhe kete e bëmë mësim per te gjitha botët” (Ankebut 15)

    “ Pastaj I permbytem te tjeret” ( Saffat 82)

    Dhe Ne, e lame kete si mesim por a ka kush qe do ta pranoje kete se? Dhe çfare ka qene denimi Im dhe paralajmerimet e Mia? Dhe Ne e bëmë Kur’anin te lehte per t’u kuptuar e a ka kush qe e kupton atë?” (Kamer 15-17)

    Per shkak të mëkatëve te tyre ata jane permbytur dhe do te hidhen ne zjarr, e nuk gjejne ndihmës tjetër, perveç Allahut. “ O Zoti im tha Nuhi mos e ler ne toke asnje jobesimtarë, sepse nëse Ti I lë ata – ata do t’I shpien në lajthitje robërti e Tu dhe do te lindin vetëm mëkatarë dhe jobesimtarë. O Zoti im me fal mua prinderit e mi ata qe hyjne ne shtepine time si besimtarë dhe te gjithe besimtarët e besimtaret, ndersa zullumqareve shtoju vetem shkaterrim. (Nuh 25-28)

    Allahu I Madherishem te Cilit I takon I tere lavderimi dhe e tere e mira e pranoi lutjen e tij, andaj nga jobesimtarët nuk ka mbetur asnje sy qe do te perpeliste.

    Ebu Xhafer b. Xheriri dhe Muhammed b. Ebu Hatimi, ne tefsirin e tyre percjellin nga Ja’kub b. Muhammed Zuhriu e ky nga Kaid Meula Abdullah b. Ebi Rafi’u se ka degjuar nga Ibrahim b. Abdurrahman b. Ebi Rebi’u e ky nga Aishja (Allahu qofte I kenaqur me të)- nena e besimdrejtëve, se I Derguari I Allahut (paqja dhe shpetimi I Allahut qofte mbi te) ka thene: “ Sikur Allahu ta kishte meshiruar dikë nga populli I Nuhit atehere do ta kishte meshiruar nënën e një foshnje”

    -92-

    Teksti I teresishem I hadithit thote: “ Nuhi (paqja e Allahut qofte mbi te) ka qendruar ne mesin e popullit te vet njemijevjet-pa pesedhjete. E mbolli nje dru I cili rritej njeqind vjet e u rrit I madh e I degëzuar. Pastaj e preu dhe nga ai filloi te dnertonte nje barke. Disa njerez kalonin atypari dhe e perqeshnin atë, duke thene: “ Ti po e nderton barkën ne toke e si do te lundroje ajo? E ai pergjigjej” Do ta kuptoni ju kete! Kur e mbaroi atë dhe kur uji filloi te vershoje anembanë nëna e një femije u frikësua per foshnjen e saj, te cilen e donte shume, andaj e çoi ne nje koder dhe hipi deri te nje e treta e saj. Kur uji arriti aty, ajo hipi ne maje te kodres se bashku me foshnjen e vet. Kur I erdhi uji deri ne fyt, e ngriti foshnjen lart, megjithate te dyja u mbyten. Sikur Allahu ta kishte meshiruar dike nga populli I Nuhit, atehere do ta kishte meshiruar nënën e asaj foshnje”

    Mirepo ky hadith eshte garib. Nderkaq, Ka’b el-Ahbari, Muxhahidi dhe disa te tjere transmetojne rrefim te ngjashem . Druaj se keto nuk jane fjalet e te Derguarit te Allahut (paqja dhe shpetimi I Allahut qofte mbi te)port e dikujt tjeter (meukuf) te marra nga dikush si Ka’b el-Ahbari. Allahu e di me se miri.

    Kryesorja eshte se Allahu I Lartesuar nuk e ka lene ne jete asnje jobesimtarë.E si atehere disa komentatorë mund te konfirmojne se Ivexh b.Inku – apo Ibni Inaku- ka jetuar para Nuhit e deri ne kohen e Musait? Ata thone se ka qene jobesimtarë I regjur, despot dhe inatçi I madh . Pastaj thone se nuk ka qene I lindur nga nje martesë legale, porse nena e tij e boja e Ademit ( paqja e Allahut qofte mbi te) ka lindur nje femije jashte martese. Pastaj thone se ka qene aq shtategjate sa qe zinte peshq ne thellesine e detit dhe I piqte ne pllaken diellore! Pastaj thone se ka perqeshur Nuhin ne barkë duke I thene : “Qfare eshte kjo “pjatë” net e cilen ke hipur ti? “ Pastaj ka qene I larte tremije e treqind e tridhjete e tre arshine, dhe budallallëqe tjera, te cilat per shkak te pavertetesise dhe pasaktesise se tyre as qe do t’ia parashtronim ketu sikur te mos ishin permendur me shume vepra tefsiresh, historike dhe analesh. Veq kesaj keto jane ne kundershtim me mendjen e shendoshe si dhe burimet e Islamit.

    Nese kjo veshtrohet nga aspekti I mendjes se shendoshe shtrohet pyetja: Si mund te pranohet se Allahu e ka shkaterruar djalin e Nuhit (paqja e Allahut qofte mbi te) per shkak se nuk ka besuar, edhe pse I ati ka qene I Derguar I nje populli te tere dhe udheheqes I te gjithe besimtareve e te mos e shkaterroje Ivexh b.Inkun apo Inakun I cili ka qene siç thonë edhe vete me I keq dhe me I prishur se ai?

    -93-
    Jeta e kësaj bote është një përjetim i shkurtër dhe mashtrues, e mos u mashtro të zotërosh ç’ka aty, por merr vetëm atë që të nevojitet; do të kesh shumë

  12. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  13. #47
    Grafika e Aferdita
    Aferdita nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    21-08-2008
    Postimet
    1,021
    All-llahu të shpërbleftë
    3,392
    Falënderuar 1,533 herë në 840 Postime
    Rep Fuqia
    663

    re: Rrëfime për të Dërguarit e Allahut (paqja qoftë mbi ta)

    Dhe si mund te ndodhe qe Allahu nuk e ka meshiruar askend nga populli I Nuhit, madje edhe nënën e asaj foshnje e edhe vet foshnjen e ta kete meshiruar kopilin, despotin, inatçiun, kriminelin, jobesimtarin, e regjur dhe shejtanin e madh siç thonë edhe vetë?

    Nese kete e veshtrojme nga aspekti I burimit te Islamit do te shohim se Allahu thote: “ e pastaj te tjeret I permbytem.” ( Shu’ara 120) dhe “ O Zoti im tha Nuhi mos e lër ne toke asnje jobesimtarë” ( Nuh 26).

    Pastaj lartesia e tij te cilen e permendin ataeshte ne kundershtim me hadithin qe e transmetojne Buhariu dhe Muslimi ne te cilin qendron se I Derguari I Allahut (paqja dhe shpetimi I Allahut qfote mbi te) ka thene: “ Allahu krijoi Ademin me gjatesi prej gjashtedhjete arshine dhe prej atehere e deri me sot njerezit gjithnje zvogelohen”

    Keto jane fjalet e te Vertetit per te cilin eshte argumentuar se e flet vetem te Vertetën, meqë nuk flet nga hiri I vet: “ Ato jane vetem fjalet qe I shpallen atij: ( Nexhm 4) dhe I cili thote se njerezit zvogelohen pareshtur gjer me tani d.m.th. njerezit vijimisht jane zvogeluar prej kohes se Ademit e deri ne diten kur I Derguari I Allahut (paqja dhe shpetimi I Allahut qofte mbi te) e ka thene kete, e do te zvogelohen edhe më gjer ne Diten e Gjykimit. Prandaj askush nga pasardhesit e Ademit nuk ka qene me I larte se ai.

    Si mund te mos perfillet kjo e te merren sit e sakta fjalet e te pafeve rrenacak nga ehli kitabet te cilet librat e shpallura nga Allahu I kane nderruar I kan falsifikuar I kan komnetuar sipas tekeve te tyre (te’vil) dhe kane hequr e kane shtuar net e çfare kan dashur vetë? E çfarë mendon atehere per ate qe transmetojne ata vetë, duke qene se jane besëthyes dhe rrenacakë te tille! Mallkimi I Allahut qofte mbi ta deri ne Diten e Gjykimit. Une mendoj se kjo perrallë mbi Ivexh b. Inakun eshte vetem njera nga gjepurat e rebeleve dhe kriminelve te tyre te cilet kane qene armiq te Pejgamberve.

    Pastaj Allahu I Lartmadherishem parashtron angazhimin (ndermjetsimin) e Nuhit te Zoti I vet per te birin dhe hetimi I tij me deshire qe te kuptonte dhe te zbulonte nga Zoti perse I ishte permbytur I biri.

    Pytja eshte formuluar keshtu: “ Më ke premtuar se së bashku me mua do te shpetosh familjen time, e ai eshte nga familja ime atehere perse e permbyte atë?”

    E I eshte pergjigjur: “ ai nuk eshte nga familja jote” d.m.th. ai nuk eshte prej atyre per te cilet kam premtuar se do t’I shpetoje ngase Ne kemi thene: “ perveç atyre per te cilet tanimë eshte thënë ( eshte marre vendimi se do te jenë të përmbytur). Ai eshte prej atyre per te cilet tanimë eshte dhene gjykimi se per shkak te mosbesimit te tyre do te mbyten te gjithe.

    -94-

    Prandaj ka qene e shkruar qe ai te ndahet nga rrethi I besimtarevee te permbytet se bashku me njemendimtaret e tij – jo besimtaret dhe zullumqarët.

    Pastaj Allahu I Lartesuar thotë: “ Dhe qe thënë:” O Nuh zbrit me selamin Tone dhe me dhuntite Tona per ty dhe popujt qe do te lindin nga ata qe jane me ty, do te kete edhe popuj te cilve do t’ua mundesojme qe te kenaqen, e qe pastaj do t’I godase nga Ne dënimi I dhëmbshëm” ( Hud 48)

    Kur uji u terhoq nga siperfaqja e tokes dhe kur qe perseri e mundur te ecte neper toke dhe te vendoset net e, Nuhi ( paqja e Allahut qofte mbi te) I erdhi urdheri qe te zbriste nga barka e cila pas nje lundrimi te gjate ishte ndalur ne maje te kodres El-Xhudijj, e kjo eshte koder e njohur ne Gadishullin Arabik, “ me selamin Tone dhe me dhuntite Tona” pra zbrit prej saj dhe qofsh I shpetuar e I bekuar edhe ti, edhe popujt te cilet do te lindin pasketaj.

    Ketu mendohet per ata qe do te jene pasardhes te tij te drejteperdrejte meqë Allahu I Lartesuar vetem Nuhit I ka dhene pjellë, dhe askujt tjeter nga besimtaret qe kishin qene me te. I Lartesuari thote: “duke I lene ne jete pasardhesit e tij” ( Saffat 77)

    Keshtu te gjithe njerezit qe jetojne sot ne Toke pa mareparsysh racen e tyre e kane prejardhjen nga tre djemte e Nuhit: Samit, Hamit, dhe Jafethit. Imam Ahmedi transmeton : Na ka treguar Abdulvehhabi se ka degjuar nga Se’idi e ky nga Katade, se I ka rrefyer Hasani e ketij Semre, se I Derguari I Allahut (paqja dhe shpetimi I Allahut qofte mbi te) ka thene: “ Sami eshte paraardhesi I arabeve, Hami I abisinaseve, e Jafethi I bizantineve”

    Ne nje hadith te ngjashem me kete transmeton edhe Tirmidhiu nga Bisher b. Muadh el-Akdiu , ky nga Jezid b. Zurej’I ky nga Se’id b.Ebi Arube, ky nga Katade, ky nga Hasani, ky nga Semre, ky nga I Derguari I Allahut (paqja dhe shpetimi I Allahut qofte mbi te)

    Shejh Ebu Umer b. Abdulberri thote se nje hadith I ngjashem transmetohet nga I Derguari I Allahut (paqja dhe shpetimi I Allahut qofte mbi te) permes Imran b.Hasanit dhe shton: “Me shprehjen “bizantine” ketu mendohet per bizantinet e pare e keta jane greket ( Junani) te cilet e kane origjinen nga Rumij b.Junan b. Jafeth b. Nuhi.

    -95-
    Jeta e kësaj bote është një përjetim i shkurtër dhe mashtrues, e mos u mashtro të zotërosh ç’ka aty, por merr vetëm atë që të nevojitet; do të kesh shumë

  14. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  15. #48
    Grafika e Aferdita
    Aferdita nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    21-08-2008
    Postimet
    1,021
    All-llahu të shpërbleftë
    3,392
    Falënderuar 1,533 herë në 840 Postime
    Rep Fuqia
    663

    re: Rrëfime për të Dërguarit e Allahut (paqja qoftë mbi ta)

    Pastaj percillet nga Ibni Ajashi se ka degjuar nga Jahja b.Se’idi e ky nga Se’id b. El-Musejjebi se ka thene: “ Nuhit I kane lindur tre djem: Sami, Jafethi, dhe Hami, dhe çdo njeri prej tyre I ka pasur nga tre djem. Keshtu Samit I kan lindur arabet, persianet dhe bizantinet ; Jafethit turqit, skllavet dhe Je’xhuxhi e Me’xhuxhi, e Hamit koptët, zezaket dhe berberet.”

    Hafidh Ebu Beker el-Bezzari ne Musnedin e tij, shenon: “ Na kan treguar Ibrahim b.Hani dhe Ahmed b. Hyssein b. Abbad Ebu Abbasi, se atyre u ka rrefyer Muhammed b.Jezid b.Sinan Rehavi e ketij babai I tij, se ka degjuar nga Jahja b.Se’idi, ky nga Se’id b. El-Musejjebi e ky nga Ebu Hurejre se I Derguari I Allahut (paqja dhe shpetimi I Allahut qofte mbi te) ka thene: “ Nuhit I kane lindur: Sami,Hami dhe Jafethi. Nga Sami e kane burimin arabet, persianet dhe bizantinet, dhe tek ata eshte e mira. Pasardhesit e Jafethit jane Je’xhuxhet e Me’xhuxhet, turqit dhe skllavet .Pasardhesit e Hamit jane koptët berberet dhe zezaket”

    Ai pastaj thotë: “Me sa e kemi te njohur nem keto fjale nderlidhen me te Derguarin e Allahut (paqja dhe shpetimi I Allahut qofte mbi te)vetem ne kete hadith. Kjo transmetohet vetem nga Muhammed b. Jezid b.Sinani, e ky nga babai I vet. “ Mirepo ekspertet ne fushen e hadithit kane verejtje net e dhe fjalet e tij nuk konsiderohen te besueshme. Ky hadith transmetohet edhe me sened tjeter – ky nga Jahja b. Se’idi (mursel) porse nuk nderlidhet me te Derguarin e Allahut (paqja dhe shpetimi I Allahut qofte mbi te) por kjo del se keto jane fjalet e Se’idit.

    Une ne kete shtoj se nga Se’idi me siguri jane percjelle fjalet qe I citon Ebu Umeri: “ Nga Vehb b. Munebbihu transmetohet nje hadith I ngjashem” Allahu e di me se miri. Jezid b. Sinan Ebu El-Ferve Rehavi nuk eshte I besueshem keshtu qe nuk mund te mbeshtetemi ne fjalet e tij.

    Disa thone se keta tre djem te Nuhit kane lindur pas permbytjes, dhe se para kesaj I kan lindur Ken’ani, I cili eshte permbytur dhe Abiri, I cili ka vdekur pas permbytjes.

    Mirepo eshte e drejte se ata tre djem kane qene ne barke se bashku me te, me grat e tyre dhe me nënën. Keshtu qendron ne Teurat.

    Disa thone se Hami ka pasur maredhenje me te shoqen ne barke, e Nuhi e ka mallkuar duke I thene qe fryti I fares te jete I shemtuar. Dhe keshtu I lindi djalë zezak, me emrin Ken’an b. Ham, paraardhesi I zezakeve.

    -96-


    Disa thone se njehere Hami e kishte pare babanë e tij duke fjetur, ku pjesa e turpshme e trupi te tij ishte zbuluar. Ai nuk deshi ta mbulonte por kete e bene vllaznit e tij. Per kete shkak Nuhi e ka mallkuar duke u lutur qe t;I nderrohej fara e tij dhe djemte e tij te jene rober te vvëllezerve te tij.

    Imam Ebu Xha’fer Xheriri transmeton nga Alijj b.Zejd Xhed’ani, e ky nga Jusuf b. Mehrani se ka degjuar nga Ibni Abbasi qe ka thene: Isain te birin e Merjemes e kane pyetur: “ A ke mundesi ten a ngjallesh dike nga barka e Nuhit qe ten a thoshte diqka per te? Ai shkoi se bashku me ta te nje muranë, e mori nje grusht dhe dhe I pyeti ata: e dini se çka eshte kjo? Ata u pergjigjen; Allahu dhe I Derguari I tij e dine me se miri. Ky u tha: “ Kjo eshte thembrra e Hamit te birit te Nuhit. Pastaj e goditi dheun me shkop e tha: “ Ngrihu me lejen e Allahut, dhe nje nejri u ngrit duke shkundur pluhurin nga koka me floke te thinjur. Isai ( paqja e Allahut qofte mbi te) e pyeti: A ke vdekur I ketillë? Jo u pergjigj ai, kam vdekur I ri, por mendova se kjo eshte Dita e Gjykimit prandaj u thinja kaq shume.

    Pastaj Isai (paqja e Allahut qofte mbi te) I tha: Na rrëfe pak per barken e Nuhit! Ai tha: Ka qene nje mije e dyqind arshine e gjate, e gjashteqind e gjërë. I ka pasur tri kate: nje per kafshet dhe shtazet, nje per njerezit dhe nje per shpezët. Kur u shumuan plehrat nga shtazet, Allahu I Lartesuar e frymezoi Nuhin( paqja e Allahut qofte mbi te) qe t’ia prekte elefantit bishtin. Kur e beri kete nga ai u paraqiten derri dhe dosa, te cilen filluan t’I hanin plehrat. E kur miu me dhembet e vet filloi ta zhbironte barken, allahu e frymezoi Nuhin (paqja e Allahut qofte mbi te) ta prekte luanin ndermjet syve e kur e beri kete nga vrimat e hundes se luanit dolen maçoku dhe macja dhe perzune miun. Pastaj Isai (paqja e Allahut qofte mbi te) Si e ka ditur Nuhi (paqja e Allahut qofte mbi te) se çdo gjë eshte permbytur? E ai u pergjigj: E dergoi sorren qe ta njoftoj per kete, por sorra hasi ne nje kufome dhe u hodh mbi te, ndersa Nuhi e mallkoi me frikë. Prandaj sorra nuk jeton ne afersi te shtepive. Pastaj e dergoi pllumbin I cili u kthye duke bartur gjethe ulliri ne sqeo dhe balte ne kembe. Keshtu qe ai kuptoi se çdo gjë ishte ne permbytur andaj ia lidhi nje gjerdan te gjelbert rreth qafe I cili duket ne qafën e tij, dhe beri lutje per te qe te jete I shoqerueshem dhe ne siguri. Prandaj pellumbat jetojne ne afersi te shtepive. Pastaj pyeten: “ O I Derguar I Allahut a ta marrim ne shtepite tone qe te rri me ne dhe të na rrëfejë? Ai u pergjigj: “Si do te vije me ju dikush kur nuk ka më nafakë (risk) Pastaj I tha: “ Kthehu me lejen e Allahut” e ai perseri u bë dhe.” Ky transmetim eshte shume I dobët ( garib xhiden).

    -97-
    Jeta e kësaj bote është një përjetim i shkurtër dhe mashtrues, e mos u mashtro të zotërosh ç’ka aty, por merr vetëm atë që të nevojitet; do të kesh shumë

  16. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  17. #49
    Grafika e Aferdita
    Aferdita nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    21-08-2008
    Postimet
    1,021
    All-llahu të shpërbleftë
    3,392
    Falënderuar 1,533 herë në 840 Postime
    Rep Fuqia
    663

    re: Rrëfime për të Dërguarit e Allahut (paqja qoftë mbi ta)

    Alba b. Ahmeri transmeton nga Ikrime, se Ibni Abbasi ka thene: “ Me Nuhin ne barkë kane qene tetëdhjete njerez me familjet e tyre. Ne barke I kane kaluar njeqind e pesedhjete dite. Allahu I Madherishem e ka drejtuar barkën kah Meka, e ajo ka qarkulluar perreth Ka’bes dyzet dite, e pastaj e ka drejtuar kah El-Xhudijji ku edhe eshte ndaluar . atehere Nuhi dergoi sorren qe ta njoftonte se çfare po ndodh ne Toke, e ajo e gjeti nje kufome net e cilen u ndalua. Pastaj dergoi pellumbin I cili solli gjethe ulliri dhe erdhi me kembe te zhyera me baltë. Keshtu Nuhi kuptoi se uji ishte terhequr dhe zbriti rrëzë El-Xhudijjit, ndertoi nje fshat dhe e quajti Themanin (Tetedhjete). Nje dite ata u zgjuan duke I folur tetedhjete gjuhë, nder te cilat ishte edhe arabishtja. Pasi qe nuk kuptonin njeri-tjetrin, Nuhi u perkthente.

    Katade dhe disa te tjere thone: “ Ata kane hipur ne barke me 10 Rexheb. Kane lundruar njeqind e pesedhjete dite dhe net e kane qendruar nje muaj pas ndaljes se saj ne El-Xhudijj . Nga barka kane dale diten e dhjete te muajit Muharrem.

    Ibni Xheriri I citon fjalet e te Derguarit te Allahut (paqja dhe shpetimi I Allahut qofte mbi te) te cilat vertetojne kete, dhe net e cilat qendron se ata e kane agjeruar kete dite (merfu).

    Imam Ahmedi shenon: “ Na ka treguar Ebu Xha’feri, e ketiji Abdussamed b. Habib el-Esdi, se ka degjuar nga babai I vet Habib b. Abdullahu, e ky nga Shibli se , Ebu Hurejre ka thene: “ I Derguari I Allahut (paqja dhe shpetimi I Allahut qofte mbi te) ne nje rast ka kaluar afer disa hebrenjeve, te cilet agjeronin Jeumi ashurenë (dita e dhjete e Muharremit) e I pyeti: “ Perse agjeroni sot?” U pergjigjen: “ Diten e sotme, Allahu e shpetoi Musain dhe te bijte e Israilit nga permbytja, dhe e ka permbytur faraonin. Diten e sotme barka eshte ndalur ne El-Xhudijj. Nuhi (paqja e Allahut qofte mbi te) dhe Musai (paqja e Allahut qofte mbi te) e kane agjeruar kete dite per ta falenderuar Allahun” . I Derguari I Allahut (paqja dhe shpetimi I Allahut qofte mbi te) tha: Une jam me I afert me Musain se ju, andaj mua me pare me takon ta agjeroj kete dite sesa juve”

    Pastaj urdheroi as’habet qe te agjerojne, duke thene: “Kush prej jush ka filluar te agjeroje prej mengjesit , le te vazhdoje agjerimin, e kush jo, le te agjeroje pjesen e dites qe ka mbetur” Ky hadith vertetohet edhe ne Sahihun e Buhariut ne nje version diç tjeter, ku nuk permendet Nuhi (paqja e Allahut qofte mbi te). E Allahu e di me se miri.

    -98-

    Shume injorante konfiromojne se ata e kane ngrene te gjithe ushqimin qe u pat tepruar, se I kane mbledhur te gjithe dritherat qe u paten tepruar e I kane therrmuar ate dite, pastaj I kane lyer sytë me surmë per ta rritur te parit qe iu ishte dobesuar, kur shikuan driten pas qendrimit te gjate ne erresiren e barkes. Mirepo asgje nga kjo nuk eshte e besueshme. Eshte e vertete se perkitazi me kete flasin disa transmetime hebreje, porse ne keto nuk mund te mbeshtetemi e as t’I marrim si shembull. Megjithate Allahu e di me se miri.

    Muhammed b. Is’haku thote: “ Kur Allahu deshi ta nderpriste kete permbytje dergoi erën ne siperfaqe te Tokes e uji u qetesua dhe u shterren burimet e saj. Ujio filloi te pakesohet, te terhiqet dhe te kridhet ne Toke”

    Barka sipas pohimit te pasuesve te Teuratit eshte ndalur ne El-Xhudijj naten e shtatembedhjete te muajit te shtate, ndersa majat e maleve filluan te dukeshin diten e pare te muajit te dhjete. Kur pas kesaj kaluan dyzet dite Nuhi hapi dritaren e barkes te cilen e kishte mbaruar vete dhe nga ajo leshoi sorren qe te vezhgonte gjendjen e ujit, por ajo nuk u kthye më. Pastaj e dergoi pellumbin I cili nuk mund te gjente vend te tharre qe te leshohej andaj u kthye serish.

    Nuhi e zgjati doren e kapi dhe e futi mbrenda. Kur kaluan edhe shtate dite te tjera perseri e dergoi ky nuk u kthye menjeher, por dikur ne mbremje. Ne sqep kishte gjethe ulliri andaj Nuhi (paqja e Allahut qofte mbi te) kuptoi se uji ishte pakesuar.

    Pas shtate diteve tjera ai perseri leshoi pellumbin I cili nuk u kthye më dot. Dhe keshtu Nuhi (paqja e Allahut qofte mbi te) kuptoi se siperfaqja e Tokes ishte shfaqur. Kur u mbush plot nje vit prej kur Allahu urdheroi permbytjen gjer ne diten kur Nuhi leshoi pellumbin dhe filloi dita e pare e vitit te ardhshem, u shfaq siperfaqja e tokes u paraqit toka dhe Nuhi (paqja e Allahut qofte mbi te) e largoi mbulesen e barkes”

    Kjo qe parashtrom Ibni Is’haku eshte teresisht e njejte me permbajtjen e tekstit te Teuratit I cili gjendet tek ehli kitabet.

    Ibni Is’haku pastaj thote: “ Naten e njezet e gjashte te muajit te dyte te vitit te dyte qe thene: “ O Nuh – zbrit me selamin Tone dhe me dhuntite Tona per ty dhe per popujt qe do te lindin nga ata qe jane me ty! E do te ketë edhe popuj te cileve do t’ua mundesojme qe te kenaqen e qe pastaj do t’I godase nga Ne dënimi I dhembshem” ( Hud 48).

    Tek ehli kitabet qendron se , I Madherishmi I ka thene Nuhit (paqja e Allahut qofte mbi te) “ Dil nga barka me bashkeshorten tende me djemt e tu me grate e djemve tu, me kafshet qe gjenden ne te – le te rriten dhe le te shumezohen ne Toke.”

    -99-
    Jeta e kësaj bote është një përjetim i shkurtër dhe mashtrues, e mos u mashtro të zotërosh ç’ka aty, por merr vetëm atë që të nevojitet; do të kesh shumë

  18. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  19. #50
    Grafika e Aferdita
    Aferdita nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    21-08-2008
    Postimet
    1,021
    All-llahu të shpërbleftë
    3,392
    Falënderuar 1,533 herë në 840 Postime
    Rep Fuqia
    663

    re: Rrëfime për të Dërguarit e Allahut (paqja qoftë mbi ta)

    Kur kane dale, Nuhi (paqja e Allahut qofte mbi te) ka flijuar per Allahun nga te gjitha kafshet dhe nga te gjitha shpesët e lejuara dhe I ka there ato si kurban per Allahun. Allahu atehere premtoi se më kurr nuk do t’ua jape permbytjen banoreve te Tokes, dhe ne shenje perkujtimi ne kete premtim e ka dhene ylberin në retë.

    Nga Ibni Abbasi transmetohet se per ylberin ka thene se ai eshte mbrojtje kunder permbytjes . Disa thone : “ Në këtë ka simbolike meqë ai eshte hark pa kordhë” d.m.th qe keto re nuk do te shkaktojne permbytje siç ishte ajo e para.

    Disa injorantë nga Persia dhe nga India mohojne se permbytja ka ndodhur ndonjehere, e disa prej tyre thone: “ Permbytja ka ndodhur ne Babiloni porse nuk ka arritur deri ten e. Ne trashegojme pushtetin nga ati ne te birin qe nga Komursi mendohet per Ademin - e gjer ne diten e sotme. “ Keshtu thone manihejet, adhuruesit e zjarrit dhe pasuesit e shejtanit. Keto jane marifetlleqe ( sofizmat) e tyre , mosbesimi I hapet, padituri totale, kryelartesi dhe mohim I Sunduesit te Tokes dhe te qiejve.

    Pjesetaret e besimeve qe pranojne shpalljen nga Pejgamberet e Allahut dhe diturine e trasheguar nga kohet e lashta, besojne njezeshem se permbytja me te vertete ka ndodhur se e ka perfshire tere Token dhe se Allahu atebote nuk e ka lene asnje jobesimtarë ne jete duke ia plotesuar duanë e te Derguarit te Tij të pamëkatë dhe te vendosur dhe duke zbatuar kaderin e caktuar që më pare.

    Diç për vetë NUHIN (paqja e Allahut qofte mbi te)

    Allahu I Lartemadherishem thotë: “ai me të vërtetë ka qene rob mirënjohës” (Isra 3). Thuhet se ai e falenderonte Allahun per ushqim, per pije, per veshmbathje, dhe pergjithesisht per te gjitha gjerat.

    Imam Ahmedi thotë: “ Na ka treguar Ebu Usame se atij I ka rrefyer Zekerijah b. Ebi Zaide se ka degjuar nga Se’id b. Ebi Burde, e ky nga Enes b. Maliku, se I Derguari I Allahut (paqja dhe shpetimi I Allahut qofte mbi te) ka thene: “ Vertete Allahu eshte I kenaqur me robin I cili kur te haje nje kafshate e falenderon Allahun per te, apo kur te pije diqka e falenderon Allahun”

    Kete hadith permes Ebu Usames e transmetojne edhe Muslimi, Tirmidhiu dhe Nesaiu. Gjithesesi eshte e qarte se mirenjohes eshte ai I cili I kryen te gjitha obligimet dhe falenderohet: me zemer me fjale dhe me vepra e falenderimi nenkupton keto te gjitha siç shkruan poeti:

    Tri dhuntitë e mia ju bëjnë dobi,
    Dora, gjuha dhe zemra e fshehur.”



    -100-

    AGJERIMI I NUHIT (paqja e Allahut qofte mbi te)

    Ibni Maxhe ne “Kaptinen mbi agjerimin e Nuhit (paqja e Allahut qofte mbi te) thotë: Na ka treguar Sehël b.Ebi Sehli, se ketij I ka rrefyer Se’id b Ebi Merjemi se ka degjuar nga Ibni Lehi’a, ky nga Xhafer b. Rebi’a, ky nga Ebu Firasi, e ky nga Abdullah b. Amri se I Derguari I Allahut (paqja e Allahut qofte mbi te) ka thene: “ Nuhi ka agjeruar gjithe kohen, perveç ditene e Bajramit te Ramazanit dhe te Kurbanit”

    Ibni Maxhe kete hadith e transmeton edhe permes Abdullah b. Luhej’it me sened dhe me tekst te njejte.

    Kurse Tebaraniu shenon: “ Na ka treguar Ebu Zinba’I Reuh b. Ferxhi, se ketij I ka rrefyer Umer b. Halid el-Harani e ketij Ibni Lehi’a se ka degjuar nga Ebu Katade, ky nga jezid b. Rebbah Ebu Firasi, e ky nga Abdullahub. Amri I cili thote se ka degjuar nga I Derguari I Allahut (paqja dhe shpetimi I Allahut qofte mbi te) se ka thene: “ Nuhi ka agjeruar gjithe kohen, perveç ditët e Bajramit te Ramazanit dhe te Kurbanit. Davudi nje dite agjeronte e nje dite pushonte, Ibrahimi agjeronte nga tri dite per çdo muaj, veç kesaj ky ndonjeher agjeronte ndonjehere hante”

    HAXHI I NUHIT (paqja e Allahut qofte mbi te)

    Hafidh Ebu Ja’lai thote: “ Na ka treguar Sufjan b.Vekiu se I ka rrefyer babai I tij, se ka degjuar nga Zem’ati – Iben Ebi salihu – e ky nga Seleme b. Vehrami se Ikrime ka degjuar nga Ibni Abbasi se ka thene : “ I Derguari I Allahut (paqja dhe shpetimi I Allahut qofte mbi te) duke udhetuar per ne haxh kur erdhi ne luginen Usfan pyeti : “ O Ebu Bekër cila eshte kjo luginë?” Ai u pergjigj: “ Kjo eshte lugina Usfan.” I Derguari (paqja dhe shpetimi I Allahut qofte mbi te) tha: “ Ketej pari kane kaluar Nuhi, Hudi, dhe Ibrahimi me devetë e tyre te reja me kaptistra te mbaruara nga tjerra, të epërmet dhe te poshtmet e tyre ishin te zhgunta . Keshtu ata kryenin haxhin ne Ka’be.” Ky hadith eshte garib.

    -101-
    Jeta e kësaj bote është një përjetim i shkurtër dhe mashtrues, e mos u mashtro të zotërosh ç’ka aty, por merr vetëm atë që të nevojitet; do të kesh shumë

  20. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Faqja 5 prej 31 FillimFillim ... 3456715 ... FundFund

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •