Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Faqja 1 prej 3 123 FundFund
Rezultatet 1 deri 10 prej 27

Tema: Studimi dhe këndimi i Kur'anit

  1. #1
    Grafika e Furkane
    Furkane nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    25-11-2010
    Postimet
    597
    All-llahu të shpërbleftë
    742
    Falënderuar 869 herë në 402 Postime
    Rep Fuqia
    391

    Studimi dhe këndimi i Kur'anit

    Ibrahim TREBINJAC

    Studimi dhe këndimi
    i kur'anit

    Fjala e përkthyesit

    Kur'ani është libër i All-llahut. Shumë ibadete nuk mund të kryhen pa lexuar pjesë nga Kur'ani. Përveç kësaj, edhe vetë leximi, apo këndimi i Kur'anit është një ndër ibadetet më të çmuara te All-llahu xh.sh.
    Ky ibadet i ka rregullat e veta se si duhet të kryhet, duke përfshirë këtu: lartësinë e zërit gjatë këndimit, pozitën në të cilën jemi, momentin më të përshtatshëm për të kënduar, si duhet ta dëgjojmë kur këndon tjetër kush, a mund të këndojmë për të tjerët e etj.
    Poashtu edhe ndaj Kur'anit si libër i shenjtë, duhet të dimë se si të sillemi e ta ruajmë atë; si të tregojmë respektin e duhur ndaj librit më të çmuar që e kemi në shtëpitë tona; si duhet ta marrim nëpër duar, si duhet ta shfletojmë etj. Mendoj se njohja e rregullave se si duhet të sillemi ndaj Kur'anit, si libër i shpallur nga All-llahu xh.sh., nuk duhet të jetë privilegj vetëm i njerëzve të cilët merren me thirrjen dhe edukimin në fenë islame, por duhet të depërtojë në masën e gjërë të besimtarëve, gjegjësisht te të gjithë ata që dinë të këndojnë Kur'anin dhe dëshirojnë të dinë sa më shumë për të.
    Duke parë shprazëtinë që ekziston për këtë lloj literature në gjuhën shqipe, vendosa ta përkthej këtë punim të profesorit të nderuar nga Sarajeva, rahmetli Ibrahim ef. Trebinjac, i cili në mbarështrimin e këtij punimi ka shfrytëzuar njohuritë e dijetarëve të gjeneratave të hershme që janë marrë me këtë çështje.
    Në fund lus All-llahun xh.sh. që t'i shpërblejë me të mira të gjitha ata që më dhanë kurajo që ky punim të shohë dritën e botimit në gjuhën shqipe.
    Falendërimi dhe lavdërimi i takon vetëm All-llahut xh.sh.
    Përkthyesi
    "Mëshiroj ata që janë në tokë, që të mëshiroj Ai që është në qiell."

  2. #2
    Grafika e Furkane
    Furkane nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    25-11-2010
    Postimet
    597
    All-llahu të shpërbleftë
    742
    Falënderuar 869 herë në 402 Postime
    Rep Fuqia
    391

    Re: Studimi dhe këndimi i Kur'anit

    1. Rëndësia e studimit dhe këndimit të Kur'anit

    Kur'ani është burimi kryesor dhe i parë i Islamit, ligji themelor i gjithë muslimanëve në tërë botën dhe për të gjitha kohët. Shpallja Hyjnorë është, pra, boshti i Islamit, pikënisja e tij, pasqyre dhe pikëmbështetje. Prandaj, s'është kurrëfarë çudie pse muslimanët e arsimuar kanë dhënë shumë mund dhe kanë shkruar vepra të shumta që Kur'anin ta prezentojnë në shkëlqimin e tij të plotë, që njerëzve t'ua bëjnë më të qartë e më të kuptueshëm. Falë kujdesit dhe dashurisë së madhe të njerëzve, të cilët janë dalluar me kujdesin e tyre për ardhmëri më të mirë e më të lumtur të mbarë njerëzimit, Kur'ani qysh prej paraqitjes së tij, është ruajtur në frymën e tij origjinale.
    Dëshira dhe kujdesi i shumë njerëzve që Kur'ani të jetë sa më afër njerëzve, mendjes së tyre, por edhe zemrës bëri që ai jo vetëm të studiohet, por edhe të shqiptohet drejt çdo shkronjë e tij, çdo fjalë dhe fjali, duke e ruajtur edhe anën melodike të tij.
    Personi i parë i cili tërë jetën e vet është kujdesur që vlera e Kur'anit, si shpallje e fundit Hyjnore, të shpjegohet qartë dhe drejtë, ka qenë Muhammedi a.s. të cilit, siç dihet edhe i është shpallur Kur'ani. Hadithe të shumta, të cilët kanë të bëjnë me leximin dhe studimin e Kur'anit, konfirmojnë se Pejgamberi i fundit ka dashur të përqëndrojë vëmendjen e gjithë muslimanëve në rëndësinë e madhe të asaj mjeshtërie, e cila duhet të bëhet pjesë përbërëse e jetës së tyre të përditshme.
    Ekspozea e ardhshme ka për detyrë t'i shtrojë dhe t'i shpjegojë vetëm disa hadithe të tilla:



    "Kush e këndon Kur'anin me saktësi, bën pjesë në shoqërinë e melekëve të ndershëm dhe të mirë, ndërsa ai që gjatë tij (këndimit) belbëzon dhe e lexon me mundim, për këtë ka dy dhurata. Dhurata është sipas masës së angazhimit".
    Në këtë hadith Pejgamberi a.s. përmend dy kategori të recituesve të Kur'anit: ata të shkathtit të cilët këndojnë rrjedhshëm, dhe të tjerët të cilëve e këndojnë me vështirësi, sepse ndoshta mirren më rrallë me këtë, dhe gjatë leximit belbëzojnë. Lexues të shkathët të Kur'anit janë ata të cilët e lexojnë me urtësi pa kurrëfarë vështërsie dhe secilën shkronjë, secilën fjalë dhe fjali e shqiptojnë drejtë dhe çiltër, sipas rregullave të gjuhës arabe dhe disciplinës së posaçme të Kur'anit e cila quhet texhvid. Ashtu e ka kënduar Muhammedi a.s. Kur'anin në bazë të shpaljes së pranuar. E ka kënduar me zë, që ta dëgjojnë edhe të tjerët dhe gjithë këtë ta mësojnë. Vetë këndimi i tillë i Kur'anit, që i plotëson kriteret e duhura, u sjellë kënduesve vlera të mëdha dhe hyjnë në rradhët e melekëve të ndershëm, që gëzojnë admirimin e Zotit.
    Duke e ditur se do të ketë edhe këndues të atillë të Kur'anit të cilëve - edhe përkundër mundit të madh që kanë dhënë - nuk do t'u shkojë për dore që Kur'anin ta këndojnë rrjedhshëm, sipas rregullave të njohura. Muhammedi a.s. ka shpjetuar të theksojë se edhe leximi i tyre çmohet shumë, dhe i Gjithëlartësuari edhe ata do t'i shpërblejë për gjithë atë që kanë dhënë në atë drejtim. Ata pra, nuk guxojnë të jenë të pagjindshëm, nuk guxojnë të dekurajohen, pra është e nevojshme të vaxhdojnë me këndimin sepse, sipas rregullës islame, shpërblimi i Zotit vjen sipas mundit të dhënë.
    Në hadithin e lartësuar nuk është përmendur kurrëfarë dallimi në mes të kënduesit, i cili e kupton atë që e këndon dhe atij që nuk e kupton. Prej kësaj lehtë mund të përfundojmë se këtu qëllimi kryesor është nxitja e besimtarëve që të shoqërohen me Kur'anin sa më tepër nëpërmjet këndimit, sepse kjo është një prej mënyrave të shumta edhe për mbajtjen e lidhjes me All-llahun xh.sh.


    "Më i miri prej jush është ai që e mëson Kur'anin vetë dhe që ua mëson tjerëve".
    Siç duket, kuptimi i këtij hadithi përmban udhëzimin që Kur'anin jo vetëm ta mësojmë ta këndojmë, t'i shqiptojmë drejt fjalët, por edhe ta studiojmë, respektivisht gjithë këtë duyhjet ta bartim edhe te të tjerët, sepse kjo nuk guxon të stagnojë, assesi nuk guxon të dobësohet. Vetëm njerëzit e tillë meritojnë të jenë ndër më të mirët. Në këtë normalisht, nuk mund të ketë sukses secili person, mirëpo secila bashkësi islame medoemos të ketë numër të konsiderueshëm njerëzish të tillë, dhe atë në secilën gjeneratë. Mund të thuhet pa e tepruar se kjo është pjesë përbërëse e jetës së vërtetë islame dhe lënia pas dore e këtij obligimi nuk do të mund të arsyetohet me kurgjë.


    "Njerëzit më të ndrshëm ndër pasardhësit e mi janë hafizat e Kur'anit dhe ata të cilët natën i bëjnë ibadet All-llahut xh.sh.".
    Me këto fjalë Pejgamberi a.s. jep vlerësimin për njerëzit të cilët e dinë Kur'anin përmendësh, si dhe për ata të cilët i shërbejnë të Lartmadhëruarit në kohën kur këtë rallë kush e bën. Për të dy kategoritë e njerëzve të tillë Muhammedi a.s. thotë se janë të ndershëm, shembullor dhe të dalluar. Ata të tillë janë edhe te i Lartmadhëruari dhe te njerëzit e tjerë. Nga ana e të Lartmadhëruarit ata sigurisht shpërblehen me dhurata, kurse te besimtarët e ndershëm ata janë të respektuar, të çmuar dhe atyre secili mund t'u ketë lakmi.
    Në këtë hadith Muhammedi a.s. ka dëshiruar të tërheq vëmendjen e besimtarit në rëndësinë dhe dobinë e shoqërimit me Kur'anin, si dhe në ibadetet për Zotin xh.sh. kur të tjerët flejnë. Ky shërbim në këtë kohë është një prej argumenteve më të qarta të nënshtrimit të thellë dhe të sinqert dhe dashurisë ndaj Krijuesit të Madhërishëm. Ky është një besim i papërshkruar në Zotin dhe në atë se veprat e këtilla dhe gjithë ky flijim nuk mund të lihet në harresë, asnjë vepër e mirë në asnjë rast nuk mund të jetë e pashpërblyer.


    "Një prej veprave më të dashura te Zoti është këndimi i Kur'anit".
    Me një rast tjetër Muhammedi a.s. ka dhënë një deklaratë gati identike kur ka thënë:


    "Një prej veprave më të dashura te Zoti për pasardhësit e mi është këndimi i Kur'anit".
    Në të dy këto hadithe Pejgamberi a.s. përkujton besimtarin në këndimin e Kur'anit dhe atë për shkak se ky këndim është një prej shumë veprave të mira, përkatësisht prej më të mirave nëpërmjet të të cilave njeriu bëhet një prej pasardhësve të mirë të Islamit. Me këndimin e Kur'anit, ai vetëm e rradhit në shoqërinë e të dashurve të Zotit të cilët do të kenë dhurata të begatshme dhe ata janë në kujdesin e posaçëm të Zotit të Lartmadhëruar.
    Këto hadithe bëjnë pjesë në deklaratat më të qarta të Pejgamberit a.s. që flasin për rëndësinë dhe vlerën e këndimit të Kur'anit dhe përmbajtja e tyre ofron mundësi që secili besimtar të dëshmohet si njeri i mirë dhe i devotshëm, i cili dëshiron që edhe në këtë mënyrë t'i afrohet Krijuesit dhe të fitojë dashurinë dhe mëshirën e Tij.





    "Këto zemra më të vërtetë mund të ndryshken, sikurse ndryshket hekuri kur laget në ujë".
    -E si do t'i pastrojmë, o Pejgamber i Zotit?- pyeti dikush.
    -"Nëse shumë mendojmë për vdekjen dhe nëse këndojmë Kur'an" - u përgjigj Muhammedi a.s.
    Në jetën dhe punën e vet secili njeri u është ekspozuar ndikimeve të ndryshme të mjedisit në të cilin jeton, në të cilin lëviz dhe punon, me të cilin komunikon, prej të cilit mvaret. Ato ndikime nuk janë asnjëherë vetëm pozitive, të dobishme, por jo rrallë janë të dëmshme, të kobshme. Ndikimet e dobishme dhe pozitive në shpirtin dhe në zemrën e njeriut nuk janë asnjherë dhe për askend të tepërta. Ato janë gjithnjë të mirëseardhura, për secilin pa marrë parasysh bile edhe moshën e tij. Ndikimet negative të shoqërisë gjithnjë janë të rrezikshme, sikur të jenë edhe të vogla, të rralla, sikur ne edhe të mos të ishin të vetëdijshëm. Si të tilla, doemos duhet t'iu shmangemi, sepse ato shpesh depërtojnë në shpirtin tonë në mënyrë perfide, por gjithnjë dëmshëm ndikojnë në sjelljen tonë. Ato gradualisht na sundojnë neve, e ndryshojnë moralin tonë, qëndrimin ndaj vetëvetës, sidomos ndaj të tjerëve.
    Ndikimet pozitive të shoqërisë duhet gjithnjë t'i kërkojmë dhe t'i çmojmë, kurse atyre negative gjithnjë t'u shmangemi dhe kursesi mos u nënçmojmë. Në këtë angazhim dhe luftë duhet të rrjedhë dhe të përfundojë jeta e secilit besimtar të vërtetë, me bindje të plotë se për vetveten nuk jemi të mjaftueshëm e as të aftë që të jemi në nivel, të jetojmë dhe të vdesim të drejtë dhe të ngritur. Duhet, poashtu, të jemi të vetëdijshëm se ndikimi negativ i mjedisit gjithnjë është përezent, dhe se forcat tona janë të pamjaftueshme që t'i kundërvihemi me sukses.
    Pikërisht atë kuptim kanë fjalët e Pejgamberit a.s.: "këto zemra me të vërtetë mund të ndryshken..." Muhammedi a.s. këtë e paraqet në mënyrë shumë metaforike dhe zemrën e krahason me hekurin, kurse ndikimet e dëmshme me të ndryshkurit nga uji. Kjo shprehet në ashpërsinë, egoizmin, pandieshmërinë, përtacinë, panjerëzinë dhe në përgjithësi në paraqitjen e cilësive tjera të ndryshme negative para të cilëve turpërohet dhe rrënqethet secili besimtar i ndershëm, i drejt dhe shpirtërisht i fuqishëm. Gati nuk është e nevojshme të përmendet kjo e ndryshkur e zemrave se sa e dëmton dhe nënçmon, kushdo qoftë. E kur është pyetur për ilaç, shërim dhe shpëtim nga gjendja e këtillë e rëndë, Pejgamberi a.s. me gatishmëri rekomandon që njerëzit të mendojnë shumë për vdekjen e tyre dhe të këndojnë shumë për vdekjen e tyre dhe të këndojnë Kur'an.
    Qëndrimi i shumicës së njuerëzve ndaj vdekjes ka qenë gjithnjë i kundër prej atij që duhet, të nevojshmit dhe të dobishmit. Shumica e njerëzve vdekjen nuk e mendojnë asnjëherë ose shumë rrallë, shumica i frikohen edhe të menduarit se një ditë do të vdesin, e disa ky mendim i pengon në vullnetin e tyre për punë, jetojnë dhe flasin sipas logjikës së tyre. Qëndrimi i tillë ndaj vdekjes është trgjik për secilin, sepse vdekja është më se e sigurtë dhe ardhjen e saj as që duhet ta argumentojmë... Dhe, pikërisht për këtë besimtari i mençur duhet sa më shpesh ta kujtojë vdekjen. Kjo do t'i sjellë vetëm dobi, asnjëherë nuk e dëmton. Kjo sigurisht do t'i lirojë nga kurtha e jetës dhe do t'i bindë se është e vlefshme të jetosh në pajtim vetëm me ligjin e Zotit. Shkurtimisht, të kujtuarit shpesh vdekjen është ilaç kundër ndryshkjes së zemrave.
    Këndimin e Kur'anit Muhammedi a.s. e rekomandon si ilaçin e dytë kundër ndryshkës së zemrës së njeriut. Ky është ilaç i posaçëm hyjnor, sepse ai është udhëzim, mësim, këshillim. mëshirë, rrugë e drejtë, vërejtje për të gjithë që kanë zemra dhe ndenja. Kur'ani është udhëzim për të devijuarit, mësim për të mençurit, këshillë për të paudhëzuarit, poashtu mëshirë dhe rrugë e drejt për ata që janë pa përvoje dhe moralisht të devijuar. Ky është libër në radhë të parë me përmbajtje morale. Kur'ani është ilaç dhe ngushëllim, ai nxit në meditim, i zgjon dhe forcon ndjenjat më fisnike, i shëron zemrat e ndryshkuara, gjegjësisht pengon që të bëhen të atilla. Kur'ani është shpresë dhe ngushëllim, ushqim shpirtëror dhe ilaç njëkohësisht. Për shkak të të gjitha këtyre Pejgamberi fisnik e rekomandon si mjet të sprovuar për ngritjen morale dhe shërim shpirtëror të të gjithë njerëzve. Sa më parë dhe sa më vigjilentë të jemi, aq më tepër do të jemi të fuqishëm dhe më të ngritur me karakter, më fisnik dhe moralisht më të qëndrueshëm. Atëherë ndryshkja e zemrave do të jetë larg nesh, sepse do të jemi njerëz të vërtetë me plotkuptimin e fjalës.



    "Shumë mirësi ka në një shtëpi ku lexohet Kur'ani, kurse pak aty ku nuk lexohet".
    Ky hadith paraqet edhe një stimulim për besimtarët që të merren me këndimin e Kur'anit. Sepse, Kur'ani është mirësi e plotë, dobi e pakufishme, begati e madhe të cilën duhet ta ketë secila shtëpi muslimane. Kryetari i familjes duhet të kujdeset që në shtëpi të ketë shumë mirësi në çdo aspekt. Para se gjithash, ky është motiv me rëndësi që në familje të ketë harmoni, respekt, punë të përbashkët dhe organizim për të mirën dhe përparimin e të gjithëve. Secili kryetar i ndërgjegjshëm i familjes është i obliguar të angazhohet që në shtëpinë e tij vazhdimisht të sundojë fryma kur'anore edhe të gjithë të jetojnë sipas Islamit të vërtetë, ashtu si e përshkruan Kur'ani.
    Kur'ani këndohet në një shtëpi muslimane, nëse aty të gjithë anëtarët e rritur falen, sepse nuk ka namaz në të cilin nuk këndohet Kur'an. Dhe përkundrazi: nëse në shtëpinë e tillë nuk falet, Kur'ani nuk është aspak i përfaqësuar, kjo është familje shumë e dobët muslimane, dhe në të nuk ka mirësi. E për një gjë të tillë do të jenë fajtorë dhe përgjegjës para Zotit, më së shumti prindët, para të gjithëve baba.
    Prindët, para gjithë të tjerëve, duhet gjithnjë dhe me sukses të kujdesen që në shtëpinë e tyre gjithnjë të ketë shumë mirësi, që gjithë anëtarët të jetojnë në kënaqësinë e zotit, sepse vetëm mënyra e tillë e jetës është e frytshme dhe shpëtimtare.




    "Cilido musliman që shkon në shtrat dhe këndon ndonjë sure nga Kur'ani, All-llahu i Lartmadhëruar do të caktopjë mbi të një melek që ta mbrojë që mos i afrohet kurgjë shqetësuese, derisa mos zgjohet".
    Nuk është vështirë që në këtë hadith ta hetojmë dëshirën e sinqertë dhe të flaktë të Pejgamberti a.s. që këndimi i Kur'anit të kultivohet, për shkak se kjo bie pushim të qetë dhe të sigurtë gjatë natës, aq të nevojshëm për vazhdimin e jetës dhe punës së përditshme. Çka don të thotë gjumë i rahatshëm, mund të thonë vetëm ata që aq shumë e kërkojnë. E Muhammedi a.s. edhe për këtë rast na rekomandon Kur'anin si mjet të sigurt për qetësim, pa të cilin nuk ka as pushim e as punë të suksesshme.



    -"All-llahu ka të afërmit e vet ndër njerëz.
    -Kush janë ata të afërm, o Pejgamberi i Zotit? - tha dikush.
    -Ata që interesohen për Kur'anin janë të afërmit e Zotit dhe të Zgjedhurit e Tij - u përgjigj ai".
    Në këtë hadith Pejgamberi a.s. ka theksuar çka do të thotë rregullisht të këndohet Kur'an. Njerëzit e këtillë - sipas këtij hadithi - i afrohen All-llahut dhe arrinj pozitë të lartë te Ai. Ata me këtë bëhen të dashurit e Tij, ata te Ai janë të dalluar dhe qëndrojnë në radhët e njerëzve të parë ndaj të cilëve është i kthyer kujdesi i posaçëm i All-llahut. Në grupin e njerëzve të tillë gjithsesi numrohen edhe ata që vetëm e recitojnë Kur'anin, si dhe ata që, përveç kësaj, edhe studiojnë dhe sillen sipas rregullave të tij.


    "Lexoni Kur'an, sepse ai në Ditën e Gjykimit do të paraqitet si ndërmjetësues për faljen e gabimeve ndaj tyre që e kanë lexuar!"
    Edhe në këtë hadith Muhammedi a.s. rekomandon këndimin e Kur'anit dhe këtë rekomandim e arsyeton me fjalët se Kur'ani në botën e ardhshme do të jetë në rolin e ndërmjetësuesit për faljen e gabimeve recituesve të tij, të cilët diçka gabojnë në këtë botë. Kur'ani pra, atëherë do të paraqitet si mbrojtës dhe shpëtues prej dënimit të rëndë, sepse këtë njerëzit e këtillë e kanë merituar.
    Në këtë hadith kemi nxitje të bukur dhe unikate për këndimin e Kur'anit.


    "Shtëpia në të cilën këndohet Kur'ani duket te banorët e qiellit, sikurse duken yjet te banorët e Tokës".
    Kjo don të thotë se shtëpia e tillë posaçërisht është e çmuar dhe e rëndësishme te i Lartëmadhëruari dhe nuk është si çdo shtëpi tjetër. Në këtë kuptim ekziston edhe hadithi tjetër i cili thotë:


    "Ndriçoni shtëpitë tuaja me namaze dhe këndim të Kur'anit"!
    Të gjitha hadithet e theksuara dhe të tjerë, të cilët flasin për këndimin. mësimin dhe studimin e Kur'anit, kanë qëllim kryesor që t'u tërheqin vëmendjen njerëzve në Kur'anin si libër i fatit dhe shpëtimit të gjithë njerëzve në të dy botrat.
    Këto hadithe kanë konbtribuar shumë që Kur'ani jo vetëm të mbrohet nga haresa, por që nga fillimi të jetë objekt studimi i një numri të madh njerëzish të shkencës dhe është përkthyer në shumë gjuhë.
    Për këndimin e Kur'anit ekzistojnë edhe mendime të as'habëve të shquar dhe të njerëzve të mëdhenj të Islamit.
    Kështu Abdull-llah b. Abbasi, për shembull, thotë:



    "Kush këndon Kur'an, nuk do të sillet në rangun më të ulët të jetës, e të mos dijë kurgjë nga ajo që ka ditur përpara".
    S'ka dyshim se këtu bëhet fjalë për senilitetin total, të cilin e pengon këndimi i Kur'anit rregullisht. Kjo është e kuptueshme dhe e saktë edhe nga aspekti medicinal, sepse kur këndojmë, posaçërisht përmendësh, qelizat e trurit janë gjithnjë aktive, e kjo bile së paku ngadalëson procesin e senilitetit.
    Ngjajshëm është shprehur Abdulmelik b. Umejr:


    "Intelegjencën e vet më të gjatë do ta ruajnë recituesit e Kur'anit".
    Kur dikush sahabit të njohur Abdull-llah b. Mes'ud ia ka tërhequr vërejtjen pse agjëron pak nafile, ai është përgjigjur:



    "Kur agjëroj, dobësohem, e mua më është më i dashur këndimi i Kur'anit".
    Saktësinë e pohimeve të lartësuara e ka vërtetuar përvoja e njerëzve që rregullisht kanë kënduar Kur'an.
    "Mëshiroj ata që janë në tokë, që të mëshiroj Ai që është në qiell."

  3. #3
    Grafika e Furkane
    Furkane nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    25-11-2010
    Postimet
    597
    All-llahu të shpërbleftë
    742
    Falënderuar 869 herë në 402 Postime
    Rep Fuqia
    391

    Re: Studimi dhe këndimi i Kur'anit

    2. Gjunah është të harrosh diçka prej tekstit të mësuar përmendësh nga Kur'ani

    Për atë se janë gabimtarë i ata që harrojnë së paku diçka prej tekstit të mësuar nga Kur'ani flasin disa hadithe, prej të cilëve posaçërisht dallohen tre:


    "Mua më janë paraqitur gabimet e pasardhësve të mi, dhe nuk kam parë gabim më të madh se dikush të mësojë përmendësh një sure ose ajet nga Kur'ani dhe pastaj ta harrojë".
    Harresa e lartëpërmendur paraqitet sepse i këndojmë vetëm ato pjesë që i dimë mirë. Kjo ndodh me ata që pak shoqërohen me Kur'anin; njerëzit e këtillë rrallë ose asnjëherë nuk e falin namazin, sepse namazi, siç është përmendur, nuk mund të mendohet, gjegjësisht nuk vlen pa këndimin e Kur'anit. Namazi është rasti më i mirë dhe më i shpeshtë që gjithë tekstin kur'anor, të cilin e dimë përmendësh, vazhdimisht ta përsërisim dhe ashtu ta mbrojmë nga harresa. Në këtë doemos të ushtrohemi dhe për secilin namaz, sipas mundësisë, të përgatitim tekst të ri. Kjo praksë më vonë nuk do të paraqet kurrëfarë mundimi dhe ne kështu do të jemi të përjashtuar nga kërcënimi të cilin e përmban hadithi i lartëshënuar.
    Njerëzit e diciplinuar, posaçërisht hafizët gjejnë rast për veti dhe për të tjerët që Kur'anin e mësuar përmendësh ta ruajnë nga harresa. kështu ata shpesh, e posaçërisht për çdo të premte (xhuma), përsërisin përmendësh, ose duke shikuar në Mus'haf, diçka nga teksti i Kur'anit.
    Hafizët në këtë duhet gjithsesi të prijnë. Ata duhet haptas, para publikut të paraqiten në namaz ose ndryshe, duhet Kur'anin edhe vetë çdo ditë ta lexojnë. Ata duhet, pra, më shumë se tjerët të shoqërohen me Kur'anin, dhe vetëm kështu të mbeten hafizë vërtetë të dëshmuar, e jo vetëm me emër, siç janë sot shumica e tyre. Sepse, të jesh hafiz, si është përmendur në njërin prej haditheve të lartësuara, është nder i madh te All-llahu, prandaj hafizët janë të obliguar të kujdesen që tërë jetën atë nder ta ruajnë, përkatësisht të mbeten gjithnjë hafizë të mirë. Ata, sipas kësaj, duhet gjithnjë të jenë vigjilentë për ruajtjen e hifzit.


    "Kush e mëson Kur'anin dhe pastaj e harron, Ditën e Gjykimit do të takohet me All-llahun i gjymtë".
    Edhe këtu është fjala për qortimin e personit i cili ka harruar të kënduarit e Kur'anit, duke shikuar në tekst ose përmendësh. Për personin e tillë Pejgamberi a.s. në këtë hadith thotë se në Ditën e Kijametit do të jetë me shenjë, e cila do t'i shërbejë si shenjë e nënçmimit dhe hidhërimit të Zotit.
    Në përmbledhjet e Buhariut dhe Muslimit hasim në këtë hadith:


    "Mbani lidhjen, me Kur'anin, sepse, pasha Zotin, Kur'ani ikë më tepër se devja prej litarëve".
    Këtu nuk është fjala vetëm për atë që është e zakonshme, shoqërimin e përgjithshëm me Kur'anin, që teksti i tij, si do të mund të mendohej, të shpëtohet nga harresa, por këtu këshillohemi, se krahas harrimit të tekstit, mund të bëhemi të papërfillshëm ndaj normave të tij. Kjo shkakton largimin gradual, por të sigurt nga jetesa sipas normave islame.
    Lidhjet e dobëta me Kur'anin ndikojnë të harrojmë tekstin e tij, përsëri, është gabim ndaj librit të lartësuar të Zotit, që vetes nuk do t'i lejonte asnjë besimtar i ndërgjegjshëm dhe i devotshëm.
    Në fund duhet të përkujtojmë se këtu mendohet vetëm në të harruarit e paarsyeshëm të tekstit të mësuar përmendësh, si nga pakujdesia, leximi jo i rregullt etj. Por në rast sëmundjeje, siç është seniliteti, atëherë këtu nuk ka kurrëfarë mëkati.
    "Mëshiroj ata që janë në tokë, që të mëshiroj Ai që është në qiell."

  4. #4
    Grafika e Furkane
    Furkane nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    25-11-2010
    Postimet
    597
    All-llahu të shpërbleftë
    742
    Falënderuar 869 herë në 402 Postime
    Rep Fuqia
    391

    Re: Studimi dhe këndimi i Kur'anit

    3. Pastrimi para se të këndohet Kur'an

    Rekomandohet të merret abdest me qëllim të kunduarit Kur'an, sepse ky këndim është një prej veprave më të mëdhaja dhe më të mira vullnetare, nëse nuk ka qenë i pastër - siç është vërtetuar edhe me hadith.
    Imam-ul-Haramejni thotë se mund të këndojmë Kur'an edhe pa abdest, sepse, dihet, se kështu ka vepruar Pejgamberi a.s. kur ka kënduar Kur'an dhe i është paraqitur dalja e frymave të këqija, ai këndimin e ka ndërprerë derisa kjo paraqitje fiziologjike mos të kalojë, dhe pastaj përsëri e ka vazhduar.
    Disa e pohojnë se është rreptësisht e ndaluar (haram) të prekish Mus'hafin me duar të papastërta. Të gjithë pajtohen se është rreptësisht e ndaluar (haram) të kënduarit Kur'an nga personi që është "xhunub", si dhe duke qenë në kohën e menstruacionit. Shumica pohojnë se është e lejuar të preket Mus'hafi dhe të lexojë edhe personi i cili nuk ka abdest. Kuptohet gjithsesi se më mirë është të prekish Mus'hafin me abdest.
    "Mëshiroj ata që janë në tokë, që të mëshiroj Ai që është në qiell."

  5. #5
    Grafika e Furkane
    Furkane nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    25-11-2010
    Postimet
    597
    All-llahu të shpërbleftë
    742
    Falënderuar 869 herë në 402 Postime
    Rep Fuqia
    391

    Re: Studimi dhe këndimi i Kur'anit

    4. Ku dhe në çfarë pozitë këndohet Kur'ani?

    Sunnet është të këndojmë Kur'an në vend të pastërt. Për këtë më e përshtatshme është xhamia si dhe çdo vend tjetër i pastër, i mbyllur qoftë ose i hapur. Disa mendojnë se nuk është e rekomanduar të këndohet Kur'an në banjo ose në rrugë. Neveviu thotë se, sipas mësimit të shafiut, nuk ka pengesë të këndohet Kur'an edhe në banjo.
    Në kohën e sotme, kur në shumë banesa në një lokal janë edhe banja edhe nevojtorja, mund të thuhet se në vende të tilla këndimi i Kur'anit në banjo është rreptësisht e ndaluar (haram).
    Është e pëlqyeshme këndimi i Kur'anit ulur, me fytyrë të kthyer nga kibla, i penduar, i qetë, dinjitoz dhe pak kryen e varur. Kurrësesi nuk është e lejuar gjetë këndimit të jemi të veshur pa hije, ose krejtësisht në pozitë të papëlqyer.
    "Mëshiroj ata që janë në tokë, që të mëshiroj Ai që është në qiell."

  6. #6
    Grafika e Furkane
    Furkane nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    25-11-2010
    Postimet
    597
    All-llahu të shpërbleftë
    742
    Falënderuar 869 herë në 402 Postime
    Rep Fuqia
    391

    Re: Studimi dhe këndimi i Kur'anit

    5. Të shqiptuarit e fjalës "amin"!

    Ebu davudi në përmbledhjen e tij bie një hadith në të cilin thuhet se Muhammedi a.s. me zë ka thënë "AMIN" pas leximit të sures Fatiha te fjala "Veladdal-lin". Ndërsa Taberaniu, në përmbledhjen e tij, sjell hadith se Pejgamberi a.s. me atë rast ka thënë tri herë "amin". Bejhekiu përmend hadith se Muhammedi a.s. me atë rast ka thënë fjalët "Rabbigfirli, amin"! Ebu Ubejdeh transmeton një hadith se Xhibrili e ka udhëzuar Muhammedin a.s. të thotë: "amin", në fund të sures Bekare. poashtu, ky dijetar i hadithit transmeton prej Musa b. Xhebelit se ashtu ka vepruar.
    "Mëshiroj ata që janë në tokë, që të mëshiroj Ai që është në qiell."

  7. #7
    Grafika e Furkane
    Furkane nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    25-11-2010
    Postimet
    597
    All-llahu të shpërbleftë
    742
    Falënderuar 869 herë në 402 Postime
    Rep Fuqia
    391

    Re: Studimi dhe këndimi i Kur'anit

    6. Kur është mirë të ulin zërin gjatë këndimit të Kur'anit?

    Neveviu thotë se kjo është mirë kur këndohet pjesë e ajetit ose ajet i tërë në të cilin citohen fjalët e dikujt me të cilit nënçmohet All-llahu xh.sh. ose ndonjë gjë tjetër e shenjtë, për shembull:


    "Hebrenjtë thonë: Uzejri është biri i All-llahut..."


    "Hebrenjtë thoinë: Dora e All-llahuut është e shtërnguar..."
    "Mëshiroj ata që janë në tokë, që të mëshiroj Ai që është në qiell."

  8. #8
    Grafika e Furkane
    Furkane nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    25-11-2010
    Postimet
    597
    All-llahu të shpërbleftë
    742
    Falënderuar 869 herë në 402 Postime
    Rep Fuqia
    391

    Re: Studimi dhe këndimi i Kur'anit

    7. Përsëritja gjatë këndimit

    Nuk pengon që më shumë herë të këndohet ajeti i njejtë. Kështu Neveviu dhe të tjerët bien hadith të cilin e transmeton Ebu Dherri se Muhammedi a.s. me një rast tërë natën deri në agim e ka përsëritur ajetin:


    "Nëse t'i i dënon ata-robërit e t'u janë, e nëse i falë ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm".
    "Mëshiroj ata që janë në tokë, që të mëshiroj Ai që është në qiell."

  9. #9
    Grafika e Furkane
    Furkane nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    25-11-2010
    Postimet
    597
    All-llahu të shpërbleftë
    742
    Falënderuar 869 herë në 402 Postime
    Rep Fuqia
    391

    Re: Studimi dhe këndimi i Kur'anit

    8. Të kërkosh që tjetri të këndojë Kur'an

    Neveviu thotë se është mirë të kërkosh prej tjetrit të këndojë diçka nga Kur'ani dhe gjatë kësaj kohe me kujdes ta dëgjojmë, nëse ky ka zë melodik. Për këtë ekziston hadith autentik në të cilin thuhet se këtë e ka kërkuar vetë Muhammedi a.s.
    "Mëshiroj ata që janë në tokë, që të mëshiroj Ai që është në qiell."

  10. #10
    Grafika e Furkane
    Furkane nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    25-11-2010
    Postimet
    597
    All-llahu të shpërbleftë
    742
    Falënderuar 869 herë në 402 Postime
    Rep Fuqia
    391

    Re: Studimi dhe këndimi i Kur'anit

    9. Të kunduarit e Kur'anit me radhë

    Më mirë është të këndojmë Kur'anin me radhë, pa lëshuar kurgjë, pra me atë radhë që është i shkruar Mus'hafi, sepse ajo radhitje ka qëllimin e vet. Kësaj mund t'i shmangemi vetëm ku këtë e ka bërë edhe vetë Muhammedi a.s. Kështu ai në namazin e sabahut e ka pasur zakon në rekatin e parë të këndojë suren Sexhdeh (e cila fillon në faqen e 14) të xhuzit 21, me fjalët: e në rekatin e dytë suren, insan (e cila fillon në faqen e 17) të xhuzit 29 me fjalët: e të ngjajshme, edhe pse këto dy sure nuk janë njëra pas tjetrës.
    Sipas kësaj e lejuar është që mos i këndojmë suret me radhë, përkatësisht ta këndojmë suret me radhë, përkatësisht ta këndojmë suren që është kah fundi para atyre të fillimit, por me këtë lëshohet ajo që është më e mirë. Ndërkaq, të recitosh një sure prej fundit kah fillimi nuk është e lejuar kursesi, siç nuk rekomandohet të këndojmë në një vend nga pak prej më shumësureve, sepse Muhammedi a.s. për këtë ia ka tërhequr vërejtjen Bilalit, duke i thënë që njërën sure ta mbrojë nëse veç e ka filluar. I pyetur për njeriun i cili prej një sure këndon dy ajete dhe këtë e lë dhe fillon të këndojë nga një sure tjetër, Ibni Sirini është përgjigjur: "Le të mbrohet secili prej jush që me vetëdije mos bëjë gabim të madh"!
    "Mëshiroj ata që janë në tokë, që të mëshiroj Ai që është në qiell."

Faqja 1 prej 3 123 FundFund

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •