Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Tregimi i nje te penduari (keshill per ju...)

  1. #1
    Menntori nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    03-11-2007
    Postimet
    142
    All-llahu të shpërbleftë
    77
    Falënderuar 177 herë në 79 Postime
    Rep Fuqia
    233

    Tregimi i nje te penduari (keshill per ju...)

    Tregimi i nje te penduari (keshill per ju...)

    --------------------------------------------------------------------------------

    I PENDUARI
    Tregim i një të penduari



    Përkthyesi : Nazmi Shaqiri 26/01/2007/ Prishtinë
    السلام عليكم و رحمة الله و بركاته,,,Esselamu alejkum we rahmetu Llahi we berekatu
    Është një tregim pak i gjatë por është shum interesant, për ata që dojn të punojnë për Allahun leta marrin si shembull të tyre…..
    Në njërin nga qytetet e Arabis Saudite banonte një familje e përbër prej dy bashkëshortëve dhe tre djem e tri vajzave, të cilët jetonin në një lagje shumë të mire. Shtëpia e tyre ishte shum afër xhamis së lagjes.Mirëpo këtë familje e kishte sprovuar Allahu me një sprovë shumë të rëndë e ajo ishte se kryefamiljari ( burri ) ishte një njeri i dhënë pas alkoolit kështu që iu bënte probleme në shtëpi
    E zoja e shtëpisë ishte një grua shum e ndershme , një muslimane e devotshme e cila gjithnjë i mbronte fëmijët e sajë nga prindi i tyre pijanec i cili shumë herë i rrahte së bashku me të amën e tyre dhe i nxjerrte jashtë nga shtëpia në rrugë.
    Banorëve të lagjes u vinte shumë keq nga ajo që shihnin, por si të përzihen në punët e mbrendshme të familjeje të huaj,
    Gruaja e gjuajtur në rrugë së bashku me fëmit e saj qëndronte afër derës së xhamisë vallë mos po i’u del kush në ndihmë të pakten me një fjalë të mire, mirë po a kërkohet nga të vdekurit askush nuk e hapte gojën me ta, kalonin si mos të shihnin asgjë para veti.
    Burri i mbyllur në dhomë pinte raki dhe deri sa e merrte gjumi gruas e fëmijëve iu deshte të rrinin përjashta ,pastaj të hynë brenda ngadale pa i ndëgjuar ai pianeci.Ndonjëherë ua mbyllte derën me qelës dhe i haronte tër natën në rrugë .
    Gruaja muslimane dhe e bindur në caktimin e Allahut po bën durim për hire të zotit dhe pas çdo namazi po lutet për burrin e sajë që ta udhëzoj Allahu xh.sh në rrugën e drejtë e të largihet nga konsumimi i alkoolit një ditë.
    Asnjëri nga banorët e lagjes e besa as hoxha e as muezini i xhamisë nuk e pane të arsyshme t’i flasin atij burri për dhunën që po ia bënë gruas dhe fëmijëve të tij. Të gjithë e njohin se është një pijanec nuk i frigohet Allahut, ka shumë probleme me fqinjët, nuk njef frikë nga askush , telashexhinj ( si i ikur nga burgu) mesa prêt të kapet me naj kand.
    Por graja nuk po e humbë shpresë te I madhi Allah, ajo gjithnjë po i lutet Atij që ti’a udhëzoj burrin në rrugë të Zotit dhe të largohet nga alkooli, ishte e mjerë prindërit i kishin vdekur nuk kishte vllezër as motra që tua qante hallin e sajë. Nuk kishte askend pos Allahut që ti drejtohet dhe ti’a qajë hallin e sajë dhe të fëmijëve të sajë. Ajo kishte një shoqe të cilën e vizitonta rrall here kur nuk e kishte burrin në shtëpi , kësaj here vendosi që ti’a qajë hallin e sajë të paktën ta hjek të keqen nga barku. Pasi që ia rrëfeu shoqes preblemin e vet dhe i tregoi se deri më sot askush nuk i ka dale në ndihmë, ajo kërkoa nga shoqja e sajë që ta njoftoj burrin e vetë ndoshta ai për hire të Allahut do t’i flasë burrit të kësaj por me kushtë që mos ta dije burri im që unë ju kam treguar për këtë. Let’ë jenë krejt e msheftë. Ajo u pajtua dhe e njoftoi burrin e sajë për problemin e shoqës dhe të fëmijëve të sajë.
    Pas namazit të jacisë burri i së shoqes iu drejtua shtëpis së pijanecit dhe trokiti në derë, hapi derën vet ai pijaneci dhe pyeti kush jeni ju ?. Jam fqiu juaj këtu afër , deshta tju bëjë një vizitë të shkurtur nëse më pranoni. Ishte një djalë i ri i cili nuk i kishte mbushur akoma tridhjet vite, kishte një mjekërr të zezë, i pashëm dhe i bukur nga fytyra e tij dilte dritë. Nuk kam nevojë për ju ai ktheu pijaneci dhe e pështyu në fytyrë, ik nga dera ime dhe ma kurrë mos të shoh këtu afër. A nuk gjete kohë më herët por vetëm tash në gjysmën e natës. Ik nga këtu.Pijaneci ishte një burrë në të dyzetat dhe i vinte era shum e keqe gjatë bisedës. Më fal për shqetësim ,ai ktheu fqiu me zë të ulët ,do të vij nesër përsëri por më herët. U kthye në shtëpi por nuk e humbi shpresën tek Allahu xh.sh. dhe filloi t’i lutej Atij pë ta udhëzuar fqiun e tij në rrugën e Zotit. Nga sot do të punoj për Allahun dhe do të jemë një shërbëtor i Tij deri sa të pendohet ky apo ta liroj gruan dhe fëmijët nga torturat.
    Fillo t’i lutet Allahut që ti ndihmoj në këtë rrugë për ta shpëtuar këtë familje, e kërkonte kohën kur pranohen lutjet pas namzit, në mes të natës dhe lutej për ta.
    U mundua disa here që ta vizitojë përseri por ai nuk e pranonte mbrenda deri sa nje dite vendosi te pakten ti’a thote disa fjale ne dere te shtepise.E priti pijaneci duke i thene çka po done nga une qe sa here te kam perzane nga dera ?!! I tha po eshte e vertete por un te dua per hire te Allahut dhe dua te flas me ty disa fjale. E ngushtoi me keto fjale dhe u zmraps pak , pijaneci e uli koken dhe i tha por un tash jam ka pi alkool e ti si shifet je nje njeri qe merresh me fe nuk ban me hy ne dhomen time se aty ka vec alkool me vjen keq. Jo ska gje tha bash aty dua te hy nuk me pengon mua alkooli , ti pi e un do te flas nuk ka te keqe .Un nuk kam ardh qe te ndali ty nga alkooli por vetem nje vizite te thjeshte, aha nese qenka puna ashtu urdhero e hyn pra.
    Mendova ne veti se Allahu nuk do ta humb kete njeri, iu hap zemra,ky eshte hapi i pare i se mires. Hyme ne dhomen e tij dhe filluam te bisedojme per jeten e perditshme per te cilen ai ankohej shume, nje jete monotone ,une gjithnje mundohem te nderhyj nga dal por mundohem qe mos ta lendoj me fjale qe te me marrin ne sy te keq, nga nje here mundohem ti’a tregoj naj hadithe apo ajet Kur’anore.Kur permendi fjalen ka thene Allahu apo Pejgamberi a.s ai ndalet dhe me shikon , une vazhdoj me keshilla te urta rreth kesaj bote dhe botes tjeter, per xhennetin dhe xhehnemin ,shperblimit dhe denimit por kurr nuk ia permendi alkoolin, ai tregova nje hadith te pejgamberit a.s. kur thote se Allahu ia fale te gjitha mekatet atij qe pendohet dhe se Allahu i don ata qe pendohen.
    Nuk qenrova shum aty se nuk mundem ta duroj eren e alkoolit por nje gjysme ore sa per ta filluar biseden me te dhe i premtova se prap do te vij neser inshaallahu.Mbeti shum i kenaqur me mua me biseden te cilen e ndegjoi dhe me tha urdheroni kur te doni mund te vini , me vjen keq per sjelljet e mia te keqia ndaj juve por nuk ju kam njoftur, nga sot jeni miku me imir i imi.
    Pas ca dite e vizitova perseri ,por kesaj rradhe me priti me buzeqeshje e jo me fyerje e peshtyme,ku je more mik me ka marre malli per ty ,per ato keshilla te mira, per ato fjale qe kan burim zemren e nje miku te madh , hyra mbrenda dhe filluam bisedes por nje gje verejta se gjat kohes kur un flisja ai nuk pinte alkool ka deshire te me ndegjoj. Nga kjo verejta se ky ka nevoje per keshilla dhe afrim afer njerezve te mire.Fillova t’i flas per xhennetin dhe çka ka pregadit Allahu per njerezit e mire ,per xhehnemin dhe çka i prêt ata qe nuk pendohen nga mekatet e tyre.Per nje çaste verejta ne syt e tij dy pika loti qe filluan ti dalin nga ajo qe ndegjonte, une vazhdova fare pa e nderpre biseden e ai e uli koken dhe filloi te qaje.Me tha un i urrej te gjithe njerezit, nuk e dua askend ne kete bote, te gjith jane te keqinje. Pse ?!! i thashe . Sepse derime sot askush nuk mi ka thene keto fjale , askush nuk me ka treguar per asgje te gjithe e dini gjendjen time, te gjithe me njohin mua. Pse ,pse , nuk me kan detyruar te largohem nga kjo qe jam por me kan lene te futem ne mekate. I gezuar nga kjo skene dhe i merzitur i kerkova leje qe te me lejoje se kam disa pune dhe me duhet te shkoje.
    Pas disa dite prap e vizitove por sot e gjeta ne nje gjendje shum me et mir se e para, ishte me pak i dehur se sa hereve tjera.Kur me pa u gezua shume, me hapi deren me pa durim.Por sa hyra ia dhurova nje parfum te mire te cilin ia kasha blere si nje dhurate te vogel ne shenje afersia dhe miqesie. Epranoi me shum ngrohetesi dhe me falenderoi.
    Kisha pregaitidur nje befasi per mikun tim shum te dashur tani,nese ai do ta pranoje, nuk doja ta zgjas biseden shume kesaj rradhe por menjeher i thashe, jemi disa shoke dhe kemi vendosur te shkojme ne Mekke per Umre ( Vizit Qabes) , kemi edhe nje vende te lire nese done te vish me ne je shume i mireseardhur.Une ?!!! si te vij une me ju kur une akoma jam i dehur , nuk mundem pa gotten e alkoolit te dal nga dera.Nuk ka te keqe mund ta marresh me vete i thashe . Nuk doja ta le qe te mendohet shume por i thash behu gati ,pastrohu e un po te pres ja ketu. Per deri sa ai pastrohej un i telefonove shokeve te mi qe edhe ata te bahen gati per udhetim. Qellimi im ishte qe ta largoj pak nga shtepia dhe shoqeria e tij e keqe, te bisedojme me te jashta shtepis se tij e ku mese miri se ne shtepine e Allahut, nuk po i ankoj shpenzimet sepse kete po e bej per hire te Allahut dhe Ai nuk do te ma humbe . Ishte nje rrezik i madh se si ta merrte meveti nje njeri te dehur duke e pasur para sysh se çfar kontrolle i prêt ata ne hyrje dhe dalje te çdo qyteti te Arabis Saudite e sidomos ne Mekke, por do te rrezikoje per hire te Allahut. Ia mora gotten e alkoolit me veti dhe e futa ne makinen time.
    Filluam rrugen per ne Mekka te gjithe se bashku, gjate rruges njeri nga ne ishte hafez i Ku’anit dhe filloi te lexopje disa ajete kur anore.Pastaj secili nga ne lexonte nga nje kaptine qe vet ai deshironte, i erdhi rradha vellaut tone i cili filloi ta lexoje kaptinen Al Fatiha, por me shume gabime asnjeri nga ne nuk ia terhoqi verejtjen qe ti thote çka je ka bane as Fatihane nuk e dine ,jo ,por secili u munduam qe ta permisojme gjate leximit ,gjithe duke e arsyetuar se akoma ishte i dehur pak. Pas ca kilometrash udhetimi njeri nga shoket filloi te flase rreth keshillave profetike se si njeriu duhet te sillet me familjen e tij, femijet, prinderit, shoket, miqet, rrethin ku jeton, obligimet ndaj tyre.Vellau yne ma nuk flet vetem ndegjon dhe kaj here mundohet te vjedhe me sy se apo e shikon ndonjeri prej neve ,por ne vazhdonim rrugen sikur qe nuk dime gje rreth jetes se tij. Afrohej nata dhe vendosem qe te zbresim ne nje hotel gjate rruges per te pushuar pak dhe qe vellau yne te pastrohet nga alkooli dhe se akoma ai ishte i dehur pak.Si te hyje ne Mekke ashtu ?!! Patjeter te ndalemi dhe te pushojme, aty ne nje pushimore falem namazin e Akshamit dhe te Jacise.Namazin e Sabahut arritem per ta falur ne Qabe dhe pastaj shkuam ne nje hotel aty afer Qabes dhe u vendosem ne te hotel. U vendosa une dhe vellau im i ri ne nje dhome se bashku, ai filloi te me qortoj se si me more mua nje njeri i dehur,mekatare ,larg rruges se Allahut me keta njerez te mire, te devotshem, gjithashtu me pyti se a e kane pare ata vellezerit tjere gotten e alkoolit e cila akoma inshte en makine.Jo ata nuk e kan pare dhe nuk e dine i thashe, mos ke dert ne jemi vellezer edhe ti je si ne. Pas nje pushimi te gjithe se bashku po dalim per ne Qabe dhe pas tawafit dhe Sajit qe e beme se bashku vellau yne kerkoi qe te shkojme te pusi i ujit Zemzem dhe aty filloi e tera.
    I perlotur ne sy, i nenshruar ndaj Allahut, i friguar nga e kaluara me duar larte iu drejtua Allahut duke thene : O zoti im une jame robi yte mekatare kam ardhe te Ti, ne shtepine Tende,musafir i Yti, i nenshtruar ndaj Teje, i penduar nga e kaluara ime e zymte, te betohem o zoti im se ma nuk do ta konsumoj alkoolin. Okrijuesi e tokes dhe qiejve nese Ti nuk me fale dhe nuk me meshiron kujtdo t’i drejtohem une nuk ka kush qe fale dhe meshiron pos teje o zoti im.Qane me ze aq sa edhe neve na beri te qajm, nuk dua ta pengoj e as ta nderprej , lete pendohet ,lete qaje.Moment prekes kur shef nje njeri ne te dyzetat duke qare , duke u penduar , i lutet Allahut me tere shpirtin e tij thuajse zemra don t’i dale jashte nga te qajturit dhe vaji. Te gjithe u prekem nga ato lutje te cilat ia drejtonte Allahut : O zoti im me fale mua se un kam bere shume mekate, kam ndytur token Tende te paster me mekatet e mie, nese ti nuk me fale un do te shkaterrohen o Zoti im . O zoti im mos mi kthe duart e mia te zbrasta, meshira Yte eshte e pa kufishme,falja Yte e madhe, me fal dhe me meshiro mua o Krijuesi i gjithesise. Njeri nga shoket tane pasi qe e pa vellaun tone ashtu duke u penduar kerkoi nga ai qe te lutet edhe per neve .Por ai filloi te qaje edhe me shume duke thene a kerkohen nga nje njeri mekatare te lutet per dikend , oZot te kam bere mekat njezet e pese vite mos me le me ta vazhdoj ne mekate, o zot kam qene njeri i keq , i ndyte tash jam para deres tende o zot, para meshires tende ,para faljes tende, me fal mua te gjitha mekatet oFales me meshiro mua o Meshirues. Nga vaji shpesh here i ndalet zeri dhe nuk mund te lutem me,por vetem ndegjojhet zi te qajturit dhe te denesurit.
    Therret ezani per namaz te Ikindise kurse pijaneci i penduar eshte kapur per perdet e Qabes dhe qane, iu afrova a fer dhe e perqafova si nena femiun e saje, e rreshtova ne rreshte per namaz .Fali dy rekate sunnet por et gjitha me lote ne sy, nuk mundej ta ngriste koken nga vaji. Pas namzat prap u ule dhe i lutej Allahut qe ti’a fale te gjitha mekatet dhe qane me ze.
    I’u eshte pranuar ultja e gruas se tij e cila ne pjesen e trete te nates dhe pas çdo namzi i lutej Allahut qe ti’a udhezoj burrin e saje, mundi i mikut te tij te pa lodhur dhe lutjet e tija te shumta , lutjet e shokeve te cilet e pranuan per nje udhetim te perbashket per hire te Allahut, te gjitha u bene shkak qe ky persone te pendohet nga e kaluara dhe te filloje nje histori te re ne jeten e tije.
    Qenruam ne Mekke pese dite ,por kaluan shume shpejte sepse tani jemi te lumtur qe Allahu na beri neve sebep qe ky vella te pendohet dhe te kthehet ne rrugen e Allahut. Gjate qendrimit tone ne Mekke te gjitha kohet e namazit i falmin ne Qabe dhe ishim shume te lumtur. Ne diten e peste pas namazit te Sabahut do te marrim rrugen per ne qytetin tone.Gjate rruges vellau yne i penduar kerkoi nga une qe ta ndali veturen per nje caste dhe une e ndala, ai dual nga vetura dhe mori gotten e rakise duke thene o vllezerit e mi deshmoni per Alalhut ne diten e gjykimit se une jame penduar nga kjo dhe se ma kurre nuk do ta konsumoje. Me besoni nuk kam fjale ta shprehi kete gezim te madhe , te gjithe qajme nuk mundemi ti ndalim lotet e gezimit .
    Para se te arrijme ne shtepi u ndalem per te pushuar dhe per ta keshilluar vllaun tone, se si te sillet ndaj famijles se tij. Arritem ne shtepi dhe te gjithe se bashku po shkojme ne shtepine e tij te gezuar, troket ne dero dhe ja hap deren gruaja e tij .Me lote ne sy e perqafone,dalin femijet duke qare nga gezimi kur e pane babane e tyre te penduar, i ndriconte fytyra, kishte leshuar mjekerr, askush nuk mund ta ndal vajin .Hyme se bashku mbrenda dhe te gjithe qajme nga gezimi se deshti Allahu ta shpetoj kete familje pas atij mundi te madhe ,pas atyre torturave por me durim dhe lutje.
    Filloi t’i fale pese kohet e namazit ne xhamine e lagjes, te gjithe e rrespektojne aq sa nje dite pas vdekjes se muezinit te xhamise e propozuan per muezzin te rregullt ne xhami, mesoi ca kaptina kur anore permendesh dhe u be nje njeri i devotshem pas asaj qe ishte nje pijanec ikeq .meshira e Allahut eshte e pa kufishme dhe ate qe don Allahuta udhezoj ska kush qe e humbe.
    Verejtje :
    Kjo ngjarje eshte e vertete e nuk eshte vetem nje tregim , emrat nuk kane dashte tua bejme te njohur.

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Veretje.Keshill
    By Musliman-ch in forum Vërejtje - Propozime
    Përgjigjet: 3
    Postimi i Fundit: 21-11-2009, 15:54
  2. Keshill dhe perkujtim per te gjithe
    By -gentiana- in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 15-07-2009, 17:28
  3. Keshill per veten dhe per ju
    By Sumeja in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2008, 08:42

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •