Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: 11 shkaqet e tumoreve te njerëzit

  1. #1
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,366 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6485

    11 shkaqet e tumoreve te njerëzit

    11 shkaqet e tumoreve te njerëzit

    Studimet e kryera nga mjekët specialistë të onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, rendisin 12 faktorë kryesorë,të cilët ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve të kancerit.
    Dy nga shkaktarët kryesorë,që renditen si nxitës të sëmundjes,janë alkooli dhe duhani.
    Konsumimi i duhanit si te femrat ashtu edhe te meshkujt,sjell probleme të pariparueshme për mushkërinë,probleme të cilat kalojnë deri në sëmundje kancerogjene.

    “Duhani dhe drogat e ndryshme përmbajnë lëndë kancerogjene,që shkaktojnë mutacione në organizëm,duke shkaktuar kancer”,-thuhet në studimin e kryer nga specialistët e onkologjisë.
    Sipas tyre,vera dhe birra përmbajnë substanca parësore që shkaktojnë kancer,edhe duke konsumuar 10 mililitra alkool.
    Mjedisi dhe ajri i ndotur janë faktorë të tjerë që tregojnë rritjen e kancerit të mushkërive,sidomos në zonat industriale,ku ka mbetje dhe substanca toksike. Ndërsa femrat që jetojnë pranë zonave me ndotje të tillë,rrezikojnë një menopauzë të hershme.

    Ushqimi i zgjedhur bën që të mbash larg kancerin.
    Kjo është një nga këshillat kryesore të mjekëve onkologë,të cilët rekomandojnë mos përdorimin e ushqimeve që përmbajnë elemente toksike. Kështu konservat,peshqit e rritur në akuarium apo edhe qumështi industrial,përmbajnë lëndë që shkaktojnë kancer të zorrës së trashë apo edhe të aparatit tretës.
    Por edhe uji i ndotur mund të jetë një nga faktorët kryesorë të shfaqjes së tumoreve të ndryshme.

    Femrat,më të rrezikuara nga kanceri

    Studimet e viteve të fundit kanë treguar se femrat janë më të rrezikuara të preken nga kanceri për shkak të kimikateve që gjenden në shtëpi.
    “Boja e mureve,mobilieve,tapetet,veshjet.
    Por edhe produktet kozmetike,shampot e ndryshme,produktet për pastrim shtëpiak,mund të jenë shkaktarë të shfaqjes së kancerit”,-thonë studiuesit europianë.
    Ndërkohë që edhe gazi,benzina dhe nafta,sidomos për ata që punojnë për nxjerrjen e tyre,janë shkaktarë të tumoreve.
    Sipas specialistëve,rrezik kanceri në lëkurë shfaqin edhe prodhimet farmaceutike dhe ato kozmetike.

    Faktorët nxitës

    Duhani njihet si një nga faktorët kryesorë për shfaqjen e tumoreve në mushkri

    Mbetjet toksike dhe industriale shkaktojnë kancer të mushkërive dhe menopauze te gratë

    Pirja e alkoolit njihet si një nga faktorët kryesorë të shfaqjes së kancerit të stomakut

    Elementet toksike te ushqimet,përbëjnë rrezik për shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë

    Rrezet radioaktive mbeten një nga shkaktarët kryesorë të shfaqjes së kancerit në lëkurë

    Niveli i lartë i hormoneve sjell menopauzë të shpejtë te gratë dhe tumor të qafës së mitrës

    Konsumimi i ujit të ndotur bëhet shkak për mutacione të ndryshme dhe shfaqje të tumoreve

    Kimikatet që gjenden në shtëpi,janë një nga faktorët kryesorë të shfaqjes së kancerit në mushkri

    Gazi,benzina,vajguri,sidomos për punonjësit në këto sektorë,janë shkaktarë për shumë tumore

    Produktet farmaceutike,nëse janë të pakontrolluara bëhen shkak i shfaqjes së tumoreve të ndryshme

    Produktet kozmetike të një cilësie të dobët nxisin shfaqjen e tumoreve të lëkurës

    Burrat

    Kanceri u prek mushkëritë

    Duket se konsumi i alkoolit apo duhanit,janë edhe shkaktarët kryesorë të shfaqjes së kancerit në mushkri te meshkujt.
    Të dhënat tregojnë se rreth 306 raste shfaqen çdo vit me këtë lloj sëmundjeje,ndërkohë për sa i përket vdekshmërisë së tyre,nuk ka të dhëna të sakta.
    Pas tumoreve në mushkri janë ato në lëkurë,të cilët shënojnë 291,dhe mendohet se shkaktohen nga rreze të dëmshme apo edhe sëmundje të lëkurës,të cilat avancojnë deri në tumore.

    Prostata është një nga llojet e tumoreve që rrit rastet nga viti në vit.
    Të dhënat tregojnë se regjistrohen rreth 130 persona me këtë lloj sëmundje gjatë një viti.
    Por edhe kanceri i stomakut vazhdon të shënojë një numër të madh rastesh te meshkujt dhe sipas mjekëve,renditet i pesti duke shënuar mbi 100 raste gjatë një periudhe 12 mujore.
    Llojet e tjera të kancerit që kanë më pak se 100 raste te meshkujt janë sistemi nervor qendror,larinksi,leucemia dhe limfoma malinje.
    Ndërkohë,numrin më të vogël të rasteve e shënojnë kanceri në mëlçi me 37 meshkuj të prekur në vit.
    Në po këtë periudhë kohore,regjistrohen 1700 meshkuj,të cilët preken nga ketë 10 lloje të kacereve,dhe nga këta 456 persona preken nga tumore të llojeve të ndryshme.

    Femrat

    Tumoret në zonat intime

    Pjesa më e madhe e femrave që preken nga tumoret,kanë atë të gjirit,i cili shkakton edhe 400 viktima në vit,ndërkohë që numri i të prekurve është më i madh.
    Por,përsë i edhe numri i femrave të prekura nga kanceri i qafës së mitrës mbetet shqetësues,kështu mbi 230 raste të reja shënohen çdo vit.
    Të dhënat e QSUT-së tregojnë se rreth 200 raste humbin jetën.
    Ndërsa tumoret që shkaktohen në lëkurë,mbeten në të njëjtat shifra si te meshkujt ashtu edhe te femrat.
    Ndonëse te meshkujt ato ishin në vendin e dytë edhe te gratë ka një numër të madh të këtyre rasteve.

    Të dhënat tregojnë se 147 raste të reja shënohen në një periudhë 12 mujore. Më pas janë kanceri i stomakut dhe i sistemit nervor qendror,që shënojnë edhe midis 48 dhe 70 rasteve.
    E ndërsa mushkëritë te meshkujt zinin vendin e parë,te femrat ato janë vetëm 35 raste dhe kjo për shkak të konsumimit më të pakët të alkoolit dhe duhanit pjesërisht.
    Të dhënat tregojnë se raste të tjera të tumoreve te femrat konstatohen edhe në vezore,limoma malinje,rektum,pankreas.
    Tek gjinia femër shënohen edhe mbi 315 raste të tumoreve të ndryshme,ndërkohë që në një vit,numërohen mbi 1250 të prekura me sëmundje tumorale.

    Burimi;mekulipress
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 15-01-2010, 09:34
  2. Shkaqet e lumturisë
    By Abdurrezak in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 06-12-2009, 16:53
  3. Shkaqet e stresit
    By Kalimtari in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 17-07-2009, 22:38
  4. Shkaqet e stresit
    By Kalimtari in forum Medicinë
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 13-07-2009, 23:25

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •